Tag: mbetjeve

  • Si do të pastrohen mbeturinat? Zv/ministri i Mjedisit: Do të ketë një menaxhim të unifikuar

    Si do të pastrohen mbeturinat? Zv/ministri i Mjedisit: Do të ketë një menaxhim të unifikuar

    Shqipëria do të këtë një operator të trajtimit të mbetjeve. Reforma e re për menaxhimin e mbetjeve të integruara nis me dy projektligje të rëndësishme, të cilët synojnë përafrimin 100 % me direktivat e Bashkimit Europian për mbrojtjen e mjedisit. Bashkitë tanimë kanë si detryim vetëm mbledhjen e mbeturinave.
    “Ky operator do të marrë në posedim të gjitha pikat fundore të trajtimit të mbetjeve, të cilat janë ato impiante të landfillimit dhe asgjësimit, në mënyrë që investimet dhe asgjësimet, në mënyrë që menaxhimi të jetë i unifikuar në të gjithë Shqipërinë. Sot që flasim, landfillet menaxhohen në mënyra të ndryshme dhe nuk ka një uniformitet”, shprehet zëvendësministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj.

    Pritet të miratohet në parlament projektligji për përgjegjësinë e zgjeruar te prodhuesit. “Shqipëria ka qenë i vetmi vend në Europë, i cili nuk e ka pasur këtë sistem. Me projektligjin e ri, sanksionohet krijimi i këtyre kompanive, të cilat do të merren specifikisht me riciklimin, si një detyrim për prodhuesit, importuesit dhe distributorët”, thotë Jaupaj. Reforma do të vijojë me investime në 10 zonat e menaxhimit të integruar te mbetjeve. Me reformën e re nuk do të ketë më në territorin e Shqipërisë asnjë vendgrumbullim të mbetjeve të paligjshme. /TCH/

  • ‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

    ‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan të enjten një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve, e cila parashikon ndër të tjera dy ligje të reja, krijimin e një kompanie publike si dhe investime për ndërtimin e landfilleve të reja.
    Në fjalën e tij, kryeministri tha se ndryshimet ishin pjesë e përpjekjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe këmbënguli se kjo ishte pjesa më e vështirë.“Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar direktivës 27 për Mjedisin.
    Pas një dekade investimesh të dështuara qindramilionëshe për djegie, ministrja Kumbaro e vuri theksin te riciklimi. Ajo shpjegoi se dy ligje të reja do të mundësonin ngritjen e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një kompani publike që do të menaxhojë mbetjet në nivel kombëtar, rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve si dhe detyrimin e kompanive prodhuese dhe importuese për t’i gjurmuar mbetjet e tyre deri në riciklim.
    Premtimi për një reformë të re të menaxhimit të mbetjeve vjen pasi qeveria “Rama” dhe pushteti vendor shpenzuan mbi 100 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tre inceneratorëve – një projekt i shndërruar në një aferë masive korruptive me pasoja të rënda penale dhe mjedisore në vend.
    Për ekspertët e mjedisit, edhe nga reforma që propozohet nuk pritet ndonjë gjë e re.
    “Në këndvështrimin tim është thjesht një “déjà vu,” thotë Rodion Gjoka, ekspert i mjedisit dhe klimës.
    “…Kjo mund të jetë hera e shtatë që ndryshojmë fasadën nën moton Reformë, por aroma e plastikës së djegur vijon të thartojë fytin e banorëve në Vlorë, Elbasan e gjetkë,” shtoi ai.
    Gjoka thekson se Shqipëria ofron sot transparencën më të ulët dhe nivelin më të lartë të abuzimit me prokurimet në fushën e mjedisit, ndaj nisma të tilla mund të impresionojnë sipas tij burokratët e Brukselit, por nuk mund të ofrojnë zgjidhje për qytetarët.
    “Themeli i menaxhimit të mbetjeve janë 3R: Redukto, Ripërdor, Riciklo. Ne këto themele nuk i kemi, kështu që ajo çfarë po reformojmë ngjan me një kala rëre, që dallga e rradhës e çon në një nivel me detin,” theksoi ai.
    Edhe Olsi Nika, drejtues i Eco Albania, thotë se qeveria pati në fuqi një strategji të ngjashme, por mori vendime kundër saj dhe miratoi djegësat.
    “Strategjia njësoj ishte, por në një vendimmarrje kundër strategjisë ndërtuan inceneratorët. Duan të bëjnë një shoë më shumë dhe premtojnë riciklimin,” tha Nika për BIRN.
    Propozimet pa inceneratorëtMenaxhimi i mbetjeve urbane është një kompetencë e pushtetit lokal në Shqipëri, por kapacitetet e tyre logjistike dhe financiare vlerësohen si minimale. Në këto kushte, Rama dhe Kumbaro theksuan të enjten se krijimi i një kompanie të re publike do t’i jepte zgjidhje situatës së mbetjeve.
    “Bashkitë e vogla që shpesh herë janë edhe më turistiket nuk kanë këllqe”, tha Kumbaro, duke iu referuar nevojës sipas saj për krijimin e kompanisë publike.
    Përveç ngritjes së Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, i cili do t’i ketë bashkitë klientë të tij, qeveria premton investime në ndërtimin apo zgjerimin e landfilleve të reja apo ekzistuese në dhjetëvjeçarin që vjen.
    Landfillet në Fier dhe Elbasan, ku për shkak të dështimit të incenerimit nuk ka më kapacitete, do të zgjerohen. Po ashtu do të zgjerohen landfillet në Korçë, Bushat dhe Bajkal. Tre landfille të reja janë propozuar në Kukës, Dibër dhe Berat, ndërsa janë propozuar një sërë pikash për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike. Reforma parashikon edhe mbylljen brenda dekadës të 67 venddepozitimeve të paligjshme.
    “Po nuk i dhamë përparësi këtij sektori [riciklimit] nuk do t’i plotësojmë këto kritere. Po nuk e futëm si prioritet hierarkinë e mbetjeve nga ndarja në burim te asgjësimi, ne nuk do ja arrijmë”, deklaroi Kumbaro.
    Olsi Nika i tha BIRN se rikthimi i vëmendjes te riciklimi ishte i mirëpritur, por kjo kërkonte një investim serioz në gjithë infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve.“Riciklimi është kyçi këtu, por kërkon investim serioz, që nga koshi te kontejneri, te lagjja, te makina teknologjike,” tha ai, ndërsa shtoi se riciklimi funksionon vetëm me incentivë ekonomike.
    Nika megjithatë e sheh pozitive menaxhimin e mbetjeve nga një kompani kombëtare, pasi thotë se bashkitë qartësisht nuk kanë kapacitete. Ai vë në dukje se ndërsa ka modele të dështuara si inceneratorët në Fier e Elbasan, ka modele të mira si menaxhimi rajonal në Korçë që ka funksionuar.
    Edhe eksperti i mjedisit, Lavdosh Feruni e sheh pozitiv krijimin e kompanisë publike, por thotë se ndërhyrja duhet të jetë urgjente dhe ndryshimi të pasqyrohet në buxhet.“Nëse nuk realizohet në një kohë të shpejtë realisht ndarja në burim e mbetjeve, si fillim, siç ka qenë ligji në 2011…, kalimi i trajtimit nga vendor në operator kombëtar nuk do të ndryshojë asgjë nga situata aktuale,”  paralajmëroi Feruni përmes një postimi në Facebook.
    Për deputeten e opozitës, Jorida Tabaku, reforma e propozuar është një spektakël. Ajo thotë se zgjidhjet e propozuara në këtë reformë kanë qenë gati që para 12 viteve, por u anashkaluan nga qeveria.“Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve. Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar,“ shkroi Tabaku në platformën X.
    “Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve. Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!“ shtoi ajo.
    Eksperti Rodion Gjoka thekson se për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga direktiva 27 e Bashkimit Europian, shqiptarët duhet të përgatiten që të paguajnë shumëfish taksa për trajtimin e mbetjeve.
    “Në kushtet që kjo direktivë të zbatohet në mënyrë korrekte çdo qytetari në vend do t’i kushtojë mesatarisht 300-380 euro në vit, shumë e cila sigurisht do të vilet nga taksimi mbi shërbimet publike,” thekson Gjoka. “Thënë ndryshe, 7-8 herë më shumë sesa paguan aktualisht,” përfundoi ai.
    /Reporter.al/

  • Reforma e mbetjeve: Shqipëria ndahet në 10 rajone për menaxhim më efikas

    Reforma e mbetjeve: Shqipëria ndahet në 10 rajone për menaxhim më efikas

    Reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikon ndarjen e territorit të vendit në 10 rajone të veçanta. Këto rajone do të jenë: Berati, Dibra, Korça, Durrës–Tiranë, Vlora Veri, Gjirokastër–Vlora Jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), ky organizim synon të mundësojë një përdorim më të mirë të burimeve njerëzore dhe financiare, si edhe të japë zgjidhje për problematikat e trashëguara ndër vite në menaxhimin e mbetjeve. Reforma synon krijimin e një sistemi modern, efikas dhe të qëndrueshëm, në përputhje me standardet bashkëkohore të mbrojtjes së mjedisit. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në një video të publikuar nga MIA, shpjegohet plani i plotë i qeverisë për secilin rajon, duke përfshirë hapat konkretë që do të ndiqen për ngritjen e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve të menaxhimit të mbetjeve në mbarë vendin.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

  • Menaxhimi i mbetjeve/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, detajet e planit për secilën zonë

    Menaxhimi i mbetjeve/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, detajet e planit për secilën zonë

    Reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikon ndarjen e vendit në 10 rajone.
    Rajonet do të jenë Berati, Dibra, Korça, rajoni Durrës – Tiranë, rajoni Vlora veri, rajoni Gjirokastër – Vlora jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), kjo ndarje bëhet si një mënyrë për menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore e financiare, zgjidhjen e problematikave të trashëguara dhe krijimin e një sistemi më efikas dhe bashkëkohor të menaxhimit të mbetjeve.
    Përmes një videoje, MIA tregon planin për menaxhimin e mbetjeve dhe hapat që do të ndiqen në çdo rajon.
     

  • Projekti për menaxhimin e mbetjeve deri në 2030/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, plani për secilin

    Projekti për menaxhimin e mbetjeve deri në 2030/ Shqipëria ndahet në 10 rajone, plani për secilin

    Reforma për menaxhimin e integruar të mbetjeve parashikon ndarjen e vendit në 10 rajone.
    Rajonet do të jenë Berati, Dibra, Korça, rajoni Rajoni Durrës – Tiranë, rajoni Vlora Veri, rajoni Gjirokastër – Vlora Jug, Fier, Elbasan dhe Shkodër. Sipas Agjencisë për Media dhe Informim (MIA), kjo ndarje bëhet si një mënyrë për menaxhimin më të mirë të burimeve njerëzore e financiare, zgjidhjen e problematikave të trashëguara dhe krijimin e një sistemi më efikas dhe bashkëkohor të menaxhimit të mbetjeve.
    Përmes një videoje, MIA tregon planin për menaxhimin e mbetjeve dhe hapat që do të ndiqen në çdo rajon.

  • ‘Déjà vu’, BIRN: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

    ‘Déjà vu’, BIRN: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

    Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro prezantuan të enjten një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve, e cila parashikon ndër të tjera dy ligje të reja, krijimin e një kompanie publike si dhe investime për ndërtimin e landfilleve të reja.
    Në fjalën e tij, kryeministri tha se ndryshimet ishin pjesë e përpjekjes për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe këmbënguli se kjo ishte pjesa më e vështirë.
    “Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar direktivës 27 për Mjedisin.
    Pas një dekade investimesh të dështuara qindramilionëshe për djegie, ministrja Kumbaro e vuri theksin te riciklimi. Ajo shpjegoi se dy ligje të reja do të mundësonin ngritjen e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një kompani publike që do të menaxhojë mbetjet në nivel kombëtar, rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve si dhe detyrimin e kompanive prodhuese dhe importuese për t’i gjurmuar mbetjet e tyre deri në riciklim.
    Premtimi për një reformë të re të menaxhimit të mbetjeve vjen pasi qeveria “Rama” dhe pushteti vendor shpenzuan mbi 100 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tre inceneratorëve – një projekt i shndërruar në një aferë masive korruptive me pasoja të rënda penale dhe mjedisore në vend.
    Për ekspertët e mjedisit, edhe nga reforma që propozohet nuk pritet ndonjë gjë e re.
    “Në këndvështrimin tim është thjesht një “déjà vu,” thotë Rodion Gjoka, ekspert i mjedisit dhe klimës.
    “…Kjo mund të jetë hera e shtatë që ndryshojmë fasadën nën moton Reformë, por aroma e plastikës së djegur vijon të thartojë fytin e banorëve në Vlorë, Elbasan e gjetkë,” shtoi ai.
    Gjoka thekson se Shqipëria ofron sot transparencën më të ulët dhe nivelin më të lartë të abuzimit me prokurimet në fushën e mjedisit, ndaj nisma të tilla mund të impresionojnë sipas tij burokratët e Brukselit, por nuk mund të ofrojnë zgjidhje për qytetarët.
    “Themeli i menaxhimit të mbetjeve janë 3R: Redukto, Ripërdor, Riciklo. Ne këto themele nuk i kemi, kështu që ajo çfarë po reformojmë ngjan me një kala rëre, që dallga e rradhës e çon në një nivel me detin,” theksoi ai.
    Edhe Olsi Nika, drejtues i Eco Albania, thotë se qeveria pati në fuqi një strategji të ngjashme, por mori vendime kundër saj dhe miratoi djegësat.
    “Strategjia njësoj ishte, por në një vendimmarrje kundër strategjisë ndërtuan inceneratorët. Duan të bëjnë një shoë më shumë dhe premtojnë riciklimin,” tha Nika për BIRN.
    Propozimet pa inceneratorëtMenaxhimi i mbetjeve urbane është një kompetencë e pushtetit lokal në Shqipëri, por kapacitetet e tyre logjistike dhe financiare vlerësohen si minimale. Në këto kushte, Rama dhe Kumbaro theksuan të enjten se krijimi i një kompanie të re publike do t’i jepte zgjidhje situatës së mbetjeve.
    “Bashkitë e vogla që shpesh herë janë edhe më turistiket nuk kanë këllqe”, tha Kumbaro, duke iu referuar nevojës sipas saj për krijimin e kompanisë publike.
    Përveç ngritjes së Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, i cili do t’i ketë bashkitë klientë të tij, qeveria premton investime në ndërtimin apo zgjerimin e landfilleve të reja apo ekzistuese në dhjetëvjeçarin që vjen.
    Landfillet në Fier dhe Elbasan, ku për shkak të dështimit të incenerimit nuk ka më kapacitete, do të zgjerohen. Po ashtu do të zgjerohen landfillet në Korçë, Bushat dhe Bajkal. Tre landfille të reja janë propozuar në Kukës, Dibër dhe Berat, ndërsa janë propozuar një sërë pikash për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike. Reforma parashikon edhe mbylljen brenda dekadës të 67 venddepozitimeve të paligjshme.
    “Po nuk i dhamë përparësi këtij sektori [riciklimit] nuk do t’i plotësojmë këto kritere. Po nuk e futëm si prioritet hierarkinë e mbetjeve nga ndarja në burim te asgjësimi, ne nuk do ja arrijmë”, deklaroi Kumbaro.
    Olsi Nika i tha BIRN se rikthimi i vëmendjes te riciklimi ishte i mirëpritur, por kjo kërkonte një investim serioz në gjithë infrastrukturën e trajtimit të mbetjeve.“Riciklimi është kyçi këtu, por kërkon investim serioz, që nga koshi te kontejneri, te lagjja, te makina teknologjike,” tha ai, ndërsa shtoi se riciklimi funksionon vetëm me incentivë ekonomike.
    Nika megjithatë e sheh pozitive menaxhimin e mbetjeve nga një kompani kombëtare, pasi thotë se bashkitë qartësisht nuk kanë kapacitete. Ai vë në dukje se ndërsa ka modele të dështuara si inceneratorët në Fier e Elbasan, ka modele të mira si menaxhimi rajonal në Korçë që ka funksionuar.
    Edhe eksperti i mjedisit, Lavdosh Feruni e sheh pozitiv krijimin e kompanisë publike, por thotë se ndërhyrja duhet të jetë urgjente dhe ndryshimi të pasqyrohet në buxhet.“Nëse nuk realizohet në një kohë të shpejtë realisht ndarja në burim e mbetjeve, si fillim, siç ka qenë ligji në 2011…, kalimi i trajtimit nga vendor në operator kombëtar nuk do të ndryshojë asgjë nga situata aktuale,” paralajmëroi Feruni përmes një postimi në Facebook.
    Për deputeten e opozitës, Jorida Tabaku, reforma e propozuar është një spektakël. Ajo thotë se zgjidhjet e propozuara në këtë reformë kanë qenë gati që para 12 viteve, por u anashkaluan nga qeveria.“Asnjë fjalë për 430 mln € kontrata të inceneratorëve. Asnjë fjalë për 12 vite mashtrime se gjoja Shqipëria ishte pastruar,“ shkroi Tabaku në platformën X.
    “Por qeveria zgjodhi inceneratorët, i mbrojti publikisht, politikisht dhe sot vazhdon t’i paguajë nga taksat e shqiptarëve. Sa më i bukur power point, aq më e pisët bëhet Shqipëria!“ shtoi ajo.
    Eksperti Rodion Gjoka thekson se për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga direktiva 27 e Bashkimit Europian, shqiptarët duhet të përgatiten që të paguajnë shumëfish taksa për trajtimin e mbetjeve.
    “Në kushtet që kjo direktivë të zbatohet në mënyrë korrekte çdo qytetari në vend do t’i kushtojë mesatarisht 300-380 euro në vit, shumë e cila sigurisht do të vilet nga taksimi mbi shërbimet publike,” thekson Gjoka. “Thënë ndryshe, 7-8 herë më shumë sesa paguan aktualisht,” përfundoi ai./BIRN

  • Pasi vodhën miliona me inceneratorët, tani Rama me formulë të re për mbetjet/ IBSH: Skemë që përjashton bashkitë nga procesi

    Pasi vodhën miliona me inceneratorët, tani Rama me formulë të re për mbetjet/ IBSH: Skemë që përjashton bashkitë nga procesi

    Reforma e re e qeverisë për menaxhimin e integruar të mbetjeve, që parashikon krijimin e një operatori kombëtar, kritikohet nga organizatat për pushtetin vendor si një skemë centralizuese që përjashton bashkitë nga procesi.

    Reforma e prezantuar të enjten nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, u kritikua të premten nga Instituti për Bashkitë Shqiptare (IBSH), një organizatë joqeveritare që monitoron pushtetin vendor.

    Instituti për Bashkitë shpreh shqetësimin se, pavarësisht situatës së keqe të menaxhimit të mbetjeve, projekti i qeverisë përbën një kthim pas, duke centralizuar pushtetin dhe përjashtuar bashkitë nga procesi.
    “Propozimi për të kaluar menaxhimin e mbetjeve tek një operator kombëtar, duke reduktuar bashkitë në thjesht ‘klientë’, përbën një hap pas për decentralizimin dhe parimin e subsidiaritetit,” – thuhet në reagimin e organizatës.

    Sipas IBSH-së, menaxhimi i mbetjeve është një shërbim bazik i lidhur ngushtë me jetën e përditshme të qytetarëve dhe nuk mund të shkëputet nga përgjegjësia e qeverisjes vendore.
    Instituti thekson se “problemi nuk zgjidhet me centralizim, por me forcimin e kapaciteteve të bashkive, financimin e qëndrueshëm, partneritetet publike-private dhe bashkëpunimin ndër-bashkiak”, duke shtuar se “vetëm kështu mund të ndërtohet një sistem i qëndrueshëm, ku qytetari ka zë dhe pushteti vendor mban përgjegjësi reale për shërbimet.”

    Në deklaratën publike, Instituti e cilëson projektin e qeverisë, që ‘zhvesh’ bashkitë nga menaxhimi i mbetjeve, si një “hap pas për decentralizimin.”
    “Zgjidhja nuk është centralizimi, por forcimi i kapaciteteve vendore dhe llogaridhënia afër qytetarit,” – sugjeron ky institut, duke vlerësuar se reformat që na përafrojnë me standardet e BE-së në këtë fushë janë të nevojshme, por nuk duhet të cenojnë reformën e decentralizimit të pushtetit vendor.

    Gjatë prezantimit të reformës së re, ministrja Mirela Kumbaro tha se dy ligje të reja do të mundësonin ngritjen e Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, një kompani publike që do të menaxhojë mbetjet në nivel kombëtar, rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve si dhe detyrimin e kompanive prodhuese dhe importuese për t’i gjurmuar mbetjet e tyre deri në riciklim.

    Ndryshimi i kursit të qeverisë nga incenerimi tek riciklimi vjen pasi qeveria “Rama” dhe pushteti vendor shpenzuan mbi 100 milionë euro për ndërtimin dhe operimin e tre inceneratorëve – një projekt i shndërruar në një aferë masive korruptive me pasoja të rënda penale dhe mjedisore në vend.

  • “Karabina me vajgur që nuk prodhon energji”,Këlliçi shigjeton Ramën për inceneratorin e Elbasanit:Balluku dhe Subashi..

    “Karabina me vajgur që nuk prodhon energji”,Këlliçi shigjeton Ramën për inceneratorin e Elbasanit:Balluku dhe Subashi..

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka risjellë në vëmendje çështjen e inceneratorëve, një nga aferat më të mëdha korruptive në qeverinë e Ramës, duke theksuar dështimin e strategjisë qeveritare për menaxhimin e mbetjeve.
    Në intervistë televizive, Këlliçi përmendi debatet në komisionin hetimor dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama për shpikjen e një strategjie të re që çoi në projektet e incenerimit, projekte që sot, sipas Këlliçit, përfaqësojnë ngrehina bosh, qendra fiktive energjie dhe simbole të korrupsionit qeveritar.Belind Këlliçi: Kush e mban mend komisionin hetimor të inceneratorëve, mban mend edhe debatet që kemi patur në komision me kryeministrin, në raport me strategjinë fillimisht, pse u desh të ndërrohej strategjia dhe të kalohej në incenerim, në djegie. Dhe po ta mbani mend, t’i rikthemi në vëmendje deklaratave të kryeministrit në 2013-2014 kur shpalli emergjencën kombëtare mjedisore, kur në emër të mbetjeve në gjithë qytetet e Shqipërisë, ai kërkoi një reformë të thellë, një strategji të re dhe shpiku inceneratorët që deri atëherë nuk e kishim dëgjuar.
    Shpalli 3 projekte kombëtare sepse kjo është një strategji kombëtare e Edi Ramës për të trajtuar mbetjet me të cilët ai do të bënte përpunimin e mbetjeve, djegien dhe prodhimin e energjisë dhe depozitimin e të gjithë mbetjeve në të gjithë landfillet dhe nëpër 3 inceneratorët kryesorë që ai kishte në projekt, që ishte Elbasani 22 milionë euro, më pas Fieri që ishte 28 milionë…në fakt kanë shkuar mbi 400 milionë euro deri tani, para të paguara. 128 milionë ishte Tirana, por që i ka kaluar 185 deri tani dhe që kryevepra e vjedhjes ka qenë inceneratori i Tiranës.
    Nëse kemi në Elbasan një ngrehinë, që fillimisht ju e kujtoni që në vitin 2016 në mos gaboj për denoncimet e para që janë bërë për këtë aferë, sot ne kemi në Elbasan një ngrehinë, një karabina të madhe të ndërtuar me vajgur e cila nuk prodhon asgjë, ka dyfishuar tarifën e pastrimit të qytetit. Është marrë nën administrim nga një kamikaz i Edi Ramës siç është Gledian Llatja në Bashkinë e Elbasanit dhe nuk është prodhuar asnjë kilovat energji.
    Ndërkohë, e njëjta gjë, janë paguar thuajse të gjitha paratë në Fier, por aty ka një ndryshim duke qenë se kjo është aferë edhe më e madhe korruptive dhe ishte dhe modeli i suksesit i shpallur nga Rama. Aty ka dorë edhe Belinda Balluku, dhe ka dorë edhe Armando Subashi por refuzojnë ta marrin nën administrim sepse e dinë se çfarë patate e nxehtë është, pavarësisht se bashkë me Edi Ramën kanë vjedhur paratë. Kemi sërish një ‘monument korrupsioni’, një ndërtesë betoni që nuk i shërben askujt.

  • Këlliçi: Pasi vodhi qindra milionë Euro me inceneratorët, tani Rama kërkon të riciklojë edhe miliona të  tjera

    Këlliçi: Pasi vodhi qindra milionë Euro me inceneratorët, tani Rama kërkon të riciklojë edhe miliona të tjera

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar ndaj deklaratës së fundit të kryeministrit Edi Rama, i cili paralajmëroi një strategji të re për trajtimin e mbetjeve në vend, duke lënë pas incenerimin dhe duke kaluar në riciklim.
    Në një deklaratë për mediat, Këlliçi e cilëson këtë jo si vizion të ri, por si pranim publik të një dështimi, sipas tij spektakolar dhe të një skeme kriminale korrupsioni që ka shkaktuar dëme të mëdha financiare dhe mjedisore për vendin.
    Ai u shpreh se “projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës”.
    Deklarata
    Prej 12 vitesh në pushtet, Edi Rama ka vërtetuar se qeverisja e tij është sinonim i korrupsionit, mashtrimit dhe shpërdorimit të parasë publike. Afera e inceneratorëve është shembulli më kriminal i kësaj qeverie: qindra milionë euro të shqiptarëve janë zhdukur në tre projekte fantazmë, në Elbasan, Fier dhe Tiranë, projekte që as funksionojnë, as nuk kanë prodhuar asnjë kilovat energji siç duhej të ndodhte, as nuk kanë trajtuar asnjë ton mbetje sipas standardeve, por mbi të gjitha kanë future Shqipërinë në një situatë emergjence kombëtare mjedisore duke cënuar rëndë shëndetin e qytetarëve shqiptarë.
    Për të kuptuar përmasën e vjedhjes dhe kolapsit mjedisor, mjafton të kujtoni pamjet e djegies së landfillit të Elbasanit dhe Vlorës apo pirgun gjigand të mbetjeve të depozituara në landfillin e Sharrës.
    Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar.
    Dhe këtu ndalemi një çast e flasim me fakte:
    Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit.
    Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.
    Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.
    Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përret, por të gjithë kryeqytetin.
    Këto denoncime tashmë janë të provuara me fakte të pakontestueshme, të bëra publike prej vitesh nga Partia Demokratike dhe opozita, të mbështetura me dokumente origjinale, kontrata dhe prova ligjore, por që deri më tani SPAK ka vendosur që ti trajtojë si afera korruptive të ndara veç e veç dhe jo si një strategji e një organizate të mirefilltë kriminale, e cila drejtohet nga Edi Rama.
    Këto fakte kanë çuar para drejtësisë dhjetëra zyrtarë të nivelit të ulët dhe presta-nome të qeverisë, por fatkeqësisht ende nuk kanë prekur pronarët faktikë të këtyre veprave: Edi Ramën dhe Erion Veliajn.
    Të nderuar qytetarë,
    Kryeministri që shkatërroi financat publike me inceneratorët, del e thotë se do të ngrejë një ‘operator kombëtar për trajtimin e mbetjeve’. Edhe ky projekt pritet të jetë një tjetër gropë e zezë korrupsioni, një tjetër ndërmarrje fasadë ku do të zhduken të tjera miliona euro nga taksat e qytetarëve. Sepse nuk kemi të bëjmë me reformë, por me të njëjtin model, zhdukje fondesh përmes propagandës dhe kontratave klienteliste.
    Partia Demokratike u kujton shqiptarëve se në vitin 2012, kur PD ishte në qeveri, ishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, pa afera korruptive dhe pa dhunuar buxhetin e shtetit.
    Edi Rama, me qëllim të vetëm përfitimin e bandës së tij, e hodhi poshtë këtë strategji dhe shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave.
    E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës.

  • Tabaku: Qeveria pas 12 vitesh dështime kthehet te strategjia e PD për menaxhimin e mbetjeve

    Tabaku: Qeveria pas 12 vitesh dështime kthehet te strategjia e PD për menaxhimin e mbetjeve

    Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ka reaguar pas deklaratave të qeverisë për menaxhimin e mbetjeve, duke ironizuar faktin se pas 12 vitesh dështimesh me projektet e inceneratorëve, mazhoranca po i kthehet strategjisë së PD-së për politikat e Landfill.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se në vitin 2013 qeveria socialiste hodhi në koshin e plehrave strategjinë e miratuar nga PD për menaxhimin e mbetjeve përmes Landfill, për të favorizuar tre kontratat koncesionare korruptive me vlerë 430 milionë euro për inceneratorët.

    “Shumë intriguese të dëgjoje qeverinë dje që fliste me fjalët e opozitës nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve. Pas 12 viteve të shkuara dëm me strategjinë e inceneratorëve, qytetet janë mbushur me mbetje dhe plehrat digjen në çdo fillim sezoni turistik. 430 milionë euro janë hedhur në erë nga buxheti i shtetit për incenerimin, ndërsa sot qeveria pranon se kjo nuk ka qenë në përputhje me integrimin dhe as me normat e BE-së,” u shpreh Tabaku.

    Sipas saj, integrimi europian nuk mund të bëhet mbi projekte të dështuar dhe të korruptuar, por mbi hapa konkretë, ligje që zbatohen dhe politika që janë në shërbim të shumicës.

    “Integrimi ka nevojë për hapa konkrete, për vepra konkrete, për ligje që zbatohen e jo ligje në letër. Ka nevojë për akte të cilat merren në interes të qytetarëve dhe jo për kontrata koncesionare që shërbejnë vetëm për xhepat e politikanëve,” vijoi ajo.

    Tabaku kujtoi se politika e Landfill, e propozuar dhe e mbrojtur nga PD prej më shumë se një dekade, do të kishte qenë zgjidhja e duhur në një sektor sfidues si ai i mbetjeve. Ajo theksoi se procesi i integrimit europian kërkon një qasje gjithëpërfshirëse dhe një debat të hapur, edhe për menaxhimin e mbetjeve.

    “Nuk e ka pasur keq opozita as dje, e nuk e ka keq as sot. Shqipëria ka nevojë për politika që e afrojnë me BE-në dhe që shërbejnë realisht për interesin e qytetarëve,” përfundoi Tabaku.