Tag: mbrëmë

  • Sot varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili u vra mbrëmë në Prishtinë

    Sot varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili u vra mbrëmë në Prishtinë

    Sot do të varroset Naser Gashi, 62-vjeçari i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Prishtinë.
    Sipas njoftimit, varrimi i të ndjerit do të bëhet në Dragodan, me Namazin e Ikindisë.
    Pos të vrarit, i plagosur ka mbetur Miftar Miftari rreth 40-vjeç i cili është duke u trajtuar në Klinikën e Ortopedisë.
    Gjendja e tij është stabile.
    Ndërkohë, asnjë person nuk është arrestuar deri më tani lidhur me rastin që ndodhi mbrëmë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë

    Ky është personi që dyshohet se shtiu mbrëmë me armë në Prishtinë

    Dy persona të maskuar kanë shtënë me armë zjarri mbrëmë në një lokal në Prishtinë në rrugën “Rrustem Hyseni”.
    Për pasojë ka ndërruar jetë Naser Gashi që ndodhej brenda lokalit e që s’kishte të bënte me rastin.
    I dyshuari për sulmin me armë është Alban Gashi që është futur në lokal i maskuar bashkë me një person tjetër.
    Ky është Alban Gashi i cili vazhdon të jetë në arrati.
    Të njëjtit i është bastisur shtëpia mbrëmë nga Policia e Kosovës.
    Nuk dihet ende arsyeja e konfliktit mes dy palëve.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • Dyshohet se viktima mbrëmë në Prishtinë s’kishte të bënte me rastin, dalin pamjet e para nga lokali ku u sulmua

    Dyshohet se viktima mbrëmë në Prishtinë s’kishte të bënte me rastin, dalin pamjet e para nga lokali ku u sulmua

    Janë publikuar pamje nga lokali ku mbrëmë dy persona të armatosur e të maskuar, pas të shtënave me armë zjarri, lanë të vdekur një person dhe plagosën një tjetër.
    Sipas raportimeve të fundit, 62-vjeçari që s’i bëri ballë plagëve, Naser Gashi, ishte kalimtar rasti.
    Mjeku kujdestar i Emergjencës në QKUK, Agron Çitaku, bëri të ditur se i njëjti erdhi me plagë në gjoks dhe pothuajse pa shenja jete.
    Lidhur me rastin është deklaruar edhe Policia e Kosovës, nga ku janë dhënë detaje të reja.
    ‘‘Prishtinë 25.03.2025-22:25. Raportohet se dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të dy viktimave meshkuj kosovarë dhe si pasojë njëri nga viktimat ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa viktima tjetër gjendet në tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet përkatëse policore. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion’’, është thënë nga Policia.

    FACT CHECK:
    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

    KLIKO PËR TË VOTUAR

  • “Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

    “Më ftuan për darkë mbrëmë 100 të rinj të FRPD”, Rama: U bënë sot shënjestër e një sulmi nga këneta! Do ta investojnë votën në PS, por…

    Edi Rama: Mbrëmë, një nga ditët më të këndshme të jetës time politike sepse 100 të rinj të FPD më kanë ftuar për darkë. U thashë e kuptoni sa mirë që jetohet në Vlorë, sa edhe ju në opozitë jetoni kaq mirë? Përtej shakasë i falënderoj për kurajën që në këtë moment panë ekzaktësisht atë që unë them që duhet të shohim të gjithë.

    Ata nuk u bënë socialistë dhje dhe mbase nuk bëhen kurrë, por thanë që votën duan ta investojnë në PS më 11 maj. Sot u bënë shënjestër e një sulmi nga këneta, sepse për kënetën nëse bën si buf je qendrestar, kur sillesh si njeri je i lidhur me bandat dhe i shitur. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”