Zvicra siguroi mbrëmë biletën direkte për Kampionatin Botëror 2026, pasi doli me barazim 1:1 ndaj Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ky rezultat iu mjaftoi “Helvetikëve” për të mbyllur grupin në krye.
Në këtë fushatë kualifikuesesh, Granit Xhaka ka qenë figura qendrore e kombëtares zvicerane, duke e udhëhequr ekipin drejt një Botërori tjetër.
Megjithatë, mbrëmë ai u përball me vërshëllima nga një pjesë e tifozëve në Prishtinë, një reagim që vetë mesfushori nuk e kishte pritur.
Pas kësaj ngjarjeje, ka reaguar edhe vëllai i tij, Taulant Xhaka, i cili i doli publikisht në krah:
“Gjithmonë deri në vdekje me ty vëlla. Krenaria e shqiptarëve. Zoti i ruajt të gjithë shqipet e vërteta nëpër botë”, shkroi ai në rrjete sociale.
Tag: mbrëmë
-

I del në mbrojtje vëllait pas sulmeve nga tifozët/ Xhaka: Krenaria e shqiptarëve
-

Tuneli Llogarasë, Gjokutaj: Mbrëmë, në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin fjalë, Llogarai, Llogarai, maskarai
Avokati i njohur Genc Gjokutaj ka postuar një shënim në faqen e tij në facebook ku komenton zhvillimet e funit pas nisjes së hetimeve për tunelin e Llogarasë.
Duke ironizuar sjelljen e Kryeministrit dhe zëvendëses së tij, ai shkruan se, “mbrëmë natën në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin të njëjtat fjalë: Llogarai, Llogarai, maskarai!”.
Mesazhi:
Ky është tuneli i Llogarasë gjatë ndërtimit!
Ne kohën kur u projektua dhe po ndërtohej u godit Opozita dhe u arrestua Lideri i saj!
Kur përfundoi së ndërtuari dhe u hap ky tunel u thirr në SPAK si e pandehur Zv/Kryeministerja! Kanë firuar nja 50 milionë €!
Pastaj po ky tunel me gjasë do të rrisë pensionet!
Ky tunel anuloi edhe vizitën e KM në Bruksel!
Çfarë misteri fshihet në të?
Mbrëmë natën në gjumë edhe Bela edhe KM raportohet se belbëzonin të njëjtat fjalë:
Llogarai, Llogarai, maskarai! G
-

Mbrëmë i shënoi Serbisë, sot Rei Manaj “kandidat” për zgjedhjet në Kosovë (foto)
12 Tetor 2025
15:51
Telesport
Shqipëria mori një fitore historike mbrëmë në Leskovac në transfertë ndaj Serbisë, falë golit të shënuar nga Rei Manaj në fund të pjesës së parë. Goli më i rëndësishëm në karrierë për sulmuesin lushnjar, sidomos pas asaj penalltie të humbur në qershor në sfidën e luajtur në “Air Albania”.
Rei Manaj është padyshim njeriu i momentit në gjithë shqiptarinë, aq sa sot në zgjedhjet lokale që mbahen në Kosovë, në komunën e Rahovecit, një votues iu ka vënë kryq të gjithë kandidatëve politikë dhe ka shkruar emrin e sulmuesit kuqezi.
Sigurisht që vota nuk është e vlefshme, por goli i Manaj ndaj Serbisë dhe dashuria e tifozëve për të është shumë e vlefshme. -

“Italia ka pesë lojtarë të “klasit të lartë”, Pio Esposito i ngjashëm me Vierin”
Italia fitoi mbrëmë 1-3 në transfertë ndaj Estonisë, por është ende larg biletës për në Botëror, pasi axurrët renditen të dytët në grupin e tyre, pas Norvegjisë. Ish-trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur me superlativa të larta për kombëtaren axurre dhe e thotë me bindje se kanë të paktën 5 lojtarë të klasit të lartë.
“Sipas mendimit tim, Italia ka gjithçka. Edhe nëse mund të zgjedhim nga një numër i kufizuar lojtarësh, kemi 25 me të cilët mund të ndërtojmë një ekip konkurrues. Donnarumma është i klasit të lartë, si Di Lorenzo, Bastoni, Tonali dhe Barella”, u shpreh Spalletti, në një intervistë të fundit për “Sky Sport”.
Ish-trajneri vlerësoi shumë dhe Pio Esposito-n, i cili shënoi golin e parë mbrëmë me fanellën e Italisë. “Mbrëmë, ai shënoi një gol të pabesueshëm, si për koordinimin ashtu edhe për mënyrën se si e goditi topin. Ndoshta Bobo Vieri ishte diçka e tillë dhe ngjason shumë me të”, tha Spalletti.
“Italia do të shkojë në Kupën e Botës, me siguri, do të shkojë. Sepse lojtarët janë të fortë dhe sepse Gattuso gjeti menjëherë ekuilibrin e duhur në ekip. Kjo kombëtare ka potencial të madh”, shtoi ish-trajneri, Luciano Spalletti. -

FOTO/ I vëllai u arrestua sot nga SPAK, reagon deputeti i PS: Secili mban përgjegjësi për veten
Deputeti socialist, Loer Kume ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Enea Kume, i cili ra në pranga në kuadër të operacionit të SPAK në Durrës.
Në një intervistë televizive, Loer Kume tha se është vënë në dijeni që mbrëmë për arrestimin e vëllait të tij. Ai theksoi se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsiderojë vëllanë të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.
“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë”, u shpreh deputeti.
Më tej ai tha “Të mos flasim para kohe, por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij”.
Loer Kume u zgjodh deputet i PS-së në Qarkun Durrës në zgjedhjet e 11 Majit dhe u betua si lijgvënës në Parlament më 18 shtator.
Operacioni u zhvillua për llogari të hetimeve për tjetërsimin e pronave në Gjirin e Lalëzit. -

Vëllai po i arrestohej nga SPAK, deputeti i PS live në emision: U njoftova mbrëmë për aksionin…
Deputeti i PS, Loer Kume ka pranuar live se është njoftuar mbrëmjen e djeshme për arrestimin e vëllait të tij ditën e sotme, duke hedhur dyshime se ky aksion i SPAK është dekonspiruar.
Gjatë operacionit të sotëm policor të urdhëruar nga SPAK-u në Durrës në prangat e policisë ka rënë dhe shtetasi Enea Kume, që rezulton të jetë dhe vëllai i deputetit të Partisë Socialiste Loer Kume.
Duke folur në studion e lajmeve të “Ora News” këtë mëngjes, i pyetur nga moderatorja Lili Saraçi, deputeti Kume theksoi se i vëllai është arrestuar, por gjithkush është përgjegjës për jetën personale.
I gjendur i papërgatitur dhe në mongesë të plotë të informacionit mbi atë çfarë ka ndodhur, Kume u shpreh se:
Kume: U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë.
Por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij, por të mos flasim para kohe.
-

Artan Gjyzel Hasani: Bashkëshortë të vjetër
Pas kaq vitesh martesë jetojmë të qetëdhe mendjen s’e kemi aq të ngarkuarëndrrat e dikurshme ikën vetëe s’mbeti gjë tjetër për t’u ëndërruar…Jetojmë të qetë…shumë të qetë,thua se s’jemi më në jetëe në zemra s’na ka mbetur më zjarrpër t’u dashuruar a për t’u ndarë…Jetojmë të qetë…shumë të qetëe më lakuriq pranë e pranë s’qëndrojmë,një libër dashurie ku mungojnë shumë fletë,herë unë…herë ti…pranë oxhakut lexojmë…
ObserverKult
————————————————————————-
LEXO EDHE: “MBRËMË, NË SHTËPI MË PËRCOLLI NJË E HUAJ”, XHEVDET DODA LEXON POEZINË E ARTAN GJ. HASANIT
AUTOSTOP
Artan Gjyzel Hasani
mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huaje brishtë dhe seksi si makinë e saj…
“ku banon?”
“dy cigare më larg…”
“aha…e kuptova…qënkemi afër shume…e sheh atë hirinqë akoma nxjerr tym?dy puthje më tutjebanoj e vetme unë…”
mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huajtunduese dhe seksi si makinë e saj…
“zotëri, a ke emër ? “
“unë…unë…s’e di…vallë ka rëndësi?
“po si të pëlqen të të quaj?”
“më quaj Frymënëse Ajër quhesh ti…”
mbrëmë për në shtëpi më përcolli një e huajme gjinjtë kabriole si makinë e saj…era që frynteflokët e gjatë ia hidhtembi fytyrën time…dhe ah…pastaj…pastaj…asgjë pastaj…pastaj…
“arritëm?”
“arritëm…”
“natën…”
“natën…”
“ah…zotëri… e di pse ndalova?m’u duke fytyrë e parë…po ti pse erdhe me muaashtu… pa më njohur?”
“…se ishe e panjohur.”————————————————————————————
LEXO EDHE: ARTAN GJ. HASANI: A JEMI DASHUR VËRTET NE TË DY APO ËNDËRR ISHTE?
Lehtësia e papërballueshme e dashurisë
a jemi dashur vërtet ne të dy apo ëndërr ishte?
dashuria është një aksident, përplasje,devijim, greminë, rrëshqitje,një autombulancë gjithmonë e vonuartransporton viktimatpër në martesëe ca për në reanimacionin apo morgun e saj,njerëz që kërkojnë provat nga vendngjarje,kurreshtarë ngatërrestarë,dëshmitarë okularë të verbër…
POEZINË E PLOTË MUND TA LEXONI DUKE KLIKUAR KËTU
-

‘Mbrëmë ra shi, trupin ta përshkuan, pikat e tij’
Poezi nga Fitim Majkovci
Mbrëmë ra shitrupin ta përshkuan, pikat e tijnga këmba në gjoksderi tek koka të arrinëtë paktën dy pika ta shijuan njerëzinë.mbrëmë ra shie me shiun ike dhe tinë furinë e stuhishme, amshimi t’u bë shtëpi.dy pika nga lart bientë tretën e hedh tias lot, as vaj, vetëm buzë që ngrijnëpse ike nuk pyespse s’qëndrove mbaj mëri.marri, ç’ndjenjë e hipokrizinë mesin e turmësmë e mira ti,një rrebesh që s’kryhete tmerrshme kjo stuhi,në shiun që ra djeamshimin e bëre shtëpi.sot doli dielli,një ditë e re nisipak përmbi re, fytyrë jotja qeshibota s’të pranoi,paqen tënde s’e deshi!në zjarrminë e saj, gjithçka mbetet njësojsecili soj në trajtë të njëjtë jetone fryma që ndryshe u morrme shiun dje shkoi.mbrëmë ra shimbi trupin tënd, dy pikat e tijmbi pika shiu, lot i ç’njerëzisëata që të shanë, të shkruajnë poezimarri, ç’ndjenjë e hipokrizinë mesin e turmësmë e mira ti,një rrebesh që s’kryhete tmerrshme kjo stuhi,në shiun që ra djeamshimin e bëre shtëpi.e sot? rilinde mbinjeri. / KultPlus.com
-

Operacioni ‘blic’ mbrëmë në Durrës, kush janë dy të arrestuarit me rrezikshmëri të lartë shoqërore
Zbardhen detaje nga aksioni ‘blic’ mbrëmë në Durrës, ku u arrestuan dy persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, Aldi (Erald) Mustafa dhe Arbi Haxhiu.
Në kuadër të zbatimit të detyrave të lëna nga Drejtori i Përgjithshëm për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe kapjen e personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në vijim të punës së pandërprerë dhe goditjeve të njëpasnjëshme për këtë qëllim, mbrëmjen e djeshme strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe ato të Komisariatit të Policisë Durrës zhvilluan dhe finalizuan me sukses një tjetër operacion policor me rrezikshmëri të lartë, të koduar “The next Gun”.
Gjatë operacionit u kapën dhe u vunë në pranga 2 shtetas, njëri me rrezikshmëri të lartë, konkretisht shtetasit Aldi (Erald) Mustafa, 39 vjeç, dhe Arbi Haxhiu, 23 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilëve në momentin e arrestimit iu është gjetur një armë zjarri pistoletë, me fishek në fole gati për qitje.
39-vjeçari, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim policor, i dyshuar si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 13.08.2025, në lagjen nr. 14, Durrës, ku është vënë lëndë eksplozive banesës së shtetasit I. Gj.
Top Channel
