Tag: mbikëqyrjes

  • Kërcënimi i jetës së punonjësve të AMP dhe familjarëve të tyre, merret vendimi për mbrojtje të veçantë

    Kërcënimi i jetës së punonjësve të AMP dhe familjarëve të tyre, merret vendimi për mbrojtje të veçantë

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Qeveria ka marrë vendimin për ofrimin e një mbrojtje të veçantë për punonjësit e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), të cilëve gjatë ushtrimit të profesionit u kërcënohet jeta apo familja. Mbrojtja e veçantë për efektivët e kërcënuar të AMP-së bëhet me vendim të Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK), i cili ngrihet dhe funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. 
    Në rast kërcënimi punonjësve do tu mundësohet ruajtje dhe shoqërim fizik; ruajtje apo shoqërim fizik të familjarëve të tyre, të cilët ndihen të rrezikuar si dhe ruajtje e pronës së tyre.
    Për të përfituar mbrojtjen punonjësi i AMP duhet të plotësojë disa kushte:
    a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit të AMP-së;b) Gjendja e punonjësit të AMP-së në një situatë që kërkon kryerjen e veprimeve apo marrjen e masave të menjëhershme për ta zgjidhur atë, si dhe për të shmangur çdo lloj dëmtimi të mundshëm;c) Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe rrezikut të dëmtimit me ushtrimin e ligjshëm të detyrës.
    VENDIMI I QEVERISË
    VENDIM PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË MËNYRËS PËR MBROJTJEN E VEÇANTË TË PUNONJËSIT TË AGJENCISË SË MBIKËQYRJES POLICORE, TË CILIT I KËRCËNOHET JETA, FAMILJA DHE PRONA PËR SHKAK TË DETYRËSNë mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 75, të ligjit nr.128/2021, “Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
    V E N D O S I:
    1. Punonjësit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (në vijim AMP), të cilit, gjatë ushtrimit të funksionit ose për shkak të tij, i kërcënohet jeta, familja dhe prona nga veprime të paligjshme të të tretëve, i sigurohet mbrojtje e veçantë.
    2. Me mbrojtje të veçantë kuptohen masat me karakter organizativ e profesional për sigurimin dhe ruajtjen e veçantë të jetës, familjes dhe të pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së, si dhe çdo masë tjetër, që lidhet me këtë mbrojtje.
    3. Punonjësi i kërcënuar i AMP-së përfiton mbrojtje të veçantë nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
    a) Prania e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen ose pronën e punonjësit të AMP-së;b) Gjendja e punonjësit të AMP-së në një situatë që kërkon kryerjen e veprimeve apo marrjen e masave të menjëhershme për ta zgjidhur atë, si dhe për të shmangur çdo lloj dëmtimi të mundshëm;c) Prania e lidhjes shkakësore ndërmjet rrethanave serioze dhe rrezikut të dëmtimit me ushtrimin e ligjshëm të detyrës.
    4. Mënyrat e mbrojtjes së veçantë konsistojnë në:
    a) ruajtjen apo shoqërimin fizik të punonjësit të AMP-së të rrezikuar;b) ruajtjen apo shoqërimin fizik të familjarëve të rrezikuar të punonjësit të AMP-së;c) ruajtjen e pronës së punonjësit të AMP-së të rrezikuar.
    5. Mbrojtja e veçantë për punonjësin e kërcënuar të AMP-së bëhet me vendim të Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve (KVK), i cili ngrihet dhe funksionon pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    6. Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve përbëhet nga:
    a) Zëvëndësdrejtori i Përgjithshëm, kryetar;b) Drejtori i Hetimit, anëtar;c) Drejtori i Forcës së Posaçme Operacionale, anëtar;ç)  Përgjegjësi i sektorit të analizës dhe informacionit, anëtar;d) Drejtori rajonal i qarkut, ku banon personi i kërcënuar, anëtar.
    7. Kërkesa me shkrim për mbrojtje të veçantë të punonjësit të kërcënuar të AMP-së i paraqitet Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve nga:
    a) punonjësi i AMP-së, që i kërcënohet jeta, familja dhe prona;b) struktura të AMP-së, që marrin dijeni për praninë e rrethanave serioze, të cilat i rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit të AMP-së;c) çdo organ tjetër publik, që, për shkak të funksionit, merr dijeni për praninë e rrethanave serioze që rrezikojnë jetën, familjen dhe pronën e punonjësit të AMP-së.
    8. Kërkesa për mbrojtje të veçantë përmban:
    a) gjenealitetet e plota të punonjësit të kërcënuar të AMP-së;b) një përmbledhje të fakteve e të rrethanave, që përbëjnë rrezik serioz për punonjësin e AMP-së, të cilat e detyrojnë atë të kërkojë mbrojtje të veçantë, si dhe burimin e provave, ku ato bazohen.
    9. Komisioni për Vlerësimin e Kërcënimeve, brenda 10 (dhjetë) ditëve nga paraqitja e kërkesës për mbrojtje të veçantë, vendos:
    a) pranimin e kërkesës, duke përcaktuar edhe masat konkrete të mbrojtjes;b) mospranimin e kërkesës.
    10. Vendimi i Komisionit të Vlerësimit të Kërcënimeve miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe përmban:
    a) pjesën hyrëse, ku pasqyrohen subjekti që ka bërë kërkesën, koha dhe vendi i marrjes së vendimit, si dhe përbërja emërore e komisionit;b) pjesën përshkruese, ku jepen rrethanat që e kanë shtyrë subjektin për të bërë kërkesën, veprën penale të kryer, personalitetin e të kërcënuarit, rrezikshmërinë shoqërore të kërcënimeve dhe vlerësimet për të dhënat që zotërohen rreth një fakti të tillë;c) pjesën vendimmarrëse, ku përcaktohen masat konkrete për mbrojtjen e veçantë, kohën, ekzekutuesin e vendimit, afatin e zgjatjes së masave, shpenzimet dhe subjektin që do t’i përballojë këto shpenzime.
    11. Në vendimin e Komisionit për Vlerësimin e Kërcënimeve për sigurimin e mbrojtjes së veçantë përcaktohen mënyrat e mbrojtjes dhe kohëzgjatja e saj.
    12. Krahas marrjes së masave mbrojtëse, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bashkëpunon me institucionet e tjera për marrjen në vazhdimësi të informacioneve, në funksion të parandalimit të ngjarjeve të mundshme kriminale në drejtim të punonjësit të AMP-së të marrë në mbrojtje, familjes dhe pronës së tij.
    13. Në rastet kur punonjësi i kërcënuar i AMP-së ushtron detyrën larg vendbanimit dhe familjes së tij, masat urgjente mbrojtëse merren sipas nevojës për të dhe për familjen, në funksion të mbrojtjes e në varësi të intensitetit që ka kërcënimi.
    14. Në rastin e një rreziku serioz dhe të çastit, drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore urdhëron strukturat përkatëse në AMP të marrin masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e jetës, familjes dhe pronës së punonjësit të kërcënuar të AMP-së. KVK-ja, brenda 10 (dhjetë) ditëve, vlerëson masat e marra nga strukturat e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe vendos për vazhdimin ose jo të tyre.
    15. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

  • Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata heq masën ndaj Florian Sulejmanit

    Drejtori i AMP u pezullua për shpërdorim detyre, Gjykata heq masën ndaj Florian Sulejmanit

    Me kërkesë të prokurorit Valentin Preci, gjyqtarja e Tiranës Armela Hasantari vendosi të heqë masën e pezullimit nga detyra të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP),  Florian Sulejmani.
    Vendimi u dha gjatë ditës së sotme në gjykatën penale të Tiranës menjëherë, pasi një gjykatë në Berat kishte shpallur mos kompetencën.
    Gjatë seancës me dyer të mbyllura, prokurori është shprehur se nuk ekzistojnë kriteret që masa e pezullimit nga detyra të qëndrojë në fuqi.
    Sepse sipas prokurorit urdhri i kreut të AMP për të transferuar dy oficerë njërin në Dibër dhe tjetrin në Fier nuk ka shkaktuar pasojë, pasi ata mund të zëvendësoheshin me oficerë të tjerë.
    Nga ana tjetër prokurori i çështjes u shpreh se hetimet do të vazhdojnë pa masë ndaj Sulejmanit.
    Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani u pezullua nga detyra me kërkesë të Prokurorisë së Beratit, me daten 16 prill.
    Prokuroria ngriti ndaj tij akuzën për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” gje e cila eshte pranuar nga Gjykata e Shkallës së Parë te Beratit. Sipas organit të akuzës, drejtori i AMP-së, Florian Sulejmani, ka transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim me ligjin.
    “Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’,”- njoftoi Prokuroria.
    Gjithashtu, sipas organit të akuzës, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës.
    “Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit”, informon organi i akuzës.

  • Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP vendos në pranga punonjësin e policisë

    Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP vendos në pranga punonjësin e policisë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volkswagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës.
    Pas aksidentit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes.
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

  • Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë në Vlorë

    Drejtonte ambulancën në gjendje të dehur, AMP arreston punonjësin e policisë në Vlorë

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për rajonin Vlorë-Gjirokastër ka vënë në pranga punonjësin e policisë S. Gj., me detyrë shofer në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (Akademia e Sigurisë), pasi u kap duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt.
     
    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:45, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku S. Gj. humbi kontrollin mbi një automjet tip Volkswagen (ambulancë), duke shkaktuar dëme materiale në tre automjete të parkuara pranë rrugës.
    Pas aksidentit, punonjësi i policisë iu nënshtrua testit të alkoolit, ku rezultoi pozitiv me një normë prej 1.16 mg/l dhe 1.14 mg/l, duke konfirmuar gjendjen e dehjes në momentin e ngjarjes.
     
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore e arrestoi në flagrancë për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”, ndërsa materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.
     

  • Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

    Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

    Me kërkesë të Prokurorisë Berat, është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.

    Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.
    Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.
    Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.
    Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

    Top Channel

  • Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Emri)

    Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (Emri)

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat është pezulluar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policor, Florian Sulejmani. Sulejmani akuzohet për shpërdorim detyre.
    Vendimi
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin Florian Sulejmani, me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
    Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.
    Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.
    Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit.
    Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

  • Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Berat/ Masa, për shpërdorim detyre

    Pezullohet nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Berat/ Masa, për shpërdorim detyre

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat u caktua masa e sigurimit ‘Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ për shtetasin F.S., me detyrë Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Nga rrethanat e faktit dhe tërësia e akteve të administruara deri në këtë fazë të hetimit, u çmua se plotësohen kushtet dhe kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal me karakter ndalues të parashikuara në nenet 228, 229 dhe 242 të K.Pr.Penale.
    Kjo masë u mor në kuadër të procedimit penal nr.613/1 të vitit 2025, të regjistruar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Në çmuarjen e prokurorisë dhe konfirmimin e gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm i bazuar në prova, se nga ana e personit nën hetim janë transferuar oficerët e policisë gjyqësore në kundërshtim të plotë me nenin 10 pika, pika 1, shkronja “c” dhe nenin 22 të Ligjit nr.25/2019 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Policisë Gjyqësore”, dhe nenin 62 pika 5, të të Ligjit Nr. 128/2021 ‘’Për Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore’’.
    Po kështu, ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës. Masa sigurimit është e përshtatshme me nevojën e sigurimit. Gjithashtu, kjo masë ndaluese garanton një raport të drejtë midis rëndësisë së faktit dhe sanksionit që parashikohet për veprën penale konkrete me llojin e masës së sigurimit. Nën udhëheqjen e parimit kushtetues të prezumimit të pafajësisë dhe detyrën ekskluzive të Prokurorisë për ushtrimin e ndjekjes penale, nga ana prokurorisë po vazhdojnë të kryhen veprime hetimore për të pasur një hetim të plotë dhe të gjithanshëm.

  • Kërcënoi me jetë 2 persona, AMP arreston policin në Tiranë! Iu gjet armë zjarri dhe gëzhoja

    Kërcënoi me jetë 2 persona, AMP arreston policin në Tiranë! Iu gjet armë zjarri dhe gëzhoja

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka arrestuar në flagrancë një punonjës policie me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
    Përmes një njoftimi, AMP bën të ditur se arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke i kanosur ata me jetë.
    Sipas AMP, në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës.
    Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.
    Njoftimi i AMP:
    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. Z., me detyrë Ndihmës Specialist në Komisariatin e Policisë Rinas, i dyshuar për veprat penale “Kanosje” dhe “Shpërdorim detyre”.
    Arrestimi i tij u krye pasi me datë 04.04.2025 rreth orës 22:00 pranë një parkimi në Fushë Krujë, është përfshirë në një konflikt fizik për motive të dobëta me shtetasit A. H. dhe O. H., duke kanosur jetën e tyre.
    Në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë  me kapsolle të goditura dhe një objekt metalik i deformuar i ngjashëm me atë të predhës. Gjithashtu nga veprimet e para hetimore, AMP ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë të llojit Glok 17 me 12 fishekë.
    AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
    Për ankesa me Ëhatsapp 0694151511