Tag: mbrojtësi

  • Lajme të mira për Spalletti, mbrojtësi rikthehet në stërvitje pas operacionit, në fushë pas 3 javësh

    Lajme të mira për Spalletti, mbrojtësi rikthehet në stërvitje pas operacionit, në fushë pas 3 javësh

    18 Nëntor 2025

    9:53

    Telesport

    Gleison Bremer e sheh kthimin e tij në fushë gjithnjë e më afër. Mbrojtësi i Juventus ka qenë në Lyon, në Hôpital Privé Jean Mermoz, për t’iu nënshtruar një kontrolli në gjurin e tij të majtë, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje tjetër kirurgjikale muajin e kaluar (menisk) pas një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar në tetor 2024.
    Vizita, e kryer nga kirurgu Bertrand Sonnery-Cottet, specialisti që e ka operuar tashmë dy herë, ishte e suksesshme. Bremer më në fund do të jetë në gjendje të kthehet gradualisht në stërvitje me ekipin dhe tashmë ka caktuar një datë për rikthimin e tij në fushë.
    Bremer mungon që nga 27 shtatori dhe qëllimi është të kthehet në formë të plotë fizike brenda tre javëve të ardhshme. Në skenarin më të mirë, ai synon ndeshjen kundër Napoli (7 dhjetor). Përndryshe rikthimi i tij do të shtyhet deri një javë më pas (kundër Pafos në Champions League më 10 dhjetor) dhe Bolonjës në kampionat (14 dhjetor).
    Në Torino, motoja është: kujdes maksimal. Spalletti shpreson ta rikthejë qendërmbrojtësin brazilian sa më shpejt të jetë e mundur, por absolutisht nuk dëshiron të nxitohet për t’u rikthyer, duke rrezikuar. Juventus do të ketë pak hapësira për manovrim gjatë merkatos së janarit konsiderohet një nënshkrim i hershëm.

  • Ismajli: E arritëm objektivin për të shkuar në fazën play off, tani vëmendja në mars

    Ismajli: E arritëm objektivin për të shkuar në fazën play off, tani vëmendja në mars

    17 Nëntor 2025

    12:35

    Telesport

    Mbrojtësi i Torino, Ardian Ismajli, në një koment të dhënë për ndeshjen që kombëtarja e Shqipërisë humbi dje 0-2 ndaj Anglisë në “Air Albania”, tha se tashmë vëmendja e kuqezinjve është përqendruar te faza play off, në mars.
    “Ndaj Anglisë ishte një ndeshje shumë e luftuar dhe do të jetë e dobishme për ndeshjet e marsit, kur të kemi dy finale. Arritëm atë që donim: Kualifikimin në fazën play off”, tha mbrojtësi i Shqipërisë, Ardian Ismajli.
    Më tej, qendërmbrojtësi i Torino vazhdoi: “Ashtu siç na kanë bërë krenarë tifozët në të gjithë botën, shpresoj t’i bëjmë edhe ne ata krenarë. Jam krenar që jam këtu. Qoftë në stol apo në fushë, jam gati të jap 100%“.

  • Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    Telashe për Arteta, mbrojtësi brazilian pëson dëmtim muskulor dhe rrezikon të mungojë ndaj Tottenham

    17 Nëntor 2025

    11:03

    Telesport

    Brazili ka konfirmuar se mbrojtësi i Arsenal, Gabriel, ka pësuar një dëmtim muskulor në kofshën e djathtë. Dëmtimi ndodhi gjatë kohës që lojtari është i grumbulluar me kombëtaren amerikano-latine.
    Gabriel u detyrua të largohej nga fusha pas 64 minutash lojë në fitore 2-0 të Brazilit ndaj Senegalit të shtunën, në një miqësore. Për pasojë, lojtari nuk do të udhëtojë për në Lille, për miqësoren me Tunizinë, por për në Londër.
    Arsenali shpreson që Gabriel të mund të rikuperohet në kohë për t’u përballur me Tottenham Hotspur në ndeshjen e tyre të radhës në Premier League. Gjithsesi, ka shumë gjasa që braziliani të mungojë.
    Stafi mjekësor i “topçinjve” ka nisur menjëherë nga puna për të vlerësuar gjendjen e lojtarit, që do të monitorohet pas çdo seancë stërvitore. Gabriel ka qenë një nga më të mirët e Arsenal këtë sezon, lider në mbrojtje.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026 / Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

    Kualifikueset e Botërorit 2026 / Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Duhet të jemi të fokusuar, nuk është kundërshtar i lehtë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.
    Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.

    “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.
    Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.
    “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, – shtoi ai.
    Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.
    “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
    Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren:
    “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”
    Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme:
    “Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.

     

  • Mitaj para sfidës me Andorrën: Duhet përqendrim maksimal, nuk është kundërshtar i lehtë

    Mitaj para sfidës me Andorrën: Duhet përqendrim maksimal, nuk është kundërshtar i lehtë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026. Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.
    “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj. Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.
    “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, – shtoi ai.
    Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës. “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”
    Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me kombëtaren: “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”
    Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme: “Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.

  • Kualifikueset e Botërorit 2026 / Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Nuk është kundërshtar i lehtë

    Kualifikueset e Botërorit 2026 / Mitaj flet para sfidës me Andorrën: Nuk është kundërshtar i lehtë

    Kombëtarja shqiptare ka nisur grumbullimin në Barcelonë, në prag të dy ndeshjeve të fundit të fazës kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë, të vlefshme për Botërorin 2026.

    Kuqezinjtë janë me moral të lartë pas tre fitoreve radhazi, ndërsa mbrojtësi Mario Mitaj në një prononcim për fshf.org është shprehur optimist për vazhdimësinë e këtij momenti pozitiv, duke theksuar rëndësinë e sfidës së parë me Andorrën.

    “Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme, e dimë çfarë presim, i njohim kundërshtarët, sidomos ndeshja e parë ndaj Andorrës, e cila është shumë e rëndësishme, ku duhet të jemi të gjithë shumë të fokusuar”, – u shpreh Mitaj.

    Mbrojtësi i Kombëtares theksoi se grupi ndodhet në një moment shumë të mirë dhe se objektivi i ekipit është fitorja.

    “Jemi këtu pas tre ndeshjeve të fituara, jemi në një moment shumë të mirë. Besoj se do të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. Është një ndeshje që duhet ta fitojmë se s’bën, duhet të futemi vetëm për fitore. Të gjithë çunat janë në formë shumë të mirë, jemi të gjithë shumë të karikuar, e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje dhe besoj se do të futemi dhe do të japim maksimumin”, – shtoi ai.

    Mitaj vlerësoi kundërshtarin e radhës, por u shpreh se beson te përqendrimi dhe loja e skuadrës.

    “I njohim kundërshtarët si Andorra, të cilët mbrojnë shumë dhe rrinë mbrapa, por besoj se mënyra se si do të futemi ne në lojë, sa të përqendruar do jemi, do të bëjë diferencën.”

    Në vijim, ai foli edhe për formën e tij në klub dhe ndikimin që kjo ka në paraqitjet me Kombëtaren:

    “Gjithmonë, nëse bëj mirë me klubin, kjo ndikon edhe te performancat e mia me Kombëtaren. Në përgjithësi jam i lumtur që paraqitem mirë dhe besoj se kjo do të ketë impakt më të mirë me Kombëtaren.”

    Në fund, mbrojtësi kuqezi e mbylli me objektivin e qartë të grupit për dy ndeshjet e ardhshme:

    “Objektivi është vetëm që të shkojmë në play-off, jemi shumë afër, na duhen edhe këto dy ndeshje, fillimisht fitorja e parë me Andorrën dhe më pas shikojmë Anglinë. Ky është objektivi, të shkojmë në play-off”, – theksoi ndër të tjera Mitaj në prononcimin e tij.

    Vazhdo leximin

  • Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video)

    Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video)

    Bayer Leverkusen ka marrë një fitore tejet bindëse 6-0 ndaj Heidenheim, për javën e 10-të në Bundesligë. Ekipi i “Aspirinave” shënoi 6 gola në portën e mbrojtur nga shqiptari Diant Ramaj, i cili bëri një paraqitje tejet zhgënjyese dhe ishte fajtor sidomos në golin e tretë, ku bëri një dalje komplet të gabuar dhe nuk u kuptua me mbrojtësin e tij. Po ashtu pati edhe pjesën e vetë të fajit në golat e tjerë.
    Golat për Leverkusen u shënuan nga Patrik Schick 2′, 22′, Jonas Hofmann 16′, Ernest Poku 27′ dhe Ibrahim Mazza 45+1 dhe 53′. Pas kësaj fitoreje, Leverkusn ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Heidenheim mbyll renditjen me vetëm 5 pikë.
    Hoffenheim merr fitoren e katërt rresht, këtë herë duke mundur në shtëpi 3-1 Leipzig. Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari shënon golin e parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim. Fisnik Asllani i futur në pjesën e dytë, asistoi në golin e tretë të Grischa Promel që vulosi fitoren 3-1. Titullar për Hoffenheim ishte edhe ylli tjetër i Kosovës, mesfushori Leon Avdullahu.
    Pas kësaj fitoreje, Hoffenheim mban vendin e pestë me 19 pikë, Leipzig renditet i treti me 22 pikë.
    https://wSHIKOGOLATnline/search/label/Bundesliga

  • Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

    Dëmtimi i Hakimit, ja sa kohë do qëndrojë jashtë fushave mbrojtësi i PSG

    Mbrojtësi i PSG, Achraf Hakimi u dëmtua në ndeshjen ndaj Bayern në Champions. Mediumi francez RMC Sport shkruan se Hakimi, do të mungojë disa javë.
    “Nuk është konstatuar frakturë: bëhet fjalë për një ndrydhje të rëndë. Janë prekur ligamentet e brendshme të kyçit të majtë të këmbës”.

    “Kjo nënkupton se ai do të mungojë për gjashtë deri në tetë javë. Prandaj, është e pamundur të luajë sërish për PSG-në në vitin 2025”.
    Mbetet për t’u parë nëse marokeni do të arrijë të rikuperohet në kohë për turneun e madh kontinental në muajt e ardhshëm, Kupën e Kombeve të Afrikës”- Shkruhej aty.

  • I ardhur në huazim, mbrojtësi mesazh Inter: Dua të qëndroj, shpresoj që klubi të blejë kartonin tim

    I ardhur në huazim, mbrojtësi mesazh Inter: Dua të qëndroj, shpresoj që klubi të blejë kartonin tim

    4 Nëntor 2025

    9:01

    Telesport

    Mbrojtësi Manuel Akanji është një nga figurat kryesore të këtij fillim-sezoni tek Inter. Ish-lojtari i Manchester City është përshtatur në mënyrë të përkryer me zikaltërit dhe trajnerin Chivu.
    Lojtari erdhi në huazim nga “citizens” dhe, përveç ndonjë surprize, klauzola e lirimit prej 15 milionë eurosh për të në fund të vitit do të ushtrohet nga Inter. Ky është një skenar për të cilin shpreson mbrojtësi zviceran.
    “Do ta shohim se si do të rrjedhin ngjarjet, por shpresoj që Inter të më blejë përfundimisht kartonin. Ndihem shumë mirë. Do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja dhe do të shohim se çfarë ndodh“, tha Akanji.

  • E trishtë/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare humb nënën

    E trishtë/ Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare humb nënën

    Mbrojtësi i Kombëtares, Naser Aliji ka humbur nënën. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur presidenti i FSHF-së Armand Duka.
    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Duka i ka shprehur ngushëllime Alijit dhe familjes së tij.
    “Me keqardhje mora lajmin për ndarjen nga jeta të nënës së mbrojtësit tonë të Kombëtares, Naser Aliji. Në emrin tim dhe të FSHF-së u shpreh ngushëllimet më të sinqerta Naserit dhe familjes Aliji për humbjen e njeriut të tyre të dashur.

    Qoftë i përjetshëm kujtimi i saj”, shkruan Duka./vizionplus.tv