Tag: mbrëmë

  • Kamera që vazhdoi dhe e filmoi ishte një “tradhti” për të, lojtari i Realit shfaq gjithë pakënaqësinë ndaj Alonsos

    Kamera që vazhdoi dhe e filmoi ishte një “tradhti” për të, lojtari i Realit shfaq gjithë pakënaqësinë ndaj Alonsos

    Mbrëmë Real Madridi mundi Oviedon 3-0 në ndeshjen e raundit të dytë të La Ligës dhe në qendër të vëmendjes është Rodrygo sepse kamerat regjistruan atë që bëri braziliani kur Xabi Alonso e nxori nga loja.
    Pavarësisht fitores është e qartë se situata në ekipin e madrilenëve nuk është më e mira e mundshme pasi Alonso ka disa lojtarë të pakënaqur aty dhe Rodrigo kryeson mbi të gjithë.Mbrëmë, braziliani më në fund mori një shans për të luajtur nga minuta e parë dhe shumë besojnë se ndeshja kundër Oviedos ishte shansi i tij i fundit për të provuar veten.
    Rodrygo ishte i motivuar për të luajtur dhe kishte disa lëvizje të mira, por Alonso e “preu” plotësisht në minutën e 63-të kur vendosi ta nxirrte nga loja, gjë që nuk i pëlqeu brazilianit.Ndërsa ai doli nga fusha, ishte e qartë sa i pakënaqur ishte, dhe për keqardhjen e tij, kameramani vazhdoi ta filmonte, duke kapur momentin kur Rodrygo u ul në stol dhe filloi të ankohej. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

     

  • ‘Vdekja mbrëmë më erdhi rrotull, nuk më mori se nuk më deshi’

    ‘Vdekja mbrëmë më erdhi rrotull, nuk më mori se nuk më deshi’

    Poezi nga Aleksandr Solzhenitsyn

    Vdekja mbrëmë më erdhi rrotull,

    Nuk më mori se nuk më deshi.

    Më trajtoi si një të vogël,

    Më nxori gjuhën, më përqeshi.

    Lëre, tha, të vuajë,

    Se ka mbi shpinë mëkate.

    Ndaj dhe unë vazhdoj të shkruaj

    Ah, çfarë hoqa kësaj nate…!/KultPlus.com

  • Egnatia barazon duelin e parë me Olimpijan e Ljubjanës, Dinamo përmbyset nga Hajduku, Dritës i ikën “shikimi”…

    Egnatia barazon duelin e parë me Olimpijan e Ljubjanës, Dinamo përmbyset nga Hajduku, Dritës i ikën “shikimi”…

    Adriatik BALLA
    Mbrëmë u luajtën duelet e para të turit të tretë paraeliminator të Ligës së Konferencës, ku zbritën në fushë edhe dy skuadra të Superiores tonë, Egnatia e Rrogozhinës dhe Dinamo. E para u përball në kryeqytetin slloven Ljubjanë me Olimpijan, kurse Dinamo ishte në transfertë në Kroaci ndaj Hajdukut të Splitit. Përveç dy skuadrave tona, edhe dy skuadra të Kosovës luanin mbrëmë në Europë, Drita në Ligën e Europës dhe Ballkani në Conference League.
    Egnatia barazon me Olimpija Ljubjanën e Sllovenisë
    Egnatia e ka përmirësuar ndjeshëm performancën e saj në Europë dhe pasi kaloi dy ture në këtë kompeticion, mbrëmë u përplas me Olimpijan e Ljubjanës, në fushën e kësaj të fundit. Ndeshja përfundoi me rrjeta të paprekura, pra me shifrat e barabarta 0-0, në një duel të fortë ku rrogozhinasit ditën të ruanin të paprekur portën, edhe pse në fund mbetën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq në të 90’ të Fangajt. Duhet thënë se ndeshjen e dominuan sllovenët, që patën volum të madh loje dhe më shumë raste shënimi, ndërsa strategjia e Egnatias ishte mbrojtja efikase gjë që e realizoi. Por duhet thënë se Egnatia në këtë ndeshje mori 9 kartonë të verdhë, pothuajse çdo lojtar u ndëshkua me karton. Gjithsesi, rezultati i mbrëmshëm është premtues për Egnatian, pasi në duelin e kthimit pas një jave do të luajë në fushën e saj dhe do të ketë shanse reale për ta kaluar turin.
    Drita e Kosovës bën “dritë” 50 minuta në Bukuresht, Ballkani mund Shamrokun
    Drita e Kosovës ishte shumë pranë një rezultati pozitiv mbrëmë në Ligën e Europës, ku u përball në transfertë me Steaun e Bukureshtit. Këtë ekip e kishte eliminuar nga Champions League Shkëndija e Tetovës dhe shorti e kishte vënë sërish përballë një ekipi shqiptar. Mbrëmë kosovarët bënë një 50-minutësh fantastik, ku shënuan dy gola dhe udhëhiqin ndeshjen 2-0 me golat e Tushës (7’) dhe Arb Manajt (50’). Por rumunët e përmbysën rezltatin në 40 minutat në vazhdim, ku shënuan Birligea (64’), Graovac (72’) dhe një gol të sekondave të fundit me penallti nga Birligea. Pra Steau e Bukureshtit fitoi duelin e mbrëmshëm me shifrat 3-2. Ndeshja e kthimit do të luhet në Prishtinë një javë më pas. Po mbrëmë, Ballkani që drejtohet nga Orges Shehi, luajti në Ligën e Konferencës me Shamrokun irlandez, në Prishtinë. Ndeshjen e fituan kosovarët 1-0 me gol të shënuar nga Adetunji në të 56’. Ballkani duhet të ruajë këtë rezultat në ndeshjen e kthimit pas një jave që të shkojë në “play off”.
    Dinamo shtang Hajdukun
    Dinamo u përball mbrëmë me Hajdukun e Splitit, në transfertë, në duelin e parë midis tyre në turin e tretë paraeliminator të Ligës së Konferencës. Dinamovitët e shtangën Hajdukun në pjesën e parë, pasi asistimit të Vilës iu përgjigj si duhet Dejvi Bregu, ku shënoi në minutën e 37-të dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej 1-0 për Dinamon. Por kroatët barazuan menjëherë në pjesën e dytë, në të 49’, me anë të Durdov. Në minutën e 63-të ishte sërish Hajduku që goditi, duke e përmbysur ndeshjen, pasi Saniang shënoi për shifrat 2-1 në favor të kroatëve.  Duhet thënëse dinamovitë tanë bë një ndeshje deri diku të barabartë me rivalët e njohur kroatë.

  • Dinamo kualifikohet mes tensionit, shkojnë në raund të tretë edhe Egnatia e Ballkani

    Dinamo kualifikohet mes tensionit, shkojnë në raund të tretë edhe Egnatia e Ballkani

    Adriatik BALLA
    Mbrëmë u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të dytë paraeliminator në Ligën e Konferencës, ku nuk munguan surprizat. Dinamo vuajti jo pak mbrëmjen e djeshme. Edhe pse vinte nga fitorja në ndeshjen e parë, ku kishte mundur Atletiko D’Escaldes të Andorrës me shifrat 2-1, dinamovitët mbrëmë zhgënjyen jo pak, kjo dhe për meritë të kundërshtarit që qëndroi fort në lojë. Zabërgja shënoi në minutën e 18-të, duke bërë që pjesa e parë të mbyllej 1-0. Një rezultat i tillë e bëri kualifikimin formalitet, në dukje, por miqtë barazuan shifrat në minutën e 49-të me anë të Berlanga. Ky gol e tronditi jo pak Dinamon, e cila mbeti me 10 lojtarë në minutën e 52-të, pasi Gazama doli me karton të kuq. Presioni ishte i madh, por edhe Andorra mbeti me 10 lojtarë në të 77’, pasi Andrade me dy të verdha doli më pas me të kuq. Në fund u dhanë 6 minuta shtesë, por dinamovitët u mbrojtën mirë dhe falë fitores në ndeshjen e parë ia dolën të shkojnë më tej në raundin e tretë të Ligës së Konferencës. Ndërkohë që Dinamo u kualifikua mbrëmë, në të njëjtën orë në Islandë Vllaznia humbi 3-2 kohën e rregullt me Vikingurin dhe nisur nga rezultati i ndeshjes së parë 2-1 (pra gjithçka në baraspeshë), ndeshja shkoi në kohën shtesë.
    Egnatia siguron raundin e tretë
    Edhe Egnatia u kualifikua mbrëmë në Ligën e Konferencës. Rrogozhinasit u përballën me bjellorusët e Dinamo Minskut. Ndeshjen e parë të luajtur në Hungari e fituan tanët 2-0. Ndaj mbrëmë rrogozhinasit e patën më të lehtë. Ndeshja shkoi e barabartë deri në fund, por në minutën e 77-të Selmani shënoi për tanët. Me rezultat të përgjithshëm 3-0 Egnatia meritoi kalimin në turin e tretë.
    Ballkani ia ka marrë “dorën” Europës
    Ballkani arriti të ruajë epërsinë e ndërtuar në ndeshjen e parë, ku triumfoi 4-2 në Prishtinë ndaj Florianës malteze, ndërsa dueli i kthimit në Maltë përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm në 5-3 në favor të kosovarëve. Ballkani u ndëshkua me gol nga Vella në të 38’, duke kaluar në disavantazh. Megjithatë, skuadra shqiptare reagoi me qetësi dhe vendosmëri, duke barazuar shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë me Adjetunjin, i cili realizoi një gol të vlefshëm për moralin dhe rezultatin e përgjithshëm. Në pjesën e dytë, Ballkani tregoi pjekuri taktike, duke kontrolluar lojën dhe administruar avantazhin me efikasitet, pa lejuar hapësira për befasinë e vendasve. Ky është një tjetër moment historik për Ballkanin, i cili prej disa vitesh po përfaqëson me dinjitet futbollin kosovar në arenën ndërkombëtare, duke ndërtuar një identitet të fortë si një nga skuadrat më të qëndrueshme të rajonit në garat e UEFA-s.
    Prishtina, eliminohet nga penalltitë
    Prishtina kishte barazuar një javë më parë 0-0 ndaj Larnes irlandeze, e mbrëmë në Kosovë synonte një fitore minimale për të shkuar tutje. Por ekipi kosovar vuajti jo pak. Barazoi 1-1 dhe ndeshja shkoi në shtesë. Më në fund skuadrat iu drejtuan penalltive. Larne ishte më e saktë, me shifrat 5-4 dhe në këtë mënyrë Prishtina eliminohet.

  • Dinamo përmbys D’Escaldes në Adorra, Vllaznia përmbys Vikingurin islandez në Shkodër

    Dinamo përmbys D’Escaldes në Adorra, Vllaznia përmbys Vikingurin islandez në Shkodër

    Adriatik BALLA
    Mbrëmë u luajtën ndeshjet e para të raundit të dytë paraeliminator të Ligës së Konferencës të UEFA-s, ku tre skuadra të Superiores tonë u paraqitën në këtë raund me objektiv për të marrë më të mirën. Siç dihet, Partizani është eliminuar që në raund të parë, por mbrëmë zbritën në fushë Vllaznia dhe Dinamo, si dhe Egnatia, e cila ishte eliminuar në raundin e parë në Champions League por përfiton nga formati i UEFA-s që zbret në një ligë tjetër. Për Dinamon ishte hera e parë që zbriste pas shumë vitesh në Europë. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja ajo e filloi rrugëtimin në raundin e dytë përballë skuadrës nga Andorra, D’Escaldes, të cilën e mundi 2-1. Vllaznia u përballë me Vikingurin islandez, kurse Egnatia luajti në Hungari me Dinamon e Minskut (siç dihet bjellorusët janë të dënuar nga UEFA dhe luajnë jashtë vendit të tyre). Shkodranët bënë një paraqitje të mire dhe fituan 2-1.
    Dinamo e Ilir Dajës e nis Europën me fitore
    Blutë dinamovitë triumfuan me shifrat 2-1 në një ndeshje ku siguruan rezultatin falë përmbysjes në pjesën e dytë. Kjo është hera e dytë në historinë e skuadrës kryeqytetase që arrin të fitojë në Europë në fushën kundërshtare. Hera e parë ishte në Ligën e Kampioneve, në vitin e largët 2002, kur ekipi kampion i Shqipërisë luante ndaj lituanezëve të FBK Kaunas. Ajo ishte hera e fundit që Dinamo kalonte turin në një kompeticion ndërkombëtar. Andorrianët shënuan të parët me anë të Vieira në minutën e 43-të, por dinamovitët barazuan në pjesën e dytë me Zabërgja në minutën  e 65-të, e më pas siguruan fitoren me golin e shënuar nga Qardaku. Vetë trajneri Daja tha pas ndeshjes se rezultati ishte në favor të skuadrës së tij. “Na vjen mirë që pas kaq shumë vitesh mungesë, Dinamo rikthehet me fitore. Në shtëpinë tonë, edhe që e njohim kundërshtarin, duke respektuar 90 minutat e dyta, besoj që kemi nevojë të përmirësohemi. E kishim parë kundërshtarin, ashtu si luajti brenda në Andorra në ndeshjen e turit të parë kualifikues, ashtu u prezantua edhe sot. Atë që bëmë në pjesën e dytë ndoshta duhet ta bënim që në pjesën e parë, kjo ndoshta edhe për meritë të kundërshtarit. Është rezultat në favorin tonë, por nuk ka mbaruar asgjë. Kemi pasur edhe histori, pavarësisht se personalisht i kam pasur shumë pozitive, por kemi pasur edhe histori të veçantë që edhe me ekip nga Andorra jemi eliminuar me autogol. Shpresoj të mos përsëritet, do punojmë fort për të parë çfarë duhet të përmirësojmë në aspektin e lojës “, theksoi Daja.
    Vllaznia ia del, fiton me Vikingur
    Në stadiumin “Loro Boriçi”, mbrëmë shkodranët u përballën me islandezët e Vikingur. Ishte ndeshje e vështirë, por Vllaznia fitoi me përmbysje 2-1. Të parët shënuan islandezët, që në minutën e 10-të, me anë të Gunarsonit, e pjesa e parë u mbyll 0-1. Në pjesën e dytë shkodranët e përmbysën rezultatin. Bajrami shënoi në minutën e 67-të pas asistimit të Esat  Malës dhe ishte pikërisht ky i fundit  që shënoi golin e dytë në minutën e 75-të. Minutat e mbetura u bënë të forta e rivalizuese, me emocione, por shifrat e rezultatit nuk ndryshuan dhe për pasojë Vllaznia fitoi 2-1. Pavarësisht fitores, do ta ketë të vështirë në duelin e kthimit pas një jave në Reikjavik.
    Egnatia shkëlqen ndaj Dinamo Minskut
    Egnatia bëri kthesë të fortë pas eliminimit në Champions. Mbrëmë në kuadër të raundit të dytë paraeliminatfor në Conference League, rrogozhinasit mundën Dinamon e Minskut me shifrat 2-0, duke hedhur një hap të mirë drejt kualifikimit. Për kampionen tonë golat u shënuan nga Lushkja (29’) dhe Bakajoko (89’). Ndeshja e kthimit pas një jave në Rrogozhinë.

  • Kush fitoi mbrëmë më shumë para, Usyk apo Dubois? Diferenca është dhjetëra miliona euro

    Kush fitoi mbrëmë më shumë para, Usyk apo Dubois? Diferenca është dhjetëra miliona euro

    Oleksandr Usyk dhe Daniel Dubois zhvilluan mbrëmë një duel spektakolar boksi në stadiumin legjendar Wembley të Londrës, ku boksieri ukrainas doli fitues.
    Usyk mposhti Dubois me nokaut në raundin e pestë, duke dominuar ndeshjen nga fillimi deri në fund. Me këtë triumf, ai mbrojti titujt e peshave të rënda dhe forcoi statusin e tij si kampion absolut.

    Përveç suksesit sportiv, të dy boksierët përfituan edhe financiarisht nga kjo përballje. Usyk fitoi plot 114 milionë euro, ndërsa Dubois arkëtoi 61 milionë euro, pavarësisht humbjes.
    Këto shifra janë shumë më të larta krahasuar me përballjen e tyre të parë më 2013, kur Usyk fitoi pesë milionë dhe Dubois vetëm 1.7 milion euro.
    Kjo ishte fitorja e 24-të radhazi në karrierën profesionale për Usyk, që vazhdon të mbetet i pamposhtur. Ndërkohë, për Dubois ishte humbja e tretë në 25 duele, me 22 fitore në total.
    Ukrainasi tani është në një formë të jashtëzakonshme, pasi ka fituar nga dy herë ndaj emrave më të mëdhenj të peshave të rënda si Tyson Fury, Anthony Joshua dhe Daniel Dubois.
    Në këtë pikë të karrierës së tij, Usyk duket se po e dominon tërësisht divizionin, dhe mbetet për t’u parë nëse do të shfaqet ndonjë rival i denjë për ta sfiduar në të ardhmen. /Telegrafi/

  • Vllaznia bën surprizën në Conference League, fiton dhe kualifikohet, Partizani eliminohet pas 120 minutash

    Vllaznia bën surprizën në Conference League, fiton dhe kualifikohet, Partizani eliminohet pas 120 minutash

    Adriatik BALLA
    Partizani eliminohet nga Conference League, kurse Vllaznia bëri surprizën e madhe duke e kaluar këtë raund. Të kuqtë edhe pse kishin barazuar ndeshjen e parë me Nome Kalju humbën pas 120 minutash në Tiranë 1-0 dhe u eliminuan.
    Ndeshjet
    Mbrëmë u luajtën ndeshjet e kthimit të turit të parë të fazës paraeliminatore në Ligën e Europës dhe në Ligën e Konferencës të UEFA-s, ku u paraqitën edhe disa skuadra shqiptare nga Shqipëria dhe rajoni. Nga Superiorja jonë, në këtë aktivitet morën pjesë Partizani dhe Vllaznia. Shkodranët ia dolën të kualifikohen, pasi bënë një nga surprizat më të mëdha të mbrëmjes, duke fituar 4-2 në transfertë dhe pavarësisht se kishin humbur ndeshjen e parë 0-1 në “Elbasan Arena” përballë letonezëve, ia dolën të përmbysin gjithçka dhe të shkojnë më tej. Natyrisht, vëmendja kyesore mbrëmë ishte tek Partizani, i cili kishte barazuar në duelin e parë me Nome Kalju të Estonisë në transfertë 1-1, por mbrëmë në Tiranë koha e rregullt u mbyll 0-0. Por Partizani në kohën shtesë pësoi gol në minutat e fundit të fraksionit të parë, gol i shënuar nga Ivanov, dhe skuadra estoneze me këtë gol arriti të fitojë në shtesë 1-0 dhe të sigurojë kalimin në raundin e dytë. Aventura e Partizanit mbyllet kështu pa kaluar asnjë raund.
    Vllaznia shkon në raundin e dytë të Conference League
    Vllaznia u kualifikua në raundin e dytë të UEFA Conference League, pasi triumfoi ndaj BFC Daugavpils në transfertën letoneze me rezultatin 2-4. Kuqeblutë zhvilluan një ndeshje spektakolare dhe fituan me golat e Mensah, Yago, Dodaj dhe Mala. Vllaznia e nisi takimin me këtë formacion titullar: Qarri, Bajrami, Kuros, Gurishta, Jago, Krymi, Qato, Kruja, Dodaj, Mensah, Balaj. Mensah zhbllokoi rezultatin për shkodranët në minutën e 22-të, por vendasit reaguan dhe përmbysën gjithçka për dy minuta me golat e Ulliams dhe Diallo. Në fundin e pjesës së parë, Vllaznia barazoi me Jagon, i cili realizoi një gol shumë të bukur me një goditje spektakolare nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë, kuqeblutë ishin të pandalshëm dhe në minutën e 74-ët përmbysën gjithçka me golin e Kevin Dodajt. Fatin e ndeshjes dhe të kualifikimit e vulosi Esat Mala në minutën e 87-të, duke i dhënë Vllaznisë biletën për raundin e dytë. Në turin e dytë të UEFA Conference League, Vllaznia do të përballet me fituesin e çiftit FC Malisheva (KOS) – Víkingur Reykjavík (ISL), pra do të luajë me skuadrën islandeze.
    Ndeshjet e tjera
    Në ndeshjet e tjera të Ligës së Konferencës të luajtura mbrëmë, u kualifikua edhe skuadra shqiptare e Malit të Zi, Deçiç I Tuzit, I cili humbi mbrëmë ndaj Sileksit të Maqdonisë së Veriut 2-1, por kishte fituar ndeshjen e parë 2-0. Shqiptarët e Malit të Zi do të përballen në raundin e dytë me Rapidin e Vjenës. Në kuadër të Ligës së Europës, mbrëmë Prishtina e Kosovës fitoi ndaj Sherif Tiraspolit të Moldavisë 2-1, por nuk mundi të shkojë në raundin tjetër, pasi kishte humbur rëndë në duelin e parë midis tyre më Moldavi, me rezultatin 4-0. Një tjetër skuadër shqiptare pësoi mbrëmë disfatë dhe u eliminua. Bëhet fjalë për Malishevën, e cila u mund thellë nga Vikinguri i Reikjavikut dhe u eliminua nga aktiviteti.

  • “S’më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë”/ Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri tregon momentet e tij të fundit: Ngjante si një engjëll i gëzuar

    “S’më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë”/ Pedagogu që shoqëroi ish-ambasadorin gjerman në Shqipëri tregon momentet e tij të fundit: Ngjante si një engjëll i gëzuar

    “Nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e Werner Daum mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit”, shkruan Pedagogu i Universitetit Europian të Tiranës, Besjan Zogaj, që shoqëronte ish-ambasadorin gjerman gjatë vizitës së tij në vendin tonë.

    Miku i Daum, në një reagim pas ndarjes nga jeta të diplomatit, kujton çastet e fundit me të. Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë, thotë pedagogu.
    Reagimi i plotë:
    Ambasadori Werner Daum u shua në Shqipërinë që e deshi aq shumë, e ku kaloj ditën e fundit të jetës së tij i lumtur dhe i nderuar, siç e meritonte!
    Rrëfimet e tij emocionuese mbi Shqipërinë këto ditë ishin një magjepsje për të gjithë. Prof. Dr. Werner Daum nuk ishte një personazh i çfarëdoshëm. Ai ishte me plot kuptimin e fjalës një njeri i jashtëzakonshëm. Një ndër ata persona që mjafton t’i takosh një herë, për të mos e harruar kurrë.
    Një intelektual i përkorë dhe frymëzues, që do të nderohet përjetësisht jo vetëm nga 3199 shqiptarët që strehoi dhe mbrojti brenda selisë diplomatike gjermane 35 vite më parë, por nga të gjithë ata që patën mundësi ta njihnin dhe ta dëgjonin. Mbi të gjitha, ai është protagonisti i padiskutueshëm i një prej kthesave më të rëndësishme të historisë tonë moderne, për të cilën shteti shqiptar duhet të shprehë mirënjohje të thellë!
    Pata nderin ta njihja 10 vite më parë, në ceremoninë e përkujtimit të 25-vjetorit të rënies së komunizmit organizuar atëkohë nga Institucioni i Presidentit, nga ku, si një gjerman i vërtetë, ruante ende spilën e dhuruar gjatë atij takimi edhe tani. U bëra një mik dhe ithtar i tij.
    Kam dhimbje për të sot ndërsa nuk më shqitet nga sytë buzëqeshja e tij mbrëmë kur u ndamë në oborrin e hotelit, tek ecte me çantën në dorë dhe xhaketën mbi supe si një djalosh. Ngjante si një engjëll i gëzuar.
    Ishte një nder ta prisja dhe ta shoqëroja me shumë respekt dhe dashuri ketë mik të shtrenjtë në agjendën e tij 4 ditore me Universitetin Europian të Tiranës dhe Bashkinë Kavajë, që u bë dhe udhëtimi i tij i fundit i jetës.
    Lamtumirë ambasador dhe prehu në paqe. Do jesh përjetë i paharruar.

    Top Channel

  • Luciano Spalletti reagon pas shkarkimit: Nuk doja kurrë të largohesha, më njoftuan mbrëmë në darkë

    Luciano Spalletti reagon pas shkarkimit: Nuk doja kurrë të largohesha, më njoftuan mbrëmë në darkë

    Pas humbjes 3-0 ndaj Norvegjisë, Federata Italiane ka marrë vendimin drastik duke shkarkuar trajnerin e “Axurrëve”, Luciano Spalletti-n. Ka qenë vetë tekniku italian që ka zyrtarizuar shkarkimin e tij në një konferencë për shtyp ditën e sotme.
    “Mbrëmë isha për darkë me presidentin Gabriele Gravina  dhe pas një bisede të gjatë me komunikoi se isha i shkarkuar nga detyra. Ndjej keqardhje, personalisht as nuk kisha ndërmend që të tërhiqesha.
    Unë u mundova t’i shërbej vendit tim, pa keqdashje e xhelozi, por ka një vendim për shkarkimin tim dhe jam i detyruar ta pranoj atë”, tha Spalletti. 66-vjeçari konfirmoi se do të drejtojë “Axurrët” edhe në sfidën e nesërme ndaj Moldavisë dhe më pas do firmosë marrëveshjen konsensuale për largimin nga drejtimi i Italisë.
    Ndërkohë në mediat italiane janë zbuluar dy kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Spaletti-n. I pari është Claudio Ranieri, i cili mbylli një sezon fantastik në Serie A me Romën dhe duket se është i gatshëm për t’i shërbyer vendit të tij, të paktën deri në përfundim të eleminatoreve për Kupën e Botës.
    Emri i dytë që po përmendet është ai Stefano Pioli-t, i cili është ende nën kontratë me Al Nassr, por ish-trajneri i Milan nuk do t’i thoshte “jo” propozimit për të marrë drejtimin e “Axurrëve”.

  • Dëshira e madhe e Perez, të transferojë yllin e PSG-së! Ishte spektakolar mbrëmë ndaj Interit

    Dëshira e madhe e Perez, të transferojë yllin e PSG-së! Ishte spektakolar mbrëmë ndaj Interit

    Përfaqësuesit e Real Madrid kanë qenë mbrëmë të pranishëm në “Allianz Arena”, jo thjesht për të parë finalen e Champions League mes PSG-së dhe Interit, por për të ndjekur nga afër në veçanti, një nga yjet e parizienëve, Vitinha.
    Në Madrid e shohin portugezin si zëvendësuesin ideal të Luka Modric në mesin e fushës. Vitinha është një lojtar teknik, inteligjent, ka aftësi organizuese, i aftë për të thyer linjat dhe ka një nuhatje goli të veçantë.  Tashmë 25 vjeç, mesfushori portugez ka arritur një nivel pjekurie futbollistike dhe mund të themi që është në kulmin e karrierës.
    Vitinha është një nga shtyllat kryesore të PSG-së dhe absolutisht një nga lojtarët kyç në suksesin e arritur këtë sezon, që është fitimi i tripletës. PSG tashmë ka deklaruar kategorikisht se nuk ka ndërmend të negociojë për lojtarin, por sipas raportimeve nga mediat franceze çdo klub i interesuar për të nënshkruar me Vitinha-n duhet të paraqesë një ofertë prej më shumë se 100 milionë eurosh, një shifër që Real Madridi aktualisht nuk është i gatshëm ta paguajë.
    Nga ana tjetër, te Reali vazhdojnë të insistojnë për portugezin dhe propozimi i tyre për kampionët e rinj të Europës është që të përfshijnë në marrëveshje edhe lojtarë të tjerë të tyre, ku përmenden emra si Rodrygo, Eduardo Camavinga, Aurélien Tchouaméni dhe Brahim Diaz. Pra propozimi i Realit është ky: Një shumë e caktuar parash (50-60 milionë euro) plus njërin prej lojtarëve të përmendur më sipër.