Tag: mbrëmjen

  • Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025/ “Arbitri i Vitit”, këta janë 4 emrat e nominuar për këtë edicion

    Mbrëmja Gala “Topi i Artë 2025/ “Arbitri i Vitit”, këta janë 4 emrat e nominuar për këtë edicion

    Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.
    Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.
    Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

  • “Arbitri i Vitit” në Shqipëri, zbulohen 4 të nominuarit

    “Arbitri i Vitit” në Shqipëri, zbulohen 4 të nominuarit

    9 Dhjetor 2025

    16:49

    Telesport

    Nuk mund të ketë futboll pa drejtësi në fushë dhe për këtë arsye një trofe i veçantë në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” do të jepet për të vlerësuar edhe “Arbitrin e Vitit 2025”.
    Për këtë trofe, arbitrat shqiptarë kanë nominuar katër emra: Emanuela Rusta, Florjan Lata, Juxhin Xhaja dhe Kreshnik Cjapi.
    Fituesi i këtij trofeu për këtë edicion do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00 .

  • “Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

    “Topi i Artë 2025”/ Trofeu “Talenti i Vitit për djem”, njihuni me futbollistët e nominuar

    Një nga trofetë më të rëndëishëm që do të jepet në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai për të vlerësuar “Talentin e Vitit” në kategorinë djem.
    Një çmim që vlerëson dhe nderon pasionin dhe dëshirën për të luajtur futboll për të gjithë djemtë e rinj dhe që besojnë se një ditë mund të realizojnë ëndrrat e tyre.
    Të nominuar për të fituar këtë trofe janë: Arlind Kurti, mbrojtës i Laçit, Ergis Arifi, mesfushor i Teutës, Erald Maksuti, sulmues i Flamurtarit dhe Fabjan Përndreca, mbrojtës i Bylisit.
    Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit.

  • “Talenti i Vitit për djem” në Superiore, zbulohen 4 futbollistët e nominuar

    “Talenti i Vitit për djem” në Superiore, zbulohen 4 futbollistët e nominuar

    7 Dhjetor 2025

    16:07

    Telesport

    Një nga trofetë më të rëndëishëm që do të jepet në Mbrëmjen Gala “Topi i Artë 2025” është ai për të vlerësuar “Talentin e Vitit” në kategorinë djem.
    Një çmim që vlerëson dhe nderon pasionin dhe dëshirën për të luajtur futboll për të gjithë djemtë e rinj dhe që besojnë se një ditë mund të realizojnë ëndrrat e tyre.
    Të nominuar për të fituar këtë trofe janë: Arlind Kurti, mbrojtës i Laçit, Ergis Arifi, mesfushor i Teutës, Erald Maksuti, sulmues i Flamurtarit dhe Fabjan Përndreca, mbrojtës i Bylisit.
    Fituesi i këtij trofeu do të zbulohet mbrëmjen e 15 dhjetorit në Teatrin e Operas dhe Baletit. Të gjithë shikuesit mund ta ndjekin live spektaklin në Klan Tv duke nisur nga ora 20:00.

  • Foto/ U ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, ky është biznesmeni që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan

    Foto/ U ekzekutua me armë zjarri brenda makinës së tij, ky është biznesmeni që u vra mbrëmjen e së dielës në Elbasan

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku u ekzekutua një person.

    Viktima u identifikua si biznesmeni Edmond Hyka, i njohur edhe si Mondi Mëhalla, personi që shihni në foto.
    Ai u qëllua menjëherë pasi doli nga biznesi i tij dhe u fut në makinë, aty ku u ekzekutua me dy plumba.
    Automjeti i ekzekutuesve ishte një Audi ngjyrë e zezë dhe dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.
    Sipas informacioneve, 43-vjeçari që ngeli viktimë këtë mbrëmje kishte precedent penal në fushën e narkotikëve.

    Top Channel

  • “Kënga e Mjellmës” në TKOB, shfaqja ngjitet në skënë mbrëmjen e të martës

    “Kënga e Mjellmës” në TKOB, shfaqja ngjitet në skënë mbrëmjen e të martës

    Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, në datën 25 nëntor, do të sjellë para publikut mbrëmjen muzikore “Kënga e Mjellmës”, një recital i ndërtuar mbi veprat më përfaqësuese të Franz Schubert.
    Në skenë do të ngjiten baritoni Artur Vera dhe pianistja Etrita Ibrahimi, duke krijuar një dialog të harmonizuar mes zërit dhe instrumentit. Programi i shfaqjes pritet të sjellë emocione të forta, nga lirizmi delikat deri te kulmet dramatike të repertorit klasik.
    “Dialogu ndërmjet pianos dhe vokalit është shumë i thjeshtë, pasi vepra është ndërtuar në një mënyrë të tillë që si pianoja, ashtu edhe vokali, trajtohen si dy instrumente të barabartë. Kjo mënyrë ndërtimi është karakteristike për muzikën e dhomës në përgjithësi, por edhe për këtë cikël në veçanti, i cili është cikli i fundit i lied-eve që Schuberti ka shkruar”, tha pianistja Etrita Ibrahimi.

    “Kënga e Mjellmës” vjen si një hapësirë reflektimi, përkushtimi e arti të pastër, dhe synon të krijojë një përvojë intime muzikore për publikun, duke vendosur në qendër interpretimin solistik.
    “Sfida më e madhe për ne është të jemi sa më profesionalë dhe të justifikojmë pikërisht këtë kryevepër të autorit. Është një vepër që i përfshin të gjithë, sepse ka si fjalë kyçe pikërisht atë që është gjëja më e rëndësishme që ne kemi, dashurinë. Dhe të gjitha lidhen nga e para deri te e fundit duke folur pikërisht për këtë temë. Do të dëshiroja shumë që njerëzit të ishin të pranishëm, të vinin dhe të bëheshin pjesë e një përjetimi në të cilin do të gjenin veten e tyre”, u shpreh Artur Vera, bariton.
    Kjo premierë e cilësuar si testamenti i fundit artistik i Schubert, vjen në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit nesër në mbrëmje në orën 19.00./vizionplus.tv

  • Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

    Plagosja me armë zjarri mbrëmë në Tiranë, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

    Një 40-vjeçar, i identifikuar si Mariglen Jata, është paraqitur mbrëmjen e djeshme në spital pasi ka marrë një plagë me armë zjarri në këmbë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:20 në rrugën “Ramadan Citaku”, në zonën e Institut-it në Tiranë, ku dyshohet se është qëlluar nga një person ende i paidentifikuar.
    Sipas informacioneve paraprake nga Policia, Jata ka marrë ndihmën e parë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa gjendja e tij është raportuar si e stabilizuar. Ende nuk dihen motivet apo rrethanat e plota që çuan në ngjarjen e mbrëmjes.
    Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin që mbrëmjen e djeshme plagosi me armë zjarri një shtetas.
    Nga veprimet e shpejta hetimore u identifikua autori i dyshuar, shtetasi Fatmir Frroku, 36 vjeç. Sipas Policisë, plagosja ka ndodhur rreth orës 22:20, pas një konflikti për motive të dobëta.
    Burimet për mediat bëjnë me dije se dy të njohurit kanë qenë shokë më herët, por prej tre muajsh nuk kishin më komunikim. Sipas të njëjtave burime, mbrëmjen e së dielës, sapo Jata ka hyrë në rrugicën “Ramadan Çitaku”, autori i ka dalë përpara dhe e ka qëlluar, ndërsa më pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.
     

  • Autori dhe i plagosuri ishin shokë me njëri-tjetrin! Detaje nga ngjarja në Institut ku 40-vjeçari u qëllua me pistoletë

    Autori dhe i plagosuri ishin shokë me njëri-tjetrin! Detaje nga ngjarja në Institut ku 40-vjeçari u qëllua me pistoletë

    Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e plagosjes së 40-vjeçarit, Marilen Jata që ndodhi mbrëmjen e djeshme (23 nëntor) në zonën e Institutit. Mësohet se Marilen Jata është qëlluar me armë zjarri nga shoku i tij, ku plumbi e ka kapur në këmbë. Ata më përpara kanë qenë shokë, por prej tre muajsh nuk flisnin me njëri tjetrin.
    Mbrëmjen e së dielës i plagosuri sapo është futur në rrugicë, aty i ka dalë para autori ku e ke qëlluar me pistoletë. Menjëherë pas kësaj, autori është arratisur. Pritet që oficerët e policisë të marrin në pyetje të plagosurin në Spitalin e Traumës për motivet dhe përplasjet që kishte me autorin.
    Njoftimi i policise
    Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
    Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
    Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Të shtëna me armë në Fier

    Të shtëna me armë në Fier

    Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme pranë një qendre tregtare në Fier.

    Gazetari i Syri TV, raporton se dyshimet janë që autori i ngjarjes është një person nga lagja Sheq i Madh, por identiteti i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

    Aktualisht nuk ka informacione nëse ka persona të plagosur apo kush ka qenë shënjestra e mundshme e të shtënave.

    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, ndërsa grupi hetimor po punon për të mbledhur prova dhe për të sqaruar rrethanat.

  • E FUNDIT/ Shqipëria luan si e barabartë me Anglinë, por nuk i shpëton dot humbjes! Broja largohet me lot në sy nga fusha

    E FUNDIT/ Shqipëria luan si e barabartë me Anglinë, por nuk i shpëton dot humbjes! Broja largohet me lot në sy nga fusha

    Shqipëria ka përmbyllur mbrëmjen e sotme fushatën kualifikuese për në Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë janë mposhtur me shifrat 0-2 nga Anglia në ndeshjen e zhvilluar në “Air Albania”. Ekipi kombëtar shqiptar ka zhvilluar një paraqitje për t’u duartrokitur, teksa ka luajtur si i barabartë kundër “tre luanëve”. Kuqezinjtë patën rastet e tyre për të shënuar, duke rrezikuar disa herë portën angleze. Por, në fund mori jetë rregulli i pashkruar i futbollit: “Nëse nuk shënon, do të pësosh”.
    Harri Kejni “prishi” mbrëmjen për shqiptarët në “Air Albania”. Sulmuesi i Bajernit të Mynihut zhbllokoi shifrat në minutën e 74-t, ndërsa në të 82-tën vulosi rezultatin përfundimtar të takimit. Një mbrëmje e pafatë edhe për Armando Brojën. Pak minuta pas hyrjes në lojë u detyrua të largohen me barrelë nga fusha. “Mallkimi” i dëmtimeve vazhdon për sulmuesin e Bërnleit, i cili shpërtheu në lot pas dëmtimit që pësoi në kavilje./Sport Ekspres/