Tag: mbrëmje

  • Çfarë i ndodh organizmit nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Çfarë i ndodh organizmit nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

    Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.
    Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

    Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë Hudhrën
    Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.
    Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Hudhër Në Mbrëmje
    Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë në këtë artikull të AgroËeb.org
    Detoks Për Mëlçinë
    Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.
    Kështu ajo do të çlirojë enzimat që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.
    Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.
    Antibiotiku i Natës
    Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të luftojë të ftohurën dhe gripin.
    Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.
    Hudhra Për Lëkurën
    Duke ngrënë një thelb hudhër përpara gjumit, do të stimuloni rigjenerimin e qelizave.
    Ekspertët tthonë se hudhra do të luftojë bakteret që shkaktojnë akne dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.
    Kolesteroli i Ulët
    Hudhra e mban zemrën të shëndetshme. Ajo ul kolesterolin duke mbajtur larg sëmundjet.
    Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.
    I Bën Mirë Kyçeve
    Konsumi i hudhrës në mbrëmje i bën mirë kyçeve të prekura nga artriti sepse ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet. Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut.

  • Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelpi hudhër në darkë

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.

    Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.
    Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.

    Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë Hudhrën
    Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.
    Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Hudhër Në Mbrëmje
    Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
    Detoks Për Mëlçinë
    Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.
    Kështu ajo do të çlirojë enzimat që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.
    Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.
    Antibiotiku i Natës
    Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të luftojë të ftohurën dhe gripin.
    Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.
    Hudhra Për Lëkurën
    Duke ngrënë një thelb hudhër përpara gjumit, do të stimuloni rigjenerimin e qelizave.
    Ekspertët tthonë se hudhra do të luftojë bakteret që shkaktojnë akne dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.
    Kolesteroli i Ulët
    Hudhra e mban zemrën të shëndetshme. Ajo ul kolesterolin duke mbajtur larg sëmundjet.
    Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.
    I Bën Mirë Kyçeve
    Konsumi i hudhrës në mbrëmje i bën mirë kyçeve të prekura nga artriti sepse ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet. Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut.

  • Ermal Meta mbrëmje magjike në skenën 2300-vjeçare të Butrintit – VIDEO

    Ermal Meta mbrëmje magjike në skenën 2300-vjeçare të Butrintit – VIDEO

    Ermal Meta mbrëmje magjike në skenën 2300-vjeçare të Butrintit
     
    Në mbrëmjen e 7 qershorit 2025, skena antike e Teatrit të Butrintit u mbush me emocione, muzikë dhe duartrokitje të pafundme, teksa këngëtari me origjinë shqiptare dhe karrierë të suksesshme në Itali, Ermal Meta, solli një performancë të jashtëzakonshme në kuadër të Javës Kulturore Italiane.Koncerti, i cili shënoi nisjen e turneut të tij “LIVE 2025”, u zhvillua në një prej skenave më të bukura të Mesdheut – Teatri Antik i Butrintit, një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
     

     
    Të pranishëm në këtë mbrëmje të veçantë ishin përfaqësues të rëndësishëm nga Shqipëria dhe Italia, mes tyre: ambasadori italian në Tiranë, drejtori i Institutit Italian të Kulturës, si dhe zëvendësministrja e Kulturës së Shqipërisë, krahas një numri të madh spektatorësh që kishin mbushur shkallët e teatrit antik.
     
    I shoqëruar në skenë nga pianisti Davide Antonio Pio, bashkëkompozitor dhe bashkëpunëtor i afërt i Ermal Meta, si dhe nga një trio elegante instrumentesh harkore, Ermal Meta interpretoi disa nga këngët e tij më të dashura, si dhe krijime të reja nga albumi i ardhshëm. Përmes një performance që ndërthurte muzikën, poezinë dhe tregimin emocional, artisti solli një përvojë të paharrueshme për publikun.
     
     

     
     
    Ky koncert përtej dimensionit artistik, përbën edhe një homazh për lidhjet kulturore mes Shqipërisë dhe Italisë, një simbol i ndërthurjes së rrënjëve, identitetit dhe artit që bashkon dy popujt përmes tingujve dhe emocioneve të përbashkëta.
     
    Ermal Meta: Për mua ishte hera e parë që ndodhem në Butrint dhe ky është një teatër magjik dhe u munduam të sjellim një koncert që do të ishte në sintoni me këtë amient. Ishte koncerti i parë në Atdhe dhe kisha shumë emocione.
     
    Zv. Ministrja e Kulturës: Është kënaqësi që në ciklin e aktiviteteve në kuadër të Javës Kulturore Italiane organizojmë këtë koncert të këngëtarit Ermal Meta për të çelur njëherësh edhe sezonin turistik në Butrint. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është të promovojmë vendin edhe për pasuritë kulturore dhe të pasurojmë kalendarin kulturor edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Mbrëmje vendimtare në Ferma VIP! Finalisti i parë dhe një eliminim, ndiqeni LIVE spektaklin në Vizion Plus

    Mbrëmje vendimtare në Ferma VIP! Finalisti i parë dhe një eliminim, ndiqeni LIVE spektaklin në Vizion Plus

    Starton mbrëmja e 20-të e spektaklit tuaj të preferuar në Vizion Plus, Ferma VIP 2.

    Një natë me emocione të bukura të shijoni edhe sonte, nën shoqërinë e moderatores Luana Vjollca dhe dy opinionistëve, Zhaku dhe Kastro Zizo.
    Një televotim i hapur prej mbrëmjes së të hënës do të shpallë finalistin e parë të këtij edicioni të dytë.

    Po dy fermerët më pak të votuar që do të shkojnë në një sfidë kokë më kokë, kush do të jenë?
    Do të jetë sfida ajo që do të përcaktojë më pas fatin e fermerëve. Njëri prej 9 konkurrentëve të mbetur në lojë do të ndërpresë rrugëtimin e tij, duke humbur mundësinë e çmimit të madh.
    Këto dhe shumë të tjera mbeten për tu zbuluar në Vizion Plus dhe në dy kanale të dedikuara në Tring. Gjithashtu mund ta ndiqni spektaklin tuaj të preferuar Ferma VIP 2 LIVE në linkun e YouToube.
    /vizionplus.tv
     

  • Nisin aktivitetet e Javës Kulturore Italiane, “Neri per caso” rikthehen për të festuar 30 vite nga fitorja në Sanremo

    Nisin aktivitetet e Javës Kulturore Italiane, “Neri per caso” rikthehen për të festuar 30 vite nga fitorja në Sanremo

    Nga Julia Vrapi
    Koncerte janë ndër aktivitetet e para në kuadër të Javës Kulturore Italiane në vendin tonë. Muzika, teatri, filmat, ekspozitat dhe aktivitete të tjera janë pjesë e kësaj jave kulturore, ku këtë mbrëmje do të zhvillohet një tjetër koncert pas atij të datës 1 qershor në Tiranë. Grupi italian “Neri per caso” do jetë këtë mbrëmje në Vlorë. Një koncert për të festuar 30-vjetorin e fitores në Sanremo në vitin 1995 dhe për të rikujtuar repertorin e madh muzikor të këngëve italiane me një nga grupet më të njohura italiane.
    “Një mbrëmje magjike në Lungomare, Vlorë: “Neri per caso” rikthehen për të festuar 30 vite nga fitorja në Sanremo! Bashkohuni për të kënduar së bashku, për të kujtuar hitet më të bukura të muzikës italiane dhe për të përjetuar emocionin e një koncerti që lidh nostalgjinë me elegancën vokale”, thuhet në faqen e Javëve Kulturore Ndërkombëtar për këtë koncert, që do të jetë këtë mbrëmje në Vlorë.
    Ata filluan të këndonin në klubet e Salernos dhe më pas arritën famë kombëtare, duke marrë pjesë në Sanremo Giovani 1994 me këngën Donne di Zucchero Fornaciari , duke u kualifikuar për seksionin “New Proposals” të Festivalit të Sanremos 1995; Ata fitojnë me këngën “Le ragazze”, të shkruar nga Mattone.  Java Kulturore Italiane  që po vijon me aktivitete të ndryshme dhe pjesë e tyre është dhe koncerti këtë mbrëmje në Vlorë vjen e organizuar nga Ambasada e Italisë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe do të vijojë deri më 8 qershor.
    Aktivitetet në vijim
    Në kuadër të Javës Kulturore Italiane po sot në mbrëmje në Tiranë do të ketë një tjetër aktivitet me në fokus modën italiane, ndërsa edhe në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” do të ketë një tjetër koncert nga Duo Lucio Matarazzo dhe Giovanni Masi. Një bashkëpunim artistik, por edhe një histori suksesi që buron nga përkushtimi, pasioni dhe ndarja e një vizioni të përbashkët muzikor. Më 4 qershor, trio-ja italiane “Aperitivo Italiano” vjen në Berat për një mbrëmje të veçantë muzikore, ku tingujt e jazz-it dhe soul-it do të ndërthuren me emocionin e këngëve më të dashura të muzikës pop italiane, po këtë datë do të hapet ekspozita personale e artistit Fabrizio Bellomo në galerinë GOCAT në Tiranë.
    Më 5 qershor është ekspozita Enzo Cucchi-t, që do të hapet në COD, ndërsa në teatrin e Gjirokastrës do të jetë në skenë “Onora tuo Padre”, një produksion i përbashkët midis artistëve nga Italia dhe Shqipëria. Më 6 qershor, shfaqja teatrore “Faust” me regji nga regjisori Davide Iodice do të jetë në skenë te “ArTurbina” në Tiranë, ndërsa një koncert simfonik instrumental do të jetë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, ku vjen dhe Giovanni Bertolazzi, piano dhe Andrea Solinas, dirigjent.
    Në kuadër të Javës Kulturore Italiane po këtë datë, 6 qershor, do të  shfaqet filmi “Mia” nga Riccardo Bona në kinemanë e Gjirokastrës, ndërsa në kinema “Vlora” në Vlorë do të jetë shfaqja e filmit “Carosello Carosone” nga Lucio Pellegrini. Ermal Meta më 7 qershor do të jetë në Butrint me një koncert, ndërsa më datë 8 qershor do të ketë një aktivitet në Tiranë, ndërsa në Vlorë do të shfaqet “Tutto il mio folle amore” nga Gabriele Salvatores.
     

  • Reagon Marota: Inter nuk duhet kryqëzuar, ishte një mbrëmje ‘Jo’

    Presidenti i Interit Bepe Marota komentoi pa shumë fjalë për humbjen e rëndë të Interit në finalen e Ligës së Kampionëve me PSG 5-0:

    “Ishte një mbrëmje negative, kundërshtari na mposhti në gjithçka. Kjo nuk duhet ta fshijë udhëtimin tonë në Ligën e Kampionëve. Ne ramë shumë të brishtë sonte, por dua të falënderoj lojtarët dhe trajnerin që mundën ekipe si Bajern dhe Barcelona.”

  • Mbrëmje përrallash në FERMA VIP/ Andrea martohet me gruan e tij, i thonë “PO” njëri-tjetrit përjetësisht para miliona shqiptarëve

    Mbrëmje përrallash në FERMA VIP/ Andrea martohet me gruan e tij, i thonë “PO” njëri-tjetrit përjetësisht para miliona shqiptarëve

    Mbrëmja e sotme në Ferma VIP ka qenë vërtetë përrallore për një nga fermerët. Andrea i ka dhënë fund “beqarisë” me gruan e tij duke u martuart LIVE në spektaklin e sotëm.

    Ashtu si në çdo mbrëmje spektakli të së hënës dhe të premtes në Ferma VIP nuk mungojnë surprizat, por kjo e sotmja ishte vërtetë një nga më të bukurat.
    Në sytë e fermerëve të disa të afërmëve të tyre dhe para miliona shqiptarëve në Shqipëri e anëembanë botës Andrea dhe Gerta bënë dasmën e tyre.

    Edhe pse me dy vajza të vogla, Andrea dhe Gerta nuk kanë patur mundësi që të bënin dasëm, por këtë gjë të madhe të jetës së tyre ua mundësoi AGAI në Ferma VIP.
    Albano: A pranon ti Gerta Andrean deri sa të kesh frymë?
    Gerta: Sigurisht që pranoj.
    Albano: A zotohesh ta duash, ta respektosh, të lash enët, të hekurosësh, të pusnosh serën deri sa të kesh frymë?
    Andrea: Patjetër që po.
    Albano: Me pushtetin që më jep AGAI ju deklaroj burrë dhe grua, je i detyruar me detyrim përcaktim të puthësh nusen.

  • Muzika popullore lirike shqiptare në një format bashkëkohor, në kuadër të International Albanian Brass Festival

    Muzika popullore lirike shqiptare në një format bashkëkohor, në kuadër të International Albanian Brass Festival

    Nga Julia Vrapi
    Muzika  popullore lirike shqiptare vjen në një format bashkëkohor. Këtë mbrëmje në Tiranë do të zhvillohet një koncert i veçantë, që do të bëjë bashkë artistë të njohur dhe vjen me një program të pasur muzikor për të pranishmit. Një bashkëpunim i veçantë mes International Albanian Brass Festival dhe Operës së Kosovës vjen në kuadër të edicionit të dhjetë të festivalit, duke sjellë në skenë muzikën popullore lirike shqiptare në një format bashkëkohor. Sipas organizatorëve në këtë aktivitet te biblioteka e COD pranë kryeministrisë do të promovohet edhe botimi “14 këngë popullore ” për kuintet tunxhi i aranzhuar nga maestro Edmond Doko, i cili ka shërbyer si frymëzim për koncertin. Edmond Doko autori i “14 këngëve popullore” shprehet se këto thesare i ka risjellë me një gjuhë muzikore bashkëkohore.
    Në materialin rreth botimit “14 këngë popullore” ai shprehet ndër të tjera se orkestrat frymore (bandat), si trashëgimi e vyer e kulturës, shënuan jo vetëm fillimet e muzikës profesionale shqiptare, por përcaktuan edhe zhvillimet e mëtejshme të muzikës kombëtare gjatë shekullit të njëzetë. “Tranzicioni i tejzgjatur e ka reduktuar numrin e tyre dhe, sot, në pjesën më të madhe të qyteteve, për fat të keq, nuk ka banda muzikore, ndërkohë që bandat e shumëllojshme, subjekte të kodit penal, paradoksalisht janë shtuar!”, shprehet ai. Doko vijon më tej se si anëtar i vjetër i një bande muzikore (Orkestra frymore), gjatë gjithë karrierës ka qenë vazhdimisht i ndjeshëm, aktiv e kontribuues në gjallërimin e aktivitetit të tyre, duke punuar ndër vite si drejtues i disa festivaleve të orkestrave frymore, por dhe si arranxhues e përpunues, si në rastin e këngëve popullore për formacionin specifik të kuintetit të instrumenteve frymore të tunxhit.
    “Zgjodha të përpunoj pikërisht këngë popullore lirike, sepse i vlerësoj si xhevahire të trashëgimisë muzikore, me dëshirën që ato të vazhdojnë të interpretohen e dëgjohen nga publiku vendës dhe i huaj. Shpesh, në ambiente të ndryshme serviret turbofolku e tallavaja si muzikë popullore, por që ato nuk kanë asgjë të përbashkët me thesaret e muzikës popullore. Natyrisht, këto thesare i kam risjellë me një gjuhë muzikore bashkëkohore”, thotë Edmond Doko ndër të tjera. Me një aktivitet të vlerësuar ndër vite edhe si dirigjent Edmond Doko herë pas here ka sjellë në vëmendje edhe problemet, që janë në fushën e muzikës, ku sipas tij duhet të dëgjohet zëri i profesionistëve.
    Interpretimi i 14 këngëve popullore
    Këtë mbrëmje Albanian Brass Quintet, Okteti Plus nga Kosova dhe solistët Elona Sadiku (mezzosoprano) dhe Liridon Sadriu (tenor) do të interpretojnë këto 14 këngë popullore në një ndërthurje emocionuese zëri dhe instrumentesh. Pas suksesit në Operën e Kosovës për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës , kjo mbrëmje artistike vjen në Tiranë për të sjellë një përvojë të veçantë, ku tradita takohet me risi. Koncerti që pritet që të zhvillohet këtë mbrëmje të 26 majit bëhet edhe pjesë e jetës artistike dhe kulturore në Tiranë, që po vijon me aktivitete të ndryshme për publikun, ku pjesë me rëndësi janë dhe aktivitetet muzikore.

  • Dy shfaqje në një mbrëmje, TKOB pret publikun me “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re”

    Dy shfaqje në një mbrëmje, TKOB pret publikun me “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re”

    Dy krijime, dy universe artistikë, një skenë, kjo është një ftesë për të përjetuar artin e baletit në një tjetër dimension.
    “Kaleidoscope” dhe “Suitë në re” do të vijnë premierë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.
    “Kaleidoscope”, koreografia e kanadezit Peter Quanz, vjen për herë të parë në Shqipëri. Kjo vepër, e krijuar në vitin 2005 për American Ballet Theatre, prezanton një ekspresion dinamik dhe vizual, duke shfaqur një sërë lëvizjesh dhe ngjyrash.

    “Baleti që ne sdo të sjellim në skenë është krijuar në vitin 2005 për Teatrin Amerikan të baletit, dhe sot pas kaq shumë vitesh ai vjen po aq aktual, sa në atë vit. është hera e parë që vihet në skenën shqiptare dhe jam shumë i lumtur që sjell një frymë të tillë baleti. sigurisht që këtu vjen si një premierë me një skenografi të përshtatur për teatrin tuaj, me kostumografi tërësisht të re. Si një kaleidoskop i vërtetë, çdo lëvizje sjell një pamje të re; çdo sekuencë, një bukuri që zhduket dhe lind sërish”, tha koreografi Peter Quanz.
    Në të njëjtën mbrëmje do të prezantohet edhe “Suitë e në re”, koreografia më e re e Alvaro Dule, e inspiruar nga muzika baroke e Handel-it. Kjo vepër bashkon teknikën klasike me elementë bashkëkohorë, përmes solove dhe dueteve të interpretuara nga pesë balerinë, duke eksploruar ndjeshmërinë dhe përvojën njerëzore.
    “Edhe pse rrënja e kësaj pjese është akademizmi, teknika klasike, unë kam kërkuar të shkoj më larg. I përshtatet traditës së baletit të repertorit dua dhe muzikës baroke, unë kam dashur ti jap një frymë dhe interpretim të ri”, tha Dule.
    Skena e Teatrit të Operës dhe Baletit do të përcjellë dy vepra të veçanta që sjellin ngjyra, ndjesi dhe elegancë në një premierë në datat 26, 27 dhe 28 maj, në orën 20:00./vizionplus.tv

  • Trupat artistike të TKOB me “Opera Gala” këtë mbrëmje në skenën e teatrit të Vlorës

    Trupat artistike të TKOB me “Opera Gala” këtë mbrëmje në skenën e teatrit të Vlorës

    “Opera Gala” me artistët e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në skenën e teatrit të Vlorës. Një mbrëmje gala me ariet më të bukura të autorëve Mozart, Verdi, Puccini, Bizet, Offenbach, Rossini, Lehar e Bernstein, deri te koreografitë elegante mbi muzikën e Johann Strauss Il, “Opera Gala”. Koreografia dhe regjia në “Opera Gala” është nga Renato Zanella, ndërsa Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit do të jetë nën drejtimin e dirigjentit Sergio Alapont. Në skenë do të jenë dhe trupa e baletit e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, si dhe Kori i TKOB-së. “Opera Gala” sjell magjinë e saj edhe në Vlorën e flamurit me mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkisë Vlorë”, thuhet nga TKOB.
    “Opera Gala” që këtë mbrëmje do të jetë në skenën e teatrit “Petro Marko” në Vlorë më parë u shfaq për dy mbrëmje me radhë në skenën e TKOB-së në Tiranë. Më herët, regjisori Renato Zanella u shpreh se është një shfaqje që ka në qendër dashurinë. “Kjo është një mënyrë për të celebruar muzikën dhe të gjithë artistët me një program shumë të mirë. Një gala jo si ato që jemi mësuar të shohim, ku marrin pjesë kori, solistët, baleti dhe muzika gjithashtu. Kemi Verdin, Puccini-n, Mozartin, Strauss dhe të gjithë këta vijnë në një shfaqje të vetme, një shfaqje që ka në qendër një tematikë, dashurinë, atë ndjenjë që vjen e shpërfaqur në forma të ndryshme nga secili kompozitor”, tha regjisori Zanella, i cili ka bashkëpunuar edhe më parë me TKOB. “Opera Gala” që këtë mbrëmje do të jetë në skenën e teatrit të Vlorës është në vijim të aktiviteteve në kalendarin artistik këtë muaj nga TKOB.