Marash Kumbulla është pjesë e formacionit më të mirë për raundin e 32-të të La Ligas në Spanjë. Mbrojtësi i Kombëtares shënoi golin e vetëm që i dha tri pikë Espanyolit në përballjen kundër Getafes.Sipas “SofaScore”, Kumbulla u vlerësua me notën 8.1 dhe është krah yjevë të Real Madridit dhe Barcelonës. Federico Valverde dhe Luka Modric të Real apo edhe Raphinha i cili u vlerësua me notën 10-të janë në këtë formacion.
Kujtojmë se për Kumbullën goli i këtij raundi ishte i treti në La Liga dhe mbrojtësi i Kombëtares ka fituar vendin e titullarit, paçka se luan i huazuar nga Roma. Mbrojtësi kuqezi ka bindur në Barcelonë dhe Espanyol po mendon që në verë të bëjë një lëvizje finale për të pasur nën kontratë lojtarin për disa vite.
Tag: mbrojtësi
-

Krah yjeve të Barçës dhe Real-it, Kumbulla në formacionin më të mirë të La Ligas
-

Ndryshimi i David Luiz, mbrojtësi i surprizon të gjithë me pamjen e re
Prej katër vitesh, mbrojtësi i njohur, David Luiz është larguar nga Evropa dhe luan në vendlindje, me brazilianët e Fortaleza.37-vjeçari ka luajtur me klube me emër si Chelsea, Arsenal dhe PSG-ja, ndërsa së fundmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Nuk ka bërë ndonjë gol spektakolar apo ndërhyrje vendimtare, siç jemi mësuar ta shohim shpesh, por këtë herë vëmendjen e ka marrë pamja e tij.Luiz u shfaq totalisht ndryshe në ndeshjen ndaj Palmeiras, me kaçurrelat shumë të përfolur që tashmë thuajse janë zhdukur. Pamja e re e mbrojtësit u bë menjëherë virale në rrjetet sociale.
david luiz se entregou de vez para calvice pic.twitter.com/wzWudsAwbH
— out of context brasileirão (@oocbrsao) April 20, 2025 -

Van Dijk bëhet mbrojtësi më i paguar në botë, nuk do ta besoni shifrën javore te Liverpool
17 Prill 2025
18:04
Telesport
2018-2027. Thuajse një dekadë me Liverpool, pas firmës së fundit duke rinovuar për dy vite kontratën e tij të fundit në Anfield.
Virgil van Dijk tashmë do të jetë mbrojtësi më i paguar në botë. Gazetari David Ornstein raporton se holandezi do të fitojë rreth 400,000 paundë në javë me kontratën e re.
Gjithsej, paga e tij bruto vjetore do të jetë 19,2 milionë paundë, më shumë se mbrojtësit e tjerë, madje më shumë se William Saliba, i cilësuar numri 1 në botë për këtë vit. -

Champions League/ Interi në ankth, Bastoni rrezikon sfidën ndaj Bayern
Përfundoi pas 45 minutash ndeshja për Alessandro Bastonin kundër Parmës. Mbrojtësi italian doli nga dhoma e zhveshjes dhe u ul në pankinë.
Me një qese akulli të vendosur pas gjurit dhe në muskulin e kofshës së majtë. Një pamje që ka alarmuar jo pak tifozët zikaltër dhe stafin e Interit. Ditën e nesërme do të luhet ndeshja mes Bajernit dhe Interit dhe prezenca e tij nuk dihet nëse është e sigurt apo jo.
Megjithatë, asgjë nuk është serioze dhe Bastoni me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës. Lajmet pozitive kanë ardhur ditën e djeshme, kur mbrojtësi italian ka punuar me të gjithë pjesën tjetër të skuadrës dhe ka qetësuar stafin.Bastoni me shumë mundësi do të jetë në fushën e lojës si rregullisht për të udhëhequr prapavijën e skuadrës zikaltër në një ndeshje delikate dhe shumë të vështirë si ajo më “Alianz Arena”.
-

Bremen: Dua çdo trofe me Juventusin
“Udhëtimi im mes Brazilit dhe Italisë ka qenë plot sfida dhe triumfe, duke formuar lojtarin dhe personin që jam sot. Dy shtete, dy skuadra, emocione të pafundme. Dhe ky është vetëm fillimi”. Me këtë postim në Instagram, Bremer shpalli daljen e episodit të dytë të podkastit të tij “Bremer Inside”.
Mbrojtësi i Juventusit është duke punuar për rikthimin e tij në prag të sezonit të ardhshëm, pas thyerjes së ligamentit që e ka mbajtur larg fushës, por ai është tashmë i fokusuar tek e ardhmja. Ndërkohë që mund vetëm të mbështesë nga larg pjesën tjetër të skuadrës, numërimi mbrapsht i kohës për të veshur sërish ngjyrat e klubit ka filluar.
Mbrojtësi brazilian i “Zonjës së Vjetër” ka trajtuar tema të ndryshme, duke folur edhe për objektivat që duhet të arrihen me fanellën bardhezi: “Juve? Momenti më i bukur ka qenë vitin e kaluar kur fituam Kupën e Italisë. Objektivat për të ardhmen? Dëshiroja të vazhdoja të luaja për të fituar kampionatin dhe diçka edhe më të madhe, por është një histori që ende duhet ta shkruaj këtu te Juventusi. Fatkeqësisht, u dëmtova, por do të kthehem më i fortë dhe do t’u japim shumë gëzime tifozëve, do të fitojmë tituj të mëdhenj”.“Nga Brazili më mungon ajo liri, pak edhe plazhet, natyra në vetvete. Kur rritesh, fillon të kuptosh futbollin dhe të jesh sportist, Kombëtarja është objektivi i madh. Të thirresh është një nder, një krenari, dhe për mua nuk ka qenë ndryshe. Kur mora thirrjen e parë isha në shtëpi me familjen, prisja këtë lajm dhe ishte një moment i lumtur. Menduam me vete: ‘Do ta kem këtë thirrje dhe pastaj do të vijë Kupa e Botës dhe mund të thirrem’. Dhe kështu ndodhi.”
Ai foli gjithashtu për vështirësitë e përshtatjes që kishte në Itali në fillim, kur ende mbante fanellën e Torinos. “Viti im i parë në Itali ishte i vështirë sepse, përveç të gjitha vështirësive normale të përshtatjes, nuk luaja dhe nuk shkoja mirë as brenda as jashtë fushës. Por besoj se çdo gjë ka një qëllim dhe arsye, dhe ia vlejti, dhe më pas arrita të shoh nga e kam nisur dhe çfarë kam dashur të bëj për të qenë aty ku jam. Tani jam edhe piemontez, shumë shpejt do të më japin çelësat e qytetit. Italia në përgjithësi është shumë e qetë, plazhet janë të mrekullueshme, më pëlqen shumë të shkoj në Sardenjë me gruan time dhe e vlerësoj stilin elegant të italianëve, është vërtet i bukur”, tha ndër të tjera Gleison Bremer. -

Mbrojtësi spanjoll i Serie A fiton vëmendjen e klubeve europiane, kushton 35 mln euro
1 Prill 2025
15:16
Telesport
Serie A gjithmonë prodhon mbrojtës cilësorë, madje edhe në vite krizash, kur duket sikur asnjë talent nuk po del në dritë në kampionatin italian.
Një emër i radhës që po përmendet shumë në tregun e transferimeve është qendërmbrojtësi spanjoll Mario Gila. 24-vjecari luan te Lazio, por ka një formim spanjoll, sepse është edukuar sportivisht tek Espanyol dhe Real Madrid.
Në vitin 2022, ai u transferua nga skuadra e dytë e Los Blancos në Romë, ku është bërë lojtar i qëndrueshëm për lacialët.
Gila këtë sezon ka 25 paraqitje në Serie A. Ai gjithashtu ka luajtur rregullisht në Europa League. Luis de la Fuente po e ndjek me kujdes, që t’i japë një shans në kombëtaren spanjolle.
Për të kanë interes Tottenham, Bayern, Sevilla, PSG dhe Juventus. Vlera e tij aktuale në treg llogaritet rreth 35 mln euro. -

Do të jetë gati për sfidën me Serbinë dhe për përballjen me Ronaldon, në Arabi zbulojnë kur do të kthehet Mitaj në fushë
Mario Mitaj ishte një nga mugesat e rëndësishme të Shqipërisë në dy sfidat e para për kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Mbrojtësi shqiptar vuan nga dëmtim dhe po qendron prej disa kohësh jashtë fushave të blerta.
Në Arabi kanë zbuluar kohën se kur Mitaj do të jetë sërish i gatshëm për të luajtur në fushën e lojës. Sipas planit të rekuperimit të Al Itihadit, mbrojtësi i majtë pritet të jetë në dispozicion të trajnerit në muajin maj. Kështu ai do të kthehet për përballjen kundër Al Nasërit të Ronaldos dhe do të ketë mundësinë të luajë vetëm 5 ndeshjet e fundit në kampionat me verdhezinjtë.
Një lajm që qetëson edhe stafin e Kombëtares shqiptare, pasi në këtë mënyrë Mitaj do të jetë në dispozicion edhe për ndeshjen kundër Serbisë dhe Letonisë, të cilat do të luhen përkatësisht më 7 dhe 10 qershor./Sport Ekspres/ -

Berat Gjimshiti bëhet baba për herë të tretë
Mbrojtësi i Kombëtares, Berat Gjimshiti, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka bërë të ditur lojtari i Atalantës, teksa nuk mund të ishte më i lumtur se kaq.
Mbrojtësi shqiptar dhe partnerja e tij Alisa Jalize, sollën në jetë djalin Aron Noah Gjimshiti, i cili është edhe djali i dytë i familjes.“Me zemrat plot mirënjohje, mirëpresim mrekullinë tonë të vogël: Aron Noah Gjimshiti.
Ti, vëllai dhe motra jote, jeni dhurata më e bukur që mund të kërkojmë ndonjëherë. Tani jemi të kompletuar.
Mirë se erdhe në botë, vogolushi jonë”, shkroi Gjimshiti. -

“Kam një personalitet të fortë”, Cancelo: Ja çfarë nuk funksionoi me Guardiola-n
27 Mars 2025
14:45
Telesport
Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Joao Cancelo, ka folur në lidhje me marrëdhënien me ish-trajnerin e tij Pep Guardiola, duke pranuar se të dy kanë ‘personalitete të forta’.
Duke folur në një intervistë për MARCA, 30-vjeçari tha: “Kishim dallime, jo përplasje, kishim mendime të ndryshme. Unë kam një personalitet shumë të fortë dhe po ashtu edhe ai (Guardiola), por ai është trajneri.
“Secili prej nesh mori rrugët e veta, por falënderoj Zotin që kam punuar me të. U ndjeva i rëndësishëm në këtë grup. Ai më bëri të rritem si person dhe si lojtar”.
Mbrojtësi u largua nga kampionët aktualë të Premier League verën e kaluar, duke iu bashkuar skuadrës saudite Al Hilal pas një sezoni në huazim te Barcelona. -

Goditje e rëndë për Silvinjon, konfirmohet mungesa e madhe ndaj Anglisë
Lajm i keq për trajnerin Silvinjo, në prag të ndeshjes me Anglinë. Mbrojtësi Ardian Ismajli ka humbur takimin e parë ndaj kombëtares së “Tre Luanëve”.
Testet e fundit mjekësore kanë konfirmuar se lojtari nuk është i gatshëm për të zbritur në fushë. Ismajli vuan dëmtimet prej disa kohësh dhe nuk është në formën më të mirë.
Ndonëse u provua deri në fund, mbrojtësi nuk ia doli dot. Kështu Silvinjos i përgjysmohet një repart, ndërsa kujtojmë se edhe Kumbulla ka probleme dhe mbetet në dyshim.