Vlora ka një vend të ri të depozitimit të mbetjeve. Landifilli i Sherishtës, pjesë e një bashkëpunimi financiuar gjerman ka nisur të funksionojë zyrtarisht. Projekti ka një vlerë totale prej 24.96 milion euro, nga të cilat 12 milion euro janë kredi e dhënë nga KFË dhe pjesa tjetër grant.
“Kemi filluar te perforim qelizen e pare te landfillit te sherishtes. Fillim parcial mund te themi se vetem hedhim mbetjet urbane ne kete landfill, nderkohe qe jemi ne punime te vogla per te vendosur ne funksion edhe fabriken qe kemi pas, qe do te sherbeje me vone edhe per te matur te gjitha ato mbetje qe hyjne ne kete vend depozitim dhe patjeter qe bejme edhe diferencimin e tyre ne momentin qe vine ne landfill. Prodhimi i mbetjeve shkon deri me 600 ton mbetje në dite.”
Fusha që depoziton prej 40 vitesh mbetje në qytetin e Vlorës vijon të përfshihet nga flakët, por çfarë parashikon projekti për këtë problematikë më të ndjeshme për qytetarët dhe turistët gjatë verës.
“Ka një fazë të tretë projekti, atë të kapsulimit të plote të fushës së mbetjeve në Vlorë. Po bëjmë një operacion pilot atje, me qëllim që të bëjmë sa të mundemi, me mjete rrethanore po themi apo me mjete që ne kemi në dispozicion, po përdorim dheun por asnjëherë ndërhyrje me teknikë të lartë sepse ai është projekt që do të mbulohet nga KFË. 40 vite mbetje të kompostuar në atë fushë vetëm me magji mund të pretendojmë që zjarri të mos jetë prezent.”
Po në qarkun e Vlorës, qeveria gjermane ka financuar një investim prej 5.3 milionë eurosh në Impiantin e Trajtimit të Ujërave të zeza në Orikum. Investimi i rëndësishëm edhe për procesin e integrimit në BE, pjesë e grup kapitujve për mjedisin do t’u shërbejë 53 mijë banorëve.
“Ka për qëllim rehabilitimin e impiantit ekzistues, ndërtimit të rrjetit të kanalizimeve që përbën rreth afro 30 kilometra kryesor e sekondar.”
Investimet gjermane në Shqipëri kanë një fokus të veçantë edhe sektorin e energjisë.
Rreth 60 milion euro ka kushtuar projekti që bashkëfinancohet nga banka gjermane për zhvillim, shteti shqiptar dhe pjesa tjetër grant nga Bashkimi Europian.
“Siguri energjitike dhe lidhjen e Shqipërisë në rajon. Nëse iu kujtohet në vitin 2005 kemi pasur një mungesë të energjisë dhe një linje që mund të importonim ishte linja me Greqinë, ndërkohë me këtë linjë kemi siguri.”
Në total investimet gjermane në Shqipëri kapin vlerën e 1.2 miliard eurove. Këto para kanë shkuar kryesisht për sektorin energjisë, ujit dhe trajtimit të mbetjeve.
” Gjermania është partneri më i vjetër dhe i qëndrueshëm i Shqipërisë, në kohë të mira dhe të vështira. Bahskëpunimio financiar ka nisur që nga viti 1998 dhe ne përpiqemi të mbulojmë fusha që ndihmojnë zhvillimin ekonomik të Shqipërisë, veçanërisht në sektorin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Gjithashtu në bujqësi, sepse duam të krijojmë burime të qëndrueshme të ardhurash për njerëzit, sidomos në zonat rurale ku alternativat janë më të pakta. E njëjta gjë vlen edhe për prodhimin e energjisë, sepse çdo zhvillim ekonomik do të varet nga furnizimi i qëndrueshëm me energji.”
Tag: mbetjeve
-

Investim 60 milionë euro për rrjetin energjetik, më shumë stabilitet për Shqipërinë
-

SYRI TV/ Vijon prej 3 ditësh zjarri në landillin e Piskovës, banorët: Bashkia nuk merr masa për fikjen e saj
Katastrofa mjedisore në landfilling e Piskovës vijon prej tre ditësh, ku djegia e mbetjeve liron tym me përbërje kancerogjene.
Banorët dhe kryeplaku i fshatit protestuan këtë të premte pranë landfillit, duke akuzuar bashkinë dhe Ministrinë e Mjedisit për përsëritjen e kësaj situate. Ata deklaruan se landfilli nuk përmbush asnjë kriter dhe i bënë thirrje SPAK-ut që të hetojë këtë aferë të dyshuar korruptive.Banorët e fshatit Piskovë, në bashkinë Përmet, kanë protestuar përballë landfillit të mbetjeve urbane, të cilat prej tre ditësh janë duke u djegur, duke shkaktuar ndotje të rëndë mjedisore. Sipas tyre, landfilli nuk përmbush asnjë standard ligjor dhe janë konstatuar shkelje edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, por megjithatë ai vazhdon të jetë funksional.
Banorët akuzojnë institucionet për mungesë veprimi dhe shprehin shqetësimin se shëndeti dhe jeta e tyre po rrezikohen.Banorët dhe kryeplaku i fshatit, Arlind Dyrmishi, i bënë thirrje SPAK-ut të nisë hetimet, pasi dyshojnë se zjarri është vendosur qëllimisht dhe ishte planifikuar para zgjedhjeve, për shkak se gropa e mbetjeve ishte tashmë e tejmbushur.
Ata theksojnë se kanë katër vite që protestojnë për këtë problem serioz, por nuk ka pasur asnjë reagim nga Bashkia e Përmetit.Edhe pse është deklaruar se të gjitha mbetjet urbane do të depozitoheshin në landfillin e Bajkajt, kjo nuk ka ndodhur, pasi kostoja e transportit është shumë e lartë dhe e papërballueshme financiarisht për shtatë bashkitë e qarkut Gjirokastër.
-

Ish zëvendësministrja socialiste gozhdon Derdhën: Përgjegjëse për djegien e mbeturinave, bashkia!
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha iu përgjigj deklaratës së ish zvëvendësministres së Mjedisit dhe Turizmit, Ornela Çuçi, e cila tha në Opinion se është “përgjegjëse vetëm bashkia”, për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.
Përmes një lidhjeje Skype, Dredha tha se fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar ka mbi 40 vite që shërben si vendgrumbullim, dhe se këtë fenomen shqetësues, e ka hasur që ditën e parë që ka marrë detyrën.
“Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës, që prej 26 prillit 2025.
Është një punë shumë e madhe, sepse ka qenë një ngërç edhe në aspektin ligjor. Ka edhe njerëz që tërhiqen, kjo është për t’u përgëzuar se nuk është një gjë e vogël. E përmenda jo pa qëllim, sepse ne kemi projekt me bankën gjermane, që parashikon që faza e tretë e është kapsulimi i landfillit. Kjo është utopike ta mendosh, jo më ta deklarosh.
Se kush është ai që i vë zjarrin landfillit të vet?! Janë gjithë ata njerëz që luftojnë me flakët, ndërkohë që ka gaz metan prej mbetjeve. Është jashtë çdo lloj imagjinate që këtë mund ta bëjë një institucion lokal. Zjarri ishte vetëm dy orë, por u shua menjëherë. Normalisht ka tym. Në mediat sociale doli sikur zjarri ka zgjatur pesë ditë”, tha kryetari i bashkisë Vlorë.
-

“Makinat me dhe kushtonin shumë?!”, Dredha i kthehet Çuçit: Vlora prodhon 600 ton mbetje ditore
“Përgjegjëse vetëm bashkia”, pas deklaratës së fortë të Ornela Çuçit në “Opinion” për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë, reagoi përmes një lidhjeje Skype kryebashkiaku Ermal Dredha.
Ai argumentoi se fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar, ka mbi 40 vite që shërben si vendgrumbullim dhe se këtë fenomen shqetësues e ka hasur që ditën e parë që ka marrë detyrën.
Theksoi sërish se situata do marrë zgjidhje, pasi tanimë landfilli i Sherishtës është terësisht funksional.
“Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës, që prej 26 prillit 2025. Është një punë shumë e madhe, sepse ka qenë një ngërç edhe në aspektin ligjor. Ka edhe njerëz që tërhiqen, kjo është për t’u përgëzuar se nuk është një gjë e vogël. E përmenda jo pa qëllim, sepse ne kemi projekt me bankën gjermane, që parashikon që faza e tretë e është kapsulimi i landfillit. Kjo është utopike ta mendosh, jo më ta deklarosh.
Se kush është ai që i vë zjarrin landfillit të vet?! Janë gjithë ata njerëz që luftojnë me flakët, ndërkohë që ka gaz metan prej mbetjeve. Është jashtë çdo lloj imagjinate që këtë mund ta bëjë një institucion lokal. Zjarri ishte vetëm dy orë, por u shua menjëherë. Normalisht ka tym. Në mediat sociale doli sikur zjarri ka zgjatur pesë ditë”, tha kryetari i bashkisë Vlorë.
Megjithatë, Çuçi vijoi me pretendimet e saj, duke i ushtruar një pyetje ironike.
Ornela Çuçi: Ca makina me dhe ju kushtonin shumë? Mos e tundni kokën fare!
Ermal Dredha: Duhet të jesh më e mirëformuar për fushën e mbetjeve. Ajo është 10 hektarë, vitin e shkuar na janë dashur me qindra kamiona.
Ornela Çuçi: Është detyra juaj ligjore të menaxhoni çdo pikë të depozitimit të mbetjeve. Nuk është logjika që unë po merrem me Sherishtën dhe kjo shkon kështu.
Ermal Dredha: Edhe sa kam filluar punën, kam qenë para këtij fakti. Edhe nëse ne mbulojmë, 600 ton mbetje ditore prodhon Vlora! Prandaj ne kishim luftë me veten për të hapur Sherishtën. Me ato do bëhet pjesa e kapsulimit. Nuk është çështje vitesh, mund të zgjasë tre, katër muaj. -

Piskovë/ Digjen sërish mbeturinat, ndërhyjnë zjarrfikëset e Përmetit dhe Këlcyrës
Një tjetër zjarr është shfaqur mëngjesin e sotme në zonën e grumbullimit të mbetjeve në fshatin Piskovë, ku prej kohësh depozitohen mbeturina në mënyrë të pakontrolluar. Flakët kanë përfshirë sipërfaqen ku hidhen mbetjet urbane, duke krijuar tym të dendur dhe ndotje të madhe në ajër.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse nga Përmeti dhe Këlcyra, të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së zjarrit në zonat përreth.
Ndërkohë, banorët e Piskovës kanë protestuar shpesh herë kundër grumbullimit dhe djegies së mbetjeve në këtë vend, pasi edhe pse ishte premtuar se mbetjet do të groposeshin, ato vazhdojnë të depozitohen në sipërfaqe dhe më pas digjen. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për zgjidhjen përfundimtare të problemit me mbetjet.
-

SYRI TV/ Denoncimi i ‘Piranjave’, IKMT gjobit Bashkinë e Krujës
IKMT ka gjobitur Bashkinë e Krujës pas denoncimit të emisonit inevstigativ “Piranjat” në Syri Televizion duke evidentuar 8 shkelje ligjore për trajtimin e mbetjeve.
Jashtë çdo parashikimi ligjor, dhe afatesh të kontratave, thotë IKMT, bashkia po I hedh mbetjet përmes pajisjeve të palicencuara dhe në zona të ndaluara. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka konstatuar të paktën 8 shkelje lidhur me trajtimin e mbetjeve në Bashkinë e Krujës duke e gjobitur këtë të fundit pas denoncimit të bërë nga emisioni investigativ “Piranjat” në Syri Televizion. Në procesverbalin e IKMT theksohet se në venddepozitimin e paligjshëm të Kodër Dollakut, nuk disponohet leja mjedisore si dhe infrastruktura për të asgjësuar mbetjet e parikuperueshme me operacione të sigurta asgjësimi.
Ligji parashikon transportimin e tyre me mjete të licencuara nga Qendra Kombëtare e Licencave në nënkategorinë III. 2. B. Ndërkohë, IKMT ka konstatuar se mjetet e bashkisë i transportojnë mbetjet pa qenë të pajisur me licencat përkatëse. Mbetjet në Kodër Dollak thotë IKMT po hidhen në kundërhstim me ligjin në një vend të ndaluar, sepse në asnjë mënyrë nuk lejohet grumbullimi i mbeturinave në zonat publike, parcelat bujqësore, pranë kanaleve kulluese e ujitëse, si dhe në çdo vend tjetër ku dëmtohen tokat, bimët dhe kafshët. Për të gjitha këto shkelje, Bashkia e Krujës rrezikon të dënohet me disa gjoba, të cilat shkojnë në total 44 milionë lekë minimumi, ose 75 milionë lekë maksimumi. Prej dy muajsh, “Piranjat” kanë dëshmuar me fakte masakrën mjedisore me mbetjet në dy qytetet Shijak dhe Fushë Krujë.
Bashkia e Krujës, duhet t’i depozitojë mbetjet në Zonën e Mbrojtur Mjedisore të Tiranës, në Sharrë. Por nuk e ka respektuar këtë vendim dhe ka sajuar një vend që nuk plotëson asnjë lloj kushti në Kodër Dollak, në fshatin Kameras të Fushë Krujës. Shkeljet në hartimin e këtij projekti janë flagrante, pasi edhe pse Kruja nuk ka asnjë landfill të licencuar, në projekt vendi në Kodër Dollak cilësohet si landfill në kategorinë C2. Sipas relacionit teknik të përgatitur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, afati i përdorimit parashikohej për 3 vjet deri në përfundim të venddepozitimit të mbetjeve në Tiranë, ndërsa në krye të planzbatimit kohëzgjatja ishte 5 vite. Por në fakt këto afate janë tejkaluar dhe Kodër Dollaka vazhdon të jetë një landfill që mbledh gjithë plehrat e qytetit.
Gjithashtu nuk respektohet as parashikimi ligjor që mbetjet nuk duhen përzier me mbetje ose materiale të tjera që kanë veti të ndryshme nga të tyret. Kompania, e kontraktuar për mbledhjen dhe depozitimin e mbetjeve, Alba Konstruksion, disponon vetëm leje mjedisore të tipit C, që është shfuqizuar dhe për landfille duhet leje e tipit A ose B. korrigjo vetem gabimet orografike
-

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nën hetim Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë
as zjarrit të rënë një ditë më parë në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 punonjës të Bashkisë.
Sipas njoftimit të policisë Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit dhe duke sjellë ndotje të mjedisit.Policia e Vlorës referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë.
“Më datë 7 qershor 2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit”, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë. ATSH -

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet ndaj drejtorit të pastrimit dhe 4 të tjerëve
Flakët në fushën e mbetjeve urbane të qytetit të Vlorës ditën e djeshme, kanë vënë në lëvizje autoritetet.
Policia njofton se u referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë.
Po ashtu, hetimi ka nisur ndaj A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë.
Ditën e djeshme, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur sipas policisë, kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.Top Channel
-

Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, nisin hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë
Zjarri
VLORË- Policia e Shtetit ka nisur hetimet për katër zyrtarë në Drejtorinë e Ndërmarrjes së Pastrimit në Vlorë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se një ditë pas zjarrit që u aktivizua në fushën e mbetjeve në Vlorë, Policia ka nisur hetimet për Drejtorin e Ndërmarrjes së Pastrimit dhe 4 të tjerë
Francesko Tozaj, Alpin Skëndaj, Luan Dalipaj, Endrit Delaj dhe Daniel Islamaj, sipas njoftimit zyrtar, kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit dhe duke sjellë ndotje të mjedisit.
Njoftimi i policies:
Referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit F. T., 31 vjeç, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pastrimit pranë Bashkisë Vlorë, A. S., 36 vjeç, përgjegjës i Bordit të Kullimit pranë Bashkisë Vlorë, L. D., 56 vjeç, E. D., 27 vjeç dhe D. I., 35 vjeç, të tre me detyrë manovratorë në ndërmarrjen e Bordit të Kullimit të Bashkisë Vlorë, pasi më datë 07.06.2025, rreth orës 12:18, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, si pasojë e temperaturave të larta, ka rënë zjarr në fushën e grumbullimit të mbetjeve urbane dhe shtetasit e sipërpërmendur kanë neglizhuar kryerjen e detyrës, duke mos marrë masa në kohë për shuarjen e zjarrit, duke sjellë ndotje të mjedisit.
