Tag: mbrëmje

  • Koncert recital i kompozitorit Nestor Kraja, në skenë këtë mbrëmje artistët me një përmbledhje të veprave të tij

    Koncert recital i kompozitorit Nestor Kraja, në skenë këtë mbrëmje artistët me një përmbledhje të veprave të tij

    Nga Julia Vrapi
    Artistët këtë mbrëmje në skenë me krijimtarinë muzikore të kompozitorit Nestor Kraja. Këtë mbrëmje zhvillohet koncerti recital i kompozitorit Nestor Kraja, që gjithashtu ndërthur dhe krijimtarinë e muzikës së dhomës dhe atë simfonike. Në jetën muzikore në vend veprat e kompozitorit  Kraja kanë qenë herë pas here pjesë e aktiviteteve të ndryshme, por këtë mbrëmje të 15 nëntorit koncerti recital që do të zhvillohet në sallën e madhe të Universitetit të Arteve premton të jetë një mbrëmje e veçantë muzikore. Koncerti këtë mbrëmje ngjit në skenë disa nga artistët e njohur në vend, ndërsa sjell vepra që janë shkruar në vite, mes tyre edhe një vepër e re. Nestor Kraja është një ndër kompozitorët më aktivë të proceseve të reja muzikore shqiptare. Përveç aspektit krijues dhe veprat e interpretuara në rajon si dhe Gjermani, Itali, Austri, etj, profesor Nestor Kraja shquhet edhe me aktivitetin e tij shkencor, hulumtues dhe organizativ. Ndërsa programi muzikor këtë mbrëmje përmban: Kuintet Harqesh, “Prelud Kromatik” për piano, “Enigma” për piano, “Plepi” romancë, Kuartet Harqesh, “Përmes dashurisë”, Sonata për Violinë Koha II, etj. Në koncert këtë mbrëmje janë të ftuar edhe dy figura të rëndësishme të artit shqiptar në Itali. Violinistja Anyla Kraja dhe pianisti e ish pedagogu i këtij universiteti Aleksandër Gashi, që jetojnë në Itali. Të dy artistët do të përshëndesin publikun edhe me dy numra të zgjedhur nga Shopen dhe Rahmaninov. Kraja e Gashi do të interpretojnë këtë natë Kohën e parë të Sonatës për violinë të Nestor Krajës, e cila është kompozuar në dedikim të nënës së tij.
    Artistë të tjerë pjesëmarrës në koncert
    Në këtë koncert marrin pjesë disa artistë të njohur, ku i ftuari i nderit është tenori shqiptar Josif Gjipali, i cili ka shkëlqyer në të gjitha skenat e botës me zërin e tij. Në këtë koncert Gjipali do të interpretojë romancën “Plepi”, shkruar në vitin 1996, e cila shquhet për ndjenjat e holla dhe nostalgjinë që sugjeron si ndjenja njerëzore dhe universale. Gjipali do të shoqërohet këtë mbrëmje në piano nga pianistja Silvana Skënderi (zv.dekane e Fakultetit të Muzikës), e cila ka një jetë të pasur koncertore. Gridi Kraja ka drejtuar orkestra të ndryshme në shumë vende të Shqipërisë si dhe në disa vende Evropiane. Këtë mbrëmje ai do të drejtojë Orkestrën Simfonike për të ekzekutuar “Poemën Simfonike” të shkruar posaçërisht për të, nga kompozitori Nestor Kraja me titullin “Laokonti”. Me subjekt mitologjik vepra evokon ide dhe mesazhe të rëndësishme për kohën tonë, përmes pikturimit të figurave kontrastuese dhe të materializuara nga tingëllime të reja orkestrale. Pjesëmarrëse është edhe Nina Muho që do të hapë koncertin me pjesën vokale “Përmes dashurisë”, e cila është orkestruar dhe aranzhuar nga kompozitori dhe klarinetisti Fatos Qerimaj. Pianistja Klejda Tare do të interpretojë “Prelud Kromatik”, një pjesë shumë e vështirë, ndërtuar mbi tri nota: Mi, Re, La. Ndërsa Nikol Tuka do të ekzekutojë pjesën pianistike “Enigma” shkruar për piano solo në vitin 2007. Patricia Maria Roshka vjen nga Bukureshti-Rumani dhe këtë mbrëmje do të interpretojë Tokatën për piano. Të tjerë artistë të njohur në koncert përmendim dhe violinisti Lorenc Radovani, pjesëmarrëse është dhe Erinda Agolli, Ajola Laska e Albana Kola, Gëzim Belegu, Zyle Rexha e Arben Basha.
     

  • “Refleksione” sjell frymën e re të muzikës shqiptare një mbrëmje përmes krijimeve e interpretimeve të artistëve të rinj

    “Refleksione” sjell frymën e re të muzikës shqiptare një mbrëmje përmes krijimeve e interpretimeve të artistëve të rinj

    Nga Julia Vrapi
    Krijimtaria muzikore e artistëve të rinj, pjesë e një koncerti këtë sezon artistik.  “Refleksione” është një koncert, që sjell në skenë frymën e re të muzikës shqiptare. Koncerti që do të zhvillohet në një mbrëmje këtë nëntor është në vijim dhe të atyre më parë, por që vjen për publikun me krijimtarinë dhe interpretimin e artistëve të rinj. Në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit koncerti “Refleksione” do të zhvillohet më 15 nëntor, një mbrëmje e veçantë, ku sipas institucionit e ardhmja e muzikës merr zë përmes krijimeve dhe interpretimeve të artistëve të rinj. “Nga artistët e rinj, me artistët e rinj, për të gjithë publikun shqiptar, një program që lind nga pasioni, guximi dhe talenti i filizave të rinj.
    Kompozitorët Erli Lila dhe Rei Kita sjellin një përzierje të ndjeshme emocionesh dhe tingujsh bashkëkohorë, duke ndërtuar ura mes traditës dhe krijimtarisë moderne. “Refleksione” është një dëshmi e besimit që TKOBAP u jep të rinjve për t’u shprehur, për të krijuar dhe për të ndarë me publikun, botën e tyre të brendshme përmes muzikës”, thuhet nga Teatri i Operës dhe Baletit për këtë koncert. Instrumentistët e rinj në këtë koncert do të jenë nën drejtimin e dirigjentit Harlen Nikolli. Këtë mbrëmje muzikore janë tenori Aldrin Biba, Arlind Omaj në klarinetë, Oneila Llanaj në piano, Marigona Bici vokal, Erli Lila piano.
    Xhudi Dodaj violinë I, Xhulia Dodaj violinë II, Stela Bello violë, Remino Sula violonçel.  Koncerti që do të zhvillohet mbrëmjen e 15 nëntorit  vjen pas një tjetër koncerti, që solli në skenë artistë të këtij institucioni. Kalendari artistik i TKOB në nëntor u çel me baleti “La Sylphide”. Në vijim të aktivitetit artistik muzika e George Enescu-t  erdhi më 6 nëntor në TKOB, koncert që iu kushtua gjeniut rumun dhe trashëgimisë së tij muzikore. Pak ditë më parë ishte “Shqipëri o nëna ime”, premiera e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, për të vijuar me të tjerë koncerte në vijim në programin muzikor.
     Dirigjenti Harlen Nikolli themeluesi i ansamblit “Musica Nova”
    “Refleksione” vjen në një mbrëmje të veçantë  përmes krijimeve dhe interpretimeve të artistëve të rinj, koncert i drejtuar nga dirigjenti Harlen Nikolli, që është edhe themeluesi i ansamblit “Musica Nova”. Formimin muzikor e nisi në qytetin e lindjes Rrëshen, ku u njoh fillimisht me traditën folklorike të veriut të Shqipërisë dhe instrumentin e fizarmonikës. Studimet e mesme i kreu në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë, dhe më pas ndoqi ciklin e studimeve bachelor dhe master në Universitetin e Arteve, në degën e Dirigjimit Orkestral, nën drejtimin e prof. Petrika Afezolli. Që nga viti 2022, ai është dirigjent i Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, me të cilën realizon rregullisht koncerte me repertor simfonik. Në vitin 2019 themelon Ansamblin Musica Nova me të cilin kryen aktivitetin artistik. Aktiviteti i tij artistik dhe kërkimor karakterizohet nga një interes i thelluar për muzikën e shekullit XX dhe XXI, si dhe për format e reja të interpretimit dhe prezantimit të saj.

  • Në mëngjes apo në mbrëmje, ja kur duhet pirë qumështi

    Në mëngjes apo në mbrëmje, ja kur duhet pirë qumështi

    Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit. Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.
    Proteinat
    Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.
    Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
    Aktiviteti Fizik
    Nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalcium.
    Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
    Nepsi
    Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.
    Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
    Pagjumësia
    Nëse keni probleme me gjumin, atëherë këshillohet që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.
    Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
    Çlodhja
    Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.
    Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.
    Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
    Tretja
    Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.
    Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin.
    Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
    Disa këshilla për qumështin
    Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.
    Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.
    Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.
    Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës.
    Qumështi duhet ngrohur ose zier në shporet dhe jo në mikrovalë.

  • Në mëngjes apo në mbrëmje? Zbuloni kur duhet pirë qumështi

    Në mëngjes apo në mbrëmje? Zbuloni kur duhet pirë qumështi

    Qumështi është një nga produktet më të konsumueshme të bulmetit. Megjithatë, koha e pirjes së tij është thelbësore në përthithjen e ushqyesve nga organizmi apo në marrjen e disa vlerave të caktuara.
    Proteinat

    Nëse dëshironi të merrni më shumë proteinë në mëngjes, atëherë qumështi duhet pirë gjatë këtij vakti të rëndësishëm.
    Përveç proteinës qumështi ofron edhe magnez, fosfor dhe vitamina.
    Aktiviteti Fizik
    Nëse preferoni të kryeni aktivitet fizik në mëngjes, atëherë qumështin duhet ta pini gjatë këtij vakti për të furnizuar organizmin me proteina dhe kalcium.

    Kockat dhe muskujt kanë nevojë për kalcium dhe proteina për t’u rritur dhe zhvilluar.
    Nepsi
    Nëse dëshironi të jeni të ngopur për më gjatë, mëngjesi është koha më e mirë për të pirë qumësht.
    Megjithatë nëse qumështi ju shkakton fryrje atëherë pijeni në mbrëmje.
    Pagjumësia
    Nëse keni probleme me gjumin, atëherë këshillohet që në mbrëmje të pini një gotë me qumësht të ngrohtë.
    Qumështi do t’ju qetësojë dhe do t’ju ndihmojë të flini mirë.
    Çlodhja
    Nëse ndiheni të lodhur, atëherë duhet të pini qumësht në mbrëmje.
    Qumështi përmban amino acide që e ndihmojnë trurin të çlirojë serotoninë.
    Qumështi gjithashtu ju ndihmon të qetësoheni.
    Tretja
    Për një tretje më të mirë zgjidhni të pini qumësht të ngrohtë dhe jo të ftohtë.
    Sigurohuni që të mos abuzoni me konsumin e qumështit, sepse nëse e teproni do të dëmtoni shëndetin.
    Sasia e mjaftueshme e qumështit është 150-200 ml në ditë.
    Disa këshilla për qumështin
    Mos e zieni ose ngrohni qumështin shumë shpesh sepse nxehtësia ndikon në pasurinë e ushqyesve të tij.
    Gjatë zierjes së qumështit përzieni atë rregullisht me lugë druri.
    Kur ta vendosni qumështin në zjarr, mbajeni temperaturën të ulët dhe jo të lartë.
    Pas zierjes dhe ftohjes, qumështi duhet mbajtur në frigorifer deri në përdorimin e radhës.
    Qumështi duhet ngrohur ose zier në shporet dhe jo në mikrovalë.

  • Mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent, këngëtarja Elsa Lila i bashkohet jurisë së spektaklit

    Mbrëmja e tretë e Albania’s Got Talent, këngëtarja Elsa Lila i bashkohet jurisë së spektaklit

    Sonte në mbrëmje, skena e “Albania’s Got Talent” ndizet sërish me energji, emocione dhe shumë surpriza. Spektakli i talenteve shqiptare rikthehet me natën e tretë të audicioneve, që do të transmetohet në orën 21:00 në Vizion Plus.
    Në këtë fazë të garës, dhjetëra konkurrentë nga i gjithë vendi dhe diaspora do të provojnë të bindin jurinë me performanca të ndryshme, nga kënga e vallëzimi, deri te iluzioni dhe arti skenik. Çdo garues mban me vete një histori, një ëndërr dhe një shpresë për t’u bërë pjesë e më të mirëve të këtij sezoni.
    Sërish do të jenë katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Kastro Zizo dhe Elsa Lila, e cila i është bashkuar këtij kasti, e që do të duhet të përzgjedhin mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale. Zgjedhje këto shpesh të vështira që do të vendosin jurinë përballë dilemash të mëdha.

    Edhe talentet e kësaj mbrëmje do të luftojnë për të rrëmbyer po-të e jurisë. Por a do të mundet ndonjëri prej tyre të marrë “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes, duke u bërë automatikisht finalisti i dytë, pas artistit Diego Zelka?
    Spektakli i rekordeve televizive në të gjithë botën vijon të thyej rekord edhe në Shqipëri. Energjia e pashtershme e grupit “Future steps”, zëri melodioz i Luta Toskës, elasticiteti i Enxhit dhe Megan, apo bateristi i vogël Geart Nazifi, etj., kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale përgjatë kësaj jave.
    Ky produksion i Vizion Plus pritet të sjellë performanca të papritura, momente humori, por edhe skena që prekin zemrën. “Albania’s Got Talent” po konfirmohet si një nga spektaklet më të ndjekura të momentit, duke sjellë jo vetëm argëtim, por edhe një panoramë të gjallë të talenteve shqiptare.
    /vizionplus.tv

  • Berisha i jep tri pikë Leçes, supersfida Milan- Roma në mbrëmje

    Berisha i jep tri pikë Leçes, supersfida Milan- Roma në mbrëmje

    Medon Berisha i jep tri pikë Leçes në “Artemio Franchi” ndaj Fiorentinës vendase për javën e 10-të në Serie A. Goli i mesfushorit kuqezi erdhi pas një harkimi nga e djathta me lojtarin që goditi shpejt për 0-1. Në këtë takim ndërsa shkëlqeu edhe Ylber Ramadani (7.2 nota) Berisha luajti për 76′ duke figuruar lojtari i ndeshjes me notën 8.2.

    Ndërkohë Verona u thye nga Inter në minutat shtesë (90+2′) me një autogol të Freze për 1-2. Sakaq Torino me Ismajlin në fushë dhe Asllanin në stol barazoi 2-2 në shtëpi me Pizën. Parma dhe Bolonja janë duke barazuar 1-1 (kohë reale) teksa supersfida Milan- Roma zhvillohet në orën 20:45./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “Nuk e priste askush!”/ Kris Jenner fton ish-bashkëshortin Caitlyn për një mbrëmje të fundit bashkë!

    “Nuk e priste askush!”/ Kris Jenner fton ish-bashkëshortin Caitlyn për një mbrëmje të fundit bashkë!

    Në episodin e transmetuar më 30 tetor, reality show-i “The Kardashians” solli një moment të papritur: Caitlyn Jenner u shfaq për herë të parë në serialin e platformës Hulu, duke befasuar ish-bashkëshorten Kris Jenner dhe fëmijët e saj gjatë darkës së fundit familjare në shtëpinë e tyre në Hidden Hills, Los Angeles.
    Kris, 69 vjeçe, e ftoi ish-bashkëshortin e saj në mënyrë të papritur, duke i thënë familjes: “Një person mungon që duhet të jetë këtu për t’u përshëndetur me këtë shtëpi.” Pak çaste më vonë, Caitlyn, 76 vjeçe, hyri në dhomë, duke shkaktuar reagime të habitura te Kendall dhe Kylie Jenner.
    Ky ishte rikthimi i parë i Caitlyn në një projekt të familjes që prej përfundimit të “Keeping Up with the Kardashians” në vitin 2021. Në atë kohë, Caitlyn kishte shprehur keqardhje që nuk u përfshi në serinë e re, por tha se ishte “e lumtur për familjen”.
    Në rrëfimet pas kamerave, Kendall foli hapur për marrëdhënien e saj me Caitlyn, duke e quajtur “të ndërlikuar, por të dashur”. Ajo shtoi se ndihej mirë që nëna e saj e kishte bërë hapin për ta ftuar ish-bashkëshortin, duke theksuar se “ishte koha e duhur për paqe”.
    Khloé Jenner e vlerësoi nënën për “rritjen dhe maturinë” që tregoi, ndërsa Kris pranoi se ishte një mbrëmje emocionuese. Episodi përfundoi me një foto të përbashkët familjare dhe një përqafim të ngrohtë mes Kris dhe Caitlyn, duke mbyllur një kapitull të rëndësishëm në historinë e tyre.

  • Një mbrëmje mbretërore në stadium: Çfarë i bashkoi Meghan dhe Harry me tifozët e Dodgers?

    Një mbrëmje mbretërore në stadium: Çfarë i bashkoi Meghan dhe Harry me tifozët e Dodgers?

    Në një mbrëmje plot emocion dhe yje në qiellin e Los Anxhelosit, Meghan Markle dhe Princi Harry u panë mes turmës entuziaste në Game 4 të World Series 2025, ku u përballën Toronto Blue Jays dhe Los Angeles Dodgers. Çifti mbretëror, tashmë i vendosur në Kaliforni, u shfaq në Dodger Stadium më 28 tetor, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave.
    Meghan, 44 vjeç, u paraqit me një stil të thjeshtë por elegant, pantallona të errëta, këmishë të bardhë të gjerë dhe një kapele blu të Dodgers që tregonte qartë përkrahjen e saj për skuadrën vendase. Harry, 41 vjeç, zgjodhi një pamje më sportive me xhaketë të zezë dhe T-shirt të bardhë. Të dy u panë duke buzëqeshur e duartrokitur, ulur në rreshtin e parë, menjëherë para legjendës së bejsbollit, Sandy Koufax.
    Atmosfera ishte e mbushur me yje të Hollywood-it, përfshirë James Marsden, Austin Butler dhe Sydney Sweeney, megjithatë, magjia mbretërore tërhoqi sytë e të gjithëve. Pavarësisht pranisë së tyre fatlume, Dodgers humbën 6-1, duke barazuar serinë kundër Blue Jays.
    Interesante është se para ndeshjes, Meghan kishte lançuar koleksionin e saj të parë festiv nga marka As Ever, një linjë dhuratash që përfshin produkte artizanale me prekje personale nga jeta familjare e çiftit. Dhe ndoshta, mbrëmja në stadium ishte mënyra më e bukur për ta festuar këtë sukses, mes duartrokitjeve, sportit dhe një ndjenje bashkimi që tejkalon kufijtë e fushës.

  • “200 vjet Strauss” nga ansambli i Vjenës me një përzgjedhje të kryeveprave të dinastisë Strauss dhe të valsit vjenez  

    “200 vjet Strauss” nga ansambli i Vjenës me një përzgjedhje të kryeveprave të dinastisë Strauss dhe të valsit vjenez  

    Nga Julia Vrapi
    Krijimtaria muzikore e Strauss-it këtë mbrëmje vjen me një koncert nga Ansambli Simfonik “Johann Strauss” i Vjenës. Koncerti “200 vjet Strauss ” zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë në kuadër të 200-vjetorit të lindjes së kompozitorit të mirënjohur dhe çeljes së Javës Kulturore Austriake në vendin tonë. Ky ansambël legjendar është themeluar në vitin 1965 dhe ka mbi 1,150 koncerte ndërkombëtare. Por këtë mbrëmje Ansambli Simfonik “Johann Strauss”  i Vjenës i njohur për aktivitetin artistik vjen me një koncert në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, i cili prej ditësh ka ngjallur edhe interesin e publikut. Programi muzikor këtë mbrëmje në koncert është menduar si një rrëfim që zbulon rrënjët dhe anën më melankolike të krijimtarisë së Strauss-it, përmes perlave si “Wo die Zitronen blühn” dhe “Dorfschëalben aus Österreich” nga Josef Strauss, ndërsa në pjesën e dytë Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit shprehet se skena ndriçohet nga pjesët më të dashura, që e mbyllin koncertin me festë e gjallëri nga “Tritsch-Tratsch-Polka” deri tek “An der schönen blauen Donau”. “Një natë që e kthen Tiranën në një copëz Vjene të vogël, plot shkëlqim, finesë dhe muzikë të ndjerë”, thuhet nga Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit në Tiranë. Koncerti shënon 200-vjetorin e lindjes së Johann Strauss-it (Biri), por pritet të jetë edhe një nga mbrëmjet e veçanta këtë tetor në jetën artistike në Tiranë. Johann Strauss i Ri lindi më 25 tetor 1825 në Vjenë, Austri, dhe vdiq më 3 qershor 1899. Ai është një nga figurat më të ndritura të muzikës austriake dhe botërore, i njohur sidomos për kompozimin e valceve, polkave dhe operetave që e bëjnë atë një ndër emrat më të dashur të muzikës klasike të shekullit XIX. Johann Strauss i Ri kompozoi mbi 500 vepra, përfshirë valcerë të famshëm si: “An der schönen blauen Donau (Në Danubin e bukur blu, 1867)”, “Këngët e Danubit”, “Kiss me quick”, “Polka, marshe dhe galopa”. Ai po ashtu kompozoi opereta, si “Die Fledermaus” 1874, “Eine Nacht in Venedig” 1883, “Der Zigeunerbaron” 1885.
    Koncerti në vijim të aktiviteteve
    Aktivitetet e Javës Kulturore Austriake nisin sot për të vijuar deri më datë 31 tetor dhe do të zhvillohen në Tiranë, por dhe në Shkodër, ku pjesë e tyre këtë mbrëmje është edhe koncerti “200 vjet Strauss”, që vjen me një program të veçantë muzikor në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Koncerti këtë mbrëmje do të zhvillohet si një bashkëpunim me Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit (TKOB), Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Javëve Kulturore Ndërkombëtare dhe Ambasadës Austriake. Koncerti këtë mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit është pjesë e programit artistik këtë muaj në këtë institucion, që vijoi me premiera, recitale dhe mbrëmje gala për publikun.

  • Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Në kujtim të Naim Frashërit/ Një mbrëmje letraro-muzikore për 125-vjetorin e vdekjes së rilindasit të madh

    Një mbrëmje letraro-muzikore, në kujtim të 125-vjetorit të vdekjes së rilindasit të madh Naim Frashëri, u zhvillua, mbrëmjen e kaluar, në Toprrën Veneciane të Durrësit.

    Aktorët e teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe dy nga emrat më të njohur të skenës shqiptare, Yllka Mujo dhe Ndriçim Xhepa, sollën për publikun disa nga vargjet më të bukura të poetit tonë kombëtar.
    Në këtë aktivitet u ekspozua edhe një skicë portret e Naim Frashërit, e realizuar posaçërisht për këtë përvjetor nga piktorja Alketa Tragaj.
    Në fjalën e saj, studiuesja Rovena Vata Mikeli theksoi rëndësinë e këtij përvjetori si një kujtesë e gjallë për kontributin e Naim Frashërit në Rilindjen Kombëtare.
    I lindur në Frashër të Përmetit, Naim Frashëri mbetet simbol i Rilindjes sonë kombëtare, ndërsa veprat e tij, si “Bagëti e bujqësi” dhe “Historia e Skënderbeut”, testamenti shpirtëror që poeti na la.

    Top Channel