Tag: mbrëmjen

  • Përplasje me armë mes policisë dhe hajdutëve/ Plagosen 3 efektivë

    Përplasje me armë mes policisë dhe hajdutëve/ Plagosen 3 efektivë

    Një incident që përfshinte oficerë policie dhe të shtëna me armë ndodhi mbrëmjen e sotme, ku 3 efektivë u plagosën, kurse katër autorët e dyshuar si hajdutë u arratisën.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme, në Agios Dimitrios të Greqisë. “Protothema” informon se incidenti nisi kur një person i panjohur telefonoi autoritetet dhe raportoi se një vjedhje ishte duke u zhvilluar në një shtëpi në zonë.
    Oficerët e policisë nga ekipi DIAS nxituan menjëherë në vendngjarje, ku pikasën autorët duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Hajdutët hipën shpejt në një automjet dhe në përpjekje për t’u arratisur, u përplasën me dy motoçikleta DIAS, duke rezultuar në lëndime të lehta të tre oficerëve të policisë.
    Në atë kohë, oficerët e policisë qëlluan tre herë në gomat e automjetit, por autorët arritën të largoheshin. Pasuan kërkimet dhe pak më vonë, automjeti u gjet në Daphne.
    Autorët, ndoshta katër persona romë, janë shpallur në kërkim, kurse efektivët u dërguan në spital për mjekim.

  • Përplasi për vdekje këmbësorin, në pranga 27-vjeçari në Elbasan

    Përplasi për vdekje këmbësorin, në pranga 27-vjeçari në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Kajtel”, Elbasan.
    Automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.A., 27-vjeç, përplasi me makinë një këmbësor, shtetasin me iniciale Q.M., i cili ka humbur jetën.
    “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

  • Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

    Përplasi për vdekje me makinë këmbësorin, pranga 27-vjeçarit në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Urakë-Kajtel”, Elbasan.

    Automjeti i drejtuar nga shtetasi me iniciale R.A., 27-vjeç, përplasi me makinë një këmbësor, shtetasin me iniciale Q.M., i cili ka humbur jetën.
    “Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • U aksidentuan mbrëmjen e djeshme, nis hetimi ndaj 17-vjeçarit në Shkodër, i vëllai transportohet drejt Spitalit të Traumës

    U aksidentuan mbrëmjen e djeshme, nis hetimi ndaj 17-vjeçarit në Shkodër, i vëllai transportohet drejt Spitalit të Traumës

    Mbrëmjen e djeshme një 17-vjeçar, drejtues i mjetit, ka humbur kontrollin duke u përplasur me një mur rrethues.

    Si pasojë e përplasjes u dëmtua ai së bashku me vëllain 23-vjeçar, i cili u transportua drejt Spitalit të Traumës.
    Tashmë ka nisur hetimi për adoleshentin, teksa edhe ai vetë ndodhet në spital.
    “Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kosmaç – Vau i Dejës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi penal për të miturin 17-vjeçar, pasi, duke drejtuar një automjet, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u përplasur me murin rrethues të një banese.
    Si pasojë, janë dëmtuar 17-vjeçari, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, dhe vëllai i tij, shtetasi F. G., 23 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

    Top Channel

  • Goditi për vdekje me thikë 40-vjeçarin në Babrru, arrestohet autori

    Goditi për vdekje me thikë 40-vjeçarin në Babrru, arrestohet autori

    Është arrestuar në Durrës, autori i vrasjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në zonën e Babrrusë.
    Autori i krimit ende nuk është identifikuar, teksa policia zbulon se ngjarja ka ndodhur për motive banale.
    40 vjeçari Hajdar Ismailgeci u gjet pajetë mbrëmjen e kaluar në mes të rrugës, teksa në trupin e tij u gjet një shenjë sulmi me thikë.
    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:10.Të dy, autori dhe viktima, kanë qenë duke pirë së bashku. Pasi kanë dalë nga lokali janë zënë për motive banale. Autori e ka qëlluar me thikë dhe ka ikur.
    Pas kqyrjes së kamerave të sigurisë është zbuluar identiteti i tij dhe disa orë më pas është kapur.
    Në momentin që është kapur, ai ndodhej në gjendje të dehur dhe hetuesit nuk i kanë marrë dëshminë, por pritet të pyetet më pas.
    Kanë qenë banorët e zonës që kanë lajmëruar Policinë e Shtetit dhe ambulancën

  • U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit/ Viktima baba i një djali

    U gjet i vrarë mbrëmjen e djeshme, një person i dyshuar dorëzohet në Policinë e Durrësit/ Viktima baba i një djali

    I dhunuar dhe me plagë të shumta në trup, kështu u gjet viktima në Durrës mbrëmjen e djeshme, teksa burime për TCH thonë se një person i dyshuar për krimin është dorëzuar në polici, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e vrasjes së 51-vjeçarit.

    Policia dhe Prokuroria në Durrës po vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen nr. 12 të qytetit.
    Rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë u njoftuan se në një banesë në këtë lagje ishte gjetur pa shenja jete shtetasi Valbon Beqiri, i njohur edhe me emrin Marko Beqiri, 51 vjeç, baba i një djali.
    Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore, e kryer nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se viktima kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me thikë, të cilat dyshohet se i kanë shkaktuar vdekjen.
    Përgjatë natës dhe gjatë ditës së sotme, një grup i posaçëm hetimor ka kryer dhe po kryen veprime të thelluara për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
    Policia njoftoi se pas përfundimit të veprimeve, do të jepet një informacion më i detajuar mbi këtë ngjarje, ndërsa një nga pistat e deritanishme është ajo e një krimi pasioni.

    Top Channel

  • Aksidenti në Krumë të Kukësit, shkon në dy numri i viktimave

    Aksidenti në Krumë të Kukësit, shkon në dy numri i viktimave

    Rëndohet bilanci i aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Krumë të Kukësit, ku u përplasën dy automjete, drejtuesi i njërës prej të cilave humbi jetën. Mësohet se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe pasagjeri me inicialet Z.N, i cili nuk ka mundur dot t’u mbijetojë plagëve të rënda.
    Ndërkohë i plagosuri tjetër, i cili ishte drejtues i mjetit të dytë ku ndodhej pasagjer viktima Z.N, fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin rrugor Krumë – Golaj, rreth orës 19:50, kur dy automjete tip “Benz” janë përplasur së bashku.
    Sipas njoftimit të policisë, një prej automjeteve drejtohej nga shtetasi N.L., i cili kishte dhe një pasagjer, shtetasin Z.N. Makina tjetër, drejtohej nga shtetasi N.S., i cili dhe ndërroi jetë.

  • E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën duke shkuar për në shtëpi,  pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

    E rëndë në Lezhë: 16-vjeçarja humb jetën duke shkuar për në shtëpi, pas kontaktit me kabllo elektrike të zhveshur

    Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen të Lezhës, një shtetase 16-vjeçe humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura, teksa po ecte drejt banesës së saj.
    Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave që çuan në këtë fatkeqësi.
    Njoftimi i Policisë:
    Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen, një 16 vjeçare, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.
     
     

  • Sherr mes dy grupeve, 2 të plagosur me thikë, 8 të arrestuar! Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Korçë

    Sherr mes dy grupeve, 2 të plagosur me thikë, 8 të arrestuar! Çfarë ndodhi mbrëmjen e kaluar në Korçë

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    KORÇË-Një përplasja fizike mes dy grupeve u raportua mbrëmjen e djeshme (31 gusht) në një lokal në zonën e parkut të Korçës. Të rinjtë janë përfshirë në një sherr me thika ku si pasojë dy prej tyre, Sotiraq Shkurta dhe Mihal Xhibro u mbetën të plagosur.
    Mbrëmjen e djeshme pas konfliktit u shoqëruan në komisariat të dyshuar si autorë, shtetasit Ilir Shuku, Dritan Pine dhe Gersi Dervishi, ndërsa sot më shumë se 8 persona janë vënë në pranga, të cilët rezultojnë të kenë qenë pjesë e konfliktit masiv.

  • Vrau kushëririn, flet Ndoc Meçaj: Iu betova në kishë, por ai më akuzonte për vjedhjen e portofolit

    Vrau kushëririn, flet Ndoc Meçaj: Iu betova në kishë, por ai më akuzonte për vjedhjen e portofolit

    Ndoc Maçaj, autori që ekzekutoi një natë më parë Piro Prronin ka dhënë dëshminë e tij para grupit hetimor. Maçaj, i cili ashtu sikurse u bë me dije edhe më herët rezulton të jetë kushëriri i 61-vjeçarit, ka deklaruar se e kreu krimin pas një konflikti të vazhdueshëm me Prronin.
    Sipas tij, ky i fundit prej një muaji e akuzonte se i kishte vjedhur portofolin, një akt të cilin Maçaj thekson se nuk e ka kryer.
    “I bëra be në kishë që nuk e kisha vjedhur unë,” ka deklaruar ai përpara hetuesve. Por, pavarësisht insistimit të tij se nuk e kishte vjedhur portofolin, kushëriri i tij vijonte ta akuzonte.
    Mbrëmjen e kaluar, natën kur dhe ndodhi ngjarja, ai ka treguar se 61-vjeçari e kishte akuzuar sërish dhe e kishte fyer dhe për këtë arsye Maçaj nxori armën e zjarrit dhe e qëlloi për vdekje.

    Piro Prroni

    Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Abat të Shalës në Shkodër. Pas vrasjes, Ndoc Maçaj u largua nga vendi i ngjarjes, por arratisja e tij zgjati për vetëm pak orë pasi paraditen e kësaj të enjte ai vendosi që të dorëzohej në Komisariat.
    Sakaq theksojmë se fillimisht u tha se kjo ngjarje erdhi si rrjedhojë e konflikteve të dy kushërinjve për pronat. Mirëpo, kjo dëshmi e dhënë së fundmi nga Maçaj ka ngritur një tjetër pistë. Grupi hetimor është duke hetuar të gjitha pistat me qëllim për të zbardhur këtë ngjarje dhe zbulimin e shkakut shtyu Ndoc Maçajn t’i merrte jetën kushëririt të tij, Piro Prronit.
    “Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të vrasjes së 61-vjeçarit, mbrëmjen e djeshme, në fshatin Abat.    
    Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.    
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.  
    Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.    
    Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete  dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë). Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia më herët.