Nga Julia Vrapi
Koncert premierë me vepra nga Paganini, Rachmaninov, Stravinsky & Rimsky-Korsakov këtë mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Sezoni artistik sjell në skenë dhe një nga violinistët me famë ndërkombëtare Giuseppe Gibboni. Koncerti me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, në bashkëpunim me Orkestrën e Forcave të Armatosura është nën drejtimin e maestros Sergio Alapont. Giuseppe Gibboni, fitues i çmimit “Premio Paganini”, dhe një nga violinistët më në zë të momentit vjen në TKOB për këtë koncert premierë, që është dhe një nga veprimtaritë e rëndësishme muzikore këtë sezon artistik. Pjesë e koncertit këtë mbrëmje është dhe “Uverturë mbi tema popullore”, op. 28 nga Nikolai Rimsky-Korsakov. Sipas teatrit më parë, “Uverturë mbi tema popullore”, op. 28 është plot ritme popullore, melodi që frymojnë traditë dhe një orkestracion plot ngjyra që parathotë gjenialitetin e autorit të Sheherazade.
“Kjo uverturë e hershme, kompozuar kur Rimsky-Korsakov ishte vetëm 22 vjeç, bashkon tri këngë popullore në një simfoni emocionesh, nga himni solemn deri te ritmet vallëzuese të fshatit. Një vepër që shpalos thelbin e muzikës romantike, ku çdo notë tingëllon si një kujtim i tokës, traditës dhe shpirtit të një kombi”, thuhet nga teatri rreth veprës muzikore premierë absolute nga Orkestra e TKOB-së në bashkëpunim me OSFA-në. Pas këtij koncerti këtë mbrëmje, Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit këtë muaj debuton në Festivalin Respighi Bologna 2025. Në këtë festival Orkestra Simfonike e TKOB-së më 13 tetor do të prezantojë një program muzikor me vepra të autorëve botërorë. Edhe në këtë koncert publiku i Bolonjës në Itali do të ketë mundësinë të shijojë një program të pasur dhe mjaft impenjativ, nën drejtimin e dirigjentit spanjoll Sergio Alapont, por edhe me pjesëmarrjen e violinistit Giuseppe Gibboni.
Aktiviteti muzikor i violinistit
Violinisti Giuseppe Gibboni që këtë mbrëmje do të jetë në koncert është i njohur për teknikën e tij brilante, ndjeshmërinë interpretuese dhe pjekurinë artistike që rrallë gjendet në një moshë kaq të re. Sipas teatrit, Gibboni është një nga violinistët më të jashtëzakonshëm të brezit të tij. “Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Premio Paganini” 2021, ai u bë violinisti i parë italian pas 24 vitesh që fitoi këtë çmim prestigjioz, duke marrë gjithashtu dhe çmimin e publikut dhe dy çmime speciale për interpretimet më të mira të veprave të Paganinit. Me një virtuozitet që ndërthur pasionin me perfeksionin teknik, Gibboni ka performuar në disa nga skenat më të njohura europiane, duke u konsideruar si një fenomen i violinës moderne”, thuhet për violinistin italian. Violinisti Giuseppe Gibboni që këtë mbrëmje do të jetë pjesë e koncertit vjen në vijim dhe të artistëve të tjerë të njohur të skenave europiane në TKOB, që kanë qenë pjesë e shfaqjeve dhe koncerteve të ndryshme.
Tag: mbrëmje
-

Violinisti Giuseppe Gibboni dhe Orkestra e Operës me një koncert premierë, vepra edhe nga Paganini e Rachmaninov
-

Dorëhiqet kryeministri i Francës, Macron i jep dy ditë kohë që të shpëtojë Qeverinë
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i dha kryeministrit Sebastien Lecornu, dy ditë kohë që të shpëtojë ekzekutivin, pasi kryeministri dha dorëheqje më pak se një muaj pasi mori këtë detyrë.
Më herët gjatë së hënës, Lecornu dha dorëheqje 14 orë pasi emëroi Qeverinë e tij dhe pritej që pasdite të mbante mbledhjen e parë të kabinetit.
Më pas, Macron mbajti bisedime me Lecornu në mbrëmje dhe i dha dy ditë kohë që të arrijë një plan për “stabilitetin” e shtetit, tha Zyra e Macronit.Një zyrtar presidencial, që kërkoi të mos identifikohej, tha se Macron i ka ngarkuar Lecornun “të zhvillojë negociatat përfundimtare deri të mërkurën në mbrëmje për të përcaktuar një platformë veprimi dhe stabiliteti për vendin”.
Lecornu shtoi në platformën X se “kam pranuar, me kërkesë të presidentit, të mbaj diskutimet përfundimtare me forcat politike për stabilitetin e vendit. Të mërkurën në mbrëmje do t’i komunikoj kreut të shtetit nëse kjo është e mundur apo jo, në mënyrë që ai të mund të nxjerrë të gjitha përfundimet e nevojshme”.
Macron është “i gatshëm të marrë përgjegjësitë” në rast se diskutimet dështojnë, tha zyrtari presidencial, duke iu referuar mundësisë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.
Lecornus bëhet kryeministri që ka qëndruar më së paku në krye të ekzekutivit në Francën moderne, pasi dha dorëheqje 27 ditë pas emërimit.
“Nuk janë përmbushur kushtet që unë të kryejë funksionin si kryeministër”, tha Lecornu mëngjesin e 6 tetorit, duke përmendur si arsye “oreksin partiak” të fraksioneve që, sipas tij, e kishin detyruar që të jepte dorëheqje.
Me pasigurinë në Francë që po shkakton tronditje në mbarë Evropën, një zëdhënës i Qeverisë gjermane tha se “një Francë e qëndrueshme” përbën “një kontribut të rëndësishëm për stabilitetin në Evropë”.
Dorëheqja e Lecornut e thellon krizën politike që ka mbërthyer Francën për më shumë se një vit, pas zgjedhjeve të verës së vitit 2024, të thirrura nga presidenti Macron, të cilat përfunduan me një Parlament të bllokuar.
Pas njoftimit të Lecornu, tregu i aksioneve në Paris pësoi rënie, me indeksin e aksioneve kryesore që ra rreth 1.4 për qind.
Thellimi i krizës politike vjen para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, të cilat pritet të jenë të rëndësishme për të ardhmen e politikës franceze, në kohën kur ekstremi i djathtë nën udhëheqjen e Marine Le Pen, po e ndien se e ka shansin më të mirë ndonjëherë që të marrë pushtetin.
Le Pen tha se do të ishte vendim “i mençur” që Macron të jepte dorëheqjen, por gjithashtu bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, të cilat i quajti “absolutisht të domosdoshme”.
Lecornu, i cili u emërua muajin e kaluar, ishte kryeministri i pestë i Macronit brenda dy vjetësh. -

Më mirë ta bëni dushin në mbrëmje apo në mëngjes?
Shumë njerëz pyesin veten se kur është koha më e mirë për të bërë dush: në mëngjes apo në mbrëmje. Ekspertët thonë se përgjigjja varet nga stili i jetës, shëndeti i lëkurës dhe zakonet personale.
Dushi në darkë ka disa përparësi të rëndësishme. Ai ndihmon trupin të qetësohet, ul temperaturën e brendshme dhe përgatit organizmin për gjumë më të mirë. Përveç kësaj, gjatë ditës lëkura mbledh djersë, pluhur dhe ndotje nga mjedisi. Duke u larë para gjumit, ju flini më të pastër dhe mbroni edhe çarçafët nga mikrobe apo yndyra të tepërta.
Nga ana tjetër, dushi në mëngjes është ideal për ata që duan të nisin ditën me energji. Një larje e freskët ju zgjon, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe jep ndjesinë e pastërtisë së menjëhershme. Kjo është veçanërisht e dobishme për personat që djersijnë gjatë natës ose duan flokë të pastër e të stiluar përpara se të dalin nga shtëpia.Në fund, nuk ka një rregull të vetëm. Nëse doni gjumë më të qetë, zgjidhni dushin e mbrëmjes. Nëse keni nevojë për energji dhe freski në mëngjes, bëni dush në fillim të ditës. Disa njerëz madje preferojnë të dyja, sidomos kur ushtrohen apo kanë punë që shkaktojnë shumë djersitje.
Zgjedhja më e mirë është ajo që i përshtatet trupit tuaj dhe rutinës së përditshme.
-

Kinematografia botërore në zi, ndërron jetë aktorja e famshme Claudia Cardinale
Aktorja Claudia Cardinale ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeçare.
Cardinale, një ikonë e kinemasë së viteve 1960, vdiq të martën në mbrëmje “e rrethuar nga fëmijët e saj” në Nemours, pranë Parisit, ku jetonte, njoftoi agjenti i saj këtë mbrëmje.
E lindur në Tunis, Claudia Cardinale ka punuar me më të mëdhenjtë, përfshirë Luchino Visconti, Federico Fellini, Richard Brooks, Henri Verneuil dhe Sergio Leone.
Një simbol bukurie dhe mbi të gjitha një aktore e jashtëzakonshme që bëri histori në kinema, Claudia Cardinale ishte diva që nuk e merrte veten seriozisht, aq e talentuar dhe e fortë saqë ia lejonte vetes shakatë në televizion, në epokën bardh e zi, në skeçin në të cilin pretendonte se ishte në gjendje të luante të gjitha instrumentet në orkestër, ose të pranonte propozimin e Alberto Moravias për ta intervistuar “sikur të ishte një objekt” për revistën Esquire. -

Real Madrid këtë mbrëmje ndaj Levantes, në fushë Bilbao e Sevilja
Provë e vështirë për Los Blancos ndaj Levantes në Valencia. Real në 5 javë kanë po aq fitore.
LaLiga fillon sot me javën e 6-të të saj. Katër ndeshje luhen sonte në mbrëmje, me Real Madridin që luan jashtë fushe kundër Levantes në orën 21:30.
Po në këtë orë edhe takimi Sevilja- Vijareal. Ndërkaq më herët (19:00) dy duele; Bilbao-Zhiroa dhe Espanjol- Valencia.
E martë, 23 shtatorBilbao – ZhironaEspanjol – ValenciaLevante – Real MadridSevilja – Vijareal
E mërkurë, 24 shtatorGetafe – AlavesAtletiko Madrid – VajekanoReal Sociedad – Majorka.
Vazhdo leximin
-

Topi i Artë 2025/ Real Madrid dhe Ronaldo nuk marrin pjesë, shkak ‘Vinicius’
‘Topi i Artë’ 2025 do të mësohet këtë mbrëmje në Paris duke filluar nga ora 20:00. Kandidatët kryesor janë Ousmane Dembele (PSG) dhe Jamine Jamal (Barcelona). Sidoqoftë në sallë priten të jenë prezentë shumë personalitete të futbollit të luajtur, trajnerë, njerëz të medias, politikanë etj.
Megjithatë në këtë mbrëmje ‘gala’ do të mungojë sërish Real Madrid. Klubi i famshëm i drejtuar nga Florentino Perez mban ende inatin e sezonit të shkuar teksa e quanin Vinicius Zhunior si fituesin e vërtetë të Topit të Artë përpara Rodrit fitues.
Ndërkaq edhe Kristiano Ronaldo, 5 herë fitues i këtij trofeu, ka konfirmuar se nuk do të asistojë këtë mbrëmje në Paris./Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-
Topi i Artë 2025, Real Madrid dhe Ronaldo nuk marrin pjesë, shkak ‘Vinicius’
‘Topi i Artë’ 2025 do të mësohet këtë mbrëmje në Paris duke filluar nga ora 20:00. Kandidatët kryesor janë Ousmane Dembele (PSG) dhe Jamine Jamal (Barcelona). Sidoqoftë në sallë priten të jenë prezentë shumë personalitete të futbollit të luajtur, trajnerë, njerëz të medias, politikanë etj.
Megjithatë në këtë mbrëmje ‘gala’ do të mungojë sërish Real Madrid. Klubi i famshëm i drejtuar nga Florentino Perez mban ende inatin e sezonit të shkuar teksa e quanin Vinicius Zhunior si fituesin e vërtetë të Topit të Artë përpara Rodrit fitues.
Ndërkaq edhe Kristiano Ronaldo, 5 herë fitues i këtij trofeu, ka konfirmuar se nuk do të asistojë këtë mbrëmje në Paris.
-

Topi i Artë/ U shty për mot të keq, Kelaifi afron ndeshjen Marsejë- PSG
Klasikja e Ligue 1, siç njihet ndeshja midis Marsejës dhe PSG-së në Francë, u anulua të dielën në mbrëmje në orën 20:45 për shkak të motit të keq. Ndeshja do të riplanifikohet për të hënën në mbrëmje në orën 20:00, sipas rregulloreve të Ligue 1.
Megjithatë, vendimi ka shkaktuar polemika sepse një nga momentet më të rëndësishme në futbollin ndërkombëtar, ceremonia e ndarjes së çmimeve Topi i Artë, do të mbahet në të njëjtën kohë në Paris. Ceremonia do të fillojë në orën 20:00 dhe supozohej të përfshinte disa lojtarë nga kampionët francezë dhe evropianë të PSG-së, me Ousmane Dembele që pritet të jetë fituesi i shpallur.
Ndërkaq pak çaste më parë presidenti i PSG Naser Al-Kelaifi ka kërkuar që klasikja e futbollit francez të zhvendoset në orën 15:00 ose 17:00 sot, pasi mungesa në ceremoninë e Topit të Artë konsiderohet e paimagjinueshme nga presidenti i PSG-së.
Vazhdo leximin
-

Ndeshja e mbrëmjes kthehet në makth! Policia valë arrestimesh para sfidës së Champions-it, ja çfarë po ndodh në Paris
Nëntëmbëdhjetë tifozë të skuadrës italiane Atalanta janë arrestuar në Paris pas përleshjeve që shpërthyen të martën në mbrëmje, në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër kampionëve në fuqi, Paris Saint-Germain.
Sipas raportimeve nga radiostacioni francez Europe 1, incidentet ndodhën pranë Qendrës Pompidou dhe zonës Les Halles, ku grupe ultrasish të Atalantës dhe PSG-së u përleshën në rrugën Rue des Lombards. Disa persona, të veshur me maska, thuhet se nisën provokimet dhe shkaktuan dëmtime të konsiderueshme në pronë.
Njësitë e Drejtorisë së Rendit Publik dhe Trafikut (DOPC) ndërhynë në vendngjarje, duke arrestuar 19 persona, disa prej të cilëve posedonin armë të ftohta dhe mjete të tjera të rrezikshme.
Në një reagim zyrtar, klubi francez PSG theksoi se individët e përfshirë në përleshje që pretendojnë se janë tifozë të klubit janë përjashtuar prej kohësh nga stadiumi Parc des Princes dhe nuk janë pjesë e Collectif Ultras Paris (CUP) – grupi i vetëm ultras i njohur zyrtarisht nga klubi.
Autoritetet franceze kanë shtuar masat e sigurisë në prag të ndeshjes që pritet të zhvillohet sonte në mbrëmje, për të shmangur incidente të tjera mes tifozërive. -

Çfarë ndodh në trupin tuaj nëse hani një thelpi hudhër çdo natë? Efektet mund t’ju surprizojnë!
Që në lashtësi, hudhra ka qenë aleate e njerëzimit kundër shumë sëmundjeve.Ajo ndihmon në mirëmbajtjen e funksionit dhe shëndetit të zemrës.
Hudhra pakëson gjasat e shfaqjes së tumoreve dhe lufton infeksionet.
Vlerat më të mira, hudhra i ofron nëse konsumohet e gjallë, sepse gatimi tjetërson të gjithë përbërësit mirëbërës të kësaj barishteje.
Koha Më E Mirë Për Të Ngrënë HudhrënEkspertët thonë se koha më e mirë për të ngrënë hudhrën është përpara se të flini ose herët në mëngjes kur bakteret në stomak janë në gjendje të brishtë.
Çfarë Ndodh Në Organizëm Nëse Hani Hudhër Në Mbrëmje
Përfitimet e konsumit të hudhrës në mbrëmje janë të listuara më poshtë në këtë artikull të AgroWeb.org
Detoks Për Mëlçinë
Hudhrën mund ta shtypni dhe më pas ta konsumoni në mbrëmje.
Kështy ajo do të çlirojë enzimat që luftojnë qelizat kancerogjene, toksinat dhe bakteret.
Sulfuri tek hudhra do të punojë për pastrimin e mëlçisë nga toksinat dhe metalet e rënda.
Antibiotiku i Natës
Nëse konsumoni një ose dy thelbinj hudhër të grirë në mbrëmje do të forconi sistemin imunitar dhe ai do të jetë në gjendje të luftojë të ftohurën dhe gripin.
Për më tepër, hudhra gjatë natës do të pastrojë mushkëritë nga sekrecionet.
Hudhra Për Lëkurën
Duke ngrënë një thelb hudhër përpara gjumit, do të stimuloni rigjenerimin e qelizave.
Ekspertët tthonë se hudhra do të luftojë bakteret që shkaktojnë akne dhe do ta mbajë lëkurën të pastër.
Kolesteroli i Ulët
Hudhra e mban zemrën të shëndetshme. Ajo ul kolesterolin duke mbajtur larg sëmundjet.
Ngrënia e një ose dy thelbinjve hudhër në mbrëmje mban kolesterolin në nivele të mira dhe përmirëson pastrimin e enëve të gjakut.
I Bën Mirë Kyçeve
Konsumi i hudhrës në mbrëmje i bën mirë kyçeve të prekura nga artriti sepse ajo lufton inflamacionin dhe zbut dhimbjet. Hudhra nuk duhet konsumuar në mbrëmje nëse vuani nga ulçera apo tensioni i ulët i gjakut.