Tag: mbrëmje

  • Rritje temperaturash por vranësira në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

    Rritje temperaturash por vranësira në mbrëmje, parashikimi i motit për sot

    Kronikë E Mërkurë, 10 Shtator 2025 09:25
    Kjo e mërkurë do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave, me vlera maksimale deri në 30 gradë Celsius.
    Shqipëria do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

    Situata do të ndryshojë në mbrëmje, pasi pritet të ketë vranësira në të gjithë territorin.
    Era do të fryjë me shpejtësi mbi 45 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 4 ballë përgjatë vijës bregdetare.

  • Së shpejti “Kalimera Poetike”, edicioni i 33-të me shumë ngjarje kulturore

    Së shpejti “Kalimera Poetike”, edicioni i 33-të me shumë ngjarje kulturore

    “Kalimera Poetike Basri Çapriqi” po vjen për herë të 33-të në Ulqin dhe në këtë edicion do të ketë laramani të prurjeve artistike mes letërsisë dhe artit pamor, shkruan KultPlus. 

    Ky aktivitet kulturor organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”

    Në programin e edicionit të sivjetshëm do të zhvillohet mbrëmja letrare homazh kushtuar shkrimtarit Ibrahim Berjashi, kryetarit të parë të “Art Club”-it dhe njërit prej themeluesve të “Kalimerës Poetike”, si dhe dy mbrëmje autoriale që do t’u kushtohen shkrimtarëve: Besnik Mustafaj dhe Ilire Zajmi. 

    Organizatorët kanë bërë të ditur se ky edicion do të hapet më 11 shtator me ekspozitën instalacion nga Zake Prelvukaj, e cila do të prezantohet me ekspozitën “Ofshamë (Shpella e Lakuriqëve”, ngjarje që dë të mbahet në ora 17:00 në Sheshin para Muzeut në Kalanë e Ulqinit. 

    Po në të njëjtën ditë, ky edicion do të vazhdojë me mbrëmje letrare, poashtu në Muzeun e Kalasë së Ulqinit, mbrëmje që do ti dedikohet shkrimtrait Ibrahim Berjashi, ku me prezantimin  e krijimtarisë së tij do të paraqiten: Qazim Muja, përkthyes dhe kritik letrar dhe Xhahid Bushati,  shkrimtar. Leximi i pjesëve të vargjeve do të bëhet nga Simon Shkreli, aktor dhe  do të udhëhiqet nga Vediha Gjoni.

    Manifestimi më pas do të vazhdojë më 12 shtator, ku

    organizimi kalon në Librarinë “Ulqini” e cila do të mbahet në ora 20:00. Mbrëmja autoriale do të zhvillohet për Besnik Mustafaj, ku për veprën e tij do të flasin: Arta Marku-Qëndro, kritike e letërsisë dhe Bujar Hudhri , botues. Kjo mbrëmje do të udhëhiqet nga Sabina Osmanoviq.

    Ndërkohë, ky edicion do të përmbyllet me një mbrëmje autoriale për Ilire Zajmin, që do të mbahet më 13 shtator, në ora 20:00 në Muzeun Etnografik- Draginë. 

    Vepra e Ilire Zajmit do të diksutohet nga studiuesja e letërisë, njëherit edhe shkrimtare Dije Demiri-Frangu. Ky panel letrar do të moderohet nga Flutur Mustafa-Pllana. 

    Mbyllja e manifestimit do të bëhet nëpërmjet një pike muzikore, ku do të prezantohen: Anton Kafalli në violin dhe Ares Fani në kitarë. / KultPlus.com 

  • Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen

    Pogradeci nën magjinë e “Hënës së Përgjakur”, pamjet spektakolare mbi liqen

    Këtë mbrëmje, qytetarët kanë shijuar një nga fenomenet më të rralla astronomike, eklipsin hënor.
    Vizion Plus ka siguruar fotot mahnitëse nga liqeni i Pogradecit.Lexo edhe :Related Posts

    Qielli u mbush me dritën e veçantë të Hënës, duke krijuar një pamje mbresëlënëse që u pasqyrua në ujërat e qeta dhe ndriçimin e qytetit.
    Shumë banorë dhe vizitorë nuk humbën rastin për ta fotografuar dhe ndarë këtë moment unik, duke e quajtur një përjetim magjik të natës së sotme.
    Ky fenomen astronomik, i dukshëm në disa vende, i ka dhuruar Pogradecit një mbrëmje të paharrueshme nën “Hënën e Përgjakur”.

  • Një mbrëmje poetike dhe një ekspozitë me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës

    Një mbrëmje poetike dhe një ekspozitë me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës

    Një mbrëmje poetike përmes krijimeve të publikut, risolli në kujtesë jetën dhe veprën e nobelistes shqiptare Nënë Tereza. Me rastin e 9-vjetorit të shenjtërimit të Nënë Terezës, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) hapi dyert për një mbrëmje poetike. Në këtë aktivitet, të zhvilluar në hapësirën e DPA-së dedikuar aktiviteteve kulturore, qenë të pranishëm drejtori i përgjithshëm në detyrë i DPA-së, z. Endrit Musaj, presidenti i projektit “Shpresa”, z. Luigj Mila, ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Skënder Durmishi, si edhe përfaqësues të komuniteteve fetare në vend. Në fjalën e mbajtur, Musaj tha se ky aktivitet është një thirrje për të mos e parë Nënë Terezën vetëm si një figurë të shenjtë, por si një shembull që duhet ndjekur.
    “Nënë Tereza është një figurë që i ka dhënë njerëzimit më shumë sesa mund të përfytyrojë një brez i tërë. E lindur në një familje në Shkup, trashëgoi vlerat më të çmuara të kulturës sonë: besimin, mikpritjen dhe dhembshurinë. Këto vlera, i shndërroi në një mision global, që i kaloi kufijtë e gjuhës sonë. Për ne shqiptarët, Nënë Tereza është krenaria më e madhe. Ajo i tregoi botës se edhe nga një komb i vogël, por me shpirt të madh, mund të lindë një figurë që bëhet nënë për njerëzimin”, u shpreh Musaj. Fjalën e mori edhe ambasadori Durmishi, i cili e vlerësoi organizimin e kësaj mbrëmjeje poetike, si të nevojshëm për të nxjerrë mësime nga angazhimi humanitar i Nënë Terezës.
    DPA shprehet se të ftuarit dhe pjesëmarrësit shkëmbyen fjalë të ndjera, poezi, krijime letrare dhe përshtypje, në shenjë nderimi ndaj Shenjte Terezës për angazhimin dhe kontributin e saj si humaniste, në ndihmë të nevojtarëve. Gjatë aktivitetit, u shfaq një ekspozitë dokumentare dhe fotografike me materialet e DPA-së mbi veprimtarinë fetare dhe mirëbërëse të “ambasadores së paqes”, duke shpalosur dorëshkrime të rralla të saj me fragmente në shqip.  Më 5 shtator 2016, Papa Françesku e shpalli shenjtore Nënë Terezën gjatë një ceremonie në Vatikan. Asaj iu dha titulli “Shën Tereza e Kalkutës”. 5 shtatori është shpallur festë zyrtare në Shqipëri. Kjo datë përkon edhe me ditën ku shenjtorja u nda nga jeta, pikërisht më 5 shtator të vitit 1997 në Kalkuta të Indisë.

  • Mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”, Egnatia barazon në fund të ndeshjes

    Mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”, Egnatia barazon në fund të ndeshjes

    Një mbrëmje pa fitues në “Abissnet Superiore”. Të dyja ndeshjet e sotme kanë përfunduar në barazim. Partizani dhe Teuta janë ndarë në paqe. Ndeshja ka përfunduar me rrjeta të paprekura në shifrat 0-0.
    Ndërkohë, Elbasani dhe Egnatia kanë ndarë një pikë mbrëmjen e sotme. Elbasani kaloi i pari në epërsi falë golit të Diallosë në minutën e 45. Kampionët në fuqi të Superiores barazuan në minutat e fundit të ndeshjes. Në minutën e 83-të Xhefersoni tundi rrjetën, duke e përfunduar në shifrat 1-1 këtë sfidë, e cila u shoqërua edhe me tension./Sport Ekspres/

  • Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelb hudhër në darkë?

    Çfarë ndodh në organizëm nëse hani një thelb hudhër në darkë?

     

    Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve. Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës. Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.

    Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.
    Koha më e mirë për të ngrënë hudhrën
    Ekspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.

    Çfarë ndodh në nrganizëm nëse hani hudhër në mbrëmje
    Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
     Detoks për mëlçinë
    Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.
    Kështy ajo do të çlirojë enzimat që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.

    Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.
    Antibiotiku i natës
    Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të luftojë të ftohurën dhe gripin.

    Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.

    Hudhra për lëkurën
    Duke ngrënë një thelb hudhër përpara gjumit, do të stimuloni rigjenerimin e qelizave.
    Ekspertët tthonë se hudhra do të luftojë bakteret që shkaktojnë akne dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.
    Kolesteroli i ulët
    Hudhra e mban zemrën të shëndetshme. Ajo ul kolesterolin duke mbajtur larg sëmundjet.
    Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.
    I bën mirë kyçeve
    Konsumi i hudhrës në mbrëmje i bën mirë kyçeve të prekura nga artriti sepse ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet. Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut.

  • Bylis-Tirana pa fitues, në mbrëmje radha e Elbasani-Flamurtari

    Bylis-Tirana pa fitues, në mbrëmje radha e Elbasani-Flamurtari

    U zhvillua në orën 17:00 ndeshja e javës së parë të edicionit të 87-të Abissnet Superiore mes bylisit dhe Tiranës. Shifrat përfundimtarë 0-0 duke i’u dhënë nga një pikë skuadrave në këtë start kampionati.

    Përgjithësisht një duel i luftuar me raste e ritëm por goli nuk mbrriti asnjëherë. Në fund bylis mbeti me një lojtar më pak teksa Mustafa u largua me të kuq.

    Ndërkaq në mbrëmje 20:00 takimi AF Elbasani- Flamurtari. Ndeshje e cila premton shumë por dhe shton kureshtjen e prezantimit të skuadarve me vlonjatët që rikthehen pas 5 edicioneve në Superiore.

    Vazhdo leximin

  • Seria A në start, Napoli ngre siparin e sezonit të ri, e pasojnë dy sfida të tjera

    Seria A në start, Napoli ngre siparin e sezonit të ri, e pasojnë dy sfida të tjera

    23 gusht 2025 është dita më e shumëpritur, ajo që të gjithë e prisnin pas një vere të nxehtë. Kampioni i Italisë, Napoli, hap sezonin e ri të Serie A, ndërsa në mbrëmje do të jenë në fushë Milani i Massimiliano Allegrit dhe Roma e Gian Piero Gasperinit.
    Nesër, Stefano Pioli do të shijojë rikthimin e tij në kampionatin italian, në stolin e Fiorentinës, ndërsa Cesc Fàbregas dhe Maurizio Sarri do të “përplasin brirët” në sfidën Como-Lazio. Në mbrëmje, të gjithë sytë do të jenë te Juventusi i Igor Tudor.

    Të hënën në mbrëmje, në “San Siro” do të debutojë Cristian Chivu si trajner i Interit. Ky sezon pritet të jetë plot ngjyra dhe emocione, me rikthime të mëdha, debutime të reja dhe emra të njohur që premtojnë spektakël nga fillimi deri në fund.
    Një nga surprizat më të mëdha të këtij sezoni është ardhja e dy veteranëve, por ende shumë influencues në fushë: Kevin De Bruyne te Napoli dhe Luka Modric te Milani. Të dy lojtarët, me statusin e yjeve në perëndim të karrierës, sidomos kroati, që do të mbushë 40 vjeç, pritet të të shkëlqejnë në Serie A, duke sjellë kreativitet, eksperiencë dhe spektakël në mesfushat e ekipeve të tyre.
    Modric, me stilin e tij klasik dhe vizionin e lojës, do të udhëheqë mesfushën e Milanit, ndërsa De Bruyne, i njohur për pasimet e sakta dhe gjuajtjet nga distanca, do të jetë zemra e skuadrës së Napolit.

  • Rama poston pamjet: Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore

    Rama poston pamjet: Një mbrëmje e veçantë në Durrës mbi sigurinë rrugore

    Këtë mbrëmje, në sheshin “Taulantia” në Durrës u zhvillua aktiviteti “Dita e Sigurisë Rrugore” me pjesëmarrjen e fëmijëve edhe të prindërve të tyre. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në një postim në Facebook. Ky aktivitet shërbeu si një thirrje për më shumë kujdes dhe respekt ndaj rregullave të qarkullimit, për një komunitet më të sigurtë për të gjithë.

  • Komuna e Prishtinës rikthehen një tjetër mbrëmje magjike të Kinemasë së Hapur për Fëmijë

    Komuna e Prishtinës rikthehen një tjetër mbrëmje magjike të Kinemasë së Hapur për Fëmijë

    Pas suksesit të edicionit të parë, Komuna e Prishtinës rikthehet me një tjetër mbrëmje magjike të Kinemasë së Hapur, dedikuar fëmijëve të vegjël.

    Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka njoftuar se Kinemaja e Hapur për Fëmijë do të shfaq filma të përzgjedhur te parku në mes të lagjeve Ulpiana dhe Dardania.

    “Nën qiellin e hapur, do të shfaqim filma të përzgjedhur për fëmijë, sepse filmi nuk është vetëm argëtim, por një udhëtim i heshtur drejt botës së brendshme, ku fëmijët mësojnë të ëndërrojnë, të ndjejnë dhe të kuptojnë më thellë botën që i rrethon”, thuhet në njoftimin e drejtoreshës Halimi.

    Kjo mbrëmje magjike mbahet më 28 gusht në ora 19:30./ KultPlus.com