Tag: mbetjet

  • ‘Furtuna’ në Bashkinë e Vlorës, Sulo zbulon çfarë po fsheh Rama me këtë aksion

    ‘Furtuna’ në Bashkinë e Vlorës, Sulo zbulon çfarë po fsheh Rama me këtë aksion

    Një lajm të prodhuar nga propaganda e ka cilësuar analisti Arion Sulo, situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Rama. I ftuar në një emision ai tha se, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore me mbetjet në Elbasan dhe inceneratorin që sipas nxjerr në pah korrupsionin.
    “Vlora është një lajm i prodhuar nga propaganda nuk ekziston problemi. Ne kemi një dialog pa zë vetëm me figurë. kemi djegien e mbetjeve dhe mungesë uji në Vlorë. Mbetjet digjen për vit në Vlorë dhe Rama e pa pasi iu bashkua Elbasani. Filloi për ujin e mbetjet, as ujin e mbetjet nuk ka bashkia Vlorë se Serishtën në Vlorë e ka Klodian Zoto e Mërtiri, nuk e ka Ermal Dredha, ujësjellësin e nxori sot. Nuk ka lidhje Vlora. Ajo që bën ai atje. Doli lajmi për dorëheqje tha që Tirana nuk mund të jetë si Vlora ministri i Brendshëm të kapë karriget në rrugë. Ajo lagje historike ka biznese, është fake, mizanskenë. Është heqje vëmendje për inceneratorin se inceneratori nxjerr korrupsionin, është krim mjedisor”, tha Sulo.
    Sipas Sulos , kreu i qeverisë kërkon “koka turku” për shifrat në rënie të turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë.
    “Edhe Tirana është pa zgjidhje dhe shifrat e turizmit janë në rënie dhe ai do koka turku për këtë. Është fillimi i rënies së turizmit. Rindërtimi është ftohur në lidhje me një vit më parë, bujqësia është në rënie”, përfundoi ai.

  • Situata në Bashkinë e Vlorës/ “Ngjarje e paralajmëruar”, Sulo zbulon prapaskenat: Ja ç’po fsheh Edi Rama

    Situata në Bashkinë e Vlorës/ “Ngjarje e paralajmëruar”, Sulo zbulon prapaskenat: Ja ç’po fsheh Edi Rama

    Një lajm të prodhuar nga propaganda e ka cilësuar analisti Arion Sulo, situatën e krijuar në Bashkinë e Vlorës, pas dorëheqjeve të kërkuara nga kryeministri Rama. Në  një studio televizive ai tha se, kryeministri kërkon të heqë vëmendjen nga katastrofa mjedisore me mbetjet në Elbasan dhe inceneratorin që sipas nxjerr në pah korrupsionin.
    “Vlora është një lajm i prodhuar nga propaganda nuk ekziston problemi. Ne kemi një dialog pa zë vetëm me figurë. kemi djegien e mbetjeve dhe mungesë uji në Vlorë. Mbetjet digjen për vit në Vlorë dhe Rama e pa pasi iu bashkua Elbasani. Filloi për ujin e mbetjet, as ujin e mbetjet nuk ka bashkia Vlorë se Serishtën në Vlorë e ka Klodian Zoto e Mërtiri, nuk e ka Ermal Dredha, ujësjellësin e nxori sot. Nuk ka lidhje Vlora. Ajo që bën ai atje. Doli lajmi për dorëheqje tha që Tirana nuk mund të jetë si Vlora ministri i Brendshëm të kapë karriget në rrugë. Ajo lagje historike ka biznese, është fake, mizanskenë. Është heqje vëmendje për inceneratorin se inceneratori nxjerr korrupsionin, është krim mjedisor”.
    Sipas Sulos , kreu i qeverisë kërkon “koka turku” për shifrat në rënie të turizmit, ndërtimit dhe bujqësisë.
    “Edhe Tirana është pa zgjidhje dhe shifrat e turizmit janë në rënie dhe ai do koka turku për këtë. Është fillimi i rënies së turizmit. Rindërtimi është ftohur në lidhje me një vit më parë, bujqësia është në rënie”.
    Edvin Kulluri shkon edhe më tej duke paralajmëruar kolaps, pasi sipas tij do të ndërpriten paratë e drogës.
    “Këtu do ketë kolaps se po ndërpriten paratë e drogës. Vetëm grupet kriminale drejtojnë nga burgu, por bashki që drejtojnë nga burgu nuk ka. Vetëm krerët e grupeve kriminale. Këtu ka marrë fund çdo gjë nuk ka drejtësi, nuk ka qeverisje lokale. Deputetët janë anonimë këtu ka marrë fund sistemi, por ama ata vendosin çdo gjë. Qëkur e ke bërë bashkinë e Vlorës ke futur Novoselën, Dukatin dhe Babicën nuk është bashki por ti ke bërë komitet ekzekutiv. Jo Ermalin të vësh, por gjeni të vësh nuk drejton dot aty e ka fajin sistemi. Këta e prodhuar sistemin dhe sistemi prish njerëzit. Ka rënë kalaja nuk ka ndarje pushtetesh, as siguri juridike. Këtu është rrumpallë se vendos despoti. Ka 12 vjet në pushtet ky dhe Vlora është pa ujë dhe e votuan prapë. Janë bërë të gjithë KÇK”.
    Për ish-zv.ministren e Arsimit Nora Malaj, situata e krijuar në Bashkinë e Vlorës ishte një ngjarje e paralajmëruar që në festën e Partisë Socialiste. Sipas saj të gjithë drejtorët ju bindën urdhrit të Ramës në mënyrë të verbër, duke dhënë dorëheqjen.
    “Kjo që po ndodh në Vlorë ka qenë një ngjarje e paralajmëruar dhe paralajmërimi i parë filloi ën festën e PS, kur Rama u kthye nga SHBA. U dha një kronike e debatit mes kryetarit të qeverisë dhe kryetari të Bashkisë së Vlorës, me tone të revoltuara. Ky ishte sinjali i parë i kambanës së alarmit. Më vonë gjatë kohës që rishikoheshin votat dhe u rikalua në një stad të dytë, Rama tha të gjithë të jepni dorëheqjen. Askush nuk tha; ku qëndron e keqja të japim dorëheqjen, por pranuan urdhrin në mënyrë të verbër. Jemi në një moment që pushtet e mëdha duhen menaxhuar se në të kundërt po iku një fije ikin të gjitha fijet”.

  • Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

    Zbulimi i mbetjeve më të vjetra njerëzore në Antarktidë ngre pyetje të reja

    Eksplorimi njerëzor i Antarktidës ka qenë gjithmonë një subjekt intrigash, kryesisht për shkak të mjedisit ekstrem të kontinentit. Megjithëse eksploruesit e hershëm arritën në brigje në fillim të shekullit të 19-të, nuk u krijuan kurrë vendbanime të përhershme për shkak të peizazhit të akullt dhe të shkretë. Megjithatë, një zbulim i habitshëm i bërë në vitin 1985 në plazhin Yámana sfidon kuptimin konvencional të aktivitetit njerëzor në kontinent. Mbetjet e një gruaje të re, potencialisht mbetjet më të vjetra njerëzore të gjetura ndonjëherë në Antarktidë, u zbuluan në rrethana misterioze. Ky zbulim jo vetëm që hedh dritë mbi të kaluarën, por gjithashtu ngre pyetje rreth takimeve të mëparshme njerëzore me hapësirën e ngrirë shumë kohë para eksplorimit modern.

    Në vitin 1999, një studim i botuar në The Lancet shqyrtoi mbetjet njerëzore të gjetura në Tierra del Fuego, afër Antarktidës, duke propozuar që mbetje të tilla mund të ofrojnë një pasqyrë të migrimeve të hershme njerëzore. Ky studim dhe një tjetër nga Journal of Archaeological Science mbi lundrimin parahistorik aludojnë në mundësinë e pranisë njerëzore në zonat pranë Antarktidës para historisë së regjistruar. Këto studime ofrojnë një kornizë për të kuptuar se si gruaja e re e gjetur në plazhin Yámana mund të përshtatet në modele më të gjera të eksplorimit dhe mbijetesës në kushte ekstreme.

    Më 7 janar 1985, Daniel Torres Navarro, një biolog nga Universiteti i Kilit, zbuloi mbetjet e para njerëzore në plazhin Yámana. Ndërsa po mblidhte mbeturina detare, ai vuri re një kafkë gjysmë të varrosur në rërë. Pas një inspektimi më të afërt, ai zbuloi se vetëm pjesa parieto-okcipital e kafkës ishte e dukshme, ndërsa pjesët frontale, nazo-maksilare dhe parietale ishin varrosur më thellë në rërë. Zona e ekspozuar e kafkës kishte një nuancë të gjelbër për shkak të përhapjes së mikroalgave.

    Navarro dhe ekipi i tij i morën me kujdes mbetjet, të cilat ishin jashtëzakonisht të ruajtura mirë pavarësisht ekspozimit ndaj elementëve. Ata gjetën dy fragmente maksilare, të dyja të cilat përmbanin dhëmbë të ruajtur mirë. Megjithatë, hetimet e mëtejshme të vendit dhe zonës përreth nuk zbuluan mbetje të tjera njerëzore. Ekipi nuk mundi të gjente dy dhëmbët prerës qendrorë ose ndonjë kockë tjetër, siç është nofulla e poshtme ose rruazat. Misteri që rrethon këto mbetje thellohet me çdo zbulim të ri – ose mungesën e tij – duke ngritur shumë pyetje rreth origjinës së tyre dhe se si përfunduan në plazhin e largët të Antarktidës .

    Torres Navarro ngriti disa hipoteza në lidhje me origjinën e mbetjeve njerëzore. Teoria më e besueshme sugjeron që gruaja mund të ketë qenë anëtare e një grupi gjuetarësh të fokave të shekullit të 19-të, të cilët u braktisën në atë vend. Kjo teori mbështetet nga fakti se gjuetarët e fokave, që vepronin gjatë fillimit të shekullit të 19-të, dihet se kanë guxuar të shkojnë në pjesët më jugore të botës, shpesh duke ngritur kampe të përkohshme. Megjithatë, mbetet e paqartë se si gruaja mund të ketë arritur në bregdetin e Antarktidës kaq larg rrugëve të njohura të gjuetisë së fokave.

    Një tjetër mundësi është që gruaja të ketë qenë viktimë e një aksidenti detar. Në shekullin e 19-të, ishte zakon të varrosej i ndjeri në det. Torres Navarro sugjeron që gruaja mund të ketë vdekur në bordin e një anijeje dhe të jetë varrosur në oqean, vetëm që trupi i saj të jetë transportuar nga rrymat dhe stuhitë në vijën bregdetare të Antarktidës. Pasi të jenë nxjerrë në breg, mbetjet do të jenë ngrënë nga zogj të tillë si petrelët gjigantë, skuas dhe pulëbardhat e algave. Këta ngrënës të ngordhur mund ta kenë ndarë kafkën nga pjesa tjetër e trupit, duke llogaritur mungesën e nofullës dhe dhëmbëve, dhe t’i kenë shpërndarë mbetjet nëpër plazh. Me kalimin e kohës, mbetjet u varrosën nën rërë, me vetëm kafkën dhe fragmente kockash që mbetën të dukshme.

    Siç vëren me të drejtë Torres Navarro, “Cilado qoftë zinxhiri i ngjarjeve, vetëm ato mbetje të përmendura këtu janë gjetur deri më sot.” Mungesa e çdo mbetjeje tjetër njerëzore në zonë e lë misterin të pazgjidhur, duke i lënë studiuesit të mendojnë për sekuencën e ngjarjeve që çuan në praninë e gruas në Antarktidë.

  • Elbasani pesë ditë nën tymin toksik/ Urdhëri i Ramën shkon në ‘vesh të shurdhur’, mbetjet vazhdojnë të digjen

    Elbasani pesë ditë nën tymin toksik/ Urdhëri i Ramën shkon në ‘vesh të shurdhur’, mbetjet vazhdojnë të digjen

    Tashmë në ditën e pestë fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin nga vatrat e zjarrit në landfill. Duket se urdhëri i kryeministri Edi Rama që vatrat e mbetura të zjarrit të shuhen brenda natës së djeshme (4 Korrik), ka shkuar shkuar në “tym”.
    Në landfill dje ishin të pranishëm ministri Arbjan Mazniku, kryebashkiaku Gledian Llatja dhe Prefekti Ilir Bejtja, të cilët kanë monitoruar nga afër situatën. Edhe pse nuk ka me zjarr mbetjet vazhdojnë te digjen në thellësi të tyre duke helmuar një qytet të tërë.
    Edhe pse është përfshirë disa herë nga flakët në vite të ndryshme, kjo është hera e parë që zjarri ne ladfillin e Elbasanit zgjat me ditë të tëra. Në terren vazhdojnë të jetë të angazhuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe bashkive fqinje, emergjencat civile dhe ushtria me mjetet e saj. Kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, Elbasani po përballet me një emergjencë mjedisore, mijëra qytetarë prej 5 ditësh thithin ajrin toksik.
    E vështirë paraqitet situata edhe në bashkitë fqinje mbetjet urbane të të cilave kanë mbetur rrugëve pasi në këto kushte nuk mundet ti depozitojnë më landfillin e Elbasanit. Ndërkohë, është shfaqur një krizë e re, mungesa e dherave, të cilat janë thelbësore për të menaxhuar emergjencën në vijim. Meqenëse vatrat e zjarrit janë të shpërndara në disa shtresa të mbetjeve dhe janë të thella, nevojiten sasi të mëdha dheu për të realizuar një mbulim efektiv.
    Në këtë kuadër, gjatë natës së fundit kanë mbërritur në landfillin e Elbasanit rreth 50 kamionë me dhera nga zona të ndryshme të Tiranës, një përforcim i domosdoshëm logjistik që synon të mbajë nën kontroll situatën, të paktën për momentin. Megjithatë, ekspertët shprehen se kjo është vetëm një zgjidhje e përkohshme. Djegia në thellësi, një proces i vështirë për t’u ndalur me mjete të zakonshme, mund të vijojë për javë apo edhe muaj nëse nuk ndërhyhet me strategji afatgjata dhe mekanizma modernë të kontrollit dhe shuarjes së zjarreve nën sipërfaqe.

  • Elbasani pesë ditë nën tymin toksik! Mbetjet vazhdojnë të digjen

    Elbasani pesë ditë nën tymin toksik! Mbetjet vazhdojnë të digjen

    Tashmë në ditën e 5 fusha e mbetjeve urbane në Elbasan vazhdon të çlirojë tym dhe gazra toksik që mbulojmë qytetin.

    Edhe pse nuk ka me zjarr mbetjet vazhdojnë te digjen në thellësi të tyre duke helmuar një qytet të tërë.
    Edhe pse është përfshirë disa herë nga flakët në vite të ndryshme, kjo është hera e parë që zjarri ne ladfillin e Elbasanit zgjat me ditë të tëra.
    Në terren vazhdojnë të jetë të angazhuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit dhe bashkive fqinje, emergjencat civile dhe ushtria me mjetet e saj.
    Kur temperaturat shënojnë mbi 40 gradë, Elbasani po përballet me një emergjencë mjedisore, mijëra qytetarë prej 5 ditësh thithin ajrin toksik. E vështirë paraqitet situata edhe në bashkitë fqinje mbetjet urbane të të cilave kanë mbetur rrugëve pasi në këto kushte nuk mundet ti depozitojnë më landfillin e Elbasanit.

    Top Channel

  • “Djegia e mbetjeve, shkak për sëmundje kancerogjene”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: I planifikuar

    “Djegia e mbetjeve, shkak për sëmundje kancerogjene”/ Zjarri në Landfillin e Elbasanit, flet eksperti: I planifikuar

    Sipas tij, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi dhe nuk është vënë në bazë të riciklimit, i cili përcakton mënyrën se si duhet të zhvillohet trajtimi i tyre. ‘Mbetjet urbane janë pasuri minerale që, nëse përdoren me racionalitet, sjellin fitime, ulin varfërinë, mbajnë mjedisin të pastër dhe zhvillojnë ekonominë.’ – u shpreh eksperti.
    Ahmet Mehmeti, ekspert mjedisi, folli nga fusha e mbetjeve në Elbasan, ku prej ditës së djeshme po digjen mbetje që shkaktojnë një situatë të jashtëzakonshme, ka folur për rëndësinë e trajtimit të duhur të mbetjeve urbane. Ai thekson se ndërtimi i inceneratorit në Elbasan është një hap i rëndësishëm, por që duhet shoqëruar me një strategji të mirëfilltë.
    Mehmeti thekson se incenerimi duhet të jetë pika e fundit e strategjisë, dhe se Shqipëria nuk ka nevojë për 2, 3 apo 4 inceneratorë, por vetëm një i mjafton për të trajtuar mbetjet urbane të vendit.
    Megjithatë, sipas Mehmetit inceneratori i ngritur në Elbasan është vetëm një diçka butaforike që mban emrin “incenerator”, por nuk ka funksionuar siç duhet, duke mos dhënë rezultatet e pritshme dhe duke mos prodhuar energji. Ai është abuzuar dhe nuk ka përdorur teknologjitë e nevojshme për trajtimin e mbetjeve.
    Sipas ekspertit, Rreziqet e kësaj situate janë të mëdha për shëndetin e njerëzve, duke përfshirë rreziqet në lëkurë, gjak, aparatin tretës dhe zemrën. Ndotja shkakton sëmundje gjenetike dhe kancerogjene.
    Eksperti apelon se të gjitha këto probleme rrjedhin nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër dhe trajtimi i gabuar i mbetjeve urbane.
    Ai ngul këmbë se zgjidhja është riciklimi dhe jo incenerimi, pasi mbetjet duhet të riciklohen.
    ‘Nëse nuk përdoret kjo strategji, sëmundjet dhe dëmet në mjedis do të shtohen, dhe nuk do të arrihet të mbahet mjedisi i pastër.’ – shpreh ai.
    Ahmet Mehmeti:
    Me ndërtimin e inceneratorit këtu në Elbasan, menjëherë ne si shoqëri civile, unë jam kryetar i klubit ekologjik Elbasan, një nga shoqatat më aktive në rajonin e Shqipërisë së Mesme, por edhe në Shqipëri, ne jemi përpjekur që gjithmonë në takimet me qeveritarët dhe Ministrinë e Mjedisit, t’u themi mendimin tonë lidhur me trajtimin e mbetjeve urbane, mbetjeve të ngurta sidomos.
    Pra, trajtimi i mbetjeve urbane është nisur së prapthi, nuk është vënë në bazë të saj riciklimi. Fjala riciklim përcakton sesi do të zhvillohet gjithë zhvillimi i trajtimit të mbetjeve urbane. Ato nga një pasuri minerale, është një pasuri që po ta përdorësh me racionalitet, fiton prej saj, zbut varfërinë, mban pastër mjedisin, zhvillon ekonominë.
    Ky incenerimi, që duhet të ishte pika e fundit e kësaj strategjie, incenerator në Shqipëri nuk ka nevojë të bësh 2, 3, 4, vetëm një incenerator mjafton që të trajtojë mbetjet urbane të Shqipërisë.
    Ky që është ngritur në Elbasan është një diçka butaforike që ka përfaqësuar emrin incenerator, është abuzuar me atë krijesë të përçudnuar që nuk i hyri ndonjëherë në punë, që nuk bëri punën e planifikuar.Është abuzuar, po them planifikim abuziv, jo gabim. Ai nuk ka dhënë rezultat, s’ka prodhuar energji, nuk ka përdorur ato që duhej për t’i trajtuar.
    Rreziqet janë në të gjitha indet e organizmit, që nga rreziqet në lëkurë, në gjak, në aparatin tretës, në zemër. Kjo ndotje është shkaktare e sëmundjeve gjenetike, e sëmundjeve kanceroze.
    Pra janë të gjitha të këqijat që e vijnë nga mosmbajtja e një mjedisi të pastër, pra me trajtimin së prapthi të menaxhimit të trajtimit të mbetjeve urbane.
    Prandaj ngul këmbë që duhet të jetë riciklimi dhe jo incenerimi. Mbetjet duhen ricikluar, këtu është gabimi, këtu është e keqja.
    Atëherë kur nuk përdor këtë strategji për trajtimin e mbetjeve urbane, çfarë bën atëherë? Atëherë shton sëmundjet, shton të këqijat në mjedis dhe nuk arrin të mbash mjedisin e pastër.

  • Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

    Çfarë fshihet pas shpërthimit të raketës? Meksika kërcënon me padi Elon Musk

    Presidentja e re e Meksikës, Claudia Sheinbaum, ka paralajmëruar se do të padisë kompaninë e Elon Musk, SpaceX, pas rënies së mbetjeve të një rakete në territorin meksikan, si pasojë e një shpërthimi gjatë një testimi në Teksas.
    Ajo deklaroi se pas shpërthimit janë konstatuar ndotje dhe dëme të mundshme në shtetin meksikan të Tamaulipas, rreth 300 kilometra larg pikës së lëshimit të raketës.
    Raketa “Starship 36”, pjesë e projektit ambicioz të Musk për dërgimin e njerëzve në hapësirë, shpërtheu më 19 qershor në objektin Starbase në jug të Teksasit, shumë pranë kufirit me Meksikën. Autoritetet lokale konfirmuan një “dështim katastrofik”, ndërsa mbetjet e shpërndara u përhapën edhe përtej kufirit.
    Presidentja Sheinbaum tha se autoritetet po shqyrtojnë nëse janë shkelur ligjet ndërkombëtare për të ndërmarrë hapa ligjorë. Ajo u shpreh se po verifikohen distancat e sigurisë që kërkohen për lëshime të tilla, për të shmangur rreziqet për zonat urbane pranë kufirit.
    Nga ana tjetër, SpaceX reagoi në platformën “X”, duke thënë se përpjekjet për të rimarrë mbetjet janë penguar nga “personat që kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në pronat private”. Kompania shton se nuk ka asnjë rrezik për komunitetet përreth dhe se analizat e mëparshme kanë treguar se materialet nuk përbëjnë ndonjë kërcënim kimik apo toksik.
    Megjithatë, ekspertët shprehen të shqetësuar për ndikimin që mbetjet hapësinore kanë në atmosferë dhe klimë.
    Sipas një kimisteje atmosferike nga University College London, lëshimet e raketave çlirojnë kimikate që ndikojnë në shtresën e ozonit, si dhe grimca që ngrohin atmosferën. Raketa “Starship” përdor karburant të ri, metan të lëngshëm, për të cilin mungojnë ende matje të sakta për ndotjen që shkakton.
    Ky nuk është rasti i vetëm që një mjet hapësinor sjell shqetësime në Tokë.
    Në janar, një objekt 500 kg ra në një fshat në Kenia, ndërsa në mars, një raketë ruse krijoi një “shpërthim zanor” pranë brigjeve të Australisë. Sipas ekspertëve, rritja e industrisë hapësinore pa rregulla të qarta për ndotjen, po e kthen hapësirën në një rrezik të heshtur për mjedisin global.

  • Vlora turistike me djegie mbetjesh

    Vlora turistike me djegie mbetjesh

    Kryebashkiaku aktual i Vlorës, Ermal Dredha, në nisje të punës së tij në vitin 2023, shpalli “prioritet pastrimin e qytetit” dhe zgjidhjen e çështjeve të mbetjeve. Për të tretin vit radhazi, Vlora ka përjetuar në periudhën e sezonit turistik disa herë djegie të mbetjeve urbane në venddepozim pranë lagjes 24 Maji.

    Problematika

    “Isha aty atë ditë (më 7 qershor) kur u ndez zjarri në fushën e depozitimit të mbetjeve. Dukej si shpërthim bërthamor mjedisor. Është e patolerueshme djegia e mbetjeve”, tha për Faktoje.al eksperti mjedisor, Lavdosh Ferruni.

    Ende nuk ka një studim të mirëfilltë sa është sasia e mbetjeve urbane që krijojnë problematikë aty, por diskutohet të jetë mbi 350 mijë ton dhe përveç erës së rëndë, kryesisht banorët pranë vendgrumbullimit të mbetjeve janë të riskuar seriozisht në shëndet. “Dioksina dhe furanet që dalin nga djegia e mbetjeve, janë të vërtetuara që janë kancerogjene. Gjithashtu ka kontaminim në tokë, ujë dhe ajër. Djegiet e mbetjeve urbane, veçanërisht plastika, klasifikohet nga ndotjet më të rrezikshme”, thotë Ferruni.

    Reagimi

    Vetë Bashkia Vlorë shkon edhe më “larg” në problematikën e djegies së mbetjeve, duke pranuar se ka pasoja të rënda, e madje ndikim edhe në ngrohjen globale. “Djegia e mbetjeve çliron në ajër shumë elementë si dioksina, furane, polikarbone, okside të squfurit, okside të azotit CO2 dhe metani i çliruar nga mbetjet kontribuojnë në ngrohjen globale. Tymin dhe aromën e rëndë e përjetojnë komunitetet përreth”, konstaton Bashkia Vlorë në përgjigjen e dhënë për Faktoje.al.

    Ndërkohë, kreu i bashkisë Ermal Dredha nuk është i vetmi që premtoi zgjidhjen e këtij problemi. “Na kanë premtuar se do zgjidhet kjo çështje. Madje para zgjedhjeve erdhën disa deputetë dhe na thanë që mbetjet do të largohen, por asgjë nuk shihet, plehrat vijojnë të hidhen ende”, shprehet për Faktoje.al Valentin Aliaj.

    “Ehhh sa kemi dëgjuar nga këta, çdo kryetar bashkie që ka ardhur këtë ka thënë gjithnjë; ’do ta zgjidhim shpejt’, po ku është zgjidhja?”, ngre pyetjen banori tjetër Ismail Lazaj, duke treguar me dorë malin e madh me mbetje që në dy tre vatra të vogla vijon të nxjerrë tym. 

    Fakt

    Mes një pirgu të madh me mbetje, dy barinj heqin udhën për një tufë të madhe dhensh, ngjyra e të cilëve ka marrë tërësisht pamjen e mbeturinave urbane, një gri e theksuar. Lirshmërinë ua prish zhurma e një kamionçine me logon e Bashkisë Vlorë të mbushur me plehra, e cila shkarkon vrullshëm dhe largohet shpejt për të mos rënë në sy. Me këtë pamje Faktoje.al u përball mëngjesin e 16 qershorit në nisjen e sezonit turistik në Vlorë.

    Në reagimin për Faktoje.al, Bashkia Vlorë pranon se aty vijojnë të hidhen mbetje, por, sipas tyre, janë materiale që nuk pranohen për përpunim në Landfill. “Në vendgrumbullimin e vjetër hidhen vetëm mbetje inerte të cilat nuk pranohen në Landfill si: mbetjet e orendive shtëpiake, pajisjet elektroshtëpiake, pajisjet hidrosanitare, mbetjet e pajisjeve elektronike dhe materialeve të ndërtimit”, thotë Ndërmarrja e Pastrimit e Bashkisë Vlorë.

    Faktoje.al, në dy raste konstatoi se kamionçinat shkarkuan mbetje urbane. Lagjja “24 Maji” në Vlorë, në pikën ndarëse mes Pyllit të Sodës dhe Zvërnecit, është kthyer në një burim të frikshëm infeksionesh nga mbetjet, erës së rëndë, dioksidit të karbonit nga djegia dhe pasiviteti nga administrata lokale në përballimin e situatës. “Aty është sëmundje e madhe. Sidomos mëngjesi kur digjen plehrat është problem, nuk marrim dot frymë”, thotë Ismail Lazaj, një banor i zonës, nga të paktit që pranoi të fliste, pasi frika se po folën u hapen probleme në punë, apo në biznesin e vogël, është e madhe.

    Bashkia

    “Mos të hidhen akuza në tym, sepse i bëhet dëm Vlorës. Është gjithë ajo punë kolosale. Duhet të kuptojmë një gjë, ka 40 e ca vite që përdoret ajo fushë mbetjesh dhe është jashtë kapaciteteve. Lufta më e madhe që ne kemi pasur, të paktën që kur kam marrë këtë detyrë, ka qenë pjesa ligjore, për të vënë në funksion landfillin. Mbetjet urbane shkojnë të gjitha në landfillin e Sherishtës që prej 26 prillit 2025”, tha në një reagim të fundit publik, Ermal Dredha, kryetar i Bashkisë Vlorë. Ky institucion në një përgjigje zyrtare për Faktoje.al pranoi problematikën, ndërsa thekson se fenomeni i djegieve në vendgrumbullimin e mbetjeve nuk është i ri. “Situata problematike përsa i përket mbetjeve urbane në fushën e vendgrumbullimit është një situatë e përsëritur edhe në vitet e kaluara”, thuhet në reagimin e Bashkisë Vlorë, ndërsa shtojnë se: “për shkaqet e kësaj problematike janë bërë të gjitha denoncimet ku institucionet përkatëse janë në proces hetimi, nëse janë të qëllimshme apo aksidentale”.

    Kryebashkiaku Dredha foli gjithashtu edhe për mundësinë e kapsulimit të vendgrumbullimit të mbetjeve, por në përgjigjen zyrtare nga Bashkia Vlorë, nuk konfirmohet një projekt i tillë. “Ndërmarrja e Pastrimit nuk ka një informacion mbi projektin për kapsulimin e mbetjeve, koston dhe nëse këtë projekt do ta realizojë vetë bashkia apo me kontraktor”, thuhet në reagim, ndërsa pranohet prej tyre se: “nuk mund të flasim definitivisht për mbylljen përfundimtare të problemit në fushëdepozitimin e vjetër të mbetjeve”. 

    Ligji i mbetjeve 

    Për menaxhimin e mbetjeve urbane ka një ligj të veçantë që përcakton qartë se si duhet të trajtohen mbetjet, cilët institucione janë përgjegjëse dhe çfarë masash merren në raste të shkeljeve. Ligji nr. 10 463, datë 22.09.20211 “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, e ka të qartë: përgjegjësia për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe sigurinë e fushave të mbetjeve bie plotësisht mbi njësitë e qeverisjes vendore. Po duke iu referuar ligjit, disa paragrafe të tjerë saktësojnë edhe masat ndëshkimore në rast të shkeljeve të procedurave në trajtimin e mbetjeve ku konkretisht djegia e mbetjeve në mënyrë të pakontrolluar është e ndaluar dhe përbën shkelje, që mund të ndëshkohet me masa administrative dhe ndjekje penale, në varësi të pasojave.

    Përfundim

    Faktoje.al pa nga afër fushën e mbetjeve dhe u konstatua se mbetjet urbane që mblidhen në Vlorë dhe Orikum vijojnë të hidhen në këtë fushëdepozitimi mbetjesh edhe pas deklaratës së kryebashiakut Dredha se ai venddepozitim nuk përdorej më. Faktoje.al dokumentoi me pamje se në të paktën dy raste mëngjesin dhe drekën e 16 qershorit mjete me logon e Bashkisë Vlorë shkarkuan mbetje në venddepozitimin e lagjes 24 Maji.

    “Plehrat vijojnë të hidhen. Ditën vijnë kamionçina të vogla gati çdo dy orë dhe i hedhin plehrat, ndërsa gjatë natës kamionët e mëdha me mbetje shtohen”, thotë për Faktoje.al, Valentin Aliaj, një i ri i cili ka lindur aty dhe është rritur bashkë me mbetjet që i zenë frymën.

    Ndaj dhe, çështjen e trajtimit të mbetjeve në Vlorë deri më tani do ta konsiderojmë premtim të pambajtur./ Faktoje.al

  • Po asgjësonin mbetjet e barit, fermerët u vënë flakën kodrave të Cakranit

    Po asgjësonin mbetjet e barit, fermerët u vënë flakën kodrave të Cakranit

    Zjarri

    FIER- Një vatër zjarri është aktivizuar rreth orës 21:00 në kodrat e zonës së Cakranit, në kufi me Mallakastrën. Deri më tani raportohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi. Rrezik për banesat nuk ka.
    Flakët dyshohet se janë aktivizuar nga fermerët, të cilët kanë ndezur zjarr për të asgjësuar mbetjet e barit. Në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse.

  • VIDEO – Nis pastrimi i liqenit të Shkodrës nga mbetjet bimore, kryebashkiaku Beci publikon pamjet…

    VIDEO – Nis pastrimi i liqenit të Shkodrës nga mbetjet bimore, kryebashkiaku Beci publikon pamjet…

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Pastrimi i liqenit nga mbetjet bimore po kryhet me një makineri të posaçme.
    Ky mjet tashmë në dispozicion të Bashkisë Shkodër do të shërbejë në vazhdimësi për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kësaj pasurie natyrore të çmuar të qytetit tonë.
    

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!