Tag: mbetjeve

  • “Mbi 9 milionë vizitorë, 500 mijë më shumë se vjet”, Rama: Prioritet cilësia, jo më numrat! Trajtimi i mbetjeve problem i madh

    “Mbi 9 milionë vizitorë, 500 mijë më shumë se vjet”, Rama: Prioritet cilësia, jo më numrat! Trajtimi i mbetjeve problem i madh

    Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ishte i pranishëm në eventin ‘Shqipëria Turistike 2030’, për të vendosur piketat e rrugëtimit të mëtejshëm drejt Shqipërisë kampione e turizmit në rajon dhe për të reflektuar mësimet e reja të këtij sezoni.

    Shefi i qeverisë tha se aktualisht, deri tani, sezoni turistik ka shënuar rritje. Krahasur me një vit më parë, vendin tonë e kanë viziuar rreth 500 mijë më shumë turistë, në total mbi 9 milionë. Fokusi kryesor tani nuk është më te numrat, por te cilësia që i ofrohet turistit.
    Rama: Aktualisht sezoni turistik veror ka sjellë për periudhën e deritanishme, ne të kemi mbi 9 milionë vizitorë, ose e thënë ndryshe, 500 mijë vizitorë më shumë se sa vitin e kaluar. Kjo është “rënia” e komentuar gabimisht, ashtu sikundër edhe një e dhënë tjetër që dua ta theksoj që nuk është e vërtetë që numri i vizitorëve nga Kosova ka rënë. Përkundrazi, ka një rritje e cila nuk është një rritje e madhe, për shkak se ka pak ose aspak shqiptarë në Kosovë që nuk kanë qenë më parë në Shqipëri, ashtu sikundër ka rritje edhe Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe padyshim edhe Greqia. Vlen të theksohet rritja e madhe nga Franca, Gjermania, Kina, India, Brazili, Australia apo edhe rritja nga Turiqa dhe Izraeli. Në tërësi destinacioni po sjell rritje. Për ne rritja e numrit nuk është prioritet i parë, po rritja e shërbimit të cilësisë është prioritet. Kemi padiskutim standarde të tjera sot në turizëm, krahasimisht me nga jemi nisur dhe këtu kam parasysh operatorët turistikë të certifikuar udhërrëfeysit turistikë të certifikuar që janë afro 1000, ndërkohë që s’kishim asnjë, etj,. Kam parasysh edhe sistemin e administrimit të plazheve, sistemit shëndetësor, shërbimit policor, në një sezon ku kemi pasur zero ngjarje të rënda kriminale, apo ku kemi pasur afro 70 mijë vizita të realizuara në qendrat shëndetësore të posaçme që hapen për sezonin.

    Rama u ndal edhe te disa nga sfidat  në sektorin e turizmit, duke u ndalur veçanërisht te çështja e lirimit të plazheve publike dhe menaxhimi i mbetjeve. Ai theksoi rëndësinë e rikthimit të plazheve në funksion të qytetarëve dhe rritjes së përpjekjeve për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve në mënyrë të qëndrueshme.
    Rama: Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara dhe t’ua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsye që plazhi publik i Ksamilit të jetë një plazh privat. Eksperienca e këtij viti, tregoi që është plotësisht e mundshme. Është plotësisht e mundshme që ne të rishikojmë dhe përmirësojmë situatën në funksion të qytetarëve dhe publikut dhe jo në funksion të shfrytëzueve të atyre hapësirave që marrin. Çështja e dytë është ajo e mbetjeve. Kemi shumë rezultate pozitive, transformim rrënjësor në pastrimin e territorit falë udhëheqjes jo nga zyra por nga terreni së ministres së Turizmit, por nuk mund të bëjë dot gjë nëse paralelisht me ata që pastrojnë janë dhe ata që hedhin plehrat. Trajtimi i mbetjeve është një problem i madh.

  • Rreth 258 mijë ton! Tirana prodhon 30% të mbetjeve të vendit

    Rreth 258 mijë ton! Tirana prodhon 30% të mbetjeve të vendit

    Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për frymë në vit në vend.

    Të dhënat e fundit nga institucionet tregojnë se Tirana gjeneroi 14.52 kg mbetje për frymë në ditë ndërkohë që pas saj vjen Durrësi me 5.02 kg. Të dyja bashkitë kanë nivele jashtëzakonisht të larta madje Tirana qëndron gati 10 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian dhe këtë e citon edhe raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

    “Përsa i përket sasive të mbetjeve për banore në ditë (kg/banorë/ditë), Tirana rezulton si bashkia me gjenerimin më të lartë për frymë, me 14.52 kg/person/ditë, ndjekur nga Durrësi me 5.02 kg/person/ditë.

    Të dyja vlerat janë shumë mbi mesataren e çdo vendi europian (1,3-1,8 kg/person/ditë). Në tabelën e mëposhtme jepen sasitë e mbetjeve kg/banorë/vit për dhjetë bashkitë që kanë gjeneruar me shume mbetje gjatë 2024”, thuhet në raport.

    Në 10 bashkitë më të mëdha raporti vlerëson se në vend të tretë ishte Fieri me 1.61kg për frymë në ditë dhe pas saj Vlora me 1 kg për frymë në ditë. Bashkia me më pak mbetje të gjeneruara ishte Berati me 0.6 kg mbetje për frymë në ditë.

    Tirana sipas të dhënave zyrtare gjeneron rreth 30% të mbetjeve në nivel kombëtar që i korrespondon një shifre rreth 258 mijë ton. Bashkia e dytë është Durrësi, me 67,564 ton. “Kjo tregon një përqendrim të lartë të gjenerimit të mbetjeve në kryeqytet dhe në Durrës, si zona me aktivitetin më të madh ekonomik në vend.

    Vlora, Fieri dhe Shkodra janë tre bashkitë e tjera që kanë nivele të konsiderueshme të gjenerimit të mbetjeve, ndonëse më të ulëta se Durrësi. Kjo përkon me faktin se këto bashki kanë një aktivitet ekonomik më të zhvilluar krahasuar me pjesën tjetër të vendit” thuhet në raport.

    Në total për vitin 2024, janë menaxhuar rreth 870,883.59 ton mbetje në gjithë vendin, një shifër kjo me rritje krahasuar me vitin 2023, ku ishin menaxhuar 820,322 ton mbetje. Tre bashki urbane, përkatësisht Tirana, Fieri dhe Saranda, raportojnë se shërbimi i pastrimit të mbetjeve mbulon 100% të territorit.

    Ndërkohë, tre bashkitë rurale me mbulimin më të ulët të territorit me shërbim mbledhjeje mbetjesh janë Fushë Arrëzi, Hasi dhe Memaliaj, përkatësisht me 22%, 35.2% dhe 50%. Vetëm 26 bashki kanë raportuar mbi menaxhimin e mbetjeve inerte. Saranda, Elbasani dhe Durrësi janë bashkitë me sasitë më të mëdha të mbetjeve inerte nga ato që kanë raportuar. Bashkia e Tiranës nuk ka raportuar për mbetje inerte./Marrë nga Monitor

  • Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në ditë, gati 10 herë më shumë se BE

    Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në ditë, gati 10 herë më shumë se BE

    Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për frymë në vit në vend.
    Të dhënat e fundit nga institucionet tregojnë se Tirana gjeneroi 14.52 kg mbetje për frymë në ditë ndërkohë që pas saj vjen Durrësi me 5.02 kg për frymë në ditë. Të dyja bashkitë kanë nivele jashtëzakonisht të larta madje Tirana qëndron gati 10 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian dhe këtë e citon edhe raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
    “Përsa i përket sasive të mbetjeve për banore në ditë (kg/banorë/ditë), Tirana rezulton si bashkia me gjenerimin më të lartë për frymë, me 14.52 kg/person/ditë, ndjekur nga Durrësi me 5.02 kg/person/ditë.
    Të dyja vlerat janë shumë mbi mesataren e çdo vendi europian (1,3 – 1,8 kg/person/ditë).Në tabelën e mëposhtme jepen sasitë e mbetjeve kg/banorë/ditë për dhjetë bashkitë që kanë gjeneruar me shume mbetje gjate 2024” thuhet në raport.
    Në dhjetë bashkitë më të mëdha raporti vlerëson se në vend të tretë ishte Fieri me 1.61kg për frymë në ditë dhe pas saj Vlora me 1 kg për frymë në ditë. Bashkia me më pak mbetje të gjeneruara ishte Berati me 0.6 kg mbetje për frymë në ditë.
    Tirana gjeneron 30% të mbetjeve në nivel kombëtar
    Tirana sipas të dhënave zyrtare gjeneron rreth 30 për qind të mbetjeve në nivel kombëtar që i korrespondon një shifre rreth 258 mijë ton2. Bashkia e dytë është Durrësi, me 67,564 tonë. “Kjo tregon një përqendrim të lartë të gjenerimit të mbetjeve në kryeqytet dhe në Durrës, si zona me aktivitetin më të madh ekonomik në vend.
    Vlora, Fieri dhe Shkodra janë tre bashkitë e tjera që kanë nivele të konsiderueshme të gjenerimit të mbetjeve, ndonëse më të ulëta se Durrësi. Kjo përkon me faktin se këto bashki kanë një aktivitet ekonomik më të zhvilluar krahasuar me pjesën tjetër të vendit” thuhet në raport.
    Në total për vitin 2024, janë menaxhuar rreth 870,883.59 ton mbetje në gjithë vendin, një shifër kjo me rritje krahasuar me vitin 2023, ku ishin menaxhuar 820,322 ton mbetje. Tre bashki urbane, përkatësisht Tirana, Fieri dhe Saranda, raportojnë se shërbimi i pastrimit të mbetjeve mbulon 100% të territorit.
    Ndërkohë, tre bashkitë rurale me mbulimin më të ulët të territorit me shërbim mbledhjeje mbetjesh janë Fushë Arrëzi, Hasi dhe Memaliaj, përkatësisht me 22%, 35.2% dhe 50%. Vetëm 26 bashki kanë raportuar mbi menaxhimin e mbetjeve inerte. Saranda, Elbasani dhe Durrësi janë bashkitë me sasitë më të mëdha të mbetjeve inerte nga ato që kanë raportuar. Bashkia e Tiranës nuk ka raportuar për mbetje inerte.

    /Monitor.al/

  • Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati 10 herë më shumë se BE

    Mbetjet urbane, Tirana gjeneron 14.52 kg për frymë në vit, gati 10 herë më shumë se BE

    Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për frymë në vit në vend.Të dhënat e fundit nga institucionet tregojnë se Tirana gjeneroi 14.52 kg mbetje për frymë në ditë ndërkohë që pas saj vjen Durrësi me 5.02 kg për frymë në ditë. Të dyja bashkitë kanë nivele jashtëzakonisht të larta madje Tirana qëndron gati 10 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian dhe këtë e citon edhe raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.“Përsa i përket sasive të mbetjeve për banore në ditë (kg/banorë/ditë), Tirana rezulton si bashkia me gjenerimin më të lartë për frymë, me 14.52 kg/person/ditë, ndjekur nga Durrësi me 5.02 kg/person/ditë.Të dyja vlerat janë shumë mbi mesataren e çdo vendi europian (1,3 – 1,8 kg/person/ditë).Në tabelën e mëposhtme jepen sasitë e mbetjeve kg/banorë/vit për dhjetë bashkitë që kanë gjeneruar me shume mbetje gjate 2024” thuhet në raport.Në dhjetë bashkitë më të mëdha raporti vlerëson se në vend të tretë ishte Fieri me 1.61kg për frymë në vit dhe pas saj Vlora me 1 kg për frymë në ditë. Bashkia me më pak mbetje të gjeneruara ishte Berati me 0.6 kg mbetje për frymë në ditë.Tirana gjeneron 30% të mbetjeve në nivel kombëtarTirana sipas të dhënave zyrtare gjeneron rreth 30 për qind të mbetjeve në nivel kombëtar që i korrespondon një shifre rreth 258 mijë ton2. Bashkia e dytë është Durrësi, me 67,564 tonë. “Kjo tregon një përqendrim të lartë të gjenerimit të mbetjeve në kryeqytet dhe në Durrës, si zona me aktivitetin më të madh ekonomik në vend.Vlora, Fieri dhe Shkodra janë tre bashkitë e tjera që kanë nivele të konsiderueshme të gjenerimit të mbetjeve, ndonëse më të ulëta se Durrësi. Kjo përkon me faktin se këto bashki kanë një aktivitet ekonomik më të zhvilluar krahasuar me pjesën tjetër të vendit” thuhet në raport.Në total për vitin 2024, janë menaxhuar rreth 870,883.59 ton mbetje në gjithë vendin, një shifër kjo me rritje krahasuar me vitin 2023, ku ishin menaxhuar 820,322 ton mbetje. Tre bashki urbane, përkatësisht Tirana, Fieri dhe Saranda, raportojnë se shërbimi i pastrimit të mbetjeve mbulon 100% të territorit.Ndërkohë, tre bashkitë rurale me mbulimin më të ulët të territorit me shërbim mbledhjeje mbetjesh janë Fushë Arrëzi, Hasi dhe Memaliaj, përkatësisht me 22%, 35.2% dhe 50%. Vetëm 26 bashki kanë raportuar mbi menaxhimin e mbetjeve inerte. Saranda, Elbasani dhe Durrësi janë bashkitë me sasitë më të mëdha të mbetjeve inerte nga ato që kanë raportuar. Bashkia e Tiranës nuk ka raportuar për mbetje inerte. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipërinë nuk e rregullon makiazhi, po flasim për një gjendje në vdekje klinike.

    Shqipërinë nuk e rregullon makiazhi, po flasim për një gjendje në vdekje klinike.

    Brisida Shehaj paraqiti një panoramë shqetësuese për menaxhimin e mbetjeve në Shqipëri.
    Ajo thekson se sistemi i incenerimit dhe landfill-ëve është i kapur nga interesa të ngushta, me disa individë që kontrollojnë gjithë procesin, ndërsa qeveria nuk ka një strategji të qartë dhe efektive
    Sipas Shehajt, mungesa e transparencës, problemet ligjore dhe administrimi i dobët po bëjnë që ky sektor jetik të mos prodhojë asnjë përmirësim real në trajtimin e mbetjeve, përkundrazi, po rritet korrupsioni dhe pasiguria financiare.
    Ekspertja paralajmëron se pa një ndryshim thelbësor në mentalitetin dhe politikat shtetërore, Shqipëria do të vazhdojë të përballet me kriza të thella mjedisore dhe financiare në këtë fushë.
    Pjesë nga deklarata:
    Pjesa e incenerimit ka filluar që në 2014, me atë shpalljen e emergjencës së famshme. Elbasani, Fieri, Tirana dhe Vlora ishin landfillet. Edhe pse nuk flitet shumë për landfillin në Vlorë, kjo ndodh sepse sigurisht një pjesë e parave janë investuar nga KVV-ja, fituesi i asaj kontrate mbetet Klodjan Zoto. Ngelen gjithë momentumi i incinerimit apo trajtimit të mbetjeve në Shqipëri me këtë qeveri në duart e një apo dy individësh. Hetimet dhe pset e cunguara dhanë të drejtë se ato ishin vetëm disa prestanome.
    Tani të flasim për strategjinë. Nëse do të bësh diferencimin mbi burimin, do të merresh me prodhuesin më të madh, që është individi i mbetjeve dhe biznesi, dhe do të përpiqesh ta implementosh. Këta e kanë pasur disa herë për ta implementuar, por nuk është bërë asnjëherë. Qëndrimi në duar nuk kap për të prodhuar asgjë të mirë nëse nuk ndryshon mentaliteti i kësaj qeverie. Sepse që ai ta mbajë, do të thotë që kjo drejtori që do të ngrihet duhet të marrë në administrim të gjitha këto që janë: Elbasani, Fieri që nuk është më me qira, pastaj Tirana që duhet marrë në administrim, por nuk ka çfarë të marrë. Në Tiranë është sekuestruar, administrohet nga agjencia e pronave të sekuestruara, dhe tani kjo agjenci ka detyrimin ligjor ta operojë njësoj si biznesi, që do të thotë se ka detyrimin të plotësojë kushtet e kontratës. Kjo do të thotë që ato para që merren, ata minimalisht duhet të bëjnë investimin, ndërkohë po bëjnë vetëm zgjerimin e landfillit, sepse nuk ka më tokë.
    Prandaj, inceneratori i Tiranës për sa kohë nuk kryen investimet del kompani me shumë fitim, sepse paratë i merr një më një nga shteti. Kjo do të thotë se nëse kjo agjenci do të marrë në administrim këto vepra, pasuri, atëherë inceneratorin e Tiranës ose do ta zhdukim që të mos ekzistojë më. Kjo agjenci, për sa kohë këto janë vepra që shteti i njeh, është e detyruar t’i marrë në administrim, dhe çfarë trajtimi të mbetjeve do të bëjë ai? Pra, kjo agjenci për çfarë krijohet?
    Pikërisht për të marrë dhe administruar, dhe fondi i parë që do të jetë, do të jetë nga bashkitë. Sot paguhen dy palë para, pra taksat tona dhe paguan edhe qeveria me fonde të kushtëzuara për transportin, sepse bashkitë tona marrin para për transportimin e mbetjeve.
    Kjo agjenci do të marrë paratë e të gjithë bashkive në vend dhe do të administrojë këto para, por sigurisht që mund të marrë para edhe nga buxheti i shtetit. Ne kemi landfill-e të tjera që administrohen nga privatë, por edhe ata duhet të merren nën administrimin e agjencive.
    Pra, kjo do të thotë që bashkive u hiqet totalisht autonomia. Ti ia hoqe njëherë, se ne harrojmë që këta kanë bërë edhe VKM të tjera të kundraligjshme. Në VKM-në e caktuar për mbetjet kanë krijuar rajone, kanë bashkuar qarkun Durrës dhe Tiranë, dhe sipas VKM-së ti je i detyruar që inceneratori i Tiranës do të ishte ai që do të depozitohej për rajonin, jo për qarkun. Pra, të gjitha bashkitë me atë VKM e bëjnë apo jo, por me atë VKM të jashtëligjshme, këta kanë bërë histori dhe kjo do të jetë historia e radhës.
    Kontratat koncensionare, ndrysho ligjin sa të duash, është kontratë. Nëse ti ndryshon ligjin dhe do të kërkojë të marrë në administrim edhe landfillin, atëherë do të kemi edhe kosto financiare të tjera.
    Në këtë lloj situate, kjo nuk është as makiazh, po flasim për një gjendje në vdekje klinike. Kjo është ajo që mendoj dhe besoj. Për sa kohë ti si shtet erdhe dhe the se në shëndetësi nuk kishe kapacitete dhe i dhatë të gjitha me koncesion, naftën, markimin, shërbimet drejtori dhe i dhe me koncesione, në çdo fushë ka futur koncesione. Pra, ti si shtet ke dhënë çdo gjë me koncesione, te mbetjet i doli aftësia dhe do të shohim çfarë kontratash do të bëjë kjo agjenci.

  • Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Inceneratorët “dogjën” paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.
    “Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë”, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.
    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.
    Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.
    Drejtësia  
    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.
    Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.
    Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët “de facto” të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.
    Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh

    Reforma e re për mbetjet
    Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.
    Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.
    “Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,” tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.
    Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).
    “Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, tha kryeministri Edi Rama.
    Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.
    “Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve”, pohoi ajo.
    Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.
    Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.
    Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.
    Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.

    Reforma që duhej bërë
    Olsi Nika nga “Eco Albania” thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.
    “Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë”, shpjegon Nika. 
    “Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë”, përfundon ai.
    Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.
    “Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt”, pohon ai teksa shton se, “strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot”
    Përfundim 
    Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur.

  • MINUTA E FUNDIT – Ndezi zjarr për djegien e mbetjeve, arrestohet 44- vjeçari banues në Shkodër…

    MINUTA E FUNDIT – Ndezi zjarr për djegien e mbetjeve, arrestohet 44- vjeçari banues në Shkodër…

    Shkaktoi ndotje të mjedisit me zjarrin që ndezi për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, arrestohet 44-vjeçari.
    Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin Gentian Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër.
    Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
    Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër apelon për qytetarët, për kujdes maksimal në çdo veprim që mund të rrezikojë mjedisin, jetën e qytetarëve apo pronën publike dhe private, pasi do të përballen me ligjin. Gjithashtu, i fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie, në numrin 112, duke garantuar anonimatin dhe reagim të menjëhershëm.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth

    Arrestohet 44-vjeçari që dogji mbeturinat, shkaktoi ndotje masive në zonën përreth

    Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm, me qëllim djegien e mbetjeve në ambientet e një subjekti që ai menaxhon. Si pasojë e këtij veprimi, është shkaktuar ndotje e ndjeshme e mjedisit në lagjen “Bahçallëk”.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, Gentian Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër, është kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në momentin që kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve në oborrin e subjektit të tij.
    foto galeri foto galeri foto galeri 123PreviousNextVeprimi i tij jo vetëm që ka rrezikuar shëndetin e banorëve përreth për shkak të ndotjes së ajrit, por ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet për mundësinë e përhapjes së flakëve edhe në zona të tjera.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka marrë në dorë dosjen dhe ka nisur procedurat për katër vepra penale:
    -“Menaxhimi i mbetjeve”,
    -“Ndotja e ajrit”,
    -“Ndotja e ujërave”,
    -“Fshehja e të ardhurave”.
    Policia e Shkodrës ka bërë thirrje publike për qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet që mund të dëmtojnë mjedisin ose të rrezikojnë jetën e të tjerëve, duke paralajmëruar se rastet e tilla do të përballen me forcën e ligjit.

  • I vuri flakën mbetjeve të grumbulluara, arrestohet pronari i ladfillit në Shkodër

    I vuri flakën mbetjeve të grumbulluara, arrestohet pronari i ladfillit në Shkodër

    Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohet për ndezjen e një zjarri të qëllimshëm, me qëllim djegien e mbetjeve në ambientet e një subjekti që ai menaxhon. Si pasojë e këtij veprimi, është shkaktuar ndotje e ndjeshme e mjedisit në lagjen “Bahçallëk”.
    Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Shkodrës, G. Gjuhca, 44 vjeç, banues në Shkodër, është kapur në flagrancë mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, në momentin që kishte ndezur zjarr për djegien e mbetjeve në oborrin e subjektit të tij.

    Veprimi i tij jo vetëm që ka rrezikuar shëndetin e banorëve përreth për shkak të ndotjes së ajrit, por ka ngritur shqetësime të mëdha në komunitet për mundësinë e përhapjes së flakëve edhe në zona të tjera.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka marrë në dorë dosjen dhe ka nisur procedurat për katër vepra penale:
    -“Menaxhimi i mbetjeve”,
    -“Ndotja e ajrit”,
    -“Ndotja e ujërave”,
    -“Fshehja e të ardhurave”.
    Policia e Shkodrës ka bërë thirrje publike për qytetarët që të jenë të kujdesshëm me veprimet që mund të dëmtojnë mjedisin ose të rrezikojnë jetën e të tjerëve, duke paralajmëruar se rastet e tilla do të përballen me forcën e ligjit.

  • Inceneratorët ‘dogjën’ paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Inceneratorët ‘dogjën’ paratë, plehrat përfundojnë tek landfillet

    Nga Esmeralda Topi-Faktoje.al

    Në mars të vitit 2015, në anë të ish kombinatit metalurgjik në Elbasan nisi puna për ndërtimin e impiantit të parë të përpunimit të mbetjeve dhe prodhimit të energjisë në Shqipëri. Sipas qeverisë inceneratori do t’i jepte zgjidhje mbledhjes dhe grumbullimit të mbetjeve si dhe do të prodhonte energji të gjelbër përmes trajtimit teknologjik të tyre.

     ‘Është një impiant që vendoset për herë të parë në vendin tonë, por që me këtë vendosje përbën edhe themelin për të transformuar rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin në hapin e tyre të parë, marrëdhënia, me plehrat që 20 e kusur vite e mbyten Shqipërinë, dhe që ne kemi vendosur t’i kthejmë nga një burim ndotjeje dhe kanceri në një burim energjie. Ky është zotimi ynë’, premtoi kryeministri Edi Rama asokohe.

    Inceneratori i Elbasanit i kushtoi buxhetit të shtetit 26 milionë euro dhe rezulton më i vogli mes tre kontratave të kushtueshme të partneritetit publik privat të qeverisë shqiptare, që po hetohen për korrupsion dhe pastrim parash nga Prokuroria e Posaçme, SPAK.

    Inceneratorët, që duhej të ishin një zgjidhje moderne, u kthyen në simbol të korrupsionit dhe abuzimit.

    Drejtësia 

    Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka dhënë vendime fajësie për aferën e tre inceneratorëve, të Elbasanit, Tiranës dhe Fierit. Për inceneratorin e Fierit, gjykata vendosi të dënojë 12 të pandehur.

    Për çështjen e inceneratorit të Elbasanit 9 të pandehur dhe për inceneratorin e Tiranës dënim për 8 të pandehur.

    Në të tria çështjet, për inceneratorin e Elbasanit, Fierit dhe Tiranës, Lefter Koka ish-Ministër i Mjedisit, Alqi Bllako ish-sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit dhe pronarët ‘de facto’ të inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë marrë dënime.

    Ndërsa të dënuar të tjerë janë kryesisht administrator, anëtarë të vlerësimit të ofertave tenderuese dhe pronarë subjektesh të ndryshme që lëshuan fatura fiktive për kryerje punimesh

    Reforma e re për mbetjet

    Dhjetë vjet më vonë, zotimi i kryeministrit se plehrat do të ktheheshin nga burim kanceri në burim energjie, u shua bashkë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë.

    Pa marrë asnjë përgjegjësi, kryeministri bashkë me ministren e mjedisit Mirela Kumbaro, prezantuan një reformë të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve si domosdoshmëri në rrugën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE-në.

    ‘Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe ky është aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian,’ tha Rama duke iu referuar kapitullit 27 për Mjedisin.

    Në thelb të reformës është krijimi i një kompanie publike (Operatorit Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve).

    ‘Ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë Republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime’, tha kryeministri Edi Rama.

    Ndërsa Kumbaro shpjegoi rolin e bashkive pas krijimit të Operatorit Kombëtar të Mbetjeve.

    ‘Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pra pastërtia në territor. Por do të jetë operatori kombëtar ai që do të bëjë të gjithë infrastrukturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve’, pohoi ajo.

    Reforma e re për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Shqipëri parashikon ndërtimin e landfilleve të reja në Kukës, Dibër dhe Berat.

    Po ashtu, zgjerimin e tyre në Elbasan, Fier, Korçë, Bushat dhe Bajkal.

    Paralelisht me këto investime do të shtohen edhe impiante për përpunimin e mbetjeve dhe kompostimin e mbetjeve organike.

    Reforma parashikon edhe mbylljen e dhjetëra vend-depozitimeve të paligjshme si dhe rritjen e masave ndëshkuese ndaj ndotësve. Kompanitë prodhuese dhe importuese do të detyrohen t’i gjurmojnë mbetjet e tyre deri në riciklim.

    Reforma që duhej bërë

    Olsi Nika nga ‘Eco Albania’ thotë se qeveria ishte e detyruar të pranonte dështimin dhe reforma e prezantuar duhet të ishte bërë që në krye të herës.

    ‘Është strategjia e famshme e R-ve. Fillimisht t’i duhet të reduktosh sa më shumë përdorimin e materialeve edhe të mbetjeve. E dyta është të ripërdorësh ato çka konsiderohen mbetje, parimi i ekonomisë qarkulluese. Në momentin që as nuk i redukton dot as nuk mund ta ripërdorësh, ti i ndryshon trajtën dhe futet riciklimi, R-ja e tretë’, shpjegon Nika.

     ‘Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtëpia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilotë, show, strategji dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë’, përfundon ai.

    Edhe Mihallaq Qirjo, profesor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës, e sheh riciklimin si zgjidhjen e duhur.

     ‘Duhet parë rifutja në përdorim e materialeve të cilët kanë dalë nga një cikël përdorimi. Pra këtu unë gjykoj se kemi ende hapësira për të parë zhvillimin e vendit në një rrugë më të gjelbërt’, pohon ai teksa shton se, ‘strategjia e menaxhimit të mbetjeve me anë të djegies ishte e gabuar që në krye të herës ndaj kemi këto rezultate sot’

    Përfundim

    Nisur nga informacionet e mbledhura, premtimin e kryeministrit Edi Rama se inceneratorët do të transformonin rrënjësisht të gjitha marrëdhëniet me mjedisin, duke i kthyer plehrat nga burim ndotjeje në energji të pastër, e kategorizojmë premtim të pambajtur.