Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj nga ngjarjet e fundit në Kosovë, ku mori nënshtetësinë kosovare dhe performoi në edicionin e këtij viti të festivalit ndërkombëtar Sunny Hill.Përmes një postimi në Facebook, artistja tregoi se e kishte përjetuar me gëzim të dyfishtë javën që lamë pas: “Mora shtetësinë e Kosovës mbrëmjen e kaluar dhe pastaj festova shumë në Sunny Hill Festival mbrëmjen tjetër. E dua jetën”, ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi nga performanca dhe momentet personale gjatë festivalit, përfshirë një imazh me të fejuarin e saj.Dua Lipa është një nga themelueset e festivalit Sunny Hill, i cili tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe muzikore në rajon, duke sjellë në Prishtinë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe vendore.Nënshtetësia e Kosovës i është dorëzuar këngëtares ditë më parë, si një vlerësim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës dhe identitetit kosovar në skenën ndërkombëtare.Festivali Sunny Hill do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me performanca të tjera të artistëve të njohur, duke sjellë atmosferë festive dhe mijëra vizitorë në kryeqytet.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj nga ngjarjet e fundit në Kosovë, ku mori nënshtetësinë kosovare dhe performoi në edicionin e këtij viti të festivalit ndërkombëtar Sunny Hill.Përmes një postimi në Facebook, artistja tregoi se e kishte përjetuar me gëzim të dyfishtë javën që lamë pas: “Mora shtetësinë e Kosovës mbrëmjen e kaluar dhe pastaj festova shumë në Sunny Hill Festival mbrëmjen tjetër. E dua jetën”, ka shkruar ajo, duke bashkëngjitur edhe disa fotografi nga performanca dhe momentet personale gjatë festivalit, përfshirë një imazh me të fejuarin e saj.Dua Lipa është një nga themelueset e festivalit Sunny Hill, i cili tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme kulturore dhe muzikore në rajon, duke sjellë në Prishtinë emra të mëdhenj të muzikës botërore dhe vendore.Nënshtetësia e Kosovës i është dorëzuar këngëtares ditë më parë, si një vlerësim për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në promovimin e kulturës dhe identitetit kosovar në skenën ndërkombëtare.Festivali Sunny Hill do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me performanca të tjera të artistëve të njohur, duke sjellë atmosferë festive dhe mijëra vizitorë në kryeqytet.