Tag: mbeten

  • Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

    Shpërthen bombola e gazit në Malësi të Madhe, plagoset çifti i bashkëshortëve

    Kronikë E Martë, 16 Shtator 2025 14:25
    Një bombol gazi ka shpërthyer në rrethana dhe dinamikë që ende janë nën hetim nga policia, ndërsa të plagosur mbetën dy bashkëshortë.
    Ngjarja ka ndodhur në Malësinë e Madhe, rreth orëve të para të mëngjesit, në fshatin Koplik i Sipërm. Si pasojë e shpërthimit të bombolës, garazhdi është përfshirë nga flakët.

    “Të plagosur lehtë mbetën familjarët burë e grua, dhe S.Ç dhe S. Ç., por pa rrezik jete”, tha policia vendore.

    Grupi hetimor po punon për dokumentimin e shkakut të rënies së zjarrit.

  • Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në nisjen e legjislaturës së re, vendet e tyre në Kuvend mbetën bosh

    Altin Dumani dhe Olsian Çela munguan në nisjen e legjislaturës së re, vendet e tyre në Kuvend mbetën bosh

    Seanca e parë e legjislaturës së re të Kuvendit të Shqipërisë u shënua jo vetëm nga tensione politike dhe bllokime të foltores, por edhe nga mungesa e disa figurave kyçe të drejtësisë.

    Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani, dhe Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, nuk ishin të pranishëm në në këtë seancë.
    Dy karriget e rezervuara për ta mbetën bosh, siç u vu re edhe nga fotot e shpërndara nga salla e seancave plenare.
    Deri më tani, nuk është bërë publike asnjë arsye zyrtare për mungesën e tyre.

    Top Channel

  • Sulm terrorist në Jeruzalem, 5 të vrarë e 10 të plagosur, mes viktimave dy autorët palestinezë

    Sulm terrorist në Jeruzalem, 5 të vrarë e 10 të plagosur, mes viktimave dy autorët palestinezë

    Të paktën 5 persona mbetën të vrare nga një sulm i armatosur mëngjesin e kësaj të hëne, ndërsa10 të tjerë u plagosën rëndë.
    Të vdekur në vendin e ngjarjes mbetën edhe dy autorët e sulmit të identifikuarr si palestinezë, cilët u neutralizan  menjëherë nga policia izraelite pas të shtënave.
    Autoritetet kanë nisur hetimet dhe kontrollet në disa fshatra përreth të banuara me palestinezë për bashkëpunëtorë të autorëve.

    Izraeli e ka cilësuar sulmin si terrorist, ndërsa nga ana tjetër Hamasi ka thënë se ky ishte një akt heroik.

  • ‘Taksat nuk funksionojnë!’ Trondit raporti i OKB: Shqiptarët po mbeten më të varfrit në Europë

    ‘Taksat nuk funksionojnë!’ Trondit raporti i OKB: Shqiptarët po mbeten më të varfrit në Europë

    Një raport i ri i Kombeve të Bashkuara, “World Social Report 2025”, vë në dukje se sistemi fiskal i Shqipërisë ka efikasitet të ulët në reduktimin e pabarazisë sociale.

    Sipas studimit, politikat fiskale në vende si Europa Perëndimore dhe Amerika e Veriut arrijnë të ulin ndjeshëm diferencat mes shtresave, ndërsa në Shqipëri ndikimi i tyre është mjaft i vogël.
    Vendin tonë raporti e rendit pranë Rusisë, Serbisë dhe Malajzisë, me një ndryshim minimal mes koeficientit Gini të të ardhurave para dhe pas taksave. Ky tregues tregon se ndërhyrja e shtetit përmes tatimeve dhe ndihmës sociale nuk arrin të sjellë ndryshime të ndjeshme.
    Në kontrast, vende si Irlanda, Belgjika, Finlanda dhe Austria kanë arritur të reduktojnë pabarazinë me mbi 12–16 pikë përqindjeje falë politikave të tyre fiskale. Krahasimi tregon qartë se në Shqipëri taksat dhe shpërndarja e shërbimeve publike nuk po funksionojnë si mekanizma të fuqishëm për balancimin social.
    Raporti paralajmëron se nëse kjo situatë vazhdon, diferencat sociale në vend mund të thellohen edhe më shumë, duke frenuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe kapitalin njerëzor.
    Sfidat kryesore mbeten punësimi i pasigurt dhe pesha e madhe e sektorit informal, që lë shumë qytetarë të pambrojtur dhe me të ardhura të paqëndrueshme.
    Në përfundim, raporti e vendos Shqipërinë në grupin e vendeve me të ardhura mesatare të larta, por thekson se përparimi drejt një shoqërie më të barabartë dhe më të qëndrueshme kërkon reforma më të thella në sistemin fiskal dhe politikat sociale.

  • Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

    Kamerat e bashkisë në Lezhë kapin ‘mat’ hedhësit e paligjshëm të mbeturinave, Ndreu: Nuk do të mbeten pa u ndëshkuar

    Bashkia e Lezhës ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të luftuar ndotjen mjedisore dhe hedhjen e paligjshme të mbeturinave. Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se disa pika të nxehta në qytet janë pajisur me kamera sigurie, një masë që pritet t’i japë fund kaosit me plehrat që ka ndodhur për një kohë të gjatë.
    Sipas Ndreut, një nga zonat ku situata ishte jashtë kontrollit ishte Ishull Lezha. Pavarësisht nga koshat e vendosur dhe thirrjet e vazhdueshme për ndërgjegjësim, zona pranë shkollës, varrezave dhe ish-pularisë ishte kthyer në një vendgrumbullim ilegal.
    “Tani, falë kamerave të reja, janë identifikuar mbi 10 automjete biznesi që kanë hedhur mbeturina në këto pika,” shkruan Ndreu. Videoja e shpërndarë nga Bashkia tregon me detaje paligjshmërinë e këtyre individëve që jo vetëm hedhin mbeturina, por i lënë ato përtokë, pavarësisht se koshat janë aty pranë.
    “Këta njerëz të shëmtuar që cenojnë rëndë ligjin nuk do të mbeten pa u ndëshkuar,” thekson Ndreu.
    Sipas tij, ndëshkimet do të jenë shembullore dhe do të ndihmojnë në krijimin e një kulture të re të pastërtisë. Kjo nismë shënon një moment kthese në përpjekjet e Bashkisë për të garantuar një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm për të gjithë banorët.

  • Shqipëria vijon të digjet, 7 vatra ende aktive

    Shqipëria vijon të digjet, 7 vatra ende aktive

    Ministria e Mbrojtjes ka dalë me një njoftim ditor për situatën e zjarreve në vend, duke theksuar se në harkun kohor 24-orësh, janë evidentuar gjithsej 23 vatra zjarri në të gjithë territorin.
    Sipas njoftimit zyrtar, 16 prej këtyre vatrave janë shuar plotësisht, ndërsa 4 mbeten aktive dhe 3 të tjera janë nën monitorim të vazhdueshëm.
    Vatra të shuara dhe zona të izoluara
    Zjarret janë izoluar dhe shuar në disa zona, përfshirë:

    Gramsh (Teqeja e Dushkut, Mali i Kushovës)
    Vlorë (në afërsi të hangarëve të avionëve)
    Skrapar (Osnat)
    Durrës (Gjuricaj dhe Shënavlash)
    Krujë (Virjon dhe afër Fabrikës së Çimentos)
    Shkodër (Prekal dhe Mali Kolaj)
    Elbasan (Shushicë)
    Si dhe në zona të tjera si Përmet, Memaliaj, Patos dhe Delvinë.

    Vatra aktive dhe nën vëzhgim
    Ndërkohë, katër vatra zjarri mbeten ende aktive. Situata më e vështirë është në Fushë Arrëz, në fshatrat Xeth, Kolumri dhe Trun, ku disa vatra janë jashtë kontrollit për shkak të terrenit të thyer. Në këtë zonë, janë angazhuar 50 ushtarë të Forcave të Armatosura dhe një mjet zjarrfikës.
    Vatra aktive janë regjistruar gjithashtu në:

    Bulqizë, në fshatin Tërnovë, ku dy vatra zjarri vijojnë të jenë aktive.
    Kolonjë, në Parkun Natyror të Gërmenjit, ku zjarri po përhapet drejt kufirit, me ndërhyrjen e 30 ushtarëve.
    Bulqizë (fshati Val) dhe Vaqarr (fshatrat Damjan-Fortuzaj dhe Pezë Helmës), ku zjarret janë minimizuar, por mbeten nën monitorim.
    Një vatër e rrezikshme është edhe në fshatin Ibë, njësia administrative Bërzhitë, në terren të vështirë, por pa rrezik për banesa.
    Në Delvinë, në Parkun e Rëzomës pranë tunelit të Skërficës, një vatër mbahet nën mbikëqyrje nga strukturat vendore.

    Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në bashkëpunim me të gjitha forcat, po vijon punën për neutralizimin e plotë të vatrave të mbetura dhe mbrojtjen e komuniteteve nga rreziku i zjarreve, mbyllet njoftimi.

  • ANALIZA/ Si po tenton Zelensky të shmangë një tjetër përplasje me Trump në Uashington. Zgjedhja vendimtare për Donbasin

    ANALIZA/ Si po tenton Zelensky të shmangë një tjetër përplasje me Trump në Uashington. Zgjedhja vendimtare për Donbasin

    Lorenzo Cremonesi/ Corriere Della Sera

    Problemet, për Volodymyr Zelensky, nuk mbarojnë kurrë. Si të shmangë përplasjen me Donald Trump, të mbajë partnerët evropianë të bashkuar, t’i bindë ukrainasit se nuk do t’ia shesë tokën e mbrojtur me gjak Vladimir Putinit në këmbim të një paqeje në të cilën në vendin e tij, të rraskapitur nga lufta, besojnë shumë pak, dhe njëkohësisht të sigurojë armët dhe mjetet për të luftuar? Dilemat e presidentit ukrainas janë ato të një lideri të ri që ka qenë i detyruar të piqet me hapa të shpejtë mes rreziqeve ankth-prurëse dhe gabimeve të vazhdueshme, por që ende mbeten bartës të kërcënimeve vdekjeprurëse për të dhe kombin.
    Në prag të takimit të nesërm në Uashington me presidentin amerikan, mbetet e qartë zgjedhja për të shmangur me çdo kusht përsëritjen e një përplasjeje të drejtpërdrejtë, si ajo e 28 shkurtit të kaluar, që solli bllokimin e ndihmave ushtarake amerikane për gati dy muaj, me pasojën e menjëhershme të tërheqjes ukrainase nga rajoni rus i Kurskut dhe dobësimin e përgjithshëm të sistemit ushtarak kombëtar ende në masë të madhe të varur nga inteligjenca e Pentagonit.
    Është e vërtetë që tashmë pjesa më e madhe e ndihmave ushtarake vijnë nga Evropa, por dje Zelensky tregoi të njëjtën fleksibilitet që kishte mundësuar pajtimin e tij me Trump në Vatikan gjatë funeralit të Papa Françeskut.
    «Qëndrimet tona mbeten të qarta. Duhet të arrijmë një paqe të vërtetë, që të jetë e qëndrueshme dhe jo thjesht një pushim në pritje të pushtimit tjetër rus», deklaroi publikisht Zelensky pas një telefonate që zgjati mbi një orë e gjysmë me Trump, siç theksojnë nga zyra e tij, për të nënvizuar se sidoqoftë Kievi dhe Uashingtoni mbeten shumë afër. Thelbi është i qartë: pavarësisht se komentatorët kryesorë ukrainas e gjykojnë si të dështuar dhe me shqetësim të madh samitin Putin-Trump në Alaska, Zelensky do të vazhdojë t’i shkojë përshtat presidentit amerikan për të treguar sërish, siç kishte bërë edhe në bisedimet e pranverës, se përgjegjësi i vërtetë i luftës ka qenë dhe mbetet presidenti rus.
    Zelensky pra bën një fytyrë të mirë përballë një loje të keqe, nuk ndalet shumë tek fakti që Trump e ka «rehabilituar» Putinin duke hequr dorë nga parakushti i armëpushimit. Por këmbëngul në domosdoshmërinë që evropianët të jenë pjesë aktive e negociatës dhe të mbeten në krah të tij, gjë që përndryshe Trump e lejon, pasi i ka ftuar edhe ata në samitin e Uashingtonit.
    Ka megjithatë një të dhënë të re dhe mjaft konkrete, që duket se do ta detyrojë Zelensky-n të marrë vendime të vështira. Thuhet se tani Putin është i gatshëm të flasë për një marrëveshje të mundshme paqeje, përfshirë edhe premtimin se nuk do të sulmojë vende të tjera evropiane. Për këtë flasin burime nga Shtëpia e Bardhë, duke përmendur një plan që parashikon tërheqjen ukrainase nga i gjithë Donbasi, pra rreth 25 për qind i rajonit që ende kontrollohet nga ushtarët e Kievit.
    Risia do të ishte se tani Putin mund të jetë i gatshëm të heqë dorë nga territoret që nuk i ka ende në zotërim në dy provincat e tjera. Deri pak kohë më parë donte t’i merrte të plota. Bëhet fjalë për Zaporizhzhian, që ushtarët ukrainas e kontrollojnë ende mbi 20 për qind përfshirë edhe kryeqendrën, dhe për Khersonin, që trupat ruse e pushtojnë në masën 70 për qind në lindje të lumit Dnipro.
    Për Krimenë nuk përmendet asgjë: Putini e pushtoi dhe e aneksoi me forcë që në vitin 2014 dhe që prej asaj kohe e konsideron të vetën, ndonëse Kievi vazhdon të kërkojë sovranitetin mbi të në emër të respektimit të së drejtës ndërkombëtare, e cila ndalon aneksimin e territoreve me dhunë.
    A është edhe ky një tjetër bllof i Putinit? Zelensky është i bindur për këtë, përfshirë faktin që Moska vazhdon të mohojë legjitimitetin e pavarësisë së Ukrainës: çështja është ta bëjë Trumpin ta kuptojë këtë. Për shembull, nuk përmenden kërkesat e zakonshme ruse që Ukraina të çarmatosej. Gazeta Kyiv Independent nënvizon rrezikshmërinë ekstreme të lajmeve që vijnë nga Shtetet e Bashkuara. Titulli: «Asnjë armëpushim, dorëzime territoriale, garanci të paqarta sigurie dhe frika se Trump do t’ua lërë përgjegjësitë ukrainasve pasi të ketë dështuar në bisedimet me presidentin rus».
    Zelensky përsërit vendosmërinë për të mos hequr dorë nga Donbasi, por në të shkuarën e afërt ka lënë të kuptohet herë pas here se mund të tregojë më shumë fleksibilitet, dhe shumëçka varet nga garancitë e sigurisë që do të ofrojnë aleatët. Popullariteti i tij kishte rënë në 58 për qind në mes të korrikut, pas skandalit për përpjekjen e tij për të mbytur komisionet që hetonin korrupsionin e brendshëm. Megjithatë, në momentet më të vështira vendi ka qenë gjithmonë me të dhe sot më shumë se kurrë ai do të kërkojë konsensusin e brendshëm.

    Top Channel

  • Situata e zjarreve në vend, 5 vatra ende aktive

    Situata e zjarreve në vend, 5 vatra ende aktive

    Shërbimi i Emergjencave Civile ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 34 vatra zjarri në të gjithë vendin. 27 prej këtyre zjarreve janë shuar, ndërsa 5 mbeten aktive dhe 2 të tjera po mbahen nën monitorim.
    Në operacionet për shuarjen e flakëve, sipas të njëjtave burime, janë angazhuar 54 automjete zjarrfikëse dhe 690 forca operative, të cilat u mbështetën edhe nga 110 trupa të Forcave të Armatosura me 2 mjete zjarrfikëse. Për të përballuar situatën, u përdorën 2 helikopterë të Forcës Ajrore shqiptare dhe 1 helikopter nga Emiratet e Bashkuara Arabe.
    Vatrat aktive:

    Bulqizë: Në fshatin Tërnovë të Zerqanit, puna për shuarjen e zjarrit në pyjet e dendura ka vijuar. Megjithëse disa vatra janë vënë nën kontroll, problematike mbeten dy pika të nxehta, njëra në “Majën e Shkëmbit” dhe tjetra në drejtim të fshatit Valikardhë dhe Peladhi.
    Fushë Arrëz: Zjarri i rënë në fshatin Xeth u përhap me intensitet në Kulumri, Trun dhe Kunorë-Dardhë. Situata u vu nën kontroll gjatë natës, e ndihmuar edhe nga reshjet e shiut.
    Tiranë: Zjarri në Pezë Helmës, vazhdim i një zjarri të mëparshëm, ka dalë jashtë kontrollit në mesditë. Helikopteri nga Emiratet e Bashkuara Arabe ndërhyri për të ndihmuar, ndërsa sot raportohet se vatra ka intensitet të ulët dhe po mbahet në monitorim.
    Gramsh: Në zonën e Kullollas, Kodovjat dhe Ermenj, një vatër aktive në Malin e Koshnicës po mbahet nën monitorim nga punonjës pyjorë dhe banorë.
    Gramsh (Teqeja e Dushkut): Zjarri vijon të jetë aktiv, por po shkon drejt izolimit. Zjarrfikësit janë përballur me vështirësi për shkak të shtresave të humusit.
    Kolonjë (Parku Natyror Gërmenj): Zjarri vijon të jetë aktiv në disa vatra, ndërkohë që shpërthimet e herëpashershme të municioneve luftarake të Luftës Italo-Greke kanë penguar operacionet e shuarjes.

    Forca nga të gjitha strukturat e emergjencave mbeten në terren për të monitoruar dhe përballuar çdo riaktivizim të mundshëm të zjarreve, mbyllet njoftimi.

  • Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim

    Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim

    Delvina u dogj pasi zjarrfikëset e ushtrisë mbetën pa ujë, banorët kërkojnë dëmshpërblim
     
    Një ditë pas zjarrit apokaliptik që përfshiu Delvinën dhe rrethinat e saj, banorët shikojnë me trishtim atë që ka mbetur. Në fytyrat e tyre lexohet dhimbja e humbjes, ndërsa kujtimet e gjelbërimit të dikurshëm duket sikur janë shuar bashkë me flakët.
     

     
    Lulzim Çallari, banor i Delvinës, kujton momentet e asaj dite fatale. Ai ishte mes vullnetarëve që iu bashkuan zjarrfikësve të qytetit për të frenuar përhapjen e flakëve. Por përpjekjet u bënë të kota – zjarrfikëset e forcave të armatosura mbetën pa ujë dhe zjarri, i tërbuar nga era, përpiu gjithçka.
     

     
    Përreth Delvinës çdo gjë është e djegur. Pyjet, ullishtet, vreshtat dhe pemët frutore që dikur e stolisnin këtë vend, sot janë shndërruar në një peizazh të zi e të zymtë. Dëmet janë të pallogaritshme: ka familje që kanë humbur deri në 15 mijë rrënjë ullinj, të tjera 2 mijë, 400 apo edhe 3 mijë rrënjë dardhë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Dita e sotme me kthjellime, temperaturat mbeten të larta

    Dita e sotme me kthjellime, temperaturat mbeten të larta

    Ditën e sotme (13 gusht) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

    Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin.

    Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-14 m/s. Deti do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.