Tag: mbrojtësi

  • Atletico Madrid nis spastrimet, tre lojtarë të konsideruar të tepërt do të largohen në janar

    Atletico Madrid nis spastrimet, tre lojtarë të konsideruar të tepërt do të largohen në janar

    30 Tetor 2025

    13:14

    Telesport

    Merkato e janarit ka të ngjarë të jetë shumë e nxehtë për Atletico Madrid, veçanërisht për sa i përket largimeve. Sipas “Mundo Deportivo”, skuadra “colchoneros” mund të vendosë të ndahet me tre lojtarë. I pari është Alexander Sørloth.
    Klubi do të donte të përqendrohej në talente të tjera sulmuese dhe shitja e tij mund të jetë çelësi për të zhbllokuar çdo negociatë dhe afrim. Ndaj, largimi i 29-vjeçarit norvegjez duket i pashmangshëm.
    Gjithashtu, në listën e largimeve të mundshme janë edhe mbrojtësi anësor Nahuel Molina (27 vjeç) dhe mbrojtësi i qendrës Marc Pubill (22 vjeç). Të dy lojtarët po kërkojnë më shumë kohë loje dhe qëndrueshmëri.

  • Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

    Eric Garcia, befasia e madhe e Barcelonës: E ardhmja ime është vetëm këtu, dua të rinovoj

    16 Tetor 2025

    13:30

    Alfred Lleshi

    Eric García po konfirmohet si një nga befasitë më pozitive të fillimit të sezonit te Barcelona. Mbrojtësi nga Martorell, falë paraqitjeve të qëndrueshme, është bërë i pazëvendësueshëm për Hansi Flick, duke konsoliduar rikthimin e tij pas huazimit te Girona, ku duhej të përballej me kritika dhe të provonte vlerën e vet.
    Në një intervistë për “Sport”, García u ndal te rruga e tij e fundit dhe marrëdhënia me trajnerin: “Më kanë gjykuar pa durim. Është pjesë e kohës sonë dhe e rrjeteve sociale; ndonjëherë flitet pa e ditur realitetin”. Për Flick shtoi: “Më tha që sheh tek unë aftësi lidershipi. Po punoj për këtë, frymëzohem nga Íñigo”.Sipas tij, momenti vendimtar ishte ndeshja kundër Benfica, ku fitoi besimin e trajnerit.
    Mbrojtësi foli edhe për shokët e skuadrës. Për Ferran Torres tha se “është pak shakaxhi dhe më i rrezikshmi”; për Frenkie de Jong shtoi se “është lojtari më i nënvlerësuar”, ndërsa për Lamine Yamal theksoi: “Është shumë e vështirë ta ndalosh, ka talent të jashtëzakonshëm. Është Messi, pastaj vjen… ai”. Në fund, foli për të ardhmen: “Po bisedojmë për rinovimin dhe shpresoj që kjo të zgjidhet shpejt, dua të qëndroj”.

  • Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi

    Tirana-Teuta, shifrat flasin për bregdetarët! Rikthehet mbrojtësi Jazxhi

    Teuta vazhdon përgatitjet në terren për ndeshjen kundër Tiranës, e vlefshme për javën e 7-të të Superiores, e cila do të zhvillohet të shtunën në “Air Albania”, duke nisur nga ora 17:00.
    Atmosfera në kampin e bregdetarëve është e shkëlqyer pas rezultateve të fundit, që e pozicionojnë ekipin në zonën play-off.
    Teuta është ekipi i vetëm pa humbje në Abissnet Superiore pas 6 javëve të para, me 10 pikë të grumbulluara, duke mbajtur vendin e katërt në kampionat, vetëm 3 pikë larg Vllaznisë që kryeson.
    Trajneri Dobi ka në dispozicion të gjithë grupin për këtë sfidë, ku kërkohet vlerësim maksimal.
    Lajmi i mirë për stafin teknik është rikthimi i mbrojtësit Artan Jazxhi, i cili kishte munguar në prologun e Superiores për shkak dëmtimi. Mbrojtësi 24-vjeçar u aktivizua në miqësoren kundër Luzit dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Tiranën.
    Tirana mbetet një kundërshtar i fortë, megjithatë statistikat në përballjet direket flasin në favor të bregdetarëve, me 4 fitore dhe një barazim në 5 takimet e fundit.
    Interesante është se dy nga lojtarët më të mirë të Tiranës sezonin e kaluar – portieri Selmani dhe kapiteni Përgjoni – këtë sezon mbrojnë fanellën e Teutës dhe do të synojnë të marrin tri pikët ndaj ish-skuadrës së tyre. /kfteuta.al/

  • 200 ditë pa prekur top, mbrojtësi i Bayern: E vështirë nga ana psikologjike kur nuk di se kur do të rikthehesh

    200 ditë pa prekur top, mbrojtësi i Bayern: E vështirë nga ana psikologjike kur nuk di se kur do të rikthehesh

    Alphonso Davies nuk ka prekur topin e futbollit në fushë për më shumë se 200 ditë. Në fund të marsit, mbrojtësi kanadez këputi ligamentin e kryqëzuar në gju gjatë ndeshjes së Kanadasë kundër Amerikës, duke shkaktuar pakënaqësi te Bayern Munich. Që atëherë, 24-vjeçari ka punuar drejt rikthimit të tij në fushë.
    Puna, megjithatë, është kryesisht mendore, siç e shpjegoi vetë për kanalet zyrtare të klubit bavarez: “Procesi është më i vështirë mendërisht se sa fizikisht. Muskujt rikthehen vetë. Por të mos dish se sa kohë do të jesh jashtë ose nëse do të jesh në gjendje të bësh gjëra të caktuara përsëri është e vështirë“, shpjegoi Davies.
    Majin e kaluar, lojtari zbuloi se kishte pasur një krizë mendore për shkak të këtij problemi, duke shpërthyer në lot në dush. Tani, që nga fillimi i shtatorit, ai është rikthyer me ushtrimet e tij të para me topin, megjithëse do të duhet të presë ende për t’u riintegruar me pjesën tjetër të grupit dhe për t’u rikthyer në ritmin e ndeshjes.
    “Më duhet vetëm të ndërtoj pak më shumë masë muskulore në këmbën time të djathtë. Kur mjekët më thanë se sa kohë do të zgjaste rikuperimi, mendova, ‘Oh uau, do të jetë një udhëtim i gjatë’. Por tani gjithçka duket se po shkon mirë“, shtoi Davies.
    Në fund, mbrojtësi  skuadrës bavareze sheh anën pozitive për momentin: “Pjesa më e vështirë e rehabilitimit tani është pas nesh. Mezi pres të kthehem në fushë me shokët e mi të ekipit. Mezi pres të kthehem të bëj atë që dua.”

  • Lucas Hernandez lavdëron bashkëlojtarin e PSG: Është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë

    Lucas Hernandez lavdëron bashkëlojtarin e PSG: Është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë

    10 Tetor 2025

    13:58

    Alfred Lleshi

    Në një intervistë për “Media Carré”, Lucas Hernandez foli me admirim për bashkëlojtarin dhe rivalin e tij te PSG, Nuno Mendes, duke theksuar marrëdhënien e shëndetshme mes tyre. “Sigurisht që është mbrojtësi i majtë më i mirë në botë, pa asnjë dyshim”, – deklaroi kampioni i botës më 2018.
    Francezi kujtoi se edhe te Bayern Munich kishte konkurrencë të fortë: “Atje kisha Alphonso Davies, vraponte me 2 mijë në orë, ishte i pabesueshëm. Edhe ai ishte më i miri në botë, pa asnjë hije dyshimi”.
    Hernandez vuri në dukje respektin dhe bashkëpunimin me portugezin: “Edhe pse Nuno është numri një, ai e di se jam këtu për ta ndihmuar. Kuptohemi shumë mirë dhe mund të luajmë bashkë pa asnjë problem”. Një shembull profesionalizmi dhe respekti që tregon se konkurrenca mund të bashkëjetojë me bashkëpunimin.
     

  • Te Manchester City të kënaqur nga paraqitjet e talentit 21-vjeçar, klubi heq dorë nga blerja e një mbrojtësi tjetër

    Te Manchester City të kënaqur nga paraqitjet e talentit 21-vjeçar, klubi heq dorë nga blerja e një mbrojtësi tjetër

    10 Tetor 2025

    10:30

    Telesport

    Manchester City duket se nuk ka më në plan për të nënshkruar me një mbrojtës të krahut të djathtë për shkak të performancave mbresëlënëse të Abdukodir Khusanov, vetëm 21 vjeç.
    Lojtari uzbek, që në fakt është një qendërmbrojtës, luajti në pozicionin e mbrojtësit të djathtë në ndeshjet e City kundër Manchester United, Napoli dhe Arsenal në vend të Rico Lewis.
    Khusanov me shumë gjasa do të kishte vazhduar nëse nuk do të kishte pësuar një dëmtim kundër Arsenal, me Matheus Nunes që e zëvendësoi ndeshjet e fundit. Gjithsesi, lojtari pritet të kthehet në javët e ardhshme.
    City kishte qenë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë gjatë verës pas largimit të Kyle Walker. Po tani, ata nuk kanë nevojë të asnjë afrim shtesë, pavarësisht interesit për brazilianin Ëesley. Duket se deri verën e ardhshme Khusanov do të jetë i paprekshëm në atë pozicion.

  • Mbrojtësi i ëndrrave të Bayern luan te Nottingham Forest dhe kushton 60 mln euro

    Mbrojtësi i ëndrrave të Bayern luan te Nottingham Forest dhe kushton 60 mln euro

    9 Tetor 2025

    15:46

    Telesport

    Bayern po kërkon me ngulm për një qendërmbrojtës të klasit botëror.
    Jonathan Tah nuk ka bindur në Mynih, kurse Kim pritet të shitet verën e ardhshme pas zhgënjimeve që ka sjellë, të paktën deri tani.
    Plani i Bayern është rinovimi me francezin Upamecano dhe blerja e një ylli me aftësi të shkëlqyera edhe në dyluftime, edhe në nisjen e aksioneve.
    Një objektiv i momentit është Murrilo, 23-vjeçari i Nottingham Forest. Ai po ndiqet me vëmendje, sipas podkastit të dedikuar klubit më të madh gjerman, “Bayern Insider”.
    Kontrata e tij aktuale skadon në 2029. Ai vlerësohet rreth 45 mln euro, por me siguri që klubi anglez do të kërkonte minimalisht 60 mln euro për të.
     

  • “Na mungojnë vetëm trofetë, tek Arsenal ndihem si në shtëpinë time”

    “Na mungojnë vetëm trofetë, tek Arsenal ndihem si në shtëpinë time”

    9 Tetor 2025

    9:17

    Telesport

    Pak kohë më parë mbrojtësi francez William Saliba rinovoi kontratën me skuadrën e Arsenal, çka tregon besnikërinë e tij ndaj “topçinjve”. Ai pati një interes të vazhdueshëm nga Real Madrid, por më kontratën e re gjithçka është e mbyllur.
    Duke folur për aventurën e tij në Londrës, mbrojtësi francez tha: “Doja të qëndroja me Arsenal sepse ndihem si në shtëpi. Ajo që mungon janë trofetë, por ato do të vijnë shumë shpejt. Doja të vendosesha atje për një kohë të gjatë”.
    “Këtë sezon, deri më tani gjërat po shkojnë në përgjithësi mirë. Jemi të parët në Premier dhe duam ta ruajmë këtë pozicion deri në fund. E dimë që do të jetë e vështirë, por besojmë te trofetë”, tha William Saliba.

  • Goditje për Kombëtaren! Mbrojtësi titullar i kuqezinjve nuk luan kundër Serbisë

    Goditje për Kombëtaren! Mbrojtësi titullar i kuqezinjve nuk luan kundër Serbisë

    Torino në Serie A ka konfirmuar se lëndimi i Ardian Ismajlit është më i rëndë nga sa pritej dhe për këtë arsye mbrojtësi 29-vjeçar do mungojë për Kombëtaren në sfidën kundër Serbisë, e cila luhet më 11 tetor në Leskovac dhe vlen për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Më 29 shtator, Ismajli la fushën pas 75 minutash lojë në humbjen 2-1 të Torinos në Parma. Megjithëse Sylvinho e përfshiu në listë pasi testet mjekësore nuk kishin dalë ende, vetëm dje u konfirmua në Ismajli vuan një lëndim në këmbë, gjë që do e mbajë jashtë edhe për të paktën tre javë.
    Kësisoj, Sylvinho humbet një prej titullarëve dhe krah kapitenit Gjimshiti në prapavijë pritet të vendosë Arlind Ajetin. Të gatshëm për atë pozicion janë edhe Enea Mihaj dhe Klisman Cake (risia e këtij grumbullimi).
    Ekipi kuqezi do grumbullohet sot në Tiranë për të nisur përgatitjet anti-Serbi.

  • Vllaznia bëhët “çelik”, vjen mbrojtësi Çelikoviç

    Vllaznia bëhët “çelik”, vjen mbrojtësi Çelikoviç

    Vllaznia pretendente për titull kampion ka njoftuar sot se ka arritur akordin me mbrojtësin boshnjak Jasmin Çelikoviç.

    Ish mbrojtësi i U21 të Bosnjës ka një karrierë të gjatë sportive pasi ka luajtur me shumë skuadra: Ahkmat Grozni, Zrinjski Mostar, Rijeka, Koper, Zhelezniçar, Tuzla disa nga klubet që ka përfaqësuar. me kuqeblutë ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me të drejtë rinovimi.

    Njoftimi i Vllaznisë:

    KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është bërë edhe futbollisti Jasmin Celikovic. Ai luan në rolin e mbrojtësit të qendrës, është 26 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa ekipe të njohura teksa së fundi ka qenë pjesë e sllovenëve të FC Koper.

    Jasmin ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë, me të drejtë zgjatje edhe një vit tjetër./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin