Tag: mbrojtësi

  • Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

    Sërish telashe me dëmtimet tek Arsenal, mbrojtësi mund të mungojë të paktën gjashtë javë

    8 Dhjetor 2025

    12:50

    Telesport

    Mbrojtësi i Arsenal, Cristhian Mosquera, mund të mungojë të paktën gjashtë javë pas dëmtimit të pësuar pak ditë më parë. Lajmi është konfirmuar sot nga “BBC Sport”.
    Raporti mjekësor i klubit thotë se lojtari mund të mungojë deri në tetë javë pas një dëmtimi në kyçin e këmbës që pësoi në fitoren 2-0 në shtëpi të mërkurën ndaj Brentford.
    Lëndimi i spanjollit i shtohet një liste të gjatë lëndimesh mbrojtëse, me qendërmbrojtësit titullarë Gabriel Magalhaes dhe William Saliba që janë gjithashtu jashtë për “gunners”.
    “Dëmtimi i Mosquera (lëndim në kyçin e këmbës) është më i komplikuar”, konfirmoi trajneri i Arsenal, Mikel Arteta. 21-vjeçari mund të mungojë deri në fund të janarit.

  • Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares, lajm i keq për Hysajn

    Lazio merr vendimin ndaj futbollistit të Kombëtares, lajm i keq për Hysajn

    Elseid Hysaj mbetet jashtë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare nuk është përfshirë nga Lazio në listën e lojtarëve për ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.
    Vendimi i Sarr-it vijon të jetë i njëjtë me atë të kampionatit: trajneri italian nuk e ka grumbulluar 31-vjeçarin as për këtë sfidë, duke e thelluar edhe më shumë situatën e pasigurt për Hysajn.
    Ndërkohë, e ardhmja e tij te klubi kryeqytetas mbetet e paqartë. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka qenë pjesë e Lazios që prej vitit 2021, pritet me shumë gjasë të kërkojë një destinacion të ri gjatë merkatos së afërt.

  • Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

    Amir Rrahmani përzgjidhet mbrojtësi më i mirë i Serisë A për vitin 2025

    Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, është shpallur mbrojtësi më i mirë në Serie A për edicionin e kaluar. Rrahmani udhëhoqi mbrojtjen e Napolit që e fitoi titullin e kampionit të Italisë.
    Ceremonia e shpalljes së më të mirëve të edicionit të kaluar, e njohur si “Gran Gala del Calcio”, është mbajtur të hënën mbrëma në Milano. Këtë ngjarje e organizon Shoqata Italiane e Futbollistëve (AIC). Rrahmani dhe Alesandro Bastoni i Interit janë shpallur mbrojtësit më të mirë të qendrës. Denzel Dumfries i Interit u shpall mbrojtësi i djathtë më i mirë, ndërsa Federiko Dimarko (Inter) mbrojtësi i majtë më i mirë. Mile Svilar i Romës u përzgjodh portieri më i mirë, ndërsa mesfusha më e mirë e edicionit të kaluar të Serie A përbëhet nga Nikolo Barella (Inter), Scott McTominay (Napoli) e Tijjani Reijnders (Milan). Holandezi Reijnders tani është te Mançester Siti. Lautaro Martinez i Interit, Moise Kean i Fiorentinas dhe Mateo Retegui i Atalantas, tani tek Al-Qadsiah, janë përzgjedhur sulmuesit më të mirë të kampionatit të kaluar. Ndërkohë mesfushori skocez i Napolit, Skot McTominay u shpall lojtari më i mirë i edicionit 2024/2025 në Serie A. “Punoj çdo vit që të përmirësohem”, ka thënë kapiteni i Kosovës. Përzgjedhja e ekipit më të mirë është bërë me vota të lojtarëve. Interi prezantohet me pesë lojtarë, Napoli me vetëm dy, ndërsa Roma, Milani, Fiorentina e Atalanta me nga një.
    “Ai ishte njëri prej lojtarëve konstantë mes dy titujve. Trajnerë të ndryshëm, nga Spalletti te Conte, dhe me shumë lojtarë të larguar pas titullit të vitit 2023 si Osimhen, Kvara dhe Kim, të tjerë lojtarë të rëndësishëm erdhën te Napoli. Por Rrahmani mbeti. Fillimisht në dyshe me Kim e më pas me Buongiorno, duke luajtur në të gjitha 38 ndeshjet, ai është lider i vërtetë. Rrahmani dhe Bastoni kanë fituar në konkurrencë me Acerbin, Buongiornon dhe Ndickan”, ka shkruar “Sky Sport Italia”,

  • Cassano: Ja mbrojtësi më i egër, kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë

    Cassano: Ja mbrojtësi më i egër, kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë

    1 Dhjetor 2025

    10:31

    Alfred Lleshi

    Antonio Cassano ka bërë zbulime picante në “Viva el fútbol”: “Mbrojtësi më i egër, kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë, është Giorgio Chiellini. Një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i edukuar, por në fushë nuk kishte mëshirë. Të godiste në ndeshje, madje edhe në stërvitje, pastaj të kërkonte falje, por gjithsesi të shkatërronte.
    Suarez e kafshoi, por më parë Chiellini e kishte masakruar tashmë. Giorgio ‘të rrihte’ me elegancë. Unë i bërtisja: ‘Giorgio, më ke çarë by…n, je një m…t’, por pastaj, jashtë fushe, ai i harronte të gjitha, më përqafonte dhe më thoshte: ‘Forca, nesër është një ditë tjetër’. Për shkak të tij kam dy kyçe të këmbëve kështu.
    Mbrojtësi më i fortë në absolut, sipas mendimit tim, ka qenë Paolo Maldini. Ta kaloje ishte praktikisht e pamundur, ka qenë më i ploti nga të gjithë. I kishte me të vërtetë të gjitha”.

  • Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

    Hysaj jashtë listës, mbrojtësi kuqezi i destinuar të largohet nga Lazio në janar

    Në klubin e Lazios, në prag të sfidës ndaj Milanit të shtunën në “San Siro” ka patur zhvillime të rëndësishme për sa i përket merkatos dhe listës së lojtarëve të regjistruar për këtë sezon. Mbrojtësi shqiptar, Elseid Hysaj, ka përfunduar jashtë listës së bardhekaltërve për vazhdimësinë e kampionatit, pasi tekniku Maurizio Sarri ka rikthyer në listë mesfushorin Delle Bashiru. Kjo lëvizje mund të ketë një efekt domino tek skuadra bardhekaltët sa i takon lëvizjeve në merkaton e janarit.
    Në fillim të sezonit, Hysaj ishte pjesë e listës së lojtarëve të disponueshëm për trajnerin Maurizio Sarri, por tani situata duket se mund të ndryshojë. Duket se lojtari është i destinuar të largohet nga Lazio, me shumë mundësi që të ketë një transferim gjatë merkatos së janarit, për shkak të pozicionit të tij të pasigurt në formacionin e trajnerit, por edhe sepse ai rezulton një nga lojtarët më të paguar të ekipit.

    Sipas burimeve të afërta me klubin, Hysaj mund të jetë një nga ato emra që mund të lënë Lazio-n në një periudhë të afërt, me klube të tjera të interesuara për shërbimet e tij. Me kontratë që Hysajt i skadon në verën e ardhshme për Lazion do të ishte e rëndësishme, që klubi bardhekaltër të përfitojë nga shitja e tij dhe me mbrojtësin që gjithashtu do të kërkonte të nis një aventurë të re, për tu aktivizuar më shumë e për të qenë sa më në formë në prag të ndeshjeve të ekipit tonë kombëtar për fazën play off të Botërorit 2026.

  • Ivan Balliu rrëzim të frikshëm, lë ndeshjen dhe përfundon me urgjencë në dhomat e zhveshjes

    Ivan Balliu rrëzim të frikshëm, lë ndeshjen dhe përfundon me urgjencë në dhomat e zhveshjes

    Adriatik BALLA
    Një nga futbollistët e Kombëtares, mbrojtësi Ivan Balliu, i cili luan me Rajo Valekanon në Spanjë, pati dje një dëmtim të frikshëm, pasi në një përplasje me rivalin në fushë ra me kokë në tokë, në pozicion shumë të keq, që mund të kishte pasoja fatale për jetën. Në fakt, Ivan Balliu duket se nuk po përjeton një moment të lumtur në kompeticionet europiane në këtë sezon. Pak javë më parë, pamjet e tij duke u përplasur publikisht me trajnerin e Rajo Vajekanos në pankinë bënë xhiron e rrjetit. Sot, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka pësuar një dëmtim që tronditi jo pak fillimisht shokët e skuadrës në momentin kur e panë duke u rrëzuar në tokë.
    Në pjesën e parë të ndeshjes së Ligës së Konferencës ndaj Slovan Bratislavës, Balliu po tentonte të kapte një top në ajër para pankinës. Por ndërhyrja e kundërshtarit bëri që ai të rrotullohej dhe të binte në mënyrë të frikshme me kokë në tokë duke mbetur i palëvizur në anë të fushës. Menjëherë ndërhyri stafi mjekësor i skuadrës, teksa Balliu më pas nisi të lëvizte mes dhimbjeve, ndërsa shokët e skuadrës ishin të alarmuar për disa çaste. Ai u zëvendësua menjëherë nga trajneri, ndërsa u dërgua në dhomat e zhveshjeve. Stafi do të shohë gjendjen e tij në vijimësi nëpërmjet disa analizave, për të hequr dyshimet për ndonjë problem serioz që mund të ketë pësuar lojtari gjatë përplasjes në tokë.
    Problemet muskulore të Ismajlit shqetësojnë Silvinjon
    Mbrojtësi Ardian Ismajli nuk po arrin që të gjejë vazhdimësinë në fushën e lojës me Torinon për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar gjatë të gjithë sezonit. Edhe këtë të hënë, futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte spektator në duelin ndaj Komos, pasi problemet muskulore e kanë lënë jashtë sfidës, ndonëse nuk kishte shfaqur shqetësime në ditët e grumbullimit me Kombëtaren shqiptare apo edhe në derbin ndaj Juventusit. Për Ismajlin kjo është hera e tretë në këtë sezon që ndalet për shkak të problemeve muskulore, duke ndikuar ndjeshëm në minutazhin e tij në fushë.
    Lojtari edhe sot është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës ndaj nuk dihet ende nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen e fundjavës kundër Leçes së Berishës dhe Ramadanit. Natyrisht, dëmtimet nuk janë shenjë e mirë për Kombëtaren, e cila në mars duhet të ketë një grup sa më të plotë e cilësor lojtarësh, të cilët të jenë në top-formën e tyre, të kenë statistika domethënëse në klubet e tyre dhe të hapin garanci që Kombëtarja do të tregohet e dinjitetshme në fushë përballë Polonisë, për të shpresuar kualifikim më tej e pse jo edhe në Botëror.
    Kumbulla pret rikthimin në formacion
    Në Kushtet kur Ismajli dëmtohet herë pas here, duket se në “play-off” shanset për të qenë në fushë i merr Marash Kumbulla, i cili luan me Majorkën në Spanjë. Kumbulla është mbrojtës i dalë nga shkolla italiane dhe është mjaft i qartë taktikisht në fushë. edhe teknikën e ka të mirë. Atij i duhet të luajë me ekipin e tij sa më shumë dhe të jetë në formë. Kur ai gëzon formën maksimale bën ndeshje të mira. Gjithsesi, Silvinjo në qendër të mbrojtjes ka preferuar gjatë ndeshjeve të fundit më shumë Gjimshitin dhe Ajetin, të dy shtatlartë e të kujdesshëm.

  • Mbrojtësi i Shqipërisë tremb të dyja skuadrat dhe tifozët, rrëzohet shumë keq në fushë dhe zëvendësohet direkt (video)

    Mbrojtësi i Shqipërisë tremb të dyja skuadrat dhe tifozët, rrëzohet shumë keq në fushë dhe zëvendësohet direkt (video)

    27 Nëntor 2025

    20:13

    Telesport

    Si rrallëherë këtë sezon, Ivan Balliu e nisi titullar sot për Rayo Vallecano-n në transfertën ndaj Slovan Bratsilava, e vlefshme për raundin e katërt në Conference League, por fati i keq duket se nuk i ndahet mbrojtësit të Shqipërisë.
    Në minutën e 32-të, Ivan Balliu gjatë një dyluftimi anësor me kundërshtarin rrëzohet shumë keq në fushë, duke panikosur lojtarët dhe stafet e të dy skuadrave. Menjëherë mbrojtësi shqiptar zëvenësohet dhe del nga fusha e lojës. Orët në vijim pritet të mësohet më shumë për shkallën e dëmtimit dhe sa kohë do të mungojë.
    Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, Slovan Bratislava është duke fituar 2-1 momentalisht.
    SHIKOVIDEON

  • Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

    Mbrojtësi/ Aliji drejt Gjermanisë për rikuperim, do t’i mungojë Dinamos disa javë

    Në ndeshjen që Shqipëria luajti kundër Anglisë trajneri Silvinjo kishte përzgjedhur në mbrojtje edhe Naser Alijin. Futbollisti nuk ishte ftuar për ca kohë, por muajt e fundit u pa e arsyeshme nga Silvinjo që mbrojtësi të ishte në grumbullim, pasi ka përvojë dhe siguri taktike.
    Ai luajti mirë në ato minuta kur iu dha mundësia e ndaj Anglisë luajti titullar. Pati paraqitje të mirë. Ndërkohë, duhet theksuar se pavarësisht se kishte luajtur titullar në ndeshjen e fundit ndaj Anglisë, ai luajti edhe në kampionat me Dinamon, ku u aktivizua për 90 minuta në ndeshjen ndaj Elbasanit. Por, Aliji ka luajtur i dëmtuar për shkak të shqetësimeve që i ka dhënë pubalgjia. Kështu, mbrojtësi udhëtoi drejt Gjermanisë, ku edhe do të kryejë ndërhyrjen kirurgjikale për shqetësimin që ka pasur. Mbrojtësi do t’i mungojë Dinamos për disa javë dhe me shumë gjasa do të rikthehet në fushë vetëm në muajin janar pasi rikuperimi do të duhet të marrë kohën e vet. Gjatë javës, Aliji do t’i nënshtrohet operacionit dhe operacione të tilla, zakonisht shkojnë deri në 2 muaj rikuperim, për t’u kthyer që të jenë të gatshëm për të luajtur. Aliji ka qenë padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm të Dinamos këtë sezon, por edhe sezonin e shkuar duke luajtur si qendërmbrojtës së bashku me Bruno Ditën. Te Dinamo, tashmë shpresojnë që të rikthehet sa më shpejt Dita, për të pasur të plotë prapavijën, ku pritet të rreshtohet së bashku me Teikseirën, që duket se ka fituar vendin e titullarit dhe në ndeshjet e fundit ka bindur.
    Trajneri Ilir Daja shpreson që këto dëmtime të kalojnë sa më shpejt dhe Dinamo të rikthehet në garë për titull, pra të qëndrojë sa më pranë dyshes kryesuese që janë Vllaznia e Elbasani. Me Alijin në mbrojtje siguria për objektivat rritet.

  • Shkëlqen mbrojtësi i Skënderbeut, niset drejt Gjermanisë

    Shkëlqen mbrojtësi i Skënderbeut, niset drejt Gjermanisë

    Skënderbeu prej vitesh njihet si një nga klubet kryesore në zbulimin dhe promovimin e talenteve shqiptare e kosovare, mes të cilëve edhe mbrojtësi Leard Sadriu.
    Pas një rrugëtimi të qëndrueshëm, lojtari kosovar është shumë pranë një hapi të rëndësishëm në karrierë.
    Gjatë gjashtë muajve me FC Arges në Rumani, ai ka zhvilluar 17 ndeshje dhe është vlerësuar si një prej mbrojtësve më të spikatur të kampionatit.
    Me dy gola të shënuar dhe paraqitje të rregullta, Sadriu ka tërhequr vëmendjen e trajnerëve dhe skautëve ndërkombëtarë.
    Burime të sigurta bëjnë me dije se ai ka arritur marrëveshjen personale me Holstein Kiel, klub i Bundesliga 2.
    Aktualisht pritet finalizimi i akordit mes klubeve, me FC Arges që kërkon mbi 1 milion euro për kartonin e tij. Bisedimet vijojnë dhe synimi është që transferimi të mbyllet në fillim të janarit.

  • Bastoni: Chivu ka një qasje positive me skuadrën dhe ka sjellë një ekuilibër që mungonte

    Bastoni: Chivu ka një qasje positive me skuadrën dhe ka sjellë një ekuilibër që mungonte

    Mbrojtësi i Inter, Alessandro Bastoni, në një intervistë dha mendimin e tij për situatën aktuale të zikaltërve. Ai analizon ndikimin e trajnerit Cristian Chivu, transformimin e rolit të tij dhe diskuton menaxhimin e ekuilibrit mendor dhe përgjegjësinë që ai ka zhvilluar në dhomën e zhveshjes.
    “Chivu ka pasur një qasje shumë pozitive. Është një person i mirë, një djalë i jashtëzakonshëm që është vërtet i etur për të punuar. Ai na i përcjell gjërat në mënyrën e duhur dhe ka kapur në mënyrë të përsosur mënyrën më të mirë për t’u përshtatur në grup“, deklaroi Bastoni.
    Numri 95 më pas kthehet në evolucionin e tij taktik. “Në imagjinatën kolektive, një mbrojtës thjesht mbrohet, por ky nuk është rasti im. Përvoja më ka mësuar se ekuilibri është thelbësor. Më pëlqen të bëj shumë më tepër, më vjen natyrshëm“, sqaron mbrojtësi zikaltër.
    Më tej, Bastoni komentoi: “Këto janë lojëra që na vijnë natyrshëm dhe koha i ka ngritur ato në shkallën më të lartë. E konsideroj veten një lojtar inteligjent, të aftë të lexojë mirë situatat. Gjithmonë filloj në mbrojtje, pastaj gjatë lojës lëviz bazuar në atë që nevojitet.”