Tag: mbretërisë

  • Ambasadori rus pranon se Moska gjurmon nëndetëset e Mbretërisë së Bashkuar: Nuk përbëjnë kërcënim

    Ambasadori rus pranon se Moska gjurmon nëndetëset e Mbretërisë së Bashkuar: Nuk përbëjnë kërcënim

    Ambasadori i Rusisë në Britaninë e Madhe nuk i ka mohuar pretendimet se sensorë rusë janë fshehur në ujërat rreth Britanisë së Madhe në një përpjekje për të gjurmuar nëndetëset bërthamore të Mbretërisë së Bashkuar.
    Andrei Kelin megjithëse nuk e mohoi se Rusia po përpiqej të gjurmonte nëndetëset britanike, hodhi poshtë idenë se aktivitete të tilla përbënin një kërcënim për Mbretërinë e Bashkuar.
    I pyetur nga BBC, nëse ai kundërshtonte pretendimet, Kelin tha: “Jo”.

    “Nuk do ta mohoj, por pyes veten nëse vërtet kemi interes të ndjekim të gjitha nëndetëset britanike me koka bërthamore shumë të vjetra… të gjitha këto kërcënime janë jashtëzakonisht të ekzagjeruara”, tha ai.
    I pyetur më tej nga BBC, ambasadori shtoi: “Unë po mohoj ekzistencën e kërcënimeve për Mbretërinë e Bashkuar. Ky kërcënim është shpikur, absolutisht, nuk ka asnjë kërcënim nga Rusia për Britaninë e Madhe.”
    Pranimi i Kelin pason një hetim të publikuar nga Sunday Times në fillim të këtij muaji, duke detajuar zbulimin e sensorëve të dyshuar rusë në detet rreth Britanisë.
    Në hetimin e saj, Sunday Times tha se pajisjet besohet se janë vendosur nga Moska në përpjekje për të mbledhur informacione mbi katër nëndetëset Vanguard të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat mbajnë raketa bërthamore.
    Ushtria britanike zbuloi ekzistencën e pajisjeve dhe i konsideroi ato një kërcënim të mundshëm për sigurinë kombëtare, raportoi gazeta.
    Pajisjet janë karakterizuar si pjesë e një lufte hibride, që po luftohet nga presidenti rus Vladimir Putin./vizionplus.tv

  • Bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga partnerët

    Bashkëpunimi mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga partnerët

    Në Londër u mbajt sot Samiti i Sigurisë Kufitare. Pjesë e këtij takimi teknik ishin edhe drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Saimir Boshnjaku.
    Gjatë samitit u diskutua për gjetjen e formave dhe mënyrave sa më efikase për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e emigrantëve. Nallbati referoi në samit eksperiencën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve të Mbretërisë së Bashkuar.

    Drejtuesi i Samitit, Graemme Biggarm, drejtor i Përgjithshëm i NCA-së, vlerësoi Policinë shqiptare dhe theksoi: “Bashkëpunimi operacional mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare është shembulli më i shkëlqyer që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët në luftën e përbashkët kundër trafikimit të qenieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimit të organizuar”.
    Gjatë samitit, Nallbati zhvilloi një takim edhe me Drejtorin e NCA-së, takim i cili konfirmoi mbështetjen e NCA-së (Policisë gjermane), për Policinë shqiptare. Boshnjaku takoi Drejtorin për Migracionin në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javit, i cili falënderoi Policinë shqiptare për profesionalizmin dhe përkushtimin për të parandaluar dhe goditur kontrabandimin e emigrantëve.

  • Policia shqiptare dhe britanike forcojnë aleancën kundër trafikimit dhe emigracionit të paligjshëm

    Policia shqiptare dhe britanike forcojnë aleancën kundër trafikimit dhe emigracionit të paligjshëm

    📍Londër/Samiti i Sigurisë Kufitare
    Bashkëpunimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare, shembull që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët.
    Drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale Drejtues i Lartë Neritan Nallbati dhe Drejtori i Departamentit për Kufirin dhe Migracionin Drejtues i Lartë Saimir Boshnjaku, pjesë e takimit teknik në Samitin e Sigurisë Kufitare, të mbajtur në Londër.
    Gjatë samitit u diskutua për gjetjen e formave dhe mënyrave sa më efikase për të parandaluar dhe luftuar trafikimin e qenieve njerëzore dhe kontrabandimin e emigrantëve.
    Drejtor Neritan Nallbati referoi në samit eksperiencën e bashkëpunimit mes Policisë së Shtetit dhe homologëve të Mbretërisë së Bashkuar.
    Drejtuesi i Samitit, Graemme Biggarm, Drejtor i Përgjithshëm i NCA-së, vlerësoi Policinë shqiptare dhe theksoi: “Bashkëpunimi i shkëlqyer operacional mes Mbretërisë së Bashkuar dhe Policisë shqiptare është shembulli më i shkëlqyer që duhet të ndiqet nga të gjithë partnerët në luftën e përbashkët kundër trafikimit të qënieve njerëzore, kontrabandimit të emigrantëve dhe krimit të organizuar”.
    Gjatë samitit, Drejtor Nallbati zhvilloi një takim miqësor me Drejtorin e NCA-së, takim i cili konfirmoi mbështetjen e NCA-së (Policisë gjermane), për Policinë shqiptare.
    Po gjatë Samitit, Drejtori i Departamentit të Kufirit dhe Migracionit Saimir Boshnjaku takoi Drejtorin për Migracionin në Mbretërinë e Bashkuar, Bas Javit, i cili falënderoi Policinë shqiptare për profesionalizmin dhe përkushtimin për të parandaluar dhe goditur kontrabandimin e emigrantëve.

     

  • “Britania mbështet Kosovën”, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar viziton Prishtinën

    “Britania mbështet Kosovën”, Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar viziton Prishtinën

    Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David  Lammy, ka vizituar Kosovën. Ai u takua me presidenten Vjosa Osmanit, ndërsa mbajtën edhe një konferencë për  shtyp.
    Në fjalën e tij Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar e vuri theksin te normalizimi i marrëdhënieve mes Prishtinës e Beogradit.Lexo edhe :Related Posts
    “Janë disa gjëra që duam t’i shohim. Normalizim të qëndrueshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Britania padyshim është kontribuuese e madhe në KFOR. E kam vizituar KFOR-in herën e fundit që isha këtu dhe do ta vizitoj prapë. Shpresoj që qeveria e ardhshme të adresojë nevojat e gjithë qytetarëve, përfshirë progresin në integrimin e serbëve në Kosovë dhe angazhimin e fuqishëm në dialogun e udhëhequr nga BE”, tha Sekretari i Jashtëm britanik.

    Sipas sekretarit britanik formimi i qeverisë së re në Kosovë është i rëndësishëm në situatën ku gjendet Kosova.
    “E mirëpres progresin pozitiv që keni arritur në procesin zgjedhor në shkurt dhe shpresoj që do të vazhdohet se shpejti për të formuar qeverinë e re që është esenciale në këto momente sfiduese”, tha Lammy.
    Kryediplomati  i Mbretërisë së Bashkuar u shpreh se për vendin e tij është e rëndësishme që Kosova të shënojë progres në rrugën euroatlantike.
    Presidentja Vjosa Osmani tha se  një pikë tjetër kyçe ishte edhe bashkëpunimi  i dy vendeve në fusha të ndryshme.
    “Sot diskutuam për thellimin e bashkëpunimit tonë strategjik në fusha kyçe, përfshirë mbrojtjen dhe ekonominë. Siç diskutuam gjatë takimit, e vlerësoj shumë faktin që e keni mirëpritur propozimin tim për një thellim dhe zgjerim të partneritetit në këto dy fusha, si dhe atë të ekonomisë. Jemi të përkushtuar të vazhdojmë bashkëpunimin në mes të ekipeve dhe institucioneve tona për ta konkretizuar këtë partneritet dhe për t’i dhënë formën e duhur”, tha Osmani.
    Osmani ka përsëritur se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe stabilitet  pavarësisht përballjes me provokimet e vazhdueshme te Serbisë.
    Ajo bëri edhe njëherë thirrje për vendosjen para përgjegjësisë  të autorëve të sulmit   të shtatorit 2023 në Banjskë.
    Mbrëmjen e të martës  kryediplomati britanik u prit në Prishtinë nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i cili theksoi faktin që ende nuk ka drejtësi dhe llogaridhënie për sulmin terrorist në Banjskë, teksa Millan Radoiçiç endet i lirë dhe i mbrojtur nga aparati shtetëror serb./vizionplus.tv

  • Derbi Arsenal-Tottenham do të zhvillohet jashtë Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në histori

    Derbi Arsenal-Tottenham do të zhvillohet jashtë Mbretërisë së Bashkuar për herë të parë në histori

    31 Mars 2025

    17:10

    Telesport

    Derbi i Londrës së Veriut mes Arsenal dhe Tottenham do të luhet për herë të parë jashtë Mbretërisë së Bashkuar. Dy skuadrat londineze do përballen mes tyre në verë në Hong Kong, aty ku do të zhvillojnë përgatitjet parasezonale për sezonin 2025/26.
    Derbi është programuar të zhvillohet më datën 31 korrik, në orën 11:30 të paradites sipas kohës së Mbretërisë së Bashkuar dhe do të luhet në stadiumin e ri “Kai Tak”, me kapacitet prej 50,000 vendesh.
    Richard Garlick, një nga menaxherët drejtues të Arsenal, thotë se është shumë i emocionuar që “Topçinjtë” do të rikthehen në Hong Kong pas 13 vitesh dhe është i sigurt se i pret një eksperiencë e bukur aty, ku do kenë mundësinë të takohen nga afër me fansat e tyre të shumtë në atë rajon.
    “Jemi të emocionuar që do të vizitojmë Hong Kongun në muajin korrik. Është fantastike të rikthehemi atje me ekipin tonë të parë pas 13 vitesh dhe të kemi mundësinë të takohemi aty me shumë prej tifozëve tanë të mrekullueshëm. Të luajmë kundër Tottenham në stadiumin e ri “Kai Tak” do të jetë një eksperiencë e bukur si për skuadrat ashtu edhe për tifozët”, tha Garlick.