Personi që shihni në foto është 61-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme në Shkodër.
61-vjeçari, Pirro Prroni nuk arriti t’iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Abat rreth orës 20:00.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Ndoc Maçaj dhe është shpallur në kërkim.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.
Tag: mbrëmjen
-

U v*a mbrëmjen e sotme, ky është 61-vjeçari që humbi jetën në Shkodër/ FOTO
-

U shuan në lule të rinisë në aksidentin fatal në Sarandë, këto ishin dy motrat që mbetën viktimë
Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.
Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.
Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta.Top Channel
-

Kush janë dy motrat që u shuan në Sarandë-Delvinë. Dalin pamjet e aksidentit të tmerrshëm
Dy jetë të reja u shuan në një aksident fatal mbrëmjen e djeshme, ndërsa një tjetër vajzë mbeti e plagosur.
Ky është bilanci i rëndë i një aksidenti që iu mori jetën dy motrave nga fshati Kopaçëz i Delvinës mbrëmjen e të dielës.
Ela Dhimaku 22 vjeçe ishte drejtuesja e mjetit tip Lancia që u përplas me një automjet tip ‘Audi’ të drejtuar nga 23-vjeçari Kevi Norra, ndërsa motra e saj Rezi Dhimaku 20 vjeçe ishte pasagjere.
Në mjet bashkë me dy motrat që morën plagë fatale nga përplasja udhëtonte edhe një vajzë tjetër, Antonela Zhupa 24 vjeçe rezulton e plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt Tiranës.
Aksidenti i rëndë u regjistrua rreth orës 20:15 të mbrëmjes në vendin e quajtur “Pularia”. Në vendin e aksidentit shkuan forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e trupave dhe për ndihmën e të plagosurit. Rrethanat e aksidentit mbeten ende të paqarta. -

VIDEO/ Lotët e Kiarës në koncertin e Luizit
Showbiz E Mërkurë, 20 Gusht 2025 15:15
Qyteti i Shkodrës mbrëmjen e së martës u mbush me muzikë dhe emocion, teksa këngëtari Luiz Ejlli mbajti një koncert spektakolar që tërhoqi mijëra fansa. Interpretimet e tij plot ndjenjë dhe energji krijuan një atmosferë të jashtëzakonshme, duke e bërë mbrëmjen një përvojë të paharrueshme për të gjithë të pranishmit. Gjatë koncertit nuk munguan momentet prekëse dhe emocionuese, që treguan lidhjen e fortë mes Luizit dhe publikut të tij.
Familja e këngëtarit ishte gjithashtu e pranishme për të ndarë këtë sukses: nëna e tij, partnerja Kiara dhe vajza e vogël, Luna Mari, ndoqën nga afër performancën e Luizit, duke e bërë mbrëmjen edhe më të veçantë. Një nga momentet më prekëse ishte kur prezantuesja e njohur u pa me lot në sy.Kjo skenë tregoi dashurinë dhe mbështetjen e madhe të familjes dhe publikut për artistin, duke i shtuar një dimension të veçantë mbrëmjes. Koncerti i Ejllit në Shkodër nuk ishte thjesht një performancë muzikore, por një festë e madhe emocioni, energjie dhe lidhjeje mes artistit, familjes së tij dhe fansave, që padyshim do të mbetet gjatë në kujtesën e të gjithëve.
-

Konflikt me thikë edhe në Laç! Plagoset 50-vjeçari, pranga autorit
FOTO ILUSTRUESE
LAÇ-Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme (19 gusht) në Laç. Raportohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta, Eraldo Dibra alias Eraldo Basha ka plagosur me thikë në krah një 50-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Autori 33-vjeçar është vendosur në pranga, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Komisariatit të Kurbinit ndërhynë mbrëmjen e djeshme, pas njoftimit për një plagosje me mjet prerës. Si rezultat, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas dyshohet se, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me thikë në krah shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë. Viktima u dërgua menjëherë në Spitalin e Traumës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme./ZËRI -

Plagoset me thikë 50-vjeçari në Laç, arrestohet autori 33-vjeçar
Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e së martës në Laç. Në pranga është vënë autori 33-vjeçar Eraldo Dibra alias Eraldo Basha. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 për motive të dobëta.
50-vjeçari u godit në krah dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në qytetin e Laçit, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës (thikë), gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi: -E. D., alias E. B., 33 vjeç, banues në Laç. Ky shtetas dyshohet se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:00, në Laç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), në krah, shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në fshatin Gjormë, i cili po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme, mbyllet njoftimi i bluve. -

Lezha festoi “Ditën e Shtegtarit”, me këngë dhe valle
Në Lezhë u përmbyll mbrëmjen e djeshme rrugëtimi i Fest N’Shpi, që për 15 net me radhë mbushi qytetin me muzikë dhe energji pozitive. Ky aktivitet u përmbyll me “Ditën e Shtegtarit”, një festë kushtuar emigrantëve që jetojnë në vende të ndryshme të botës, e kthyer tashmë në traditë të përvitshme.
Sheshi “Gjergj Kastrioti” u mbush me qytetarë të shumtë mbrëmjen e djeshme, ku pjesa më e madhe ishin emigrantë të ardhur për të kaluar pushimet verore pranë familjarëve të tyre. Atmosfera festive u shoqërua me muzikë dhe aktivitete kulturore, ndërsa të pranishmit e konsideruan këtë festë si një nga mënyrat më të bukura për t’u bashkuar dhe për të ruajtur lidhjet me vendlindjen.Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, u shpreh se “”Dita e Shtegtarit” është një ndër festat më të rëndësishme për qytetin, e cila vjen pas 15 netëve me aktivitete artistike e kulturore në sheshin qendror”.
-

Plagosi me thikë bashkëjetuesen pas sherrit në shtëpi, vihet në pranga 41-vjeçari në Tiranë!
Një plagosje ka ndodhi në kryeqytet mbrëmjen e djeshme.
41-vjeçari me iniciale F. C., ka plagosur me thikë për motive të dobëta bashkëjetuesen e tij.
Autori tashmë është vënë në pranga, ndërsa ngjarja ka ndodhur pas një debati në banesën e tyre.
“Pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Besim Alla”, një shtetas kishte plagosur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 6 kanë bërë të mundur identifikimin dhe vënien në pranga të autorit të dyshuar shtetasin: -F. C., 41 vjeç.
41-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta, mbrëmjen e djeshme, në banesë, në rrugën “Besim Alla” ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

Edicioni i 15-të i Green Fest në Mitrovicë
Mitrovica u mbush mbrëmë me ngjyra, muzikë dhe ndershmëri ekologjike në ceremoninë e hapjes së edicionit të 15‑të të Green Fest, me temë “Toxicity”. Ky festival pesë-ditor, i mbajtur nga 13 deri më 17 gusht 2025, bashkon udhëheqës institucionalë, partnerë si Komuna e Mitrovicës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Community Development Fund (CDF), duke bërë një platformë të gjallë për art, aktivizëm dhe ndërgjegjësim mjedisor.
Mbrëmjen e 14 gushtit në Mitrovicë, do ta hapë Armend Rexhepagiqi, duke filluar nga ora 20:00, për të rikthyer hitet e tij të përjetshme dhe për të sjellë një atmosferë emocionuese dhe nostalgjike që duhet përjetuar. Në këtë mbrëmje do të performojnë gjithashtu edhe Dj Adrian Berisha, Hawolf, La Fazani dhe Dj Wise, transmeton KultPlus.
Në mbrëmjen pasuese të 15 gushtit në skenë ngjitet Yll Limani, për një eksperiencë të paharrueshme, si dhe Arbër Krasniqi dhe Kurr n’jet.
Mbrëmja e tretë e festivalit shënohet me performancën e Ahmet Kiliç, Offchestra dhe Gipsy Groove.
Për më shumë informata rreth programit të festivalit, KultPlus ua sjell më poshtë programin e plotë pesë ditor./KultPlus.com
-

Tjetër vrasje në Kosovë/ Qëllohet për vdekje një person në Prizren, autori i dyshuar..
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen e një personi mbrëmjen e së dielës në Zhur të Prizrenit.
“Gjatë bastisjes është gjetur edhe thika që dyshohet se është përdorur në rast”, tha për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili shtoi se arrestimi është bërë mbrëmjen e së dielës.
Të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48-orësh, ndërkohë që autoritetet nuk kanë bërë të ditur motivet për këtë ngjarje. Vrasja ndodhi mbrëmjen e 10 gushtit, kur Policia u njoftua se një person kishte pësuar lëndime dhe ishte dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Prizrenit.
Viktima pësoi lëndime të rënda pas therjes me thikë dhe më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku kishte ndërruar jetë. Të dielën, Kosova po ashtu u trondit nga një vrasje e trefishtë në Gjilan. Autoritetet kanë shpallur në kërkim tre persona të dyshuar. I dyshuari kryesor për këtë rast, Mefail Shkodra sipas Policisë, ka të kaluar kriminale.