Tag: mbrojtësi

  • Realit i del problemi i papritur, mbrojtësi nuk pranon të largohet në verë

    Realit i del problemi i papritur, mbrojtësi nuk pranon të largohet në verë

    23 Maj 2025

    21:28

    Telesport

    Një nga problemet e mëdha që ka pasur Real Madrid gjatë këtij sezoni ka qenë padyshim vështirësitë e shumta në mbrojtje. Jo më kot klubi madrilen ka vendosur të bëjë disa ndërhyrje në këtë repart, ku deri tani është zyrtarizuar transferimi i Dean Hujisen për 60 milionë euro, ndërkohë javënq ë vjen pritet zyrtarizimi i Alexander Arnold si lojtar i lirë dhe me shumë gjasa transferimi i alvaro Carreras për krahun e majtë.
    Ardhja e lojtarëve të rink bën të domosdoshme alrgimin e lojtarëve që nuk janë më në planet e Realit për sezonin e ri dhe një nga këta lojtar është edhe David Alaba. Austriaku nuk është më në planet e klubit madrilen, ndaj të gjithë prisnin largimin e tij këtë verë, por ish-mbrojtësi i Bayern mendon ndryshe. Alaba ka kërkuar të respektojë kontratën me Realin deri në fudnin e saj, që është qershori i vitit të ardhshëm.
    Në fakt, arsyeja e vërtetë pse Alaba nuk pranon largimin nga Real Madrid është rroga 22 milionë euro bruto, një rrogë që vështirë se mund ta marrë diku tjetër duke parë moshën e tij dhe mbi të gjitha problemet e shumta me dëmtimet që ka pasur në sezonin e fundit.

  • “Nuk kam ndërmend të largohem nga Arsenal, kur kam qenë në formë kam bërë diferencën në fushë”

    “Nuk kam ndërmend të largohem nga Arsenal, kur kam qenë në formë kam bërë diferencën në fushë”

    21 Maj 2025

    9:28

    Telesport

    Pasi mbërriti në Londër verën e kaluar, mbrojtësi Riccardo Calafiori nuk kaloi një vit shumë të qetë me Arsenal. I persekutuar nga dëmtimet, mbrojtësi italian është aktivizuar në 28 ndeshje në total, duke realizuar 3 gola.
    Italiani ka një kontratë deri në vitin 2029 me “topçinjtë” por shpesh është përfolur për një largim. Por siç konfirmon vetë Calafiori, ai nuk ka ndërmend të largohet nga Anglia.
    Mbrojtësi i Arsenal tha se ishte i bindur për zgjedhjen që bëri siç u raportua në një intervistë me “Sky Sport”: “Jam i lumtur tek Arsenal. Ndihem gjithmonë mirë në çdo pozicion që luaj dhe përpiqem ta ndihmoj skuadrën”.
    “Për mendimin tim, ajo që ka munguar ishte vetëm vazhdimësia këtë vit për shkak të dëmtimeve. Do të përpiqem të jem më i qëndrueshëm vitin e ardhshëm”, deklaroi mbrojtësi 23-vjeçar.
    Në fund, Calafiori komentoi: “Kur isha mirë, në formë, kam luajtur gjithmonë, madje kam bërë edhe diferencën. Qëllimi është vetëm të qëndrojmë në formë gjatë gjithë vitit”.

  • Juventusi përgatitë 40 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

    Juventusi përgatitë 40 milionë euro për transferimin e një mbrojtësi

    Planet për të ardhmen e Juventusit kanë nisur të marrin formë, me klubin bardhezi që pritet të jetë shumë aktiv gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa ende nuk ka një vendim përfundimtar për trajnerin.
    Drejtuesit e klubit po shohin me prioritet ardhjen e Antonio Contes, i cili mund të rikthehet në stolin bardhezi së bashku me trajnerin atletik Antonio Pintus. Megjithatë, gjithçka mbetet në fazën e diskutimeve.

    Ende duhet pritur për të parë zhvillimet konkrete, por Juventus ka nisur të lëvizë në disa fronte, me qëllimin për të përforcuar ndjeshëm skuadrën për sezonin e ardhshëm.
    Sipas “SportMediaset”, një nga objektivat është Pietro Comuzzo, mbrojtësi 20-vjeçar i Fiorentinës, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me klubin toskan.
    Fiorentina ka rinovuar me Comuzzo me synimin për ta shitur më vonë, duke përfituar nga talenti dhe potenciali i lartë i lojtarit. Ai shihet si një prej mbrojtësve më premtues në Serie A.
    Juventusi është i vetëdijshëm për vlerësimin e lartë të kartonit të Comuzzos, i cili sipas mediave italian pritet t’i kushtojë bardhezinjve 40 milionë euro. Një shumë e konsiderueshme për një lojtar të ri.
    Objektivi i klubit është të rigjallërojë projektin sportiv, duke shtuar cilësi dhe konkurrencë në skuadër. Lëvizje si kjo tregojnë synimin për të ndërtuar një ekip më të fortë dhe më ambicioz. /Telegrafi/

  • E KRYER | Reali bën dy goditjet e para të merkatos, zbulohen dy objektivat e tjera dhe 100 mln euro të tjera investim!

    E KRYER | Reali bën dy goditjet e para të merkatos, zbulohen dy objektivat e tjera dhe 100 mln euro të tjera investim!

    Ashtu si pritej, tashmë Dean Huijsen mund të konsiderohet afrimi i dytë i Real Madrid për merkaton e verës pas Alexander-Arnold. Spanjolli ndodhet aktualisht në Londër duke iu nënshtruar vizitave mjekësore, ndërsa i afrohet një transferimi nga Bournemouth te Real Madrid. Fabrizio Romano raporton se mbrojtësi 20-vjeçar po përfundon pjesën kryesore të testeve të tij mjekësore, dhe nënshkrimi i kontratës pritet së shpejti.
    Ai e ka konfirmuar transferimin me shenjën e tij dalluese “Ja ku shkojmë”, duke treguar se marrëveshja është e përfunduar. Real Madridi ka rënë dakord të paguajë klauzolën e lirimit prej 60 milionë eurosh të Huijsen, me tarifën e strukturuar në tri këste.
    Gjigantët spanjollë synojnë ta finalizojnë marrëveshjen menjëherë për ta përfshirë Huijsen në skuadrën e tyre për Kupën e Botës për Klube FIFA në qershor. Pavarësisht interesit nga klubet e Ligës Premier si Chelsea, Liverpool, Arsenal dhe Newcastle United, Huijsen i dha përparësi një transferimi te Real Madridi.
    Mbrojtësi i ri pritet të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030, me një pagë fillestare bruto prej 9 milionë eurosh, që potencialisht do të rritet në 11 milionë euro në varësi të performancës.
    Afrimi i Huijsen shihet si një veprim strategjik nga Real Madridi për të forcuar mbrojtjen e tyre, veçanërisht me lojtarë kyç që po shërohen nga lëndimet. Trajneri i ri Xabi Alonso thuhet se e ka miratuar nënshkrimin, duke e parë Huijsen si një figurë qendrore në planet e ardhshme të klubit. Transferimi pritet të njoftohet zyrtarisht pasi të përfundojnë të gjitha formalitetet, duke e bërë Huijsen një nga transferimet më të shtrenjta mbrojtëse në historinë e Real Madridit.
    Por, Real Madrid ka dy objektiva të tjera gati. Flitet për Carreras, mbrojtësi i rritur te Akademia Blancos dhe që luan sot te Benfica (vlera 50 mln euro) dhe një mesfushor, me Angelo Stiller (Stuttgart) në fokus. Për krahun e majtë të mbrojtjes gjithashtu monitorohet edhe Kerkez i Bournemouth gjithashtu.
     

  • Theo do Champions-in, Milan-i e nxjerr në shitje dhe cakton çmimin

    Theo do Champions-in, Milan-i e nxjerr në shitje dhe cakton çmimin

    16 Maj 2025

    14:51

    Telesport

    Milani ka rënë dakord ta shesë Theo Hernandez këtë verë.
    Mbrojtësi i majtë ka një vit në kontratën e tij me Milan-in, por të dyja palët janë dakord se është koha për t’u ndarë.
    Theo dëshiron të largohet për një klub të Champions League, thotë TMW, megjithëse do të shqyrtojë bashkimin me një projekt emocionues.
    Mbrojtësi mund të largohet nga Milani për një ofertë prej 40 milionë eurosh ose më shumë këtë verë.
    Në Angli, Manchester United dhe Chelsea janë të dy të interesuar, ndërsa Como i Cesc Fabregas synon ta mbajë Theo në Serie A.
    Megjithatë, skuadra e Theos ka qenë në kontakt me Real Madrid-in për një rikthim në ish-klubin e tij.
    Për momentin, Reali po përqendrohet në pozicione të tjera në merkaton e verës.

  • Raul Asencio del me deklaratë zyrtare mbi akuzat me të cilat përballet në gjyq!

    Raul Asencio del me deklaratë zyrtare mbi akuzat me të cilat përballet në gjyq!

    Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Asencio, ka dalë me një deklaratë publike pas sqarimit zyrtar të Gjykatës Hetimore nr. 3 në San Bartolome de Tirajana, e cila e përjashton atë nga çdo përfshirje në regjistrimin apo shpërndarjen e videove me përmbajtje seksuale që ndodhen në qendër të një hetimi të ndjeshëm.
    Sipas vendimit të fundit, Asencio nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me personat e përmendur në çështje, nuk ka regjistruar asnjë video dhe nuk ka shpërndarë ndonjë material të tillë.
    Gjykata konfirmon se imazhet në fjalë janë marrë në një vend tjetër dhe jo aty ku ndodhej lojtari. “Nuk kam marrë pjesë në asnjë veprim që kërcënon lirinë seksuale të ndonjë gruaje apo të mituri. Kjo është e konfirmuar nga vetë vendimi i gjykatës,” deklaroi mbrojtësi madrilen.
    Ai shton se e vetmja përfshirje e mundshme është një shikim momental nga një pajisje e palës së tretë, dhe se ky element nuk përbën vepër penale sipas gjykatës. Asencio thekson se vendimi është ende i përkohshëm, por ai mbetet i bindur se pafajësia e tij do të provohet plotësisht.
    “Kam besim të plotë tek drejtësia dhe do të vazhdoj të mbroj veten me qetësi e respekt”, shkruan ai, duke përfunduar me një apel për respektimin e privatësisë dhe të drejtave të grave. Raul Asencio është një emër në rritje në mbrojtjen e Real Madridit dhe ka treguar performanca të qëndrueshme në sezonin aktual.
    Klubi nuk ka bërë ende një reagim zyrtar mbi rastin, por burime pranë “Los Blancos” thonë se besimi ndaj lojtarit është i plotë.

  • Mbrojtësi kërkon ndjesë pas pezullimit: Nuk doja ta mbyllja kështu këtë sezon me Juventus

    Mbrojtësi kërkon ndjesë pas pezullimit: Nuk doja ta mbyllja kështu këtë sezon me Juventus

    15 Maj 2025

    12:11

    Telesport

    Mbrojtësi i Juventus, Pierre Kalulu, ka thyer heshtjen pasi u përjashtua me karton të kuq kundër Lazio në ndeshjen e fundit në kampionat. Kjo solli një dënim prej dy ndeshjes ndaj francezit, që nuk do të luajë në dy sfidat e fundit të këtij sezoni.
    Pra, ai ka mbyllur para kohe sezonin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kalulu përshkroi zhgënjimin e ti: “Nuk është kjo mënyra se si doja ta mbyllja këtë sezon”.
    “Ajo që është e sigurt është se edhe në tribunë do të jem tifozi numër një i ekipit. Le ta përfundojmë punën së bashku! Forza Juve”, shkroi më tej mbrojtësi francez.
    Kalulu do të humbasë dy ndeshjet e fundit kundër Udinese dhe Venezia. Te Juventud do të mungojnë sit ë skualifikuar edhe Thuram e Savona. Për këtë arsye, Tudor do të duhet të menaxhojë emergjencën, veçanërisht në mbrojtje.

  • “Mbrojti” titullin e fituar vjet, mbrojtësi kroat feston edhe me Bayern: Synojmë të tjerë trofe në të ardhmen

    “Mbrojti” titullin e fituar vjet, mbrojtësi kroat feston edhe me Bayern: Synojmë të tjerë trofe në të ardhmen

    15 Maj 2025

    11:09

    Telesport

    Josip Stanisic është padyshim shumë i lumtur që fitoi titullin e kampionatit gjerman me Bayern Munich. Skuadra e Kompany ka ditë që ka nisur festën dhe një mbrojtësi ishte një nga protagonistët e këtij triumfi.
    “Të gjithë e dëshironin me padurim këtë titull. Mendoj se e ardhmja e këtij klubi është e ndritur. Patjetër që duam të synojmë më shumë tituj vitin e ardhshëm“, tha mbrojtësi 25-vjecar kroat.
    Për Stanisic kjo është një mbrojtje e titullit në aspektin personal, pasi sezonin e kaluar ai luajti si i huazuar te Leverkusen. Ndërsa tani e fiton sërish këtë trofe me skuadrën ku është rritur.
    Ndaj, në total, për të ky është tituli i pestë kampion që fiton në Bundesliga (4 me Bayern Munich dhe 1 me Bayer Leverkusen).

  • Ylli i Bayern: Pas dëmtimit dhe operacionit kalova në ankth paniku dhe kam qarë shumë

    Ylli i Bayern: Pas dëmtimit dhe operacionit kalova në ankth paniku dhe kam qarë shumë

    Mbrojtësi i Bayern Munich, Alphonso Davies është ende duke kaluar një proces të gjatë rehabilitimi nga një dëmtim që pësoi së fundmi. Në një deklaratë për mediat kanadeze, pas fitimit të titullit kampion, ai foli për ndjenjat e tij për përballimin e kësaj periudhe të vështirë që po e mban larg nga fusha e lojës.
    Duke kujtuar momentin që ka përjetuar pas operacionit të kryer më 30 mars, ai tha: “Kam pasur një krizë nervore. Bëra një dush dhe më pas shpërtheva në lot dhe në panik. Shpresoj të bëhet më mirë dita-ditës. Më duhet të luftoj për ta kaluar këtë moment. Fizikisht më dhemb, por mendërisht është rraskapitës“.
    Një ditë pas operacionit të tij, më 31 mars, Davies iu drejtua mbështetësve të tij në një postim në Instagram, me një foto të tij të buzëqeshur, i veshur me paterica: “Faleminderit djema për të gjithë dashurinë, fjalët e mira dhe mbështetjen që më keni dhënë që nga lëndimi im”.
    “Është keq të jem jashtë për kaq gjatë dhe sezoni im të përfundojë kaq shpejt, por do të punoj më fort për t’u siguruar që të kthehem“, shtoi më tej mbrojtësi Alphonso Davies. Ai pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gju, që e detyroi atë t’i nënshtrohej një operacioni dhe do ta mbajë jashtë fushës për rreth gjashtë muaj.

  • Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao

    Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao

    Enea Mihaj ka njoftuar largimin nga Famalicao pas këtij sezoni. Mbrojtësi i Kombëtares ka kontratë deri më 30 Qershor të këtij viti dhe nuk do të rinovojë.
    Nga 1 Korriku, Mihaj do të jetë lojtar i lirë dhe do të ketë mundësinë të zgjedhë skuadrën e re, ku do të vazhdojë karrierën.
    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Mihaj ka njoftuar se do të largohet pas fundit të këtij sezoni.
    26-vjeccari ishte pjesë e skuadrës portugeze nga viti 2022 dhe numëron 82 ndeshje të luajtura. Në të kaluarën, Mihaj ka qenë pjesë e PAOK dhe Panetolikos në Greqi, ndërsa mbetet të shihet se ku do të transferohet.