Tag: mbetur

  • I dhunoi babanë, djali hakmerret, tenton të vrasë  41-vjeçarin

    I dhunoi babanë, djali hakmerret, tenton të vrasë 41-vjeçarin

    Një 36-vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, për ‘vrasje me dashje’ e mbetur në tentativë.

    Po ashtu është proceduar dhe fqinji i tij. Uniformat blu bëjnë e dije se shkak është bërë dhunimi i babait të 36-vjeçarir nga një 41 vjeçar.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 36 vjeç, banues në Verbas, Patos, për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për fqinjin e tij, shtetasin Sh. Q., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, 36-vjeçari ka dëmtuar me mjet prerës, shtetasin Sh. Q., ndërsa ky i fundit ka goditur me grushte dhe me sende të forta, babanë e 36-vjeçarit, shtetasin A. G.. 41-vjeçari është aktualisht në kujdesin e mjekëve.“, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • FOTO/ Përmbytjet – Një grua në zonën e Kamaras e mbetur në makinë përpiqet të dalë nga uji

    FOTO/ Përmbytjet – Një grua në zonën e Kamaras e mbetur në makinë përpiqet të dalë nga uji

    Përmbytjet rrëmbyese, përrenjtë e rrëmbyeshëm, mbuluan rrugët në Megara dhe Nea Peramos.

    Në foton e bërë publike nga Dimitris Vordos, nënkryetari i bashkisë së zonës, tregon një grua e ndodhur në mes të ujit po përpiqet të çlirohet nga automjeti i saj.

    Sipas tij lumi në zonën e Kamaras është fryrë sepse uji po rrjedh poshtë drejt Lakkës dhe Almyres, dhe ai rekomandon që banorët të zhvendosen në vende më të larta.

  • Durrës, plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, lihet në burg 15 vjeçari

    Durrës, plagosi me thikë në zemër bashkëmoshatarin, lihet në burg 15 vjeçari

    Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet pozita ligjore e të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15 vjeçarit në Durrës.
    Gjykata e Durrësit caktoi pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.

    Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    I mituri u plagos disa ditë më parë, pasi u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.
    Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.
    I mitur ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

  • Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet akuza ndaj të miturit për plagosjen e 15-vjeçarit në Durrës

    Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet akuza ndaj të miturit për plagosjen e 15-vjeçarit në Durrës

    Vrasje me dashje e mbetur në tentativë, rëndohet pozita ligjore e të miturit të arrestuar për plagosjen e rëndë të 15 vjeçarit në Durrës.

    Gjykata e Durrësit caktoi pasditen e së enjtes masën e sigurisë arrest në burg për të miturin e arrestuar M. K., si dhe e vleftësoi të ligjshëm arrestimin në flagrancë të tij.
    Në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura, ndaj të miturit prokuroria ngriti akuza për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, si dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
    I mituri u plagos disa ditë më parë, pasi u godit disa herë me thikë nga bashkëmoshatari i tij, të dy nxënës të gjimnazit “Dom Nikoll Kaçorri”.
    Paraprakisht mësohet se konflikti ka nisur pas një komenti në rrjetet sociale dhe një përballje mes dy gjimnazistëve brenda shkollës dhe ka bërë që adoleshentët të lënë një takim “sqarimi” pas shkolle, i cili përfundoi në përplasje të dhunshme.
    I mitur ndodhet në spital në gjendje ende kritike dhe i është nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale të menjëhershme.

    Top Channel

  • Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

    Neymar dështon të përmbushë ultimatumin e Ancelottit, humb pjesën e mbetur të sezonit

    26 Nëntor 2025

    14:12

    Alfred Lleshi

    Vijojnë lajmet e këqija për Neymar. Sulmuesi i Santos ka pësuar një lëndim të ri, këtë herë në meniskun e gjurit të majtë, duke e detyruar të mungojë për pjesën e mbetur të vitit 2025. Lëndimi vjen në një moment shumë delikat për Santos, i cili ndodhet në zonën e rënies, me vetëm tri ndeshje deri në fund të kampionatit.
    Lumturia e Neymar zgjati pak, pasi kishte luajtur vetëm 4 ndeshje radhazi para se të pësonte lëndimin tjetër. Ky është lëndimi i katërt për vitin, që nga rikthimi i tij te klubi ku u rrit. Tifozët ende nuk kanë parë rregullshmërinë dhe ndikimin e pritur nga kthimi i yllit brazilian. Ai mungoi gjithashtu në ndeshjen kundër Internacional për shqetësime të trashëguara nga takimi me Mirassol, ku shënoi golin e barazimit.
    Babai i Neymar kritikoi mënyrën si u përhap lajmi: “As ne nuk e dimë saktësisht lëndimin. Neymar bëri një ekzaminim imazherik dhe ende nuk kemi rezultatet. Si të përgjigjem për diçka që nuk e di? Media është më e informuar se unë”. Ky lëndim pengon shanset e Neymar për të qenë në listën finale të Botërorit 2026, me Ancelottin që theksoi: “Ai ka 6 muaj për të treguar formën e duhur, sepse vetëm talenti nuk mjafton”.

  • Korça në errësirë, 1700 familje pa energji elektrike pas stuhisë së fortë

    Korça në errësirë, 1700 familje pa energji elektrike pas stuhisë së fortë

    Rreth 1700 familje në Qarkun e Korçës kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e stuhisë së fuqishme që ka përfshirë rajonin gjatë 48 orëve të fundit.
    Situata më problematike paraqitet në Bilisht, ku pas defekteve të regjistruara në nënstacionin e qytetit, 1444 familje vijojnë të jenë pa energji. Ndërkohë, në fshatrat Protopapë, Peshtan, Mazrekë dhe Pulahe, 208 familje janë pa furnizim për shkak të një defekti në nënstacionin e Rehovës.
    Përveç tyre, 50 familje në fshatrat Panarit, Ballabanovë, Treske dhe Grabockë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të defektit në fidrin nr. 6.
    Sipas të dhënave, gjashtë grupe pune të OSSHE Korçë ndodhen aktualisht në terren për të riparuar defektet dhe për të rikthyer furnizimin me energji. Megjithatë, terreni i thyer malor dhe distancat e gjata të linjave elektrike po e vështirësojnë ndërhyrjen dhe normalizimin e situatës.

  • Rama shfrenon gjuhën në Kuvend për deputetët e opozitës: Mbetët kashtë e ko*e!

    Rama shfrenon gjuhën në Kuvend për deputetët e opozitës: Mbetët kashtë e ko*e!

    Kryeministri Edi Rama ka folur me një gjuhë aspak etike gjatë seancës së sotme plenare në Kuvend.

    Referuar protestës së opozitës të mbajtur dy ditë më parë te Kryeministria, për largimin e tij dhe të Ballukut, Rama u është drejtuar deputetëve demokratë me fjalor rruge teksa ka thënë se këta të fundit kanë mbetur “kashtë e koqe”.

    “Sot pikërisht pse drejtësia është e pavarur, shqiptarët i referohen drejtësisë dhe jo atyre që duan të bëjnë prokurorin rrugëve dhe kur dalin në rrugë mbesin kashtë e koqe, siç më thanë që kishin mbetur para dy netësh”,- është shprehur Rama.

  • Kishte pak kohë që doli nga burgu, vritet me kallash Gilmando Dani. Sapo erdhi në Rinas nga Spanja…

    Kishte pak kohë që doli nga burgu, vritet me kallash Gilmando Dani. Sapo erdhi në Rinas nga Spanja…

    Nga Elton Qyno/

    Gilmando Dani, sapo kishte zbritur në aeroportin e Rinasit dhe më pas kishte hipur në automjetin e blinduar që drejtohej nga miku i tij, me mbiemër “Mucci”, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

    Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Dani kishte mbëritur nga Spanja në Shqipëri dhe sapo ka dalë nga ambjentet e aeroportit ai është sulmuar në befasi, duke mbetur i vrarë në vend.

    Autorët e krimit kanë mësuar intenerarin e tij dhe më pas kanë ngritur pritën sapo ai të vinte në Tiranë.

    Gilmando Dani, një nga njerëzit më të besuar që kishte jashtë burgut Emiljano Shullazi, është vrarë në një atentat mafioz, teksa udhëtonte me një person me mbiemrin “Muçi”, i cili ka mbetur i plagosur rëndë.

    Dani, ishte pasagjer në makinën e blinduar në pronësi të Elvis Kosovës, ndërsa kishte gati 2 vite që kishte lënë qelinë e burgut të Rrogozhinës.

    Dani rezultonte i dënuar me 12 vite burgim për akuzën e Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marjen e pasurisë të kryer në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

    Sipas gjykatës, Gilmando Dani, së bashku me Emiljano Shullazin, Endrit Zelën dhe Edrit Qyqen, kërcënuan dhe gjobitën biznesmenin, Ylvi Beqja duke i marrë 5 herë çeqe bankare dhe 20 për qind të ish-hotel “Vollga” në Durrës.

    Dani akuzohej dhe u deklarua fajtor për veprat penale: “Shtrëngimit me anë të kanosjes me qëllim marje e pasurisë” kryer në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.

    Ndërsa Ervis Kosova, është deklaruar fajtor nga gjykata e posaccme për akuzën e korrupsionit të dëshmitarit të Drejtësisë, Luftar Reçi.

  • Aksident në Pogradec/ Makina përplas motorin me targa të huaja, plagoset drejtuesi i motomjetit

    Aksident në Pogradec/ Makina përplas motorin me targa të huaja, plagoset drejtuesi i motomjetit

    Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Çërravë të Pogradecit, ku si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i një motori me targa të huaja.
    Mësohet se një mjet është përplasur me një motor, me targa të huaja ku ka mbetur i plagosur drejtuesi.

    Nuk dihen ende rrethanat, pritet që në vendngjarje të mbërrije ambulanca dhe policia

  • Fati i Ervis Martinajt/Deklarata ‘bombë’ e Lalës:Ka patur një person që kërkonte statusin si i penduar,por nuk iu dha..

    Fati i Ervis Martinajt/Deklarata ‘bombë’ e Lalës:Ka patur një person që kërkonte statusin si i penduar,por nuk iu dha..

    Gazetarja Klodiana Lala ka folur për fatin e Ervis Martinajt, pas kërkesës së babait të tij pëë ta shpallur zyrtarisht të zhdukur.
    E ftuar në një emision televiziv, gazetarja tah se çështja ka mbetur në gjendje të fjetur. Sipas gazetares fakti që Martinaj nuk ka asnjë sinjal lëvizje në llogari e çon në dyshime se Martinaj është rrëmbyer dhe është vrarë.
    Lala tha se ka patur një tratativë të një personi që ka kërkuar statusin si i penduar por nuk i është dhënë dhe çështja ka mbetur në këtë pikë.
    “Unë mendoj që ky nuk është thelbi i kësaj çështje.Dosja është në gjendje të fjetur as nuk ëhstë pezulluar dhe nuk është kthyer në polici për veprime të mëtejshme.
    Fakti që Martinaj nuk ka asnjë sinjal, asnjë lëvizje në llogari më bën të dyshoj se mund të jetë rrëmbyer dhe të jetë vrarë. Rasti i Martinajt nuk është i thjeshtë. Ai ishte i përfshirë në konflikte, i lidhur me lojërat e fatit. Sot ka mbetur në kuadrin e atyre pamjeve të sigurisë dhe marrjes së dëshmive dhe disa mesahzve dhe asgjë tjetër. Ka patur një tentativë të një perosni që para tre vitesh ka patur një tratativë që ti’ jepej statusi si i penduar por çështja ka mbetur në këtë pikë”, tha Lala.