Tag: mbetjet

  • 2024, mbetjet në rritje, kapacitetet e përpunimit në vendnumëro

    2024, mbetjet në rritje, kapacitetet e përpunimit në vendnumëro

    Kapacitetet e përpunimit dhe menaxhimit të mbetjeve po përkeqësohen nga viti në vit, teksa të dhënat zyrtare tregojnë se depozitimi në landfille është mjeti kryesor i menaxhimit.Të dhënat  e sotshme të INSTAT tregojnë se sasia e mbetjeve urbane në vend ka ardhur duke u rritur gjatë tre viteve të fundit, ndërkohë që kapacitetet e përpunimit dhe riciklimit mbeten të kufizuara, duke nxjerrë në pah rolin e dobët të incineratorëve.Në vitin 2024, në Shqipëri janë menaxhuar gjithsej 862.241 tonë mbetje, me një rritje prej 2,14% krahasuar me vitin 2023.Çdo banor gjeneroi mesatarisht 360 kg mbetje në vit. Mbetjet për banor janë rritur me 9 kg gjatë 2 viteve të fundit (nga 351 kg në 2023 në 360 kg në 2024).Riciklimi i mbetjeve ka mbetur pothuajse i pandryshuar, ndërsa depozitimi në landfille vazhdon të dominojë si metoda kryesore.Përbërja e mbetjeve urbane ka ruajtur të njëjtën strukturë ndër vite, me rritje të lehtë të plastikës dhe metaleve. 89,5% e mbetjeve janë mbetje familjare dhe te ngjashme me to (771 mijë tonë).Mbetjet organike përbëjnë më shumë se gjysmën e totalit (57,3%), ndërsa plastika dhe letra/kartoni janë kategoritë pasuese (rreth 9–10% secila).76,3% e mbetjeve u depozituan në landfille, teksa vetëm 18,8% e mbetjeve u ricikluan. Të dhënat tregojnë se vetëm 4,9% u dogjën për energji. Raportimet tregojnë se hedhjet jashtë landfillit janë reduktuar ndjeshëm, duke mbetur vetëm në 0,02% të totalit.Sipas të dhënave zyrtare, në vitin 2022 u menaxhuan rreth 820 mijë tonë mbetje, ndërsa në vitin 2023 kjo shifër u rrit në 844 mijë tonë dhe në 322 kg në 2024. Edhe mbetjet jo urbane shënuan rritje graduale, nga 34 kg në 2022 në 38 kg për banor në 2024.Të dhënat tregojnë qartë se prodhimi i mbetjeve urbane po rritet më shpejt se kapaciteti për menaxhimin e tyre. Ndërtimi i incineratorëve do të duhej të ulte gradualisht këto shifra duke garantuar trajtimin e mbetjeve dhe reduktimin e volumit që shkon në landfille. Por rritja e pandërprerë e treguesve tregon se inceneratorët nuk e kryen funksionin e tyre, por nga ana tjetër dogjën qindra milionë euro nga taksat e shqiptarëve.Të dhënat e viteve të fundit konfirmojnë një përkeqësim të situatës në menaxhimin e mbetjeve, duke e bërë gjithnjë e më urgjente zbatimin e alternativave si ndarja në burim, riciklimi real dhe përdorimi i teknologjive efikase për përpunimin e mbetjeve. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • SYRI TV/ Durrësi mes plehrave pas përmbytjeve, trotuaret të bllokuara nga mbetjet urbane

    SYRI TV/ Durrësi mes plehrave pas përmbytjeve, trotuaret të bllokuara nga mbetjet urbane

    Pas reshjeve intensive që përfshinë vendin ditë më parë, Durrësi po përballet me pasojat e rënda të përmbytjeve. Uji është tërhequr, por ka lënë pas një tjetër emergjencë, mbetjet urbane që kanë pushtuar rrugët, trotuaret dhe pusetat. Në lagjen 17, një nga zonat më të prekura, situata është alarmante  ndërkohe bashkia nuk ka marre masa per pastrimin e qytetit nga mbetjet dhe zhbllokimin e pustetave.

    SYRI TV

    Tre ditë pas përmbytjeve që goditën qytetin e Durrësit, mbetjet urbane kanë pushtuar rrugët dhe trotuaret, duke krijuar një situatë shqetësuese për banorët.efekte

    Pamjet nga lagjja 17, pranë tregut industrial—një nga zonat më të prekura nga reshjet intensive të së enjtes—tregojnë rrugë të mbuluara me mbeturina, trotuare të bllokuara dhe pusetat të papastruara.

    Pavarësisht se qytetarët paguajnë taksat për pastrimin e qytetit, shërbimi duket se mungon. Bashkia nuk ka marrë masa konkrete për pastrimin e mbetjeve, duke lënë pas ndotje të dukshme mjedisore. Era e rëndë dhe pamja e rrugëve të mbuluara me plehra po kthehen në shqetësim për banorët e zones pasi I frikesohen perhapjes se semundjeve.

    Pusetat e papastruara janë një tjetër dëshmi e dështimit te pushtetit lokal I cili jo vetem nuk mori masa per parandalimine permbytjeve te cilat shkaktuan deme ne banesa e biznese, por edhe pas permbytjeve vijon te ngelizhoje pasojat. Në rast të reshjeve të reja, rreziku për përmbytje është i pashmangshëm. Bashkia e Durresit duke se ka braktisur përgjegjësinë e saj për mirëmbajtjen e qytetit.

     

     

  • Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

    Bizneset duhet t’i menaxhojnë vetë mbetjet, gjoba deri në 1 mln lekë nëse refuzojnë

    Subjektet që prodhojnë, trajtojnë apo gjenerojnë mbetje, do të kenë detyrimin për t’i menaxhuar vetë. Aplikimi i kësaj skeme është detyrim që duhet përmbushur nga vendi ynë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, dhe për pasojë Shqipëria po bën ndryshime në ligjin për menaxhimin e mbetjeve.
    Sipas propozimeve te reja, të gjitha kostot që rrjedhin nga përmbushja e këtyre detyrimeve ligjore do të mbulohen nga prodhuesit, duke ulur barrën e menaxhimit të mbetjeve për shtetin, ndërkohë që në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e subjekteve gjobat e propozuara variojnë nga 100 mijë në 1 mln lekë.
    Ligji do zbatohet për kategori mbetjesh te tilla si, ambalazhet, bateritë, akumulatorët, automjetet në fund të ciklit te tyre dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
    Ndërkohë që, detyrimet kryesore të prodhuesit lidhen me financimin dhe krijimin e një sistemi për grumbullimin, transportimin, riciklimin ose një mënyrë tjetër të trajtimit të mbetjeve të krijuara nga produktet e tyre që ata vendosin në treg në Shqipëri.
    Po ashtu, detyrim do të jenë edhe investimet në infrastrukturën e grumbullimit apo zhvillimi i aktiviteteve të përshtatshme informacioni, ndërgjegjësimi, udhëzimi ose trajnimi për të informuar qytetarët në ushtrimin e të drejtave të tyre si konsumatorë.
    Detyrimet që rrjedhin nga ky ligj do t’i fillojnë efektet nga data 1 qershor 2026. TEMA
     

  • “O sa e mirë je ti Shqipëria ime”/ Mbetjet, Rama: Ndotësit më të mëdhenj janë shqipet!

    “O sa e mirë je ti Shqipëria ime”/ Mbetjet, Rama: Ndotësit më të mëdhenj janë shqipet!

    Kryeministri Edi Rama foli për sezonin veror turistik, ku nuk kurseu as kritikat.

    Ai u ndal tek mbetjet, duke thënë se ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit.
    Ndërsa shtoi se “shqipot janë ndotësit më të mëdhenj, pasi ndalojnë në pikat turistike dhe bëjnë selfie ‘O sa e mirë je ti Shqipëria ime’”.
    “Ka një transformim rrënjësor në pastrimin e territorit, falë udhëheqjes sonë nga terreni i ministres, kryepastrueses së Shqipërisë, si dhe gjithë ushtrisë popullore që po pastron plazhin. Paralelisht me ata që pastrojnë, janë edhe ata që hedhin plehra.
    Shqiptarët që mblidhen për të shijuar bukuritë, ushqimet, që ndalojnë në pikat turistike, bëjnë dhe selfie: “o sa e mirë je ti Shqipëria ime”, shkarkojnë plehra nga vetura e tyre. Po të shohësh, këto pika ndalimi kanë më shumë mbeturina; jam i bindur që ndotësit më të mëdhenj janë ulëritësit e stadiumit kombëtar, ata që thyejnë karrige dhe synojnë t’i kthejnë në luftëtarë ndeshjet kur që janë me Serbinë, që këta janë gati ta luftojnë në stadium, ndërkohë që janë ndotës të Shqipërisë në plazh.
    Trajtimi i mbetjeve është problem i madh. Shqipëria s’mund të pastrojë Vlorën, duhet ta bëjë bashkia. Ashtu sikundër kemi folur për furnizimin me ujë. Një tjetër element që duhet parë është zhurma: muzika, tallavaja e beach bar-eve, jo për të qetësuar, por për të stresuar dynjanë. 99.99% duhet të vuajnë muzikën.“, tha Rama.
     

    Top Channel

  • Dogji mbetjet e biznesit që menaxhonte dhe ndoti zonën, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    Dogji mbetjet e biznesit që menaxhonte dhe ndoti zonën, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër

    Një 44-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ndoti zonën duke djegur mbetjet e biznesit që menaxhon.

    G.GJ. dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

    Top Channel

  • Strategjia e re e qeverisë për mbetjet, Këlliçi: Fasada e re e korrupsionit pas dështimit të inceneratorëve

    Strategjia e re e qeverisë për mbetjet, Këlliçi: Fasada e re e korrupsionit pas dështimit të inceneratorëve

    Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, e quajti një fasadë të re korrupsioni strategjinë e prezantuar një ditë më parë nga qeveria për menaxhimin dhe trajtimin e mbetjeve, shkruan A2 CNN. Këlliçi tha se Rama e ka pranuar vetë dështimin e projektit të inceneratorëve.
    “Sot pas 12 vitesh mashtrime dhe pastrim parash përmes kontratave koncesionare kriminale, Edi Rama vjen e na thotë se do të braktisë incenerimin si strategji dhe do të kalojë në ‘strategjinë e riciklimit’. Nuk kemi të bëjmë me një vizion të ri, por me një pranim të dështimit spektakolar të tij, pasi projekti kombëtar i inceneratorëve u shndërrua në skemën më të madhe të grabitjes së fondeve dhe taksave të qytetarëve në historinë e shtetit shqiptar”, tha Këlliçi në një konferencë për mediat.
    “Inceneratori i Elbasanit: një vepër që duhej të prodhonte energji dhe të trajtonte mbetjet e qarkut Elbasan. Sot, nën menaxhimin e Gledian Llatjas, kjo ngrehinë jo vetëm që nuk trajton asnjë ton mbetje, por landfilli merr flakë çdo 6 muaj duke djegur jo vetëm mbetjet, por edhe miliona euro taksa të qytetarëve të Elbasanit, të cilët tashmë dhuratë kanë edhe dyfishimin e tarifës së pastrimit.
    Inceneratori i Fierit: i shpallur si ‘model suksesi’ nga Edi Rama, edhe ky nuk funksionon. Me dhjetëra miliona euro të shpenzuara, sot kanë prodhuar vetëm një pirg betoni pa asnjë vlerë. Që ky ‘model suksesi’ i Edi Ramës është një aferë korruptive e pastër kuptohet fare qartë nga veprimet e Belinda Ballukut e cila refuzon të paguajë mbylljen e investimit dhe Armando Subashi, i cili në ndryshim nga Llatja Elbasanit, refuzon ta marrë në administrim këtë monument korrupsioni.
    Landfilli i Vlorës: për të cilin është folur shumë pak, por retë e zeza kancerogjene mbi qytetin turistik të Vlorës, flasin shumë. ‘Mrekullia’ e Ramës në Vlorë kushtoi 10 milionë euro, por edhe këtu këtë ‘mrekulli’ korruptive refuzon ta marë në administrim Ermal Dredha.
    Dhe për ta përmbyllur kalojmë tek kryevepra korruptive e Inceneratorit fantazmë të Tiranës: skandali më i madh korruptiv në historinë e shtetit shqiptar, ku mbi 170 milionë euro janë paguar për një objekt që nuk ekziston! Asnjë tullë nuk është vendosur në atë që sot është kthyer në fushën më të madhe të depozitimit të plehrave në Shqipëri dhe është duke helmuar dhe kontaminuar në mënyrë masive, jo vetëm zonën përreth, por të gjithë kryeqytetin”, shtoi ai.
    Këlliçi shtoi se PD në vitin 2012 kishte hartuar një strategji serioze për trajtimin e mbetjeve, e bazuar tek riciklimi dhe ekonomia e gjelbër, por që u hodh poshtë nga Rama pasi morri pushtetin një vit më pas. “Shpiku projektin kombëtar të inceneratorëve, duke e kthyer trajtimin e mbetjeve, në një biznes gjigant të pastrimit të parave. E vërteta është një dhe vetëm një: projekti i inceneratorëve është vjedhja e shekullit, ndërsa ‘riciklimi’ i Ramës është thjeshtë afera korruptive e radhës”, shtoi ai.

  • Rama i heq Bashkive mbetjet, trajtimi i tyre i besohet një agjencie kombëtare

    Rama i heq Bashkive mbetjet, trajtimi i tyre i besohet një agjencie kombëtare

    Pushteti vendor nuk do të ketë më kompetencë menaxhimin e integruar të mbetjeve. Kryeministri Edi Rama njoftoi se për këtë qëllim, brenda vitit 2026 do të krijohet një ndërmarrje e re, e cila do të menaxhojë mbetjet, në nivel kombëtar.

     “Është projektligji i ri për menaxhimin e integruar të mbetjeve, ku kemi parashikuar krijimin e operatorit kombëtar të trajtimit të mbetjeve, një agjenci, institucion, ndërmarrje e re që do të jetë në dispozicion të të gjithë republikës, të pushtetit vendor, qytetarëve, duke përqendruar të gjithë procesin e trajtimit të mbetjeve. Nuk do të jetë më një proces i administruar nga bashkitë, por i administruar nga ky operator kombëtar, në bashkëpunim me të gjitha hallkat e tjera të qeverisjes. Bashkitë do të jenë klientë, njësoj siç janë klientë të operatorëve të tjerë për të tjera shërbime”, tha Edi Rama.
    “Bashkive nuk ju lëviz kompetenca e menaxhimit të territorit për menaxhimin e mbetjeve, pastërtia në territor është detyrë e bashkive. Infrastrukturën e lehtë, burimet njerëzore, mirëmbajtjen, kontrollin, policin pa uniformë e ka bashkia. Përgjegjësia e bashkive do të vijojë të jetë, por do të jetë operatori kombëtar ai që do të nhëjuë të gjithë infrastrukiturën e rëndë dhe trajtimin e mbetjeve”, tha Mirela Kumbaro, Ministre për Turizmin dhe Mjedisin.

    Edi Rama deklaroi se do të ketë një operacion edhe kundër varrezave të makinave dhe po ashtu do t’i kërkohet edhe biznesit prodhues, shpërndarës dhe importues që të mbajë përgjegjësi dhe të ndjekë mbetjet që shkaktohen nga veprimtaria e tyre ekonomike. Bizneset kryesore që preken nga ky detyrim janë ato të ambalazhit, elektroshtëpiaket dhe bateritë e akumulatorët.
     “Nëse në pastrim kemi bërë përparime të dukshme, nëse në mbajtjen pastër të vendit dhe të plazheve sidomos gjatë sezonit, kemi bërë përparime të dukshme, edhe në trajtimin e mbetjeve kemi bërë përparime domethënëse, jemi në një situatë tërësisht primitive në raport me ndarjen në burim të mbetjeve, përgjegjësinë e zgjeruar të prodhuesve, ku përfshihen qelqi, bateritë, automjetet,. Jemi i vetmi vedn në Evropë që varrezat e makinave i kemi të ligjëruara pa ligj. Ky do të jetë një operacion që sapo ka nisur dhe do të vazhdojë për shkuljen e të gjitha atyre varrezave. Jemi një vend që nuk ka akoma detyrim për prodhuesit, shpërndarësit lidhur me çfarë ndodh me gjithë këto materiale, kur e kryejnë misionin e tyre si ambalazh, si pajisje elektrike apo si automjet. Kemi sërish një ligj për këtyë që do të kalojë në Kuvend brenda këtij viti”, deklaroi Rama.
    Ministrja Mirela Kumbaro paralajmëroi se sanksionet për ndotjen do të jenë më të ashpra.  /vizionplus.tv

  • Nga janari bizneset do të përgjigjen për mbetjet, gjoba deri në 2 mln lekë për shkeljet

    Nga janari bizneset do të përgjigjen për mbetjet, gjoba deri në 2 mln lekë për shkeljet

    Nga 1 janari i vitit 2026, bizneset në vend që hedhin në treg produkte, do të ngarkohen me detyrimin për të menaxhuar mbetjet e prodhuara.
    Prodhuesit do të duhet të menaxhojnë mbetjet e gjeneruara pas konsumimit të tilla si ambalazhet, bateritë, automjetet e amortizuara dhe mbetjet e pajisjeve elektrike dhe elektronike.
    Sipas bazës së re ligjore, bizneset ngarkohen me përgjegjësi financiare për të paguar kostot e grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve të gjeneruara nga produktet e tyre. Gjithashtu prodhuesit duhet të investojnë në infrastrukturën e grumbullimit.
    Dokumenti i nxjerrë për konsultim specifikon edhe masat administrative, në rast të mos përmbushjes së detyrimeve nga ana e bizneseve.
    Gjobat e propozuara variojnë nga 200 mijë në 2 milionë lekë. Aplikimi i bazës së re ligjore është detyrim që duhet përmbushur nga Shqipëria për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian.

  • Agjencia e Mbetjeve, 1.6 mln euro për të dizenjuar zonat e mbetjeve në Fier dhe Elbasan

    Agjencia e Mbetjeve, 1.6 mln euro për të dizenjuar zonat e mbetjeve në Fier dhe Elbasan

    Në mars të vitit 2024, qeveria krijoi Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve, të cilën e kaloi në varësi të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit. Një agjenci që “mbiu” pas dështimit të politikave për mbetjet në gjithë vendin, sidomos të inceneratorëve në Tiranë, Elbasan dhe Fier.
    Roli i kësaj agjencia është kordinimi i institucioneve, qendrore dhe vendore, me partnerët nërkombëtarë, investitorët dhe palët e interesuara për zbatimin e menaxhimit. Duhet të merrej edhe për të favorizuar riciklimin dhe rekuperimin e mbetjeve.
    Më pak fjalë po bën gati projekte që mbetjet t’i marrin privatët dhe në këmbim ata do të rimbursohen. Një mënyrë koncesioni indirekte, ku gjithmonë ka kosto të stërmëdha në buxhetin e shtetit dhe në mjedisin ku gjenden këto vende.

    Njoftimi i Agjencisë së Mbetjeve për tenderin e mbetjeve në Fier

    Një nga problematikat më të mëdha të Fierit ka qenë mbetjet. Ato depozitoheshin në një zonë tepër të populluar dhe në një lagje të stërmadhe në hyrje të qytetin, në Sheq. Gjithkush që kalonte në rrugë e ndjente aromën tepër të rëndë, ndërkohë që nuk mungonin as zjarret.
    Më pas, plehrat u zhvendosën në fshatin Verri, në myzeqenë e Fierit, ku banorët vendas i pritën me protesta. Atje u bë një incenerator, ku proceurat kanë qenë në proces hetimi dhe gjykimi në SPAK dhe në Gjykatën e Posaçme. Janë vënë nën akuzë disa zyrtarë.
    Dhe, në gjithë këtë situatë, “shpëtimi” do të vijë nga Agjencia Kombëtare Ekonomike e Mbetjeve?! Kjo Agjenci, sipas dokumenteve, ka hapur një tender me objekt “hartim projekti”. Bëhet fjalë për një “projekt për dizenjimin e investimeve në Zonën e Mbetjeve Fier”. Nuk ka të dhëna më tepër për këtë tender, përveç fondi limit 77,723,561 lekë.
    Pra një shumë prej 800 mijë eurosh do të përdoret për dizenjim! Çfarë duhet të bëjë firma apo ompania private që fiton këtë tender? Duhet të bëjë një projekt për plehrat? Po milionat që janë derdhur deri më tani, ku kanë shkuar?

    Tenderi i hapur nga Agjencia për dizenjimin e vendit në Elbasan

    Njëkohësisht me tenderin në Fier, e njëjta Agjenci ka hapur edhe projektin për “dizenjimin e investimeve në zonën e mbetjeve në Elbasan”. Sërish një problematikë e mbartur me plehrat, ku inceneratori dhe venddepozitimi nuk funksionojnë. Tonelata me plehra përfundojnë në lumin Shkumbin, ku herë pas herë, fusha e mbetjeve merr flakë. Vlera e tenderit në Elbasan kap shifrën e 80,487,832 lekë.
    Për të dyja procedurat shteti jep një shumë prej më shumë se 1.6 milionë euro vetëm për t’i dizenjuar. Por nëse krijon Agjenci, që do të rregullojë problematikat e hershme të mbetjeve, përse nuk i bën vetë shteti këto projekte? Kaq të paaftë janë zyrtarët tanë që pasi dështojnë një, dy apo tre herë për mbetjet, sërish bëjnë tendera dhe japin para.
    Duket se historia e mbetjeve nuk do të përfundojë ndonjëherë në Shqipëri, duke na kujtuar skenat në vendin italian në vitet ’90. Në Itali futi duart mafia, ndërkohë në Shqipëri ka futur “duart” thellë shteti.
    /Vox News/

  • Pesë euro, aty ku u vra Jul Cezari

    Pesë euro, aty ku u vra Jul Cezari

    Autoritetet romake do të hapin sheshin antik ku, sipas legjendës, Jul Cezari vdiq pasi u godit me thikë nga një grup senatorësh.

    Bëhet fjalë për sheshin, i cili sot quhet Largo Argentina, ku ndodhen mbetjet e katër tempujve, transmeton Reuters.

    Agjencia britanike thekson se ata janë të gjithë nën sipërfaqe dhe se deri vonë mund të shiheshin vetëm pas barrierave pranë një kryqëzimi të ngarkuar. Megjithatë, duke filluar nga e marta, vizitorët do të mund të ecin nëpër sheshin antik dhe të shohin nga afër mbetjet e tempujve.

    Puna u financua nga shtëpia italiane e modës “Bulgari”, dhe sheshi dhe mbetjet e tempujve u gërmuan për herë të parë gjatë punimeve ndërtimore në vitet 1920.

    Vizitorët që nuk jetojnë në Romë do të paguajnë pesë euro për hyrjen dhe vizitën. /tesheshi.com/