Tag: mbijetesë

  • Kjo nuk është kimioterapi, por mbijetesë’/ Denoncimi me FOTO i gazetarit për kushtet në Onkologjik

    Kjo nuk është kimioterapi, por mbijetesë’/ Denoncimi me FOTO i gazetarit për kushtet në Onkologjik

    Kjo nuk është kimioterapi, por mbijetesë’/ Denoncimi me FOTO i gazetarit për kushtet në Onkologjik
    Gazetari Osman Stafa ka vijuar me denoncimet për kushtet në Spitalin Onkologjik, ku sipas tij gratë që luftojnë kancerin po trajtohen në kushte të papranueshme.
    Në një status në Facebook, ai përshkruan një realitet të dhimbshëm ku shihen paciente të ulura në karrige të zakonshme, pa poltronë, pa pajisje të përshtatshme, duke marrë kimioterapi me metoda të viteve ’80 me rrezik mbidozash, nën-dozimesh dhe komplikacionesh serioze.Reagimi i gazetarit
    Kjo nuk është kimioterapi.
    Kjo është mbijetesë.
    Në Spitalin Onkologjik
    Në vitin 2025, gratë që luftojnë kancerin trajtohen kështu: të ulura në karrige të zakonshme, pa poltronë, pa privatësi, pa kushte minimale dinjiteti.
    Asnjë shiringë elektrike.
    Asnjë pompë infuzioni.
    Kimioterapia jepet me gravitet, një praktikë e viteve ’80, me rrezik mbidoze, nën-doze, bllokimi, reaksione alergjike pa asnjë alarm. Jetë në rrezik për shkak të varfërisë teknike.
    Asnjë port-cat.
    Pacientët shpojnë venat çdo herë, me dhimbje, me rrezik ekstravazimi, me indet që digjen e shkatërrohen. Ndërkohë që në çdo vend normal porti vendoset që në fillim të trajtimit, për siguri, dinjitet dhe jetë.
    Këto gra nuk po marrin trajtim.
    Këto gra po durojnë një sistem që është dorëzuar.
    Ky është realiteti i Onkologjikut sot.
    Dhe çdo ditë që heshtet, pacientët trajtohet në kushte të papranueshme për një vend që pretendon të jetë europian.
    Kjo nuk është historia e tyre.
    Kjo është përgjegjësia e shtetit.

  • Nga 4 për mbijetesë në 12 për rritje personale. Shkenca flet: Përqafimet shërojnë

    Nga 4 për mbijetesë në 12 për rritje personale. Shkenca flet: Përqafimet shërojnë

    Një përqafim i sinqertë nuk është vetëm një gjest emocional është një terapi e vërtetë për trupin dhe mendjen. Shkenca ka zbuluar se përqafimi dhe përkëdhelja mund të ndikojnë fuqishëm në shëndetin tonë mendor dhe imunitar.

    Çfarë thonë studimet:
    • Ul stresin dhe ankthin. Përqafimi stimulon çlirimin e oksitocinës, një hormon që qetëson dhe ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit).
    • Lufton ndjesitë e vetmisë dhe depresionit. Ndjesia e kontaktit fizik të sigurt rrit ndjenjën e lidhjes dhe mbështetjes emocionale.
    • Forcon sistemin imunitar . Prekja dhe ndjenja e sigurisë stimulojnë funksionin imunitar duke balancuar sistemin nervor.
    • Rregullon tensionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës. Përqafimi ka efekt relaksues mbi sistemin kardiovaskular.

    Sa përqafime na duhen?

    Ekspertët sugjerojnë:
    • 4 përqafime në ditë për mbijetesë
    • 8 për mirëqenie
    • 12 për rritje personale

  • SHBA/ Botohet në anglisht romani “The Trafficker” i shkrimtares Mirela Kanini

    SHBA/ Botohet në anglisht romani “The Trafficker” i shkrimtares Mirela Kanini

    Romani “The Trafficker” (“Trafikanti”) i shkrimtares shqiptaro-amerikane Mirela Kanini është botuar në gjuhën angleze nga shtëpia botuese prestigjioze “MindStir Media”. Libri sjell në vëmendje një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare të dekadave të fundit: trafikun e drogës dhe pasojat shkatërrimtare që ai ka lënë mbi shumë të rinj të pambrojtur e pa shpresë për të ardhmen.“The Trafficker” është një histori dashurie, force dhe mbijetese, ku kufiri mes fatit dhe zgjedhjes personale bëhet i brishtë. Personazhi kryesor, Mia, një avokate e re emigracioni në prag martese, përballet me një kthesë të papritur në jetën e saj kur takon klientin misterioz Alen, i cili mbart një të shkuar të errët dhe sekrete që e ndjekin pa mëshirë. Romani ndërthur emocionin, intrigen dhe tensionin e një thriller-i me fund të paparashikueshëm.Nëpërmjet historisë së Mias dhe Alenit, autorja Kanini sjell një reflektim mbi realitetin e dhimbshëm të trafikut, ku shumë të rinj përfshihen në rrjete kriminale si mjet mbijetese, por gjithashtu edhe mbi fuqinë e dashurisë për të sfiduar të kaluarën.Romani tashmë është i disponueshëm në Amazon, Barnes & Noble dhe platforma të tjera ndërkombëtare, ndërsa në Shqipëri gjendet në libraritë Adrion, Albas dhe të tjera.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Romani “The Trafficker” (“Trafikanti”) i shkrimtares shqiptaro-amerikane Mirela Kanini është botuar në gjuhën angleze nga shtëpia botuese prestigjioze “MindStir Media”. Libri sjell në vëmendje një nga plagët më të mëdha të shoqërisë shqiptare të dekadave të fundit: trafikun e drogës dhe pasojat shkatërrimtare që ai ka lënë mbi shumë të rinj të pambrojtur e pa shpresë për të ardhmen.“The Trafficker” është një histori dashurie, force dhe mbijetese, ku kufiri mes fatit dhe zgjedhjes personale bëhet i brishtë. Personazhi kryesor, Mia, një avokate e re emigracioni në prag martese, përballet me një kthesë të papritur në jetën e saj kur takon klientin misterioz Alen, i cili mbart një të shkuar të errët dhe sekrete që e ndjekin pa mëshirë. Romani ndërthur emocionin, intrigen dhe tensionin e një thriller-i me fund të paparashikueshëm.Nëpërmjet historisë së Mias dhe Alenit, autorja Kanini sjell një reflektim mbi realitetin e dhimbshëm të trafikut, ku shumë të rinj përfshihen në rrjete kriminale si mjet mbijetese, por gjithashtu edhe mbi fuqinë e dashurisë për të sfiduar të kaluarën.Romani tashmë është i disponueshëm në Amazon, Barnes & Noble dhe platforma të tjera ndërkombëtare, ndërsa në Shqipëri gjendet në libraritë Adrion, Albas dhe të tjera.

  • Një substancë detare jep shpresë kundër kancerit të mushkërive

    Një substancë detare jep shpresë kundër kancerit të mushkërive

    Kanceri i mushkërive vazhdon të jetë një nga sëmundjet malinje më të zakonshme dhe vdekjeprurëse në mbarë botën.
    Çdo vit, 44 831 raste të reja diagnostikohen vetëm në Itali, dhe afërsisht 12% janë kancer i mushkërive me qeliza të vogla (SCLC), një formë agresive dhe me përparim të shpejtë të sëmundjes për të cilën opsionet e trajtimit kanë qenë prej kohësh të kufizuara.

    Megjithatë, në vitet e fundit, përparimet në trajtimin e SCLC kanë hapur rrugë të reja.

    Midis tyre është një përbërës sintetik detar, i nxjerrë nga invertebrori Ecteinascidia turbinata, i cili ka treguar rezultate premtuese në kombinim si një terapi mirëmbajtjeje e linjës së parë për pacientët me SCLC në fazë të gjerë (ES-SCLC), një nga kanceret më agresive me nevojën më të madhe të paplotësuar mjekësore.
    Kohët e fundit, të dhënat e paraqitura në takimin vjetor të ASCO 2025 në Çikago, dhe të botuara njëkohësisht në “The Lancet”, nga studimi i fazës 3 IMforte treguan se përbërja sintetike detare, kur kombinohet me imunoterapi, uli rrezikun e përparimit të sëmundjes ose vdekjes me 46%, me një mbijetesë mesatare të përgjithshme prej 13,2 muajsh krahasuar me 10,6 muaj vetëm me imunoterapi.
    “Kanceri i mushkërive me qeliza të vogla është një nga format më agresive dhe më të vështira për t’u trajtuar të kancerit të mushkërive. Në shumicën e rasteve, diagnoza ndodh kur sëmundja është tashmë e avancuar dhe opsionet e trajtimit në dispozicion janë të kufizuara”, komentoi Silvia Novello, drejtoreshë e Njësisë së Onkologjisë Mjekësore në spitalin “San Luigi” në Orbassano dhe profesoreshë e Onkologjisë Mjekësore në Universitetin e Torinos.
    “Rezultatet e studimit IMforte përfaqësojnë zhvillime të rëndësishme: kombinimi i ri demonstroi përfitim të konsiderueshëm klinik, me mbijetesë të përgjithshme të përmirësuar dhe mbijetesë pa përparim”, shtoi ajo.
    ATSH

  • Juventusi ia vështirëson punën vetes, humb ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë

    Juventusi ia vështirëson punën vetes, humb ndaj ekipit që po lufton për mbijetesë

    Juventusi ka hedhur një hap fals mbrëmjen e sotme. Bardhezinjtë janë mposhtur me rezultatin minimal 1-0 nga Parma. Ndeshja u vendos në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë. Pelegrino ndëshkoi “zonjën e vjetër”, e cila ia ka vështirësuar më tepër situatën vetes në këto javë të fundit të kampionatit.
    Juventusi mbetet ende në vendin e 5 në renditje, me 1 pikë më pak se Bolonja e vendit të 4-t, por vetëm 3 pikë larg Fiorentinës së vendit të 8. Ndërkohë Parma është në luftë për mbijetesë dhe fitorja e sotme e ka ndihmuar që të shkëputet me 6 pikë nga zona e ftohtë e Serisë A./Sport Ekspres/

  • “Duket sikur LaCivita po konkurron për Kryeministër”, Vangjeli: Pritshmëritë amerikane nuk ndikojnë te votuesi shqiptar

    “Duket sikur LaCivita po konkurron për Kryeministër”, Vangjeli: Pritshmëritë amerikane nuk ndikojnë te votuesi shqiptar

    I ftuar në një emision televiziv, analisti Lorenc Vangjeli, u shpreh se LaCivita duket si shpëtimtari i vendit tonë, sikur është ai që po konkurron për Kryeministër kundër Ramës.
    “Fushata ka nisur me premtime. Nuk kemi ç’të bëjmë, këto oferta kemi. Duket sikur LaCivita po konkurron me Ramën, pritet si Jezu Krishti nga populli opozitar. Është marketuar shumë për mendim tim.
    Gjithashtu, është marketuar sikur ka dy Amerika, ajo e zeza e Soros dhe tani e ndershmja e Trump. Gënjeshtrat e mëdha publike ndodh që pranohen më lehtësisht. Por të gjithë këto pritshmëri shumë pak ndikojnë te votuesi shqiptar. Kolona zanore e vendosur në fushatën e PD ka që në ‘82, teksti bën fjalë për mbijetesë, që luftojnë, që duket se përmbledh gjithçka, por në fakt është vetëm mbijetesë e vetë Berishës.
    Ka kontrast mes kampesh në fushatë, por është e njëjta supë e vjetër. Politika është problem në përgjithësi, por këtu te ne është një problem në vetvete për t’u zgjidhur. Nesër premtimet e bëra do të harrohen, fituesi do të thotë se e meritonte, nëse humbësi refrenin e vjetër. Berisha luftëtar epik po ndeshet po në një betejë epike, por vetëm për mbijetesë.”

  • “Sytë e Tigrit”, Vangjeli komenton këngën e PD: Mesazh për mbijetesë dhe rikthim në dritë pas 12 vitesh

    “Sytë e Tigrit”, Vangjeli komenton këngën e PD: Mesazh për mbijetesë dhe rikthim në dritë pas 12 vitesh

    Analisti Lorenc Vangjeli analizoi sot kolonën zanore që PD përdori sot gjatë çeljes së fushatës elektorale.
    I ftuar në një emision televiziv , Vangjeli tha se kënga “Sytë e Tigrit” që PD ka zgjedhur për këtë fushatë “përmbledh të gjithë pritshmëritë e demokratëve që pas 12 vitesh errësirë nga Edi Rama dalin në dritë, të ndriçuar nga Chris LaCivita nga Shtetet e Bashkuara.”
    Lorenc Vangjeli: Gjëja që më bëri përshtypje ishte kolona zanore e çeljes së fushatës se zotit Berisha. Është një këngë që është kënduar këtu e 40 e kusur vjet më parë në 1982 dhe nëse e shikoni tekstin e saj. Titulli i saj është “Sytë e Tigrit” bëhet fjalë për mbijetesë për njerëz që ngrihen që luftojnë që ndeshen, që duket sikur përmbledh të gjithë pritshmëritë e demokratëve që pas 12 vitesh errësirë nga Edi Rama dalin në dritë, të ndriçuar nga Chris nga Shtetet e Bashkuara.

  • Tirana fiton bindshëm derbin ndaj Partizanit dhe shton shpresat për mbijetesë

    Tirana fiton bindshëm derbin ndaj Partizanit dhe shton shpresat për mbijetesë

    Tirana ka marrë 3 pikë të arta me një fitore të jashtëzakonshme në derbi ndaj Partizanit të cilin e fitoi 3-0.Që prej vitit 2020, asnjë nga këto dy ekipe nuk kishte mundur të realizonte 3 gola në derbin e kryeqytetit. Jarmouni ishte heroi bardheblu me dy gola, ndërsa rezultati u vulos në pjesën e dytë me penallti nga Ernest.
    Me këtë fitore, Tirana shkon në kuotën e 35 pikëve në vendin e tetë duke rritur shpresat për mbijetesë. Në anën tjetër, Partizani komplikon ndjeshëm vendin e katërt teksa do të ketë edhe një përballje direkte me Elbasanin në javën e fundit në kampionat, pikërisht me skuadrën që e rivalizon.

  • Evropianët po përgatiten për mbijetesë mes frikës nga lufta: Bunkeri bëhet luks

    Evropianët po përgatiten për mbijetesë mes frikës nga lufta: Bunkeri bëhet luks

    Përballë tensioneve në rritje me Rusinë, evropianët po marrin masa mbrojtëse. Në disa vende të BE-së, qytetarët po ndërtojnë bunkerë privatë ose po krijojnë hapësira të sigurta në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, Bashkimi Evropian ka bërë thirrje për përgatitje emergjente, duke rekomanduar komplete mbijetese për 72 orë.

    Në Spanjë, interesimi për mbrojtjen civile është rritur ndjeshëm. Sipas industrisë, ndërtimi i bunkerëve privatë është rritur me 200% që nga pushtimi rus i Ukrainës në 2022. VIP Bunker, një nga kompanitë kryesore të kësaj fushe, ofron strehimore që mund t’i rezistojnë rrezatimit bërthamor, të pajisura me rezerva uji dhe energjie. Megjithatë, me një çmim mesatar prej 150,000 eurosh, këto strehimore janë të papërballueshme për shumicën.

    Për këtë arsye, shumë njerëz po krijojnë hapësira të sigurta në shtëpi dhe po ruajnë ushqime që nuk prishen. Udhëheqësit evropianë kanë theksuar nevojën për përgatitje të shtuar. “Kërcënimet janë më të mëdha, duhet të mendojmë për sigurinë tonë,” tha Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Hadja Lahbib.

    Ndërkohë, trajnerët e mbijetesës po raportojnë një rritje të interesit nga qytetarët e zakonshëm. “Mbijetesa nuk ka të bëjë vetëm me bunkerët – është edhe përgatitja dhe njohuria,” thotë nënkoloneli Manolo Cámara, autor i një manuali për mbijetesë. Ai thekson rëndësinë e një plani emergjence për familjet dhe njohurive bazë si ndezja e një zjarri apo gjetja e ujit.

    Ndërsa disa vende të BE-së po shpërndajnë manuale mbijetese, Rusia ka filluar prodhimin masiv të strehimoreve të lëvizshme bërthamore. Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se përgatitja është thelbësore, por paniku nuk është i nevojshëm. “Nuk duhet të çmendemi, por duhet të jemi gati,” përfundon Cámara./ Euronews – Syri.Net