Tag: mbrojtësi

  • Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton në Botërorin e Klubeve, Benfika i tregon ekipit nga Zelanda e Re se ç’është futbolli

    Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare debuton në Botërorin e Klubeve, Benfika i tregon ekipit nga Zelanda e Re se ç’është futbolli

    Okland Siti ka marrë një tjetër humbje me goleadë. Ekipi nga Zelanda e Re po merr leksione të vërteta futbolli në Botërorin e Klubeve. Pasi disfatës turpëruese 10-0 kundër Bajernit të Mynihut, Okland Siti është mundur me shifrat e thella 6-0 nga Benfika.
    Di Maria (45’+8′ penallti, 90’+8′ penallti),  Pavlidhisi (54′), Renato Sançezi (63′), Barreiro (76′, 78′) ishin autorët e golave për skuadrën portugeze. Në këtë ndeshje erdhi edhe debutimi i Adrian Bajramit në Botërorin e Klubeve. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në fushën e blertë në minutën e 86 të takimit./Sport Ekspres/

  • Bastoni karikon Inter: Gati për të nisur një cikël të ri, kemi nevojë për entuzizëm të ri

    Bastoni karikon Inter: Gati për të nisur një cikël të ri, kemi nevojë për entuzizëm të ri

    20 Qershor 2025

    11:04

    Telesport

    Inter ka kryer debutimin e tij në Kupën e Botës për klube me një barazim kundër Monterrey. Mbrojtësi Alessandro Bastoni foli për ndjenjat që grupi “zikaltër” po përjeton në këto ditë amerikane.
    “Nuk është e lehtë, pasi kemi trajner të ri, por puna jonë kërkon që ne të fillojmë nga e para. Të shohim gjërat pozitive që kemi bërë gjatë sezonit dhe më pas të fillojmë një cikël të ri. Ajo që duhet të bëjmë absolutisht është të sjellim entuziazëm të ri”, tha Bastoni.
    “Duam të shkojmë deri në finale e fitojmë pas humbjes së finales së Champions League. Ne jemi mësuar të rifillojmë nga e para. Gjithmonë duhet të përpiqesh të lësh mënjanë atë që ka qenë dhe të demonstroni të tashmen“, shtoi mbrojtësi i Inter.
    Më tej, Bastoni shtoi: “Ne kemi një mundësi të re, vërtet mund të bëjmë më të uriturin dhe të rikuperojmë”. Duke folur për mundësinë e transferimit në Arabinë Saudite, ai tha: “Unë do qëndroj këtu, nuk do të shkoj askund”.
    “Chivu më befasoi menjëherë në nivelin njerëzor. Unë e njihja kur stërviste të rinjtë e Inter. Do të ketë shumë punë për të bërë në aspektin mendor sepse këto janë sezone të gjata dhe rraskapitëse“, tha Bastoni.

  • Mbrojtësi i Inter: E vështirë të fitosh ndaj ekipeve amerikano-latine, Chivu ka sjellë risi për ekipin

    Mbrojtësi i Inter: E vështirë të fitosh ndaj ekipeve amerikano-latine, Chivu ka sjellë risi për ekipin

    18 Qershor 2025

    11:44

    Telesport

    Inter barazoi 1-1 me meksikanët e Monterrey në debutimin e zikaltërve në Kupën e Botës për klube. Braziliani i Inter, Carlos Augusto, komentoi këtë rezultat: “Skuadrat e Amerikës së Jugut janë të vështira për t’u luajtur kundër”.
    “Ato luftojnë për çdo top. Ne filluam keq, pastaj morëm masat e duhura. Mund edhe të kishim fituar, por tani kemi edhe dy ndeshje për të bërë mire dhe për t’u kualifikuar“, shtoi më tej mbrojtësi Carlos Augusto.
    “Këtu, në Los Anxhelos, gjetëm një fushë tjetër sepse topi lëvizte me më shumë vështirësi dhe ishte shumë nxehtë. Nuk më pëlqen të gjej justifikime sepse kjo vështirësi vlen për të dyja skuadrat”, tha interisti.
    N fund, ai komentoi: “Me një fushë si kjo, futbolli është më pak i bukur, por ne duhet të mendojmë për përmirësimin. Stafi i ri ka sjellë gjëra të reja dhe jemi të gjithë të lumtur së bashku. Ne e dimë forcën e grupit tonë dhe duhet të vazhdojmë”.

  • Telashe për Inter para Botërorit për klube, mbrojtësi i dëmtuar rrezikon të mos luajë

    Telashe për Inter para Botërorit për klube, mbrojtësi i dëmtuar rrezikon të mos luajë

    9 Qershor 2025

    12:20

    Telesport

    Ka një lajm të keq për Inter në prag të Kupës së Botës për klube.
    Pasi u largua herët nga fusha në finalen e Champions League për shkak të dëmtimit, Yann Bisseck iu nënshtrua testeve instrumentale. Ato zbuluan një tendosje muskulore.
    Një dëmtim që po e mban disi gjatë lojtarin nga fusha. Madje mbrojtësi gjerman pritet të mungojë në ndeshjet e para të Kupës së Botës për klube. Një mungesë e rëndësishme për klubin zikaltër.
    Për më tepër, Bisseck ishte detyruar të tërhiqej nga gjysmëfinalet e Nations League për shkak të këtij dëmtimi. Lojtari pritet të luajë në ndeshjen e tretë ose të qëndrojë pushim për të qenë gati për sezonin e ri.

  • Ismajli merr ofertë nga një klub turk, lëvizja pritet të ndodhë brenda qershorit

    Ismajli merr ofertë nga një klub turk, lëvizja pritet të ndodhë brenda qershorit

    Adriatik BALLA
    Lojtarë të ndryshëm të ekipit kombëtar po nmegociojnë me klube të interesuara për të pasur lëvizje në këtë merkato vere. Në treg kanë dalë disa lojtarë si Broja, Hysaj, Asani, Asllani, Ramadani e ndonjë tjetër, por listës së këtyre emrave i është shtuar së fundmi edhe Ardijan Ismajli që është pjesë e Empolit në Serie A italiane. Ndërkohë, në pikëpyetje mbetet Armando Broja, pasi Çelsi e ka bërë të qartë se nuk do ta mbajë për sezonin e ri dhe kërkon ekip ku të mund ta huazojë ose ta shesë. Mundet që lojtari të shitet brenda kësaj vere edhe për një çmim të pranueshëm, pasi, për shkka të situatës së tij me dfëmtimet ka rënë ndjeshëm pesha e kartonjit të futbollistit. Gjithçka duket e hapur për të dhe për lojtarët e tjerë, të cilëët po presin ofertën më të mirë për të vendosur në lidhje me të ardhmen e tyre.
    Situata
    Ardian Ismajli do të përjetojë një verë ndryshe pasi të mbyllë ndeshjet me Kombëtaren shqiptare të futbollit. Mbrojtësi i kuqezinjve, do të ndërrojë skuadër gjatë kësaj vere dhe ditët pas grumbullimit kuqezi, do t’i kalojë duke mbyllur negociatat me atë që pritet të jetë klubi i tij i ri. Sipas mediave turke, futbollisti ka një akord parimor për t’iu bashkuar një emri shumë të njohur si Beshiktash, i cili synon të përforcohet për edicionin e ardhshëm me lojtarë të nivelit të lartë. Ismajli është një “okazion” për çdo klub, meqë pas 30 qershorit është futbollist i lirë, pasi mbyll kontratën me Empolin në Serinë A. Futbollisti ka marrë disa oferta, por raportohet se tundohet nga fakti se klubi i Beshiktash synon të shkojë në fazën në grupe të kompeticioneve europiane dhe Ismajli dëshiron të provojë një eksperiencë të tillë. Ndaj palët janë drejt arritjes së një akordi, për të finalizuar së shpejti këtë transferim.
    Kumbulla në gjurmët e Gjimshitit tek Atalanta
    Ndërkohë që vëmendja e të gjithë lojtarëve kuqezi është e frokusuar tek ndeshja e sotme me Serbinë, në “Air Albania” të Tiranës, duket se për disa lojtarë elitarë vijojnë ofertat në treg dhe vëmendjen orët e fundit e ka marrë mbrojtësi Marash Kumbulla, që është pjesë e Romës, por i huazuar tek Espanjoli në Spanjë. Lojtari dëshiron të kthehet në Itali, ku krahas Romës si opsion janë sxhfaqur edhe alternativa të tjera. Në fakt, mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla bëri një sezon fantastik me Epanjolin ku në 35 paraqitje ka qenë edhe vendimtar me gola të shënuar, ose duke i shmangur ato. Huazimi i tij nga Roma përfundon në fund të qershorit dhe ai duhet të kthehet në Itali. Kumbulla mund të përfitojë nga ardhja e Xhian Piero Gasperinit në stolin e verdhekuqve pasi mund ta bënte atë një nga alternativat në vijën e mbrojtjes. Sipas “Corriere dello Sport”, Roma do të donte të kuptonte me qetësi se çfarë duhet të bëjë, nëse dëshiron ta shesë 25-vjeçarin pas vitit të shkëlqyer në Katalonjë apo ta mbajë në ekip. Por me shumë mundësi mund të përsëritet historia si me mbrojtësin e Shqipërisë, Berat Gjimshiti. Gasperini veproi njësoj me futbollistin i cili u rikthye nga huazimi dhe e mbajti në skuadër duke e kthyer në lider te Atalanta.

  • “Brazili është katastrofë. Ë vështirë ta them, por sot nuk mund ta fitojmë Kupën e Botës”

    “Brazili është katastrofë. Ë vështirë ta them, por sot nuk mund ta fitojmë Kupën e Botës”

    Fjalë shumë të forta nga Danilo, kapiteni i Brazilit dhe një nga figurat simbol të “Seleçao”. Në një intervistë për “Romario Tv”, mbrojtësi veteran analizoi momentin që po kalon kombëtarja e tij: “Dua ta them, unë besoj në gjithçka të futbollit.
    Është madje e vështirë ta thuash, sepse do të thonë që kapiteni i përfaqësueses së Brazilit pranon dorëzimin, se Brazili nuk mund ta fitojë Kupën e Botës. Por sot, në gjendjen që është, nëse e shikon ekipin kombëtar të Brazilit, është një katastrofë. Tani do të kemi një trajner të ri, në aspektin administrativ nuk e dimë as vetë çfarë kemi”.
    Pak para grumbullimit, mbrojtësi i Flamengos do të shprehej kështu: “Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë. Unë me të vërtetë besoj që gjërat mund të përmirësohen shumë nga tani deri vitin tjetër. Varet nga lojtarët, nga Ancelotti, nga aftësia për t’u mbrojtur nga gjithçka që ndodh jashtë fushës. Varet nga aftësia për të qëndruar larg kritikave, pritshmërive, sepse janë shkatërruese”.
    Ish-mbrojtësi i Juventus thekson se ajo që ka rëndësi janë rezultatet: “Kur thuhet: ‘Ah, Brazili fitoi 2-0, por luajti keq’. ‘Ah, Brazili nuk po luan mirë’… Edhe unë dua të luaj mirë, të gjithë duan të luajnë mirë, askush nuk do të vuajë. Sidoqoftë, mes të mos fituarit duke luajtur bukur dhe të fituarit pa luajtur mirë, unë preferoj të fitoj.
    Më falni, por unë jam një nga ata njerëz. Të kesh një figurë si Ancelotti, sigurisht që të jep më shumë mbështetje, më shumë respekt. Besoj se do të ketë presion mbi të për të sjellë rezultate dhe ndoshta kjo do ta ulë pak presionin mbi lojtarët.
    Por ne, si sportistë, duhet të themi gjithashtu: Prisni pak, trajneri është i jashtëzakonshëm, duhet të gjejmë një zgjidhje, sepse kanë ndryshuar trajnerë disa herë dhe gjërat nuk janë përmirësuar”.
    Mendimi i Danilos për Ancelottin është pozitiv: “Si trajner, si fitues trofesh, si figurë e respektuar, nuk ka asgjë për t’i kritikuar. Besoj se do të rikthejë një pjesë të respektit, që ekipi i Brazilit e ka humbur kohët e fundit.
    Qoftë në aspektin e dinamikave në fushë, në lojë, në raportet me arbitrat, me trajnerët e tjerë dhe lojtarët e tjerë. Edhe jashtë fushe, në aspektin administrativ, në atë që bota sheh nga ekipi kombëtar i Brazilit”.

  • Amir Rrahmani është mbrojtësi i 4-t më me ndikim në botë, në listë edhe Berat Gjimshiti

    Amir Rrahmani është mbrojtësi i 4-t më me ndikim në botë, në listë edhe Berat Gjimshiti

    Sezoni tashmë ëdhtë mbyllur dhe Observatori i Statistikave të Futbollit, CIES-i, ka publikuar listat e lojtarëve më me ndikim në botë. Ndarja është bërë sipas reparteve në bazë të paraqitjeve dhe rezultateve të marra përgjatë sezonit.
    Në këtë publikim të CIES-it nuk mungojnë as lojtarët shqiptarë. Amir Rrahmani është mbrojtësi i 4-t me më tepër ndikim në botë. Sipër tij në renditje gjenden vetëm Van Dajku, Çuameni dhe Saliba. Pjesë e listës është edhe Berat Gjimshiti. Kapiteni i Kombëtares shqiptare gjendet i 17-i në këtë renditje./Sport Ekspres/

  • Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas CIES. Vlerësim edhe për Gjimshiti

    Amir Rrahmani, mbrojtësi më i mirë i Serie A sipas CIES. Vlerësim edhe për Gjimshiti

    Mbrojtësi më i mirë i Serie A është Amir Rrahmani. Kështu thotë CIES (Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive), që ka përpiluar një listë me 20 lojtarët më influentë në botë për çdo rol, duke analizuar 60 kampionate në mbarë globin. Përzgjedhja bazohet në të dhëna të përpunuara nga partnerët e këtij observatori të futbollit, duke marrë parasysh edhe minutat e luajtura.
    Gjashtë aspektet kryesore të lojës që merren në konsideratë janë: duelet ajrore, aftësia për të mbrojtur me topin në tokë, shpërndarja e pasimeve, mbajtja e topit përpara, krijimi i rasteve për gol dhe finalizimi.
    Në listën e mbrojtësve, më i miri rezulton të jetë Virgil van Dijk i Liverpool-it. Podiumi plotësohet nga Aurelien Tchouameni i Real Madridit, që mund të konsiderohet edhe mesfushor, dhe William Saliba. Në vendin e katërt renditet pikërisht Amir Rrahmani, kapiteni i kombëtares së Kosovës, ndërsa i teti është Alessandro Bastoni i Interit.
    Në vendin e 17-të ndodhet Berat Gjimshiti, balanca e mbrojtjes së Gian Piero Gasperinit tek Atalanta. Vendi i 20-të shkon për Mario Gila të Lazios, duke kompletuar kështu katërshen e përfaqësuesve nga Serie A në këtë klasifikim.
    Ja renditja e plotë e CIES:1) Virgil van Dijk2) Aurelien Tchouameni3) William Saliba4) Amir Rrahmani5) Inigo Martinez6) Nicolas Otamendi7) Piero Hincapiè8) Alessandro Bastoni9) Dayot Upamecano10) Levi Colwill11) Dani Vivian12) Jonathan Tah13) Nathan Collins14) Dan Burn15) Kim Min-Jae16) Murilo Costa17) Berat Djimsiti18) Fabian Schar19) Olivier Boscagli20) Mario Gila

  • E bujshme, Amir Rrahmani shpallet mbrojtësi më i mirë në Serie A

    Mbrojtësi më i mirë në Serie A është Amir Rrahmani. Kjo është sipas CIES, e cila ka llogaritur, rol pas roli, njëzet lojtarët më me ndikim në 60 liga në të gjithë botën. Një zgjedhje që bazohet në analizën e të dhënave të prodhuara nga partnerët e observatorit të futbollit, gjithashtu bazuar në minutat e luajtura.

    Gjashtë fushat e lojës që merren në konsideratë janë loja ajrore, aftësia për t’u mbrojtur me topin në tokë, shpërndarja e pasimeve, aftësia për të çuar topin përpara, mundësia e krijimit të rasteve për shënim golash dhe përfundimi i ndeshjeve.

    Vazhdo leximin

  • Triumfoi në vitin 2020 me Bayern, Pavard i tregon Inter si fitohet Champions League

    Triumfoi në vitin 2020 me Bayern, Pavard i tregon Inter si fitohet Champions League

    28 Maj 2025

    12:53

    Telesport

    Mbrojtësi francez i Inter, Benjamin Pavard, kampion i Europës në vitin 2020 me Bayern Munich, po ëndërron një mbyllje me nder të sezonit, tre ditë para finales së Champions League mes zikaltërve dhe PSG.
    “Shpresoj të përjetoj sërish të njëjtin fund sin ë vitin 2020. E rëndësishme është të mos e nënvlerësojmë PSG. Ata janë një skuadër e madhe dhe e kanë dëshmuar këtë prej vitesh”, tha mbrojtësi francez në një intervistë për “l’Equipe”
    “A është ndeshja perfekte për mua? Sigurisht që është perfekte nëse fitojmë, – vazhdoi Pavard. – Kam luajtur katër vjet në Munih, kam fituar shumë tituj atje dhe tani do të përballem me një ekip francez. Gjithsesi, të shtunën nuk do të jem francez“.
    Mbrojtësi zikaltër është i bindur se Inter mund të “bëjë diçka të jashtëzakonshme” në këtë finale. “Jam krenar për atë që kemi bërë së bashku. Jam gjithashtu krenar për karrierën time dhe atë që kam ndërtuar. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij grupi“, tha Pavard.