Tag: mbrojtësi

  • ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga klubi i njohur: Koha për një sfidë të re

    ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga klubi i njohur: Koha për një sfidë të re

    Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Enea Mihaj, ka njoftuar largimin nga klubi portugez Famalicao, pas përfundimit të kontratës më 30 qershor 2025. Lajmin e ka bërë vetë të ditur përmes një mesazhi emocional drejtuar klubit, bashkëlojtarëve dhe tifozëve.
    Mihaj iu bashkua Famalicaos në vitin 2022, pas një eksperience te PAOK në Greqi. Gjatë dy viteve në Portugali, ai ishte pjesë e rëndësishme e mbrojtjes së ekipit.
    Në mesazhin e tij të ndarë me publikun, Mihaj falënderoi të gjitha strukturat e klubit, nga presidenti e deri te punonjësit pas kuintave, si dhe tifozët për mbështetjen e tyre. Ai theksoi se ka ardhur koha për një sfidë të re, duke shprehur dëshirën për të vijuar rritjen personale dhe profesionale.
    “Ndjej se është koha të kërkoj një përvojë të re, të sfidoj veten përsëri dhe të vazhdoj të rritem si në fushë ashtu edhe jashtë saj. Kam takuar njerëz të mrekullueshëm në këtë shtet dhe gjithmonë do t’i mbaj këto kujtime me vete”, shkruan Mihaj ndër të tjera.
    Destinacioni i radhës i 26-vjeçarit nuk është konfirmuar ende, por me këtë hap të ri në karrierë, Mihaj mbetet një nga futbollistët shqiptarë për t’u ndjekur me interes gjatë merkatos verore.

  • Arsen Vengeri e thotë me bindje: Nuk ishte penallti ajo e Interit, mbrojtësi e preku topin

    Arsen Vengeri e thotë me bindje: Nuk ishte penallti ajo e Interit, mbrojtësi e preku topin

    Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve. Zikaltrit mposhtën me shifrat 4-3 Barcelonën pas 120 minutave lojë. Por Arsen Vengeri ka ngritur pikëpyetje për golin e dytë të shënuar nga skuadra italiane.
    Trajneri i njohur francez ka deklaruar në “beIN Sports” se ndërhyrja ndaj Lautaro Martinezit në fund të pjesës së parë nuk ishte penallti. Sipas tij, mbrojtësi ka prekur topin dhe nuk kemi të bëjmë me 11 metërsh.
    “I qendroj faktit që duhen bërë këto ndërhyrje. Nëse nuk prek topin pas ndërhyrjes, atëherë është penallti. Por ai e fitoi topin. Për mua nuk është një penallti”, është shprehur Arsen Vengeri./Sport Ekspres/

  • Fitues i Kupës së Botës, ndërron jetë ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës

    Fitues i Kupës së Botës, ndërron jetë ish-mbrojtësi legjendar i Argjentinës

    Ish-mbrojtësi argjentinas, Luis Galván, pjesë e ekipit kampion bote në vitin 1978, ka ndërruar jetë të hënën në moshën 77-vjeçare, njoftoi Federata Argjentinase e Futbollit (AFA).
    Mediat lokale raportojnë se Galván ishte shtruar prej disa javësh në Klinikën Reina Fabiola në Kordoba për shkak të një pneumonie.
    “AFA dhe e gjithë drejtuesia e saj i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të tij në këtë moment të dhimbshëm”, thuhet në deklaratën e së hënës.

    Galván ishte titullar në ndeshjen finale të Kupës së Botës 1978, ku Argjentina mposhti Holandën 3-1 në Buenos Aires. Ai përfaqësoi vendin e tij edhe në Kupën e Botës1982 në Spanjë, duke grumbulluar gjithsej 34 paraqitje me kombëtaren, përpara se të tërhiqej nga futbolli ndërkombëtar në vitin 1983.
    Në karrierën e tij të gjatë, ai luajti kryesisht për klubin e zemrës, Talleres de Córdoba, ku vendosi rekord me 503 ndeshje të luajtura gjatë dy periudhave (1970–1982 dhe 1986–1987).
    /vizionplus.tv

    #ProfundoDolor La @afa, en nombre del Presidente Claudio Tapia y del Comité Ejecutivo, expresa su más sentido dolor por el fallecimiento de Luis Galván, Campeón del Mundo en 1978.
    📝https://t.co/BDkJsMQUkP pic.twitter.com/afUhgdiSHt
    — AFA (@afa) May 5, 2025

  • Kristjan Asllani, dëgjo se çfarë thotë Marash Kumbulla! Mbrojtësi i Shqipërisë e këshillon: Shiko rastin tim… 

    Kristjan Asllani, dëgjo se çfarë thotë Marash Kumbulla! Mbrojtësi i Shqipërisë e këshillon: Shiko rastin tim… 

    Kristjan Asllani po vuan kritika të mëdha në Itali dhe shpeshherë të padrejta. Presioni te Interi është shumë i madh dhe për shkak të gabimeve në të kaluarën dhe mungesës së hapësirës, një gabim i shqiptarit shihet me lupë dhe merr një vëmendje të jashtëzakonshme, ndryshe nga lojtarët e tjerë. 
    Marash Kumbulla kaloi të njëjtën situatë, por mbrojtësi ynë u transferua te Espanjoli në La Liga dhe aty është kthyer në lojtarin kryesor të ekipit dhe një digë të vërtetë në prapavijë. Në një intervistë për mediat italiane, Kumbulla e ka këshilluar Asllanin të bëj një lëvizje të ngjashme. 
    “Teknikisht Asllani është shumë i fortë, por nuk e di. Duhet të njohësh dinamikat nga brenda ekipit për të folur. Unë thjesht po iu jap shembullin tim, kur unë nuk luaja shumë te Roma dhe më pas vinte momenti im për të luajtur, nuk ndihesha fare në më të mirën time. Është mënyra sesi ti e percepton, vazhdimësia është ajo që të sjell besimin, kjo vlen shumë për talentet dhe lojtarët e rinj si Asllani apo si unë para dy apo tre vitesh”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/ 

  • “Pulisic?”, ish-mbrojtësi: Po shkëlqen në një Milan mediokër

    “Pulisic?”, ish-mbrojtësi: Po shkëlqen në një Milan mediokër

    2 Maj 2025

    15:24

    Telesport

    Ish-mbrojtësi i Padova-s, Alexi Lalas, pret që Christian Pulisic të qëndrojë me Milanin.
    Lalas nuk e sheh kapitenin e SHBA-së të largohet nga Milani këtë verë, pavarësisht vështirësive të kuqezinjve.
    Ish-lojtari i kombëtares amerikane tha në podcastin e tij “State of the Union”:
    “Një gjë për të cilën kemi folur shumë është se sa i mirë ishte Christian Pulisic, madje edhe në një Milan mediokër. Milani është ende në vendin e nëntë për momentin. Kjo nuk është mirë për Milanin.
    “Kështu që mendoj se do të ketë ndryshime. Nuk mendoj se Christian Pulisic do të shkojë diku, por do të jetë interesante të shohim se si do ta paraqesë veten vitin e ardhshëm, me një Milan që mendoj se absolutisht duhet të përmirësohet”.
    “A do të bëhet Pulisic edhe më i madh se sa është tani? Natyrisht, kjo është ajo që shpresojmë të gjithë në të ardhmen, por ai vazhdon të japë gjithçka gjithsesi”.

  • Inzaghi në telashe, Inter ndaj Barçës pa mbrojtësin titullar, qëndron në Milano për kurim

    Inzaghi në telashe, Inter ndaj Barçës pa mbrojtësin titullar, qëndron në Milano për kurim

    29 Prill 2025

    10:10

    Telesport

    Numri i lojtarëve të padisponueshëm vazhdon te rritet tek Inter në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Champions League ndaj Barcelonës.
    Trajneri Simone Inzaghi tashmë ka marrë konfirmimin nga stafi mjekësor se mbrojtësi Benjamin Pavard nuk do të luajë.
    Mbrojtësi zikaltër, pas lëndimit të kyçit të këmbës që pësoi kundër Romës pak ditë më parë në kampionat, do të qëndrojë në Milano për trajtim. Ndaj, ai do të humbasë ndeshjen e parë të gjysmëfinale.
    Madje, për momentin, është e pamundur të bëhen parashikime për praninë në fushë të Pavard për ndeshjen e kthimit. Një tjetër goditje e rëndë kjo për Inter, që nuk po kalon një moment të mirë.
    Ndërkohë, Thuram pritet të udhëtojë në Barcelonë, por sot do të merret një vendim nëse do të aktivizohet apo jo. Tek Inter pritet rikuperimi i Dumfries edhe pse jo në formën e tij më të mirë.

  • Inter në telashe para ndeshjes me Barcelonën, mbrojtësi dëmtohet ndaj Romës dhe rrezikon të mos luajë

    Inter në telashe para ndeshjes me Barcelonën, mbrojtësi dëmtohet ndaj Romës dhe rrezikon të mos luajë

    28 Prill 2025

    9:59

    Telesport

    Dhjetë minuta pas fillimit të ndeshjes Inter-Roma, stadium “San Siro” heshti për disa sekonda. Arsyeja ishte dëmtimi i Benjamin Pavard, i cili mbeti në tokë pasi kishte dëmtuar keq kyçin e këmbës së majtë.
    Mbrojtësi francez pësoi një ndrydhje, por u përpoq të qëndronte në fushë për disa minuta përpara se të rrëzohej në tokë dhe të kërkonte zëvendësim (Bisseck hyri në fushë në vend të tij).
    Klubi pret ende të kuptojë më mirë shkallën e dëmtimit, por dy ditë para gjysmëfinales së Champions League në Barcelonë, sirenat e alarmit kanë rënë tek Interi. Mungesa e Pavard do të ishte thelbësore për skuadrën.
    “Ai kishte një shtrembërim në kyçin e këmbës së majtë. Do ta shohim gjendjen e tij në ditët në vijim. Një dëmtim që nuk duhej në këtë moment. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne“, tha trajneri Simone Inzaghi.

  • Klubi i Serisë A bindet nga mbrojtësi i Barcelonës, gati të paguajë klauzolën për kartonin e tij

    Klubi i Serisë A bindet nga mbrojtësi i Barcelonës, gati të paguajë klauzolën për kartonin e tij

    25 Prill 2025

    17:33

    Telesport

    Fabrizio Romano raporton se Como ka vendosur të mbajë Alex Valle dhe tashmë po përgatitet të paguajë klauzolën e lirimit të tij siç ka rënë dakord me Barcelonën. 20-vjeçari u huazua të klubi i Serisë A në fillim të këtij sezoni me të drejtë blerjeje.
    Como do të paguajë gjashtë milionë eurot e rënë dakord për të siguruar përgjithmonë shërbimet e mbrojtësit të ri, i cili ka bindur stafin drejtues dhe mbi të gjitha trajnerin Cesc Fabregas.
    Valle, i cili erdhi si huazim nga klubi katalanas, është bërë një lojtar kyç për skemën e Fabregas. Aftësia e tij për t’u lidhur me sulmin, aftësitë mbrojtëse dhe mosha e tij, vetëm 20-vjeç, kanë bindur drejtuesit e klubit lombard, të cilët janë të gatshëm t’i sigurojnë një kontratë afatgjatë.
    Mbrojtësi i majtë i dalë nga akademia i La Masias, vlerësohet shumë nga Barcelona, ndaj nuk do ishte habi nëse në marrëveshjen me Como-n, klubi katalanas do të zotërojë ende një pjesë të kartonit të tij.

  • Mbrojtësi i Kombëtares merr sërish vendin e titullarit, luan nga minuta e parë me Benfikën

    Mbrojtësi i Kombëtares merr sërish vendin e titullarit, luan nga minuta e parë me Benfikën

    Adrian Bajrami po merr hapësirat e nevojshme në radhët e Benfikës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare luan sot ndeshjen e dytë si titullar me klubin portugez. Lojtari 23-vjeçar do luajë që nga minuta e parë në përballjen e sotme kundër Tirsenses.
    Ndeshja në fjalë është e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Portugalisë. Përballja e parë mes tyre, ku Bajrami luajti ndeshjen e parë si titullar me fanellën e Benfikës, është fituar me shifrat e thella 5-0 nga “shqiponjat”./Sport Ekspres/

  • Marash Kumbulla e gjen veten krahë Modriçit e Rafinjës, mbrojtësi shqiptar vlerësohet si ndër më të mirët e La ligës

    Marash Kumbulla e gjen veten krahë Modriçit e Rafinjës, mbrojtësi shqiptar vlerësohet si ndër më të mirët e La ligës

    Marash Kumbulla është duke përjetuar një nga sezonet më të mira të karrierës së tij. Mbrojtësi shqiptar po zhvillon paraqitje mjaft pozitive me Espanjolin, ku është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për trajnerin. Lojtarit 25-vjeçar nuk i ka munguaf as goli në këtë sezon. I fundit ishte ai i shënuar të premten, që solli edhe fitoren e Espanjolit kundër Getafes.
    Paraqitja e tij në këtë përballje është vlerësuar me notën 8.1 nga “Sofascore”. Një notë që e ka përfshirë atë në formacionin më të mirë të javës së 32-të në La Liga. Në formacion gjenden edhe yje të futbollit spanjoll, si Rafinja, Modriçi, Isko e Valverde./Sport Ekspres/