Tag: mbrëmjen

  • Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë” në Athinë

    Zv/kryeministrja dhe ministre Belinda Balluku në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë” në Athinë

    Belinda Balluku, zv/kryeministre dhe ministre, shkruan nga Athina: “Në mbrëmjen gala “20 vjet Komuniteti i Energjisë”, me pjesëmarrjen e Komisionerit të Energjisë, Dan Jorgensen, Zëvendëskryeministrit grek, Kostis Hatzidakis, ministrave të Energjisë të Evropës Juglindore dhe kontributorë të tjerë ndër vite të këtij Forumi të rëndësishëm”.

  • Bie zjarr në një pallat 12-katësh

    Bie zjarr në një pallat 12-katësh

    Mbrëmjen e sotme një zjarr ka rënë në një pallat 12-katësh në shëtitoren e palmave, një prej zonave më të populluara të qytetit të Lushnjes. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një përcjellës i kondicionerit, i cili ka marrë flakë.
    Ndërhyrja e menjëhershme e forcave zjarrfikëse ka bërë të mundur izolimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të godinës. Grupi hetimor i policisë së shtetit po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

    Situata është normalizuar brenda pak minutash, ndërsa specialistët e OSSHE pritet të ndërhyjnë për riparimin e dëmeve dhe rikthimin e energjisë elektrike në zonë.

  • Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy burrave, plas grushti në Astir

    Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy burrave, plas grushti në Astir

    Foto ilustruese

    TIRANË- Një përplasje fizike ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë. Disa persona janë konfliktuar dhe për qetësimin e situatës është dashur ndërhyrja e shërbimeve të Policisë së Shtetit. Një person, i identifikuar me inicialet E.XH., ka shkuar në stëpinë ku jeton ish-gruaja e tij dhe vajza 15-vjeçare. Aty ka gjetur dy persona të tjerë, bashkëjetuesin e gruas dhe të vëllanë e tij. Në ato momente, ai ka kërkuar ndihmën e kushëririt të tij, G.L. dhe kanë dhunuar dy personat që ndodheshin në banesën e tij. 
    VIDEOJA E SHERRIT: 

    Ai ka lënë mjetin, një fuoristradë të bardhë model “Porsche” në mes të rrugës kryesore të bulevardit në “Astir” dhe ka nisur të konfliktohet me dy personat. Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar Policinë, e më pas ish-bashkëshortja e 39-vjeçarit ka bërë kallëzim në Polici. Për shkak të dhunës së ushtruar, dy kushërinjtë janë shpallur në kërkim. 
    NJOFTIMI I POLICISË:
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh./ZËRI

  • Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

    Astir/Ushtroi dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe familjarëve të saj,pranga 39-vjeçarit

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39 vjeçar dhe ka shpallur në kërkim kushëririn e tij, pas një konflikti të dhunshëm të ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit.
    Sipas kallëzimit të bërë nga ish-bashkëshortja e 39 vjeçarit, mësohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe, në bashkëpunim me kushëririn, kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj F. P., si dhe vëllain e tij, E. P.
    Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka nisur procedim penal edhe ndaj shtetasve F. P. dhe E. P., të cilët dyshohet se kanë goditur fizikisht ish bashkëshortin gjatë konfliktit. Ata po procedohen në gjendje të lirë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

    Gjendet pa shenja jete një 65-vjeçar në Klos, policia dyshime për vrasje

    Një 65-vjeçar është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e sotme në fshatin Xibër Murrize, në rrugën që të çonte tek shtëpia e tij.
    Policia bën me dije se viktima ka dëmtime në kokë dhe në gjoks, të shkaktuara me mjet prerës (thikë).
    Sipas informacioneve të para, viktima është Selim Velsula 65 vjeç.
    Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje të dyshimtë.
    Njoftimi i policisë:
    “Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”.

  • Tronditet Klosi! Një burrë 65-vjeçar gjendet i vrarë në mes të rrugës

    Tronditet Klosi! Një burrë 65-vjeçar gjendet i vrarë në mes të rrugës

    Një 65-vjeçar u gjet i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure në fshatin Xibër të Klosit. Burime paraprake bëjnë të ditur se viktima është Selim Velsula.
    Ai u gjet në rrugën që të çonte te shtëpia e tij.
    Sipas policisë, 65-vjeçari dyshohet të jetë vrarë me thikë. Ai mësohet se ka marrë plagë në kokë dhe në gjoks.
    “Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha policia në një njoftim paraprak për mediat.
    Aktualisht, rrethanat dhe motivet e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa hetimet po vijojnë.

  • Tifozi shqiptar puth live gazetarin serb, video bën xhiron e rrjetit

    Tifozi shqiptar puth live gazetarin serb, video bën xhiron e rrjetit

    Kombëtarja shqiptare ka luajtur mbrëmjen e djeshme një nga sfidat më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit, kundër Kombëtares serbe. Kuqezinjtë luajtën një lojë të bukur, por nuk arritën të merrnin më shumë se një rezultat 0-0.
    Për shkak të rëndësisë së takimit dhe situatës së “nxehtë” mes dy kombëtarëve, Tirana ka qenë mbrëmjen e djeshme qendra e shumë mediave ballkanike, të cilat kishin dërguar reporterët e vetë për mbulimin e një ngjarje të rëndësishme sportive.
    Megjithatë, pavarësisht situatës dhe “frikës” për incidente, gjithçka në fushë dhe jashtë saj shkoi shumë mirë.
    Vëmendjen e mediave ballkanike e ka marrë pikërisht një episod jashtë stadiumit kombëtar, kur një tifoz i kombëtares shqiptare i afrohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë gazetarit serb dhe e puth në faqe.
    Reporteri i ndërkombëtares Al Jazeera për Ballkanin, Milan Boskovic e ka pritur shumë mirë këtë reagim spontan.
    Ai i bën me shenjë moderatorit në studio dhe vazhdon të qesh e të kthejë sytë nga tifozi. Një mesazh i bukur i tifozit shqiptar, se ne jemi ndryshe, ne jemi për të luajtur futboll e jo për dhunë.

  • Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, RENEA “blindon” hotelin (FOTO)

    Kombëtarja serbe mbërrin në Tiranë, RENEA “blindon” hotelin (FOTO)

    Përfaqësuesja e Serbisë ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, në prag të përballjes me Shqipërinë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026.
    Ndeshja do të zhvillohet mbrëmjen e 7 qershorit dhe ka ngjallur interes të madh sportiv dhe mediatik.
    Për të shmangur çdo incident të mundshëm, autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë masa të shtuara sigurie. Që nga zbarkimi në aeroportin e Rinasit, e deri në mbërritjen në hotelin ku është akomoduar delegacioni serb, ekipi është shoqëruar nga forca të shumta të Policisë së Shtetit.
    Gjatë kalimit të autokolonës, akset rrugore përkatëse janë bllokuar përkohësisht për të garantuar lëvizje të sigurt.
    Në hotelin ku është vendosur ekipi serb, masat e sigurisë kanë qenë gjithashtu në nivele të larta. Forcat e rendit kanë rrethuar perimetrin dhe kanë ushtruar kontroll të plotë të zonës përreth.
    Siç tregojnë pamjet e publikuara nga media serbe “Kurir”, futbollistët janë futur në ambientet e brendshme në një atmosferë të qetë dhe pa asnjë incident.
    Ndeshja Shqipëri–Serbi është një prej dueleve më të ndjeshme të grupit dhe pritet me interes të veçantë nga tifozët dhe publiku i gjerë, përtej rëndësisë sportive që ajo mbart.

  • Liga e Kampionëve, Inter i paralizuar nga ankthi dhe frika, rifillimi nuk do të jetë i lehtë

    Liga e Kampionëve, Inter i paralizuar nga ankthi dhe frika, rifillimi nuk do të jetë i lehtë

    Kënga që hapi mbrëmjen e djeshme të finales së Ligës së Kampionëve, nga Linkin Park, quhej «Numb», që do të thotë i paralizuar, i shtangur.

    Kështu dukej Interi në mbrëmjen verore bavareze, i shtangur. Paris Saint-Germain dukej më i lehtë, më i shkujdesur, më i qetë dhe më i sigurt, më i mirë, ndoshta më i ri dhe kjo thotë gjithçka.
    Një ekip më pak i shqetësuar. Kjo ishte përshtypja, duke parë lëvizjet e lojtarëve të PSG dhjetë metra larg fushës, ata po fluturonin larg. Është e vështirë të thuhet se çfarë i rëndonte zikaltërit. Ndoshta nga zhgënjimi i kampionatit, nga shumë pritje, nga një finale e humbur dy vjet më parë. Apo ndoshta nga mosha. Sepse në njëzet vjeç nuk mendon shumë, në të tridhjetat, po.
    Ishte gjithashtu e vështirë të njihej Barella i ri, zakonisht kaq i gëzueshëm dhe i shkëlqyer, pothuajse i paturpshëm. Këtu në Mynih ai dukej i shqetësuar, dhe ankthi nuk është një këshilltar i mirë, si në ndeshjet e futbollit. Lautaro u përpoq, por ai gjithashtu dukej si një hije e vetes. Vetëm Dumfries jepte përshtypjen se ishte në gjendje të bënte diçka. Por ai nuk e bëri. Ankth, lodhje, frustrim. Të treja gjërat, ndoshta, mund të ndiheshin në çdo pasim, në çdo rivënie anësore të Interit. Blutë e Parisit hodhën, gjuajtën dhe e gjetën veten. Të verdhët e Milanos dukeshin se kërkonin një zgjidhje emergjente çdo herë, edhe kur nuk kishte emergjencë. Duhet të pranosh rezultatet në fushë, veçanërisht kur ato janë kaq të qarta. Sigurisht që është për të ardhur keq. Nëse finalja e Stambollit i kishte tejkaluar pritshmëritë dhe kishte përfunduar me keqardhje, kjo në Mynih është një pranim i hidhur. Tifozët janë mjeshtra në menaxhimin e ogureve – që u shfaqën të gjitha së bashku në mbrëmjen e fundit të majit. Edhe brohoritjet ishin të ndryshme. Që nga fillimi, francezët u dukën të organizuar, tingëllues, tallës.
    Në një mori vetmish, disa duartrokitje dhe ndonjë kor i rrallë, ata heshtën menjëherë. Kështu shkoi një Ligë Kampionësh që duhet të fillojë nga e para, por këtë herë nuk do të jetë e lehtë. Mund të jetë perdja e katër viteve. Por ishte një spektakël i bukur dhe, edhe pas një mbrëmjeje si kjo, duhet të falënderojmë aktorët dhe regjisorin. Të habitur po, por jo mosmirënjohës.

    Top Channel

  • Liga e Kampionëve Inter i paralizuar nga ankthi dhe frika, rifillimi nuk do të jetë i lehtë

    Liga e Kampionëve Inter i paralizuar nga ankthi dhe frika, rifillimi nuk do të jetë i lehtë

    Kënga që hapi mbrëmjen e djeshme të finales së Ligës së Kampionëve, nga Linkin Park, quhej «Numb», që do të thotë i paralizuar, i shtangur.

    Kënga që hapi mbrëmjen e djeshme të finales së Ligës së Kampionëve, nga Linkin Park, quhej «Numb», që do të thotë i paralizuar, i shtangur. Kështu dukej Interi në mbrëmjen verore bavareze, i shtangur. Paris Saint-Germain dukej më i lehtë, më i shkujdesur, më i qetë dhe më i sigurt, më i mirë, ndoshta më i ri dhe kjo thotë gjithçka.
    Një ekip më pak i shqetësuar. Kjo ishte përshtypja, duke parë lëvizjet e lojtarëve të PSG dhjetë metra larg fushës, ata po fluturonin larg. Është e vështirë të thuhet se çfarë i rëndonte zikaltërit. Ndoshta nga zhgënjimi i kampionatit, nga shumë pritje, nga një finale e humbur dy vjet më parë. Apo ndoshta nga mosha. Sepse në njëzet vjeç nuk mendon shumë, në të tridhjetat, po.
    Ishte gjithashtu e vështirë të njihej Barella i ri, zakonisht kaq i gëzueshëm dhe i shkëlqyer, pothuajse i paturpshëm. Këtu në Mynih ai dukej i shqetësuar, dhe ankthi nuk është një këshilltar i mirë, si në ndeshjet e futbollit. Lautaro u përpoq, por ai gjithashtu dukej si një hije e vetes. Vetëm Dumfries jepte përshtypjen se ishte në gjendje të bënte diçka. Por ai nuk e bëri. Ankth, lodhje, frustrim. Të treja gjërat, ndoshta, mund të ndiheshin në çdo pasim, në çdo rivënie anësore të Interit. Blutë e Parisit hodhën, gjuajtën dhe e gjetën veten. Të verdhët e Milanos dukeshin se kërkonin një zgjidhje emergjente çdo herë, edhe kur nuk kishte emergjencë. Duhet të pranosh rezultatet në fushë, veçanërisht kur ato janë kaq të qarta. Sigurisht që është për të ardhur keq. Nëse finalja e Stambollit i kishte tejkaluar pritshmëritë dhe kishte përfunduar me keqardhje, kjo në Mynih është një pranim i hidhur. Tifozët janë mjeshtra në menaxhimin e ogureve – që u shfaqën të gjitha së bashku në mbrëmjen e fundit të majit. Edhe brohoritjet ishin të ndryshme. Që nga fillimi, francezët u dukën të organizuar, tingëllues, tallës.
    Ne, një mori vetmish, disa duartrokitje dhe ndonjë kor i rrallë, ata heshtën menjëherë. Kështu shkoi një Ligë Kampionësh dhe duhet të fillojmë nga e para. Gjithmonë duhet të fillojmë nga e para. Këtë herë nuk do të jetë e lehtë. Mund të jetë perdja e katër viteve. Por ishte një spektakël i bukur dhe, edhe pas një mbrëmjeje si kjo, duhet të falënderojmë aktorët dhe regjisorin. Të habitur po, por jo mosmirënjohës.

    Top Channel