Tag: mbrëmë

  • Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

    Plagosi bashkëatdhetarin në Podgoricë, arrestohet 23-vjeçari shqiptar

    Një 23-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet malazeze pasi dyshohet se ka plagosur mbrëmë një bashkëatdhetar të tij pranë kodrës së Goricës në Podgoricë. I riu u identifikua me inicialet E.B dhe u arrestua në Podgoricë midis urave Blazov dhe Viseci.

    Bgjarja është regjistruar si tentativë vrasjeje dhe ndodhi mbrëmë rreth orës 21:45 në Podgoricë në dëm të shtetasit të Republikës së Shqipërisë, B.K. Policia bllokoi zonat e menjëhershme dhe vendosën kontroll të shtuar në pikat kufitare.
    Departamenti i Policisë shtoi se për të ofruar mbështetje për Qendrën Rajonale të Sigurisë “Qendra”, janë vënë në dispozicion oficerë nga Sektori i Parandalimit të Krimit, si dhe anëtarë të Njësisë Speciale të Policisë. Thuhet se policia në një bllokadë më të gjerë të zonës e lokalizoi, izoloi dhe identifikoi autorin e këtij akti kriminal në kanionin e lumit Moraça, midis urave Blazov dhe Viseci”.

    “Shtetasi shqiptar E. B, 23 vjec, u privua nga liria, i cili përveç dokumenteve të udhëtimit të Shqipërisë, zotëronte edhe dokumente udhëtimi të Kosovës”, tha policia. Ata raportuan se i plagosuri B. K u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi (QKKM) për ndihmë mjekësore, ku u morën masa urgjente kirurgjikale.

  • Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

    Spiropali nga Vora: Rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë

    Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, foli sot nga  Vora për mospublikimin e rezultateve të zgjedhjeve.

    Në një deklaratë për mediat, ajo u shpreh se rezultati duhet të ishte publikuar që nga mbrëmja e djeshme.
    “Shqipëria europiane nuk është më një ëndërr por realitet i prekshëm. Këtu në Vorë rezultati duhet të kishte dalë që mbrëmë, ky është qëndrimi jonë dhe i yni. Ne besuam votimin elektronik për Vorën dhe njësinë 10, për ta dhënë rezultatin në kohë reale.
    Me një diferencë të thellë për shkak të punës që kemi bërë këtu, gjatë punës së madhe në terren. Është procesi teknik i përcjelljes së rezultatit, i takon KQZ të shpallë rezultatin në atë që ishte një votim elektronik por që nuk përfundoi i tillë.
    Diferenca është thelluar me PS-në… Ata nuk i kanë kthyer asnjëherë sytë nga Vora, kanë ardhur dje për sherrnajë, por e morën përgjigjen”, tha Spiropali.

  • “Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe”, çfarë ndodhi në Ferma VIP mes Elinarës dhe Erandit

    “Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe”, çfarë ndodhi në Ferma VIP mes Elinarës dhe Erandit

    Një nga miqësitë më të veçanta që ka marrë formë brenda “Ferma VIP” është ajo mes Elinarës dhe Erand Sojlit. Dyshja kalon shumë kohë së bashku, duke ndarë biseda që variojnë nga temat serioze te batutat spontane që gjallërojnë atmosferën në fermë.
    Edhe mëngjesin e sotëm ata nisën ditën bashkë, duke shijuar kafen e parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Me një shaka tipike, Erandi i tha Elinarës:“Të prita mbrëmë te krevati dhe nuk erdhe. Unë jam dielli vetë, nuk ma merr ti mua diellin.”
    Pavarësisht kësaj dinamike të ngrohtë, jashtë fermës, vajza e Elinarës, Sophie, e bëri të qartë në emisionin “Ferma Club” të shtunën se nuk beson në një lidhje romantike mes nënës së saj dhe Erandit, duke theksuar se mes tyre ka vetëm miqësi.

    Megjithatë, afrimiteti mes Elinarës dhe Erandit mbetet një nga lidhjet më simpatike dhe të përfolura të sezonit.

  • Pritet të dënohet me mbyllje sezoni para kohe pasi e teproi me arbitrin, Rudiger reagon menjëherë: Më falni të gjithëve, iu zhgënjeva 

    Pritet të dënohet me mbyllje sezoni para kohe pasi e teproi me arbitrin, Rudiger reagon menjëherë: Më falni të gjithëve, iu zhgënjeva 

    Barcelona mbrëmë arriti të fitojë Kupën e Mbretit për herë të 32-të në histori, duke mposhtur Real Madridin 3-2 pas kohës shtesë. Ndeshja finale u luajt në stadiumin Cartuja të Seviljes dhe përveç futbollit të shkëlqyer, ishte e pamundur  të mos shihje shkëndija në fushë.
    Në qendër të vëmendjes është Antonio Rudiger, i cili mori kartonin e kuq direkt në minutën e 120-të pasi u çmend në pankinë pas vendimit të arbitrit, madje hodhi një top akulli drejt arbitrit të kësaj ndeshjeje. Lojtari gjerman u përjashtua me të drejtë dhe shokët e ekipit mezi arritën ta qetësonin. Është e sigurt se ai do të përballet me një dënim të rëndë që do të shpallet në ditët në vijim.
    Mediat spanjolle shkruajnë se sezoni i Rudigerit mund të përfundojë, pasi ai ka të ngjarë të marrë një pezullim nga katër deri në 12 ndeshje dhe nuk e ndihmon as raporti i arbitrit, i cili nuk e kurseu lojtarin e Real Madridit. Pas gjithçkaje, mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale u deklarua edhe Rudiger që kërkoi falje për sjelljen e mbrëmshme. 
    “Padyshim që nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time mbrëmë. Më vjen shumë keq për këtë. Bëmë një lojë shumë të mirë nga pjesa e dytë dhe pas 111 minutash nuk arrita të ndihmoja më ekipin tim në fushë. Para përfundimit të lojës bëra një gabim të madh. E theksoj sërish se i kërkoj falje arbitrit dhe të gjithëve që zhgënjeva mbrëmë”, tha Rudiger. /Sport Ekspres/ 

  • Një i vrarë dhe 4 të plagosur/ Berisha: I ndërseu Rama

    Një i vrarë dhe 4 të plagosur/ Berisha: I ndërseu Rama

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar dy atentatet që ndodhën mbrëmë në Lezhë me një të vrarë dhe në Tiranë me katër të plagosur. Akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se nxit krimin.
    “Ju e morët vesh nga një masakër në një masakër tjetër. Mbrëmë rrugët e Tiranës u skuqën, 4 veta morën breshëri dhe deri tani narko-shteti nuk është në gjendje të thotë se cfarë ishin ata.
    Një 11 vjecar kurrë nuk mund të gjuhej mbi të, por njeriu që i ndërsen dhe u thotë hani kokën njëri tjetrit por më shërbeni mua, krijon këtë situatë” tha Berisha.

  • Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që vdiq mbrëmë nga aksidenti fatal në Deçan

    Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që vdiq mbrëmë nga aksidenti fatal në Deçan

    Një rast i rëndë ka ndodh në familjen Elezaj, pasi familjarja e tyre ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti fatal që ndodhi mbrëmë në Baballoq të Komunës së Deçanit.
    Si pasojë e aksidentit mbeti e vdekur 45 vjeçarja, Zejnije Elezaj, e cila do të varroset sot, në ora 15:00.
    Në aksident janë përfshirë dy automjete ndërsa i lënduar ka mbetur edhe djali i familjes Elezaj, Mici, 22 vjeçar.
    Ky i fundit, ka prekur me fjalët, kur ka njoftuar për vdekjen e nënës së tij.
    Sipas informacioneve preliminare, dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mosadaptimit të shpejtësisë me kushtet e rrugës nga ana e të dyshuarit, i cili ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka kaluar në krahun e kundërt, duke u përplasur ballë për ballë me veturën tjetër që vinte nga drejtimi i kundërt.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • “Çfarë bëre mbrëmë, je burrë i martuar”, ç’ndodhi gjatë natës në Ferma VIP? Alba akuza të rënda Anduelit

    “Çfarë bëre mbrëmë, je burrë i martuar”, ç’ndodhi gjatë natës në Ferma VIP? Alba akuza të rënda Anduelit

    Mbrëmja e djeshme në Ferma VIP ka qenë e tensionuar. Alba ka qenë protagoniste e ngjarjes e cila ka ngritur tonet ndaj Anuleit.
    Sipas saj, Andueli i ka hedhur shikime të papërshtashme dhe e ka përqeshur kur ajo ka bërë ushtrime fizike.
    “Burrë i martum i thot vetes. Të duket gjë normale të tallesh me femra? Çfarë bëre mbrëmë? I hedh sytë aty ku nuk të takon. Mendon se është e lehtë për një femër diçka e tillë?”, kanë qenë disa nga akuzat e Albës të cilat Andueli i ka mohuar dhe ka qëndruar i qetë përballë saj.

    Situata ka marrë përmasa të tjera kur Alba ka zgjuar fermerët e tjerë nga gjumi duke i përfshirë në debat.
    Më pas, Alba ka vazhduar natën te dhoma e fakirit ku është përlotur, por nuk është ndalur me akuzat./vizionplus.tv

  • Berisha: Sindikata do u bashkohet përpjekjeve për të luftuar këtë regjim! Mbrëmë u arrestua brutalisht një tjetër kryetar i një partie opozitare

    Berisha: Sindikata do u bashkohet përpjekjeve për të luftuar këtë regjim! Mbrëmë u arrestua brutalisht një tjetër kryetar i një partie opozitare

    Lideri i opozitës, i pranishëm në konferencën e ‘Sindikatave të Bashkuara’, u shpreh se është një nder i veçantë të përshëndesë të gjithë të pranishmit dhe të shprehë bindjen e tij se Sindikata e Bashkuar e Pavarur e Shqipërisë, ashtu siç ka qëndruar në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci në të shkuarën, do të qëndrojë po ashtu në krye të luftës për t’i ndihmuar ata të dalin nga situata e vështirë që po kalojnë tani.

    Ai kritikoi ashpër regjimin aktual, duke theksuar se ky regjim ka rikthyer burgosjet dhe persekutimin politik, ndërsa akuzoi qeverinë për keqpërdorimin e pushtetit dhe shtypjen e opozitës.

    Fjala e plotë:

    Është një nder i veçantë t’u përshëndes ju sot në këtë konferencë dhe të shpreh bindjen se sindikata e bashkuar e pavarur e Shqipërisë, sikundër në të shkuarën që qëndroi në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe demokraci, do qëndrojë në krye të përpjekjeve të shqiptarëve për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që ka pllakosur Shqipërinë.

    Nga ky regjim që riktheu në Shqipëri burgosjet politike, persekutimin politik.

    Nga ky regjim që në vitin elektoral vendos të arrestojë liderët e tre partive kryesore opozitare dhe më së fundmi mbrëmë, në mënyrën më brutale, më staliniste, arreston kryetarin e një partie tradicionale, të Ballit Kombëtar, në lokalin e tij, vetëm pse u kërkoi, i pyeti: çfarë doni, pse keni ardhur, një bande me reformë.

    Nga ky regjim që nuk njeh ligj, nuk njeh Kushtetutë, nuk njeh normë as moral kur vjen puna për të grabitur, plaçkitur pasuritë e shqiptarëve, buxhetin dhe për t’i zhytur ata gjithnjë e më thellë në mjerim.

  • “Margarita më tha dua të flas për herë të fundit me miqtë”/ Poeti kujton Mbretëreshën e Teatrit: Mbrëmë e telefonova t’i uroja ditëlindjen, por…

    “Margarita më tha dua të flas për herë të fundit me miqtë”/ Poeti kujton Mbretëreshën e Teatrit: Mbrëmë e telefonova t’i uroja ditëlindjen, por…

    Poeti Demir Rusi, në një intervistë për “Shqipëria Live” rrëfeu bisedën e fundit me aktoren Margarita Xhepa, që mbylli sytë përgjithnjë në orët e para të mëngjesit këtë të mërkurë.

    Ai tregoi se në muajin shkurt, mori një telefonatë nga artistja, që i shprehu dëshirën për të folur me të për herë të fundit, e vetëdijshme se sëmundja po i rëndonte gjendjen shëndetësore.
    “Në 15 shkurt më telefonoi dhe më thotë po telefonoj disa miq për t’i dëgjuar zërin ndoshta për herë të fundit. Jam i vogël të flas për një artiste kaq të madhe. Jam takuar vazhdimisht me të, e mora në Dibër në promovimin e librit tim. Banorët atje, foton e saj e kanë në ballë të odave. Është një njeri që rrallë e gjen sot”.
    Këtë të mërkurë, Rusi do të vizitonte aktoren në spital, por u zgjua me lajmin e trishtë për humbjen e saj.
    “Edhe mbrëmë doja të flisja me të, më doli motra. E lamë që do të shkonim sot te spitali, më vjen keq që nuk munda ta takoj për herë të fundit”.
    Të gjithë e deshën Margaritën, theksoi poeti.
    “E deshën sepse Margarita i deshi më shumë. Nuk vjen më Margarita Xhepa, është një idhull, një ikonë, është e pazëvendësueshme. Një grua e jashtëzakonshme, humbje e madhe për të gjithë”.

    Top Channel

  • Kosovë/ “U vra pabesisht”, i jepet lamtumira rreshterit policor Muhamed Lika

    Kosovë/ “U vra pabesisht”, i jepet lamtumira rreshterit policor Muhamed Lika

    Sot në varrezat e dëshmorëve i është dhënë lamtumira rreshterit policor Muhamed Lika, i vrarë nën rrethana ende të paqarta mbrëmë në Kaçanik.Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca vrasjen e policit Muhamed Lika, e ka cilësuar akt kriminal kundër shtetit të Kosovës. Ai ka bërë thirrje që kjo vrasje të zbardhet sa më shpejt dhe autorët e krimit të dalin para drejtësisë.“Ai u vra pabesisht në orët e vona të mbrëmjes së djeshme nga një dorë e zezë, nga një dorë e ligë, e cila duke shtënë mbi Muhamedin, e ka drejtuar armën kundër vetë shtetit tonë, kundër Republikës së Kosovës…”, tha Konjufca.Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani tha se janë duke punuar për kapjen sa më parë të autorit/autorëve të vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika.“Vrasja e rreshter Muhamedit është goditje për të gjithë ne, sepse sulmi ndaj uniformës së Policisë së Kosovës është sulm ndaj institucioneve dhe Republikës sonë… Ripërsërisim thirrjen tonë kolektive ndaj dorasit apo dorasëve që të dorëzohen”, tha Gashani.Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha tha se ky akt kriminal është një sulm ndaj sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë, derisa ka kërkuar reagim të fortë nga të gjitha institucionet e vendit.“Muhamedi do të mbetet një figurë e rëndësishme e historisë së Policisë së Kosovës…”, tha Hoxha.Përfaqësuesi i organizatës së veteraneve të UÇK-se, Xhabir Zharku ka vlerësuar lart figurën e rreshterit Muhamed Lika.Zharku: Muhamed Lika ishte në shërbim të atdheut, mbrëmë na u vra liria.”Sot jemi trishtuar kur morëm lajmin se është vrarë luftëtari i lirisë. Ai që la rininë, ai i cili gjithçka vuri në shërbim të atdheut. Mbrëmë neve na është vrarë liria, prandaj nuk mund të jemi të qetë, të ndihemi mirë derisa akterët e këtij krimi makabër nuk dalin para drejtësisë…”, tha Zharku.Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi po ashtu ka bërë thirrje gjithë qytetarëve të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë dhe prokurorisë që sa më shpejt autorët e krimit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar. Në emër të familjareve Rushan Ceku, ka kujtuar disa nga momentet më të mira me Muhametin.Muhamed Lika u vra mbrëmë në hyrje të ndërtesës së tij, në rrugën ‘Idriz Seferi’, rreth orës 23:00./Kosova Press/