Tag: mbrëmje

  • Anglia me një duel, ‘Madonina’ luan ‘finalen’ e Kupës, në Spanjë radha e Realit

    Anglia me një duel, ‘Madonina’ luan ‘finalen’ e Kupës, në Spanjë radha e Realit

    Java e 34-ët në Premier League ofron derbin e Londrës teksa në fushë që prej orës 21:00 përballen Arsenal me Kristal Palasë.

    Raundi i 33-të Serie A këtë mbrëmje me 4-ër takime. Luhet në 18:30 teka në radhë janë duelet; Kaljari- Fiorentina, Xhenova- Lacio, Parma- Juventus dhe Torino- Udineze.

    Ndërkaq, këtë mbrëmje në “San Siro”, zhvillohet ndeshja e kthimit e turit gjysmëfinal të Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit. Ndeshja e parë 1-1.

    Në La Liga në program me disa takime të javës së 33-të. Në orën 19:00 Bilbao- Las Palmas dhe Selta Vigo- Vijareal ndërsa në orën 21:00 dy përballjet e fundit të ditës me derbin madrilen Getafe- Real Madrid dhe derbi bask Alaves- Sociedad.

    Vazhdo leximin

  • Grushti i hekurt! Roxhers Muslia shpallet Kampion Bote për të Rinj në Boks

    Grushti i hekurt! Roxhers Muslia shpallet Kampion Bote për të Rinj në Boks

    Tirana u kthye në arenën e grushtave të fortë mbrëmjen e së enjtes, ku Kombëtarja shqiptare e boksit triumfoi ndaj Spanjës në 9 përballje të boksit olimpik. Një mbrëmje e mbushur me emocion, teknikë dhe spektakël sportiv, që solli suksese të shumta për kuqezinjtë.Në përfundim të dueleve, Kristi Bejko u shpall si boksieri më teknik, ndërsa Jemin Allmuça mori vlerësimin si boksieri më i mirë i natës.Edhe boksierët profesionistë nuk zhgënjyen: Denis Nurja fitoi pas 6 raundesh, ndërsa Neraldo Ymeri tregoi forcën e tij me një nokaut të pastër.Kjo mbrëmje kulmoi me triumfin e Roxhers Muslias, i cili fitoi me nokaut teknik titullin botëror për të rinj në kategorinë WBO. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Muslia vendosi emrin në historinë e boksit shqiptar si kampion bote në një moshë të re.“Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet. Është një ëndërr që bëhet realitet,” tha Muslia pas fitores së madhe.Një natë që dëshmoi se boksi shqiptar është në ngritje dhe se talentet e rinj po shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Tirana u kthye në arenën e grushtave të fortë mbrëmjen e së enjtes, ku Kombëtarja shqiptare e boksit triumfoi ndaj Spanjës në 9 përballje të boksit olimpik. Një mbrëmje e mbushur me emocion, teknikë dhe spektakël sportiv, që solli suksese të shumta për kuqezinjtë.Në përfundim të dueleve, Kristi Bejko u shpall si boksieri më teknik, ndërsa Jemin Allmuça mori vlerësimin si boksieri më i mirë i natës.Edhe boksierët profesionistë nuk zhgënjyen: Denis Nurja fitoi pas 6 raundesh, ndërsa Neraldo Ymeri tregoi forcën e tij me një nokaut të pastër.Kjo mbrëmje kulmoi me triumfin e Roxhers Muslias, i cili fitoi me nokaut teknik titullin botëror për të rinj në kategorinë WBO. Me një paraqitje të jashtëzakonshme, Muslia vendosi emrin në historinë e boksit shqiptar si kampion bote në një moshë të re.“Nuk kam fjalë për të përshkruar emocionet. Është një ëndërr që bëhet realitet,” tha Muslia pas fitores së madhe.Një natë që dëshmoi se boksi shqiptar është në ngritje dhe se talentet e rinj po shpërthejnë në skenën ndërkombëtare.

  • Thyerje rregullash në Ferma VIP, Luana Vjollca ka dy fjalë për të gjithë!

    Thyerje rregullash në Ferma VIP, Luana Vjollca ka dy fjalë për të gjithë!

    Episodi i gjashtë i Ferma VIP 2 solli një tjetër mbrëmje plot energji dhe emocione, nën moderimin plot hijeshi të Luana Vjollcës, e cila si çdo herë shkëlqeu me stilin e saj të veçantë.
    Por ajo që ndezi më shumë skenën këtë mbrëmje ishte tematika ku u ndal Luana sot: tek thyerja e rregullave.
    “Rregullat! Ato që janë bërë për t’u thyer… ato që perceptohen si ‘ndalim i lirisë’ për disa… në fakt, janë ato që vendosin rend dhe mbarëvajtje për një bashkëjetesë të qetë!

    Sonte u ndala tek rregullat, shkelja e të cilave u kthye në një zakon për fermerët tanë gjatë këtyre ditëve… me të gjithë mirëkuptimin për të besuar se një artist kurrsesi nuk mund të qëndrojë në një kuadrat… dua të them se liria për të thyer rregullat nuk justifikohet dot për aq kohë sa cenon mbarëvajtjen e jetës së individëve që na rrethojnë!
    Le të inkurajojmë lojën, individualitetin, ngjyrat e gjithsecilit, lirinë për t’u shprehur e vepruar, le të inkurajojmë pranimin e mendimeve të ndryshme, por kurrsesi në kurriz të rendit… sepse rregullat nuk janë kufij… rregullat janë për të na udhëhequr drejt qetësisë, harmonisë dhe bashkësisë.” – u shpreh Luana, deklaratë kjo që mori duartrokitje të gjata nga publiku.
    Luana vazhdoi më tej me një dënim nga Agai ndaj Albës, Anduelit dhe Andreas.
    Lexo më shumë lajmin më poshtë:
    Thyen rregullat, Agai dënon Albën, Anduelin dhe Andrean

  • Inzaghi: Mbrëmje e mrekullueshme, ky sezon i gjatë po na jep shumë emocione

    Inzaghi: Mbrëmje e mrekullueshme, ky sezon i gjatë po na jep shumë emocione

    “Është një mbrëmje e mrekullueshme, e jetuar në stadiumin tonë, përpara tifozëve tanë, kundër një skuadre shumë të fortë. Duhej të bënim dy ndeshje të mëdha, duke dhënë gjithçka që kishim. Djemtë ishin të jashtëzakonshëm, është një sukses për t’u ndarë me gjithë botën interiste. Vazhdojmë përpara në këtë sezon të gjatë, që po na dhuron shumë emocione”.
    Kështu u shpreh në fillim të fjalës së tij, pas barazimit 2-2 në “San Siro”, ndaj bavarezëve, trajneri Simone Inzaghi. Ky barazim, duke llogaritur edhe fitoren 2-1 në çerekfinalen e parë, e dërgoi Interin në gjysmëfinale, ku tashmë e pret Barcelona.
    Tani jeni skuadra favorite në Champions?Në këtë skenë të madhe është edhe më kënaqësi, sepse përtej buxheteve, që nuk zbresin në fushë, Bayerni nuk e uli kurrë intensitetin, por ne iu përgjigjëm goditje për goditje.
    Pas golit të pësuar, përmbysët gjithçka për tre minuta. A ka dorë Inzaghi në këtë pjekuri të skuadrës zikaltër?Kjo është dora e këtyre djemve, që ndihen mirë së bashku. Punojnë dhe sakrifikohen. Kemi gati katër vite së bashku. Ndërtuam një skuadër të shkëlqyer mes vështirësish, sepse fillimisht Zhang e më pas Oaktree ishin shumë të qartë me mua. Duhej të sistemonim disa gjëra më parë, e bëmë, dhe arritëm të krijonim një ekip që na ka dhënë trofe e fitore të rëndësishme. Kjo paraqitje na shpërblen për gjithë punën, bashkë me stafin përpiqemi gjithmonë t’i vendosim djemtë në kushtet më të mira.
    Çfarë biseduat me Arnautovic?Këto ditë kishte marrë një goditje kundër Cagliarit dhe nuk ishte në formën më të mirë. I kërkova nëse ishte i gatshëm dhe më tha po, edhe sonte. Pastaj vendosa për një zëvendësim tjetër. Kjo tregon bashkimin e grupit. Edhe të dëmtuarit që ishin në pankinë e kanë përjetuar njësoj me ne. Duhet t’i shijojmë këto mbrëmje, ‘San Siro’ ishte me të vërtetë emocionues. Urime djemve për atë që dhanë në fushë.

  • “To Show What Can’t Be Said” – një mbrëmje arti në zemër të Londrës

    “To Show What Can’t Be Said” – një mbrëmje arti në zemër të Londrës

    Të dielën që lamë pas, në sallën prestigjioze Fyvie Hall të Universitetit Westminster, në zemër të Londrës, u zhvillua koncerti klasik “To Show What Can’t Be Said” (Për të treguar atë që nuk mund të thuhet), një ngjarje e veçantë artistike që bashkoi muzikën shqiptare dhe atë ndërkombëtare në një përjetim të paharrueshëm.Tri instrumentiste të njohura dhe të vlerësuara, me një karrierë të spikatur në skenat brenda dhe jashtë Shqipërisë, i dhanë jetë kësaj mbrëmjeje me interpretimet e tyre plot ndjenjë dhe elegancë: Merita Tërshana – piano, Brikelda Sula – violinçel dhe Blerta Ristani – violinëHarmonia e interpretimit midis tyre na dhuroi plot emocione në këtë koncert nën tingujt e muzikës shqiptare dhe internacionale.Padyshim  interpretimi i tri pjesëve shqiptare “Moj e bukura Morea” nga Thomas Simaku, “Këngët e Tokës” trio nr 2 nga Limos Dizdari. Gjithashtu Piano Trio nr- 1 op 49 nga Felix Mendelssohn dhe “Notturno in E flat major op 148 nga Schubert.Një tjetër aktivitet për mbështetjen e artistëve tanë në Angli nga Klubi Book Lovers, Londër.Publiku entuziast, në sallën e bukur plot hijeshi arkitektonike klasike, përfshiu miq, familjarë, dashamirës dhe mbështetës nga komuniteti shqiptar, kolegë dhe studentë të muzikës, i dhuroi artisteve duartrokitje dhe përgëzime të ngrohta.Ky koncert ishte i ndërthurur edhe me një ekspozitë: “PROVOJENI BOTËN NATYRORE ME SYTË E NIL BALCI”“Sfondi im në art i ka rrënjosur gjithmonë vlerësimin tim të madh për natyrën e nënës dhe atë që ajo ka për të na ofruar jo vetëm me burimet e saj, por edhe me bukurinë e saj.Të jetosh në një botë që ndihet shumë kundër mjedisit tonë dhe të ecësh drejt vlerave dhe efikasitetit minimalist është diçka që më frikëson – kështu që kanavacja ime është vetëm një shprehje e të qenit kundër kësaj. Përpiqem të gjej qëllimin tim me jetën që kam dhe ia kushtoj krijimit të veprave artistike që pasqyrojnë atë që ndjej për nënë natyrën. “Lidhur me pikturat, nga Vanessa Tershana, një teknologe krijuese dhe stiliste gjithëpërfshirëse që programoi pamje gjeneruese audio-reaktive për të shoqëruar pjesët. Duke treguar se si teknologjia mund të bashkëjetojë dhe të përmirësojë artin në vend që të fshijë prekjen njerëzore.Ky aktivitet, i mundësuar nga Klubi “Book Lovers” në Londër, dëshmoi edhe një herë përkushtimin për të promovuar artistët shqiptarë në diasporë. Publiku, i përbërë nga familjarë, miq, kolegë dhe studentë, përjetoi një mbrëmje të mbushur me art, emocion dhe frymëzim.

  • Mbrëmje e zjarrtë në Ferma VIP 2! Kush do të largohet sonte?

    Mbrëmje e zjarrtë në Ferma VIP 2! Kush do të largohet sonte?

    Ka nisur spektakli i mbarëshqiptarëve në ekranin kampion, në televizionin Kombëtar Vizion Plus. Ferma VIP 2, spektakli i familjeve tuaja, do të ketë mbrëmjen e sotme supriza dhe të papritura pafund.
    Sot do të mësojmë se cili mes Big Basta, Albi, Roni, Nuri, Danela, Alba, Kejsi apo Elinara do të lërë përfundimisht Ferma VIP 2.  Ndërkohë janë shumë çështje për tu diskutuar, debate, shkëndija dashurie, por edhe punët e fermës.
    Kush prej tyre ka punuar më shumë, e kush më pak. Gjithçka mund ta ndiqni tani LIVE në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring.

    Nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe me dy opinionistët pikantë si Kastro Zizo dhe Zhaku, kjo do të jetë një tjetër natë e paharueshme.
    Për të gjithë ju që nuk ndodheni në shtëpi, mund ta ndiqni në kanalin tonë në Youtube.

  • Ju nuk e dini, por këto tre zakone në mbrëmje ngadalësojnë humbjen e peshës

    Ju nuk e dini, por këto tre zakone në mbrëmje ngadalësojnë humbjen e peshës

    Humbja e peshës nuk varet vetëm nga ajo që hamë gjatë ditës, por edhe nga zakonet që kemi në mbrëmje.
    Pikërisht atëherë, kur trupi duhet të kalojë në një fazë pushimi dhe rikuperimi, shumë pa vetëdije ndërmarrin hapa që ngadalësojnë metabolizmin ose shkaktojnë mbingrënie.
    Sipas ekspertëve, disa sjellje në mbrëmje mund ta bëjnë dukshëm më të vështirë humbjen e peshës, edhe nëse kemi një dietë të ekuilibruar pjesën tjetër të ditës.

    Ngrënia vonë natën

    Ushqimi menjëherë para gjumit mund të prishë tretjen dhe të ndikojë në cilësinë e gjumit, duke e bërë edhe më të vështirë rregullimin e oreksit të nesërmen. Ekspertët këshillojnë që të hamë darkë të paktën dy deri në tre orë para gjumit, në mënyrë që trupi të ketë kohë të mjaftueshme për t’u tretur. Vaktet e vona, veçanërisht ato të pasura me karbohidrate dhe yndyrë, mund të kthehen më lehtë në yndyrë të ruajtur.

    Snacks para ekranit

    Shikimi i serialeve në mbrëmje me patate të skuqura, biskota ose akullore është një zakon i zakonshëm, por vështirë se dikush është vërtet i uritur. Kjo formë e “ngrënjes së pavetëdijshme” çon në marrjen e një numri të madh kalorish për të cilat trupi nuk ka nevojë në të vërtetë në atë moment. Përveç kësaj, shpesh nuk bëhet fjalë për ushqim me vlerë ushqyese, por për kalori boshe.

    Anashkalimi i darkës

    Edhe pse duket si një mënyrë logjike për të ulur kaloritë, anashkalimi i darkës mund të ketë efektin e kundërt. Trupi mund të reagojë duke ngadalësuar metabolizmin dhe të qenit shumë i uritur në mbrëmje ose gjatë natës mund të nxisë mbingrënien. Kështu që një darkë e lehtë dhe e ekuilibruar është një alternativë më e mirë sesa shmangia e vakteve.

  • Të tjerë Fermerë brenda Ferma Vip 2, zbulojini kush janë ata! Nuk mungojnë batutat mes konkurentëve dhe opinionistëve

    Të tjerë Fermerë brenda Ferma Vip 2, zbulojini kush janë ata! Nuk mungojnë batutat mes konkurentëve dhe opinionistëve

    Surprizat, të papriturat dhe emocionet nuk kanë fund këtë mbrëmje në Ferma Vip 2 në Vizion Plus.
    Andrea, Kejsi dhe Ylli janë tre fermerët e radhës që i bashkohen ferma Vip 2. Një natë e cila ka sjellë dhe përplasjet e para mes fermerëve dhe opinionistëve Zhakut dhe Kastros.
    Alba dhe Kastro e kanë nisur me “zjarr” këtë mbrëmje, që do të thotë që starti është shumë premtues, dhe ditët në vijim Ferma Vip do të prodhojë atë që nuk ua pret mendja.

  • Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performon për herë të parë në Tiranë, vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve

    Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performon për herë të parë në Tiranë, vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve

    Nga Julia Vrapi
    Vepra klasike dhe krijime bashkëkohore të autorëve ballkanikë vijnë këtë mbrëmje marsi. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” performon këtë mbrëmje për herë të parë në Tiranë pranë sallës së madhe të Universitetit të Arteve. Një ansambël unik artistësh, që është formuar në vitin 2013, të cilët ndajnë një pasion të përbashkët për muzikën e dhomës dhe bashkëpunimin kulturor në rajonin e Ballkanit. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” përbëhet nga artistë të shquar nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria dhe programi muzikor këtë mbrëmje përfshin vepra nga kompozitorët Ludvig  Thuille, Kreshnik Aliçkaj, Endri Sina dhe Arthur Benjamin. Pjesë e këtij ansambli është dhe artisti i mirënjohur Ilir Kodhima, që thotë se programi muzikor që vjen këtë mbrëmje në koncert është enkas për Sexteti Ballkanik “Pro Arte”.
    “Dy prej veprave muzikore janë dedikim enkas i këtij ansambli nga kompozitorët Endri Sina dhe Kreshnik Aliçaj. Ndërsa dy veprat e tjera janë të një niveli profesional të lartë dhe pjesë të njohura të repertorit klasik botëror të kompozuara enkas për ansamble të këtij formati me tingëllim unik”, thotë ai. Ilir Kodhima tregon ndër të tjera se ky ansambël që është krijuar para disa vitesh dhe këtë herë vjen edhe në Tiranë, më parë koncertet  e tij janë zhvilluar edhe në Prishtinë në Kosovë apo dhe në Shkup në Maqedoninë e Veriut.
    Përbërja e ansamblit të artistëve
    Sexteti Ballkanik “Pro Arte” që vjen këtë mbrëmje me koncert përbëhet nga artistët Lejla Haxhiu Pula- piano; Enkelejda Zajmi Gorani- flaut, Marina Nikolovska – oboe, Astrit Mustafa – klarinetë, Orges Malaj – Fagot dhe  Ilir Kodhima- korno. Siç lajmërohej me herët për koncertin në sallën e madhe të Universitetit të Arteve ai do të ofrojë një përvojë muzikore të pasur dhe të larmishme, duke sjellë vepra klasike, gjithashtu edhe krijime bashkëkohore të kompozitorëve ballkanikë. Sexteti Ballkanik “Pro Arte” që nga krijimi i tij gjatë viteve ka performuar në skena të rëndësishme, duke fituar vlerësime për cilësinë artistike dhe përkushtimin ndaj promovimit të veprave klasike dhe bashkëkohore.
    Ansambli me këtë koncert mbrëmjen e së hënës nderon gjithashtu kujtimin e profesorit dhe fagotistit Fatos Jaho, i cili ishte pjesë e formacionit të parë të sextetit. “Kontributi dhe arti i tij kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, dhe ansambli vazhdon ta çmojë kontributin e tij dhe të ruajë kujtimin për artin që ai dhuroi”, thuhet në materialin e ansamblit. Koncerti këtë mbrëmje për publikun organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Universitetin e Arteve, Tiranë, ku mbështetja vjen dhe nga donatorë të tjerë. Koncertet muzikore po sjellin për publikun jo vetëm vepra të autorëve shqiptarë, por dhe të atyre të huaj, duke u bëre një pjesë me rëndësi e jetës artistike në kryeqytet këtë sezon pranvere.

  • Mbrëmje e tensionuar në Pogradec, një person goditet me thikë (Detaje)

    Mbrëmje e tensionuar në Pogradec, një person goditet me thikë (Detaje)

    Një plagosje me thikë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Pogradec.

    Ngjarja ka ndodhur në afërsi të një dyqani. I lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Nuk dihen ende rrethanat, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje.