Që prej të martës në asnjë moment nuk është ndalur në Elbasan tymi toksik i prodhuar nga djegia e mbetjeve në landfill, në mungesë të inceneratorit i cili do të kryente incenerimin e tyre. Ky ritual që përsëritet thuajse çdo vit, sa herë temperaturat ngrihen dhe malet me plehra digjen masivisht. Zjarrfikësit u përpoqën të vënë nën kontroll flakët, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ngrihej në periferi të qytetit. Si zakonisht institucionet e menaxhimit të mbetjeve u gjendën të papërgatitura dhe ia lanë fajin temperaturave të larta. Zyrtarët lokalë justifikohen me disa dalje të shkurtra për mediat në këto raste. Administratori i EcoElb, Leli Kaja ka thënë se zjarri është pasojë e temperaturave dhe tejmbushjes së vendgrumbullimit, por nuk jep shpjegim se përse mbeturinat nuk janë asgjësuar.
“Zjarri ka ardhur për shkak të temperaturave të larta. Unë nuk merrem me hamendësime. Është e drejta e secilit të thotë çfarë mendon. Unë jam në këtë mal me mbetje dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për ta fikur,” tha Kaja. Dyshimet janë se flakët janë të qëllimshme. Në pamundësi për t’i menaxhuar sasitë e mëdha të mbeturinave, i vihet flaka. Janë ngjarje si këto, kur të gjithë kujtohen për “inceneratorin”, mrekullinë inxhinierike të premtuar nga Rilindja që jo vetëm do të zhdukte plehrat, por do të prodhonte edhe energji elektrike, por që përfundoi në një aferë korrupsioni, ku zyrtarë të lartë socialistë mbushën xhepat me dhjetëra milionë euro.
Policia e Elbasanit reagoi për herë të parë për zjarrin. Zyra Kundër Krimeve në Komisariat ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit. “Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim.
Kush është kompania e afërt me Ramën
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike për Qarkun e Elbasanit, Blendi Himçi, e ka quajtur një fenomen të përsëritur dhe të organizuar zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve në qytet. Ai akuzon se zjarrvënia është e qëllimshme, ndërsa flet për korrupsion qeveritar dhe e lidh me zgjedhjet. “Zjarri i rënë që prej ditës së djeshme në landfillin e Elbasanit është një tjetër provë se si vjedhja e ngritur në sistem po i kushton qytetarëve jo veten ne financa por edhe në shëndet dhe siguri jete. Në vend që mbetjet të digjeshin pak metra më tutje, në inceneratorin që ka kushtuar jo pak, por 26 milionë euro, dhe që qytetarët e paguajnë nga taksat e tyre pikërisht për këtë qëllim, zjarri, i cili duket se ka dalë jashtë kontrollit, përveçse akuzë për një qeveri të korruptuar që nuk ka lënë gjë pa bërë, tashmë po helmon gjithë Elbasanin.
Inceneratori i Elbasanit, që nga ndërtimi i tij në vitin 2017, nuk ka djegur asnjë ton plehra dhe nuk ka prodhuar asnjë kilovat energji. Por para po djeg pa fund. Vitin e kaluar, një kompani e afërt me Ramën fitoi tenderin e shpallur nga kompania shtetërore ‘Eco Alb’ për menaxhimin e mbetjeve në landfill, me vlerë rreth 400 mijë euro, duke u favorizuar jo pak nga Latja i Elbasanit. Zjarri në landfillin e Elbasanit nxjerr në pah nevojën emergjente që Edi Rama kishte në këtë qytet për të vjedhur vota. E pra, duket qartë se Sara e Suel Çelës, Olsi i Vettingut, nuk do bëjnë gjë tjetër veçse do jenë garancia e vjedhjeve dhe mbulimi i skandaleve në qytetin e Elbasanit, ashtu siç është edhe tymi i landfillit që prej dy ditësh po helmon familjet e këtij qyteti”, tha ai.
Situata alarmante
Për këtë situatë alarmante, kanë folur dhe ekspertët. Sipas Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi, rreziqet e kësaj situate janë të mëdha për shëndetin e njerëzve, duke përfshirë rreziqet në lëkurë, gjak, aparatin tretës dhe zemrën. Ndotja shkakton sëmundje gjenetike dhe kancerogjene. Nga ana tjetër gazetari Osman Stafa raporton se pas kontaktin me mjekë ka zbuluar edhe pasojat që vijnë nga ngjarja e ndodhur në Elbasan. Pasojat: Sëmundje të frymëmarrjes: Tymrat që lëshohen përmbajnë grimca të imëta PM2.5 dhe PM 10 që hyjnë në mushkëri. PM 2.5 nuk mundet as të kapen dhe nga aparati i frymëmarrjes dhe shkojnë e depërtojnë drejtpërdrejtë në mushkëri, ku shkaktojnë apo përkeqësojnë astmës, bronkitin dhe infeksionet respiratole. 2.
Lëndë kancerogjene: Djegia e plastikës, gomave, tekstileve dhe mbetjeve te tjera çliron dioksina, furane, benzen, të gjitha të lidhura me kancerin, veçanërisht të mushkërisë, mëlçisë dhe gjirit. 3. Probleme neurologjike dhe hormonale. Dioksinat dhe metalet e rënda si plumbi, zhiva dëmtojnë sistemin nervor, sidomos te fëmijët, dhe ndërhyjnë në sistemin endokrin (hormonal). 4. Efekte të menjëhershme toksike: Lodhje, dhimbje koke, irritim i syve, fytit dhe hundëve. Rrezik akut për njerëzit afër zjarrit: ekspozimi i drejtpërdrejtë me gazra si monoksidi i karbonit mund të jetë fatal. Ndikimet afatgjata dhe në komunitet: Kontaminimi i ujit dhe tokës, substancat toksike depozitohen në tokë dhe përhapen në zinxhirin ushqimor përmes ujit, perimeve apo kafshëve. Efektet te gratë shtatzëna dhe fëmijët, rritje e rrezikut për lindje të parakohshme, defekte në lindje dhe zhvillim të vonuar mendor.
Tag: mbetjeve
-

Landfilli i mbetjeve në Elbasan kthehet në “bombë” mjedisore, kush është kompania e afërt me Ramën që fitoi tenderin…
-

“Është thirrur protestë”/ Situata në Landfillin e Elbasanit, flet gazetarja:Situata e rëndë, kemi 24 orë që thithim tym
Gazetarja, Bardha Nergjoni e ftuar në një studio televizive u shpreh se situata në Elbasan me djegien e landfillit të mbetjeve është e rëndë dhe se është thirrur edhe një protestë për reagim qytetar.
Nergjoni:
Problemi i djegies së mbetjeve urbane nuk është një çështje që është e re për qytetin e Elbasanit. Djegia e mbetjeve përfshin të gjithë Luginën e Shkumbinit.
Është një çështje që përsëritet. Por në fakt nuk ka qenë e këtyre përmasave herët e tjera.
Ose është administruar më mirë, por përmasat e këtij zjarri ishin aq të mëdha dhe sasia e mbetjeve është aq e madhe sa që ne kemi 24 orë që thithim tymin e djegies së mbetejve urbane.
Jetojmë në këtë ajrin e nxehtë të ndotur në qytetin e Elbasanit. Kjo situatë është vërtetë e rëndë.
Është thirrur edhe një protestë pasnesër nga një grup aktivistësh në mënyrë që të ketë një reagim qytetar. Tre zjarre të vazhdueshme, dy që bien gjatë muajit korrik është një gjë e tepërt. Është një krim mjedisor i tepërt. -

Djegia e mbetjeve në Elbasan/ Abilekaj: E bën qeverisja lokale, për të fshehur 150 milionë euro dështim
Gazetari, Enton Abilekaj, në një intervistë në SYRI TV me moderator Edvin Parruca, tha se zjarrin në Elbasan në një fushë mbeturinash është vënë me urdhër të qeverisjes lokale.
Abilekaj theksoi se zjarret vihen nga qeveria vetëm me synimin për të fshehur 150 milionë dështim për projektet e inceneratorit, ku sipas tij, i janë marrë qytetarëve shqiptarë.
“Mendoj se kjo është dështimi i një politike që kushtoi 150 milionë euro deri tani, për emergjencën mjedisore që u shpall në 2017. Nëse ju kujtohet, kur këshilli bashkiak i Elbasanit shpalli emergjencën mjedisore për herë të parë në histori në Shqipëri. E cila krijoi nevojën për inceneratorin e parë, pastaj inceneratori i dytë në Fier dhe inceneratori i tretë në Tiranë që ishte koncension.
Të treja ishin projekte të dështuara që i kushtuan shtetit shqiptar, taksave tona, parave tona, ne paguam rreth 150 milionë euro minimumi për ato.
Dhe sot çfarë kemi? Kemi një stil të koordinuar të pushtetit lokal, për takimin e mbetjeve siç është stili i korndinuar i mbetjeve është dhe stili i mbetjeve.
Ndërkohë që është e qartë fare mirë që kjo është politika e qeverisjes për të fshehur dështimin e 150 milionë eurosh. Pra për të fshehur 150 milionë euro të humbura, dështimin për emergjencën mjedisore, shkaktimin e një emergjence mjedisore në të gjithë Shqipërinë.
Ne sot kemi zjarrin, në të gjithë qytetet kryesore të vendit, që prodhojnë më shumë mbetje.
Është e qartë shumë mirë se kush i vendos, që këto zjarre vihen me urdhër të atyre që qeverisin. Të shkosh në Shijak, nëse ju kujtohet me Piranjat, kjo ngjarje e tregon fare qartë se kush është autori, i këtyre zjarreve. Piranjat shkuan në Shijak panë në Hardhishtës, se ku depozitoheshin mbetjet e paguara prej Bashkisë për të depozituar mbetjet. Në landfillin e Sharrës ku supozohej të ishte një inceneratori i cili nuk është, dhe që aty ndodhi që kjo tarifë paguhej tashmë por mbetjet hidheshin në Hardhishtë.
Dhe kur Piranjat shkuan tek kryetari i Bashkisë bënte sikur nuk e dinte që plehrat ishin depozituar në Hardhishtë. Dhe kjo pacipëri e paturpshme vijoi në Hardhishtë që helmoi gjithë zonat përreth.
E njëjta gjë ndodhi në Vlorë pastaj, ku gjoja Bashkia e Vlorës prej tre vjetësh rresht dështimi të djegies së plehrave në një landfill të palegjitimuar, vendosi më në fund të ndryshonte Landfillin. Kjo ndodhi në Durrës, ndodh në Elbasan, ndodh në Tiranë. Pra të gjitha landfillet të përfshira nga zjarret, të cilët nuk dihet kush i ka vënë. Zjarret djegin 130 milionë euro të paguara nga Shqiptarët, për një projekt korruptiv.” tha Abilekaj.
-

“Djegia e mbetjeve, shkak për sëmundje kancerogjene”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: I planifikuar
Sipas tij, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi dhe nuk është vënë në bazë të riciklimit, i cili përcakton mënyrën se si duhet të zhvillohet trajtimi i tyre. ‘Mbetjet urbane janë pasuri minerale që, nëse përdoren me racionalitet, sjellin fitime, ulin varfërinë, mbajnë mjedisin të pastër dhe zhvillojnë ekonominë.’ – u shpreh eksperti.
Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi, folli nga fusha e mbetjeve në Elbasan, ku prej ditës së djeshme po digjen mbetje që shkaktojnë një situatë të jashtëzakonshme, ka folur për rëndësinë e trajtimit të duhur të mbetjeve urbane. Ai thekson se ndërtimi i inceneratorit në Elbasan është një hap i rëndësishëm, por që duhet shoqëruar me një strategji të mirëfilltë.
Mehmeti thekson se incenerimi duhet të jetë pika e fundit e strategjisë, dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për 2, 3 apo 4 inceneratorë, por vetëm një i mjafton për të trajtuar mbetjet urbane të vendit.
Megjithatë, sipas Mehmetit inceneratori i ngritur në Elbasan është vetëm një diçka butaforike që mban emrin “incenerator”, por nuk ka funksionuar siç duhet, duke mos dhënë rezultatet e pritshme dhe duke mos prodhuar energji. Ai është abuzuar dhe nuk ka përdorur teknologjitë e nevojshme për trajtimin e mbetjeve.
Sipas ekspertit, Rreziqet e kësaj situate janë të mëdha për shëndetin e njerëzve, duke përfshirë rreziqet në lëkurë, gjak, aparatin tretës dhe zemrën. Ndotja shkakton sëmundje gjenetike dhe kancerogjene.
Eksperti apelon se të gjitha këto probleme rrjedhin nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër dhe trajtimi i gabuar i mbetjeve urbane.
Ai ngul këmbë se zgjidhja është riciklimi dhe jo incenerimi, pasi mbetjet duhet të riciklohen.
‘Nëse nuk përdoret kjo strategji, sëmundjet dhe dëmet në mjedis do të shtohen, dhe nuk do të arrihet të mbahet mjedisi i pastër.’ – shpreh ai.
Ahmet Mehmeti:
Me ndërtimin e inceneratorit këtu në Elbasan, menjëherë ne si shoqëri civile, unë jam kryetar i klubit ekologjik Elbasan, një nga shoqatat më aktive në rajonin e Shqipërisë së Mesme, por edhe në Shqipëri, ne jemi përpjekur që gjithmonë në takimet me qeveritarët dhe Ministrinë e Mjedisit, t’u themi mendimin tonë lidhur me trajtimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të ngurta sidomos.
Pra, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi, nuk është vënë në bazë të saj riciklimi. Fjala riciklim përcakton sesi do të zhvillohet gjithë zhvillimi i trajtimit të mbetjeve urbane. Ato nga një pasuri minerale, është një pasuri që po ta përdorësh me racionalitet, fiton prej saj, zbut varfërinë, mban pastër mjedisin, zhvillon ekonominë.
Ky incenerimi, që duhet të ishte pika e fundit e kësaj strategjie, incenerator në Shqipëri nuk ka nevojë të bësh 2, 3, 4, vetëm një incenerator mjafton që të trajtojë mbetjet urbane të Shqipërisë.
Ky që është ngritur në Elbasan është një diçka butaforike që ka përfaqësuar emrin incenerator, është abuzuar me atë krijesë të përçudnuar që nuk i hyri ndonjëherë në punë, që nuk bëri punën e planifikuar.Është abuzuar, po them planifikim abuziv, jo gabim. Ai nuk ka dhënë rezultat, s’ka prodhuar energji, nuk ka përdorur ato që duhej për t’i trajtuar.
Rreziqet janë në të gjitha indet e organizmit, që nga rreziqet në lëkurë, në gjak, në aparatin tretës, në zemër. Kjo ndotje është shkaktare e sëmundjeve gjenetike, e sëmundjeve kanceroze.
Pra janë të gjitha të këqijat që e vijnë nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër, pra me trajtimin së prapthi të menaxhimit të trajtimit të mbetjeve urbane.
Prandaj ngul këmbë që duhet të jetë riciklimi dhe jo incenerimi. Mbetjet duhen ricikluar, këtu është gabimi, këtu është e keqja.
Atëherë kur nuk përdor këtë strategji për trajtimin e mbetjeve urbane, çfarë bën atëherë? Atëherë shton sëmundjet, shton të këqijat në mjedis dhe nuk arrin të mbash mjedisin e pastër. -

Zjarri në landfillin e Elbasanit, Lapaj: Tym dhe ndotje me paratë e korrupsionit
Kreu i nismës ”Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka shkuar në Elbasan, aty ku nga afër ka denoncuar situatën pas zjarrit që ka rënë në landfillin e mbetjeve në këtë qytet.
Ai thotë se janë paguar 26 milionë euro për ndotje dhe jo për mjedis të pastër. Për të tymi që ngrihet nga fusha e mbetjeve po ndot mjedisin, por edhe produktet bujqësore.”Sot jemi në Elbasan dhe kjo këtu është pasaporta europiane e Shqipërisë sot inceneratori i Elbasanit për të cilin janë paguar 26 milionë euro, që do të duhej që të garantonte cilësinë e mjedisit në qarkun e Elbasanit, shkakton sot ndotje masive jo vetëm për qytetarët e Elbasanit por edhe zonat përreth sepse janë zona bujqësore dhe produktet që vijnë nga këto zona janë të spërkatura nga tymi në fushën e mbetjeve me paratë e korrupsionit”.
Zjarri tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, Policia: Nisëm hetim për të përcaktuar shkakun
-

Zjarri tek landfilli i inceneratorit të Elbasanit, Policia: Nisëm hetim për të përcaktuar shkakun
Policia e Elbasanit reagon për zjarrin e rënë në landfillin e mbetjeve urbane në periferi.
Mësohet se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit.“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim. Shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit.
-

Zjarri në landfill, Policia e Elbasanit: Po hetohet bashkë me Prokurorinë për shkaqet, rrethanat dhe përgjegjësit!
Policia e Elbasanit reagon për herë të parë për zjarrin e rënë dje (1 korrik) në landfillin e mbetjeve urbane në periferi.
Zyra Kundër Krimeve në Komisariat ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve, rrethanave dhe përgjegjësve nëse është zjarrvënie e qëllimshme. Hetimeve i është bashkuar edhe Prokuroria e Rrethit.
“Në lidhje me zjarrin e përhapur në vendgrumbullimin e mbetjeve, në Elbasan, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim përcaktimin e shkakut të zjarrit, sqarimin e rrethanave dhe individualizimin e përgjegjësive mbi këtë rast”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, shërbimet e Policisë, së bashku me shërbimet zjarrfikëse, po punojnë për neutralizimin e zjarrit. -

Re të mëdha tymi toksik mbulojnë Elbasanin, zjarri në landfill aktiv prej më shumë se 10 orësh
Elbasani ka lënë pas një situatë të jashtëzakonshme emergjence të shkaktuar nga disa zjarre të fuqishme që përfshinë disa zona periferike të qytetit.
Kulmi i situatës arriti kur në fushën e grumbullimit të mbetjeve, të njohur si Landfilli i Inceneratorit të Elbasanit zjarri shpërtheu rreth orës 17:10 dhe ende pas më shumë se 10 orësh përpjekjesh, vatra vijon ende të jetë aktive në thellësinë e masës së mbetjeve, ndërsa re të mëdha tymi toksik vijojnë të dalin mbi qytet.
Në vetëm pak orë, Elbasani u përball me katër vatra zjarri, ku përveç landfillit, flakët përfshinë dhe një kodër me ullishte në fshatin Balëz, në veriperëndim të qytetit.
Qindra rrënjë ullinj shekullorë janë shkrumbuar, ndërsa terreni i thyer malor, temperaturat e larta dhe era e fortë e bënë tepër të vështirë ndërhyrjen nga toka. Në këtë rast, forcat e ushtrisë ndërhynë nga ajri me helikopterë, duke shmangur përhapjen më tej të flakëve.
Për të përballuar situatën kritike, u angazhuan 15 mjete zjarrfikëse dhe mbi 100 efektivë nga të gjitha bashkitë e qarkut Elbasan, si dhe forca ndihmëse nga Kamza, Tirana dhe Berati. Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Zjarrfikëses, Arben Cara, ndërhyrja në landfille është një nga sfidat më të mëdha, për shkak të përmasave të mbetjeve, lëndëve të djegshme dhe temperaturave të larta në thellësi.
“Është ende herët për të folur për shkaqet konkrete tha mbrëmë Cara. Zjarret në landfill janë ndër më të vështirat për t’u menaxhuar. Kërkojmë zbatim të ligjit dhe ndëshkim të çdo akti zjarrvënieje të qëllimshme,” deklaroi Cara.
Ndërkohë, vatrat e tjera të regjistruara në fshatrat Mëngël dhe Samurr u neutralizuan brenda pak minutash, falë reagimit të shpejtë të forcave vendore. Në sfondin e kësaj situate alarmante, hetimet për menaxhimin e mbetjeve në Elbasan kanë hyrë në një fazë të re. Dosja penale nr. 1417, e hapur që në vitin 2024 me akuza për “Shpërdorim detyre” dhe “Menaxhim të paligjshëm të mbetjeve”, ka sjellë në Prokurorinë e Elbasanit vetëm 3 nga 10 zyrtarët e thirrur, të cilët dhanë shpjegime para Oficerit të Policisë Gjyqësore, Hasan Asllani.
Në fokus të hetimeve është tashmë edhe marrëdhënia institucionale dhe financiare mes zyrtarëve të 8 bashkive të qarkut dhe kompanisë “ECO-ELB”, e cila ka administruar landfillin e mbetjeve dhe drejtohet nga Leli Kraja.
Përmes një fletë-thirrjeje të lëshuar nga prokurori i çështjes, janë ftuar për t’u paraqitur drejtorë juridikë dhe shefa finance nga bashkitë, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Prrenjas, Cërrik, Belsh, Peqin dhe Rrogozhinë.
Hetimi është konsideruar si një nga çështjet më voluminoze dhe komplekse, ku përveç aspektit penal, pritet të zbulohen edhe lidhje të mundshme të interesit financiar midis institucioneve publike dhe operatorëve të përfshirë në menaxhimin e mbetjeve urbane.
Kombinimi i situatës së zjarreve me hetimet e thelluara për menaxhimin e mbetjeve, e vendos Elbasanin në një moment kritik, që kërkon masa të menjëhershme, transparencë institucionale dhe ndëshkim të çdo shkeljeje që ka sjellë pasoja në mjedis, shëndet publik dhe rend urban. -

Zjarri në fushën e mbetjeve në Elbasan, ironia e Dervishit: Tani do digjet edhe Inceneratori
Prej orësh, fusha e mbetjeve pranë Inceneratorit të Elbasanit, është përfshirë nga një zjarr i fuqishëm, duke bërë që një pjesë e mirë e qyteti të Elbasanit të mbytet në tym.
Gazetari Lutfi Dervishi ka ironizuar zjarrin në fushën e mbetjeve, teksa shkruan se zjarri tani ka kaluar në nivel premium: nuk mjaftohet më me plehrat, tani po djeg edhe vetë incineratorin.
“Në Elbasan, zjarri ka kaluar në nivel premium: nuk mjaftohet më me plehrat, tani po djeg edhe vetë incineratorin”, shkruan gazetari.
Ndërkohë situata e zjarrit vijon të jetë e rënduar. Në videot e publikuara në rrjetet sociale, zjarri vijon të jetë i fuqishëm dhe tymi mbulon një pjesë të qytetit të Elbasanit dhe fshatrave përreth. -

SYRI TV/ Elbasan, zjarr masiv në fushën e mbetjeve, flakët disa orë aktive pranë inceneratorit
Qielli mbi qytetin e Elbasanit dhe fshatrave përreth është mbuluar pasditen e së martës nga shtëllunga të dendura tymi kancerogjen. Një zjarr masiv ka përfshirë fushën e grumbullimit të mbetjeve, në zonën e njohur si Landfilli pranë Inceneratorit jofunksional të Elbasanit.
Zjarri është përhapur me shpejtësi në sipërfaqet e mbushura me mbetje të ndryshme urbane dhe industriale duke shkaktuar një katastrofë të tmerrshme mjedisore. Siç e shihni nga pamjet shtëllunga të dendura tymi të zi janë përhapur në drejtim të zonave të banuara të qytetit duke krijuar mbi Elbasan një re të madhe tymi dhe ndotje.
Bashkë me tymin, qytetarët po përballen me një aromë të padurueshme që ka përfshirë një pjesë të mirë të qytetit dhe zonave përreth. Era dhe temperaturat e larta po e përkeqësojnë situatën duke ndihmuar përhapjen e tymit dhe erës helmuese nga djegia e mbeturinave. Forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe disa qyteteve përreth janë në vendngjarje në përpjekje për të lokalizuar vatrën e zjarrit.
Në një intervistë për Syri TV nga landfilli, deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike të Elbasanit Blendi Himci e cilësoi këtë situatë si kronikë e një ngjarje të paralajmëruar teksa shtoi se kjo ngjarje e rëndë vjen pak kohë pasi Bashkia e Elbasanit rriti çmimin për ton të mbetjeve. Ai denoncoi se edhe zjarri që përfshiu landfillin këtë të martë është i qëllimshëm.
Landifilli i Elbasanit është përfshirë nga zjarri edhe në korrik dhe nëntor të vitit të kaluar Pavarësisht se janë paguar miliona euro për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, duket qartazi që ai nuk funksion. Procesi i ndarjes dhe djegies nuk është kryer, dhe fusha e plehrave është e tejmbushur dhe bashkë me zjarret periodike e kanë kthyer në katastrofë mjedisore permanente për Elbasanin. Kjo fushë mbetjesh është shndërruar në një rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, sidomos për të moshuarit dhe fëmijët.
Teksa prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet për zjarrin që përfshiu landfillin në muajin nëntor të vitit të kaluar, grupi hetimor dyshon se kompania publike, ‘Eco-Elb’, si edhe shoqëria private e kontraktuar për menaxhimin e mbetjeve në landfill, nuk e kanë kryer detyrën e përcaktuar, duke krijuar situata të vështira mjedisore dhe abuzime me fondet publike. Fusha e mbetjeve në Elbasan funksionon vetëm si landfill, pasi inceneratori i djegies së mbeturinave, i cili u kushtoi shqiptarëve mbi 20 milionë euro, nuk ka funksionuar thuajse asnjë ditë.