Aktorja e njohur dhe ish banorja e “BBVK”, Gresa Gashi ka folur hapur për gjendjen e vështirë të Teatrit të Ferizajt, ku ajo është pjesë prej vitesh. E ftuar në emisionin “Shok Podcast” të Fis Junikut, Gresa rrëfeu se mungesa e buxhetit ka ndikuar ndjeshëm në jetën artistike të institucionit, duke e paralizuar aktivitetin teatror.
“Nuk është duke pasur para në teatër. Nuk po ka buxhet, nuk po vijnë regjisorët për shkak se nuk po ka buxhet dhe kemi mbetur pa bërë shfaqje,” – u shpreh ajo.
Gresa theksoi se ndonëse pagat e aktorëve vazhdojnë të sigurohen, problemet qëndrojnë tek mungesa e fondeve për realizimin e shfaqjeve të mëdha, të cilat kërkojnë investime dhe përfshirje më të gjerë artistike.
“Për rroga ka para, por nuk po ka para për të bërë shfaqje të mëdha, sepse normalisht kanë kosto, dhe pa buxhet kemi mbetur peng,” – shtoi ajo.
Deklaratat e saj kanë bërë jehonë në rrjete sociale, duke ngjallur reagime për shkak se Teatri i Ferizajt është një nga institucionet më aktive të artit në Kosovë.
Sipas Gresës, mungesa e mbështetjes financiare rrezikon të frenojë zhvillimin e artit dhe të pengojë krijimtarinë në një qytet që njihet për traditën e tij kulturore.
Megjithatë, aktorja theksoi se dëshira për të vazhduar krijimtarinë dhe për t’u rikthyer në skenë nuk është zbehur:
“Edhe pse është e vështirë, dashuria për teatrin mbetet e madhe. Shpresojmë që situata të ndryshojë, sepse publiku e meriton.”
Tag: mbetur
-

Ish banorja e “Big Brother”: Teatri i Ferizajt pa buxhet, kemi mbetur pa bërë shfaqje
-

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Ja kush janë nënë e bir që humbën jetën nga asfiksia
Një ngjarje tragjike ndodhi në Maliq, ku një banesë u përfshi nga flakët, duke i marrë jetën një 40-vjeçareje dhe djalit të saj 14 vjeç.
Mësohet se viktima kanë mbetur Merjeme Azisllari, nëna dhe Luka Azisllari, djali i mitur, 14 vjeç. E lënduar ka mbetur dhe vajza, 6 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Në vijim të informacionit të dhënë më parë, lidhur me zjarrin e rënë në banesën e shtetasit V. A., në bllokun nr. 3, Maliq, ju informojmë se:
Si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë dhe 14-vjeçari, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. -

Terror në mes të ditës te parkingu i Megatek/ Dalin pamjet nga vendngjarja, makina e bërë shoshë me plumba
Një 25-vjeçar u qëllua me armë zjarri mesditën e kësaj të enjte në ambientet e parkingut të Megatek, pranë mbikalimit të Rinasit.Në pamje duket se ngjarja ka ndodhur brenda perimetrit të qendrës tregtare, në hapësirën ku parkohen automjetet e klientëve.
I plagosur ka mbetur Fabjo Arifaj, rreth 25 vjeç. Ai është qëlluar me një plumb në këmbë. Ai është dërguar në spital dhe mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I lënduar, por me sende të forta ka mbetur edhe Grisjan Latifajn, 22 vjeç, shok me të plagosurin.
Sherri mes të dyve mësohet se ka nisur që në Domje dhe ka vijuar deri në parkingun e qendrës tregtare, Megatek ku edhe pati të shtëna me armë zjarri. -

150 naftëtarët e Bankers Petroleum bojkotojnë punën, 400 puse nafte mbeten pa mbikëqyrje
Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum kanë ndërprerë punën këtë të enjte, në shenjë proteste për kushtet e tyre të punës dhe nivelin e pagave. Sipas burimeve në terren, si pasojë e bojkotit, mbi 400 puse nafte kanë mbetur pa kontroll dhe mbikëqyrje, duke rrezikuar aktivitetin normal të kompanisë.
Pak pas protestës së zhvilluar një ditë më parë, 10 përfaqësues të Sindikatës së Hidrokarbureve kanë hyrë në grevë urie, duke kërkuar zgjidhje urgjente nga drejtuesit e kompanisë. Ata shprehen të zhgënjyer nga mungesa e përmirësimeve ndër vite dhe theksojnë se prej një dekade kushtet e punës dhe pagat kanë mbetur të pandryshuara, pavarësisht kontributit të tyre në një nga sektorët më fitimprurës në vend.
Tre muaj më parë, Prokuroria e Fierit nisi hetime për skandalin financiar të kompanisë Bankers, ku disa drejtues dhe ish-drejtues u arrestuan për abuzime me miliarda euro të ardhura nga nafta e Patos-Marinzës.
Hetimet kanë zbuluar skema të dyshimta transferimi parash dhe bilance me fitime minimale, pavarësisht xhirimeve kolosale. Megjithatë, dosja ka mbetur në vendnumëro, ndërsa ende nuk janë hetuar bashkëpunëtorët, institucionet shtetërore dhe kompanitë nënkontraktore të përfshira në aferë.
-

Dikur miku i Plarent Dervishajt! Ekstradohet nga Dubai Dritan (Amar) Shkëmbi
Dritan Shkëmbi
TIRANË-Dritan alias Amar Shkëmbi, që dikur ishte pjesë e rrethit shoqëror të ngushtë me Plarent Dervishajn dhe i shpallur në kërkim prej gati dy vitesh nga SPAK, është ekstraduar nga Dubai. Shkëmbi, u shpall në kërkim nga prokuroria e posaçme për akuzën e “Vrasjes së funksjonarëve publikë” të mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” me pasojë vdekjen e Andi Malokut dhe “të fortit” të Shijakut, Aleksandër Lahos alias “Rrumit”.
Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK ndaj Amar Shkëmbit, ai së bashku me Plarent Dervishajn, Julian Meçaj, Bledar Polovina, Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj, kanë vepruar në vitin 2019 në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”, duke kryer veprat penale të “Vjedhjes” kryer në formën e veçantë të bashkëpujnimit, “Mbajtjes pa lejë të armëve”, “Vrasjen e funksionarëve publikë” mbetur në tentativë, “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, vepra këto të kryera në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.
Njoftimi i policisë:
Ekstradohet nga Dubai, një shtetas i akuzuar nga GjKKO-ja, për krime të rënda kundër disa personave.
Si rezultat i bashkëpunimit konsistent të specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Abu Dhabi, u finalizua procedura e ekstradimit në Shqipëri, nga Emiratet e Bashkuara Arabe, të shtetasit shqiptar A. Sh. alias D. Sh..
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:
-“Vrasja e funksionarëve publikë”, mbetur në tentativë, në dëm të shtetasit A. N.;
-“Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, me pasojë vdekjen e shtetasit A. M., si dhe mbetur në tentativë në dëm të shtetasit A. L. (P. M.);
-“Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, e dyshuar e kryer në bashkëpunim me shtetasit P. D., E. S., B. P., J. M. dhe R. R., në dëm të shtetasve A. N. dhe A. L. (P. M.), vepra penale këto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal;
-“Vjedhja”, kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë.
Nga hetimet e kryera dyshohet se shtetasi A. Sh. alias D. Sh. është i implikuar në ngjarjen e ndodhur më datë 01.11.2019, në afërsi të mbikalimit të Shkozetit, ku disa shtetas që lëviznin me automjet, kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit A. M., A. N. dhe A. L.. Si pasojë humbi jetën shtetasi A. M., si dhe u plagosën shtetasit A. N. dhe A. L..
Më 1 nëntor të vitit 2019 në mbikalimin e Shkozetit “Rrumit” iu bë pritë në atentat teksa udhëtonte në makinën e ish-prokurorit Arjan Ndoja. Të dy mbetën të plagosur, ndërsa fatkeqësisht plumbat i morën jetën shoferit, Andi Maloku, një të riu 29-vjeçar nga Fushë-Kruja./ZËRI -

Serbët habiten para fillimit të ndeshjes me Shqipërinë: Këto janë pamje të çuditshme, në rastin më të mirë…
Vetëm pak orë kanë mbetur nga fillimi i ndeshjes mes Serbisë dhe Shqipërisë. Megjithatë para këtij takimi, atmosfera në Serbi është në kufijtë e së pabesueshmes. Përpara stadiumit nuk ka ende asnjë tifoz të mbledhur dhe duket si të jetë një përballje miqësore dhe jo me rëndësi të lartë, pa hyrë në aspektin historik dhe faktit që përballë tyre do të jetë Shqipëria.
Një prej mediave serbe ka bërë këtë raportim pak minuta më parë: “Edhe pse kanë mbetur pak më shumë se katër orë deri në fillimin e ndeshjes, për momentin nuk ka eufori. Sipas gazetarit tonë në vendngjarje, gjithçka është e qetë në rrugët e Leskovcit. Prania e një force të fortë policore është e dukshme. Pamjet e çuditshme në Leskovc, në rastin më të mirë….”
Pra deri tani gjërat po shkojnë sipas planeve të Serbisë. Ndeshja u dërgua në Leskovc pikërisht për një arsye të tillë, për të shmangur presionin e madh dhe ndonjë përplasje të mundshme dhe deri tani nuk ka ende tifozë serbë të grumbulluar. /Sport Ekspres/ -

Denoncimi tronditës i Klasnic: Nuk e di sa jetë më ka mbetur, në futboll të shkatërrojnë me ilaçe
Në fushë ka përjetuar shumë kënaqësi me Werder Bremen dhe kombëtaren kroate, por beteja më e madhe e ish-sulmuesit Ivan Klasnic po zhvillohet prej dekadash jashtë fushës së blertë. Në nëntor të vitit 2006, atij iu diagnostikua insuficiencë e rëndë renale, që e detyroi t’i nënshtrohej një transplanti të parë të dështuar, më pas një të dyti, me veshkën e dhuruar nga i ati.
Falë kësaj ndërhyrjeje, ai arriti të rikthehej në fushë dhe të merrte pjesë në “Euro 2008”, ku shënoi dy gola për Kroacinë. Në të njëjtën kohë, Klasnic nisi procesin gjyqësor kundër mjekëve të Werder Bremen, të cilët i akuzoi se kishin injoruar shenjat e sëmundjes që sot e shoqëron çdo ditë.
“Në futboll është e vështirë të vazhdosh pa përdorur qetësues, nëse do të japësh maksimumin, – ka rrëfyer Klasnic, – madje nuk besoj se mund të luash në nivel profesionist pa i përdorur ato. Po t’i kisha ditur problemet me veshkat, nuk do t’i kisha marrë kurrë ilaqet qetësuese”.
Prej vitesh, ish-lojtari i St.Pauli po përballet me probleme të rënda renale, të shkaktuara nga trajtime mjekësore të gabuara gjatë karrierës. “Jam ende gjallë për mrekulli”, – tha ai me dhimbje.Mjekët e Werder Bremen, sipas hetimeve, vazhdonin t’i përshkruanin barna, edhe pse që në vitin 2003 analizat tregonin vlera jonormale të veshkave, pa ndërhyrë siç duhej. Kjo neglizhencë e çoi Klasnic të padiste klubin dhe të fitonte gjyqin, duke marrë 4.5 milionë euro dëmshpërblim.
Por, siç e pranon vetë, asnjë shumë parash nuk mund t’ia kthejë shëndetin e humbur: “Nuk ka rëndësi sa para kam marrë, ato nuk ma kthejnë shëndetin. I jam falënderues Zotit që jam ende gjallë, por nuk e di edhe sa jetë më ka mbetur”. -

“Shtyu nipin të qëllojë edhe mbi Rakip dhe Elvis Kurtajn pasi vrau gjykatësin”, Gjon Shkambi akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë
Prokuroria e Tiranës Akuzon Gjon Shkambin, xhaxhin e Elvis Shkambit, për vrasje të mbetur në tentativë, pas ekzekutimit të gjykatësit Astrit Kalaja të hënën e kaluar në sallën e gjyqit.
Prokuroria ka nisur procedimin penal për Elvis Shkambin për veprën “Vrasje e funksionarëve publikë”, dhe “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, ndërsa për xhaxhin e tij ka nisur procedimin gjithashtu për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” të mbetur në tentativë, për plagosjen nga nipi i tij i Rakip dhe Elvis Kurtajt, palë kundërshtare në procesin gjyqësor.
“Shtetasi Gj.Sh., ka dyshime të arsyeshme të mbështetura në prova dhe indicie se ka konsumuar elementët e veprës penale “Vrasja në rrethana të tjerë cilësuese” kundër palëve ndërgjyqëse, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë parashikuar nga neni 79 germa “ç”, 25-22 i Kodit Penal, në dëm të viktimave R. K. dhe E. K. Ky shtetas referuar këqyrjes paraprake të pamjeve filmike, megjithëse në dukje nuk ka kryer ndonjë veprim konkret, nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të ndërprerë veprimet kriminale të nipit të tij E.Sh., madje ka qëndruar i qetë gjatë kryerjes së veprës dhe pas kryerjes së saj, çka krijon dyshimin e arsyeshëm, që ai ka pasur dijeni për planin dhe veprimet e nipit të tij. Gjithashtu krijohet dyshimi i arsyeshëm se ky shtetas ka rolin e shtytësit në tentativën për të vrarë palët ndërgjyqëse, dyshim i krijuar jo vetëm nga rrethanat e lartpërmendura, por duke marrë parasysh edhe një sërë veprimesh të kryera nga shtetasi Gj.Sh., gjatë periudhës që i paraprin krimit, sikurse janë kërcënimet publike për vrasje të palëve të bëra në emisione televizive, si dhe një numër i madh ngjarjesh të kallëzuara nga viktimat dhe të pasqyruara në sistemin deepsee (të administruara me procesverbal), për kanosjet me jetë që u janë bërë nga shtetasi Gj. Sh.”, thotë Prokuroria.
Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për Elvis dhe Gjon Shkambin do të zhvillohet të enjten në orën 8:00. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura, ku në seancë do të marrin pjesë vetëm palët ndërgjyqëse. -

Vrau gjyqtarin në sallën e gjyqit, zbulohet fotoja e autorit
Gjon Shkambi është autori i dyshuar i të shtënave të regjistruara ditën e sotme në Gjykatën e Apelit Tiranë ku ka mbetur i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë. Ngjarja e rendë ka ndodhur në ambientet e brendshme të gjykatës. -

Reshjet e dendura të dëborës në Tropojë, bllokohen dy të moshuar në stan
Një ngjarje alarmante është regjistruar këtë të enjte në Bjeshkët e Javorrit të Degës, në Tropojë, ku dy të moshuar kanë mbetur të bllokuar në stan për shkak të reshjeve të dëborës.
I bllokuar ka mbetur dhe djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë.
“Sot, më datë 03 Tetor 2025, rreth orës 13:30, jam njoftuar nga Salla Operative e Komisariatit Tropojë se 2 të moshuar kanë ngelur të bllokuar nga bora në Bjeshkën e Javorrit të Degës.
Gjithashtu, djali i tyre, i cili ka shkuar për ndihmë, ka mbetur i bllokuar me automjetin e tij në borë.Bashkia po merr masat e duhura dhe po vlerëson situatën në mënyrë që t’u shkojë në ndihmë personave të bllokuar,” thuhet në njoftim.Top Channel