Gjendet trupi i pajetë i 22-vjecares shqiptare brenda valixhes, e zhdukur prej disa ditësh. Iliara Sula studentja shqiptare, është gjetur në një zonë pyjore në Poli, Itali.
Valixhja me trupin e 22-vjeçares Ilaria Sula ishte hedhur në një shkëmb dhe zbulua nga persona që po frekuentonin zonën, që ndodhet në brendësi të kryeqytetit.Sipas Corriere, e reja kishte pasur lidhje me një shtetas filipinas, i cili është ndaluar nga policia italiane. 22-vjeçarja studionte në Universitetin Sapienza, ndërsa ishin miqtë dhe familjarët e viktimës që ngritën alarmin për zhdukjen e saj. Hetimet mori kthesë mbrëmjen e së martës kur hetuesit mbërritën në banesën e filipinasit në via Homs, në lagjen afrikane, ku policia mjeko-ligjore kreu një inspektim në mëngjes.
Raportohet se viktima ka shkëmbyer shumë mesazhe me shtetasin filipins mbrëmjen së u zhdukur. Ky fundit u dërgua në komisariat për t’u marrë në pyetje dhe pritet të arrestohet. Në mbrëmjen e zhdukjes së saj, Ilaria me sa duket ishte larguar nga shtëpia me nxitim për të takuar dikë. Prindërit e saj, të cilët jetojnë në Terni, raportuan se ajo nuk kishte marrë asgjë me vete, madje as make up, ndërsa se celulari i saj ishte i ndezur deri në një pikë dhe se dikush madje i ishte përgjigjur mesazheve të tyre.
Është e paqartë nëse ishte vërtet Ilaria që ka shkëmbyer mesazhet.
Tag: mbrëmjen
-

Tronditëse/ Rezultoi e zhdukur prej disa ditësh, gjendet brenda valixhes 22-vjeçarja shqiptare
-

Vrasja e efektivit të policisë në Kosovë/ Autori ende në arrati, arsyeja e atentatit mbetet…
Ende nuk janë zbardhur shumë detaje në lidhje me vrasjen e efektivit Muhamed Lika i cili, mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme në hyrje të banesës së tij në Kaçanik. Autori i ngjarjes është ende në arrati, ndërkohë që ende nuk dihen as shkaqet që e çuan atë drejt aktit të rëndë.
Rreshteri Muhamet Lika u qëllua për vdekje mbrëmjen e së martës në Kaçanik, incidenti dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 23:00, në afërsi të banesës së tij në rrugën “Idriz Seferi”. Viktima Lika ishte duke hyrë ndërtesën ku banon, në momentin kur ndodhi sulmi me armë. Efektivi u transportua për në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte do plagëve të marra. -

Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Komsi-Burrel mbrëmjen e sotme ku një 41 vjeccar është gjetur pa shenja jete në zonën e quajtur “lapidari” nga banonrët e zonës.
Burime për Maska.al bëjnë me dije se ai është Eduart Bardhi, 41 vjeç.
Policia bën me dije se mbrëmje e sotme shtetasi Eduart Bardhi rreth 41 vjeç, duke drejtuar një motomjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe motomjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
-

Rama: Uji fle, armiku fle, PS-ja nuk fle…
Kryeministri Edi Rama, ka qenë mbrëmjen e djeshme në njësinë 5 në Tiranë, për të parë nga afër sistemimin e kësaj zone nga Bashkia e kryeqytetit.
Rama shoqërohet nga kryetarja në detyrë e bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani.“Dhe nata vazhdon celulë m’celulë… Uji fle, armiku fle, PS-ja s’fle”, shkruan Rama.
-

Edi Rama dhe bashkëshortja e tij, Linda Rama, shtruan një iftar mbrëmjen e sotme në Elbasan
“MUAJI I BEKUAR
Agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët”- shkruan Edi Rama dhe publikon videon e mëposhtëme:Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar një iftar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Elbasanit, në ambientet e xhamisë së Balliajve.
Rama e ka quajtur iftar i posacëm, duke kujtuar se sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund pas shyumë vitesh pritje dhe xhamia e madhe e Namazgjasë
“Kjo sofër tradicionale më jep ndjesi fëmijënore gëzimi dhe e shijoj këtë muaj pasi na jep mundësi të ndjehemi mirë, ku paudhësitë dhe shëmtitë e kohës na duken të kapërcyeshme dhe të papërfillshme, kudo ku politika anon nga tensionimi e shoq shoqit, dhe bëjnë dua që të jetë gjithmonë kështu, fqinji me fqinjin dhe komshiu me komshiun. -

4 vrasje në 3 ditë në Kosovë, një i vdekur dhe një i plagosur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë
Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së martës në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.
Policia fillimisht konfirmoi për dy të plagosur, por njëri prej tyre ndërroi jetë në spital, konfirmoi Qendra Klinike Universitare e Kosovës.
A2 CNN mëson se i plagosuri i tjetër që ka tri plagë raportohet jashtë rrezikut për jetë. Policia po heton ngjarjen dhe ka shpallur në kërkim një te dyshuar për rastin. Kjo është vrasja e katërt në tri ditë në Kosovë.