Tag: mbetjeve

  • Kukës/ Përfshihet nga zjarri vendgrumbullimi i mbetjeve, tymi përhapet drejt qytetit dhe fshatrave përreth

    Kukës/ Përfshihet nga zjarri vendgrumbullimi i mbetjeve, tymi përhapet drejt qytetit dhe fshatrave përreth

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz, në orët e para të mesnatës.

    Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës me hedhje uji, vatra ende nuk është shuar.
    Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit.
    Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës.
    Zjarri ka përfshirë një perimetër të gjerë brenda pak minutash, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.
    Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet që të nisë një hetim për të zbardhur shkaqet e rënies së flakëve.

  • Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi përhapet drejt qytetit dhe fshatrave përreth

    Zjarri përfshin vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi përhapet drejt qytetit dhe fshatrave përreth

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz, në orët e para të mesnatës.

    Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës me hedhje uji, vatra ende nuk është shuar.
    Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit.
    Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës.
    Zjarri ka përfshirë një perimetër të gjerë brenda pak minutash, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.
    Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet që të nisë një hetim për të zbardhur shkaqet e rënies së flakëve.

    Top Channel

  • Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi mbulon qytetin dhe zonat përreth

    Zjarri në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi mbulon qytetin dhe zonat përreth

    Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz, në orët e para të mesnatës.

    Pavarësisht përpjekjeve të zjarrfikësve, të cilët kanë punuar pa ndërprerje gjatë gjithë natës me hedhje uji, vatra ende nuk është shuar.

    Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit.

    Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, çka ka ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës.

    Zjarri ka përfshirë një perimetër të gjerë brenda pak minutash, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

    Autoritetet lokale nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare, ndërsa pritet që të nisë një hetim për të zbardhur shkaqet e rënies së flakëve.

  • I vihet zjarri në mesnatë vendgrumbullimit të mbetjeve në Kukës

    I vihet zjarri në mesnatë vendgrumbullimit të mbetjeve në Kukës

    Është përfshirë nga një zjarr masiv vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Kukësit, në lagjen Myq-Mamëz, rreth mesnatës së kaluar.
    Shtëllungat e tymit janë përhapur në drejtim të qytetit dhe zonave përreth, duke shkaktuar shqetësim për banorët për shkak të ndotjes së ajrit.
    Edhe pse kanë kaluar disa orë nga nisja e zjarrit, vatra ende nuk është shuar. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për neutralizimin e flakëve.
    Kjo është hera e tretë radhazi që fusha e mbetjeve digjet brenda tre viteve të fundit, duke ngritur shqetësime serioze mbi menaxhimin e situatës.
    Zjarri ka përfshirë një perimetër të gjerë brenda pak minutash, duke ngritur dyshime të forta për zjarrvënie të qëllimshme.

  • Zjarr mbetjeve inerte/ Lezhë, shuhen flakët por tymi…

    Zjarr mbetjeve inerte/ Lezhë, shuhen flakët por tymi…

    Flakët që përfshinë një sipërfaqe ku hidhen inerte dhe mbetje ndërtimi pranë kryqëzimit të Rrilës në Lezhë herët mëngjesin e të dielës u shuan. Ndërsa tymi që u ngrit në zonën e banuar dhe autostradë vijon ende.
    Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e zjarrit. Paraprakisht ata dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme.
    Ky nuk është incidenti i parë i këtij lloji në këtë zone. Prej kohësh ky vend është kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh duke u bërë burim potencial për zjarre të përsëritura. Sipas nënkryetarit të Bashkisë së Lezhës po punohet që brenda vitit të ngrihet qendra e trajtimit të mbetjeve me qëllim që ato të mos dërgohen më në landfill.

  • VIDEO/ Gunbardhi: Vlora pa ujë, qytetarët jetojnë me bojlerë e pompa, landfilli miliona eurosh një gropë pa standarde

    VIDEO/ Gunbardhi: Vlora pa ujë, qytetarët jetojnë me bojlerë e pompa, landfilli miliona eurosh një gropë pa standarde

    Geron Gunbardhi, avokat dhe këshilltar i opozitës, ka reaguar ashpër ndaj situatës së ujësjellësit dhe menaxhimit të mbetjeve urbane në Vlorë. I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto”, ai ka kritikuar projektet e qeverisë dhe investimet e huaja që, sipas tij, nuk u kanë sjellë zgjidhje reale qytetarëve.

    “Të rrethohesh me burime pa fund uji dhe të mos kesh ujë për qytetarët e Vlorës, ndërsa shtohen vetëm bojlerët dhe pompat, kjo është e papranueshme,” deklaroi Gunbardhi.

    Ai iu referua investimit të KFV-së gjermane për ndërtimin e një landfilli të ri në qytet, duke e cilësuar atë si një dështim. “Pavarësisht se KFV gjermane hodhi lekët për të bërë këtë landfill, kjo është një gropë,” tha ai. Gunbardhi kujtoi se në takimet e para me përfaqësuesit gjermanë dhe bashkinë, ka ngritur shqetësime për standardet e ulëta të projektit:
    “Kur erdhën për të prezantuar projektin, i pyeta: kjo që doni të bëni në qytetin tim, në çfarë viti është ndaluar në Gjermani? Sepse mesa di unë, në Gjermani kjo është ndaluar që në ’65 apo ’70.”

    Sipas tij, ajo që po ndërtohet në Vlorë është e krahasueshme me fushën ekzistuese të mbetjeve urbane. “Kjo gropa që po bëhet këtu, që ata e quajnë landfill, është njësoj si fusha e mbetjeve, thjesht me disa milionë euro më shumë investim. Ky nuk është një landfill sipas parametrave të duhur,” theksoi Gunbardhi, duke shtuar se “lekët u morën, dhe tani ai funksionon pjesërisht – mbetjet nuk hidhen të gjitha në të, por vetëm një pjesë.”

    Në një tjetër pjesë të intervistës, Gunbardhi përmendi flotën e mjeteve të pastrimit, duke thënë se të gjitha janë të reja dhe moderne: “Makinat në projekt, për hir të së vërtetës, Vlora i ka të gjitha të reja me kilometrazh zero. Të gjitha janë model.” Por sipas tij, kjo nuk mjafton nëse nuk ka një zgjidhje të qëndrueshme për sistemin e pastrimit.

    “Vlora ka nevojë për një projekt serioz. Kam dhënë edhe një zgjidhje që të bëhet pa lekë, por kur është pa lekë, këto nuk i pëlqejnë,” përfundoi ai, duke kritikuar mungesën e vullnetit për të përfshirë alternativa efikase dhe ekonomike në politikat publike.

    Gunbardhi:  Të rrethohesh me burime pa fund uji dhe të mos keni ujë për qytetarët e Vlorës dhe të shtohen vetëm bojlerët dhe të shtohen vetëm pompat, kjo është e papranueshme.

    Pavarësisht se KFV gjermane hodhi lekët për të bërë këtë landfill, kjo është një gropë.
    Për herë të parë kur kanë ardhur këto zotërinjtë për të bërë këtë gjë, kam shkuar dhe i kam bërë pyetje në konsultimin me publikun dhe përfaqësuesit e bashkisë.

    I thashë përfaqësuesit gjerman: kjo që ju do të bëni në qytetin tim, në çfarë viti është ndaluar në Gjermani, se mesa di unë është ndaluar në ’65, ’70.

    Pra kjo gropa që po bëhet këtu, që këta e quajnë landfill, është njësoj si kjo e fushës së mbetjeve së Vlorës, thjesht kjo është me ca milionë euro investim.
    Pra ky nuk është një landfill me parametrat e një landfilli, dhe këtu si gjithë landfillet e tjerë u morën lekët dhe tani është vënë në punë pjesërisht, pra nuk po hidhen mbetjet tek fusha, po hidhet një pjesë atje.

    Makinat në projekt, për hir të së vërtetës, Vlora i ka të gjitha të reja me km 0, që të gjitha makinat e pastrimit të Vlorës janë model.

    Por Vlora do një projekt, do… kam dhënë edhe një zgjidhje që të bëhet pa lekë, por po qe zgjidhja pa lekë, këto nuk i pëlqejnë.

  • “Incenerator fantazmë, 130 milionë euro të djegura”, Hoxhaj: Landfilli i Sharres në kolaps, qeveria s’ka zgjidhje

    “Incenerator fantazmë, 130 milionë euro të djegura”, Hoxhaj: Landfilli i Sharres në kolaps, qeveria s’ka zgjidhje

    Gazetari Juljan Hoxhaj, në një studio televzive, ka ngritur alarmin për situatën alarmante që lidhet me inceneratorët në Shqipëri, me theks të veçantë tek ai i Tiranës.
    “Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohen bilancet e parave që djegin inceneratorët, por jo për qëllimin e tyre funksional, që ishte djegia e mbetjeve urbane,” deklaroi ai.
    Në të njëjtën linjë shqetësimi ka zhvilluar një hulumtim për të zbardhur se çfarë po ndodh realisht me inceneratorët në vend, sa ka shkuar fatura financiare dhe në çfarë gjendjeje ndodhen mbetjet urbane. Sipas raportimit, inceneratori i Tiranës – i cili zyrtarisht nuk ekziston – ka konsumuar 130 milionë euro, një shumë që është paguar nga qytetarët shqiptarë përmes buxheteve të bashkive si dhe nga kompanitë ndërtuese që kanë depozituar dhera në këtë landfill.

    Situata është bërë edhe më kritike që nga fillimi i vitit, sidomos në landfillin e Sharres, i cili tashmë ka arritur kapacitetin maksimal të depozitimit të mbetjeve. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Agjencia e Pronave të Sekuestruara, që administron kompaninë koncesionare “Integrated Energy BV”, përgjegjëse për landfillin  e Sharres dhe inceneratorin.

    Përballë këtij kolapsi, kompania i ka kërkuar bashkive që të gjejnë zgjidhje alternative. Sipas saj, alternativa është ndarja në burim dhe riciklimi i mbetjeve urbane – një praktikë që kërkon kohë, infrastrukturë dhe angazhim institucional.
    Megjithatë, kjo situatë ka nxjerrë në pah edhe probleme më të thella. Gazetari Hoxhaj theksoi se për herë të parë faktohet shkelja e autonomisë vendore dhe Kushtetutës, pasi u rrëmbyen kompetencat e këshillave bashkiakë. Ai kujton se me vendim të qeverisë, mbetjet e të gjitha bashkive të qarkut të Tiranës – dhe jo vetëm – janë dërguar me detyrim në landfillin e Sharres, duke e kthyer atë në një pikë kritike të emergjencës mjedisore që po përshkallëzohet dita-ditës.
    Hoxhaj:  Sa më shumë që kalon koha, aq më shumë shtohen bilancet e parave që djegin inceneratorët, por jo të qëllimit të tyre funksional, pra që ishte djegia e mbetjeve urbane.Emisioni PLUG ka bërë një hulumtim se çfarë po ndodh aktualisht me inceneratorët, sa ka shkuar fatura financiare, dhe si është situata me mbetjet urbane në Shqipëri.
    Inceneratori i Tiranës i cili nuk ekziston ka djegur plot 130 milionë euro, para të cilat janë paguar nga qytetarët shqiptarë direkt nëpërmjet buxheteve të bashkive që depozitojnë mbetjet dhe para të cilat janë paguar nga kompanitë e ndërtimit në Tiranë që kanë depozituar dherat në këtë landfill.
    Ajo që është edhe më flagrante dhe situata bëhet më serioze është pikërisht ajo se çfarë ndodh prej fillimit të këtij viti në landfillin e Sharres.
    Sot Tirana ndodhet përballë një emergjence mjedisore shumë të shpejtë.
    Landfilli i Sharres nuk ka më vend për depozitimin e mbetjeve urbane dhe këtë e thotë zyrtarisht agjencia e pronave të sekuestruara që administron kompaninë Integrated Energy BV, pra kompaninë koncesionare të landfillit të Sharres dhe inceneratorin njëherazi.
    Kjo kompani u kërkon bashkive që të gjejnë zgjidhje alternative.Zgjidhja alternative sipas kompanisë është metoda e riciklimit, pra ndarja në burim dhe riciklimi i mbetjeve urbane.
    Kjo ka disa probleme thelbësore, së pari kjo nxjerr për herë të parë zbuluar qeverinë dhe fakton atë që kemi thënë ne deri më sot, që është shkelur autonomia vendore, pra është shkelur kushtetuta pasi u rrëmbyen kompetencat e këshillit bashkiak të Tiranës, u vendos që plehrat e të gjitha bashkive, mbetjet e të gjitha bashkive në qarkun e Tiranës por jo vetëm tashmë, të shkonin me detyrim në landfillin e Sharres.
     
  • Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen

    Fusha e mbetjeve përfshihet përsëri nga flakët, Vlora mbulohet nga tymi kancerogjen

    Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës u përfshi sërish nga flakëtmesditën e sotme duke krijuar një re të dendur tymi, në kulmin e sezonit turistik.
    Gjatë këtij muaji kjo është hera e tretë që zjarri ka rënë në këtë zonë. Si pasojë tymi i zi, është përhapur në të gjithë qytetin “turistik” që propagandohet nga mëngjesi deri në darkë nga kryeministri Edi Rama, por në realitet pushteti vendos dhe qendror nuk merr asnjë masë.
    Tashmë që ka nisur sezoni veror, situata e zjarreve në fushën e mbetjeve të Vlorës është e njëjtë dhe kaotike. Jo vetëm qytetarët por tashmë edhe pushuesit po “mbyten” nga tymi kancerogjen që mbylon të gjithë zonën.
    Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ku po punojnë për neutralizimin e flakëve.

  • SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës drejt dështimit zyrtar, landfilli i Sharrës nuk ka më vend

    SYRI TV/ Inceneratori i Tiranës drejt dështimit zyrtar, landfilli i Sharrës nuk ka më vend

    Emisioni investigativ Plug solli fakte të reja për aferën e inceneratorëve dhe mbetjeve urbane në vendin tonë. Ndonëse janë paguar më shumë se 190 milionë euro deri më tani për ndërtimin e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, asnjë prej tyre sot ose nuk është ndërtuar, ose është jashtë funksionit dhe kërkon miliona euro shtesë për t’u vënë në punë. Në program u sollën fakte të reja që tregojnë se, për shkak të aferës së inceneratorëve, bashkitë në Tiranë, Durrës, Fier dhe Vlorë kanë rritur taksat dhe tarifat, duke rënduar xhepat e qytetarëve.

    SYRI TV

    Të paktën 210 milionë euro janë paguar deri më tani nga taksat e qytetarëve për ndërtimin e tre inceneratorëve – Tiranës, Elbasanit dhe Fierit – si dhe për landfillin e Sherishtës në Vlorë. Por, teksa miliona euro janë paguar nga qytetarët, sot asnjë nga këto vepra nuk është në funksion. Emisioni investigativ Plug zbardhi fakte të reja që tregojnë se vendi do të përballet shumë shpejt me emergjenca mjedisore në zonat e sipërpërmendura. Një dokument i Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara tregon se në landfillin e Sharrës nuk ka më vend për depozitimin e mbetjeve urbane, ndërsa për herë të parë u kërkohet bashkive të gjejnë zgjidhje alternative për menaxhimin e tyre. Ndonëse deri më tani janë paguar 130 milionë euro për inceneratorin e Tiranës, kjo vepër duket se nuk do të ndërtohet kurrë.

    Jo vetëm kaq, por të dhënat e bilanceve tregojnë se kompania e sekuestruar e inceneratorit ka zhdukur më shumë se 47 milionë euro nëpërmjet parapagimeve apo borxheve, që duket se nuk do të kthehen kurrë.

    Ekskluzivisht për Plug, administratori i inceneratorit të Elbasanit pranoi se kjo vepër nuk punon. Sipas Leli Kajës, për vënien në punë të inceneratorit të Elbasanit duhen edhe 4 milionë euro shtesë, të cilat duket se do të gjenerohen duke rritur çmimin për depozitimin e mbetjeve nga bashkitë e qarkut në landfill.

    As inceneratori i Fierit nuk është funksional dhe duket se nuk do të vihet kurrë në punë, pasi vetë bashkitë që tentuan ta merrnin në dorëzim kanë hequr dorë nga iniciativa e tyre. Në Vlorë janë investuar më shumë se 22 milionë euro për landfillin e Sherishtës, por prej të paktën tre vitesh vënia në funksion e tij është zvarritur, duke shkaktuar ndotje masive për shkak të djegies së plehrave në landfillin që ndodhet në lagjen “24 Maji”.

    Kostot e mbetjeve urbane kanë rënduar drejtpërdrejt xhepat e taksapaguesve. Plug publikoi të dhëna që tregojnë se, për shkak të dërgimit të mbetjeve urbane, bashkitë janë detyruar të rrisin tarifat e pastrimit, duke zhvatur më shumë para nga taksat e qytetarëve. Rasti më flagrant është në Durrës, ku bashkia paguan 10 milionë euro në vit – apo rreth 1/3 e buxhetit – për menaxhimin e mbetjeve, nga të cilat 2.5 milionë euro merren drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit, ndërsa pjesa tjetër gjenerohet duke rritur tarifat e pastrimit ndaj qytetarëve.

  • SYRI TV / Inceneratori i Tiranës drejt dështimit zyrtar, landfilli i Sharrës nuk ka më vend

    SYRI TV / Inceneratori i Tiranës drejt dështimit zyrtar, landfilli i Sharrës nuk ka më vend