Tag: mbetjeve

  • Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim dy drejtorë të bashkisë dhe tre punonjës

    Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim dy drejtorë të bashkisë dhe tre punonjës

    Pas zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë: -referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, njofton policia e Vlorës.
    gijotina.com/

  • Ish zëvendës ministrja e Ramës, Çuçi: Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë evropiane për të hyrë në gjakun tonë…

    Ish zëvendës ministrja e Ramës, Çuçi: Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë evropiane për të hyrë në gjakun tonë…

    Ish zëvendës ministra e turizmit në qeverinë e Edi Ramës Ornela Çuçi ka reaguar me një postim në faqen e saj në facebook për katastrofën mjedisore që po ndodh në Vlorë me djegien e mbeturinave dhe me pushtimin e qytetit bregdetar nga tymi në nisje të sezonit turistik.

    “Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë evropiane për të hyrë në gjakun tonë, as për tender publik për të na dhënë kancer”. “Dhe plumbi që emetohet sot në Vlorë? Ai vendoset në tru të fëmijëve më shpejt se çdo plan mësimor”, shkruan ajo.

    Postimi:

    Kur tymi nga djegia e mbetjeve në landfillin e Vlorës ngrihet mbi qytet, nuk është më vetëm një erë e keqe, është një metaforë për gjithçka që djegim çdo ditë në këtë vend: shëndetin, turizmin, transparencën, dhe të ardhmen.

    Në vend që të riciklojmë plastikën, po riciklojmë premtimet, siç edhe në këtë fushatë zgjedhore. Në vend që të mbledhim mbetjet, po mbledhim grimcat e dioksinave në mushkëri. Dhe ndërkohë që flitet për 12 milionë turistë, ata dhe gjithë banorët e Vlorës sot frymojmë PAH, PCB, dhe grimca PM2.5 në doza që as libri i toksikologjisë nuk i përballon pa maskë.

    Dioksinat nuk kanë nevojë për pasaportë evropiane për të hyrë në gjakun tonë, as për tender publik për të na dhënë kancer. Dhe plumbi që emetohet sot në Vlorë? Ai vendoset në tru të fëmijëve më shpejt se çdo plan mësimor.

    Landfilli i Sherishtës nuk është më një problem teknik. Është një simbol tragjik i paaftësisë për të menaxhuar të djeshmen pa djegur të nesërmen.

    Nëse ka një erë që s’mund ta mbulojë më as deti i Jonit, është ajo e politikes që digjet në të njëjtin zjarr me plehrat. Dhe siç ndodh gjithmonë, ata që frymojnë më shumë janë ata që kanë fajin më pak.

    Ndërkohë, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit krijoi një Agjenci Kombëtare të Mbetjeve, jo për të ndaluar djegien e plehrave, por ndoshta për të djegur ndonjë listë të re pagash. Sepse Shqipëria nuk ka nevojë për një sistem funksional të mbetjeve, ka nevojë për disa vende pune dhe ca fonde ndërkombëtare të reja për të justifikuar “angazhimin”.

    Dhe kur tymi ngrihet, fondet zbresin rafishatë në manaxhim të ministrisë. Ironike, apo jo?

    Sa për kryetarin e bashkisë, i ngarkuar me përgjegjësinë ligjore për të menaxhuar dhe mbrojtur qytetin nga ndotja, ka zgjedhur ta denoncojë landfillin në prokurori, si të ishte ndonjë kalimtar i rastësishëm që u kap i papërgatitur nga zjarri.

    Edhe këtë vit ka vendosur që të ndjekë dikë në drejtim të paditur!

    Po të mos e dinim që është vetë përgjegjës për menaxhimin e tij, do mendonim se e paska djegur ndonjë turist i dehur dhe jo paaftësia e institucioneve që kanë dekada që e mbulojnë problemin me baltë e më pas me zift.

    E ndoshta ndonjë ditë do kuptojmë që flakët e landfillit nuk janë vetëm pasojë e mbetjeve, por e indiferencës sonë kolektive që digjet ngadalë, pa tym, por me pasoja shumë më të rënda.

  • Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

    Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, reagon Ermal Dredha: Kemi bërë kallëzim!

    Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët parditen e kësaj të shtune.
    Lidhur me këtë situatë në qytetin bregdetar, ka ardhur një reagim nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Dredha e konsideron të patolerueshme dhe të dënueshme zjarrëvënien në fushën e mbetjeve në Vlorë.
    Po ashtu Dredha thotë se kanë bërë kallëzim penal për këtë ngjarje, përfshirë edhe për institucionet në varësi të Bashkisë, që kanë për detyrë të monitorojnë moslejimin e këtyre situatave.
    Postimi i plotë i Dredhës:
    “Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik.
    Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar.”

  • Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Është i qëllimshëm, synon dëmtimin e turizmit

    Zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, kryebashkiaku Dredha: Është i qëllimshëm, synon dëmtimin e turizmit

    Fusha e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët.

    Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, që është përhapur mbi zonat përreth, duke krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës.
    Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por ndërhyrja është vështirësuar për shkak të erës së fortë.

    Shkaqet e zjarrit janë ende të paqarta.
    Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i cili e cilëson të qëllimshme këtë ngjarje të përsëritur, që ka si synim dëmtimin e imazhit të qytetit gjatë sezonit veror turistik.
    Kryebashkiaku kërkon hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve, përfshirë të gjitha hallkat, mes tyre edhe institucionet në varësi të bashkisë, që sipas tij duhet ta monitoronin situatën.
    /vizionplus.tv

  • VD- Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin, kryebashkiaku: I qëllimshëm!

    VD- Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë, tymi mbulon qytetin, kryebashkiaku: I qëllimshëm!

    PAMJE NGA VENDNGJARJA

    VLORË-Fusha e mbetjeve në periferi të qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët mesditën e sotme (7 qershor), duke krijuar një situatë të rënduar për banorët e zonës. Zjarri ka shkaktuar një re të dendur tymi, e cila është përhapur mbi lagjet përreth deri edhe në Lungomare. Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.
    Për zjarrin masiv të fusha e mbetjeve në Vlorë, pikërisht në nisje të sezonit veror dhe turistik, ka reaguar edhe kryebashkiaku Ermal Dredha. Kreu i Bashkisë e cilëson të qëllimshme këtë ngjarje të përsëritur, që ka si synim dëmtimin e imazhit të qytetit gjatë sezonit veror turistik. Dredha kërkon hetimin dhe ndëshkimin e përgjegjësve, përfshirë të gjitha hallkat, mes tyre edhe institucionet në varësi të bashkisë, që sipas tij duhet ta monitoronin situatën.
    Reagimi:
    Si pasojë e një rrethane të përsëritur dhe të patolerueshme të zjarrëvënies së qëllimshme apo papërgjegjshmërisë njerëzore, në fushën e mbetjeve, bashkia në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka bërë kallëzim penal për të gjitha hallkat që duhet të monitorojnë dhe kujdesen që ngjarje të tilla të mos ndodhin më, përfshi edhe institucionet që varen nga bashkia. Organet ligjzbatuese janë vënë në veprim për të dënuar cilindo që përpiqet të dëmtojë imazhin e qytetit në nisjen e sezonit turistik. Sidoqoftë, janë marrë masat e menjëhershme për shuarjen e zjarrit dhe mospërsëritjen e kësaj ngjarje të shëmtuar!

  • Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

    Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

    Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit.
    Sipas asaj që bën të ditur gazetarja e Klan News Greta Haskaj, raportohet për disa vatra zjarri aktive të cilat janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
    Tre zjarrëfikëse janë të pranishme në vendngjarje për të lokalizuar vatrat dhe për të bërë të mundur normalizimin e situatës.
    Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në Vlorë përfshihet nga flakët.

  • VIDEO/ Vlora turistike sipas rilindjes! Rindizet zjarri tek fusha e mbetjeve, qyteti mbulohet nga tymi kancerogjen

    VIDEO/ Vlora turistike sipas rilindjes! Rindizet zjarri tek fusha e mbetjeve, qyteti mbulohet nga tymi kancerogjen

    Një zjarr ka përfshirë sot fushën e mbetjeve në Vlorë, duke shkaktuar një re të dendur tymi që përhapet mbi zonat përreth.

    Tymi toksik i çliruar nga këto mbetje po përhapet me shpejtësi në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.

    Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.

  • Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

    Vlora pushtohet nga tymi/ Zjarr masiv në fushën e grumbullimit të mbetjeve

    Fusha e vendgrumbullimit të mbeturinave në lagjen “24 Maji” të qytetit të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët, duke rikthyer një problematikë të kahershme për qytetin bregdetar.
    I ndihmuara dhe nga era dhe temperaturat e larta, zjarri po përhapet me shpejtësi dyke lënë pas shtullunga të dendura tymi në ajër.
    Pavarësisht vendosjes në funksion të landfillit të Sherishtës dhe zhvendosjes së depozitimit të mbetjeve urbane në këtë vend të ri, duket se kjo nuk ka mjaftuar për të ndalur fenomenin e djegies së mbetjeve në fushën e vjetër.
    Mbetjet e grumbulluara prej vitesh në këtë vend vazhdojnë të digjen në mënyrë të pakontrolluar, duke ndotur rëndë ajrin dhe mjedisin përreth.
    Banorët e zonës kërkojnë masa urgjente nga autoritetet dhe institucionet përkatëse për të ndaluar njëherë e mirë ndotjen dhe për të garantuar një mjedisin.

  • Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

    Sërish zjarr në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, zjarrfikësit në ‘luftë’ me flakët

    Ka marrës sërish flakë fusha e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës.

    Tymi toksik i çliruar nga këto mbetje po përhapet me shpejtësi në lagje të ndryshme të qytetit të Vlorës.
    Zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin e flakëve , por situata përsëritet sërish, dhe kur sezoni turistik sapo ka nisur.

    Top Channel

  • Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

    Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

    Bashkia Elbasan, pranon: “Nuk ka incenerator”. Rritet çmimi për depozitimin e mbetjeve në landfill

    Në një kohë që Prokuroria e Elbasanit po kryen hetimet mbi abuzimet e mundshme financiare të kompanisë publike së mbjetjeve, “Eco-Elb”, Bashkia e Elbasanit ka miratuar rritjen e çmimit për depozitimin e mbeturinave në landfill, ndërkohë që ka pranuar, më së fundmi zyrtarisht, se inceneratori është tërësisht jo-funksional.

    Në mbledhjen e 30 Majit 2025, Këshilli Bashkiak i Elbasanit, në mungesë totale transparente, pa praninë e medias dhe duke shkëputur sinjalin e transmetimit live në rrjete sociale, ka miratuar kontratën e re me kompaninë publike “Eco-Elb”.

    Në bazë të kësaj kontrate, të siguruar nga “Boldnews.al”, rezulton se çmimi i cili do të paguhet për depozitimin e mbetjeve në landfillin publik nga bashkitë e Qarkut Elbasan do të jetë 2600 lekë të reja për ton, nga 2500 që ishte deri më tani.

    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledjan Llatja, në një nga mbledhjet e Këshillit BashkiakPor, ajo që bie në sy në kontratën e re është “zhdukja” e termit ‘incenerim”, i cili duhet të ishte një prej shërbimeve bazë dhe fitimprurës të kompanisë “Eco-Elb”.

    Trashëgimia e skandalit

    Kompania publike “Eco-Elb” u krijua në dhjetor 2021. Aksioneri kryesor është Bashkia e Elbasanit, ndërkohë që ortakë janë edhe bashkitë e Peqinit, Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit. Administratori i saj është Leli Kaja. Objekti i kompanisë është grumbullimi, përpunimi dhe incenerimi i mbetjeve urbane në Qarkun Elbasan.

    “Eco-Elb” ka nënshkruar kontratë simbolike “1 euro” me Agjencinë e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara”, e cila ka në përdorim landfillin dhe “inceneratorin” e Elbasanit, pas sekuestrimit të kompanisë koncesionare “Albtek Energy” nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në vijim të hetimeve për korrupsion, pastrim parash, falsifikim dokumentash dhe shpërdorim detyre.

    Inceneratori i Elbasanit, vepra kryesore e të gjithë investimit mbi 20 milionë euro të qeverisë shqiptare, është jashtë funksionit dhe ka funksionuar vetëm pak ditë, që prej përfundimit të punimeve, në dhjetor të vitit 2021.

    Skandali i parë financiar, ai i ndërtimit të landfillit, duket se ka lënë trashëgimi edhe gjatë menaxhimit të tij nga “Eco-Elb”. Prokuroria e qytetit ka nisur prej disa muajsh hetim për dyshimet mbi abuzime të rënda financiare në kompaninë publike dhe, deri më tani, është në fazën e verifikimit të dokumentacionit të sekuestruar në Mars të vitit 2025.

    Incenerator nuk ka

    Opozita, përfaqësues të rëndësishëm të shoqërisë civile dhe grupet e ambjentalistëve kanë denoncuar shpesh mos-funksionimin e inceneratorit dhe, si pasojë, krizën e thellë mjedisore të shkaktuar nga mungesa e përpunimit të mbetjeve.

    Drejtuesit e “Eco-Elb” dhe të Bashkisë së Elbasanit e kanë mohuar publikisht ekzistencën e krizës, megjithëse një reportazh i kryer nga “Boldnews.al” dëshmon për situatën thuajse katastrofike në landfillin e qytetit, ku dallohet qartë se impianti i përpunimit të mbetjeve është tërësisht jashtë funksionit.

    : Pamje nga landfilli i ElbasanitKatër vjet pas marrjes në menaxhim të landfillit të Elbasanit, më në fund, edhe bashkia detyrohet të pranojë që inceneratori nuk punon.

    Bashkia e Elbasanit, nën drejtimin e Gledian Llatjas dhe shoqëria “Eco-Elb” nënshkruajnë çdo vit kontratën për depozitimin e mbetjeve në landfill.

    Në kontratën e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Elbasanit në 30 Maj 2025 thuhet se kompania publike merr përsipër “pranimin, grumbullimin dhe trajtimin e mbetjeve urbane”. Në këtë kontratë të re, ndryshe nga të ngjashmet e miratuara mungon termi “incenerim”.

    Objekti i kontratës së miratuar në 30 Maj 2025 mes Bashkisë së Elbasanit dhe “Eco-Elb”Në këtë mënyrë, Bashkia e Elbasanit, nëpërmjet Këshillit, është e detyruar për herë të parë të pranojë atë që tashmë e dinin të gjithë, që shoqëria “Eco-Elb” nuk mund të kryejë incenerimin.

    Në kontratat e mëparshme përmendej termi “incenerim”Një relacion financiar që shoqëron kontratën e vitit 2025 thotë se “inceneratori ka punuar 30 ditë gjatë vitit 2022, rreth 170 ditë gjatë vitit 2023 dhe asnjë ditë gjatë vitit 2024 e në vijim”.

    Bjanka Çopja, anëtarë e Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Elbasanit thotë për “Boldnews.al” se Bashkia e Elbasanit e konfirmoi inekzistencën e inceneratorit, atë që opozita e ka denoncuar prej kohësh; janë paguar miliona për shërbim e incenerimit që nuk është ofruar kurrë.

    Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit, Bjanka Çopja“Për tre vite me radhë, janë paguar miliona lekë për një shërbim që nuk është kryer – incenerimi nuk ka funksionuar kurrë. Janë shkelur procedura ligjore, janë harxhuar fonde publike pa asnjë llogari të qartë ekonomike për performancën e shoqërisë “Eco-Elb”, dhe mbi të gjitha, është mashtruar qytetari i Elbasanit”, thotë këshilltarja Çopja në një komunikim telefonik me redaksinë.

    Humbje financiare dhe rritje kostosh

    Pika më e rëndësishme në kontratën e re, të nënshkruar në maj të këtij viti mes Bashkisë së Elbasanit dhe “Eco-Elb” është, natyrisht, çmimi i rritur për depozitimin e mbetjeve, që pritet të rrisë kostot mbi bashkitë e qarkut, rrjedhimisht të rëndojë mbi taksat e qytetarëve.

    Prej qershor 2025, bashkitë do të paguajnë një faturë 1 mijë lekë më shumë për depozitim të çdo toni mbeturinash, se sa më parë. Duke llogaritur se gjatë vitit 2024, “Eco-Elb” ka pranuar mbi 50 mijë ton, atëherë vetëm shtesa mbi çmimin e mëparshëm arrin në plus 5 milionë lekë të reja, duke shkuar pagesa totale nga 126.345.000 lekë në vit deri më tani, në 131.400.000 lekë në vijim.

    Çmimi i ri, prej 2600 mijë lekë të reja për ton mbeturina, u fiksua pas analizës financiare të kryer nga një eksperte private, e kontraktuar nga Bashkia e Elbasanit.

    Në analizën financiare, ekspertja kontabël paraqiti katër skenarë, ku të gjithë parashikonin rritje çmimi, nga 2.600 lekë deri në 5.000 lekë për depozitimin e çdo toni mbeturinash në landfill.

    Ekspertiza, megjithëse e mangët në disa pjesë, zbuloi shumë aspekte negative në menaxhimin financiar të landfillit nga “Eco-Elb”.

    Të dhënat e përpunuara treguan se kompania publike, në secilin vit të funksionimit të saj, ka rezultuar me humbje dhe nuk ka mbuluar kostot e shërbimit, “duke akumuluar një kapital negativ neto në shumën 52. 613.720 lekë të reja (mbi gjysëm milioni euro)”.

    Humbjet financiare të “Eco-Elb”, sipas analizës financiareSipas analizës financiare, humbjet më të mëdha janë shënuar në vitin 2023. Në atë vit, “Eco-Elb” ka dyfishuar shpenzimet për paga punonjësish, në shifrën e 92.392.863 lekë.

    Këshilltarja e opozitës, Bjanka Çopja, risjell në vëmendje se “rritja e shpenzimeve për paga është kryer pikërisht kur Bashkia e Elbasanit ishte përfshirë në fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2023”.

    Për eksperten e kontraktuar, në çdo rast, në mungesë të funksionimit të inceneratorit, kompania “Eco-Elb” jo vetëm që nuk do të mbulojë kostot dhe detyrimet aktuale, por do të shtojë borxhet edhe në vitet e ardhshme.

    Analiza financiare, tregon më së paku, që analiza e kostove në vitet e kaluara ka qenë fiktive dhe autoritetet shtetërore kanë tentuar të fshehin në çdo mënyrë mungesën e funksionimit të inceneratorit, i cili duhet të ishte një ndër burimet kryesore të të ardhurave të shoqërisë publike, nëpërmjet prodhimit dhe shitjes së energjisë elektrike të prodhuar nga djegia e mbeturinave.

    Megjithatë, këshilltarja bashkiake, Bjanka Çopja, vlerëson se në analizën financiare të ekspertes mungon një element shumë i rëndësishëm, që përbën burim të ardhurash për “Eco-Elb”.

    “Analiza financiare nuk ka përllogaritur të ardhurat e mundshme të shoqërisë nga ankandet për shitjen e mbeturinave të riciklueshme. ‘Eco-Elb’ ka për detyrë, ndër të tjera, që të ndajë mbetjet në burim dhe t’i shesë ato tek kompanitë e riciklimit. Në këtë mënyrë, ‘Eco-Elb’ do të krijonte të ardhura dhe, rrjedhimisht, do të ulte kostot dhe natyrisht, nuk do të kërkohej rritje çmimi”, thotë ajo për “Boldnews.al”.

    Të dhënat zyrtare të vëna në dispozicion të këshilltarëve bashkiakë të opozitës tregojnë se “Eco-Elb”, nën administrimin e Leli Kajës, nuk ka realizuar asnjë procedurë ankandi gjatë 4 viteve të funksionimit të saj.

    Administratori i “Eco-Elb”, Leli KajaEkzistojnë dyshime se “Eco-Elb” mund të ketë kryer “shitje” të mbeturinave të riciklueshme në mënyrë “private” tek kompani të ndryshme, megjithëse anëtarë të ndryshëm të Këshillit Bashkiak nuk e kanë të konfirmuar një veprimtari të tillë.

    Të kontaktuar nga “Boldnews.al”, disa prej tyre deklaruan se shitjet e mundshme jashtë procedurës së ankandeve mund të verifikohen vetëm nga organet ligjzbatuese.

    Prokuroria e Elbasanit ka deklaruar më herët për “Boldnews.al” se ka nën verifikim të gjithë veprimtarinë financiare të “Eco-Elb”, përfshirë edhe dyshimet për fryrje të organikës së kompanisë publike, sidomos para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.Bold news