Tag: mbetjeve

  • Menaxhimi i integruar i mbetjeve – Fieri dhe Elbasani, së shpejti me një infrastrukturë të re moderne

    Menaxhimi i integruar i mbetjeve – Fieri dhe Elbasani, së shpejti me një infrastrukturë të re moderne

    Qytetet e Fierit dhe Elbasanit pritet të kenë një infrastrukturë të re dhe moderne për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Operatori i Blerjeve të Përqendruara ka hapur dy tenderët me vlerë totale prej 66.1 milionë lekë për projektimin e infrastrukturës në këto dy qytete.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Referuar dokumentit në Agjencinë e Prokurimit Publik, projektimi për zonën e mbetjeve të Elbasanit ka një fond limit prej 34 milionë lekësh dhe parashikon krijimi i sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta, duke siguruar një zgjidhje të qëndrueshme, efikase ekonomikisht në përputhje me standardet mjedisore. Qëllimi i zgjerimit është të rritet kapaciteti i depozitimit dhe të sigurohet një menaxhim i qëndrueshëm i mbetjeve për periudha 10–20 vjeçare. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Nga ana tjetër, një nga kërkesat e parashtruara nga shoqëria “ECO – ELB” sh.a e menaxhimit të mbetjeve të Elbasanit është dhe instalimi i një impianti fotovoltaik me kapacitet prodhues 2mW/h, për përmirësimin e gjendjes aktuale mjedisore në afërsi të landfillit rajonal të Elbasanit dhe rritjen e efikasitetit energjitik në shërbim të objekteve që do të futen në prodhim.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga ana tjetër, projektimi për zonën e mbetjeve të Fierit ka një fond limit prej 32 milionë lekësh dhe parashikon krijimin e sistemit të menaxhimit të mbetjeve të ngurta për Fierin. Ky projekt do të reduktojë ndotjen, si dhe do të përmirësojë cilësinë e jetesës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Po kështu edhe në qarkun e Fierit, në landfill parashikohet instalimi i një impianti fotovoltaik me kapacitet prodhues 2mW/h, për përmirësimin e gjendjes aktuale mjedisore në afërsi te landfillit rajonal të Fierit. Ndërkohë, qëllimi i instalimit të impiantit foto-voltaik është: sigurimi i energjisë elektrike të qëndrueshme dhe me kosto të ulët për landfillin; ulja e varësisë nga rrjeti kombëtar, si dhe do të kontribuojë në reduktimin e emetimeve të karbonit dhe në zbatimin e objektivave të gjelbërimit, thuhet në dokumentin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

  • Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

    Qeveria pranon zyrtarisht dështimin e inceneratorëve/ Hapen tenderat për ndërtim landfillesh në Fier dhe Elbasan

    Qeveria shqiptare ka shpallur zyrtarisht dështimin total të inceneratorëve. Pasi dogji 60 milionë euro nga paratë e qytetarëve shqiptarë për të ndërtuar inceneratorin e Elbasanit dhe atë të Fierit, qeveria ka vendosur sot braktisjen e tyre duke shpallur tender për projektimin e një zgjidhje të re të menaxhimit të mbetjeve në qytetin e Fierit dhe atë të Elbasanit.

    Tenderi me fond limit 660 mijë euro është shpallur nga Operatori i Blerjeve të Përqëndruara dhe ka si objekt projektimin e Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve në zonat e Mbetjeve Fier dhe Elbasan, pikërisht në dy qytetet ku janë ndërtuar inceneratorët.
    Sipas dokumentave të konsultuara nga Kapitali, kompania e përzgjedhur fituese duhet të projektojë zgjerimin e landfilleve ekzistuese të mbetjeve në Elbasan dhe Fier, të cilat u projektuan të vogla për shkak se mbetjet gjoja do të digjeshin nga inceneratorët.
    Përveç zgjerimit të landfilleve ekzistuese, kompania ngarkohet të projektojë ndërtimin e landfilleve të reja, Impantet e Mbetjeve Inerte, Impiantet e Rekuperimit të Materialeve e kështu me radhë.

    Me pak fjalë, qeveria po nxjerr jashtë loje përfundimisht inceneratorët e kushtueshëm, të cilët nuk punuan asnjë ditë të vetme, duke u kërkuar qytetarëve shqiptarë, që pasi paguan 60 milionë euro për t’u hedhur në kosh, të paguajnë dhjetra milionë euro të tjera, tashmë për ndërtim landfillesh, që të mbajnë plehrat e Elbasanit dhe Fierit./Kapitali.al

  • Menaxhimi i mbetjeve/ Plane për landfill-e të reja, ja kostoja

    Menaxhimi i mbetjeve/ Plane për landfill-e të reja, ja kostoja

    Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan.
    Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro
    Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve konkretisht në zonën e mbetjeve Fier dhe atë Elbasan, dy rajone ku më herët zunë vend projektet e inceneratorëve.
    Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan.
    Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë në hyrje të tyre nënvizohen edhe planet sa i takon infrastrukturës.
    “Ky dokument paraqet një set të detajuar të Termave të Referencës (ToR) për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve ekzistuese, krijimit të impianteve për rekuperimin e materialeve (MRF), si dhe ndërtimit të landfilleve për mbetje të riciklueshme shtëpiake, përfshirë në të dhe një Njësi për Mbetjet Industriale dhe të Rrezikshme. Dokumenti është konceptuar për të udhëhequr procesin e projektimit dhe implementimit të këtyre ndërhyrjeve në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e BE-së,” thuhet në dokument. Në fund të tij parashikohet që kostoja e ndërtimit të jetë rreth 7.4 milionë euro.
    I njëjti parashtrim bëhet edhe në hyrjen e termave të referencës për zonën e Elbasanit, por këtu kostoja është pak më e lartë.
    “Duke ju referuar VKM nr. 354, datë 11.05.2016, ‘Për miratimin e Manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, në projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim’, llogaritja e fondit limit është bërë si më poshtë vijon: Vlera e ndërtimit në euro pa TVSH 8,012,737.46 euro – kosto e llogaritshme. Vlera e ndërtimit pa TVSH 785,248,271.08 lekë – kosto e llogaritshme e objektit/ve në të cilën përmblidhen vetëm punime civile ndërtimore dhe shërbime, pa përfshirë vlerën e pajisjeve dhe të makinerive. Vlera e ndërtimit me TVSH 942,297,925.296 lekë (kosto e llogaritshme me TVSH),” thuhet në dokument.
    Projektet janë një llogaritje fillestare dhe ato do të duhet të kalojnë oponencën teknike. Menaxhimi i mbetjeve në vend ka pasur një politikë jo shumë të qartë, teksa pak vite më parë pati një përqendrim me projekte drejt incenerimit.
    Si landfillet ashtu edhe incenerimi mund të jenë plotësues të njëri-tjetrit, edhe pse plotësisht të ndarë në operim, por synimi është që në incenerim të shkojnë mbetjet që nuk mund të riciklohen, duke ulur volumet në landfille.

  • Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

    Menaxhimi i mbetjeve, pas inceneratorëve Fier e Elbasan, plane për landfill-e të reja 15.4 mln euro

    Qeveria po planifikon të marrë masa të reja sa i takon projektimit të Infrastrukturës së Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve konkretisht në zonën e mbetjeve Fier dhe atë Elbasan, dy rajone ku më herët zunë vend projektet e inceneratorëve.Një procedurë prokurimi e çelur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara këtë të hënë me një fond limit 66 milionë lekë apo 660 mijë euro për dy lotet në fjalë parashikon pikërisht këtë plan.Referuar termave të referencës që shoqërojnë këtë procedurë në hyrje të tyre nënvizohen edhe planet sa i takon infrastrukturës.“Ky dokument paraqet një set të detajuar të Termave të Referencës (ToR) për realizimin e projekteve të zgjerimit të landfillit ekzistues rajonal të Zonës së Mbetjeve Fier, ndërtimit të impianteve për mbetje inerte, kapsulimit të landfilleve ekzistuese, krijimit të impianteve për rekuperimin e materialeve (MRF), si dhe ndërtimit të landfilleve për mbetje të riciklueshme shtëpiake, përfshirë në të dhe një Njësi për Mbetjet Industriale dhe të Rrezikshme. Dokumenti është konceptuar për të udhëhequr procesin e projektimit dhe implementimit të këtyre ndërhyrjeve në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare dhe kërkesat e BE-së,” thuhet në dokument. Në fund të tij parashikohet që kostoja e ndërtimit të jetë rreth 7.4 milionë euro.I njëjti parashtrim bëhet edhe në hyrjen e termave të referencës për zonën e Elbasanit, por këtu kostoja është pak më e lartë.“Duke ju referuar VKM nr. 354, datë 11.05.2016, ‘Për miratimin e Manualit të tarifave për shërbime në planifikim territori, në projektim, mbikëqyrje dhe kolaudim’, llogaritja e fondit limit është bërë si më poshtë vijon: Vlera e ndërtimit në euro pa TVSH 8,012,737.46 euro – kosto e llogaritshme. Vlera e ndërtimit pa TVSH 785,248,271.08 lekë – kosto e llogaritshme e objektit/ve në të cilën përmblidhen vetëm punime civile ndërtimore dhe shërbime, pa përfshirë vlerën e pajisjeve dhe të makinerive. Vlera e ndërtimit me TVSH 942,297,925.296 lekë (kosto e llogaritshme me TVSH),” thuhet në dokument.Projektet janë një llogaritje fillestare dhe ato do të duhet të kalojnë oponencën teknike.Menaxhimi i mbetjeve në vend ka pasur një politikë jo shumë të qartë, teksa pak vite më parë pati një përqendrim me projekte drejt incenerimit. Si landfillet ashtu edhe incenerimi mund të jenë plotësues të njëri-tjetrit, edhe pse plotësisht të ndarë në operim, por synimi është që në incenerim të shkojnë mbetjet që nuk mund të riciklohen, duke ulur volumet në landfille. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim

    Fondet buxhetore për mbetjet në rritje, shërbimi në përkeqësim

    Në vitin 2024, rreth 89% e popullsisë mori shërbime për menaxhimin e mbetjeve. sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, ky tregues pësoi rënie me dy pikë përqindjeje, krahasuar me vitin 2023.Edhe pse shifra është dukshëm më e lartë se në vitin 2016, kur vetëm 69% e popullsisë mori këtë shërbim, përmirësimet nuk kanë ecuri në raport të drejtë me investimet e mëdha që janë kryer në këtë sektor gjatë dekadës së fundit.Rreth 14 miliardë lekë nga buxheti i shtetit janë derdhur për ndërtimin e tre incineratorëve në Tiranë, Fier dhe Elbasan, të cilët ishin parashikuar të modernizonin trajtimin e mbetjeve urbane dhe të zëvendësonin depozitimin në fusha të hapura. Por, ndonëse kompanitë koncesionare kanë marrë pagesat për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre, asnjë prej këtyre impianteve nuk funksionon aktualisht.Pavarësisht shpenzimeve të mëdha publike, mbulimi me shërbimet e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve ka shënuar rënie. Bashkitë vazhdojnë të përballen me probleme në mbledhjen dhe transportin e mbetjeve, veçanërisht në zonat rurale, ndërsa qytetet e mëdha përballen me kosto të larta dhe mungesë transparence për menaxhimin e kontratave.Që Shqipëria të arrijë standardet europiane në menaxhimin e mbetjeve, duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si i koncepton, financon dhe zbaton politikat në këtë sektor.Në Bashkimin Europian, mbi 45% e mbetjeve urbane riciklohen, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është nën 20%. Shtetet europiane kanë reduktuar ndjeshëm varësinë nga landfilli dhe djegia, duke vendosur taksa të larta për depozitimin dhe duke stimuluar ndarjen e mbetjeve në burim.Shumë bashki ne vendin tonë nuk kanë kapacitete teknike, financiare apo njerëzore për të ofruar shërbime të qëndrueshme. Në BE, menaxhimi i mbetjeve është kompetencë lokale. Shqipëria tashmë ka krijuar një Agjenci Kombëtare për Menaxhimin e Mbetjeve.Aktualisht, Europa po kalon drejt digjitalizimit të sistemit të mbledhjes së mbetjeve: me sensorë që matin mbushjen e koshave dhe aplikacione që gjurmojnë rrjedhën e mbetjeve.Në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Maqedoninë e Veriut po zhvillohen modele rajonale të bashkëpunimit midis komunave, ku disa njësi vendore menaxhojnë bashkë qendrat e riciklimit ose landfill-et. Kjo praktikë është treguar e suksesshme për komunat me kapacitete financiare dhe teknike të kufizuara.Sfidat kryesore për Shqipërinë lidhen me mungesën e ndarjes së mbetjeve në burim, mbledhjen e paplotë të tyre në zonat rurale dhe menaxhimin e landfill-eve që shpesh nuk përmbushin standardet mjedisore. Edhe pse ekziston një strategji kombëtare për menaxhimin e integruar të mbetjeve, zbatimi praktik i saj është ende i kufizuar.Burimi: INSTATKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Mbetjet, rikthim në pikën zero!

    Mbetjet, rikthim në pikën zero!

    Mbetjet, rikthim në pikën zero!
    Emisioni “Kronos”
    Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka marrë qindra miliona euro, ndodhet në pikën zero dhe vetëm 3 bashki nga 61 në total arrijnë të grumbullojnë dhe menaxhojnë një pjesë të tyre.
    Një situatë utopike!
    Shqipëria duket se është në të njëjtin stad me vitet 90’. Qytetarët derdhin plehrat në kosha dhe ndonjëherë në rrugë.
    Asgjë nuk ka ndryshuar dhe pse qindra milionë euro janë shpenzuar dhe vazhdojnë të hidhen për këtë qëllim.
    Prej vitesh një nga problemet kryesore të Shqipërisë mbetet menaxhimi i mbetjeve, proces që dhe pse ka marrë qindra miliona euro, ndodhet në pikën zero! Vetëm 3 bashki nga 61 në total arrijnë të grumbullojnë dhe menaxhojnë një pjesë të mbetjeve që gjenerojnë, por procesi sërish lë jashtë ndarjen në burim duke krijuar sfida të shumta.
    Inceneratorët janë vulosur si një aferë korruptive dhe nga Prokuroria e Posaçme.
    Por deri ku është Shqipëria me situatën e menaxhimit të mbetjeve krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të Bashkimit Europian, ku synon të hyjë?
    Kapitulli për mbetjet duket se do të jetë më i vështiri në negociatat që Shqipëria ka hapur për t’u anëtarësuar në BE.
    Vitet e fundit për anëtarët e qeverisë socialiste ka qenë një temë tabu të flisnin për menaxhimin e mbetjeve. Afera me inceneratorët e cila ka vënë pas hekurave një ish-ministër, një ish-deputet dhe dhjetëra zyrtarë të tjerë të lartë, duke përfshirë dhe akuzat për ish-zv/kryeministrin, ka qenë një nga njollat më të mëdha për qeverisjes Rama.
    Fitorja e zgjedhjeve elektorale të vitit 2025 e cila i dha 83 mandate Partisë Socialiste, por dhe degradimi i situatës me djegien e plehrave në disa bashki, duket se detyroi vetë kryeministrin Edi Rama që të prezantonte një strategji të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku ironikisht incenerimi nuk përmendet duke vënë në krye të saj ndarjen në burim dhe trajtimin e tyre përmes procesit të groposjes.
    Duket se kjo strategji është orientuar në përputhje me direktivat që ka për menaxhimin e mbetjeve Bashkimi Europian, ku Shqipëria e cila ka hapur negociatat për disa kapituj, do të duhet të përputhë strategjitë në këtë sektor me ato europiane. Sfidat megjithatë janë të mëdha, si në aspektin e faturës që kërkon një investim në këtë drejtim dhe në energjitë dhe kohën që morën projektet e inceneratorëve, të cilat nëse do të kishin rezultuar të suksesshme do të na çonin në gjysmën e rrugës.
    “Ky është kapitulli më sfidues i negociatave dhe aspekti më sfidues i anëtarësimit tonë në Bashkimin Europian. E them me keqardhje që ndërkohë kemi vënë re një përmirësim të mëtejshëm të gjithë proceseve të pastrimit, nuk vëmë re asnjë vetëdijësim domethënës nga ana e qytetarëve në raport me mbajtjen pastër të territorit dhe nuk vëmë re përmirësime domethënëse në trajtimin e mbetjeve”, tha gjatë prezantimit kryeministri Edi Rama.
    Pas krizës së menaxhimit të mbetjeve që ka pushtuar pothuajse të gjithë territorin, zgjidhja institucionale që po ofrohet mbështetet në ngritjen e një entiteti publik i cili do të grumbullojë dhe trajtojë të gjitha mbetjet në nivel kombëtar.
    “Operatori kombëtar i trajtimit të mbetjeve, një agjenci e re e cila do të në jetë në dispozicion të të gjithë republikës duke përqendruar të gjithë procesin e grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve dhe nuk do të administrohet nga bashkitë, por nga ky operator kombëtar në bashkëpunim me hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, sqaroi Rama.
    Marrja në menaxhim e gjithë procesit të trajtimit të mbetjeve nga një operator kombëtar ngre pikëpyetje të shumta lidhur me kostot që do i shtohen bashkive si kliente që do të paguajnë një tarifë të caktuar për këtë proces, por dhe marrjen e kompetencave dhe përgjegjësive për menaxhimin e mbetjeve nga qeveria qendrore.
    Në një deklaratë në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, ambasada e Zvicrës dhe ajo e Suedisë u kujdesën të lëshojnë një mesazh për valën e reformave në fushën e administrimit të mbetjeve dhe ujit, të cilat tashmë kalojnë në dorë të ekzekutivit.
    “Një vetëqeverisje vendore autonome është gurthemeli i çdo demokracie të shëndetshme. Bashkitë ofrojnë shërbime publike thelbësore dhe ato janë lidhja më e ngushtë midis qytetarëve dhe shtetit – duke siguruar pjesëmarrjen, angazhimin qytetar dhe llogaridhënien vendore. Ne nënvizojmë rëndësinë e sigurimit që çdo reformë që ndikon në qeverisjen vendore të zhvillohet përmes një dialogu të strukturuar, transparent dhe gjithëpërfshirës – me pjesëmarrjen kuptimplotë të autoriteteve vendore, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë”, thanë në deklaratë dy ambasadat.
    Në një nismë të re ligjore e cila u miratua disa ditë më parë në Kuvend, qeveria i është rikthyer procesit të ndarjes së mbetjeve në burim, ndërsa për trajtimin e tyre është vendosur që prioritet të jetë riciklimi dhe jo incenerimi duke bërë një kthesë 180 gradë me politikën që ndoqi përgjatë një dekade.
    Në projektligjin e ri hierarkia e menaxhimit të mbetjeve është parandalimi, përgatitja e mbetjeve për ripërdorim, riciklimi, rikuperimi dhe e fundit është asgjësimi.

  • Milionat që u dogjën me inceneratorët dhe fatura e re që do ta paguajnë shqiptarët për mbetjet

    Milionat që u dogjën me inceneratorët dhe fatura e re që do ta paguajnë shqiptarët për mbetjet

    Emisioni “Kronos”

     

    Prej më shumë se një dekade, Shqipëria mbetet peng i një prej dështimeve më të mëdha publike: menaxhimi i mbetjeve.
    Megjithëse janë shpenzuar qindra milionë euro, vendi ndodhet sot pothuajse në pikën zero — vetëm 3 bashki nga 61 arrijnë të menaxhojnë një pjesë të mbetjeve që gjenerojnë.

     

    Qytetarët i hedhin plehrat në rrugë e në koshat që mbushen përditë, ndërsa rezultatet e premtuara nga projektet gjigante të inceneratorëve mungojnë plotësisht.

     

    Një cikël dështimesh që kushton miliona

     

    Afera e inceneratorëve, tashmë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është cilësuar si një nga skandalet më të mëdha financiare të viteve të fundit. Projekte që u prezantuan si zgjidhje moderne për mbetjet, janë kthyer në shembuj të shpërdorimit dhe keqmenaxhimit.

     

    Tre impiantet në Elbasan, Fier dhe Tiranë kanë marrë mbi 155 milionë euro nga buxheti i shtetit, por asnjëri nuk funksionon.

     

    Në Elbasan, inceneratori i përfunduar në vitin 2017 ndodhet nën sekuestro dhe në shumicën e rasteve jashtë pune. Në Fier, objekti nuk ka përfunduar ende megjithëse pagesat janë kryer. Ndërsa në Tiranë, kontrata 430 milionë euro për një incenerator që nuk ekziston, vijon të jetë simbol i një projekti të dështuar.

     

    Nga incenerimi te rikthimi i landfillit

     

    Pas viteve të heshtjes dhe pastrimit të përgjegjësive, qeveria ka prezantuar një strategji të re për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Në këtë dokument, termi “incenerator” shmanget krejtësisht, duke i dhënë përparësi ndarjes në burim dhe trajtimit përmes groposjes dhe riciklimit.
    Qeveria propozon ngritjen e një Operatori Kombëtar të Trajtimit të Mbetjeve, që do të marrë në dorëzim të gjithë procesin, duke e larguar nga bashkitë. Ky ndryshim sjell pyetje të reja mbi kostot që do të transferohen te qytetarët dhe bizneset, si dhe mbi koncentrimin e kompetencave në nivel qendror.

     

    Alarm nga partnerët ndërkombëtarë

     

    Ambasadat e Zvicrës dhe Suedisë kanë paralajmëruar për rrezikun e centralizimit të skajshëm të reformës. Sipas tyre, “vetëqeverisja vendore është themel i demokracisë, dhe çdo reformë duhet të zhvillohet përmes dialogut të hapur e transparent”.

     

    Ndërkohë, projektligji i ri miratuar në Kuvend parashikon që parimi “ndotësi paguan” të zbatohet rreptësisht, duke rritur kostot për kompanitë dhe komunitetet që gjenerojnë mbetje.

     

    Fatura që rikthehet tek qytetarët

     

    Sipas Ministrisë së Mjedisit, objektivi për riciklimin sipas direktivave të BE-së duhet arritur deri në vitin 2035. Por rruga drejt këtij qëllimi do të kushtojë shtrenjtë: rreth 683 milionë euro investime të reja, ndërsa kostoja e trajtimit të mbetjeve pritet të dyfishohet në 170 euro për ton.
    Në fakt, kjo do të thotë se qytetarët do të paguajnë dy herë – një herë për inceneratorët që nuk funksionuan, dhe tani sërish për të ndërtuar një sistem të ri.

     

    Nga premtimet te realiteti

     

    Kryeministri Edi Rama pranoi se menaxhimi i mbetjeve mbetet një nga kapitujt më sfidues në procesin e integrimit europian, por fajësoi bashkitë dhe qytetarët për mungesën e ndërgjegjësimit.
    Megjithatë, përgjegjësia politike dhe institucionale për projektet e dështuara mbetet në nivel qendror – aty ku u morën vendimet, u firmosën kontratat dhe u derdhën paratë publike.

     

    Strategjia e re dhe investimet nga e para do të sjellin kosto të reja buxhetore dhe qytetarët do të duhet të paguajnë dhe njëherë për gabimet dhe korrupsionin që shkaktuan inceneratorët. Kjo ishte dhe arsyeja se përse ligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve kaloi në heshtje duke anuluar diskutimet në parlament.

     

    Pas më shumë se 10 vitesh, Shqipëria është sërish në pikën e nisjes: pa inceneratorë funksionalë, me landfille që po mbyten, dhe me një sistem që kërkon edhe më shumë para nga taksapaguesit.
    Një histori e shtrenjtë që nisi me premtimin për të pastruar vendin — dhe që përfundoi duke ndotur më shumë financat publike.

  • Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

    Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

    Menaxhimi i mbetjeve është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet Shqipëria, duke e ekspozuar vendin përpara një katastrofe mjedisore. Lumenj, përrenj, rrugë, qytete, fshatra apo dete janë mbushur me mbetje, që dëshmojnë se në këto tri dekadat e fundit politikat e ndjekura për pastrimin e vendit nuk kanë qenë të duhurat. Përmes pamjeve, denoncimeve nga ekspertë e banorë, Inside Story ka dokumentuar gjendjen alarmante në vend depozitimet e shumë qyteteve.
    “Shqipëria është një vend i pisët, edhe pse flasim për turizmin, shikojmë ato nismat njëherë në vit shumë demonstrative nga ana e institucioneve qendrore apo lokale që dalin edhe në nivel minsiterial mbledhin këto mbetje, por Shqipëria nuk pastrohet në një ditë. Duhet të jenë të vazhdueshme dhe mbi të gjitha të mos hedhin mbetje përsëri”, u shpreh eksperti i ekonomisë, Klodian Muço.
    Në 37 raste, vend-depozitimet janë ndërtuar buzë lumenjve. Tre bashki në qarkun e Gjirokastrës i kanë vend-depozitimet buzë lumit Vjosa, që është shpallur park kombëtar, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe lumenjve.
    Sipas një raporti monitorimi për zbutjen e riskut të përgatitur nga Ministria e Mjedisit në vitin 2018, bashkitë trashëguan rreth 199 vend depozitime ilegale dhe jo-sanitare, një pjesë e të cilëve vijojnë të përdoren edhe sot, ndërsa një pjesë janë braktisur prej vitesh. Por, ato mbeten burim i rrezikshëm infeksionesh.
    “Vetë institucionet që duhet të merren me menaxhimin e mbetjeve shpeshherë kanë krijuar venddepozitime ilegale dhe kjo është një kambanë alarmi. Ka qenë ndër vite dhe le të themi dëshpërimisht vazhdojmë të kemi vendepozotime ilegale, nuk po them për ato që janë miratuar por janë të pa-standardizuara por ka edhe venddepozitime që nuk figurojnë fare në listat e institucioneve por janë vatra të ndotjes së mjedisit”, u shpreh eksperti i mjedisit Kristi Bashmilli.
    Raporti citon se shpesh konstatohet që miratimi i vend grumbullimeve nuk ka kaluar në asnjë proces vlerësimi teknik, por thjesht administrativ. Bashkitë e gjendura para nevojave emergjente për menaxhimin dhe depozitimin e mbetjeve kanë miratuar me vendime Këshilli Bashkiak, parcela kryesisht prona publike të cilat kanë shërbyer për vite me radhë si vend depozitime të mbetjeve bashkiake.
    Si rrjedhim, bashkitë nuk administrojnë asnjë dokumentacion teknik: studime gjeologjike, projekte teknike, leje ndërtimi apo mjedisore në lidhje me vend depozitimet që ndodhen në territorin e tyre.
    “Landfillet sanitare që janë investuar kanë problematike, por më problematike është shtrirja e venddepozitimeve që nuk plotësojnë standardet për të qenë landfill sanitar dhe shpeshherë ato ndodhen buzë lumenjve ku edhe shtresat e zhavorrit krijojnë një filtrim të lartë duke ndotur ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore”, u shpreh eksperti i mjedisit, Kristi Bashmilli.
    Duke u nisur nga kërkesat e bashkive, raporti ka përllogaritur se 44 vendgrumbullime duhen rehabilituar, 62 duhen mbyllur urgjentisht dhe 93 prej tyre duhen larguar. Kjo ndërhyrje është përllogaritur të kishte një kosto prej rreth 870 mln lekësh, pa përfshirë kostot e transportit të mbetjeve.
    Por, kanë kaluar 7 vite nga miratimi i këtij raporti dhe dokumentimi i situatës së menaxhimit në vend dhe në terren nuk ka ndryshuar asgjë. Përballë kësaj situate, institucionet kanë “mbyllur sytë”, duke lejuar paligjshmërinë që po shkakton dëme të pakthyeshme në mjedis, në shëndetin e popullatës dhe në buxhetin e vendit. Pamjet që ka mundur të sigurojë Inside Story dëshmojnë se Shqipëria vazhdon të notojë në mbeturina.
    “Mjedisi është problemi ynë kryesor që askush prej nesh nuk do që ta zgjidhim. Shohim po ashtu edhe mbetje të vjetra, që kanë vite që nuk menaxhohen as nga autoritet lokale, por edhe të furnizuara nga ne njerëzit qoftë në zona të frekuentuara qoftë në zona më pak të vizituara që i gjen nëpër cepa, nëpër vrima muresh, shkëmbinj, qoshe lumenjsh, rrjedha fshatrash. Ti sot gjen në çdo mjedis mbetje si një shenjë e pakujdesisë sonë”, u shpreh ekspertja e mjedisit, Flora Xhemani Baba.
    Ministria e Mjedisit thotë se disponojnë 10 studime fizibiliteti të hartuara në vitin 2022, sa i përket venddepozitimeve ilegale dhe josanitare. Bazuar në këto studime pjesë e investimeve do të jenë mbyllja/rehabilitimi i venddepozitimeve të pakontrolluara, zgjerimi me qeliza të reja, mbyllja e kapsulimi i qelizave ekzistuese. Ndërhyrjet parashikohet të realizohen deri në vitin 2028 dhe do të sigurojnë përputhshmëri e plotë të tyre me standardet e Bashkimit Evropian.
    Sipas Planit Kombëtar Sektorial për menaxhimin e mbetjeve urbane, i miratuar në vitin 2020 vendi është i ndarë në 10 zona të menaxhimit të mbetjeve dhe funksionojnë 7 landfille sanitare. Ministria sqaron se tre zonat e mbetjeve: Berat, Dibër dhe Kukës në të cilat nuk ka landfille rajonale, janë në proces dizenjimi dhe më pas ndërtimi./Top Channel

  • Afera me mbejet, denoncimi: Bashkia Durrës i dha miliona euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

    Afera me mbejet, denoncimi: Bashkia Durrës i dha miliona euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

    Zëdhënësja Antikorrupsion në PD, Genta Vangjeli ka denoncuar depozitimin e mbetjeve urbane në Durrës.
    Në një deklaratë për shtyp, Vangjeli deklaroi se Bashkia Durrës në vitin 2021, ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje me kompaninë Integrated Energy BV SPV, me vlerë rreth 13.5 milionë euro për një afat katërvjeçar, për sasinë e pritshme prej 320 mijë ton mbetjesh.
    Të njëjtën kompani, sipas Vangjelit, Bashkia Durrës e ka shpallur sërish fituese këtë vit, për një tjetër procedurë prokurimi pa shpallje paraprake.
    Vangjeli deklaroi se ky tender ngre disa pikëpyetje, si mungesa e transparencës apo dyshime për abuzime me procedurat e prokurimit.
    Deklarata e Genta Vangjelit
    Depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një tjetër histori të dyshuar korruptive, me kontrata pa transparencë dhe me miliona euro që përfundojnë në llogaritë e një kompanie që ndodhet nën sekuestro për shkak të hetimeve nga SPAK.
    Më 8 tetor 2021, Bashkia Durrës ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje me kompaninë Integrated Energy BV SPV, me vlerë rreth 13.5 milionë euro për një afat katërvjeçar, për sasinë e pritshme prej 320 mijë ton mbetjesh.
    Pas skandalit me inceneratorin inekzistent dhe kallëzimit penal të bërë nga opozita, SPAK nisi hetimet për kompaninë Integrated Energy BV SPV, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sekuestros preventive.
    Pavarësisht kësaj situate, më 14 tetor 2025, Bashkia Durrës ka shpallur sërish fituese të njëjtën kompani, për një tjetër procedurë prokurimi-sërish me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës- me objekt ‘Depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës’, me një fond limit prej 6.2 milionë euro për një afat 3-vjeçar. Vlera fituese ka qenë 100% e fondit limit, ose rreth 7.4 milionë euro me tvsh.
    Ky tender ngre disa pikëpyetje serioze:
    Mungesë transparence-nuk ka asnjë informacion mbi sasinë e pritshme të mbetjeve apo specifikimet teknike të shërbimit.
    Dyshime për abuzim me procedurat e prokurimit-përdorimi i procedurës me negocim pa shpallje paraprake nuk justifikohet ligjërisht.
    Sipas nenit 47 të Ligjit për Prokurimin Publik, kjo procedurë lejohet vetëm në raste të veçanta, si mungesë ofertash të vlefshme, arsye teknike të pamundësisë së konkurrencës, apo nevoja ekstreme të paparashikueshme-asnjë nga këto kushte nuk është i zbatueshëm në rastin konkret.
    Mospërputhje financiare-në kontratën e vitit 2021, vlera ishte rreth 2.8 milionë euro në vit, ndërsa në tenderin e vitit 2025 shkon në rreth 2 milionë euro në vit. Nuk ka asnjë sqarim nëse kjo diferencë lidhet me uljen e sasisë së mbetjeve apo me arsye të tjera.
    Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të hetojë me urgjencë këto kontrata, të cilat-sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit – nuk garantojnë qëndrueshmëri financiare, pasi të ardhurat e krijuara nuk mbulojnë shpenzimet e shërbimit.
    Edhe më shqetësues është fakti se incenerimi i mbetjeve nuk kryhet, pasi inceneratori nuk ekziston.
    Kjo është një tjetër provë se si qeverisja e Edi Ramës dhe bashkitë nën drejtimin e tij vijojnë të shpërdorojnë fondet publike në shërbim të aferave korruptive, në kurriz të qytetarëve.

  • Depozitimi i mbetjeve/ Denoncimi i PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

    Depozitimi i mbetjeve/ Denoncimi i PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

    Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër aferë korruptive me kontrata për depozitimin e mbetjeve urbane, duke i dhënë miliona euro një kompanie që ndodhet nën hetim dhe sekuestro nga SPAK.
    Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, deklaroi sot se depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një “histori të re të dyshuar korrupsioni”, me kontrata pa transparencë dhe me fitues të paracaktuar.
    “Depozitimi i mbetjeve urbane në Durrës është kthyer në një tjetër histori të dyshuar korruptive, me kontrata pa transparencë dhe me miliona euro që përfundojnë në llogaritë e një kompanie që ndodhet nën sekuestro për shkak të hetimeve nga SPAK.”- deklaron Vangjeli.
    Sipas saj, më 8 tetor 2021, Bashkia Durrës ka lidhur një kontratë me negocim pa shpallje me kompaninë Integrated Energy BV SPV, me vlerë rreth 13.5 milionë euro për katër vjet, për depozitimin e rreth 320 mijë ton mbetjesh.
    PD deklaron se pas skandalit me inceneratorin inekzistent dhe kallëzimit penal të bërë nga opozita, SPAK nisi hetimet për kompaninë Integrated Energy BV SPV, e cila aktualisht ndodhet nën masën e sekuestros preventive.
    Pavarësisht kësaj situate, më 14 tetor 2025, Bashkia Durrës ka shpallur sërish fituese të njëjtën kompani, për një tjetër procedurë prokurimi-sërish me negocim pa shpallje paraprake të njoftimit të kontratës- me objekt ‘Depozitimi i mbetjeve urbane, Bashkia Durrës’, me një fond limit prej 6.2 milionë euro për një afat 3-vjeçar. Vlera fituese ka qenë 100% e fondit limit, ose rreth 7.4 milionë euro me tvsh.
    PD thekson se ky tender ngre disa pikëpyetje serioze:

    Mungesë transparence-nuk ka asnjë informacion mbi sasinë e pritshme të mbetjeve apo specifikimet teknike të shërbimit.
     Dyshime për abuzim me procedurat e prokurimit-përdorimi i procedurës me negocim pa shpallje paraprake nuk justifikohet ligjërisht.

    “Sipas nenit 47 të Ligjit për Prokurimin Publik, kjo procedurë lejohet vetëm në raste të veçanta, si mungesë ofertash të vlefshme, arsye teknike të pamundësisë së konkurrencës, apo nevoja ekstreme të paparashikueshme-asnjë nga këto kushte nuk është i zbatueshëm në rastin konkret.
    Mospërputhje financiare-në kontratën e vitit 2021, vlera ishte rreth 2.8 milionë euro në vit, ndërsa në tenderin e vitit 2025 shkon në rreth 2 milionë euro në vit. Nuk ka asnjë sqarim nëse kjo diferencë lidhet me uljen e sasisë së mbetjeve apo me arsye të tjera”- deklaron Vangjeli.
    Partia Demokratike i kërkon SPAK-ut të hetojë me urgjencë këto kontrata, të cilat-sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit – nuk garantojnë qëndrueshmëri financiare, pasi të ardhurat e krijuara nuk mbulojnë shpenzimet e shërbimit.
    “Edhe më shqetësues është fakti se incenerimi i mbetjeve nuk kryhet, pasi inceneratori nuk ekziston.”- shprehet Vangjeli.
    PD thekson se kjo është një tjetër provë se si qeverisja e Edi Ramës dhe bashkitë nën drejtimin e tij vijojnë të shpërdorojnë fondet publike në shërbim të aferave korruptive, në kurriz të qytetarëve.
    DOKUMENTAT – KLIKO