Tag: mbeti

  • E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

    E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L.
    Ai dyshohet se gjatë kohës që drejtonte një autobus, në momentin që ka mbyllur derën e automjetit, ka kapur dhe i ka dëmtuar lehtë këmbën një të miture.
    Pas mjekimit në spital, vajza është dërguar në banesë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Policia po vijon hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

  • Ekskluzive/ Kush është biznesmeni që mbeti i vrarë në Elbasan, dy persona i bënë pritë para karburantit

    Mondi Mehalla dhe karburanti ku mbeti i vrare

    ELBASAN- ZËRI ka siguruar foton e biznesmenit Mondi Mëhalla që mbeti i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të diele, pranë karburantit “Xhaxhi OIL” në pronësi të tij. 
    Burime bëjnë me dije se Mëhalla është qëlluar me dy plumba në kokë, teksa ishte në afërsi të karburantit në pronësi të tij. Së fundi ai rezulton të jetë pronar dhe i një rrjeti taksish në qytetin e Elbasanit.
    Vrasja ka ndodhur rreth orës 21:00, pranë karburantit në pronësi të Mëhallës, ndërkohë që policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, me qëllim kapjen e autorëve.
    Paraprakisht dyshohet se në ekzekutimin e Mëhallës kanë marrë pjesë dy persona./ZËRI

  • Njihen si kryevepra botërore, po a e dinit se këto 7 vepra kishin mbet’ të papërfunduara nga autorët e tyre

    Njihen si kryevepra botërore, po a e dinit se këto 7 vepra kishin mbet’ të papërfunduara nga autorët e tyre

    Janë kryevepra që njihen në tërë botën. Po a e keni ditur se ato kanë mbetë të papërfunduara. Ja cilat janë ato…

    Adhurimi i magjistarëve nga Leonardo da Vinçi

    I restauruar kohët e fundit dhe i ruajtur në Firencë, kuadroja u nis nga Leonardoja në 1481 për manastirin e San Donatos në Scopeto, dhe mbeti e papërfunduar, por kjo nuk e bën një vepër të vogël.

    Përkundrazi është një pikturë me një interes të madh artistik, sepse tregon sesi punonte Leonardoja, pikturonte direkt mbi tavolinë në vend që të përdorte fletore.

    Simfonia e tetë e Shubertit

    Vepra par exellance e papërfunduar është simfonia e tetë e Franz Schubert (Shuberti) (1797-1828), ka vetëm dy lëvizje të plota dhe të orkestruara nga vetë Shuberti (L’allegro moderato dhe L’andante con moto) ka edhe një bocetë të lëvizjes së Tretë (Scherzo) në formën e një partiture për pianoforte.

    Bukuria e kësaj qëndron pikërisht tek kjo: sipas disa muzikologëve dy lëvizjet e plota të kësaj sinfonie janë perfekte. Dhe mjaftojnë për të shprehur atë që Shuberti donte të transmetonte.

    Pra me pak fjalë janë të plota, Shuberti i kompozoi në moshën 25 vjeçare, pastaj ia dha mikut të tij Anselm Huttenbrenner-it, i cili nuk foli me askënd sepse e ndiente që nuk ishin mbaruar. Shuberti vdiq në 1828 në moshën 31 vjeçare dhe nuk arriti ta përfundonte.

    Requiem i Moxartit K626

    Mesha e Requiem në re minor K626 u kompozua nga Wolfgang Amadeus Mozart (1756-1791), pak para se të vdiste. Kjo pikturë që tregon se po përpiqet ta përfundojë në shtratin e tij të vdekjes është edhe një herë dëshmi sesa e kishte për zemër, por tregon edhe sesi dashuria e tij për muzikën mund ta konsumonte.

    Gjatë kohës që shkruente Requiem kompozitori vuante nga ethet. Dhe përdorte ato pak forca për të shkruar muzikën, çka shpjegon mbetjen e kësaj vepre të papërfunduar.

    Thuhet se Moxarti e kishte kompozuar për veten. Por ka edhe nga ata shkrimtarë të tillë si Stendali që flet për një anonim që e ngarkoi Moxartin e sëmurë dhe në mizerje të kompozonte për 4 javë një meshë rekuiem.

    Portreti i Xhorxh Uashingtonit nga Gilbert Stuart

    Portreti më i famshëm i presidentit të parë të USA-s, ai që shfaqet edhe tek dollari është në të vërtetë një vepër e papërfunduar.

    Gilbert Stuarti bëri më shumë se 100 portrete të Uashngtonit, më i famshmi i të cilëve është ai i Ateneos së Bostonit. Duke treguar anën e majtë të fytyrës që u nis në vitin 1796 me kërkesë të bashkëshortes së Ushingtonit, Martës dhe mbeti e papërfunduar. Stuarti e shqujti bukurinë e saj dhe e përdori si modele për portretet e mëvonshme. Janë realizuar 75 kopje dhe e papërfunduara mbeti një ikonë e artit amerikan.

    Davidi – Apollo i Mikelanhelos

    Davidi apo Apolloja? Kjo skulpturë e Mikelanxhelos në muzeun e Firences ka një emër të dyfishtë sepse jo të gjithë bien dakord për identitetin e njeriut të portretizuar.

    Mund të jetë Davidi biblik ose Apolloja mitologjik. Trupi është i mbuluar me shenja të daltës dhe skuptura tregon një figurë të një të riu që pozon me kurriz.

    U krijua në vitin 1530 për Baccio Valori-in, guvernatorin e Firences dhe ka të ngjarë që të të jetë lënë përgjysëm nga Mikelanxheloja para nisjes së tij për në Romë dhe më pas e braktisi. Ka nga ata që thonë së skuptura në mermer nisi si Davidi. Por Mikelanxheloja u përpoq ta përshtaste me Apollon para se ta braktiste në fatin e saj. Mistere të artit.

    Partizani Johhny nga Beppe Fenoglio

    Ka shumë libra të papërfunduar nga vdekja e parakohshme e autorit dhe kjo është historia e “Partizanit Xhoni”. Kryevepra e Beppe Fenoglio-s, i cili vdiq në moshën 40 vjeçare. Ishte botuesi Einaudi që në 1968 i dha një kuptim veprës.

    Letërsia e papërfunduar është triologjia e “Millennium” e Stieg Larsson-it. Por lista është e gjatë mes të tjerave si “Misteri i Edwin Drood” i Charles Dickens-it, “Amerika” e Franc Kafkës, “Nafta” e Pier Paolo Pasolinit. “Lutjet të realizuara” nga Tuman Capote, “Njeriu i parë” nga Albert Kamy.

    Përpos se janë të papërfunduar këta libra kanë një të përbashkët. Quhen nga kritika kryevepra të vërteta, ku autorët kanë arritur të shprehin të gjithë pjekurinë e tyre.

    Portreti i Ria Munk Numri III

    I realizuar në 1917-1918 është i fundit i një serie portretesh për porosi të familjes Munk nga Gustav Klimt, një nga më modernët përsa i përket portreteve femërore të piktorit vienez.

    Ria u vetëvra pas zënkës me të dashurin në 1911 dhe e ëma e porositi Gustav Klimtin të pikturonte një portret të vajzës së saj në shtratin e vdekjes. Dy përpjekjet e para u refuzuan nga familja dhe e treta mbeti e papërfunduar.

    Edhe pse e papërfunduar kuadroja na jep të dhëna për punën e Klimtit. Portreti tregon Rian në këmbë anash dhe që kthehet nga spektatori me një buzëqeshje.

    Fytyra dhe detajet përreth kanë mbaruar, por fustani dhe dyshemeja janë të realizuara me karbon dhe të paravijëzuara. Sipas kritikëve kjo tregon se Klimti ishte spontan. Dhe impulsiv dhe pikturonte direkt mbi telajo. Një kryevepër për të gjitha efektet, jo më kot u shit në vitin 2010 për 27 milionë dollarë./ Focus.it

    ObserverKult

    ——————————-

    LEXO EDHE:

    VEPRAT E HUMBURA TË FRIDA KAHLOS

  • Mbeti e plagosur nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, humb jetën anëtarja e Gradës Kombëtare në Uashington

    Mbeti e plagosur nga të shtënat me armë pranë Shtëpisë së Bardhë, humb jetën anëtarja e Gradës Kombëtare në Uashington

    Sarah Beckstrom, anëtarja 20-vjeçare e Gardës Kombëtare, e cila mbeti e plagosur nga të shtënat në Uashington DC, ka ndërruar jetë.

    Presidenti Donald Trump konfirmoi vdekjen e saj, ndërsa ushtari i dytë i plagosur, 24-vjeçari Andrew Wolfe, ndodhet në gjendje kritike për jetën.
    Dy pjesëtarët e Gardës u qëlluan nga afër të mërkurën pasdite pranë Sheshit Farragut, vetëm pak blloqe larg Shtëpisë së Bardhë. Ata ndodheshin në patrullë kur u sulmuan.
    Policia arrestoi të dyshuarin, 29-vjeçarin Rahmanullah Lakanwal, një shtetas afgan që erdhi në SHBA në vitin 2021 nën programin “Mirë se vini aleatët”. Zyrtarët amerikanë konfirmuan se ai ka punuar më herët me CIA-n dhe me forcat partnere në Afganistan.
    Prokuroria njoftoi se Lakanwal do të akuzohet për sulm me qëllim vrasjeje dhe posedim armë gjatë kryerjes së një krimi, ndërsa theksoi se do të kërkohet dënimi me vdekje. Nëse Wolfe nuk mbijeton, akuza do të rëndohet në “vrasje të shkallës së parë”.
    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta, pasi Garda Kombëtare ka disa muaj që patrullon kryeqytetin amerikan pas rritjes së kriminalitetit.

    Top Channel

  • CR7 bën edhe Donald Trumpin ta admirojë…, i biri mbeti i mahnitur nga portugezi (fotot)

    CR7 bën edhe Donald Trumpin ta admirojë…, i biri mbeti i mahnitur nga portugezi (fotot)

    Një nga momentet më të veçanta në karrierën e Cristiano Ronaldos, që ai nuk do ta harrojë kurrë, ndodhi kur vizitoi Shtëpinë e Bardhë dhe mori elozhe nga presidenti i SHBA, gjatë një darke elegante të organizuar në nder të princit të kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman.
    Donald Trump mori kohën e tij për ta falënderuar yllin portugez të Al-Nassr për pjesëmarrjen, duke zbuluar se djali i tij i vogël, Barron, është “një fans i madh” i CR7 dhe mbeti thellësisht i impresionuar, pasi pati mundësinë ta takonte.
    “Barron e takoi. Dhe mendoj se tani më respekton pak më shumë, vetëm nga fakti se të prezantova me të”, – tha Trump. Cristiano Ronaldo është pjesë e “Saudi Pro League” që nga viti 2022, kur firmosi një kontratë prej 200 milionë euro për sezon. Sulmuesi 40-vjeçar nënshkroi zgjatje kontrate në qershor të këtij viti.
    Cristiano Ronaldo reagoi kështu në rrjetet sociale, pas takimit me Donald Trump, presidentin e SHBA: “Faleminderit Z.President për ftesën tuaj dhe pritjen e ngrohtë që më bëtë me gjithë Zonjën e Parë, bashkëshorten time të ardhshme, Georgina. Secili prej nesh ka diçka domethënëse për të dhënë, edhe unë qëndroj gati të bëj pjesën time ndërsa frymëzojmë gjeneratat e reja për të ndërtuar një të ardhme të përcaktuar nga guximi, përgjegjësia dhe paqja e qëndrueshme”.

  • Mbeti i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

    Mbeti i plagosur në atentatin e rrethrrotullimit të Rinasit, ndërron jetë miku i Gilmando Danit, Muçi Shaljani

    Muçi Shaljani, miku i Gilmando Danit i cili mbeti i plagosur në atentatin në rrethrrotullimin e Rinasit ka ndërruar pas 5 ditësh.

    Shaljani dhe Gilmando Dani u qëlluan me breshëri plumbash kallashnikovi ditën e martë të kësaj jave sapo dolën nga rrethrrotullimi i aeroportit të Rinasit.
    Shaljani u qëllua me 10 plumba 2 në kokë e 8 në trup, ai ishte në gjendje të rëndë shëndetësore që nga prej ditës së martë dhe ndodhej i intubuar nën terapi intensive.
    Bëhet me dije se ai ishte bërë pjesë e AMP-së si agjent në shtator të këtij viti.
     

    Top Channel

  • Mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Gilmando Dani, Lala: Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit

    Mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Gilmando Dani, Lala: Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit

    Muçi Shaljani është personi që ka mbetur i plagosur në atentatin pranë Rinasit ndaj Gilmando Danit, ku ky i fundit edhe humbi jetën.
    Shaljani, i njohur dhe me mbiemrin Sheqeri, ka marrë 20 plumba në trup, dy prej të cilave në kokë.
    Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje sa i përket gjendjes së Sheqerit, ku tha se gjendja e tij mbetet ende e rendë.
    Me sa duket ende plumbat janë në trupin e tij, dhe mjekët nuk kanë bërë të mundur heqjen e tyre nga zona e kokës.
    Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. Dani ishte arrestuar bashkë me Shullazin në vitin 2015 dhe ishte liruar në vitin 2023 me kusht pasi kishte kryer 2/3 e dënimit.
    Gilmando Dani, emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, njihet prej vitesh si një nga njerëzit më të afërt të Emiljano Shullazit, shpesh përmendur si “krahu i tij i djathtë”. Edhe pse ndaj tij nuk janë ngritur akuza të rënda në vite, prania e tij në disa episode të përbashkëta me Shullazin dhe në ngjarje të natyrës kriminale e kanë bërë figurë të dyshuar e të monitoruar vazhdimisht nga policia.

  • Mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Gilmando Dani, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit

    Mbeti i plagosur në atentatin ku u vra Gilmando Dani, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e Muçi Shaljanit

    Dy ditë pasi mbeti i plagosur rëndë, gjendja e efektivit të AMP-së Muçi Shalajni vijon të jetë kritike.
    Sipas raportimeve mediatike, efektivi vijon te jetë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi ka humbur shumë gjak.
    Po ashtu raportohet se Shaljani, ka dy plumba në kokë, të cilat e kanë vështirësuar punën e mjekëve për stabilizimin e gjendjes së tij.
    Muçi Shaljani mbeti i plagosur në atentatin që u bë në Rinas, ku humbi edhe jetën Grimaldo Dani, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit.

  • Mbeti viktimë e atentatit në Rinas, Anila Hoxha zbulon detaje të reja: Dani tentoi të niste një jetë të re, por…

    Mbeti viktimë e atentatit në Rinas, Anila Hoxha zbulon detaje të reja: Dani tentoi të niste një jetë të re, por…

    Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur detaje të reja nga atentati i ndodhur një ditë më parë në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani.
    Duke folur për “Breaking”, gazetarja tha se autoritetet e policisë janë rikthyer sot në vendngjarje për të vazhduar hetimet, teksa shton se makina Toyota që u gjet e djegur pas ngjarje, kishte targa të vjedhura në Greqi.
    “Gilmando Dani tentoi të niste jetën e tij të re, pasi mbylli hesapet me drejtësinë shqiptare, në Tiranë. Nga kamerat e sigurisë u vu në dukje se ishte një atentat mjaft i organizuar dhe i sofistikuar. Në kamera u panë 3 persona por është mjaft e sigurt që nuk janë vetëm tre por më shumë. Nga mënyra si është organizuar atentati do të jetë e vështirë të dalin në një përfundim ose zbardhjen e plotë në një kohë të shkurtër”, tha gazetarja.

  • Gjin Gjoni: Atentati në Rinas ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980

    Gjin Gjoni: Atentati në Rinas ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980

    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas atentatit të ndodhur pranë Aeroportit të Rinasit, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani, një personazh i njohur i drejtësisë dhe u plagos rëndë shoferi i tij, agjent i AMP-se.

    Në një reagim në facebook Gjoni e cilësoi ngjarjen si një “këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë publike”, duke e krahasuar situatën në vend me Palermon e viteve ’80.

    Postimi 
    Rama u veshi kriminelëve kostumin e biznesmenit, qytetarët në mëshirë të plumbave që derdhin bandat!Një atentat që e ekspozon Shqipërinë si Palermon e viteve 1980 u shënua sot pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë, një prej zonave që do të duhej të ishte më e sigurt në Republikën e Shqipërisë.Një personazh i njohur i drejtësisë mbeti i vrarë, ndërsa shoferi i tij, agjent i Policisë së Shtetit, mbeti i plagosur rëndë.Breshëritë e plumbave u derdhën në bizneset aty afër dhe rrezikuan jetën e mijëra qytetarëve.Ky atentat është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë, që prej vitesh në Shqipëri janë në mëshirën e grupeve kriminale, të cilat Edi Rama i ka fuqizuar, duke i kthyer në biznesmenë.Sot në Shqipëri askush nuk ka më garanci për jetën, ndaj qytetarët duhet t’i dalin zot vendit