Tag: mbeten

  • Mbeten të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë tre turistëve të huaj

    Mbeten të bllokuar në një zonë të thepisur në plazhin e Akuariumit, policia i vjen në ndihmë tre turistëve të huaj

    Shpëtohen tre turistët që mbeten të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.

    Sipas uniformave blu, të huajt u bllokuan në një zonë të thepisur shkëmbore, ndërsa mësohet se të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore.
    Njoftimi:
    Shërbimet e Policisë Himarë i vijnë në ndihmë 3 turistëve të huaj, të bllokuar në zonën e plazhit të Akuariumit.
    Krahas detyrës për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, shërbimet e Policisë mbeten të angazhuara edhe për të ndërhyrë dhe për t’iu ardhur në ndihmë çdo qytetari apo turisti në raste emergjente. Mbrëmjen e sotme, patrulla e rendit me shërbim në zonën e Jalës, pas një njoftimi se tre turistë të huaj kishin mbetur të bllokuar në një zonë të thepisur shkëmbore, në plazhin e Akuariumit, ndërhyri duke shkuar menjëherë në vendin ku kërkohej ndihmë.
    Pas kërkimeve në terren, u bë e mundur lokalizimi i tre turistëve të huaj, të cilët u nxorën prej shkëmbinjve ku kishin mbetur të bllokuar. Aktualisht, të tre ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.
    Turistët falënderuan shërbimet e Policisë për ndihmën e menjëhershme dhe profesionalizmin e treguar.
    Të gjitha strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë vijojnë të jenë të pranishme 24/7, për garantimin e sigurisë së pushuesve dhe për ndërhyrjen në çdo situatë emergjente.

    Top Channel

  • Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

    Mbetën të bllokuar me velierën e tyre, shpëtohen turistët gjermanë në Vlorë

    Dy turistë gjermanë u shpëtuan nga policia kufitare e Vlorës, pasi mbetën të bllokuar që prej mbrëmjes së djeshme në grykëderdhjen e lumit Seman.

    Salla Operative e DVKM Vlorë mori njoftim se një velierë me flamur gjerman, në bord të së cilës ndodheshin dy shtetas, kishte mbetur e bllokuar në grykëderdhjen e lumit Seman dhe kërkohej ndihmë.
    Nga verifikimet rezultoi se veliera ishte nisur nga Korfuzi, Greqi, dhe për shkak të kushteve të terrenit, prej mbrëmjes së djeshme ishte bllokuar në këtë zonë.
    Të dy shtetasit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të asistohen nga Kapiteneria e Portit Vlorë për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Moti përvëlues ‘mbyll dyert’ e Akropolit për vizitorët deri të premten

    Moti përvëlues ‘mbyll dyert’ e Akropolit për vizitorët deri të premten

    Hyrja e Akropolit dhe vendeve të tjera arkeologjike në Athinë do të mbeten të mbyllura gjatë orarit të drekës, nga sot deri të premten për shkak të një vale të nxehti.

    Sipas njoftimit zyrtar të Eforatit kompetent të Antikiteteve të Qytetit të Athinës, të lëshuar pak kohë më parë, nga data 22/7/2025 deri më 25/7/2025 vendet arkeologjike të Akropolit dhe Shpateve, Olimpianit, Liceut, Agorës Romake, Agorës Antike dhe Bibliotekës së Hadrianit do të mbeten të mbyllura gjatë periudhës 12:00-17:00 për shkak të temperaturave të larta, për sigurinë e punëtorëve dhe vizitorëve.

  • Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

    Zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 32 vatra, 9 mbeten ende aktive

    Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32 vatra zjarri, nga të cilat 9 mbeten ende aktive.
    Vatrat janë evidentuar në bashkitë: Dibër, Mat, Bulqizë, Mallakastër, Roskovec, Vlorë, Himarë, Tepelenë, Përmet, Kurbin, Mirditë, Elbasan, Korçë, Selenicë, Kavajë, Kamëz, Tiranë, Shijak, Krujë dhe Malësi e Madhe.
    Aktualisht aktive mbeten këto vatra zjarri:
    * Qarku Dibër: Në “Liqeni i Luleve”, Parku Kombëtar Lurë, zjarri po zhvillohet në dy vatra të ndara – një në “Fusha e Pelave” aktive dhe tjetra mbi fshatin Gurë-Lurë nën monitorim.
    * Bulqizë: Në “Livadhi i Peladhisë”, njësia Zerqan, një vatër aktive mbi fshatin Krajkë, në terren të vështirë me shkurre dhe dushqe.
    * Mat: Në Zall Gjoçaj (“Përroi i Zi”), zonë e mbrojtur me pisha dhe ah; relievi i thyer e vështirëson ndërhyrjen.
    * Dibër: Në Dovolan (Maqellarë), zjarri është riaktivizuar dhe po përhapet drejt Pejkës dhe zonës pranë Drinit të Zi.
    * Mallakastër: Në fshatin Belishovë, zjarri i ardhur nga Drenova vijon aktiv.
    * Vlorë: Në “Qafa e Shëngjergjit”, mbi Dukat (Orikum), është riaktivizuar një vatër në majën e Paliskës. Janë angazhuar forca vendore, FA dhe helikopteri.
    * Tepelenë: Në afërsi të Beçishtit, pranë antenave celulare, zjarri është nën monitorim.
    * Kurbin: Në Shkopet (Milot), pavarësisht përpjekjeve, nuk është arritur izolimi i zjarrit; janë djegur rreth 65 ha pyje.
    * Elbasan/Librazhd: Në kufirin mes fshatrave Shmil dhe Gurakuq, zjarri ka përfshirë pyll gështenje me përmasa të mëdha.
    Zjarret janë përqendruar kryesisht në sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, me një total prej mbi 90 hektarësh të djegur.
    Forcat e angazhuara : Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë përfshirë 44 automjete zjarrfikëse dhe 620 forca operacionale, ndërsa Forcat e Armatosura kanë kontribuar me 110 efektivë, 5 mjete zjarrfikëse dhe 2 helikopterë. Ditën e sotme janë angazhuar 167 trupa të FA-së, 21 automjete me ekuipazh dhe 1 helikopter.
    Kushtet atmosferike dhe rreziku i zjarreve  Sipas IGJEUM, sot nuk priten reshje. Niveli i rrezikut për zjarre në pyje është “I LARTË” në qarqet Lezhë, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera parashikohet rrezik i moderuar.

  • Brukseli trondit Tiranën zyrtare dhe i dërgon ultimatumin e fortë armiqve të reformës: Korrupsioni gëlon kudo…

    Brukseli trondit Tiranën zyrtare dhe i dërgon ultimatumin e fortë armiqve të reformës: Korrupsioni gëlon kudo…

    Rigels Seliman
    Sulmet e fundit dhe presionet e paprecedentë të kryeministrit Edi Rama, ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj drejtësisë së re morën një përgjigje të fortë dhe të prerë nga Në raportin e tij për vitin 2025 mbi sundimin e ligjit, Brukseli i jep Shqipërisë një mesazh të qartë: mos e dobësoni reformën në drejtësi, mos luani me komisionin “Xhafaj” dhe, mbi të gjitha, mos prekni SPAK-un, institucionin kryesor në luftën kundër korrupsionit të lartë. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën në Qeverisjen e Mirë dhe Luftën kundër Korrupsionit, i njohur si komisioni “Xhafaj”, konsiderohet nga Brukseli si një strukturë e dobët dhe me ndikim të kufizuar.
    Krijuar në maj 2024 në mungesë të konsensusit politik, ky komision është injoruar gjerësisht nga institucionet e drejtësisë, të cilat kanë refuzuar angazhimin e tyre serioz për shkak të dyshimeve për pavarësinë dhe kompetencat e tij kushtetuese. Raporti paralajmëron se mungesa e transparencës dhe metodologjia e dobët e punës së këtij komisioni rrezikojnë të dëmtojnë rezultatet e reformës në drejtësi të vitit 2016 dhe të dublifikojnë kompetencat e institucioneve ekzistuese.
    Presioni politik mbi sistemin gjyqësor është rritur në mënyrë shqetësuese, sidomos pas arrestimit të një zyrtari të lartë nga SPAK, ngjarje që solli reagime të ashpra nga ekzekutivi dhe legjislativi, duke rrezikuar pavarësinë e institucioneve të drejtësisë. Në këtë kontekst, SPAK vazhdon të jetë shpresa kryesore e luftës kundër korrupsionit të lartë. Në vitin 2024, SPAK dha dënime të përhershme për 106 persona, përfshirë figura të larta politike dhe shtetërore, duke dëshmuar pavarësinë dhe efektivitetin e tij.
    Megjithatë, Komisioni Europian alarmon se mungesa e stafit dhe infrastrukturës mund ta pengojë këtë institucion kyç në rrugën drejt ndërtimit të një historie të qëndrueshme suksesi kundër korrupsionit. Ndërkohë Brukseli i dërgon Tiranës një ultimatum të qartë: ndalni lojërat politike dhe presionet mbi drejtësinë, mbështetni SPAK-un dhe forconi mekanizmat e kontrollit dhe transparencës, pasi sipas tij, vetëm kështu do të rifitohet besimi i qytetarëve dhe do të konsolidohet sundimi i ligjit në Shqipëri.
    PJESË NGA RAPORTI I KE
    Komisioni “Xhafaj”  
    Konkretisht në raport Komisioni Europian (KE) thekson se procesi legjislativ në Shqipëri përballet ende me sfida serioze që ndikojnë në cilësinë dhe efektivitetin e tij. Mungesa e konsultimeve publike të plota dhe dobësitë në funksionimin e institucioneve kyçe pengojnë progresin e reformave të domosdoshme për qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit. “Sfida lidhur me cilësinë e procesit legjislativ, përfshirë efektivitetin e kufizuar të konsultimeve publike, vazhdojnë të ekzistojnë.
    Ka mangësi në lidhje me punën, metodologjinë dhe ndikimin e komitetit ad hoc parlamentar për thellimin e reformave në qeverisjen e mirë, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit. Gjykata Kushtetuese vazhdon të funksionojë në mënyrë efektive, ndërsa ka shqetësime për moszbatimin e disa vendimeve të saj nga Parlamenti dhe për pasigurinë ligjore lidhur me kohëzgjatjen e saktë të mandatit të anëtarëve të tij.
    Mandatet e Avokatit të Popullit dhe Komisionerit kundër Diskriminimit ende duhet të rinovohen, dhe disa pengesa mbeten për funksionimin efektiv të tyre. Organizatat e shoqërisë civile mbeten përgjithësisht të lira të operojnë, por sfidat vazhdojnë, përfshirë kërkesat për regjistrim dhe financimin e kufizuar publik”, shkruhet në raport.
    Korrupsioni
    Më tej në raportin e KE thuhet se pavarësisht përpjekjeve të shtura për parandalim dhe ndëshkim, korrupsioni vazhdon të përhapet në mënyrë të theksuar në fusha kyçe, veçanërisht në zonat me rrezik të lartë. Sistemi i drejtësisë ka shënuar përmirësime të rëndësishme, por sfidat në llogaridhënie, efikasitet dhe ndikimet politike mbeten shqetësuese, duke kërcënuar besimin e qytetarëve dhe integritetin e reformës së drejtësisë. “Edhe pse përpjekjet për represion dhe parandalim janë rritur, korrupsioni mbetet i përhapur në shumë fusha, duke përfshirë zonat me rrezik të lartë për korrupsion.
    Transparenca e kufizuar në procedurat e prokurimit publik, veçanërisht për partneritetet publik-private, mbetet një burim shqetësimi. Specializimi në hetimin dhe ndjekjen penale të korrupsionit në prokurim është i dobët. Keqpërdorimi i fondeve shtetërore gjatë fushatave zgjedhore mbetet një fushë shqetësuese. Shqipëria vazhdoi zbatimin e reformës në drejtësi, duke forcuar pavarësinë e gjyqësorit dhe autonominë e prokurorisë. Procesi i vetingut për të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët është përfunduar në shkallën e parë, duke forcuar më tej llogaridhënien. Megjithatë, mbeten sfida në lidhje me vlerësimet në kohë dhe me cilësi, si dhe emërimet e anëtarëve jo-magjistratë në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
    Inspektori i Lartë i Drejtësisë është funksional, por numri i lartë i vendeve vakante për inspektorë-magjistratë ndikon në funksionimin efektiv të tij. Edhe pse qëndrueshmëria e sistemit gjyqësor është përmirësuar, përpjekjet për ndikim të papërshtatshëm nga zyrtarë publikë apo politikanë janë shtuar. Është alokuar një buxhet i mjaftueshëm për sistemin e integruar dhe modern të menaxhimit elektronik të çështjeve, por funksionimi i plotë i tij parashikohet vetëm për vitin 2030. Mbeten mangësi në cilësinë e drejtësisë, përfshirë qasjen në drejtësi, trajnimin gjyqësor, burimet financiare dhe njerëzore.
    Sfidat lidhur me zgjatjen e proceseve dhe stoku i çështjeve të pashqyrtuara janë shtuar, ndërsa masat vendimtare për rritjen e efikasitetit ende nuk janë zbatuar. Strategjia kundër Korrupsionit për periudhën 2024–2030 është miratuar. Kuadri ligjor për luftën kundër korrupsionit është përgjithësisht në fuqi, por legjislacioni për parandalimin e korrupsionit duhet të plotësohet. Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka konsoliduar më tej rezultatet pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivele të larta dhe ka bërë përparim të prekshëm drejt një bilanci të fortë arritjesh në këtë fushë.
    Kuadri institucional për parandalimin e korrupsionit vijon të ketë ndikim të kufizuar dhe koordinimi me forcat e zbatimit të ligjit mbetet i dobët. Policia e shtetit mbetet e cenueshme nga korrupsioni. Mbeten mangësi në transparencën dhe efikasitetin e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit për sa i përket kontrollit të deklaratave të pasurisë dhe interesave”, thekson raporti i KE.
    Vlerësimi i SPAK
    Ndërkohë Komisioni Europian (KE) nënvizon në raport se SPAK vazhdon të mbajë një nivel të lartë besimi nga publiku dhe ka zgjeruar aksesin në databazat shtetërore për të forcuar hetimet. Përpjekjet e tij për të ngritur sistemin e menaxhimit të çështjeve, për të forcuar kapacitetet analitike kundër krimit të organizuar dhe për të reduktuar numrin e rasteve të prapambetura janë në përparim, megjithëse mungesa e stafit dhe e infrastrukturës mbeten sfida të mëdha. Në vitin 2024, SPAK arriti rezultate të rëndësishme, duke siguruar 24 vendime përfundimtare dhe duke dënuar 106 persona, përfshirë figura të larta politike dhe zyrtarë, ndërsa kapacitetet për hetime financiare dhe konfiskim pasurish janë përmirësuar ndjeshëm. Megjithatë, raporti thekson nevojën për të adresuar mungesat e stafit dhe për të përmirësuar funksionimin e plotë të zyrës për rikuperimin e aseteve, pasi diferenca mes sekuestrimeve dhe konfiskimeve ende mbetet një sfidë. “SPAK gëzon një nivel të lartë besimi publik. Qasja e SPAK ndaj databazave shtetërore është zgjeruar. Veprimet e SPAK kanë vazhduar në drejtim të ngritjes së sistemit të menaxhimit të çështjeve, forcimit të kapaciteteve analitike për të luftuar rrjetet e krimit të organizuar dhe zhvillimit të një plani veprimi për të reduktuar stokun e çështjeve të prapambetura. Ngarkesa në rritje e punës së SPAK, si dhe mungesa e stafit dhe infrastrukturës, vazhdojnë të mbeten çështje për t’u adresuar. Numri i referimeve ndaj SPAK nga autoritetet e tjera ka rënë më tej dhe mbetet i ulët. Strukturat e tjera për shtypjen e korrupsionit vazhdojnë të hasin vështirësi në zbulimin dhe hetimin efektiv të rasteve të korrupsionit. Progres i prekshëm është bërë nga SPAK drejt një bilanci të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta, dhe përdorimi i hetimeve financiare dhe konfiskimit të pasurive është përmirësuar. Nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2024, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë 24 vendime përfundimtare, me 106 persona të dënuar përfundimisht në çështje korrupsioni, përfshirë 13 dënime në çështje të nivelit të lartë (përfshirë ish-ministra, ish-president të Gjykatës Kushtetuese, ish-kryetarë bashkish dhe zyrtarë të tjerë). Kapacitetet njerëzore, teknike dhe financiare të SPAK për hetime financiare dhe konfiskim të pasurive janë përmirësuar, dhe niveli i sekuestrimeve dhe konfiskimeve të pasurive ka mbetur i qëndrueshëm. Sekuestrimi i pasurive për krime të lidhura me korrupsionin ka rënë, ndërsa konfiskimi i tyre është përmirësuar. Shqipëria raporton se ka krijuar një zyrë për rikuperimin e aseteve brenda Policisë së Shtetit, por funksionimi i plotë i saj mbetet për t’u vërtetuar. Përdorimi sistematik i masave të posaçme hetimore është përmirësuar, megjithatë diferenca mes sekuestrimeve dhe konfiskimeve vazhdon të jetë e pranishme”, thuhet në raportin e Komisionit Europian (KE).
    Mbështetje e SPAK
    Nga ana tjetër në debatin e zhvilluar në Strasburg, vëmendja kryesore u përqendrua tek rezultatet e drejtësisë dhe në veçanti tek puna e SPAK-ut, institucioni që, sipas Brukselit, përfaqëson fytyrën më të ndritur të reformës. Komisionerja e BE për Zgjerim, Marta Kos, vlerësoi qartë punën e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke theksuar se ajo është sot institucioni më i besuar nga qytetarët shqiptarë. Ajo kërkoi që të garantohet mbrojtja dhe pavarësia e plotë e kësaj strukture. “Rezultatet e mira të Strukturës së Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e Strukturës së Posaçme duhet të ruhet plotësisht. SPAK është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, tha Kos gjatë fjalës së saj në seancë. Një mesash që duket se shkon për Edi Ramën, Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjithë ata që po punojnë nën rrogoz kundër SPAK. Në të njëjtën linjë, Komisionerja theksoi se negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë po zhvillohen me ritëm të shpejtë dhe se disa nga kapitujt e rëndësishëm janë përmbushur. “Ky raport vjen në një moment vendimtar, pasi procesi po ecën me një ritëm të paparë më parë. Shqipëria po tregon angazhim serioz në këtë proces, ndërsa BE-ja po mban fjalën e dhënë, duke ndjekur qasjen e bazuar në meritë”, shtoi ajo. Në mbyllje të fjalës, Kos theksoi rëndësinë gjeopolitike të Shqipërisë dhe rajonit në këtë fazë: “Në kontekstin aktual ndërkombëtar, Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor mbeten një prioritet strategjik për Bashkimin Europian”.
     

  • 3 në 4 persona që shkojnë në party rregullisht do të mbeten beqarë për gjithë jetën

    3 në 4 persona që shkojnë në party rregullisht do të mbeten beqarë për gjithë jetën

    Një studim i fundit ka ngritur shqetësime në rrjetet sociale: 75% e personave që dalin rregullisht në festa, klube dhe evente nate kanë më shumë gjasa të mbeten beqarë për gjithë jetën.

    Kërkimi, i publikuar nga një institut ndërkombëtar për marrëdhënie sociale, sugjeron se jetesa e shpejtë, mungesa e stabilitetit emocional dhe dëshira për liri personale janë disa nga faktorët që ndikojnë në paaftësinë për të ndërtuar marrëdhënie afatgjata.

    Shkëlqejnë në shoqëri, por vuajnë në lidhje

    Sipas sociologëve që analizuan stilin e jetës së më shumë se 3,000 të rriturve:

    Ata që frekuentojnë rregullisht jetën e natës kanë tendencë të investojnë më pak në ndërtimin e intimitetit emocional.

    Shpesh, ata e lidhin dashurinë me adrenalinën, jo me ndërtimin e përbashkët.

    Dhe në shumë raste, ndihen të mërzitur kur rutina e një marrëdhënieje zë vendin e kaosit të natës.

    Ekspertja e marrëdhënieve:

    “Nuk është festa ajo që dëmton dashurinë. Është ideja që ‘ka gjithmonë dikë tjetër’ që e saboton lidhjen.” -thotë psikologia italiane Clara V.

    Çfarë ndodh me ndjenjat?

    Studimi zbuloi gjithashtu se:

    62% e festuesve të rregullt raportojnë vështirësi në besim
    48% ndihen të vetmuar përkundër rrethit të madh shoqëror
    37% kanë pasur më shumë se 5 lidhje të dështuara brenda 3 viteve të fundit

  • Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

    Kthehen në atdhe tre nga shqiptarët që mbetën në Izrael kur nisën sulmet

    Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, njoftoi se ka ndjekur me vëmendje çdo etapë të evakuimit të pesë shqiptarëve nga Izraeli.

    Ata kanë mbërritur në orët e para të mëngjesit në Athinë dhe ishin “shëndoshë e mirë”. Siç bën me dije ministria, tre prej tyre kanë mbërritur në atdhe, ndërsa njëri kthehet sot në mbrëmje.

    Një person i pestë do të qëndrojë në shtetin fqinj, Greqi, pasi është rezident atje.

    Kujtojmë se shqiptarët mbetën të bllokuar në Izrael pas nisjes së sulmeve me Iranin.

    Ata dërguan fillimisht në Egjipt dhe për evakuimin e tyre pati bashkëpunim me ambasadën greke dhe bullgare në Tel Aviv, autoritetet egjiptiane si dhe Konsullin e Përgjithshëm të Shqipërisë në Liban.

  • BE çeli 8 kapitujt e radhës me Shqipërinë, Rama: Mbeten edhe 11!  Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

    BE çeli 8 kapitujt e radhës me Shqipërinë, Rama: Mbeten edhe 11! Rruga drejt Shqipërisë 2030 vazhdon pa ndalim!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale pas lajmit të mirë nga Brukseli, ku Këshilli i Bashkimit Evropian miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj për Shqipërinë, të përfshirë në Grupin 3 të procesit të anëtarësimit.
    “RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM”, shkruan Rama në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, duke theksuar se hapja e këtyre kapitujve përfshin fusha kyçe si arsimi, digjitalizimi, punësimi, politika ekonomike, tatimet dhe inovacioni.
    Kreu i qeverisë nënvizoi se deri më tani janë hapur 24 kapituj brenda vetëm 8 muajve, ndërsa mbeten edhe 11 të tjerë për t’u hapur. Ai e cilësoi këtë ritëm si “tejet të lartë” dhe një dëshmi të qartë të progresit të Shqipërisë dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian për realizimin e objektivit të përbashkët – mbylljen e negociatave deri në vitin 2027.
    Postimi i plotë:
    Reagimi:
    RRUGA DREJT SHQIPËRISË2030 VAZHDON PA NDALIM
    Këshilli i BE miratoi çeljen e negociatave për 8 kapituj të rinj nga Grupi 3:
    Konkurrueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse, që përfshin arsimin, digjitalizimin, punësimin, politikën ekonomike, tatimet dhe inovacionin
    ✅Deri tani janë hapur negociatat për 24 kapituj në vetëm 8 muaj dhe mbeten vetëm 11 të tjerë për t’u hapur – një ritëm tejet i lartë që tregon përparimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e BE-së për të arritur objektivin e përbashkët të mbylljes së negociatave më 2027

  • Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

    Parashikimi i motit për sot, 22 maj 2025

    Sipas MeteoAlb, orët e paradites do të paraqiten nën mbizotërimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit ku në zonat veriore dhe gjysmën lindore të territorit, vranësirat do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu.
    Ndërkohë orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin dobësim të vranësirave, por momente me pika shiu do të mbeten dominante sërish në zonat veriore të Shqipërisë.
    Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale deri në 28°C vlera maksimale në rang vendi.
    Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; duke arritur shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Jugperëndimor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2  ballë.

  • SYRI TV/ Fier e Mallakastër, vaji e rakia mbeten stok, fermerët: Ka rënë çmimi i shitjes së vajit!

    SYRI TV/ Fier e Mallakastër, vaji e rakia mbeten stok, fermerët: Ka rënë çmimi i shitjes së vajit!

    SYRI TV

    Mungesa e tregut dhe çmimet e ulëta kanë bërë që prodhimet e vajit dhe të rakisë të mbeten stok në magazinat e fermerëve në fshatrat e Fierit dhe Mallakastrës. Në mungesë të tregut shumë fermerë kanë nisur të presin vreshtat dhe të ndalin kultivimin e ullinjve.

    Tonelata me vaj ulliri kanë mbetur stok në fshatrat e Fierit dhe Mallakastrës, për shkak të mungesës së tregut dhe rënies së çmimit të shitjes së vajit.

    Aktualisht një litër vaj kërkohet nga tregtarët e shumicës me 400 lekë ndërsa vetëm pak muaj më parë çmimi minimal i shitjes ishte 600 lekë për litër.

    Problem për fermerët është dhe mungesa e tregut për rakinë dhe prodhimet e tjera bujqësore.

    Në një kohë kur prodhimi bujqësor duhet të ishte pasuri, në Patos Fshat është kthyer në barrë. Shumë po prishin vreshtat dhe po ndërpresin kultivimin e ullinjve.