Kompania Albpetrol sh.a ka reaguar pas publikimeve të fundit në media lidhur me ndotjen në zonën e Gorisht-Koculit, duke deklaruar se po ndërmerr masa konkrete për rehabilitimin e zonës, si pjesë e strategjisë për mbrojtjen e mjedisit dhe pastrimin e mbetjeve të trashëguara ndër vite.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas deklaratës zyrtare, vendburimi Gorisht-Kocul është aktiv prej më shumë se 60 vitesh dhe mbetjet e akumuluara janë produkt i një periudhe të gjatë ku nuk zbatoheshin protokollet teknike të menaxhimit të mbetjeve. Kompania thekson se aktualisht në zonë nuk ka asnjë aktivitet ndotës, ndërsa operimet që kryhen janë në përputhje të plotë me standardet bashkëkohore për mbrojtjen e mjedisit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
“Në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej kohësh. Protokollet teknike të nxjerrjes dhe trajtimit të mbetjeve zbatohen me përpikmëri. Jemi të angazhuar për rehabilitimin e lumit dhe reduktimin e mbetjeve të trashëguara çdo vit,” thuhet në deklaratën e Albpetrol.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Kompania sqaron se njollat që janë shfaqur së fundmi aktivizohen në temperatura të larta dhe nuk përfaqësojnë rrjedhje të vazhdueshme apo ndotje të re. Gjithashtu, Albpetrol garanton se do të vijojë zbatimin e një plani të detajuar masash për pastrimin dhe rehabilitimin e zonave të ndotura, me fokus të veçantë mbrojtjen e Lumit Vjosë si pasuri natyrore kombëtare.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Deklarata mbyllet me gatishmërinë e kompanisë për bashkëpunim me institucionet dhe transparencë të plotë për çdo proces teknik që lidhet me mbrojtjen e mjedisit.
DEKLARATË PËR MEDIAT
Kompania Albpetrol sh.a, në zbatim të detyrave të saj funksionale, gjatë viteve të fundit ka vendosur mbrojtjen e mjedisit në krye të listës së prioriteteve, si rrjedhoje e strategjive kombëtare dhe vendimeve të Qeverisë Shqiptare, në mbrojtje të pasurive natyrore kombëtare. Në mënyrë të veçantë ky orientim është bërë i domosdoshëm, nisur nga një situatë e rënduar, e trashëguar nga shfrytëzimi për dekada me radhë, i zonave naftëmbajtëse.
Vendburimi i Gorisht-Koculit, i publikuar ditët e fundit në media, është një vendburim 60-vjeçar si pjesë e industrisë së nxjerrjes së naftës në këtë zonë.
Gjatë aktivitetit kesaj zone, për 6 dekada me radhë, ky vendburim ka prodhuar mbetje të shumta, të cilat deri para pak vitesh nuk janë trajtuar sipas protokolleve teknike, të cilat ne zbatojmë rigorizisht sot për eleminimin e tyre.
Kompania Albpetrol është e angazhuar plotësisht për të rehabilituar pjesën e lumit të ndërlidhur me zonën naftëmbajtëse, sipas kushteve teknike dhe hapësirave financiare në një kohë sa më të shkurtër.
Aktualisht, në zonë nuk ka asnjë aktivitet të ri ndotës prej shumë kohësh. Operimet zbatojnë protokollet teknike të nxjerres dhe evadimit në përputhshmëri të manualeve dhe në respekt të plotë të mbrojtjes së mjedisit. Albpetrol po e zvogëlon çdo vit sasinë e mbetjeve të trashëguara e kjo vërtetohet nga veprimet e ndërmarra zyrtarisht.
Fatkeqësisht kjo njollë aktivizohet në temperatura të larta, pasi gjatë pjesës tjetër të vitit, nuk ka rrjedhje të këtyre mbetjeve, dhe ky është një fakt tjetër që mund të provohet lehtësisht edhe nga ekspertët e mbrojtjes së mjedisit dhe raportimet e mediave.
Kompania Albpetrol do të vijojë me një plan masash të përcaktuar qartë, të pastrojë zonat e ndotura për dhjetëra vite me radhë, duke i kushtuar kujdes të veçantë mbrojtjes dhe rehabilitimit të mjedisit, sidomos në mbrojtje të pasurisë tonë natyrore kombëtare, Lumit Vjosë.








