Tag: mbikëqyrjes

  • Ndihmuan Shalianjin të bëhej pjesë e AMP, ndalohet një efektiv policie dhe një oficer

    Ndihmuan Shalianjin të bëhej pjesë e AMP, ndalohet një efektiv policie dhe një oficer

    amp

    TIRANË- Agjensia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës policie me deytyrë pranë komisariatit nr.3 në Tiranë. Bëhet fjalë për dy punonjës, njëri Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunite. Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për Muçi Shaljanin, duke e ndihmuar që të bëhjet pjesë e AMP. Shaljani, i cili mbeti i plagosur rëndë në atentatin që i mori jetën Gilmando Danit shumë afër aeroportit të Rinasit, ishte prej shtatorit punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Njoftimi:
    Në vijim të komunikimit në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimmin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas kryerjes së veprimeve hetimore, ka ndaluar punonjësit e policisë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve dhe Inspektor A.Z., me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Falsifikim i vulave i stampave ose i formularëve” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
    Këta punonjës policie dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar Vërtetimin e Besueshmërisë për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar në të, të dhënat të cilat përbëjnë shkak për cënimin e kushteve të sigurisë. Ky detyrim i papërmbushur është i përcaktuar në dispozitat e ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe ligjet që normojë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese, gjë që ka sjellë punësimin e këtij shtetasi pranë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Gjithashtu nga veprimet paraprake të kryera nga AMP-ja në lidhje me procesin e rekrutimit të shtetasit M.Sh., u konstatuan shkelje të procedurave ligjore. Në përfundim të verifikimeve, me qëllim hetimin objektiv dhe gjithpërfshirës të çështjes, praktika dokumentare u dërgua në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për të përcaktuar grupin hetimor dhe përgjegjesitë ligjore të personave, të cilët janë konstatuar në paligjshmëri.
    Hetimet vazhdojnë për sqarimin e plotë të procedurave të ndjekura dhe përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

  • Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

    Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit

    Në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
    Të ndaluarit janë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor A.Z., me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.
    Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar një Vërtetim Besueshmërie për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar të dhëna që përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë.Këto mangësi, sipas AMP-së, përbëjnë shkelje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe rregullave që normojnë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese.Si pasojë, M.Sh. është punësuar në mënyrë të parregullt pranë vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
    Nga veprimet paraprake, AMP ka konstatuar shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të këtij shtetasi.Në përfundim të verifikimeve, praktika dokumentare është dërguar në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.
    Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha procedurat dhe për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast.

  • Atentati në Rinas, ministrja Koçiu thërret në zyrë drejtorin e AMP, Eduart Merkaj

    Atentati në Rinas, ministrja Koçiu thërret në zyrë drejtorin e AMP, Eduart Merkaj

    Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Eduart Merkaj, ështër thirrur me urgjencë në zyrë nga Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu pas ngjarjes ku u plagos Muçi Shaljani, pranë aeroportit të Rinasit.
    Më herët, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar mbi rastin duke bërë me dije se rejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Ministria e Brendshme njoftoi se të gjitha rekrutimet e fundit janë duke u verifikuar, ndërsa hetimet po vijojnë.

  • Muçi Shaljani prej tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

    Muçi Shaljani prej tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar për atentatin dje në Rinas, ku u vra krahu i djathtë i Emiljano Shullazit dhe u plagos agjenti i këtij institucioni, Muçi Shaljani allias Sheqeri. Agjencia e Mbikëqyrjes Policiore ka nisur verifikimin në lidhje me procedurën e rekrutimit tij.
    Ndërkohë, drejtori Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    “Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
    Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve”, thuhet në reagim.

  • Shoqëronte Danin kur iu bë atentat, AMP nis hetimet për punonjësin e tyre, pezullon edhe zinxhirin komandues të strukturës së Operacionales

    Shoqëronte Danin kur iu bë atentat, AMP nis hetimet për punonjësin e tyre, pezullon edhe zinxhirin komandues të strukturës së Operacionales

    Pas atentatit të ndodhur një ditë më parë Në Rinas, ku u vra Gilmando Dani, dhe u plagos punonjësi i AMP që e shoqëronte, Muçi Shaljani, ka reaguar Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

    Në deklaratën publike AMP bën me dije se kanë nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025, të Shaljanit.
    Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
     
     

    Top Channel

  • Muçi Shalianji tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të Agjencisë

    Muçi Shalianji tre muajsh pjesë e AMP, pezullohet zinxhiri komandues i strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të Agjencisë

    Reagim i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nisur nga interesi i medias dhe ndjeshmëria e ngjarjes të ndodhur ditën e djeshme në rrethrrotullimin pranë aeroportit “Nënë Tereza”, ku rezulton i përfshirë edhe punonjësi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, M.Sh, i cili ka mbetur i plagosur dhe po merr ndihmën mjekësore, AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, vjen reagimi i institucionit, pezullohet zinxhiri komandues

    Atentati ku u plagos punonjësi i AMP, vjen reagimi i institucionit, pezullohet zinxhiri komandues

    Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku u ekzekutua në një atentat Gilmano Dani dhe u plagos Muçi Sheqeri (Shaljani), i cili rezultonte se ishte një punonjës në provë i këtij institucioni të rëndësishëm.
    AMP ka nisur menjëherë verifikimin e brendshëm të procedurave administrative të ndjekura si edhe praktikën e plotë me agjencitë përkatëse dhe Policinë e Shtetit, në lidhje me procedurën e rekrutimit tij, prej shtatorit 2025.
    Ndërkohë Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Eduart Merkaj, ka urdhëruar pezullimin e zinxhirit komandues të strukturës së Forcës së Posaçme Operacionale të AMP-së deri në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
    Në komunikimet në vijim do të bëhen me dije rezultatet e këtyre veprimeve.

  • Atentati në Rinas, Muçi Shaljani u punësua si agjent i Mbikëqyrjes Policore pa certifikatë sigurie

    Atentati në Rinas, Muçi Shaljani u punësua si agjent i Mbikëqyrjes Policore pa certifikatë sigurie

    Muçi Shaljani, i njohur edhe si “Sheqeri”, i cili mbeti i plagosur në atentatin e ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, rezulton se prej 3 muajsh shërbente si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP).
    Sipas mediave, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar (DSIK)ka konfirmuar se Shaljani nuk kishte certifikatë sigurie, dokument i domosdoshëm për këtë pozicion. Për këtë arsye, është nisur një hetim për të zbuluar mënyrën e punësimit të tij në strukturat e AMP-së.
    Sheqeri është punësuar në shtator, në kohën kur institucioni drejtohej nga Artiol Saliasi.

  • Atentati pranë aeroportit të Rinasit, agjenti i Mbikëqyrjes Policore ende në intubim, mori 10 plumba në trup

    Atentati pranë aeroportit të Rinasit, agjenti i Mbikëqyrjes Policore ende në intubim, mori 10 plumba në trup

    Kronikë E Mërkurë, 12 Nëntor 2025 09:39
    Agjenti i Mbikëqyrjes Policore, Muçi Shaljani allias Sheqeri vijon të ndodhet i intubuar në repartin e reanimacionit, në gjendje kritike për jetën. Mësohet se 40-vjeçari ka marrë 10 plumba në trup, 2 prej të cilëve në kokë, pas atentatit mafioz pranë aeroportit të Rinasit.
    Policia e Tiranës ka këqyrur kamerat e bizneseve dhe të aeroportit për të parë lëvizje të dyshimta për persona të tjerë që mund të kenë pasur rol për të informuar autorët që ndodheshin brenda automjetit tip Toyota, të cilët ishin të ndaluar te rrethrrotullimi dhe po prisnin viktimën dhe shokun e tij që mbeti i plagosur rëndë.
    Po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë te porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

  • Atentati mafioz ku i vra Gilmando Dani, i plagosuri dyshohet agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

    Atentati mafioz ku i vra Gilmando Dani, i plagosuri dyshohet agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore

    Një atentat me pasojë një të vrarë dhe një të plagosur ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit. 
    Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. 
    Ndërkohë, i plagosur rëndë ka mbetur një shtetas tjetër që udhëtonte me Danin, i identifikuar si Muçi Shaljani (Sheqeri). 
    Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentat ka qenë në timonin e mjetit të blinduar me të cilin udhëtonte bashkë me viktimën, është një agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. 
    40-vjeçari mësohet se është qëlluar me plumb në kokë dhe ndodhet në gjendje shumë të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.