Tag: mblidhen

  • Simpatizantët e PD mblidhen para kryeministrisë, nis protesta e opozitës

    Simpatizantët e PD mblidhen para kryeministrisë, nis protesta e opozitës

    Ashtu siç është paralajmëruar edhe këtë të hënë nis protesta para Kryeministrisë, “Foltorja 2”. Qytetarë të shumtë dhe mbështetës të Partisë Demokratike i janë bashkuar “Foltores”.Më herët Berisha ka njoftuar se do të ketë edhe takime nëpër rrethe.

  • “Plehrat mblidhen një herë në 3 javë”, Korreshi alarmon: Ligji për mbetjet i hap rrugë korrupsionit dhe hajdutërisë

    “Plehrat mblidhen një herë në 3 javë”, Korreshi alarmon: Ligji për mbetjet i hap rrugë korrupsionit dhe hajdutërisë

    Deputeti i Partisë Demokratike Sajmir Korreshi ka dhënë argumentet e tij kundër projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”.
    Në Komisionin e Ligjeve Korreshi tha se ky ligj po bëhet që tenderimi të centralizohet vetëm në një dorë. Deputeti deklaroi se opozita është skeptike sepse gjithë mafia është e investuar në sektorin e përpunimit të mbetjeve, s’ka kosha, inceneratorë s’ka ose nuk punojnë dhe po ashtu nuk ka fusha mbetjesh.
    “Pse nuk duhet të kalojë?
    Sepse praktikat ndërkombëtare kanë tregusar se mafia ndërkombëtare e kryesoshj italiane është marrë vetëm m e plehrat.
    Pse e paragjykojmë se ky ligj do shlojë drejt një hajdtërie dhe makutërie?
    Sepse ligji i jep të drejtë qeverosë dhe mundësi për të plotësuar ligjet,. Po shkon drejt centralizimit.
    Nëse deri mës sot ccdo bashki ka qenë ent më vete, dhe e tenderonte sipas mundësive sot do të tenderohet nga një dorë e vetme që është MIE.
    Ndarjen e diferencuar e ka edhe ligji i kaluar por s’kemi kosha, na qelbën. Plehrat mblidhen një herë në 3 javë.
    Pse nuk u vendoset gjobë baxhove që i kanë mbushur kanalet me shëllirë?
    Ne vuajmë për infrastrukturë fundore, nuk kemi inceneratorë, atij të Fierit nuk po i gjejmë dot butonin e ndezjes si ai humori ku e ka butonin e qejfit.
    Në rregull mund t’i diferencojmë, por s’kemi fushë mbetjesh, fusha në Lushnjë nuk rikuperohet më sepse aq mbetje ka sa edhe shejtani nuk afrohet.
    Me këtë mender ligj Bashkia Lushnjë hedh plehrat në tokën time, ccfarë do t’i bësh ti si ministër kësaj bashkie?
    Ka më ligj dhe kushtetutë dreq e të bir?
    Plehrat hidhen atje ku u do qejfi drejtorëve të bashkisë. Ccfarë do të ndodhë këtu kometa Halley? Kot kemi ligj ne?”, tha Korreshi.

  • Inaugurohet “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, Rama: Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

    Inaugurohet “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, Rama: Sa herë mblidhen arkitektët, Shqipëria luan ndeshje

    Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e inagurimit të “Tirana Moons” në Sheshin Nënë Tereza, një oaz i gjelbër kushtuar librit.

    “Ishte privilegj të isha pjesë e saj është kënaqësi të jem këtu. Ishte fiksuar ta sillte hënën këtu, në vend që të çonte Shqipërinë në hënë. Do të qëndrojë për një çast këtu dh do të lëvizë. Ne duhet të ecim me projekte të mëdha, do ta vendosim këtë hapësirë në dobi të qytetit.
    Mendoj që ka një gjë interesante që duhet ç’koduar. Sa herë arkitektët ndërkombëtarë mblidhen këtu Shqipërisë i duhet të luajë një ndeshje futbolli. Mund t’i sjellë pak fat ekipit tonë që luan sonte. Ju lutem sillni sa më shumë libra”, tha Rama.

    Top Channel

  • Lëvizje e papritur në selinë rozë/ Këshilltarët socialistë mblidhen për të rrëzuar Veliajn, ja çfarë pritet të ndodhë

    Lëvizje e papritur në selinë rozë/ Këshilltarët socialistë mblidhen për të rrëzuar Veliajn, ja çfarë pritet të ndodhë

    Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në bashkinë Tiranë pritet të mblidhen sot në orën 17:00 në selinë qendrore të PS, në një takim të rëndësishëm që vjen pas kërkesës së bërë nga kryeministri Edi Rama gjatë Asamblesë Kombëtare të partisë.
    Sipas raportimit të gazetarit të News24, Ergys Gjençaj, në këtë mbledhje do të diskutohet strategjia për nisjen e procedurave të shkarkimit të kryetarit aktual të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, një hap i cili do t’i hapte rrugë zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme në qytet.
    Kryeministri Rama në Asamblenë Kombëtare u shpreh qartë për nevojën e një rinovimi në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa propozoi si kandidate të re Ogerta Manastirliun.

  • Shkarkimi i Veliajt, mblidhen sot këshilltarët e PS. Kryebashkiaku gati për përballje në Kushtetuese, ndërpret prej një jave postimet në rrjetet sociale

    Shkarkimi i Veliajt, mblidhen sot këshilltarët e PS. Kryebashkiaku gati për përballje në Kushtetuese, ndërpret prej një jave postimet në rrjetet sociale

    Këshilltarët socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës do të mblidhen sot për të diskutuar mbi procedurën që do të ndjekin për shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Erion Veliaj.

    Burimet bënë të ditur se mbledhja e tyre do të zhvillohet në orën 17:00 në selinë e Partisë Socialiste.
    Ky hap i këshilltarëve socialistë vjen pas deklaratës së një jave më parë të kryeministrit Rama në Asamblenë e PS-së, i cili teksa kërkoi edhe nisjen e procedurës dhe gjetjen e bazës ligjore për largimin e Veliajt, bëri të ditur se Ogerta Manastirliu do të jetë kandidate e socialistëve në zgjedhjet e parakohshme në kryeqytet.
    Nga ana tjetër avokatët e kryebashkiakut në detyrë, pritet që të vijojnë betejën e tyre ligjore edhe në Kushtetuese pasi Këshilli Bashkiak i Tiranës të marrë vendim për shkarkimin e tij.
    Teksa si mbledhja e këshilltarëve socialistë ashtu edhe hapat ligjorë të avokatëve të Veliajt i përkasin orëve dhe ditëve të ardhshme, ajo që është vënë re prej të enjtes së kaluar, është fakti kryebashkiaku ka ndërprerë çdo aktivitet në rrjetet socialiste.
    Postimi i fundit në Instagram dhe Facebook është shtatë ditë më parë ku ai shpërndau një deklaratë të avokatëve të tij, ndërkohë që në tik-tok ku postonte edhe video me mesazhe që linin vend për interpretim, postimi i fundit është në 27 gusht.

    Top Channel

  • Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

    Policia holandeze ndalon shqiptarët të mblidhen para Gjykatës Speciale

    Me qindra shqiptarë janë mbledhur përpara dhomave të specializuara në Hagë.

    Siç raporton gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, policia holandeze ika ndaluar shqiptarët që të mblidhen përpara Gjykatës Speciale.
    Ky manifestim zhvillohet një ditë përpara nisjes së dhënie dëshmi në këtë proces të dëshmitarëve të mbrojtjes.
    Janë 15 dëshmitarë të cilët pritet te dëshmojnë në favor të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

    Top Channel

  • Berisha i prerë: Forumet vendosin fatin e opozitës para 10 shtatorit!

    Berisha i prerë: Forumet vendosin fatin e opozitës para 10 shtatorit!

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se forumet do të mblidhen gjatë këtyre ditëve në vijim.

    Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati tha se do të ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar.
    “Forumet do mblidhen gjatë këtyre ditëve dhe do ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar
    Patjetër! Forumet do mblidhen gjatë këtyre ditëve dhe do ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar.”, u shpreh Berisha

  • Berisha mbledh forumet para nisjes së Kuvendit, vendim për qëndrimin e opozitës pas 11 Majit

    Berisha mbledh forumet para nisjes së Kuvendit, vendim për qëndrimin e opozitës pas 11 Majit

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se forumet do të mblidhen gjatë këtyre ditëve në vijim.

    Gjatë konferencës për shtyp, kryedemokrati tha se do të ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar.
    “Forumet do mblidhen gjatë këtyre ditëve dhe do ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar
    Patjetër! Forumet do mblidhen gjatë këtyre ditëve dhe do ketë një vendimmarrje para sesionit parlamentar.”, u shpreh Berisha.
     
     

    Top Channel

  • Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen sërish sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit

    Ngërçi politik në Kosovë, deputetët mblidhen sërish sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e Kuvendit

    Deputetët e zgjedhur në Kosovë do të mblidhen sot për vazhdimin e seancës konstituive. Seanca pritet të nisë në orën 11:00, dhe është e katërta që do të mbahet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, sipas së cilës kandidati për kryetar duhet të nominohet vetëm tre herë dhe votimi të bëhet në mënyrë të hapur.
    Dy kandidatet e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla dhe Hekuran Murati që u propozua seancën e fundit, dështuan të marrin 61 votat e nevojshme.
    Partia e Albin Kurtit ka akuzuar PDK-në, LDK-në dhe AAK-në se duke mos votuar kryetarin e ri po dëshmojnë se problemi nuk qëndron te emrat, por se ata synojnë “bllokimin e formimit të institucioneve”.
    Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën 9 shkurt, dhe deri më tani janë mbajtur 55 seanca për konstituimin e Kuvendit të ri, ndërsa seanca e sotme do të shënojë përpjekjen e 56=të.
    Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë lidhur me konstituimin e legjislativit të nëntë brenda 30 ditësh, i cili afat skadon më 18 shtator.

  • Deputetët mblidhen sot sërish në përpjekjen e radhës për të konstituar kuvendin

    Deputetët mblidhen sot sërish në përpjekjen e radhës për të konstituar kuvendin

    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në përpjekjen e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.

    Pas aktgjykimit të ri, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë e pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.

    Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun kryetare, VV-ja provoi me Donika Gërvallën, e që në sy ra Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila nuk mori fare pjesë në votim për Gërvallën.

    Shkak tha se ishin dy statuse të Gërvallës të vitit 2020, në të cilat ajo e akuzonte bashkëshortin e Shqipes, Rexhep Selimin si njeri të botës së krimit.

    Ndërsa, në seancën e së premtes, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por që edhe ai i mori vetëm 57 vota.