Ky është automjeti i atentatorëve të ngjarjes së ndodhur në Rinas ku mbeti i vrarë miku i Emiljano Shullazit dhe u plagos një tjetër.
Automjeti u dogj në fshatin Halilaj të Fushë Krujës, pak kilometra larg vendit të krimit.
Lidhur me atentatin mafioz që ndodhi këtë të martë në zonën e Rinasit, ku viktimë mbeti miku i Emiljano Shullazit, Gilmando Dani, ndërsa një tjetër ndodhet i plagosur në gjendje të rëndë, policia ka dalë me detaje të reja.
Në automjetin që u shkrumbua në Krujë policia ka gjetur katër armë zjarri, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët.
Armët do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore.
Tag: mbeti
-

Atentati në Rinas/ Dalin pamjet nga automjeti i përdorur nga autorët, totalisht i shkrumbuar
-

Mbeti i plagosur në atentat në Rinas, 40-vjeçari punonte si agjent i AMP-së
Muçi Shaljani (Sheqeri), i cili kishte dalë për të marrë në aeroport Gilmando Danin që erdhi nga Barcelona, mbeti i plagosur në atentatin e mesditës së sotme.
Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj mëson se Muçi Shaljani (Sheqeri) më herët ka qenë punonjës në administratën shtetërore.
Ndërsa 3 muajt e fundit, ai ishte agjent i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.Muçi Shaljani (Sheqeri) aktualisht ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Rreth orës 14:20, te rrethrrotullimi në afërsi të aeroportit, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri drejt automjetit me të cilin po lëviznin shtetasit M. Sh., rreth 40 vjeç dhe G. D., rreth 47 vjeç.
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi G. D. dhe është plagosur shtetasi M. Sh., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë punën për kapjen e autorit/ëve.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia./vizionplus.tv -

Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, zbulohet emri i 40-vjeçarit
Muçi Shaljani (Sheqeri), 40 vjeç, është personi që mbeti i plagosur sot në Rinas.
Ai ndodhej në një automjet të bardhë tip “Benz”, së bashku me Gilmando Danin, ku ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.
Burime për gazetaren e Top Channel Dorjan Bezat bëjnë me dije se Shaljani është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë.Top Channel
-

Mbeti i plagosur në atentatin e Rinasit, 40-vjeçari dyshohet punonjës i AMP (EMRI)
vendngjarje
TIRANË- Muçi Shaljani (Sheqeri) 40-vjeç mbeti i plagosur rëndë në atentatit që ndodhi pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Ai ndodhej në një automjet të bardhë tip “Benz”, së bashku me Gilmando Danin, ku ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra. Mësohet se Shaljani është në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka marrë një plumb në kokë.
Burime për mediat bëjnë me dije se ka dyshime që personi i plagosur, i cili në momentin e atentatit ka qenë në timonin e mjetit të blinduar është një punonjës i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP). Shaljani drejtonte automjetin tip “Mercedes Benz” kur drejt tyre u hap zjarr pranë rrethrrotullimit të Rinasit, ku u ekzekutua Gilmando Dani 47-vjeç. Ky i fundit nuk i mbijetoi dot plagëve të marra./ZËRI -

Sektori privat i Eurozonës shënon rritjen më të fortë në mbi dy vjet
Aktiviteti i sektorit privat në Eurozonë u rrit me ritmin më të shpejtë që nga mesi i vitit 2023 gjatë muajit tetor, i nxitur nga një rritje e fortë e shërbimeve në Gjermani, ndërsa Franca mbeti pas me një tkurrje të thelluar.Një rreze optimizmi ndriçoi ekonominë e Eurozonës, pasi të dhënat e reja mbi aktivitetin e bizneseve treguan ritmin më të shpejtë të rritjes në sektorin privat që nga mesi i vitit 2023.Indeksi i përbërë i menaxherëve të blerjeve (Composite PMI) për Eurozonën u rrit në 52.2 në tetor, nga 51.2 në shtator, sipas vlerësimeve paraprake, duke shënuar muajin e nëntë radhazi të zgjerimit dhe duke barazuar nivelin më të lartë që nga maji 2023.Rezultati sfidoi pritshmëritë e tregut për një ngadalësim në 51, duke dhënë shenja se rimëkëmbja ekonomike e bllokut mund të jetë duke fituar terren sërish.Rritja ishte e gjerë, me kontribute si nga sektori i shërbimeve, ashtu edhe nga ai i prodhimit, megjithëse shërbimet mbetën nxitësi kryesor i përmirësimit, duke arritur nivelin më të lartë të aktivitetit që nga gushti 2024.Indeksi i shërbimeve (Services PMI) u rrit në 52.6 në tetor, nga 51.3, duke tejkaluar parashikimet për 51.1. Edhe prodhimi industrial shënoi përmirësim, me PMI që arriti në pragun neutral 50, për herë të parë në territor zgjerimi që nga mesi i vitit 2022.Punësimi u rikthye në territor pozitiv, i mbështetur nga stabilizimi i porosive të prapambetura, megjithëse dinamika e inflacionit paraqiti një tablo të përzier.Ndërsa presionet nga kostot e inputeve u zbutën, bizneset rritën çmimet e produkteve përfundimtare me ritmin më të lartë në shtatë muaj, duke sugjeruar një rritje të moderuar të inflacionit për konsumatorët. Ekonomistët e panë këtë si një mbështetje për vendimin e Bankës Qendrore Europiane për të mbajtur normat e interesit të pandryshuara.Rrugë të ndryshme për Gjermaninë dhe FrancënDy ekonomitë më të mëdha të bllokut, Gjermania dhe Franca, vazhduan të ndjekin trajektore të kundërta.Rimëkëmbja e Gjermanisë fitoi terren në tetor, me prodhimin e sektorit privat që u zgjerua me ritmin më të shpejtë në pothuajse dy vjet e gjysmë. Indeksi i përbërë PMI u ngjit në 53.8, nga 52.0 në shtator, i nxitur nga rritja e fortë e shërbimeve dhe stabilizimi i sektorit të prodhimit.Porositë e reja u rritën dhe të prapambetura u rritën për herë të parë që nga mesi i vitit 2022, ndërsa presionet inflacioniste u përforcuan mes rritjes së çmimeve të inputeve dhe outputeve.“Ky është një fillim jashtëzakonisht i mirë për tremujorin e fundit,” tha Dr. Cyrus de la Rubia, kryeekonomist në Hamburg Commercial Bank.“Aktiviteti në sektorin e shërbimeve është rritur ndjeshëm, dhe prodhimi në industri është zgjeruar për të tetin muaj radhazi.”Megjithatë, ai theksoi se problemet në industrinë prodhuese gjermane mbeten të pranishme, veçanërisht ato që lidhen me zinxhirët e furnizimit me gjysmëpërçues, të cilat vazhdojnë të ndikojnë në sektorë kyç si automotivët dhe inxhinierinë mekanike.Në kontrast të fortë, tkurrja e sektorit privat francez u thellua më tej.Rënia ekonomike u përkeqësua në tetor, pasi PMI i përbërë i Francës ra në 46.8, nga 48.1 në shtator, duke arritur nivelin më të ulët që nga shkurti dhe duke shënuar muajin e 14-të radhazi të tkurrjes.Sektori i shërbimeve u dobësua më tej në 47.1, ndërsa prodhimi industrial mbeti nën pragun e zgjerimit, në 48.3.“Franca po bëhet gjithnjë e më shumë një pengesë për ekonominë e Eurozonës,” tha de la Rubia. Ai theksoi pasigurinë e vazhdueshme politike që rrethon buxhetin 2026 dhe qeverinë e kryeministrit Sébastien Lecornu, duke shtuar se kjo paqëndrueshmëri “po kontribuon ndjeshëm në dobësinë e situatës ekonomike”.Tregjet presin raportin e inflacionit në SHBAPavarësisht shifrave më të forta se pritej për PMI-në, reagimi i tregjeve europiane mbeti i përmbajtur, pasi investitorët prisnin të dhënat kryesore të inflacionit në SHBA gjatë ditës.Indeksi Euro STOXX 50 qëndroi i pandryshuar, pranë niveleve rekord të arritura më herët gjatë javës. DAX gjerman shfaqi pak lëvizje në mesditë, ndërsa CAC 40 francez ra me 0.39%, i ndikuar nga shqetësimet për perspektivën e brendshme ekonomike.Ndër lëvizjet e kompanive, gjiganti italian i energjisë ENI u rrit me 2.44% pas rezultateve më të forta se pritej dhe nga rritja e çmimeve të naftës, pas sanksioneve amerikane ndaj kompanive ruse Rosneft dhe Lukoil.Kompania farmaceutike franceze Sanofi u ngjit me 0.79% pasi raportoi fitime më të larta për tremujorin e tretë dhe rikonfirmoi parashikimin vjetor.Prodhuesi suedez i mbrojtjes Saab dhe furnizuesi francez i industrisë automobilistike Valeo gjithashtu shënuan rritje përkatësisht 6.08% dhe 8.40%, pas rezultateve pozitive të fitimeve.Në tregun valutor, euroja mbeti e qëndrueshme në 1.16 ndaj dollarit amerikan. Në tregun e obligacioneve, yield-i i Bund-eve gjermane u rrit me dy pikë bazë në 2.61%. Ndërkohë, diferenca e kthimit mes obligacioneve franceze dhe atyre gjermane mbeti e qëndrueshme në 80 pikë bazë. / EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Tragjedi në Itali / Humb jetën në aksident 7-vjeçari shqiptar
Plagoset i babai i fëmijës dhe një shofer tjetër.
Një 7-vjeçar shqiptar humbi jetën në mënyrë tragjike pas një aksidenti mbrëmjen e të mërkurës në Bolonjë.
Ai po udhëtonte me babanë e tij, i cili mbeti i plagosur.
Mediat italiane raportojnë se mjeti me të cilin po lëviznin u përplas kokë më kokë me një tjetër makinë, gjatë përpjekjeve për të shmangur një skuter. I plagosur mbeti edhe shoferi tjetër.
I mituri rezulton të mos kishte vendosur rripin e sigurimit, dhe pas përplasjes u hodh në pjesën e përparme të makinës, duke marrë lëndime që i shkaktuan vdekjen pa shkuar në spital. -

Vrau 23-vjeçarin, por mbeti edhe vetë viktimë, zbulohet e shkuara e Flori Paluçit
pamje nga vendngjarja
DURRËS- Flori Paluçi, një prej autorëve të vrasjes në Durrës, njëkohësisht edhe njëri prej viktimave, mësohet se ishte i skeduar në Itali. Burime bëjnë me dije se 33-vjeçari ishte pjesë e një grupi grabitësish. Paluci ka qenë me probleme jashtë vendit për krime.
Sa i përket dinamikës së ngjarjes, 33-vjeçari Flori Paluçi mbeti viktimë nga konflikti me armë zjarri në një lokal në Durrës, ndërsa fillimisht ai qëlloi për vdekje një tjetër, 23-vjeçarin Aranit Kurti. Ndërkohë, Daniel Pepa 21-vjeç ka qëlluar ndaj Paluçit, duke e lënë të vdekur në vend. Pepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia, njihet si i ri problematik në zonë.Ende nuk dihet lidhja tyre, nëse njiheshin apo ndodheshin rastësisht në vendngjare. Ndërkohë që shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Njëri prej tyre kërkoi kafe, ekspresi ishte fikur dhe ai u irritua me kamerierin, ku ndërhyri pala tjetër dhe nisi konflikti.
-

“Erion Veliaj u burgos pa gjyq”, Rama: Tirana mbeti pa kryetar për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë
Beteja ligjore e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese nuk mund ta lërë Tiranën pa një kryetar bashkie. Sezonin e tretë të podcastit “Flasim” Kryeministri Edi Rama e riktheu me të ftuarën e parë, kandidaten për kryeqytetin Ogerta Manastirliun ku shpjegoi dhe arsyet për vendimin e shkarkimit te Erion Veliajt.
“Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tiranë janë të jashtëzakonshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në paraburgim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarde që janë të dyshimta”, tha Rama.
Rama komentoi gjithashtu edhe kritikat për dekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti Begaj, e quajtur antikushtetuese nga opozita.“Ata që diskutojmë legjitimitetin e dekretit nuk kanë faj, sepse nuk kanë as shkollën, as pavarësinë intelektuale të Ilir Rusmalit, këshilltarit juridik të Presidentit dhe ministër të Drejtësisë të PD që vetëm për integritetin e tij dha dorëheqjen dhe nuk pranoi të bëhej palë me korrupsionin që degradoi në një tragjedi makabre që tmerroi Shqipërinë dhe pataksi botën, jo larg nga ku unë po ju flas diku në vend të quajtur Gërdec”, tha kryeministri.
Gjatë podcastit teksa Manastirliu rrëfeu reagimin kur mësoi se do të garonte për Tiranën, kreu i qeverisë shpjegoi dhe arsyen përse ishte pikërisht ajo zgjedhja e tij.
“Dakord, në rregull, pse s’të tha? Përgjigjja pse s’të tha: nuk ka njeri perfekt dhe ai ka defektet e veta. Por, përtej kësaj dhe përtej momentit të parë, ti vetë si e ndjen këtë barrë mbi supe?”, tha Rama.
Në datën 9 nëntor, Tirana dhe 5 bashki të tjera do të futen në garën vendore ndërsa partitë politike kanë nisur përgatitjet për fushatën elektorale. -

U rrëzua dhe mbeti i shtrirë për më shumë se 16 orë, shpëtohet nga zjarrfikësit i moshuari në Vlorë
Ngjarja është regjistruar në lagjen “28 Nëntori”, ku një i moshuar që jeton i vetëm është gjendur i shtrirë në dysheme për më shumë se 16-17 orë, pa pasur mundësi të ngrihej në këmbë pas një rrëzimi.
Fatmirësisht, fqinjët kanë dëgjuar thirrjet e tij për ndihmë dhe kanë njoftuar zjarrfikësit. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur hapjen e derës së apartamentit, duke i ardhur në ndihmë të moshuarit.
Ky rast është një tjetër dëshmi e plagës sociale që po përhapet gjithnjë e më shumë në vendin tonë: braktisja dhe vetmia e të moshuarve.Top Channel
-

Ndodhi në Shqipëri: Nëna që mbeti e ngrirë në borë duke shkuar për ta vizituar të birin në burg
Foto ilustrim
Shumë ngjarje të dhimbshme ndodhnin dyerve të burgjeve me familjarët e të dënuarve qe rendnin nga çdo cep i Shqipërisë për t’ju gjendur pranë të afërmve të burgosur.
Kjo është historia e një nëne të burgosuri, nga Puka në vitet ’70-të e cila bënte kilometra të tërë në këmbë, maleve për të mbërritur tek i biri, derisa një ditë kishte mbetur e ngrirë në dëborë.
Historia e saj është përjetësuar në këtë poezi të Shkëlqim Abazit, i cili e njohu këtë nënë heroinë kur ishte vetë i burgosur në Spaç.
Ja shënimi i i tij dhe poezia për nënën e Franit:
Shkëlqim Abazi:
“Gjithë të dënuarit e viteve …70 – …73 e kujtojnë nanën e Franit, atë grua kreshnike, tepër të vobektë, që nisej në këmbë nga thellësitë e Pukës për të mbërritur në Spaç pas tri ditë-netësh.
Si mbushte torbën me fruta pylli, si arra, lajthi, mollçinka, gështenja apo ç’t’i ofronte natyra, mësynte derën e burgut me rregullsi ciklike dy mujore dhe nuk largohej pa u takuar me të birin.
Ne ishim mësuar me rregullsinë e asaj nëne fisnike, sa kur mbushej dy muajshi, dilnin mbi tarracë dhe vrojtonim drejt portës. Dhe ajo s’na zhgënjeu ndonjëherë, do vinte në ditën fikse, sillte frutat e pyllit me porosi që i biri të na i ndante secilit nga një kokërr.
Por kaluan disa dymujor dhe nana s’po dukej, u merakosëm. Ç’t’i kish ndodhur vallë?
Kur nëpërmjet ca të lirëve vendas mësuam se plakën e gjorë e kishin gjetur të ngrirë mes maleve të Pukës dhe Spaçit, me strajcën e pandashme në dorë, na pllakosi zia. Humbjen e saj e përjetuam me dhimbje, si ta kishim njeriun tonë të afërm.
Lavdi nanës së Franit, që e mbiquajtëm njëzëri Ajkunë!
Nana e burgut.
(Ajkuna)
Nuk lindi bijë mbreti, kamjen nuk e njohu kurrë. Gjithë jetën bjeshkëve mbeti, fjeti nën borë e mbi gurë. E vobektë ish nan’e mirë,përshtatej me ç’të gjente. Pak bukë, pak gjizë e shëllirë, lëpjeta, lakra dhe mente.
Supeve një zhgun të dhirtë, mbledhur flokët nën shami… Në dorë një strajcë të hirtë, endej pa plang, pa shtëpi.
Çlodhej ku ta zinte ora. Rropatur nga udha e gjatë, shpesh e kish mbuluar bora staneve me barkun thatë.
II
Me torbën majë kurrizi, në terren e gjente ylli. Gështenja dhe lënde lisi, mblidhte ç’t’i ofronte pylli.
Dhe fanitej çdo dy muaj si Feniks që lind prej hirit… Si Ajkunja e tërbuar ndehte krahët drejt të birit.
Telat ish gati t’i shqyente, shpirtin zhurritur nga malli. Në zemër një duf i zjente gjer ballas t’i shfaqej djali.
Zinte portën me durim, priste e priste tërë natën, sa të gdhihej, në agimbirit t’i jepte uratën.
Për gjithkënd nana fisnikeblatonte paksa dashuri.Bashkë me vizitat ciklikena sillte një grimë liri.
Kësisoj e mira nanëna mëkoi tërë ato vite.Çdo lajthi, një kokërr thanë shkërbente një rreze drite.
III
Por kaluan dy tremujor për nanën s’mësuam gjë… nga një thikë në kraharrorna u ngul dhe s’u shkul më.
Spaçin e pllakosi zia, nana e burgut mungonte…Secili si mëmën e tijaAjkunën do ta kujtonte.
ObserverKult
—————–
Lexo edhe:
Tronditëse: E la Italinë për dashurinë e jetës, komunistët e shfrytëzuan në vend të mushkës…
ObserverKult