Kanë përfunduar sfidat e mbrëmjes së sotme për javën e gjashtë në Champions League. Në “Camp Nou”, Barcelona fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Eintracht Frankfurt. Pjesa e parë u mbyll 0-1 për gjermanët. Të cilët gjetën avantazhin pas një kundërsulmi perfekt dhe asistit të marrë nga Nathaniel Brown, sulmuesi 23-vjeçar, Ansgar Knauff, pasi depërtoi bukur në zonë, u tregua më i shpejtë se mbrojtësit katalanas dhe dërgon topin në rrjetë. Barcelona e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e dytë në “Camp Nou” ndaj Eintracht Frankfurt, duke përmbysur shifrat me dy gola të shpejtë. Katalanasit kanë barazuar fillimisht shifrat me Jules Kounde në minutën e 50-të.
Francezi shënoi me kokë, pas krosimit perfekt të Marcus Rashford, i sapofutur në fushë në vend të Fermin Lopez. Tre minuta më pas, sërish Jules Kounde shënon me kokë, këtë herë pas krosimit të Lamine Yamal. Rezultati final, 2-1 për Barcelonën.
Në supersfidën e mbrëmjes të luajtur në “San Siro”, Inter u mund 0-1 nga Liverpool. Në pjesën e parë mungoi goli, Të kuqtë gjetën rrjetën me Ibrahima Konate, pas një goditjeje këndi, por goli u anullua pas ndërhyrjes së VAR, për prekje të topit me dorë nga Virgil van Dijk.
Goli i vetëm i ndeshjes do të shënohej në minutat e fundit të kohës së rregullt, ku pas një kontakti në zonë të Alessandro Bastoni ndaj Florian Wirtz, arbitri sheh pamjet në ekran dhe jep penallti për të kuqtë. Dominik Szoboszlai tregohet i saktë nga pika e bardhë dhe i jep fitoren e madhe Liverpool-it.
SHIKOGOLATl
Tag: mbrëmjes
-

Flini vonë? Mjekët paralajmërojnë për pasoja serioze për zemrën, ja çfarë duhet të bëni
Kronotipi është ritmi biologjik personal që ndikon në produktivitetin tonë dhe kontrollon ciklet e gjumit dhe zgjimit. Disa persona zgjohen herët dhe janë më produktivë në pjesën e parë të ditës – ky është kronotipi i mëngjesit. E kundërta është kronotipi i mbrëmjes, që përfshin njerëzit që zgjohen më vështirë dhe funksionojnë më mirë në orët e vona.
Personat e quajtur “shqiponja të natës” japin maksimumin kur gjithçka qetësohet, duke arritur rezultate më të mira në pasditet dhe mbrëmjet e vona. Megjithatë, mjekët paralajmërojnë se jeta e natës mund të jetë ngarkesë për shëndetin kardiovaskular dhe atë psikik.
Jeta e personave të natës është e lidhur ngushtë me disa zakone. Ritmi cirkadian i kronotipit të mbrëmjes zakonisht nuk është i sinkronizuar me lindjen dhe perëndimin e diellit.
Sipas Sleep Foundation, për këtë arsye personat e natës më shpesh zhvillojnë zakone jo të shëndetshme, si:
Vakte të vona
Cilësi më të dobët të gjumit dhe më pak orë gjumë
Aktivitet fizik të pamjaftueshëm
Konsumim më të shpeshtë të duhanit dhe alkoolit
Disa ekspertë besojnë se këto zakone lidhen me rrezikun e rritur për sëmundje kronike. Personat e natës kanë më shumë gjasa të kenë probleme kardiake, nivele më të larta të LDL (“kolesterolit të keq”) dhe triglicerideve. Një studim i kryer tek gratë e rritura tregoi se kronotipet e mbrëmjes kanë shëndet më të dobët kardiovaskular krahasuar me kronotipet e tjera. Ato hanë më jo shëndetshëm, ushtrojnë më pak, flenë më keq dhe pijnë më shumë duhan, të gjitha këto janë faktorë rreziku për sëmundjet e zemrës.
Qëndrimi zgjuar natën rrit rrezikun kardiovaskular
Ekspertët e UCLA Health theksojnë se edhe personat që rrinë zgjuar natën, edhe nëse nuk është ritmi i tyre natyral, kanë rrezik të shtuar për sëmundje kardiovaskulare. Ata që flenë më pak se shtatë orë në natë janë më të prirur të zhvillojnë:
Arteriosklerozë (ngurtësim të arterieve)
Arterosklerozë (ngushtim të arterieve)
Sëmundje të zemrës
Goditje në tru
Më shumë ankth dhe depresion
Sipas kërkimeve, personat që preferojnë të qëndrojnë zgjuar natës shfaqin më shumë simptoma ankthi dhe depresioni krahasuar me personat e mëngjesit. Arsyeja e mundshme: kronotipi i mbrëmjes lidhet me nivele më të larta të stresit dhe cilësi më të dobët të gjumit, dy faktorë që rrisin rrezikun e problemeve psikike.
Rrezik i shtuar për çrregullime metabolike
Çrregullimet metabolike ndikojnë në mënyrën se si trupi përpunon ushqimin dhe shndërron proteinat, karbohidratet dhe yndyrat në energji. Koha e vakteve, sidomos darka e vonë, mënyra si trupi përpunon sheqerin në gjak dhe sasia e gjumit kontribuojnë në zhvillimin e këtyre çrregullimeve. Obeziteti dhe diabeti tip 2 janë dy shembuj tipikë.
Në një studim me mbi 63.000 infermiere, ato që u vetëpërshkruan si “shqiponja të natës” kishin rrezik më të lartë të diabetit. Kronotipet e mbrëmjes konsumojnë më shumë kalori natën, kanë më shumë dëshirë për ushqime të veçanta dhe nivele dukshëm më të larta të glukozës në gjak.
Rrezik më i madh për probleme kognitive
Mungesa e gjumit nuk shkakton vetëm lodhje të fortë në mëngjes, por edhe probleme me kujtesën dhe zgjidhjen e problemeve. Disa studime tregojnë lidhje të drejtpërdrejtë midis hronotipit të mbrëmjes dhe funksionimit më të dobët kognitiv, sidomos tek personat me arsim të lartë.
Me disa ndryshime, rreziku mund të ulet
Ekspertët theksojnë që personat e natës mund të reduktojnë rreziqet shëndetësore me disa ndryshime të thjeshta:
Mundohuni të rregulloni ritmin cirkadian
Ekspozohuni ndaj dritës së fortë të mëngjesit
Rregulloni oraret e vakteve
Shmangni alkoolin dhe kafeinën natën
Kryeni aktivitet fizik më herët gjatë ditës
Përpiquni për 5 ditë radhazi të flini çdo natë disa minuta më herët. -

Dita nis me reshje shiu, si parashikohet moti për këtë të martë
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim. Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.Top Channel
-

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 4 nëntor 2025…
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim. Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit. Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Mos harroni çadrat! Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot
Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me vranësira, të cilat gradualisht pas mesdite do të vijnë në pakësim.
Në orët e mbrëmjes, mot kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta vetëm në zonat malore.
Reshjet e shiut me intensitet të ulët, pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit në pjesën më të madhe të vendit.
Gradualisht reshjet e shiut do të humbasin territor, dhe në orët e pasdites do të jenë prezente vetëm në zonat malore deri në orët e mbrëmjes, më pas ndërprerje të tyre.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare, era pritet të arrijë me shpejtësi deri në 12m/s. Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forcës 2-4 ballë. -

Supersfida e mbrëmjes, Dinamo- Vllaznia e gjitha mister
Abissnet Superore ecën sot me dy sfida të tjera të raundit të dytë sezonal. Pas tre barazimëve në po aq takime zhvilluar dje; Flamurtari- Bylis 3-3, Partizani- Teuta 0-0 dhe Egnatia -AF Elbasani 1-1 kjo e diel e ditës së fundit të muajt gusht përball Vorën me Tiranën në Laç (17:00) dhe supersfidën e mbrëmjes në “Elbasan Arena” Dinamo Siti- Vllaznia (20:00).
Dinamo- Vllaznia (20:00) në Elbasan.
Një duel ‘titanësh’ pritet të jetë ai ndërmjet Dinamos pritëse në Elbasan ndaj Vllaznisë së Shkodrës. Të dyja klubet e njohura kanë performuar gjatë verës në Conference League duke u shfaqur dinjiozë e kaluar ture. Madje Dinamo e Dajës pasi eleminoi një emër të madh si Hajduk Split luajti në Play Off me Jagiellonia të Polonisë ku tentativa e bluve për të kapur grupet u shua me një humbje dhe një barazim. ‘Nëndetësja’ teksa largoi Zabërgja e Mandela, ka probleme me disa lojtarë të dëmtuar por kjo nuk e zbeh aspak objektivin për tri pikë.
Te kampi shkodran atmosfera është pozitive. Jo vetëm kalimi i një turi në Europë por dhe fitorja e tyre në start ndaj Egnatias 2-0 prezumon një grup gjithë ambicje. Futbollistët e afruar Lirim Kastrati, Sherif Kallaku, Kristian Dros etj, kanë forcuar radhët e kuqebluve ndërsa së bashku me Balaj, Krymi, Mala, Gurishta e Jago formojnë bërthamen e formacionit të Edi martinit i cili sot do të drejtojë nga tribuna (dënuar nga Disiplina)./Erga Kenga/
Vazhdo leximin
-

Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë
Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.
Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.
Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.
Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Ndërpritet gjatë mbrëmjes energjia elektrike në Borsh
Në zonën e Borshit, mungon energjia elektrike qysh mbrëmjen e djeshme.
Pushuesit raportojnë se dritat kanë ikur që mbrëmë në orën 22:00, teksa kanë ardhur herë pas here me shkëputje.
Autoritetet bëjnë me dije se shkak është bërë rënia e përforcuesit dhe ngarkesa në Qeparo.
-

Zjarr në kufi! Vatra pranë doganës së Kapshticës riaktivizohet natën, ndërhyrja e pamundur
Zjarri pranë pikës doganore të Kapshticës është riaktivizuar sërish gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
Flakët duken dhe përreth kodrave të qytetit të Bilishtit, ndërsa terreni i vështirë nuk u krijon mundësi zjarrfikësve të ndërhyjnë.
Shtabi i Emergjencave raporton se vatrat e zjarrit u aktivizuan në orët e mbrëmjes dhe shtojnë se është e pamundur të ndërhyhet.
Në terren pranë rrugëve nacionale nuk ka pasur lëvizje të njerëzve.
Një zjarrfikëse është kthyer pasi e ka pasur të pamundur ndërhyrjen në këto kushte.

