Tag: mbetjeve

  • SYRI TV/ 700 mijë euro për fantazmën e Sharrës, pagesa një ditë pas masakrës zgjedhore

    SYRI TV/ 700 mijë euro për fantazmën e Sharrës, pagesa një ditë pas masakrës zgjedhore

    SYRI TV

    Pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, të cilat qeveria i ktheu në farsë elektorale, një nga aferat e mëdha të qeverisë Rama, vijon të marrë qindra mijëra euro nga xhepat e qytetarëve. Kompania e sekuestruar e inceneratorit të Sharrës, ka marrë 700 mijë euro pagesa për depozitimin e mbetjeve në landfill nga Bashkia e Tiranës. Vetëm në katër muajt e parë të vitit 2025, për plehrat shteti ka paguar 5 milionë euro për landfillin e Sharrës.

    Pak orë pasi u finalizua masakra elektorale e 11 Majit, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin de-fakto të kryeministrit Edi Rama, kreu një pagesë mbi 700 mijë euro për koncesionarin e Sharrës, duke dhënë sinjalin e fortë se afera korruptive e mbeturinave në kryeqytet nuk do të ndalet. Administrata e drejtuar përkohësisht nga Anuela Ristani ka nënshkruar faturën e radhës për kompaninë koncesionare, e cila është në prag të kolapsit, pasi ka të ezauruar thuajse të gjithë fushën e mbetjeve.

    Fatura është paguar paraditen e 12 Majit 2025 dhe vlera e saj është rreth 750 milionë lekë të vjetra. Sipas shënimit, kjo pagesë është kryer për shërbimin e depozitimit të mbetjeve urbane për muajin mars të këtij viti. Në 5 muaj e parë të vitit 2025, Bashkia e Tiranës ka paguar rreth 3.6 miliardë lekë të vjetra ose mbi 3.5 milionë euro. Së bashku me dy bashki të tjera që depozitojnë më shumë mbetje në landfillin e Sharrës, atë të Durrësit dhe Kamzës, fatura e paguar nga qytetarët  për shërbimin e pakryer nga kompania koncesionare arrin në rreth 5 milionë euro vetëm për vitin 2025.

    Kompania “Integrated Energy bv”, e cila është nën administrim shtetëror pas shpalljes në kërkim të pronarëve të saj në letra, Klodian Zoto e Mirel Mërtiri, nuk ka ofruar dhe vijon të mos e ofrojë shërbimin e plotë, për të cilin është kontraktuar dhe paguhet rregullisht. Kontrata koncesionare parashikonte që Bashkitë e Tiranës dhe më tej njësitë vendore të qarkut të kryeqytetit, paguajnë 29 euro për depozitim, përpunim dhe incenerimin e mbetjeve urbane.  Por, kompania nuk e ka ngritur asnjëherë inceneratorin e djegies së mbeturinave, duke krijuar një situatë jashtëzakonisht të vështirë, pasi mbetjet e papërunuara kanë krijuar kodra gjigande, duke nxitur një krizë mjedisore.  Afera e rëndë korruptive dhe financiare vijon e pandaluar, nxitur edhe nga pasiviteti ekstrem i Prokurorisë së Posaçme SPAK për ta ndaluar.

    Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i konsideruar si një ndër personat kyç të skandalit financiar të Sharrës, gjendet për mbi tre muaj në arrest, por për çështje që nuk kanë lidhje aspak me inceneratorin fantazmë, pavarësisht se ndaj tij janë dorëzuar një seri kallëzimesh me fakte e prova. Ndërsa kryeministri Edi Rama, i konsideruar nga ish-bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, Arben Ahmetaj, si njeriu kryesor i aferës së Sharrës, jo vetëm që nuk është marrë asnjëherë në pyetje, por, ai gjendet në krye të organizatës që zbatoi masakrën elektorale në zgjedhjet parlamentare të zhvilluar në 11 Maj.

  • “Armiqtë” bëhen bashkë, oligarku Klodjan Allajbeu me dosje korruptive në Shqipëri dhe Kosovë “gllabëron” tenderin…

    “Armiqtë” bëhen bashkë, oligarku Klodjan Allajbeu me dosje korruptive në Shqipëri dhe Kosovë “gllabëron” tenderin…

    Dy firmat “armike” me njëra-tjetrën kanë bashkuar forcat për të marrë tenderin e radhës për asgjësimin e mbetjeve spitalore. Dikur, Eco Riciklim dhe Vale Recycling, të cilat kanë objekt të ngjashëm, bënin duele dhe hidhnin akuza për favorizime në procedura të spitaleve lokalë, rajonalë apo universitarë. Tashmë, disa javë që biznesmeni Klodjan Allajbeu bleu “me letra” për 60 mijë euro firmën ECO, gjërat kanë ndryshuar. Ai fitoi i vetëm tenderin e majmë të asgjësimit të mbetjeve në QSUT, teksa bashkëpunoi me firmën VALE në pronësi të Shkëlqim Mirit në tenderin me vlerë 1.2 milionë euro të Sanatoriumit.
    Duket se tregu i asgjësimit të këtyre mbetjeve ka marrë një kthesë tjetër, pas “luftës” disa vjeçare mes Arbër Teqjas dhe Shkëlqim Mirit. Teqja është djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së, teksa kishte në pronësi firmën ECO, para se t’ia shiste Allajbeut. Ai hidhte akuza, madje edhe në dokumente, ndaj firmës tjetër VALE, aq se pronari i kësaj të fundit Shkëlqim Miri u arrestua dhe procedua për abuzime me dokumentet që futej në tendera.

    Sipas dokumenteve, Spitali “Shefqet Ndroqi” siç edhe njihet Sanatoriumi, ka shpallur fituesin e tenderit për asgjësimin e mbetjeve spitalore, në datën 2 maj 2025. Fitues doli çuditërisht bashkimi i operatorëve ekonomikë “V.A.L.E RECYCLING” me adresë në Fushë Kuqe, Kurbin, dhe “ECO RICIKLIM” me adresë në zonën e Metalurgjisë në Elbasan. Procedura e ndjekur në këtë rast është shërbim, marrëveshje kuadër me në afat kohor prej 48 muajsh.
    Objekti i tenderit është “evadim i mbetjeve të rrezikshme spitalore, ‘Shefqet Ndroqi’, ndarë me dy lote. “Me anë të këtij njoftimi ju bëjmë me dije se, në këtë procedurë kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë BOE ‘V.A.L.E RECYCLING’ dhe ‘ECO RICIKLIM’, me një vlerë 115.856.000 lekë pa TVSH” thuhet në dokumente. Në fund, tenderi është firmosur nga drejtoresha prof. Dr. Silvana BALA.

    Abuzimet
    Por, si u bënë bashkë këto firma? Disa javë më parë, VoxNeës publikoi një investigim sesi biznesmeni Klodjan Allajbeu, që ka dosje në organet ligjzbatuese në Shqipëri dhe Kosovë, bleu për 60 mijë euro aksionet e Arbër Teqjas te Eco Rciklim dhe pas transaksionit fitoi tenderin 1.7 mln euro nga QSUT. “Tregu i asgjësimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore merr një kthesë tjetër, pas ‘luftës’ shumëvjeçare të firmave me njëra-tjetrën, ku nga njëra anë ishte Arbër Teqja dhe nga ana tjetër Elvis Miri. Por kur zihen dy, ‘fitues’ del i treti, të paktën me letra”, teksa Arbër Teqja është djali i nëndrejtoreshës së QSUT-së znj. Arjana Strakosha. Procedura daton në shkurt 2025, për shpalljen e tenderit, më pas kalimi i aksioneve nga Teqja te ANAMARK, në pronësi 100 % të Klodjan Allajbeut, pronari i Spitalit Amerikan në Shqipëri.
    Çmimi i shitjes ishte vetëm 60 mijë euro, teksa në kontratë u ra dakord që shitësi, në këtë rast Teqja, do të tërheqë edhe dividentin që i takon nga shoqëria në vlerën 730.000 euro bruto brenda 6 muajve nga data e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes. “Nëse në tenderët e spitaleve Universitarë, Rajonalë dhe Lokalë kishte ‘luftë’ mes ECO dhe VALE, kësaj herë me futjen në ‘lojë’ të Allajbeut ‘lufta’ u zhduk si me magji. Kompania ‘ECO RICIKLIM’ ishte e vetme në këtë garë nga QSUT dhe fitoi me 100 % të fondit limit. Mori çdo qindarkë të akorduar nga QSUT-ja, teksa fshiu edhe nga tregu kompanitë e tjera” shkruante VoxNeës. Disa muaj më parë, është denoncuar një “luftë” të ashpër mes dy firmave, ECO Riciklim dhe V.A.L.E Recycling, në pronësi të Arbër Teqjas dhe Elvis Mirit. Akuzat ndaj njëri-tjetrin zbuluan disa skema të dyshuara për korrupsion me tenderët e mbetjeve spitalore.
    Janë hulumtuar dhjetëra dokumente, nga APP, KPP apo edhe nga organe të tjera që faktonin disa abuzime. Por koha kaloi dhe asnjë institucion (deri më tani) nuk ka bërë publik ndonjë hetim të mundshëm ndaj këtyre abuzimeve. Aq më tepër që dy “armiqtë” e dikurshëm janë bashkuar dhe operojnë si një trup i vetëm. Por, nëse nuk ka vepër penale, po autoritetet e tjera përse nuk veprojnë? Aq shumë fitimprurës është ky biznes i pistë për asgjësimin e mbetjeve spitalore?! Dhe më kryesorja, a asgjëson vërtetë këto mbetje?!
     
     

  • Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

    Nën kurthin e monopolit të mbetjeve

    Mbetjet

    TIRANË- Edhe pse “Eco Cleaning” nuk arriti që të ngrinte stacionin e transferimit, shoqëria vijoi zbatimin e kontratës me Kamzën edhe katër vite të tjera, deri kur vendosi që të largohej vitin e shkuar, madje pa pritur vendimin në Apel. Administratori i shoqërisë thotë se zbatimi i mëtejshëm nuk ishte fitimprurës; sipas tij ishin shtuar kostot: paga minimale, karburanti; rrjeti rrugor ishte zgjeruar, kësisoj edhe kilometrat dhe numri i kazanëve. Ndaj dhe korrikun e shkuar, bashkia themeloi vetë ndërmarrjen e pastrimit për të vazhduar menaxhimin e mbetjeve. Por bashkia ndodhet njësoj e rrezikuar. As ajo nuk mund të ngrejë një stacion transferimi dhe me gjasë të pësojë të njëjtin fat si “Eco Cleaning”, e cila kjo e fundit, dështoi në ngritjen e stacionit në momentin kur nuk u pajis me leje mjedisore nga AKM. Dhe kur çështja shkoi në gjyq, gjyqtari vendosi në favor të AKM-së. Për të kuptuar këtë “përkrahje”, le t’i kthehemi vendimit të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë (Tiranë), në mars të 2019. “Eco Cleaning” paditi AKM, sepse kjo e fundit i refuzoi lejen mjedisore, që do të bënte të mundur ngritjen dhe operimin e stacionit të transferimit. Ngritja e stacionit ishte edhe një detyrim kontraktual, kundrejt bashkisë.
    Gjatë seancës, gjykata parashtroi se ngritja e stacionit krijonte mbivendosje shërbimesh në aktivitetin e “Integrated Energy”, e cila ka nënshkruar në vitin 2017 një kontratë koncensionare me MTM për menaxhimin e mbetjeve të qarkut të Tiranës në landfillin e Sharrës që përfshijnë edhe mbetjet e Kamzës. Objekt i kësaj kontrate është, ndër të tjera, edhe ndërtimi dhe operimi i veprave për mbetjet e Qarkut Tiranë. Impianti i diferencimit të mbetjeve ishte një nga veprat në fjalë. Pra diferencimi i mbetjeve përbënte detyrim kontraktual në të dyja marrëveshjet. Por gjykata ritheksoi atë çka thuhej në kontratën koncensionare të Sharrës se ngritja e sistemit të diferencimit mbetej një e drejtë ekskluzive dhe nuk mund të cënohej nga të tretë. Dhe në të vërtetë, në nenin 5.4.2. thuhet: “… (as) autoriteti kontraktues dhe as ndonjë entitet tjetër shtetëror, qoftë ky në nivel qëndror apo vendor, nuk do t’i japë askujt të drejta… (për) ndërtimin e impianteve në këtë zonë që do të sillte si pasojë rënien e sasisë  minimale të garantuar të mbetjeve”. Kuptohet, që në këtë mënyrë, shoqëria koncensionare në Sharrë siguron që çdo ton të përfundojë në landfill e nuk firon rrugës. Kështu, ekskluziviteti i cili ndalon ngritjen e stacionit të transferimit dhe të diferencimit, tashmë i përkrahur edhe në një vendim gjykate, mund të penalizojë, duke e detyruar që të dërgojë mbetjet e patrajtuara në Sharrë, jo vetëm Bashkinë e Kamzës, por të gjitha bashkitë e qarkut (përfshirë Tiranën).
    Mungesa e të ardhurave nga riciklimi i mbetjeve, rrit kostot e menaxhimit për bashkitë dhe demotivon ndarjen e mbetjeve në burim. Akoma më shumë, dërgimi i dëngjeve të patrajtuara të mbetjeve bashkiake, drejtpërdrejt, në Sharrë, e bën riciklimin joefektiv edhe për vetë shoqërinë koncensionare, pasi bashkimi i kategorive të ndryshme të mbetjeve urbane gjatë grumbullimit ul vlerën ekonomike të trajtimit, si dhe shton nevojën për venddepozitime të reja. Vënia e “Integrated Energy” në gusht 2023, nën masën e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” e që kësisoj administrohet nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), si dhe arratia e disa prej pronarëve përfitues të cilët ndodhen në kërkim nga Prokuroria Speciale, e bën të vështirë komunikimin me përfaqësuesit e shoqërisë; ndërkohë që kryetari i zgjedhur i Tiranës, i bashkisë e cila mbush rreth 70% të kapacitetit të landfillit të Sharrës, është arrestuar për korrupsion. Vendosa të dëgjoj se ç’mendonte për gjendjen e mbetjeve një prej ekspertëve dhe investitorëve më të rëndësishëm të industrisë së riciklimit në vend, Vullnet Haka, njëkohësisht, anëtar i bordit drejtues të shoqatës së ricikluesve. Haka ka spikatur prej vitesh në diskutimet publike për keqmenaxhimin e mbetjeve, ndonëse prej vitesh vendimmarrja refuzon të dëgjojë.
    “Nuk mund të dërgosh mbetje pa i ndarë, fillimisht nga vetë konsumatorët, e më pas, nëpërmjet dërgimit në stacione transferimi. Kjo mënyrë mbledhjeje është krim ekonomik. Ne humbasim të ardhura, vende pune, ndotim më shumë: tokën, ujërat, por edhe ajrin duke shtuar emetimet”. Ai fillon të shpjegojë me sigurinë dhe pagabueshmërinë e një eksperti, për gjëra të cilat shpesh janë të kuptueshme edhe për një auditor të patrajnuar. “Kur mbetjet e lëngshme marrin kontakt me mbetjet e ngurta kontaminojnë njëra-tjetrën; akoma më keq kur i fusim në kontenierë për t’i transportuar, sepse, praktikisht, kështu përzihen edhe më shumë nga leva e presimimit. Në të kundërt, nëse do t’i trajtonim ndarazi, përgjatë tërë zinxhirit të transferimit, nga grumbullimi nëpër kazanë e deri te prodhuesi përfundimtar, do të gjenerohej një ekonomi disa qindra dollarëshe për ton. Ndërkohë, duke i dërguar të patrajtuara në Sharrë, aktualisht paguajmë (bashkitë) jo më pak se 50€ për ton”. Në 4 shkurt shoqëria Integrated Energy BV SPV sh.p.k. i paralajmëroi bashkitë për “ezaurimin e kapacitetit depozitues” të Sharrës, që do të thotë se landfilli prej 15 ha, me kapacitet 2,900,000 tonë është mbushur.
    Në këto rrethana, ajo u kërkon bashkive ndarjen në burim, duke synuar frenimin e dërgimit të sasive të panevojshme të mbetjeve në landfill. Por nga ana tjetër, shoqëria nën sekuestro, ka kërkuar edhe zgjerimin e landfillit me kapacitet depozitimi prej 500,000 tonë. Por në kushtet kur landifilli ndodhet në prag të kolapsit ekologjik për shkak të ezaurimit të kapacitetit, mbushja e qelizës shtesë, përveç se do të groposte edhe 15 ml.€ të tjera nga buxheti, do të siguronte një zgjidhje të përkohshme dy vjeçare, nëse do të merrnin në konsideratë vetëm depozitimin e mbetjeve të Tiranës, pa llogaritur sasitë e bashkive të tjera. Çfarë mund të kërkohet pas dy viteve? Duket si kombinim mes alarmit dhe paradoksit. “Nuk ka ndarje në burim pa stacione transferimi, veçanërisht kur bashkitë nuk janë të vogla”, – konstaton Haka. “Është prioritizimi i tonazhit në kurriz të riciklimit dhe mospërballja me kostot reale që e ka shndërruar menaxhimin e mbetjeve në mision të pamundur” – përfundon ai.
    Në dokumentet e planit të ri të mbetjeve të Kamzës, ndarja, seleksionimi dhe riciklimi, por edhe kompostimi mbeten arritje të së ardhmes; shpesh, një formë që shërben për të pranuar, teorikisht, përgjegjësitë, por duke i shmangur detyrimet në praktikë. Kësisoj, duke ua shkarkuar kohës, burokratët ua kalojnë përgjegjësitë të tjerëve. Në tri dekada kemi operuar nën këtë premtim të rremë, dhe pa dhënë llogari. Përse të mos ishte hartimi dhe miratimi i një plani mbetjesh një moment krenarie e gëzimi për të zgjedhurit lokalë? Duket se kriza në brigjet e Tërkuzës ka kapluar edhe mendjet e nëpunësve bashkiakë. 
    Në kushtet e përplasjes, kur “ekskluziviteti” i kontratës së Sharrës, pengon ngritjen e stacionit të transferimit nga bashkitë e qarkut, vendosa t’i drejtohem akademike Aurela Anastasi, me kontribute në lëmin e së Drejtës Kushtetuese, për të parë mundësitë ligjore që mund të kundërshtojnë një situatë monopoliste. Anastasi vlerësoi se çështja kishte interes të madh publik që lidhej me të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe që ishte një e drejtë kushtetuese. “Së pari, kërkohet një bashkërendim nga të dyja pushtetet. Por në mungesë të veprimit të organeve kompetente çështja mund të shtrohet përpara Gjykatës Kushtetuese nga organizata që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e mjedisit. Qytetarët kanë të drejtë të jetojë në një mjedis të pastër dhe jo vetëm Kamza, por çdo bashki është e detyruar t’ua sigurojë” –  këshilloi ajo. 
    Kur Kryeministri Rama mori pushtetin në 2013, përpjekja për të zgjidhur krizën e mbetjeve ishte nga punët e para të qeverisë që ai krijoi. Por ajo çka nisi me entuziazëm përfundoi me denoncime e me procese gjyqësore; me komisione hetimore e dënime penale për nëpunës të lartë e ministra të korruptuar. Menaxhimi i mbetjeve u shndërrua në aferën e mbetjeve. Me qindra e qindra raportime të dedikuara për mbetjet u bënë pjesë e një debati publik kronik. Sot, pas më shumë se një dekadë në pushtet, i të njëjtit kryeministër, emergjenca e mbetjeve vijon të kërcënojë mirëqënien ekonomike, hapësirën dhe shëndetin publik, ndërkohë që entuziazmi elektoral mungon. 
    Po zgjidhja është ende aty. Edhe njerëzit./nyje.al

  • “Mbetjet po hidhen në lumenj, inceneratori prodhoi vetëm zyrtarë në burg…”/ Rama flet për menaxhimin e mbetjeve

    “Mbetjet po hidhen në lumenj, inceneratori prodhoi vetëm zyrtarë në burg…”/ Rama flet për menaxhimin e mbetjeve

    Edi Rama

    TIRANË- Pjesë nga intervista: 
    Ylli Rakipi: Zoti Rama, strategjia juaj për menaxhimin e mbetjeve ishin inceneratorët. Sot, ideja juaj ka prodhuar vetëm disa zyrtarë të arrestuar, por asnjë incinerator funksional. Janë paguar mbi 100 milionë euro dhe nuk ka incinerator në Tiranë. 
    Edi Rama: Nuk janë as 400 as 150 në realitet. Çfarë është paguar? Shërbimi. Sa i përket strategjisë, jemi ku e ku me ku ishim më parë nga pikëpamja e grumbullimit. Ajo që po të thosha, kontratat me këto struktura, kanë një çmim që është qesharak në raport me çmimin real që paguhet në çdo vend të Europës. Problematika aty, çfarë ka ndodhur midis palëve jashtë binarëve të ligjit. Këtë po heton prokuroria. 
    Ylli Rakipi: Ke emergjencë në Sharrë të mbetjeve. Si zgjidhet kjo?
    Edi Rama: Situata vështirësohet nga fakti që Sharra është në sekuestro. Sharra administrohet…
    Ylli Rakipi: Është mbyllur dera aty, mbetjet hidhën në lumenj…
    Edi Rama: Jo, jo. Administrohet nga agjenecia a aseteve të sekuestruara. Ne nuk mund të bëjmë ndonjë gjë më shumë se kaq. Administrojmë atë që është aty. Duhet të ecet me investime. Duhet hequr nga duart e atyre dhe e heq gjykata, jo ne. Administrohet nga shteti. Nuk paguhen ata, pagesat bëhen për të vazhduar puna nga agjencia shtetërore.
    Ylli Rakipi: Kur zgjidhet problemi i mbetjeve?
    Edi Rama: Problemi i këtij hotspoti që është Sharra, është shumë i lidhur e procesin… Është diçka që edhe e kemi, edhe nuk e kemi. Tërësia e mbetjeve, është komplet botë tjetër me çfarë ishte deri dje./TPZ

  • A do të vijojë Vlora të ‘notojë’ mes pirgje mbeturinash dhe premtimeve boshe të kryebashkiakut Ermal Dredha për landfill?!

    A do të vijojë Vlora të ‘notojë’ mes pirgje mbeturinash dhe premtimeve boshe të kryebashkiakut Ermal Dredha për landfill?!

    Më 27 prill, fill pas dy ditëve, kryebashkiaku u Vlorës Ermal Dredha ka premtuar se do të vihet në funksion landfilli i Sherishtës.

    Por të kthehemi pas në kohë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur me premtimet boshe dhe të pambajtura të Ermal Dredhës, kreut të pushtetit vendor të Vlorës, i cili edhe vetë është i vetëdijshëm se vënia në funksion e landfillit të Sherishtës më 27 prill, është premtimi i gjashtë i tij, që vështirë se mund të jetë i realizueshëm.   

    “Mbeturinat tashmë në vendin e tyre!” – u shpreh ai, duke theksuar se ‘nuk do të hidhen më mbeturina në pikën e grumbullimit në Vlorë dhe se në Orikum do të nisë kapsulimi i mbetjeve, duke mbyllur përfundimisht një kapitull problematik për menaxhimin e mbetjeve urbane në këtë zonë’.

    Le të shohim çfarë ka ndodhur ndër vite me deklaratat e kryebashkiakut Dredha, për t’i dhënë fund pirgjeve me mbeturina, të cilat ofrojnë një panoramë jo të këndshme për pushuesit dhe turistët që zgjedhin Vlorën përgjatë sezonit turistik.

    Premtimet e dhëna për landfillin e Sherishtës:

    Korrik 2023 – Në kulmin e zjarreve në pikën e grumbullimit të mbetjeve në lagjen “Kushtrimi”, Dredha deklaroi:

    “Zgjidhja afatgjatë është të vendoset në funksion të plotë landfilli që është ndërtuar në Sherishtë.” ​

    Pranverë 2024 – Gjatë një vizite në Vlorë, kryeministri Edi Rama kërkoi që landfilli të ishte gati përpara sezonit turistik. Dredha premtoi:

    “Ne themi ta fillojmë tani.” ​

    Mars 2025 – Pas një zjarri tjetër në fushën e mbetjeve, Dredha deklaroi se:

    “Shpresoj që brenda kësaj jave të fillojmë me depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sherishtës.” ​

    Pavarësisht këtyre premtimeve, landfilli i Sherishtës vazhdon të jetë jashtë funksionit. Zjarret dhe ndotja në pikat ekzistuese të grumbullimit të mbetjeve, vijojnë të jenë një problem serioz për qytetin e Vlorës. Verifikimet në terren tregojnë se nuk ka asnjë gjurmë të funksionimit të landfillit, dhe nuk është e qartë se kur do të jetë funksional.

  • Vendimi i qeverisë/ Rama ja kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vr@sj* dhe pr@stituci@n

    Vendimi i qeverisë/ Rama ja kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vr@sj* dhe pr@stituci@n

    Vendimi i qeverisë/ Rama ja kalon inceneratorin drejtorit të denoncuar nga opozita për vr@sj* dhe pr@stituci@nNë 2 mars të vitit 2022, Këshilli i Ministrave miratoi një vendim, i cili ndryshonte fushën e përgjegjësisë shtetërore për ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila drejtohet nga Belinda Balluku.

    Në atë kohë vendimi me nr. 111 dukej si një akt i rëndomtë burokratik. Por në të vërtetë ai fshihte një hile të madhe kundër shtetit, e cila do të dilte në dritë shumë kohë më pas, atëherë kur SPAK të merrte në dorë aferën e inceneratorit të Tiranës.

    Vendimi i marsit të vitit 2022 hoqi sektorin e mbetjeve nga përgjegjësia e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkë me të edhe detyrimin e komponentit zbatues të politikave të qeverisë për mbetjet.

    Me pak fjalë vendimi i hoqi ministrisë së Belinda Ballukut detyrimin ligjor për të mbikqyrur zbatimin e kontratës koncesionare për inceneratorin e Tiranës dhe ate te Fierit, duke i lënë të dyja kontratat pa autoritet kontraktor.

    Por sikur të mos mjaftonte kjo, pasi iu hoq ministrisë së Infrastrukturës nga fusha e përgjegjësisë, sektori i mbetjeve mbeti jetim dhe nuk u caktua në asnjë ministri tjetër.

    Për tre vite rresht menaxhimi i mbetjeve ka qenë jetim, pasi nuk ishte në fushën e përgjegjësisë së asnjë ministrie. Gjatë kësaj kohe, brenda qeverisë është zhvilluar një luftë e fortë, kryesisht mes Belinda Ballukut dhe Mirela Kumbaros, pasi kjo e fundit nuk pranonte në asnjë mënyrë të merrte përsipër përgjegjësinë e mbetjeve dhe pataten e nxehtë të inceneratorit të Tiranës.

    Kumbaro refuzonte pergjegjesine e mbetjeveKapitali ka publikuar më parë komunikimet e brendshme shkresore mes ministrisë së Infrastrukturës dhe asaj të Mjedisit, të cilat nuk pranonin përgjegjësinë e mbetjeve.

    Ministria e Infrastruktures e dergonte mbikqyrjen e inceneratorit te KumbaroKjo përplasje brenda qeverisë e la kontratën e inceneratorit pa autoritet kontraktor. Një kaos me pasoja fatale, i cili jo vetëm i kushtoi 150 milionë euro të vjedhura qytetarëve shqiptarë, pasi paralizoi Njesine e Mbikqyrjes se Inceneratorit, por edhe e çoi landfillin e Sharrës në situatë emergjente.

    Pasi e bëri dëmin e madh, javën e kaluar qeveria është kujtuar që ta varë fushën e përgjegjësisë së mbetjeve tek Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve.

    “Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve ngarkohet të kryejë detyrat e autoritetit kontraktor për ministrinë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve për projektet/kontratat ekzistuese dhe të ardhshme të infrastrukturës së mbetjeve,” thuhet në vendimin e javës së kaluar të Këshillit të Ministrave.

    Qeveria ja ngarkon pergjegjesine e mbetjeve Agjencise Kombetare te Mbetjeve

    Paralelisht kësaj agjencie i është ngarkuar dhe përgjegjësia për të mbikqyr zbatimin e kontratave ekzistuese të koncesioneve, por edhe të lidhe kontrata të tjera me privatët.

    “Agjencia shqyrton, autorizon e miraton, për ministrinë përgjegjëse për menaxhimin e mbetjeve, në cilësinë e autoritetit kontraktor, procese që kanë të bëjnë me projektet/kontratat ekzistuese dhe të ardhshme të infrastrukturës së mbetjeve të lidhura sipas legjislacionit në fuqi për koncesionet e partneritetin publik dhe të atij të prokurimit publik, dhe mban korrespodencën e koordinon me të kontraktuarit, institucionet dhe subjektet, të cilat janë palë në kontratat e lidhura,” thuhet në vendimin e qeverisë.

    EmergjencëAgjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve u krijua nga qeveria në mars të vitit të kaluar si një person juridik dhe buxhetor nën varësinë e ministrisë së Mjedisit. Kjo agjenci drejtohet nga Ersi Sulejmani, ish drejtori i OSHEE në Shkodër dhe Gjirokastër, një person me background shumë problematik.

    Ai është denoncuar nga opozita si trafikant dhe madje edhe vrasës, ndërsa në vitin 2017 u përfshi në një sherr me grushta dhe armë në PS-në e Shkodrës. Sulejmani tani do të ketë detyrimin ligjor të marrë vendime mbi inceneratorin e Tiranës dhe menaxhimin e landfillit të Sharrës. Dhe këto vendime nuk do të jenë të lehta.

    Tashmë landfilli i Sharrës është thuajse i paralizuar dhe nuk ka më hapësira për depozitimin e mbetjeve. Prej muajsh, Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, ka mbyllur dyert e landfillit për depozitimin e dherave dhe inerteve të ndërtuesve.

    Tashmë dherat nga ndërtimet po shpërndahen dhe idhen kuturu nëpër lumenjtë dhe pikat e tjera të Tiranës duke shkaktuar një dëm jo të vogël mjedisor. Jo zyrtarisht po flitet se qeveria ka në plan të japë një liçencë të re për landfill privat dherash në periferitë e Tiranës. Me vendimin e fundit, këtë kontratë do ta nënshkruajë Agjencia Kombëtare e Mbetjeve dhe me shumë gjasa, ky është edhe qëllimi se pse qeveria e miratoi vendimin.

    Ajo e mbetjeve është një aferë e madhe, e cila jo vetëm ka zënë nën të të gjithë qeverinë e Edi Ramës, por pjell afera të reja. Tashmë vendimet e qeverisë dhe ndryshimet ligjore kanë vetëm një qëllim mbi të gjitha.

    Të gjejnë “kurbanin” e radhës, që t’i rrasin pataten e nxehtë të inceneratorit./ Kapitali.al

  • Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

    Landfilli i Sharrës arrin maksimumin, Inceneratori kërkon hapësirë shtesë për mbetjet

    Integrated Energy BV SPV SHPK, kompani që ka të drejtën konceisonare mbi Inceneratorin e Tiranës, ka kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes mjedisore si rezultat i zgjerimit të kapacitetit të Landfillit të mbetjeve urbane pasi është ezauruar kapaciteti i qelizës aktuale.
    Në një dokument të paraqitur pranë autoriteteve kompania pranon se “për shkak të volumit të mbetjeve të depozituara në landfillin e mbetjeve urbane (pas procesit te selektimit dhe presimit të tyre), ky landfill është drejt përfundimit të fazës së operimit dhe do të nisë faza e kapsulimit të kësaj qelize”.
    Kompania sqaron se në mënyrë që të vijohet me menaxhimin e mbetjeve urbane të Qarkut Tiranë dhe Qarkut Durrës, shoqëria “Integrated Energy BV SPV” Sh.p.k. propozon që depozitimi i mbetjeve urbane të vijoje ne qelizën shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit te mbetjeve urbane (pika 13) të pajisur me Leje Mjedisi te tipit A (PN-0762-08-2021), pra për zgjerimin e kapacitetit të landfillit ekzistues të mbetjeve urbane.
    “Sipërfaqja e landfillit ekzistues të mbetjeve urbane (pika 13): 17913 m2 Sipërfaqja e qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të lendfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 35415.1 m2. Siperfaqja totale (qeliza ekzistuese + qeliza shtese) që do të përfshihet tek leja e mjedisit e rishikuar: 53328.1 m2. Kapaciteti i qelizës shtesë për zgjerimin e kapacitetit të landfillit të mbetjeve urbane (për të cilën po bëhet ky aplikim): 28.728 ton mbetje/ ditë”, thuhet në dokument.
    Inceneratori i Tiranës
    Aktualisht kompania që ka nën administrim kontratën e koncesionit për Inceneratorin e Tiranës është nën sekuestro dhe prej kohësh tashmë administrohet nga një administrator i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara.
    Ky vendim erdhi pas nisjes së hetimeve nga SPAK për kontratën 128 milionë euro ku për disa vite u zhvilluan hetime që rezultuan në dhjetor 2023 me lëshimin e 15 masave të sigurisë për persona të ndryshëm të përfshirë në aferën e Inceneratorit.
    Pjesë e hetimit ishte dhënia e bonusit për kompaninë që fitoi të drejtën koncesionare dhe paqartësia e kostove, përfshirja e ryshfetit si dhe të dhëna fiktive lidhur me studimin e fizibilitetit për këtë projekt. SPAK kërkoi për ish-ministrin Lefter Koka 4 vite burg dhe po kaq edhe për katër anëtarë të tjerë të komisionit. Ndërkohë që për tre persona të tjerë kërkoi dënimin me 2 vjet.

  • Paris/ Djegia e pikës së mbetjeve vë në alarm mjekët për ndotjen

    Paris/ Djegia e pikës së mbetjeve vë në alarm mjekët për ndotjen

    Zjarri i rënë në një pikë grumbullimi mbetjesh vuri në alarm autoritetet shëndetësore në Paris. Banorëve u kërkuan të mos hapin dyer e dritare edhe se autoritetet thanë se niveli i ndotjes është brenda normave. Në të kundërt me ta mjekët ngritën shqetësimin për pasojat që shkaktojnë grimcat

    Mbrëmja e së hënës dhe deri në orët e para të kësaj të marte një pjesë e parisit u pushtua nga tymi i shkakruar nga djeia e një pike të madhe grumbullimi dhe trajtimi të mbetjeve. Nga pamjet shihet përmasat e zjarrit ndërsa për vënien nën kontroll u angazhuan mbi 100 zjarrëfikës.
    Prefektura e policisë së Parisit u bëri thirrje banorëve të zonës përreth që të qëndrojnë brenda, të mbajnë dritaret mbyllur dhe të kërkojnë ndihmë në rast të vështirësive në frymëmarrje. Megjithatë, mëngjesin e së martës, këto masa paraprake u hoqën, pasi analizat e para nuk zbuluan prani të niveleve të larta toksiciteti.

    Ministrja e Tranzicionit Ekologjik, deklaroi se sipas matjeve të kryera, tymi nuk përmban substanca toksike. Por mjekët paralajmërojnë se përbërja e tymit nga mbetjet e djegura – plastikë, metale, substanca organike dhe kimike – mund të përmbajë grimca të dëmshme si monoksidi i karbonit, dioxina dhe metale të rënda, veçanërisht të rrezikshme për personat me sëmundje të frymëmarrjes.

    Sipas Airparif, niveli i ndotjes së ajrit në rajonin e Île-de-France mbetet nën kufijtë e rekomanduar dhe kushtet atmosferike ndihmojnë në shpërndarjen e ndotësve. Megjithatë, cilësia e ajrit pritet të jetë mesatare deri e përkeqësuar, me ozonin si ndotës kryesor.
    Kryetari i bashkisë shprehu shqetësimin se tymi dhe erërat e rënda janë ende shumë të ndjeshme në zonë. Ai kërkoi zgjerimin e matjeve të ajrit edhe në zonat përreth, përfshirë komunat e Hauts-de-Seine.

  • Denoncimi i PD: Eco Riciklim vazhdon të marrë tenderat e QSUT. Kontrata e fundit 1.7 mln euro

    Denoncimi i PD: Eco Riciklim vazhdon të marrë tenderat e QSUT. Kontrata e fundit 1.7 mln euro

    Është e disata herë që kompania Eco Riciklim shpk denoncohet nga PD. Sipas PD, Eco Riciklim drejton monopolin e procedurave tenderuese me objekt asgjësimin e mbetjeve spitalore të prokuruara nga MSH dhe institucionet e varësisë.
    Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:
    Para disa ditësh në buletinin e APP së, nr.14, datë 25 Mars 2025 u publikua njoftimi i fituesit nga QSUNT për operatorin e vetëm pjesëmarrës në garë, Eco Riciklim, me objekt: ‘Trajtim dhe asgjësim i mbetjeve spitalore të rrezikshme për 24 muaj (kodet 18.01.01, 18.01.03, 18.01.08)’, me vlerë të ofertës 100 % të fondit limit.

  • Mjedisi/ Malltezi rendit 6 sfidat kryesore: Duhet të rikthehemi tek transpozimi i legjislacionit të BE për Shqipërinë

    Mjedisi/ Malltezi rendit 6 sfidat kryesore: Duhet të rikthehemi tek transpozimi i legjislacionit të BE për Shqipërinë

    Mjedisi/ Malltezi rendit 6 sfidat kryesore: Duhet të rikthehemi tek transpozimi i legjislacionit të BE për Shqipërinë

    Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka mbajtur fjalën e tij gjatë prezantimit të Programit të Partisë Demokratike për Mjedisin.

    Në fjalën e tij, Malltezi kishte ndarë 6 sfida kryesore nga problematikat kryesore të mjedisit në Shqipëri, të cilat janë:

    FJALA E DREJTUESIT TE DEPARTAMENTIT TE MJEDISIT NE PD, JAMARBER MALLTEZI

    MJEDISI

    Te nderuar miq, siç e dini unë jam pedagog dhe profesor universiteti prej 15 vitesh duke mësuar mijëra studente. Por nëse ne vitet 2010 kishim 80-100 studente ne degën e Agromjedisit sivjet janë veç 15! 6 here me pak! PSE? Sepse për fat te keq shteti injoron dijen dhe zyrtaret janë kthyer ne gjobëvënës. Ne 8 vitet e fundit vetëm 1-2% e atyre qe kane mbaruar për mjedis janë punësuar ne profesionin e tyre. Trishtim!

    Po prezantojme sot piketat kryesore te programit te PD për mjedisin. Kemi shume problematika mjedisore ne Shqipëri, por kemi zgjedhur te fokusohemi ne 6 sfida kryesore si meposhte:

    Transpozimi i Legjislacionit Mjedisor te BE ne ShqipëriParandalim dhe Monitorim i Ndotjes se Mjedisit: Uje, Ajer, TokeManaxhimi i Integruar i Mbetjeve dhe Ekonomia QarkullueseNdryshimet Klimatike & Rreziqet MjedisoreMbrotja e Natyres & Integriteti i Zonave te Mbrojtura MjedisoreFondi për Mjedisin (për diskutim)TRANSPOZIMI I LEGJISLACIONIT MJEDISOR TE BEBE shpenzoi mbi 4 miljon € dhe transpozoi pjesen me te madhe te legjislacionit Mjedisor te BE përmes projekteve STEMA & INPAEL

    Ne 2011 u miratuan Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit, për Inspektimin, për VNM, për Lejet e Mjedisit, për Menaxhimin e Integruar te Mbetjeve, si edhe VKM për Strategjinë Kombëtare dhe Planit Kombëtar te Menaxhimit te Mbetjeve. Keto ishin thuajse motamo sipas legjislacionit te BE. Por pse nuk u zbatuan ligjet, strategjite dhe planet e veprimit?

    Interesat e xhepit injoruan dhe zhbene disa prej ketyre akteve ligjore.

    Psh. Strategjia dhe Plani Kombëtar i Mbetjeve parashikonin Redukto-Ripërdor-Riciklo, me qendra seleksionimi dhe ne fund me rikupërimin termik & landfillin, por keto u injoruan se dolen marifeti i inceneratoreve

    Duhet te rikthehemi tek transpozimi i legjislacionit te BE për Shqipërinë.

    PARANDALIM & MONITORIM I NDOTJEVE AJER-UJE-TOKEAKM ka vetem një sektor jo drejtori për Inspektimin Mjedisor. Kujt i duhet? Te dhënat me te fundit ne website zyrtar te AKM janë veç për 2021 e tregojnë qe ne vitin 2021 gjithsej janë vendos 71 gjoba për gjithë Shqipërinë. Kaq qenka demi? Nuk ka asnjë raport as kush janë industritë me dem mjedisor, as ku janë, as nëse kane marre masa, asgjë.

    AKM ka veç një sektor monitorimi. Te dhënat me te fundit te ketij sektori janë te 2021 dhe ato veç sa leje kane aplikuar! POR faqja Facebook e Ministrise tregon se ministrja di te gatuaje byrek.

    Monitorimi dhe inspektimi janë te vaket, te pasigurt dhe vonesa ne raportim. Behen matje, por nuk ka sistem monitorimi te besueshem. Sipas Programit Kombëtar te Monitorimit duhej qe 59 stacione monitorimi te kryenin matje për cilësinë e ajrit, por vete raporti zyrtar tregon qe kemi vetem 9 dhe ato nuk janë te akredituara. Për dijeni, ne 2012-2013 jo vetem qe u vendosen stacione përmanente monitorimi te cilesise se ajrit, por te dhënat e cilesise se ajrit ne Tirane shfaqeshin live tek ekrani i madh tek Banka Credins mes Bllokut. Për zevendesim filtrash u sabotua programi i monitorimit ne kohe reale.

    Ka mbi 18 vjet, qysh kur filluan te botoheshin raportet e gjendjes se mjedisit ne Shqipëri qe situata ne lumin e Tiranes (qe me pas kalon ne L. Ishmit) është katastrofale. Treguesit si BOD, O2 i tretur, amoniakalet, fosfori total janë nga 10 dhe deri 20 fishin e normave te lejuara! Pse ndodh kjo? Lumenjte tane ndoten kryesisht nga ujërat e ndotura te zonave urbane qe derdhen te patrajtuara! Cfare është bere për kete problem madhor te shendetit te mjedisit por edhe te njërezve qe e përdorin ujin e lumit për vaditje te prodhimeve bujqesore? Qeveria e PD ndertoi 10 impiante trajtimi te ujrave te zeza nga Kavaja, Pogradeci, Shengjini, Durresi, Vlora, Saranda, Korca por sot disa prej tyre vuajne nga mungesa e mirembajtjes (sic ndodh ne Ksamil dhe Sarande qe shpërthejne ujërat e ndotura cdo vit sapo fillon sezoni), mungesa e kanalizimeve dhe stacioneve te pompimit qe te sjellin ujërat e ndotura ne impiant sic ndodh ne Durres qe gjithë zona e ish Kenetes dhe Spitalles nuk cojne ujërat e ndotura ne impiant dhe varrezat e Durresit kuderbojne ere nga ujërat e ndotura. Ne Tirane qeveria dhe Bashkia e drejtuar nga PD ne 2012 filloi ndertimin e impiantit te trajtimit te ujrave te zeza fale bisedimeve te Z. Berisha ne Japoni nga ku qeveria e Japonise nisi financimin me afro 80 miljon $. Me 14.01.2016 (pra përpara 9.5 vitesh) Erion Veliaj inspektoi punimet dhe deklaroi se impianti do jete funksional brenda 2017! Kane kaluar thuajse 10 vjet nga ai premtim, por impianti ndonëse ka përfunduar, nuk është marre ne dorezim, nuk po punon por po ndryshket e po kthehet vete ne mbetje! Jemi i vetmi kryeqytet ne EuroAzi qe nuk trajton ujërat e zeza por i le te vaditen prodhimet bujqesore me keto helme dhe i le te derdhen ne det! 80 miljon $ te cuara dem, asnjë përgjegjesi!

    Monitorimet për shkarkimet e lëngëta urbane dhe ujërat sipërfaqësorë nuk i ben as ISHP e as AKM por “Subjekti fitues në tender” dhe kemi pare qe subjekti ndotes janë edhe monitorues.

    Për dijeni, disa zyrtare nga Inspektoriati i mjedisit, ISHP, AKU apo inspektori i inpektoriateve shkojne dhe gjobisin bare dhe restorante për cilësinë e ujit te rubinetit qe vjen nga bashkia se ai uje nuk është ne cilësinë e nevojshme! POR nuk gjobisin bashkine qe ka 10 vjet qe ka 3-fishuar faturen e ujit me premtimin se do kishim uje 24 ore dhe me cilesi sipas standarteve.

    Situata aktuale tregon qe nuk ka monitorim dhe inspektim te besueshem por ligji përdoret për te vjedh biznëset përmes kercenimeve për gjoba.

    Cfare duhet bere? Duhen ngritur kapacitetet, rritur ne përgjegjesi ne nivel drejtorish dhe duhet te punesohen ne rinj qe janë diplomuar për inxhinieri mjedisi qofte nga UBT, Politeknik apo Shkencat e Natyres dhe jo me militante patronazhiste (vetem 2% e atyre qe kane mbaruar për mjedis janë punesuar ne profesionin e tyre). Monitorimi dhe inspektimi duhen për te parandaluar ndotjen dhe rehabilitimin e ndotjeve historike, jo thjesht për te mbush ca xhepa apo raporte qe botohen me 4 vite vonëse. Monitorimet duhet te jene (1) me sistem monitorimi te vazhdueshem e jo thjesht matje momentale qe mund te jene aksidentale, (2) te besueshme, (3) aparatura te kalibruara dhe metodologji te certifikuara dhe te akredituara, (4) te aksesueshme ne kohe reale nga publiku.

    Duhet krijimi i bazes se te dhenave për për ndotjen ne ajer, uje, toke dhe hartave te zhurmes. Nga kjo baze te dhenash do te dalin rekomandimet për kapacitetet mbajtese dhe për prioritetet e financimeve. Monitorimi dhe inspektimi do tregojne se si dhe sa po parandalohet ndotja dhe sa dhe si po rehabilitohen zonat e ndotura mjedisore.

    Menaxhimi i Integruar i Mbetjeve & Ekonomia QarkullueseStrategjia e Plani i Veprimit te menaxhimit te mbetjeve qe bazoheshin ne parimet “Redukto-Ripërdor-Riciklo“ e me pas ne përfitimin termik apo landfill u ndryshua për interes te megavjedhjes me inceneratore qe nuk ekzistojne. Edi Rama dhe Erion Veliaj e kthyen Sharren ne një monopol te katerfishte: (1) mbetjet urbane (2) mbetjet industriale (3) mbetjet e riciklueshme, dhe (4) depozitimin e dherave qe nuk janë mbetje por mall!

    Shqipëria kishte afro 50 kompani riciklimi ne vitet 2007-2015. Sot thuajse nuk ka asnjë pasi Sharra u be monopol dhe u përzune ricikluesit për interes te xhepave te edi rames dhe atyre qe vrane ardit gjoklajn.

    Cdo polic ne rruge te thoshte troc se biznesi I dherave është I edi rames se na detyron te mos lejojme asnjë makine te shkoje askund por veç ne sharre ku cmimet u 5 fishuan se u kthye ne monopol. Edhe nëse 1 njëjti zhvillues kish 2 kantiere ku ne njërin duhej te hiqte dhe ndersa tek tjetri te shtonte dhe, ai nuk mundej qe mallin e tij te mund ta conte nga kantieri 1 tek kantieri 2 por duhej qe te paguante edi ramen ne sharre për te depozituar mallin e tij dhe brenda 1 minuti po me kamionet e tij te paguante përseri edi ramen për te marre mbrapsht dheun e tij për ta depozituar tek kantieri 2. Hajdute te ketille nuk kishim pare gje akoma!

    Nuk mjaftoi me kaq por Edi Rama i dha Zotos edhe 22 miljon € për landfillin e Vlores qe nuk funksionon dhe djegin plehrat duke helmuar gjithë qytetin. Po Edi Rama i dha Klodian Zotos edhe 4 miljon euro për zgara pritese lumore për ne Shkumbin dhe Ishem, zgara qe nuk ekzistojne me por 4 miljon euro u përlane! As afera e dherave, dhe as zgarat nuk hetohen nga prokuroret e nenshtruar politike.

    5 vjet po behen qysh kur PD depozitoi kallzim ne SPAK për Grup te Strukturuar Kriminal me qellim vjedhjen e 400 miljon eurove përmes skemes se inceneratoreve. Edhe Lufta 1 Boterore zgjati 4 vjet e jo 5, por SPAK nuk guxoi ti hetoje për grup te strukturuar kriminal se kudo i del Edi Rama qofte ne (1) injorimin e shkreses se drejtorit te APP qe njoftonte se ligji nuk lejonte kontraten me Zoton, (2) miratimin e kontrates me VKM brenda 24 oresh nga raporti i komisionit te vleresimit qe nuk kish asnjë ekspërt incenerimi (3) pretendimin sikur ka kaluar 9 procedura me 17 firma brenda dites (4) përfshirjen e neneve te tilla si “pamundesia e nderprerjes se kontrates“ edhe kur ai qe merr para publike i vjedh dhe nuk nderton asgjë, (5) injorimin e shkreses se ministres se vet Felaj qe e njoftonte se nuk ekzistonte kompania, (6) dhenien e një bonusi prek 8 pikesh një kompanie qe nuk ekzistonte, (7) përdorimin e fondit rezerve te Keshillit te Ministrave për te paguar punime imagjinare, (8) vjedhje mbi 200 miljon euro nga parate publike për inceneratore qe nuk ekzistojne ose nuk punojne.

    SPAK nuk guxon te hetoje as për grup te strukturuar dhe as nuk tregon dot se ku shkuan parate përveç disa therrimeve për Koken e Bllakon.

    Për pasoje Sharra ne Tirane, Elbasani e Vlora janë kthyer ne bomba ekologjike dhe tani janë ne gjendje emergjence jo para 11 vitesh!

    Zgjidhja: Rikthim tek Ligjet e BE dhe Strategjia e Plani i Veprimit Redukto-Riparo-Ripërdor-Riciklo dhe parimet e Ekonomise Qarkulluese.

    Ekonomia qarkulluese është një model prodhimi dhe konsumi, i cili përfshin shpërndarjen, ripërdorimin, riparimin, rinovimin dhe riciklimin e materialeve dhe produkteve ekzistuese sa më gjatë të jetë e mundur. Synimi ështe te zgjatet cikli i jetës së produkteve.

    Për dijeni: Agjensia Kombëtare e Ekonomise se Mbetjeve përmendet si agjensi nen varesine e MM por nuk ka fare as website! Ndersa Agjensia e Bregdetit e ka website “Page not found“. Por ministrja di te beje byrek.

    Rikthimi tek Strategjia dhe Plani i Veprimit kerkon masa konkrete dhe buxhet për te ngritur qendra te seleksionimit te mbetjeve, duke nxjerre sendet qe mund te ripërdoren, ato qe mund te riparohen, ato qe duhen ricikluar, ato për kompostim dhe ato me fuqi kalorifike për ti derguar ne furrat e fabrikave te cimentove ose te industrive metalurgjike qe kerkojne lende djegese. Kjo do pakesoje me 2/3 volumin e mbetjeve dhe për pasoje 3-fishon jeten e një landfilli.

    Sugjerojme nxitjen e instrumentave te ekonomise qarkulluese dhe përdorimit efikas te burimeve natyrore

    Zbatimi i hierarkise se trajtimit te mbetjeve

    Nxitja e biznesit te riciklimit përmes grumbullimit te veçuar te mbetjeve

    Trajtimi me seriozitet i mbetjeve te rrezikshme përfshi mbetjet spitalore

    (për dijeni ne 2011 një keshilltar i huaj ne Kryeministri, Scoti, beri një raport për spitalet dhe dilte se 95% e tyre kishin autoklava te përshatshme për trajtimin e mbetjeve spitalore. Korrupsioni I ngritur ne system nga kryehajduti ka bere qe mbi 80% e spitaleve te mos kene me autoklava dhe ti japin para privative te cilet nuk kontrollohen dhe për pasoje shiringa me age hidhen nepër brigje lumenjsh dhe dalin ne plazhet ranore duke rrezikuar jetet e banoreve dhe turisteve).

    Rehabilitimi i venddepozitimeve ilegale.

    Duhet partneritet real me boten akademike, jo te keqpërdoren nga mafia dhe mediat e inceneratoreve por duke financuar studime dhe nxitur doktoratura për rehabilitimin e tokave te ndotura (jo te jene doktoraturat si dhoro për patronazhistet apo monedhe korruptimi I botes akademike)

    NDRYSHIMET KLIMATIKE DHE RREZIQET MJEDISOREFale financimit afatgjate nga OKB dhe fondeve nga Agjensia Gjermane për Zhvillim GIZ, Shqipëria prodhon raporte përiodike ne kuader te Konventes Kuader te Klimes.

    Por fatkeqsisht raporte prodhohen por nuk zbatohen. Psh. ne 2015 GIZ financoi Planin e Veprimit për zbutjen dhe masat e përshtatjes ndaj ndryshimeve klimatike në Tiranë qe sugjeronte nderhyrjen me masa konkrete ne te pakten 5 zona te ndjeshme te Tiranes. Për fat te keq ky raport nuk u zbatua fare ndersa 9 vite me pas, ne Gusht 2024, Bashkia e Tiranes hapi tender për te prodhuar “Planin e veprimit për ndryshimet klimatike ne Tirane“ – prodhojme një raport te ngjashem për 45 mije €.

    Ne raportet e veta qeveria ne 2017 premtonte si mase te zbutjes se emetimeve te gazrave sere se brenda vitit 2030 udhetimet e gjata ne Shqipëri do kryheshin me tren! Për fat te keq jo vetem qe nuk kane ringritur asnjë linjë treni, por edhe projektet e Tramit te Tiranes janë lene ne sirtare prej 10 vitesh.

    Ne 2015 z. Bozdo nga Bashkia e Tiranes prezantoi projektin e fizibilitetit se futja e dy linjave te para te Tramit ne Tirane (Kinostudio-Kombinat dhe përgjate Buvevardit) mendohej se do lehtesonin trafikun duke hequr te pakten 800 levizje autobuzesh dhe 2600 makina nga rruget e Tiranes. Por propozuesit ishin me biografi te keqe ndaj 10 vjet nuk ka asnjë tram.

    Për fat te keq, shumicen e efekteve negative te Klimes e kemi te krijuar nga qeveria dhe jo nga natyra globale: Psh. (1) Tepsite e nxehtesise nepër rruge dhe sheshe janë krijuar nga betonizimi i cdo sheshi urban ne vend qe te liheshin toka natyrore dhe me peme te larta ne sheshet dhe ane rrugeve; (2) heatwave (dallget e nxehtesise) na shkaktohen nga lejet korruptive për qiellgervishtes qe bllokojne koridoret ajrore, pasqyrojne nxehtesine dhe duke shtuar numrin e banoreve disa fish edhe makinat e për pasoje janë shumefishuar emetimet e gazrave sere ndersa rruget kane mbetur te njëjtat; (3) përmbytjet e qyteteve po shkaktohen nga betonizimi i tokes qe inkapsulon dheun e nuk lejon te thithe sasine e ujit por 5-fishon përmbytjen e sipërfaqeve. Zgjidhjet e dhena ne raportin e 2015 u lane ne sirtar se i di kryehajni te gjitha e nuk ka nevoje për mendim shkencor.

    Propozojme masa për nxitjen e energjive te pastra dhe parandalimi ose zbutja e rreziqeve mjedisore:

    Nxitje te prodhimit te energjise se eres dhe diellit jo vetem ne nivel industrial por edhe nivel privat me subvencione për kthimin e cative ne gjenerues energjie diellore (bashkepunim me Dept. Energjise)

    Nxitje për përdorimin e makinave elektrike përmes bonuseve ne ulje te taksave dhe/ose shtimit te pikave te karikimit me cmim te ulet energjie

    Menjanimi dhe zbutja e efekteve te përmbytjeve

    Përgatitja e hartes dhe listes se rreziqeve mjedisore

    Rritja e pyllezimeve

    Investimi ne ndertimin e pritave dhe veprave te kullimit te zonave qe përmbyten shpesh

    Mos lejimin e banesave dhe biznëseve ne zonat qe përmbyten shpesh

    Investimi ne parandalimin e erozionit te tokes dhe bregdetit

    Ndalimi i shfrytezimit te inerteve ne lumenj

    Mbrojtja e Natyres dhe Integriteti i Zonave te MbrojturaMasaker kane kryer ne zonat e mbrojtura mjedisore! E nisen me lejen për kompanine e Soros për shpim nafte ne pjesen qendrore te zones se mbrojtur Laguna e Nartes. Ministrat e kryehajdutit deklaruan se e kish lejen për ne det por kish shpenzime ndaj ia dhame ne toke!

    Vijoi me lejet për akuakulture ne Pakun Kombëtar te Sazan-Karaburunit.

    Vijoi me kafshimin e Parkut Kombëtar te Dajtit dhe kthimin e shkalles se Tujanit ne guroren private te Gjoka Konstruksion. Ka 5 vjet qe depozituam kallzim penal ne SPAK por aq sa c’folet ju qe nuk ishit fare aq ka përgjigje nga SPAK për kete masaker mjedisore.

    Vijoi me lejen për hotel 6 katesh mu ne monumentin e natyres Uji i Ftohte ne Tepelene gje qe ndalohet nga ligji. 5 vjet kane kaluar nga kallzimi penal qe kryem ne SPAK por ende nuk ka përgjigje. Nenshtrimi politik ndaj kryehajdutit edhe kur shkel brutalisht ligjet është i papare.

    Vijoi me kafshimin e Parkut Kombëtar te Butrintit për interes te xhepit te kryehajdutit. Besoj e mbani mend deklaraten skandaloze te ministres se byrekut qe deklaroi “Ja, kete piken e vockel ketu po heqim!“ Ne dhunim te ligjit u dha leje ndertimore brenda ne Parkun Kombëtar te Butrintit!

    Vijoi me ndertimin e Aeroportit te Vlores brenda zones se Mbrojtur te Nartes a thua se nuk mund te vleresoheshin dot 2-3 alternativa për zhvendosje pak km me tutje. Te gjitha keto janë kryer ne dhunim te ligjit dhe duke injoruar harten e zonave te mbrojtura.

    Para 2 vitesh u shpall me tam-tame Parku Kombëtar i Vjoses. POR kujdes, përfshihet shtrati i Vjoses por jo delta e saj! Ne cdo lume pjesa me e rendesishme ekologjike është delta e lumit pasi krijon habitatet me te larmishme dhe biodiversitetin me te pasur. Por jo ne rastin e vjoses. PSE? Sepse ne delten e vloses dhe ZM Nartes po ndertohet aeroporti dhe edi rama po miraton leje për resorte shtepish te dyta.

    Pasi kreu dhjetera kafshime te Zonave te Mbrojtura ne shpërfillje te ligjit, tani po ndryshon ligjin qe ti kafshoje duke respektuar ligjin. Për kete qellim, gjithë zonen bregdetare po e heq nga rrjeti i ZM! 13,700 ha u hoqen nga statusi ZM me disa VKM pa asnjë konsultim. Ose le te themi mbi bazen e konsultimeve imagjinare. Asgjë te lige, cdo gje me ligj!

    Para pak vitesh u shkarkua, ringarkua dhe detyrua te dorehiqej drejtori i Parkut Kombëtar te Divjake-Karavastase, Ardian Koçi, qe ishte kundra planeve për kafshimet e ZM për interes te xhepit.

    Edhe investimet ne ZM kryhen për interes te xhepit. Para 10 vitesh u paguan 2 miljon euro për rrugen tek Syri i Kalter por brenda 7 vitesh rruga u prish!

    8 miljon € ka shpallur ministrja e byrekut për një qender multifunksionale ne Vjose! Kur behen me fonde te BE ose BB behen për 10 here me pak. 8 miljon € nuk kushton as hoteli me 6 kate mu brenda zones se mbrojtur!

    Cfare propozojme? Ruajtjen e integritetit te ZM! Rishikim te vendimeve te qeverise për kafshimet e ZM bregdetare pasi keto zona janë sensitive dhe ndihmojne ne zbutjen e pasojave te rreziqeve natyrore si përmbytjet, erozioni, valet e te nxehtit etj.

    Si do kryhet? Ne takime te hapura publike me ekspërtet me te mire te ZM, qe janë pedagoge te UT, UBT, Polis, dhe shoqatave mjedisore qe kane dhjetera ekspërte mjedisi te apasionuar pas natyres.

    Harta e ZM do diskutohet dhe dakortesohet ne komunitetin shkencor, do jete publike, e pandryshueshme dhe kriteret mjedisore do jene kyc ne planifikimin e territorit.

    FONDI PËR MJEDISINKjo është një teme qe ka nevoje për diskutime dhe qe mesa jam njoftuar FMN nuk pranon krijimin e fondeve jashte buxhetit te shtetit. Ndaj mund te diskutohen modalitetet dhe mund te jete pjese e buxhetit te MM.

    Por cfare ka ndodhur keto vite? Deri tani kane dale nga buxheti i shtetit mbi 200 miljon euro për disa inceneratore qe ose nuk ekzistojne fare ose nuk punojne! Keto para nuk kane dale nga buxheti i Ministrise se Mjedisit pasi nuk kishte fare buxhet për to biles as nuk i kish planifikuar as ne buxhetin afatmesem. Lefter Koken e kane përdor si koke turku. Parate dolen fillimisht nga Fondi Rezerve i KM dhe me pas nga buxheti i shtetit.

    Le te shohim veç një takse qe ka shtuar Edi Rama: taksa e karbonit për cdo liter nafte. 27 lek pa TVSH ose 33 lek me TVSH ne cdo liter! Sa i bie ne vit kjo takse e shtuar para 11 vitesh?

    Sipas llogaritjeve te mikut dhe ekspertit te mire Flor Mima, veç nga kjo takse qeveria ka përlare mesatarisht afro 220 miljon € ne vit! Për 11 vite rrjesht! Pra sa c’janë paguar për inceneratoret imagjinare, qeveria ka vjedhur shqiptaret cdo vit. Ne 11 vite kjo shkon ne mbi 2.4 miljarde € dhe nëse e pjesetojme me numrin e popullsise, 2.5 miljarde/2.5 miljon – i bie qe qeveria ka vjedhur cdo shqiptar me 1,000 € ose 4,000 € për cdo familje shqiptare! Është momenti te kerkojme “Edi Rama o hajdut, paret tona ku i ke fut?”

    A ka nevoje për investime për mjedisin?

    Po, kemi nevoje për te financuar qofte rrjetin e monitorimeve mjedisore, krijimin e laboratoreve te akredituar qe te kryejne vleresime te besueshme, ndertimin e qendrave te seleksionimit te mbetjeve për te nxitur ripërdorim, landfille rajonale, impiante te trajtimit te ujrave te ndotura sidomos ne qytetet e medha dhe zonat bregdetare, etj.

    Taksa e karbonit ne hidrokarbure është vendosur sipas parimit “Ndotesi Paguan” dhe është e kuptueshme qe makinat me nafte kane një takse shtese ne menyre qe te nxiten përdorimi I makinave elektrike.

    POR kjo takse se pari ka qene kriminale dhe ka grabit cdo shqiptar me 1000 euro dhe se dyti kjo takse nuk ka shkuar fare tek buxheti i MM ose si Fond për Mjedisin. Nëse do kete takse kjo duhet te shkoje te përdoret për qellimin e vendosur përndryshe duhet heq fare si takse.

    Zvogelimi 5 here i takses se karbonit për cdo liter nafte nga 27 lek ne 5.5 ose 6 lek është një zgjidhje pasi gjithsesi garanton rreth 55 miljon euro ne vit ne investime për rehabilitimet mjedisore.

    Eksperienca tjeter ka qene edhe ajo e Polonise qe negocioi “Debt for nature swap”, ku pati marrveshje dhe 8-10% e borxheve te Polonise shkuan si financim për krijimin e fondit te mjedisit qe mundesoi kalimin nga qymyri ne burime te pastra energjie. Pra mund te kete zgjidhje.

    Shkurt, mjedisin nuk e përmireson as vjedhja e parave te shqiptareve me taksa karboni qe i përpin vrima e zeze e korrupsionit, as përrallat me inceneratoret qe do na shpetonin nga emergjenca e veteshpallur dhe as propaganda e byrekut. Është koha qe te cojme kryehajdutin dhe ministrat e tij ne shtepi e le rrine sa te duan te gatuajne byrek.