Tag: mbetjeve

  • Një menaxhim i ri për mbetjet, ministri i Mjedisit debaton me opozitën: Lehtësohen bashkitë, ndarja bëhet që në burim

    Një menaxhim i ri për mbetjet, ministri i Mjedisit debaton me opozitën: Lehtësohen bashkitë, ndarja bëhet që në burim

    Nisma e qeverisë për të krijuar një operator kombëtar për menaxhimin e integruar të mbetjeve interpretohet nga opozita si një përplasje mes kompetencave të pushtetit vendor me atë qendror.
    “Është një ligj që po vjen dhe po zëvendëson një kornizë ligjore ekzistuese. Ky projektligj që sillni ju, në këtë çështje keni ngritur obeliskun e korrupsionit bashkë. Nuk ka asnjë qartësi dhe ekspertët vënë në pikëpyetje përputhshmërinë e projektligjit me direktivën e BE. Qeveria thotë po po, e kemi në rregull. Ky projektligj a përplaset me ndonjë ligj tjetër? Përplaset me ligjin e pushtetit vendor? Ekspertët kanë gjetur përplasje të rëndësishme, cenim thelbësor të të drejtave, të funksioneve, kompetencave që ka pushteti vendor”, Oerd Bylykbashi, deputet i PD.
    “Kompetenca kryesore e pushtetit vendor është për grumbullimin e mbetjeve. Duke bashkëpunuar me bashkitë, duke ofruar tarifa të njëtrajtshme për trajtimin e mbetjeve në të gjithë territorin. Lirohen bashkitë nga një barrë fiskale siç është ajo e trajtimit të mbetjeve, duke lënë përkatësisht elementin e grumbullimit për ta. Nuk është vetëm grumbullimi i mbetjeve për ta, por edhe prezantimi i ndarjes në burim që njësitë e qeverisjes vendore e kanë detyrim nga ligji. Do të jenë më të lira për t’u marrë me procesin e grumbullimit apo edhe trajtimin jofundor përmes disa strukturave si riciklim apo kompostim. Ne duam të çojmë sa më pak në landfille. Landfillet kanë një cikël jete, më pas duhet të kapsulohen dhe të shihen mundësi për të tjera impiante”, tha Sofjan jaupaj, ministër për Mjedisin

    Diskutimet në Komisionin e Ligjeve u shoqëruan me përplasje mes palëve, për shkak të pretendimeve të opozitës se përmes ndryshimeve ligjore, mazhoranca po përpiqet të zhdukë inceneratorët.
    “A jeni gati të bëni burg si paraardhësit tuaj që kanë shkelur ligjin dhe vijojnë të mbrojnë sot një aferë që përgjegjësi është ende i lirë, Edi Rama?”, u drejtua Tedi Blushi, Deputet i PL.
    “Procesi i asgjësimit të mbetjeve është një proces integral i impianteve të trajtimit të mbetjeve, nuk flasim për inceneratorë, por për impiante të trajtimit të mbetjeve. Normat teknike përcaktojnë këto impiante me disa funksione, që nga ndarja, landfillimi, incenerimi, etj. E kanë një pjesë e mirë e vendeve të BE, nuk mund të mos e kemi edhe ne si pjesë të menaxhimit të integruar të mbetjeve”, tha ministri Jaipaj.
    “Nuk kemi ardhur të dëgjojmë monologje, ju keni ardhur këtu për të dhënë llogari. Jeni ministër, unë po ju pyes drejtpërdrejt: a ka sot Tirana incenerator? Pse vijojnë pagesat për një shërbim që nuk kryhet?”, Blushi.
    “Nëse do përgjegjësi politike, kthehu se ta jap unë. Ministri tha se incenerimi është faza e fundit e trajtimit të mbetjeve. Ministri atë përgjigje e ka. Ligji e ka titullin menaxhim i integruar i mbetjeve, nuk është ligj për inceneratorët. Ti do një përgjigje nga ministri që të të përshatet ty, nuk ndodh kështu. Inceneratorin e Tiranës e ke aty, të Fierit e ke aty, edhe të Elbasanit e ke aty, keni 7-8 vite me këtë çështje”, Ulsi Manja, kryetar i komisionit të ligjeve.
    Përmes ndryshimeve ligjore të propozuara, bashkitë do të jenë të detyruara të bëjnë edhe ndarjen në burim të mbetjeve, duke i sensibilizuar edhe qytetarët në këtë drejtim.
    /vizionplus.tv

  • Debat për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Komisionin e Ligjeve/ Manja-Bylykbashit: Nuk e meriton tolerancën time

    Debat për menaxhimin e integruar të mbetjeve në Komisionin e Ligjeve/ Manja-Bylykbashit: Nuk e meriton tolerancën time

    Ulsi Manja dhe Oerd Bylykbashi janë përfshirë në një debat për menaxhimin e integruar të mbetjeve gjatë Komisionit të Ligjeve.

    Shkak u bë një koment i demokratit për menaxhimin e mbetjeve dhe kjo gjë bëri që Manja t’i heqë të drejtën e fjalës.
    Pjesë nga debati:
    Manja: S’ta kam thënë të drejtën e fjalës akoma. O zoti Bylykbashi
    Bylykbashi: Ne themi që ka çështje me normativën evropiane
    Manja: Atë se di a ka apo s’ka, do dëgjojmë ministrin. Ti nuk e di çfarë përmban projektligji
    Bylykbashi: E kam lexuar
    Manja: S’dua të bëj debat në këtë pikë. Asgjë nuk ka për të ndryshuar. Ku e keni realizuar? Kuvendi o goce, më falni, zonja deputete.
    Bylykbashi: Vetëm në gusht i kërcen në mendje Edi Ramës duke parë dhe zhvillimet e thotë ‘AKEM do ta bëjmë SHA, do t’i japim këto role, do t’i cenojmë këto kompetenca’
    Manja: Të lutem shumë tani!
    Bylykbashi: Të mos ndërpritet fjala. Hajde tashi…
    Manja: Zoti Bylykbashi mbaroi fjala, nuk e ke fjalën pa ta dhënë unë të drejtën. Ti nuk e meriton tolerancën time. Të kam lënë, ke një orë këtu që i vërtitesh rrotull. (I ndërpret fjalën demokratit)
    Bylykbashi: Më lër ta mbaroj…
    Manja: Ke një orë e 10 minuta që po flet…

    Top Channel

  • ‘Investimi historik’ i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

    ‘Investimi historik’ i qeverisë e lë Matin të mbytur nga plehrat

    Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për rehabilitimin e fushës së mbetjeve në Bashkinë e Matit dhe e vlerësoi atë si ‘një transformim historik”.

    “Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë ka qenë e mbytur nga plehrat,” tha Rama, ndërsa kërkoi një kulturë të re të pastrimit.

    Projekti për rehabilitimin e vendepozitimit të mbetjeve në bashkinë e Matit u krye përmes një investimi prej 40 milionë lekësh të Ministrisë së Mjedisit, por tre vjet më pas, gangrena me trajtimin e mbetjeve vazhdon e pandryshuar.

    BIRN e vizitoi venddepozitimin në të dalë të qytetit të Burrelit në fillim të shtatorit dhe vëzhgoi një pirg mbeturinash të bëra njësh me rrugën, pasi investimi i ri kishte bërë bark dhe i pengonte makinat e bashkisë që t’i shkarkonin mbetjet brenda rrethimit.

    Mes pirgjeve të plehrave, disa banorë rrëmojnë në kërkim të materialeve të riciklueshme me të cilat sigurojnë jetesën.

    “Makina nuk mund t’i shkarkojë mbetjet në landfill, pasi ka rrëshqitur toka,” thotë njëri prej grumbulluesve. “Në qendër të landfillit ka plasur ujë, duke shkaktuar gropë,” shtoi më tej ai.

    Ministria e Mjedisit kontraktoi kompaninë Alba Kontruksion për punimet dhe i mori ato në dorëzim, për t’ia kaluar më pas landfillin Bashkisë së Matit për administrim.

    Por Bashkia vazhdon ta quajë fushën e mbetjeve venddepozitim dhe problemin e trajtimit të tyre ende të pazgjidhur.

    “Në Bashkinë Mat momentalisht nuk përpunohen dhe nuk riciklohen mbetje. Ato vend-depozitohen në vend-depozitimin e rehabilituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit… Bazuar dhe në planin lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, jemi në pritje të një investimi dhe ristrukturimi të ri për menaxhimin e mbetjeve në rang qarku,” deklaroi Bashkia.

    Nezir Rizvani, ish-kryetari demokrat i Bashkisë së Matit i tha BIRN se projekti për landfillin e Matit ishte i dështuar, “pasi u bë pa studim gjeologjik”.

    “Tani aty kanë plasur ujrat nëntokësore, duke shkaktuar rrëshqitje dherash si dhe dëmtimin e njërës faqe të murit mbajtës.  Kështu situata e menaxhimit të mbetjeve, ka dalë totalisht jashtë kontrollit,” deklaroi ai.

    Projekti i rehabilitimit të vendepozitimit të mbetjeve ngjalli fillimisht shpresë për bashkinë veriore të Matit, e cila i shkarkon ato në të njëjtin vend prej vitit 1997. Njësoj si në bashkitë e tjera të vendit, edhe në Mat mbetjet nuk trajtohen, por grumbullohen të pandara në burim dhe transportohen në venddepozitim.

    Deputetja demokrate për qarkun e Dibrës, Denisa Vata i tha BIRN se i ashtuquajturi landfill nuk i plotëson kushtet mjedisore edhe pas parave të shpenzuara nga Ministria e Mjedisit për rehabilitimin e tij.

    “Mbi ish-sipërfaqen e hapur ku hidheshin mbetjet në vijimësi, u ndërtua në vitin 2021 i ashtuquajturi landfill. Në tërësinë e këtij ndërtimi bëjnë pjesë vetëm dy mure mbajtëse në drejtimin veri -lindje, si dhe një shtresë rëre në bazën e tij dhe thuaj asgjë tjetër,” tha Vata.

    Pavarësisht situatës së rënduar, Bashkia e Matit i tha BIRN përmes përgjigjes me shkrim se nuk kishte vështirësi financiare për menaxhimin e mbetjeve, pasi i siguronte ato nga të ardhurat që grumbullon nga tarifa e pastrimit.

    Por përfaqësuesit lokalë të opozitës ngulmojnë se menaxhimi i mbetjeve është një nga problemet kryesore të bashkisë.

    “Koshat e hedhjes së mbetjeve mungojnë, duke bërë kështu mbingarkimin e tyre. Ndërkohë kjo pengon edhe ndarjen në burim të mbetjeve,” tha Vata për BIRN.

    “Më e rënda është se jo vetëm mbetjet e ngurta, por edhe ato spitalore bashkohen në koshat e përbashkët,” përfundoi ajo.

  • Furgoni përplaset me makinën e pastrimit të mbetjeve, humb jetën punonjësi

    Furgoni përplaset me makinën e pastrimit të mbetjeve, humb jetën punonjësi

    PAMJE NGA AKSIDENTI

    PEQIN-Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Përparim të Peqinit. Raportohet se një furgon është përplasur me makinën e pastrimit, duke shkaktuar vdekjen e punonjësit, B.D. Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. 

  • Premtime dhe plehra: Investimi 40 milionësh i mburrur nga Rama dështoi në Mat

    Premtime dhe plehra: Investimi 40 milionësh i mburrur nga Rama dështoi në Mat

    Gjatë një vizite në Burrel në tetor të vitit 2022, kryeministri Edi Rama inspektoi një investim të qeverisë për rehabilitimin e fushës së mbetjeve në Bashkinë e Matit dhe e vlerësoi atë si ‘një transformim historik”.
    “Është bërë një punë e jashtëzakonshme. Ky transformim i madh me sistemimin e mbetjeve është historik, sepse kjo zonë ka qenë e mbytur nga plehrat,” tha Rama, ndërsa kërkoi një kulturë të re të pastrimit.
    Projekti për rehabilitimin e vendepozitimit të mbetjeve në bashkinë e Matit u krye përmes një investimi prej 40 milionë lekësh të Ministrisë së Mjedisit, por tre vjet më pas, gangrena me trajtimin e mbetjeve vazhdon e pandryshuar.
    BIRN e vizitoi venddepozitimin në të dalë të qytetit të Burrelit në fillim të shtatorit dhe vëzhgoi një pirg mbeturinash të bëra njësh me rrugën, pasi investimi i ri kishte bërë bark dhe i pengonte makinat e bashkisë që t’i shkarkonin mbetjet brenda rrethimit.
    Mes pirgjeve të plehrave, disa banorë rrëmojnë në kërkim të materialeve të riciklueshme me të cilat sigurojnë jetesën.
    “Makina nuk mund t’i shkarkojë mbetjet në landfill, pasi ka rrëshqitur toka,” thotë njëri prej grumbulluesve. “Në qendër të landfillit ka plasur ujë, duke shkaktuar gropë,” shtoi më tej ai.
    Ministria e Mjedisit kontraktoi kompaninë Alba Kontruksion për punimet dhe i mori ato në dorëzim, për t’ia kaluar më pas landfillin Bashkisë së Matit për administrim.
    Por Bashkia vazhdon ta quajë fushën e mbetjeve venddepozitim dhe problemin e trajtimit të tyre ende të pazgjidhur.
    “Në Bashkinë Mat momentalisht nuk përpunohen dhe nuk riciklohen mbetje. Ato vend-depozitohen në vend-depozitimin e rehabilituar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit… Bazuar dhe në planin lokal të menaxhimit të integruar të mbetjeve, jemi në pritje të një investimi dhe ristrukturimi të ri për menaxhimin e mbetjeve në rang qarku,” deklaroi Bashkia.
    Nezir Rizvani, ish-kryetari demokrat i Bashkisë së Matit i tha BIRN se projekti për landfillin e Matit ishte i dështuar, “pasi u bë pa studim gjeologjik”.
    “Tani aty kanë plasur ujrat nëntokësore, duke shkaktuar rrëshqitje dherash si dhe dëmtimin e njërës faqe të murit mbajtës.  Kështu situata e menaxhimit të mbetjeve, ka dalë totalisht jashtë kontrollit,” deklaroi ai.
    Projekti i rehabilitimit të vendepozitimit të mbetjeve ngjalli fillimisht shpresë për bashkinë veriore të Matit, e cila i shkarkon ato në të njëjtin vend prej vitit 1997. Njësoj si në bashkitë e tjera të vendit, edhe në Mat mbetjet nuk trajtohen, por grumbullohen të pandara në burim dhe transportohen në venddepozitim.
    Deputetja demokrate për qarkun e Dibrës, Denisa Vata i tha BIRN se i ashtuquajturi landfill nuk i plotëson kushtet mjedisore edhe pas parave të shpenzuara nga Ministria e Mjedisit për rehabilitimin e tij.
    “Mbi ish-sipërfaqen e hapur ku hidheshin mbetjet në vijimësi, u ndërtua në vitin 2021 i ashtuquajturi landfill. Në tërësinë e këtij ndërtimi bëjnë pjesë vetëm dy mure mbajtëse në drejtimin veri -lindje, si dhe një shtresë rëre në bazën e tij dhe thuaj asgjë tjetër,” tha Vata.
    Pavarësisht situatës së rënduar, Bashkia e Matit i tha BIRN përmes përgjigjes me shkrim se nuk kishte vështirësi financiare për menaxhimin e mbetjeve, pasi i siguronte ato nga të ardhurat që grumbullon nga tarifa e pastrimit.
    Por përfaqësuesit lokalë të opozitës ngulmojnë se menaxhimi i mbetjeve është një nga problemet kryesore të bashkisë.
    “Koshat e hedhjes së mbetjeve mungojnë, duke bërë kështu mbingarkimin e tyre. Ndërkohë kjo pengon edhe ndarjen në burim të mbetjeve,” tha Vata për BIRN.
    “Më e rënda është se jo vetëm mbetjet e ngurta, por edhe ato spitalore bashkohen në koshat e përbashkët,” përfundoi ajo./ Hysen Likdisha / BIRN

  • Elbasani në vend të parë, pesë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

    Elbasani në vend të parë, pesë zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

    Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.
    Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.
    Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.
    Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duk e prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.
    Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.
    Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.
    Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku. Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.
    Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.
    Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.
    Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.
    Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës/Monitor

  • Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, ja cilat janë “pikat më të nxehta”

    Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri, ja cilat janë “pikat më të nxehta”

    TIRANË- Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore. Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.
    Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.
    Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.
    Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duke prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.
    Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.
    Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.
    Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku. Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.
    Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.
    Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.
    Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.
    Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës./ Monitor.al

  • Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

    Zonat më të ndotura me kimikate në Shqipëri

    Shqipëria vijon të përballet me një trashëgimi të rëndë të kimikateve të rrezikshme dhe metaleve të rënda, të depozituara për dekada në zona industriale, minerare dhe bujqësore.Sipas dokumenteve zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit dhe Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035, disa “pika të nxehta” përbëjnë rrezik serioz si për mjedisin, ashtu edhe për shëndetin e banorëve.Elbasani dhe kompleksi metalurgjik përmendet si një ndër zonat më problematike, ku janë depozituar mbi 1.5 deri në 2 milionë ton mbetje nga metale të rënda si ferronikel dhe ferrokrom, të cilat kanë ndotur ndjeshëm lumin Shkumbin.Edhe zona e Balëzit, po në Elbasan, ka rezultuar e ndotur me mbetje kimike si dikloremetan, kripëra arseniku dhe nitrate amoni, ku një pjesë u eksportua për asgjësim, por ende mbeten depozita të pasigurta.Industria e bakrit ka lënë gjurmë të thella në Rrëshen, Kurbnesh, Rubik, Reps, Fushë Arrëz, Kalimash e Gjegjan, ku raportohen përqendrime të larta të arsenikut dhe metaleve të rënda që ndotin lumenjtë Mat, Fan, Osum dhe Drin, duke prekur drejtpërdrejt tokat bujqësore dhe ujin e pijshëm. Zona e Gjegjanit cilësohet si një ndër më të ndoturat në vend.Pogradeci dhe rrethinat e liqenit të Ohrit mbeten nën kërcënimin e mbetjeve të ferronikelit nga minierat e Përrenjasit dhe Gurit të Kuq, ndërsa në Rehovë, në kufi me Greqinë, ndotja nga miniera e bakrit ka dëmtuar rëndë bimësinë.Industria e naftës në Ballsh, Kuçovë dhe veçanërisht Patos-Marinzë ka ndotur ujërat sipërfaqësorë dhe nëntokësorë, duke shkaktuar përhapje të hidrokarbureve dhe gazeve toksike në ajër, ndërsa ndotja ka arritur deri në lumin Gjanica.Në Fier, ish-Uzina e Azotikut ka lënë pas 850 m³ solucione të ndotura, të cilat kanë prekur tokën dhe ujërat nëntokësore, me përmbajtje arseniku. Po ashtu, magazinat e vjetra ruajnë mbi 93 mijë kilogramë kimikate të ndryshme.Porto Romano në Durrës renditet mes zonave më të ndotura që nga vitet ’90, me prani të kimikateve shumë të rrezikshme si hekzaklorociklohekzan dhe krom (VI). Pavarësisht disa fushatave pastrimi me mbështetje ndërkombëtare, zona vijon të mbetet një burim ndotjeje.Një tjetër pikë kritike është stacioni hekurudhor i Bajzës në Shkodër, ku në fillim të viteve ’90 u depozituan mbi 80 ton mbetje kimike të importuara nga Gjermania, një pjesë e të cilave mbetën ende të pamenaxhuara.Laçi, Lushnja dhe Vlora gjithashtu raportohen me ndotje të lartë, për shkak të mbetjeve të superfosfatit, PVC-së dhe metaleve të rënda, duke ndikuar në tokë dhe ujërat përreth.Sipas ekspertëve të mjedisit, këto zona përfaqësojnë një rrezik të vazhdueshëm, pasi kimikatet e depozituara për vite me radhë nuk janë neutralizuar apo asgjësuar plotësisht. Monitorimi dhe pastrimi i tyre kërkon fonde të mëdha dhe një strategji afatgjatë për të parandaluar përhapjen e ndotjes në ekosisteme dhe në shëndetin e popullatës./ D.HykaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama nis punën për zgjedhjet: Manastirliu të udhëheqë Tiranën! Ndërhyrje në ujësjellës e prokurime

    Rama nis punën për zgjedhjet: Manastirliu të udhëheqë Tiranën! Ndërhyrje në ujësjellës e prokurime

    Edi Rama dhe Orgeta Manastirliu

    TIRANË-Kryeministri Edi Rama në mbledhjen me kabinetin e qeverisë, është ndalur te zgjedhjet e reja për Bashkinë e Tiranës, duke u shprehur se kandidatja Ogerta Manastirliu do të jetë fituese. Rama u ndal dhe të kandidaturat e partive të tjera, duke u shprehur se Manastirliu nuk ka rivalë në garë.
    “Sot të nisim punën për zgjedhjet e reja në Tiranë, ku me kandidaten e duhur, me ambicien e duhur dhe me organizimin e duhur do të marrim rezultatin e duhur, për t’i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e duhur. Më vjen shumë mirë që kandidatura e Orgetës ka gjetur mbështetjen e familjes sonë të madhe politike, ku të gjithë e çmojnë kandidaten tonë për Tiranën dhe është radha e saj për ta udhëhequr Tiranën me qetësinë që e ka karakterizuar gjithnjë në detyrat që ka kryer deri tani. Aq e fortë është qasja e Orgetës ndaj bashkisë, saqë aq pak interes ka kush do të jetë rivali i saj nga partitë e tjera, që do të hyjnë të humbur dhe do të dalin akoma më të humbur”, tha Rama.

    Në fjalën e tij Rama theksoi se është me domosdoshmëri zgjedhja e një kryetari të ri në krye të Bashkisë së Tiranës dhe renditi një sërë punësh që kanë nevojë për vëmendje. Kreu i qeverisë u shpreh se do të ndërhyhet në drejtimin e ujësjellësit të kryeqytetit, me anë të Operatorit Kombëtar të Ujit. Ai paralajmëroi paralajmëroi edhe krijimin e një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve, ndërsa mbledhja e tyre do të mbetet detyrë e bashkive.
    “Kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet. Duhet patjetër që këtë proces ta udhëheqë bashkia duke përgatitur terrenin e nevojshëm për ndërtimin e kopshteve dhe shkollave të reja. Po ashtu qytetarët duan zgjidhje për transportin publik. Bashkia, në drejtimin e kryetares në detyrë dhe grupit të zgjedhur të fundmi të nëkryetarëve të rinj, ka bërë gjithçka që ka mundur, por nevoja për të legjitimuar udhëheqjen e bashkisë është çdo ditë dhe më urgjente. Duke nisur nga uji i pijshëm që është kthyer në një problem është një problem i keqadministrimit. Dhe në do të ndërhyjmë përsëri.  Ka nisur që të marr jetë duke u konceptuar, krijimi i një operatori kombëtar i cili do të funksionojë njësoj si operatori kombëtar i shpërndarjes së energjisë elektrike Bashkitë do të jenë padyshim aksionere në këtë kompani të madhe publike, ama do të udhëhiqen, duket, marrë të gjithë përgjegjësinë për ecjen e këtij procesi që shumë ka zgjatur, duke pritur që ngrihet në nivelin e duhur në të gjithë zonat e territorit. Do të krijojmë një kompani publike, ashtu si kundrejt në fushën e energjisë, do të jetë e organizuar krejt ndryshe, duke filluar nga burimet njerëzore që mund të jenë burime partie, por burimet e kompetencës profesionale dhe teknike. Qytetarët kanë shqetësim mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve. Procesi i krijimit të një autoriteti kombëtar për trajtimin e mbetjeve ndërkohë që mbledhja e mbetjeve do të vazhdojë të mbetet detyrë e obligueshme e bashkive, duke mbajtur parasysh që niveli i pastrimit është përmirësuar mjaftueshëm dhe jo ndjeshëm,”-u shpreh Rama.

  • “Operator për trajtimin e mbetjeve”, Rama: Mungesa e çerdheve dhe kopshteve publike shqetësim që duhet adresuar

    “Operator për trajtimin e mbetjeve”, Rama: Mungesa e çerdheve dhe kopshteve publike shqetësim që duhet adresuar

    Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me ministrat dhe deputetët socialistë të qarkut të Tiranës, adresoi disa nga problematikat kryesore që shqetësojnë qytetarët, duke theksuar se trajtimi i mbetjeve, krijimi i hapësirave publike, shtimi i çerdheve e kopshteve si dhe përmirësimi i transportit urban janë prioritete të qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.
    Ai njoftoi nisjen e procesit për krijimin e një operatori kombëtar për menaxhimin e mbetjeve, ndërsa bashkitë do të vijojnë të mbeten përgjegjëse për mbledhjen e tyre.
    Duke folur për Tiranën, Rama theksoi se hapësirat e çliruara nga ndërtimet duhet të kthehen në ambiente publike të dobishme për qytetarët dhe se kërkesa për çerdhe e kopshte po rritet më shpejt se oferta, ndaj ndërtuesit do të angazhohen të kontribuojnë në këtë drejtim. Një tjetër shqetësim i madh, sipas tij, mbetet cilësia e transportit urban, ku qeveria dhe bashkia do të bashkëpunojnë për zgjidhje konkrete.

    Rama: Qytetarët sot kanë shqetësim trajtimin e mbetjeve. Edhe për këtë. Jo vetëm për Tiranën por për të gjithë territorin ka filluar, sikundër e kemi prezantuar me ish-ministren e Turizmit dhe Mjedisit, që sot ka marrrë një detyrë tjetër, Mirela Kumbaron, procesi i krijimit të një operatori kombëtar për trajtimin e mbetjeve. Mbledhja e mbetjeve do të vijojë të mbetet detyrë e bashkive. Niveli i pastrimit është përmirësuar ndjeshëm. Qytetarët e Tiranës duan të shohin të shkojë deri në fund ajo që ka nsiur me hapësirat publike. Do t’i largojmë në çdo cep të Tiranës. Ato hapësira nuk mund të mbeten thjesht hapësira nga ku është hequr një ngrehinë, por duhet të kthehen në hapësira publike të dobishme. Shqetësim tjetër që duhet adresuar, është kërkesa për çerdhe dhe kopshte publike rritet shumë më tepër se sa rritet oferta. Është e mundur, ne e kemi të qartë se si bëhet kjo. kemi filluar të përcakotjmë disa kritere për të gjithë ata që do të ndërtojnë në Tiranë për të kontribuuar në kopshte dhe çerdhe. Këtë proces do ta udhëheqë bashkia dhe ne do ta mbështesim. Qytetarët duan zgjidhje për cilësinë e transportit urban./vizionplus.tv