Në një prononcim deputeti Himçi tha se zjarret ndodhin dy herë në vit, një herë në dimër dhe një herë në verë, çka sipas tij tregon për një model të përsëritur dhe të qëllimshëm. “Kjo histori është bërë në mënyrë sistematike dhe padyshim që jemi para zjarrvënies së qëllimshme,” deklaroi ai.
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, ka ngritur alarmin për zjarrin e radhës që ka përfshirë fushën e mbetjeve në qytet, duke e cilësuar një fenomen të përsëritur dhe të organizuar.
Deputeti theksoi se për zjarrvënien e fundit, prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm në Elbasan ka hapur çështje për zjarrvënie të qëllimshme dhe krime mjedisore, por sipas tij, rasti duhet të kalojë në kompetencë të SPAK.
“Djegiet sistematike bëjnë uljen e kapacitetit të sasisë së mbetjeve urbane. Por realisht nuk jemi para incenerimit, sepse inceneratori ka punuar vetëm një muaj dhe më pas ka pushuar,” tha Himçi, duke nënvizuar se gjithçka po maskohet si proces landfillimi, ndërkohë që bëhet fjalë për krim mjedisor të organizuar.
Blendi Himçi:
Kjo histori është 2 herë, njëherë ndodh në dimër dhe njëherë ndodh në verë. Dhe kjo është bërë në mënyrë sistematike dhe padyshim që jemi para zjarrvënies së qëllimshme. Sigurisht edhe për zjarrvënien e fundit, prokuroria e juridiksionit të përgjithshëm të rrethit gjyqësor Elbasan e ka hetuar çështjen dhe ka regjistruar një çështje për zjarrvënie të qëllimshme dhe krime mjedisore dhe është ende në hetim, dhe sigurisht mund të marrë shumë shpejt edhe të pandehur.
Unë besoj se kjo nuk është më çështje e prokurorisë së juridiksionit të përgjithshëm të rrethit gjyqësor Elbasan por është një çështje e SPAK pasi në këndvështrimin tim jemi para një grupi të strukturuar kriminal.
Kjo duhet t’i kalojë për kompetencë SPAK, jemi para një grupi të strukturuar i cili kryen veprimtari kriminale nëpërmjet një kompanie fantazëm e cila është EcoELB, e cila është me kapital shtetëror 100%, ku Bashkia Elbasan disponon 51% të aksioneve dhe 49% i administrojnë 6 bashkitë e tjera të qarkut Elbasan.
Padyshim djegiet në mënyrë sistematike bëjnë uljen e kapacitetit të sasisë së mbetjeve urbane, por këtu pretendohet se është vetëm në fushën e landfillimit dhe jo të incenerimit. Realisht nuk jemi para incenerimit, inceneratori ka punuar vetëm një muaj dhe ka pushuar.
Tag: mbetjeve
-

“Duhet të hetohen nga SPAK”/ Situata me zjarret, akuzon deputeti: Zjarrvëniet në fushën e mbetjeve në Elbasan janë…
-

Zjarr i madh në fushën e mbetjeve të Inceneratorit në Elbasan, Cara: E vështirë shuarja
Temperaturat e larta vazhdojnë të shkaktojnë vatra zjarri, ku sot janë regjistruar dy zjarre në Elbasan. Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe me ullishte në fshatin Balëz, ndërsa tjetri është rregjistruar në fushën e mbetjeve të landfillit të qytetit.
Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara thotë se zjarri në landfillin e mbetjeve në Elbasan është i vështirë për tu shuar pasi vatra është e madhe. Për të zjarri është izoluar që të mos rrezikohen banesat. Cara ka kërkuar që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë”Për vatrën aktuale ku ne jemi kemi angazhuar edhe 60 forca zjarrfikëse nga disa bashki fqinje nga Tirana, Berati dhe Kavaja, ku po punohet për izolim e saj, janë mbetje urbane që janë të vështira për tu shuar.
Bashkia vet ka vendosur disa fadroma duke i izoluar me mbetje të lumit të Shkumbinit, është shumë e përhapur dhe kemi arritur që ta izolojmë që të të mos rrezikohen banesat. Edhe ushtria është angazhuar me 2-3 automjete, edhe pse ajo fiket riaktizizohet në pak sekonda. Po duhet që të zbatohet ligji për zjarrvënësit, të vuajnë dënimin për dëmin që shkaktojnë”. -

Prokuroria heton “ECO-ELB”/ 8 bashki nryshojnë kushtet e kontratës, hiqet incenerimi
Foto ilustruese
ELBASAN- Bashkia e Elbasanit ka nisur një “lëvizje juridike” për ndryshimin e kushteve të kontratës me kompaninë “ECO-ELB”. Kjo lëvizje është e pasuar edhe nga 7 Bashki të tjera që kanë nënshkruar kontratë me të njëjtën kompani. Bëhet fjalë për Bashkitë: Prrenjas, Peqin, Cërrik, Belsh, Gramsh, Librazhd dhe Rogozhinë. Vendimi për rritjen e çmimit është firmosur nga kryetarët e bashkive Elbasan, Gledian Llatja, bashkisë Belsh, Arif Tafani, bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, bashkisë Librazhd, Mariglen Disha, bashkisë Gramsh, Besion Ajazi, bashkisë Cërrik, Andis Salla dhe bashkisë Prrenjas, Nuri Belba.
Gazetari i “Ora News”, Elton Qyno ka mësuar se që prej muajit Maj 2025, e në vijim bashkia e Elbasanit përfshirë dhe bashkitë e tjera kanë vendosur të amendojnë kontratën me shoqërinë aksionere “ECO-ELB”, duke ndryshuar çmimin e pagesës dhe kriteret e shërbimit kontraktual. Me ndryshimin e ri të kontratës, 8 bashkitë nga muaji qershor 2025 e në vijim nuk do kryejnë pagesa drejt “ECO-ELB”, për shërbimin e incenerimit. Por me kontratën e re, pagesat do kryhen vetëm për shërbimin e pranimit të mbetjeve urbane, grumbullimit dhe trajtimit të mbetjeve urbane. Pra është hequr shërbimi i incenerimit të mbetjeve urbane.
KONTRATA:Vendimi është marrë pasi, gjatë një mbledhje të zhvilluar në 9 Maj 2025 mes anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqërisë Aksionere “ECO-ELB”, çmimi nga 25 mijë lekë për ton të trajtimit në 4 shërbime të mbetjeve urbane, është bërë në 26 mijë lekë për ton. Por çmimi parashikon vetëm pranimin, grumbillimin dhe trajtimin e mbetjeve. Kështu që 8 Bashkitë kanë vendosur që të mos paguajnë më për shërbimin e incenerimit të mbeteve urbane.
Edhe pse me kushtet e reja të kontratës është hequr incenerimi, për shërbimet e tjera, sërish Bashkitë duhet të paguajnë 2600 lekë për 1 ton mbetje.
Lëvizja e bashkive vjen në një kohë kur Prokuroria e Elbasanit ka thelluar hetimet ndaj disa prej drejtorëve Juridikë, shefave të financës të 8 bashkive dhe zyrtarëve të shoqërisë aksionere “ECO-ELB”. Pikërisht për këto pagesa është hapur një dosje hetimore në Prokurorinë e Elbasanit, me akuzën “shpërdorim detyre” dhe “menaxhim të mbetjeve”. Për dosjen janë marrë në pyetje javën e kaluar punonjësit e shoqërisë “ECO-ELB”, ndërsa javën që vjen do të pyeten edhe zyrtarët e 8 Bashkive./ZËRI640 0 screenshot 33 1751379078
640 0 screenshot 32 1751379079
640 0 kjlhhgfjhjkll 1751379265
1
-

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.
Fusha e mbetjeve është e treta herë që përfshihet nga flakët në verë dhe në korrik të 2023 dhe të 2024, një situatë e cila ka krijuar problem për banorët e qytetit.
gijotina.com/ -

Përfshihet nga zjarri fusha e mbetjeve në Elbasan
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan, në zonën e njohur si “landfilli” pranë Inceneratorit të Elbasanit, në periferi të qytetit.
Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.
Flakët e mëdha shoqërohen me shtëllunga të dendura tymi të zi që janë ngritur në ajër dhe po përhapen në drejtim të zonave të banuara të qytetit, duke krijuar një re të madhe dhe ndotjeje mbi Elbasan.
Bashkë me tymin, qytetarët po përballen me një aromë të padurueshme që ka përfshirë një pjesë të mirë të qytetit dhe zonave përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit.
Fusha e mbetjeve është e dyta herë që përfshihet nga flakët në verë dhe në korrik të 2023 dhe të 2024, një situatë e cila ka krijuar problem për banorët e qytetit. -

Merr flakë fusha e mbetjeve të inceneratorit në Elbasan
Pamje nga vendi i zjarrit
ELBASAN- Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ndërkohë që tymi ka nisur që të shpërndahet dhe ka mbuluar të gjithë zonën përreth inceneratorit.
Ndërkohë që ende nuk dihen shkaqet e zjarri./ZËRI -

Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje
Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan.
Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin. -

Zjarr pranë vendgrumbullimit të mbetjeve në Nartë të Vlorës, zjarrfikëset në vendin e ngjarjes
VLORA- Një zjarr ka rënë në Jalli të Nartës në vendgrumbullimin e inerteve ku hidhen dhe goma makine.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas informacioneve paraprake, janë aty ndodhen materiale plastike. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”
Gjithashtu mësohet se në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Edhe disa ditë më parë në fushën e mbetjeve, pranë fushës së inerteve, u regjistrua një rast i ngjashëm që krijoi një situatë të rënduar për qyetin e Vlorës.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Katastrofë mjedisore në Selenicë/ Djegia e mbetjeve helmon banorët, institucionet heshtin
Prej dy ditësh, qyteti i Selenicës po mbytet nga tymi dhe era e rëndë e mbetjeve të djegura.
Bashkia Selenicë, në vend që të menaxhojë mbetjet urbane në mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme, ka zgjedhur rrugën më të rrezikshme për shëndetin e qytetarëve: djegien në fushë të hapur.
Një praktikë që kujton realitetin e dhimbshëm edhe në qytetin e Vlorës – mbeturina të grumbulluara në natyrë dhe më pas të djegura, si zgjidhje e “shpejtë”, por që shkakton pasoja afatgjata për mjedisin dhe shëndetin publik.
Banorët janë të shqetësuar, ajri është i helmuar dhe askush nga institucionet përgjegjëse nuk merr masa.
-

Më shumë se 1.000 fuçi me mbetje bërthamore në Atlantik, për dekada ky det është shndërruar në depozit hedhurinash të rrezikshme
Studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1. 000 fuçi në Atlantikun VerilindorFotografi: Brook Peterson/StockTrek Images/IMAGO
Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në tabanin e detit. Pak dihet për gjendjen e tyre.Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1. 000 fuçi në Atlantikun Verilindor, sipas një zëdhënëseje të organizatës franceze kërkimore CNRS. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit u nis nga Bresti, Franca perëndimore, në mesin e qershorit me anijen “L’Atalante” drejt zonës kërkimore në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Për katër javë ata janë në kërkim të fuçive me mbetje bërthamore për të vlerësuar ndikimin e tyre në ekosistemin lokal.
Mes viteve 1950 dhe 1980, disa shtete i hodhën mbetjet bërthamore thjesht në oqean. Në atë kohë, thellësitë e oqeaneve dukeshi si një zgjidhje e leverdisshme dhe e thjeshtë për asgjësimin e mbetjeve bërthamore të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët – të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.Me këtë robot autonom studiuesit kërkojnë për mbetjet atomike në oqeanFotografi: Flotte Océanographique Française/dpa/picture alliance
Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200.000 fuçi të tilla gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor – në një thellësi prej 3.000 deri në 5.000 metra. Megjithatë, vendndodhja e saktë e mbetjeve bërthamore është e panjohur. Po ashtu pak dihet për gjendjen e fuçive dhe nëse ato ndodhen më vete apo të grupuara.
Studiuesit po hulumtojnë ndikimin në mjedisStudiuesit aktualisht po eksplorojnë zonën ku ndoshta ka rënë gjysma e mbeturinave. Ekipi synon të krijojë një hartë të fuçive të mbeturinave bërthamore të gjetura dhe të marrë mostra të shumta nga uji, shtrati i detit dhe kafshët. Në këtë ekspeditë ata mbështeten nga roboti autonom zhytës Ulyx, i cili është i pajisur, ndër të tjera, me një kamerë për imazhe 3D dhe një sistem sonor për gjetjen e objekteve.Patrick Chardon, kreu i projektit NODSSUM-Nuclear Ocean Dump Site Survey Monitoring, Monitorimi i Vendndodhjes së Mbeturinave Bërthamore në Oqeani, mendon se radioaktiviteti në shumicën dërrmuese të mbetjeve bërthamore në Atlantikun e Veriut do të jetë zhdukur praktikisht pas rreth 300 deri në 400 vjetësh. Fuçitë u projektuan për t’i bërë ballë presionit të oqeanit të thellë, por jo për ta mbajtur vërtet brenda radioaktivitetin. Chardon ka dyshime, se radioaktiviteti mund të ketë dalë nga kontejnerët prej kohësh.
la/ag / DW