Ylli i njohur i “Baywatch” dhe “The Last Showgirl”, Pamela Anderson, ka shpërndarë planet e saj për të ndryshuar mbiemrin dhe për t’i dhënë vëmendje rrënjëve të saj finlandeze. Në një intervistë për Vogue Scandinavia, aktorja 58-vjeçare deklaroi se do të dëshironte të quhej Pamela Hyytiäinen, mbiemri i gjyshit të saj, të cilin e ndryshoi kur emigroi në Kanada për t’u integruar më lehtë në shoqëri.
“Ndonjëherë nuk dua të jem Pamela Anderson, por Pamela Hyytiäinen. Do të doja ta ndryshoja mbiemrin tim, por nuk më lejojnë,” tha aktorja, duke theksuar lidhjen e veçantë që kishte me gjyshin e saj Herman Hyytiäinen. Ai jo vetëm që i mësoi finlandishten, por mbeti një figurë e rëndësishme në jetën e saj, edhe pas vdekjes së tij, kur Pamela ishte vetëm 11 vjeç.
Aktorja ka qenë gjithmonë e hapur ndaj eksplorimit të identitetit të saj, si në karrierë ashtu edhe në pamjen personale. Nga rolet si simbol seksi në “Baywatch”, te performanca e saj më e vonshme në “The Last Showgirl”, Anderson ka kaluar përmes transformimeve të shumta. Në një intervistë me Marie Claire Greece, ajo shprehu se roli në filmin “The Last Showgirl” i dha mundësinë të rishikonte vendime të kaluara dhe të shprehte kreativitetin e saj në mënyrë të thellë, duke treguar pasion për artin dhe teatrot e autorëve të mëdhenj si Tennessee Williams dhe Eugene O’Neill.
Pamela Anderson vazhdon të sfidojë pritshmëritë, duke eksploruar identitetin, rrënjët dhe mundësitë e reja artistike, ndërsa mendon seriozisht për një hap simbolik që lidh të kaluarën e saj familjare me të tashmen.
Tag: mbiemrin
-

Pamela Anderson: Pse dëshiron të ndryshojë mbiemrin e saj
-

Përvjetori i martesës, Sara Gjordeni: Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë!
Sara Gjordeni ka ndarë një postim emocionues në Instastory, duke i kushtuar disa fjalë të ndjera partnerit të saj, këngëtarit Bardhi. Në tekstin që ka bërë publik, Sara shkruan:
“Një vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që më mbron, më drejton, më mbush me forcë dhe ambicie. Copeza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përjetë ëndrra që po jetojmë.”Postimi i plotë:
Në vit i plotë që mbaj mbiemrin e djalit më të mirë në botë! Faleminderit që je me mua, që ndalesh dhe shikon tek unë atë që realisht ISHA dhe JAM. Faleminderit që më mbron, më drejton, më gëzon, më mëson, më mban gjallë me ambicie e forcë. Copëza ime e fundit e puzzle-t të lumturisë! Lutem të zgjasë përgjithmonë ëndrrat që po jetojmë, vetëm ne të dy, larg botës, larg fjalëve. Të dua çdo ditë e më shumë! 11/11
Çifti u njoh gjatë qëndrimit të tyre në “Big Brother VIP Albania”, ku lidhja e tyre nisi para syve të publikut dhe vazhdoi edhe pas përfundimit të spektaklit. Sot, Sara dhe Bardhi janë prindër të një vajze dhe shpesh ndajnë me ndjekësit momente nga jeta e tyre familjare.
Ky postim vjen më 11 nëntor, një datë që duket se ka kuptim të veçantë për ta, si përvjetor i marteses. Reagimet nga ndjekësit nuk kanë munguar, duke e cilësuar shkrimin si një prej mesazheve më të sinqerta që Sara ka ndarë deri më tani. -

Batuta e Berishës: Çka vjen prej Zotit, e mirëseardhur! Peleshit, i ka dhënë mbiemrin që meriton
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat në konferencë e tij për shtyp.Teksa fliste për kryeparlamentarin Niko Peleshi, mes humorit, ai tha se Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton.
Berisha: Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën para 5 viteve. Rama është i pangopur do të ketë çdo pushtet në dorën e tij. Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile Besim Ndregjoni është kryetar i unionit të të përndjekurve politikë, kandidatura e tij në rast se rikthejnë në seanca e shkuara, erdhi për votim në parlament Niko Peleshi që zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton.
Tha ja ta diskutojmë pak tha, dakord i thamë neve, dhe çfarë u bë as që nuk u diskutua dhe i thamë ne nuk e hodhëm në votim. Kështu që në ligjine parlamentin z. Ndregjoni duhet të hidhet në seancë parlamentare. Opozita që e ka propozuar shoqëri civile është ai. Por ata s’duan. -

“Peleshi, mbiemrin që meriton”/ Batuta e Berishës ndaj kryeparlamentarit: Çka vjen prej Zotit, i mirëseardhur
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer batutat në konferencë e tij për shtyp. Teksa fliste për kryeparlamentarin Niko Peleshi, mes humorit, ai tha se Zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton.
Berisha: Duan të marrin dhe të vetmin institucion që e kanë pasur me një ujdi me opozitën para 5 viteve. Rama është i pangopur do të ketë çdo pushtet në dorën e tij. Ne kemi një avokat të ri nga shoqëria civile Besim Ndregjoni është kryetar i unionit të të përndjekurve politikë, kandidatura e tij në rast se rikthejnë në seanca e shkuara, erdhi për votim në parlament Niko Peleshi që zoti i ka dhënë mbiemrin që meriton.
Tha ja ta diskutojmë pak tha, dakord i thamë neve, dhe çfarë u bë as që nuk u diskutua dhe i thamë ne nuk e hodhëm në votim. Kështu që në ligjine parlamentin z. Ndregjoni duhet të hidhet në seancë parlamentare. Opozita që e ka propozuar shoqëri civile është ai. Por ata s’duan. -

Phoebe Gates, vajza e Bill Gates, rrëfen pse fshehu mbiemrin e famshëm gjatë fëmijërisë
Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të Microsoft-it, Bill Gates, ka zbuluar arsyen përse prindërit e saj nuk donin që ajo të përdorte mbiemrin “Gates” gjatë viteve të fëmijërisë. Gjatë një episodi të podcast-it “The Burnouts”, të cilin e drejton bashkë me shoqen e saj të dhomës në Universitetin e Stanfordit, Sophia Kianni, Phoebe tregoi se deri në shkollën e mesme ajo përdorte mbiemrin French, mbiemrin e vajzërisë së nënës së saj, Melinda.
“Prindërit e mi ishin shumë të vendosur që të mos përdornim mbiemrin Gates në fëmijëri. Përdorja mbiemrin e nënës sime që të mos identifikohesha menjëherë si ‘vajza e Bill Gates’”, tha ajo. Vendimi, sipas saj, e ndihmoi të krijonte lidhje të sinqerta me bashkëmoshatarët dhe të rritej me më pak paragjykime.
Edhe pse Bill Gates është një nga njerëzit më të pasur në botë, ai dhe Melinda kanë vendosur që fëmijët e tyre, Jennifer, Rory dhe Phoebe, të trashëgojnë më pak se 1% të pasurisë së tij, e cila vlerësohet rreth 101 miliardë dollarë. “Nuk është një dinasti,” tha Gates në një intervistë. “Fëmijët e mi kanë marrë një edukim të shkëlqyer, por nuk është në interesin e tyre të trashëgojnë gjithçka.”
Kjo filozofi tregon përkushtimin e Gates për t’i lënë fëmijët të ndërtojnë vetë identitetin dhe suksesin e tyre, larg hijes së pasurisë së trashëguar. -

‘Nuk mund ta heq’/ Elia Zaharia zbulon pse e mban ende mbiemrin e Princit
Elia Zaharia ka zbuluar arsyen përse në Instagram mban ende mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, Princ Lekës, pas ndarjes së tyre të bujshme me dhunë. Në një video të publikuar në Instagram, shpjegoi që prej 2 vitesh tenton të heqë mbiemrin e Princ Lekës, por theksoi se nuk ka ndodhur për shkak të një problemi teknik.
Ajo ka dhene edhe një mesazh për njerëzit që “bezdisen”, duke u shprehur që “le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës”.“E mbaj akoma sepse nuk hiqet, nuk varet nga unë. Kam mbi dy vite që përpiqem, në më shumë se tri kompani shumë të njohura IT, ta ndryshoj dhe nuk funksionon.
Nuk e di çfarë e bllokon. Është diçka teknike që edhe ekipet e ‘Instagram’ dhe ‘Facebook’ nuk po i japin drejtim. Nuk ka të bëjë fare me dëshirën apo vullnetin tim. Ka mbetur ashtu, e kuptoj që shumë njerëz mund të bezdisen dhe ti shqetësojë. Por nuk ka të bëjë me vullnetin apo dëshirën time. Në çdo punë që kam bërë kam pasur mbiemrin tim, Zaharia. Nuk kam punuar me mbiemrin tjetër.
Për ata që mund të ngrejnë pyetje, derisa të zgjidhet le ta mendojnë se është mbiemri i Geraldinës, i gocës. Duhet të jemi në promovim të punës, ndaj nuk kam hapur Instagram tjetër. Ka vështirësinë e vet, por nuk është e pamundur”, u shpreh aktorja. -

Babai fiton gjithmonë, ja pse fëmijët marrin mbiemrin e tij
Në shumicën e vendeve, fëmijët marrin mbiemrin e babait, një praktikë që ka rrënjë historike dhe kulturore. Ekspertët shpjegojnë se kjo traditë lidhet me strukturat patriarkale të shoqërisë, ku trashëgimia, prona dhe identiteti familjar ndaheshin përmes linjës mashkullore.
Sot, arsyet ligjore ndryshojnë nga vendi në vend. Në shumicën e ligjeve moderne, mbiemri i babait përdoret automatikisht si standard, por në disa shtete prindërit mund të zgjedhin t’i japin fëmijës mbiemrin e nënës ose një kombinim të të dyve.
Psikologët theksojnë se kjo praktikë ka edhe ndikim simbolik: mbiemri i babait i lidh fëmijët me historinë dhe identitetin e familjes, duke krijuar një ndjesi të përkatësisë dhe vazhdimësisë së linjës së familjes.
Megjithatë, me rritjen e barazisë gjinore dhe ndryshimet ligjore në disa vende, gjithnjë e më shumë familje po zgjedhin të përdorin mbiemrin e nënës ose një kombinim unik, duke sfiduar traditat e shekujve.
Në fund, mënyra se si caktohet mbiemri i fëmijës nuk është thjesht ligjore, por edhe një reflektim i ndryshimeve kulturore dhe shoqërore në botën moderne.
-

Hamit Skenderi – Zasella, për inat të zyrtares serbe, mbiemrin e ndërron në Skenderi për nderë të heroit kombëtar Skënderbeut
HAMIT SKENDERI – ZASELLA, ATDHETAR I DEVOTSHËM DHE ARISMDASHËS I MADH
Hamit Skenderi, i njohur më shumë si Hamit Zasella, është një figurë emblematike, jo vetëm e fshatit Zasellë, por edhe e Mitrovicës dhe më gjerë. Veprimtaria e tij atdhetare dhe ajo për përhapjen e arsimit, alfabetit dhe librit shqip, pothuaj gjatë gjith shekullit XX, kishte kapërcyer kufijtë e katundit të tij të vogël dhe të komunës së Mitrovicës.
U lind më 1896 në Zasellë dhe vdiq më 1978 në Mitrovicë. Kishtë lënë amanet ta varrosin në vendlindje. Varrimi I tij u bë me nderime të larta. Janë tri fshua për të cilat Hamit Zasella ka shpenzuar jetën e tij.
E para: Atdhetarizmi. Të punosh për kombin dhe vendin tënd, sipas tij, ishte qëllimi kryesor i kësaj jete. E dyta: Arsimi. Hamiti ka vlerësuar se mund të jesh atdhetar i mirë edhe pa shkollë, por, nëse nuk ke dituri, nëse nuk di shkrim-lexim dhe nëse nuk mëson të shkruash gjuhën tënde, kontributi për atdheun është shumë më I zbehtë, kurse realizimi i aspiratave kombëtare është shumë më I vështirë. Dhe, e treat –Feja. Të jesh me Zotin, sipas tij, është një rrugë e drejtë të besosh në prosperitetin e kombit dhe të vendit tënd. Hamit Zasella ka qenë fetar i madh dhe ka besuar se feja nuk është pengësë për zhvillimin e një kombi, përkundrazi.
Në fillim të Luftës së Dytë Botërorë, Mbretëria jugosllave bëri mobilizimin e përgjithshëm. Në radhët e të mobilizuarve kishte më shumë shqiptarë. Njëri ndër ta ishte edhe Hamit Skenderi. Atë dhe shumë shqiptarë të tjerë i dërguan dhunshëm në Srem të Vojvodinës. Në vitin 1941, ishte zënë rob nga ana e gjermanëve dhe ishte dërguar në një kamp nazist në Gjermani, saktësisht në periferi të Bremenit. Ka qenë patrioti karizmatik shqiptar Xhafer Deva ai që ka intervenuar tek pushteti gjerman për ta kthyer Hamitin në vendlindje.
Për inat të zyrtares serbe, mbiemrin Hamiti e ndërron në Skenderi
Që në fillim,është me rëndësi të flitet për një momënt shumë interesant dhe domethënës për Hamit Zasellën, nga I cili mund të kuptojmë pikpamjet dhe veprimtarinë e tij atdhetare. Është fjala për ndërrimin e mbiemrit nga Ibrahimi në Skenderi, mbiemër të cilin nuk e kishte askush në familjen e tij e as në fshat. Ai e kishe pagëzuar djalin e dytë të tij me ermin Skender për shkak të respektit të thellë që kishte për figurën më të ndritshmë të popullit tonë, heroin kombëtar Skënderbeun. Në vitin 1956, pasi që kishte rënë në konflikt me një nënpunëse serbe rreth emrit të Skenderit, sepse zyrtares serbe ky emër nuk i pëlqente fare dhe nuk donte t’ia lëshonte certifikatën e lindjes me emrin Skender. Fillon përplasja verbale me nënpunësen serbe dhe Hamiti I thotë asaj se tani e tutje, jo vetëm emrin, por edhe mbiemrin e tij ke për ta shkruar Skenderi në certifikatën që do ta lëshosh me dorën tënde.
Dhe vërtetë kjo edhe kishte ndodhur. Hamiti për inat të saj shkon dhe mbiemrin Ibrahimi e ndërron me mbiemrin Skenderi. Kështu që nënpunësja serbe, edhe pse kishte thënë se kjo kurrë nuk do të ndodhë, detyrohet që për djalin e tij të lëshoj certifikatën e lindjes, ku emir Skender shkruhej dy herë, pra Skender Skenderi.
Shkëputur nga libri: ZASELLA – VATËR E BUJARISË, TRINËRISË DHE DIJES NGA HYSNI SYLA /InforCulture.info

