Tag: mbetjeve

  • Pastrimi dhe largimi i mbetjeve në Sarandë, 1.3 milionë euro për shërbimin

    Pastrimi dhe largimi i mbetjeve në Sarandë, 1.3 milionë euro për shërbimin

    Pastrimi i qytetit dhe largimi i mbetjeve në qytetin turistik të Sarandës parashikohet t’i kushtojë bashkisë 1.3 milionë euro për 12 muaj.Kjo e fundit çeli një procedurë prokurimi duke vendosur kushte për kontraktorët lidhur me shërbimet që duhet të kryejnë, si dhe oraret në të cilat duhet të bëhet kjo duke pasur parasysh edhe sezonin.Konkretisht shërbimi është i ndarë në dy periudha tetor-maj dhe qershor-shtator duke mbajtur parasysh pikërisht edhe sezonin turistik.“Në mënyrë që të realizojmë nevojat e territorit me shërbimin e pastrimit, duke patur parasysh specifikat që ka bashkia Sarande shërbimet janë organizuar dhe llogaritur për dy periudha. Periudha e parë është ajo që përfshin kryerjen e shërbimit gjatë muajve tetor – maj dhe periudha e dytë qershor – shtator” thuhet në specifikimet e bashkisë.Lidhur me oraret e shërbimit Bashkia specifikon se grafikët për largimin e mbeturinave që do të paraqiten për miratim, duhet të përgatiten në mënyrë që të gjitha punimet të kryhen brenda orëve të natës, duke filluar jo më parë se ora 19.00, me qëllim që në orën 7.00 zona e kontraktuar të jetë krejtësisht e pastër.“Ndryshimet në orarin e operimit dhe përfundimit të shërbimit në zonë, do të pranohen vetëm për shkak të pamundësisë objektive të kryerjes së shërbimit të parashikuar si dhe në rastet e ndryshimit të orarit për rrugët tregtare, por gjithmonë pasi të jenë verifikuar dhe miratuar zyrtarisht nga autoriteti kontratues, ndryshimet në Grafikun e Punimeve”, thuhet në dokument.Bashkia që në këtë rast është autoriteti kontraktor nënvizon se ka parashikuar paraprakisht të gjitha pikat e grumbullimit të mbetjeve për vendosjen e 471 kontejnerëve me volum 1.1 m3, brenda zonës së kontraktuar dhe 50 kontejnerëve plastike 0.25 m3, 60 kontejner 0.05 m3 si dhe 350 kontejnerë metalikë 0.25 m3. Operatori i shërbimit duhet të kryejë shërbimin e plotë të parashikuar në metodologji, 471 zbrazje kontejnerësh/ditë.Kompania që do të lidhë kontratën pas përfundimit të procedurave të prokurimit do të duhet që përveç mbledhjes grumbullimit dhe transportit të mbetjeve në landfillin e Bajkalit të kujdeset gjithashtu për fshirjen e rrugëve të qytetit si dhe larjen e rrugëve dhe shesheve.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona

    Shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona

    13 persona janë dërguar nën gjykim nga Prokuroria e Tiranës, pas mbylljes së hetimeve për skandalin e mbetjeve spitalore, ku rezultoi një skemë e gjerë falsifikimi dhe bashkëpunimi mes subjekteve private dhe funksionarëve publikë.

    Administratorët e tre kompanive akuzohen për përfitime të padrejta në një sërë spitalesh publike duke bërë deklarime të rreme pa pasur kapacitetet mbi pajisjet teknologjike për sterilizimin e mbetjeve.
    Ndërsa 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve shtetërore  janë dërguar për gjykim për shpërdorim detyre, pasi nuk kanë kryer inspektime reale dhe kanë lejuar shkelje të lejeve mjedisore.
    Top Channel zbulon se bëhet fjalë për kompaninë “Vale Recycling” të administratorit Elvis Miri që dyshohet se ka përfituar 30 tendera publike në kundërshtim me ligjin pa pajisjet e duhura. Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim edhe Elidiana Shehun e kompanisë “EMC shpk” dhe Laert Shehun e “Swot Shpk”.
    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spiralore.
    Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
    Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit:

    E.M., administrator i “V.R Shpk”
    E.Sh., administratore e “E.. Shpk”
    L.Sh., administrator i “S…. Shpk”

    Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
    Gjithashtu, u morrën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
    Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxjori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse.
    Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente”-njofton prokuroria.

    Top Channel

  • Skandali me mbetjet spitalore, Prokuroria dërgon për gjykim 10 zyrtarë dhe tre administratorë

    Skandali me mbetjet spitalore, Prokuroria dërgon për gjykim 10 zyrtarë dhe tre administratorë

    Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për hetim 13 persona, prej të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë në institucionet mjedisore.
    Ndërsa tre të tjerët administratorë kompanish. Inspektorët dhe zyrtarët e institucioneve kanë lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore.
    Ndërsa administratorët akuzohen se kanë bërë deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
    Më konkretisht bëhet fjalë për administratorët Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk”, Elidiana Shehu e “EMC shpk” dhe Laert Shehu i “Swot Shpk”.
    Elvis Miri i “Vale Recycling Shpk” u arrestua në Qershor të viit të kaluar, pasi dyshohet se përfitoi mbi 65 milionë lekë tendera nga një sërë spitalesh publike për riciklim të mbetjeve spitalore duke përdorur dokumente false, pa pasur paisje dhe duke sjellë dëme mjedisore.
    Ndërkohë, dy administratorët e tjerë, Elidiana Shehu dhe Laert Shehu, janë drejtuesuit e kompanive të ekspertizës mjedisore. Ata akuzohen se në përpilimin e raporteve të vetëmonitorimit të mjedisit ndihmuan Elvis Mirin të fshihte mungesën e paisjes.
    Fillimisht rasti u denoncua nga emisioni “Stop”, teksa më pas hetimi provuan përfshirjen e Elvis Mirit në tre vepra penale, falsifikimin e dokumenteve, keqmenaxhim të mbetjeve dhe aktivitete të rrezikshme për mjedisin.
    NJOFTIMI:

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
    Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit: E.M., administrator i “V.R Shpk’, E.Sh., administratore e “E.. Shpk”, L.Sh., administrator i “S…. Shpk”. Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
    Gjithashtu, u morën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
    Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.’
     
  • Shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore, 13 persona përfundojnë në gjyq, mes tyrë 10 inspektorë

    Shkelje në trajtimin e mbetjeve spitalore, 13 persona përfundojnë në gjyq, mes tyrë 10 inspektorë

    Foto Ilustruese

    TIRANË- 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore janë marrë të pandehur për veprën penale “shpërdorim detyre”. Në një njoftim zyrtar, Prokuroria bën me dije se ata kanë lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore. Sipas Prokurorisë, këta persona akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
    Ndërsa inspektorët dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren.
    Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B..
    Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
    Lejuan ushtrimin e aktivitetit të kompanive në shkelje të lejeve mjedisore dhe nuk kryen inspektime, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 zyrtarë. 
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore.
    Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
    Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit:
    •             E.M., administrator i “V.R Shpk”
    •             E.Sh., administratore e “E.. Shpk”
    •             L.Sh., administrator i “S…. Shpk”
    Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
    Gjithashtu, u morën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
    Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.

  • Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

    Shkeljet në trajtimin e mbetjeve spitalore, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq 13 persona, mes tyre 10 zyrtarë

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore.
    Njoftimi i Prokurorisë së Tiranës:
    Lejuan ushtrimin e aktivitetit të kompanive në shkelje të lejeve mjedisore dhe nuk kryen inspektime, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 zyrtarë.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq 13 persona, mes të cilëve 10 inspektorë e zyrtarë të institucioneve mjedisore për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’, duke lejuar shkelje në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe trajtimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore.
    Në kuadër të hetimeve të zgjeruara për çështjen penale nr.1255/2024, e cila u regjistrua pas kallëzimit të gazetarit investigativ S.K., u këqyr i gjithë dokumentacioni zyrtar, u morrën deklarime, si dhe u verifikuan në terren dhe u administruan provat materiale e fotografike.
    Hetimi zbuloi një skemë të gjerë falsifikimi dhe shpërdorimi detyre, e cila përfshinte bashkëpunim ndërmjet subjekteve private dhe funksionarëve publikë dhe për rrjedhojë u morrën të pandehur për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve (neni 186/3 i Kodit Penal) shtetasit:
    •             E.M., administrator i “V.R Shpk”
    •             E.Sh., administratore e “E.. Shpk”
    •             L.Sh., administrator i “S…. Shpk”
    Këta shtetas akuzohen për deklarime të rreme mbi pajisje teknologjike për sterilizimin e mbetjeve, të përdorura për të përfituar kontrata publike dhe leje mjedisore në mungesë të kapaciteteve reale.
    Gjithashtu, u morën të pandehur për veprën penale të shpërdorimit të detyrës (neni 248 i K.Penal) dhjetë inspektorë dhe zyrtarë të institucioneve mjedisore: J.Sh., E.P., A.M., N.D., T.P., B.S., A.K., B.L., I.B., dhe K.A..
    Ata dyshohen se kanë kryer inspektime formale, kanë pranuar dokumentacion të manipuluar dhe nuk kanë verifikuar kushtet reale të instalimeve në terren. Nga analiza e të dhënave rezultoi se, gjatë periudhës 2017–2022, subjekti “V. R..” ka përfituar mbi 30 tendera, duke përdorur pajisje të pasakta dhe të munguara në vendushtrim te aktivitetit, në kundërshtim me kriteret ligjore për lejet mjedisore të tipit A dhe B. Ky hetim nxori në pah problematika të rënda në zbatimin e standardeve mjedisore, mungesën e kontrolleve efektive dhe bashkëpunimin e dyshimtë ndërmjet interesave privatë dhe autoriteteve mbikëqyrëse. Të gjithë personat e përfshirë gëzojnë prezumimin e pafajësisë, deri në një vendim përfundimtar nga gjykata kompetente.

  • Sharrë, plehrat në derë të banesave, një incenerator fantazmë dhe një komunitet që jeton mes plehrave

    Sharrë, plehrat në derë të banesave, një incenerator fantazmë dhe një komunitet që jeton mes plehrave

    Sharrë, plehrat në derë të banesave, një incenerator fantazmë dhe një komunitet që jeton mes plehrave

    Vetëm pak metra larg shtëpive në Sharrë është hapur një gropë e re për mbetjet urbane. Banorët jetojnë mes erës së rëndë, rrugës së dëmtuar dhe premtimeve të pambajtura. Inceneratori që duhet të zgjidhte krizën? Një premtim fantazmë, që ka “djegur” miliarda lekë pa dhënë asgjë në këmbim. Tonelata mbetjesh vijojnë të grumbullohen në një zonë që prej kohësh ka kaluar kufirin e kapacitetitGropa më ka ardhur në derë, nuk kam vajtur unë te gropa”, thotë me zemërim Durim Zeneli, banor i lagjes “Zenelaj” në Sharrë, ndërsa tregon nga dritarja e shtëpisë së tij trekatëshe.

    Vetëm pak metra më tej, një gropë e re është hapur për të zgjeruar kapacitetin e landfillit të mbetjeve urbane, në një zonë që prej vitesh është kthyer në pikën më të nxehtë të krizës mjedisore të kryeqytetit.

    Pamje nga shtëpia e Durim Zenelit, Sharrë

    Durim Zeneli duke treguar gropën e re të depozitimit të mbetjeve në SharrëDurimi u kthye nga emigracioni në vitet 2007–2008. Me paratë e fituara në Greqi ndërtoi shtëpinë në një zonë që atëherë ishte larg nga mbetjet. “Shihja malin e Prushit nga këtu”, tregon ai.

    Sot, ndodhet vetëm pak metra nga “qeliza e re” që do të depozitojë tonelata mbetjesh në Sharrë. “Mbajmë dritaret mbyllur. Nuk duam asgjë tjetër, vetëm të largohemi. Por kush do vijë të jetojë tek plehrat?!”, thotë ai i dëshpëruar.

    Landfilli i Sharrës ka një kapacitet total prej 420 mijë metër kub mbetjesh. Në kontratë ishte parashikuar që landfilli do të përballonte kërkesën deri në ndërtimin e inceneratorit, që më pas do të bëntë djegien e plehrave për të prodhuar energji elektrike. Por inceneratori nuk u ndërtua asnjëherë. Për këtë arsye, zona e trajtimit të mbetjeve ndodhet në emergjencë. Plehrat e pesë bashkive të qarkut Tiranë janë bërë kapicë në landfillin që s’ka më vend.

    Zgjerimi i kapacitetit për depozitimin e mbetjeve të ngurta u vonua për vite me radhë nga autoritetet përgjegjëse. Pas dy vitesh zvarritje, në fund të vitit të kaluar, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi më në fund lejen për ndërtimin e qelizës së re. Tani, kompania “Integrated Energy” (e administruar nga Agjencia e Pasurive të Sekuestruara) kërkon rishikimin e lejes mjedisore për landfillin, një procedurë që kushtëzon organizimin e një seance dëgjimore me banorët e zonës.

    Dëgjesa shurdhe

    Pas shumë vitesh të mbuluar nga era e plehrave dhe premtime të papërmbushura, banorët e Sharrës u ftuan në një dëgjesë publike që rezultoi më shumë një monolog se sa një përpjekje për të dëgjuar e adresuar shqetësimet e tyre.

    Më 23 maj, kompania “Integrated Energy” organizoi dëgjesën publike me banorët e Sharrës në një hotel pranë rrugës kryesore në Vaqarr. Takimi zgjati vetëm 20 minuta dhe u ndoq nga rreth 50 banorë. Përfaqësuesit shtetërorë shpjeguan se situata në landfill është drejt kufirit të kapacitetit dhe se një “qelizë e re” është domosdoshmëri.

    “Çdo ditë depozitohen rreth 1000 ton mbetje nga pesë bashki. Jemi drejt ezaurimit të aftësisë pritëse. Qeliza e re do të jetë gati brenda tre muajve”, u shpreh Indrit Karaj, administratori shtetëror i “Integrated Energy”.

    Sipas Karajt, mbetjet do të kapsulohen, zona do të mbulohet me gjelbërim dhe nuk do të ketë “asnjë ndikim në mjedis”.

    Banorët e Sharrës në dëgjesën publike me ‘Integrated Energy”

    Indrit Karaj- Administrator i ‘Integrated Energy’ në dëgjesën publike me banorët e SharrësPor banorët e Sharrës, që prej vitesh jetojnë me erën e plehrave dhe zhurmat e kamionëve, kanë një tjetër realitet për të treguar. Shqetësimi kryesor i tyre ishte gjendja e rënduar e infrastrukturës rrugore, një problem i përsëritur për të cilin ata thanë se kanë marrë vetëm premtime boshe.

    “Prezantimi është për qelizën e re. Mos e kanalizojmë takimin mbi rrugën, çështje lokale,” ndërhyri Genc Kojdheli, drejtor në Bashkinë e Tiranës, sapo një banor kërkoi llogari për rrugën e premtuar.

    Banorët e tjerë ngritën gjithashtu shqetësime për dherat që, sipas tyre, po hidhen në mënyrë të pakontrolluar pranë zonës së pyllëzuar.

    “I hedhin ku të munden, madje edhe në pjesët me gjelbërim që kanë mbetur. Kemi bërë ankesa, por askush nuk reagon,” tha një tjetër banor.

    Edhe ky shqetësim mori të njëjtën përgjigje të thatë: “Takimi është për qelizën e re.”

    Sipas ligjit shqiptar për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe pjesëmarrjen publike, dëgjesat duhet të jenë të hapura, gjithëpërfshirëse dhe të garantojnë barazi në zë. Por në Sharrë, dëgjimi rezultoi një formalitet 20 minutësh.

    “Këta thonë që takimi është për gropën e re… po hallet tona, kur do dëgjohen?”, tha një banor nën zë në fund të takimit.

    Kapica me plehra në Sharrë

    Pamjet nga Sharra vërtetojnë emergjencën. Ndotja është larg shtëpive të pushtetarëvë që premtonin zhdukjen e plehrave, por vijon të jetë e njëjtë për banorët e fshatit.

    “Janë vendgrumbullime as në kushtet e landfillit, sepse thjesht janë mbledhur aty për tu djegur. Por nuk digjen dhe ato krijojnë një bombë ekologjike që rri pret aty. ”, thotë Olsi Nika nga ECO Albania.

    Qeliza e re, që tashmë është ndërtuar, ka një kapacitet depozitimi vetëm për një vit. Ekspertët nuk e shohin këtë si zgjidhje afatgjatë, por si një shtyrje të përkohshme të problemit.

    “Do të buxhetojnë sërish për asgjesimin e tyre. Sepse zinxhiri i menaxhimit të mbetjeve fillon tek shtepia jote dhe e imja, dhe ky zinxhir nuk është marrë kurrë seriozisht në Shqipëri. Janë bërë programe pilot, shoë, strategjira dhe nuk ka vullnet sepse mbetjet janë lekë.”, argumenton Nika.

    Pavarësisht kësaj situate, inceneratori që duhet të digjte plehrat, prej vitesh po “djeg” vetëm paratë publike.

    “Nga viti 2018, me nisjen e kontratës për Inceneratorin e Sharrës e deri në Maj 2025 qytetarët shqiptarë kanë paguar 9.18 miliardë lekë kompanisë “Integrated Energy BV SPV”. Pjesa më e madhe e këtyre pagesave është kryer nga bashkia Tiranë dhe Bashkia Durrës”, përllogarit eksperti për ekonominë Ilir Brasha.

    Të gjitha këto para janë shpenzuar ndërkohë që kontrata nuk ka filluar akoma punën me incenerimin e mbetjeve, si një nga funksionet kryesore të saj.

    “Taksapaguesit veç ndotjes mjedisore, ndikohen edhe nga grabitja po aq e madhe sa ndotja”, thotë eksperti për çështjet e mjedisit, Ahmet Mehmeti./Faktoje.al

  • Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

    Tenderët e çuditshëm të mbetjeve spitalore, Allajbeu fiton gjithmonë me ofertë më të lartë!

    Klodian Allajbeu

    TIRANË-Tregu i asgjësimit të mbetjeve spitalore mori kthesë tjeër në momentin që në “treg”u fut një oligark, Klodjan Allajbeu i Spitalit Amerikan. Biznesmeni ka çështje të hapur në SPAK, ndërkohë që Kosova ka avancuar me hetimet, por deri tani ai ka fituar pothuajse mbi 90 % të fondeve. Ai fitoi tenderin e majmë nga QSUT-ja, tendera të tjerë në Fier dhe në disa spitale rajonalë dhe lokalë. Madje, bashkëpunoi në një rast edhe me firmën konkurente Vale për një procedurë.
    Tenderi për asgjesimin e mbetjeve te Materniteti “Koço Glozheni”, u fitua sërish nga Allajbeu. Në dokumentin e publikuar nga Voxnews, rezulton se zyrtarët ia kanë dhënë fitoren pavarësisht se ECO e Allajbeut kishte ofertën më të lartë. Sipas dokumenteve në datën 27 maj 2025, firma ECO është shpallur fituese e një tenderi.

    Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i eleminimit të mbetjeve të rrezikshme spitalore në Spitalin Universitar Obstetrik Gjinekologjik ‘Koço Gliozheni’, Tiranë, me fond limit 31,689,705 lekë, pa TVSH”, me afat 36 muaj nga nënshkrimi i marrëveshjes kuadër.

    Në tender ishin vendosur edhe kriteret e përzgjedhjes së fituesit. “Oferta ekonomikisht më e favorshme, bazuar në kosto” ishte kriteri.
    Ofertën më të ulët e kishte “MEDI -TEL” me vlerë 23,790,000 lekë. Kjo firmë mori vetëm 210 pikë nga “mësuesit” e tenderëve. Ndërkohë, “ECO RICIKLIM” i Klodjan Allajbeut ofroi 28,470,000 lekë pa TVSH, dukshëm më lartë sesa oferta e parë. Kjo ofertë ishte rreth 50 mijë euro më e lartë, por sërish rezultoi fituese.
    Ndërkohë Autoriteti i Konkurrencës ka vendosur nën hetim Spitalin Amerikan që është në administrimin e biznesmenit Klodian Allajbeu. Nga hetimi paraprak është konstatuar se ky spital ka shërbime të caktuara dhe ekskluzive, në shkelje me nenin 8 të ligjit 9121, për mbrojtjen e Konkurrencës, që ka të bëjë me pozitën dominuese të një ose më shumë ndërmarrjeve.
    Biznesmenit Klodian Allajbeu po hetohet nga autoritetet e Kosovës për “falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrim parash”. Hetimet kanë nisur disa vite më parë dhe aktakuzat janë dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin Special.

    640 0 6565e706 f489 44ef b31f f63e74561fec 1748497566

    640 0 3df98afe f438 431d b7a4 bd4b6f7cda4e 1748497567

  • I vihet zjarri fushës së grumbullimit të mbetjeve, Libohova përfshihet nga tymi

    I vihet zjarri fushës së grumbullimit të mbetjeve, Libohova përfshihet nga tymi

    Një vatër zjarri ka rënë mesditën e kësaj të hënë në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Libohovë.

    Fatmirësisht nuk ka rrezik për banesat, ndërsa në vendngjarje ndodhet ekipi i zjarrfikëses.

    Zjarri dyshohet të jetë i qëllimtë, ndërsa përveç zjarrfikëses, drejt pikës së grumbullimit të mbetjeve janë nisur edhe efektivët e zjarrfikëses Gjirokastër me autobot.

    Pavarësisht se zjarri nuk rrezikon banesat, tymi është bërë problem për banorët e zonave aty pranë.

  • Lezha gati për sezonin veror, strategji të re për menaxhimin e mbetjeve dhe territorin e pastër

    Lezha gati për sezonin veror, strategji të re për menaxhimin e mbetjeve dhe territorin e pastër

    Përgatitjet për sezonin turistik në bregdetin e Lezhës kanë hyrë në fazën përfundimtare.

    Në Shëngjin, kryetari i Bashkisë Pjerin Ndreu zhvilloi një takim me operatorët turistikë, ku u diskutuan masat që do të merren për të garantuar një sezon sa më të organizuar dhe me standarde më të larta.
    Një nga prioritetet e këtij sezoni do të jetë menaxhimi i mbetjeve dhe mbajtja e territorit të pastër.
    Struktura të posaçme do të angazhohen për pastrimin e përditshëm dhe kontrollin e situatës mjedisore, ndërkohë që subjektet që nuk respektojnë rregullat do të paralajmërohen dhe, në rast përsëritjeje, do të përballen me masa administrative.
    Një tjetër risi këtë verë do të jetë shtimi i plazheve publike, një masë që synon të rrisë aksesin për pushuesit dhe të ofrojë alternativa të pastra dhe të mirëmenaxhuara.
    Hapja zyrtare e sezonit turistik në Lezhë do të bëhet më 24 maj. Gjatë gjithë sezonit, Bashkia do të bashkëpunojë me institucionet përgjegjëse për të garantuar rend, pastërti dhe kushte të favorshme për turizëm, ndërsa kontrollet do të jenë të vazhdueshme në të gjithë zonën bregdetare.

    Top Channel