Tag: mbret

  • “Bajgë e veshur si mbret”, Paloka shpërthen ndaj Ramës pas fotos me Nusretin: Provokim ndaj qytetarëve të varfër

    “Bajgë e veshur si mbret”, Paloka shpërthen ndaj Ramës pas fotos me Nusretin: Provokim ndaj qytetarëve të varfër

    Kryetari i Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar përmes një postimi në rrjete sociale pas publikimit të një fotoje ku kryeministri Edi Rama shihet në shoqërinë e kuzhinierit turk Nusret Gökçe, i njohur në rrjet si “Salt Bae”.
    Paloka e ka cilësuar foton si provokim ndaj qytetarëve, sidomos ndaj pensionistëve dhe atyre që, sipas tij, janë mashtruar me para në këmbim të votës.
    “HALLALL! KA LEZET! Do kënaqen ata pensionistët që nuk u del pensioni as për bukë, por rëndësi ka që ‘Mbreti’ të bëjë qejf”, shkruan në FB, Paloka.

    Postimi i plotë në FB:
    HALLALL! KA LEZET!Do kënaqen ata pensionistët që nuk u del pensioni as për bukë, por rëndësi ka që “Mbreti” të bëjë qejf!Edhe ata që e kanë prishur që para dy javësh 5 mijë lekëshin që morën për votë. Edhe ata që po u prishin shtëpitë, po u marrin ujin, po u rrëmbejnë pronat… por votën ia dhanë “Mbretit”!
    Kurse Nusreti, ngaqë nuk përdor mish derri, duket se nuk ia ndjen erën edhe kur e ka afër, e me siguri që nuk e di as atë thënien:“Kur derri futet në pallat mbretëror, nuk bëhet derri mbret, por pallati kthehet në stallë.”
    Kishin edhe holandezët një thënie të bukur për këtë:“Bretkosën, edhe po e vure mbi fron të artë, prapë drejt pellgut do kërcejë!”
    Kështu dhe Rama për rilindasit e tij mund të jetë mbret dhe skllavopronar, por për njerëzit e lirë do të mbetet bajga që ka qenë përherë.

  • Nusret publikon foton me Ramën në finalen e Champions League: Më shumë se një mbret!

    Nusret publikon foton me Ramën në finalen e Champions League: Më shumë se një mbret!

    Kuzhinieri dhe sipërmarrësi i njohur me origjinë turke, Nusret Gokçe, ka ndarë së fundmi një foto me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Takimi i tyre ndodhi gjatë finales së UEFA Champions League që u zhvillua mbrëmjen e kaluar në Mynih, Gjermani.

    Nusret, i njohur për praninë e tij në evente me personalitete të njohura, ka publikuar një sërë fotosh nga nata, por për Ramën ka zgjedhur një mbishkrim të veçantë: “Më shumë se një mbret”, shoqëruar me një emoji kurore, një simbol mbrojtës “kundër syrit të keq” dhe dy zemra të kuqe.

  • ‘Rama më shumë se një mbret’, Nusret poston foton nga finalja e Ligës së Kampionëve

    ‘Rama më shumë se një mbret’, Nusret poston foton nga finalja e Ligës së Kampionëve

    Kuzhinieri dhe biznesmeni turk me famë botërore, Nusret Gokçe, i njohur si “Salt Bae” ka postuar një foto me kryeministrin Edi Rama, të shkrepur në ambientet e stadiumit “Allianz Arena”, ku mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e Champions League.
    Mbi foton me kryeministrin Rama, Nusret shkruan “më shumë se një mret”, bashkë me një kurorë, një emoji për “mos marrje më sysh” dhe dy zemra të kuqe.

  • Rama “flet” me Skënderbeun: Më 16 maj, Europa mblidhet në sheshin tënd o Mbret

    Rama “flet” me Skënderbeun: Më 16 maj, Europa mblidhet në sheshin tënd o Mbret

    *Imazh i gjeneruar nga AI (Inteligjenca Artificiale)
    Shqipëria është gati të mirëpresë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, një ngjarje e rëndësishme që do të mbledhë në Tiranë dhjetëra liderë nga e gjithë Europa. Takimi i nivelit të lartë do të zhvillohet në sheshin “Skënderbej”, ku është ngritur një strukturë e posaçme për të pritur delegacionet dhe liderët pjesëmarrës.
    Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një mesazh simbolik në rrjetet sociale, duke nënvizuar rëndësinë historike dhe politike të këtij momenti për vendin. Ai iu drejtua edhe figurës së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, me fjalët: “Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu, do të jemi krenarë për emrin e Shqipërisë sonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës.”
    /vizionplus.tv

  • Samiti në Tiranë, Rama i drejtohet Skënderbeut: Do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret

    Samiti në Tiranë, Rama i drejtohet Skënderbeut: Do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret

    “Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës❤️⭐️🖤”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë për…

    Berisha njoftoi protestë më 16 maj, reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë për…

    Kryeministri Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook, pak minuta pas lideri i opozitës, Sali Berisha, njoftoi se do të organizojë një protestë më 16 maj, për të kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve, në ditën kur në Tiranë do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Europian.
    “Më 16 maj të gjithë ata do të mblidhen nga të katër anët e Europës në sheshin tënd o Mbret dhe ne, stërnipërit e tu do të jemi të gjithë krenarë për emrin e Shqipërisë tonë, që do të shqiptohet në të gjitha gjuhët e botës”, shkruan Rama në Facebook.

  • “Nuk ka mbret që na mbron nga një shpullë në fytyrë nëse…”/ Rama batuta me gazetaren: Mos po më pyet me ChatGPT belg?

    “Nuk ka mbret që na mbron nga një shpullë në fytyrë nëse…”/ Rama batuta me gazetaren: Mos po më pyet me ChatGPT belg?

    Rama ishte pjesë e një konference në Luksemburg me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë (e cila mban Presidencën e Këshillit të BE), dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

    Gjatë konferencës, ai iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke thënë
    “Të gjithë anëtarët e ekipit të Shqipërisë, që janë të lidhur me grupkapitullin 2 janë këtu. Në të njëjtën kohë, dua të falënderoj atë dhe çdokënd sepse po punojnë dhe po japin rezultate. Ne e kemi mësuar në kurriz që me BE-në mos kërko kurrë një datë, por prit një datë. Ne jemi këtu për të dalë në një ‘takim’ me Bashkimin Europian”.
    Më pas, ai hodhi batuta me një gazetare, e cila iu shpreh se e kishte më të lehtë t’ia bënte pyetjen në frëngjisht, edhe pse ia bëri anglisht.
    “Mendoj se kjo është ChatGPT belge… Është mbresëlënëse. E kuptoj pyetjen. Me presidentin e BE-së patëm një bisedim më të qetë për përparimin që po bëjnë në këtë rrugëtim. Për samitin e radhës që do të mbahet në Tiranë më 16 maj, që do të jetë takimi më i madh në vendin tonë. Po kështu bëmë një bisedë rreth situatës në rajon dhe rreth vendeve një nga një. Presidenti është mjaft i mençur dhe një person mjaft i vëmendshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.
    Ishte shumë mirë, por më duhet ta ritheksoj dhe njëherë, ritmi i çeljes së grupkapitujt dhe ritmi i punës i takon Komisionit. Ne duhet të sigurohemi që gruaja në këtë sallë të jetë gjithmonë i lumtur, ndryshe nuk ka një president, nuk ka një mbret që të na mbrojë nga një shpullë në fytyrë. Ne po presim me padurim që duam të jemi pjesë e kësaj perandorie. Ne kemi qenë pjesë e shumë perandorie, por kjo është ajo që po presim me padurim”.

    Top Channel